Historia e profetit Sulejman a.s

Pas vdekjes sė profetit Daut(David) a.s, menjėherė nė fron erdhi djali i tij Sulejmani a.s.
"Sulejmani e trashėgoi Daudin (nė misionin e tij profetik)" (Neml, 16)
Ajo qė trashėgoi Sulejmani a.s nga babai i tij Dauti a.s nuk ėshtė pasuria, por dijet dhe profecia. Profeti Muhamed a.s thotė nė njė hadith:"Ne bashkėsia e profetėve nuk lėmė trashėgimi. Gjithēka e jona jepet sadaka."
Me tė marrė pushtetin politik dhe fetar nė dorė, Sulejmanit a.s filluan t'i shfaqen mrekulli qė nuk i kishte mė parė. Njė nga kėto mrekulli, ėshtė se ai dinte gjuhėn e shpezėve. Thotė Zoti nė Kuran lidhur me kėtė:“O populli im! Neve na ėshtė mėsuar gjuha e shpendėve dhe na ėshtė dhėnė gjithēka. Kjo ėshtė vėrtet dhunti e madhe” (Neml, 16)
Ai kishte aftėsi tė kuptojė gjuhėn e shpendėve dhe bisedonte me to lirshėm. Zoti e shndėrroi Sulejmanin a.s nė mbretin mė tė madh qė ka parė historia mbi tokė. Askush para dhe askush pas tij nuk ka gėzuar dhe nuk do tė gėzojė pushtet aq tė madh. Ai konsiderohet mbreti mė i fuqishėm i tė gjithė kohėrave.
Askujt tjetėr mė parė dhe askujt tjetėr pas tij nuk i janė nėnshtruar xhindėt. Tė gjithė xhindėt punonin dhe i ishin nėnshtruar Sulejmanit.
"(Gjithashtu ia nėnshtruam) edhe djajtė, ndėrmjet tė cilėve kishte ndėrtues dhe zhytės nė ujė, si dhe tė tjerė tė lidhur nė pranga." (Sad, 37-38)
Xhindet, ashtu siē janė fise dhe kombe tė ndryshme, kanė dhe zanate dhe profesione tė ndryshme. Nėse ndonjė nga xhindet rebelohej dhe nuk i bindej, Sulejmani a.s kishte aftėsi qė t'i burgosė dhe lidhė nė pranga. Me njė palė pranga, ai lidhte dy xhinde.
"(Ne i thamė): “Kjo ėshtė dhurata Jonė pėr ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjė prej saj, sepse nuk do tė kesh kurrfarė llogarie pėr kėtė!" (Sad, 39)
"dhe xhinde qė i bėmė tė punonin para syve tė tij, me urdhrin e Zotit tė tij. Kėdo prej tyre qė largohet nga urdhri ynė, do ta bėjmė qė tė shijojė dėnimin e Zjarrit. Ata punonin pėr atė ēfarė tė dėshironte: faltore dhe statuja, - nė ligjin e Sulejmanit a.s prodhimi dhe pėrdorimi i statujave ishte i lejuar - enė tė gjera si puse dhe kazanė tė mėdhenj tė palėvizshėm." (Sebe, 12-13)
Lidhur me enėt qė prodhonin, thuhet se disa prej tyre ishin sa njė pallat i madh. Nė to, punėtorėt gatuanin pėr njerėzit e vobektė dhe papėrkrahje. E gjitha kjo ishte dhunti dhe mirėsi e Zotit.
"Dhe (ia nėnshtruam atij) disa nga djajtė qė zhyteshin nė det pėr tė, (duke nxjerrė xhevahire) dhe bėnin edhe punė tė tjera dhe Ne i ruanim ata (qė tė mos i bėnin dėm)." (Enbija, 82)
Sulejmani a.s kishte xhinde dhe djaj tė cilėt nuk kishin asnjė funksion tjetėr pėrveēse tė zhyteshin nė det dhe qė andej tė nxirrnin thesare dhe gurė tė ēmuar.
Njė mrekulli tjetėr qė Zoti ia kishte dhėnė ėshtė dhe kontrolli qė ushtronte mbi erėn. Thotė Zoti nė Kuran:"Pastaj, Ne ia nėnshtruam atij erėn qė tė frynte me urdhrin e tij, andej nga tė donte ai." (Sad, 36)
Nėse dėshironte Sulejmani tė bjerė shi nė njė tokė tė caktuar, urdhėronte erėn e cila ēonte retė nė atė vend dhe binte shi. Ai nuk kontrollonte vetėm erėn qė sillte shiun, por edhe erėn qė sjell stuhi.
"Sulejmanit i dhamė erėn e fortė, qė tė fryjė sipas urdhrit tė tij, drejt tokės, tė cilėn Ne e kemi bekuar; Ne jemi tė Dijshėm pėr ēdo gjė." (Enbija, 81)
Ai e pėrdorte erėn pėr t'u transferuar me ushtritė e tij nga njė vend nė njė tjetėr. Kur dėshironte tė nisej me ushtrinė nė luftė, ai dhe ushtria vendoseshin nė njė platformė tė konsiderueshme dėrrase, pastaj urdhėronte erėn ta ngrejė platformėn dhe ta dėrgojė nė vendin e duhur. Distancėn qė ushtritė e thjeshta e pėrshkonin pėr njė muaj, Sulejmani a.s dhe ushtria e tij, me anė tė erės e pėrshkonin pėr njė paradite. Po kėshtu dhe kthimi bėhej pėr njė pasdite. Thotė Zoti nė Kuran:
"Sulejmanit Ne ia nėnshtruam erėn, me tė cilėn udhėtimin e njė muaji ai e bėnte brenda njė paraditeje ose njė pasditeje." (Sebe, 11)
Nėse Dautit a.s i ishte mundėsuar pėrpunimi pa lodhje i hekurit, Sulejmanit a.s Zoti i kishte falur njė burim nga i cili buronte bakėr i shkrirė. Thotė Zoti nė Kuran:
"Ne i dhamė atij njė burim tė rrjedhshėm bakri tė shkrirė." (Sebe, 12)
Kėtė burim bakri, Sulejmani a.s e pėrdorte nė prodhimin e sendeve qė i duheshin nė jetėn e pėrditshme.
Sulejmani a.s ishte shumė i dhėnė pas kuajve dhe kishte blerė shumė syresh. Raca mė e pėlqyeshme e kuajve ishte ai qė tre kėmbėt i mbante pėrtokė, kurse me kėmbėn e katėrt qėndronte me majė tė thundrės. Raca tjetėr qė pėlqente mė shumė ishin kuajt e shpejtė. Kėto dy raca pėrbėnin pjesėn dėrmuese tė koleksionit tė kuajve tė Sulejmanit a.s.
"Ne i falėm Daudit Sulejmanin, njė rob tė mrekullueshėm. Ai i drejtohej gjithnjė me pendesė Zotit! Kur njė pasdite iu paraqitėn kuajt kėmbėshpejtė, ai tha: (Sad, 30-31)
Siē ceket dhe nė ajete, njė ditė ai i nxori nė paradė tė gjithė kuajt e tij, numri i tė cilave – sipas transmetimeve tė ndryshme – arrinte nė njėzet mijė syresh. Ngaqė ishte shumė i dhėnė pas kuajve dhe numri i tyre ishte i madh, Sulejmani a.s harroi lutjet e tij tė pėrditshme dhe leximin e Zeburit pėr atė ditė, derisa pėrfundoi dielli. Kur u kujtua ai tha:
“Unė shfaqa dashuri mė tė madhe pėr pasurinė (kuajt), sesa pėr lutjen ndaj Zotit tim, derisa dielli humbi mbas malit. M’i ktheni ata (kuajt)” - e pastaj nisi t’i presė me shpatė kėmbėt dhe qafat e tyre." (Sad, 32-33)
Lidhur me interpretimin e ajetit tė mėsipėrm kemi dy mendime: Mendimi i parė ėshtė se filloi t'i godasė me shpatė nė qafė dhe nė kėmbė, tė gjithė kuajt e tij tė dashur. Kjo, me qėllim qė tė mos e angazhojnė herė tjetėr ndaj obligimeve tė Zotit. Mendimi i dytė ėshtė se ai filloi t'i lėmojė me dorė nė qafė dhe kėmbė, duke kontrolluar shėndetin e tyre, pasi do i pėrdorte shumė shpejt pėr nė luftė.
Duke pasur parasysh pushtetin dhe pasuritė e shumta, Zoti ia lejoi tė martohej me shumė gra. Kėshtu, ai u martua me njė mijė gra.
Njė natė, ai u betua se do tė flinte brenda njė nate me shtatėdhjetė nga gratė e tij. Kjo pėrmendet nė njė hadith tė saktė nga profeti Muhamed a.s, tė transmetuar nga imam Buhariu. Thotė Profeti a.s:"Sulejmani tha:"Sonte do tė fle me shtatėdhjetė gra, ku secila do mė lindė njė djalė qė do luftojė nė rrugėn e Zotit." Por nuk tha:"Nė dashtė Zoti." Ai fjeti me to, por vetėm njėra prej tyre mbeti shtatzėnė dhe ajo lindi njė gjysmė fėmijė (pa duar dhe kėmbė). Betohem nė Atė qė ka shpirtin tim nė duar, sikur tė kishte thėnė "Nė dashtė Zoti" do i kishin lindur shtatėdhjetė djem qė do tė luftonin nė rrugė tė Zotit."
"Ne e vumė nė provė Sulejmanin dhe vendosėm nė fronin e tij njė trup, - njė fėmijė pa duar dhe kėmbė - por ai iu drejtua Zotit." (Sad, 34)
Sulejmani a.s u pendua pėr harresėn dhe mė pas, pėr ēdo gjė thoshte "Nė dashtė Zoti."

Sulejmani a.s gjykatės
Pėrveē privilegjeve qė cekėm, Zoti e kishte nderuar Sulejmanin a.s me gjykim tė mprehtė. Kėtė privilegj dhe dhunti, Sulejmani a.s e gėzonte qė gjatė jetės sė babait tė tij, Dautit a.s. Pėr tė vėrtetuar kėtė, Zoti ka pėrmendur nė Kuran njė ndodhi, ku duket qartė gjykimi i mprehtė dhe i qėlluar i Sulejmanit a.s, edhe pse asokohe ishte vetėm dymbėdhjetė vjeē.
Dy veta shkojnė tek Dauti a.s pėr t'u ndarė njė ēėshtje. Ata ishin komshinj dhe njė natė, delet e njėrit kishin shpėtuar nga stalla, kishin hyrė nė ēēifligun e komshiut dhe ia kishin ngrėnė tė gjithė tė mbjellat.
"(Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi tė lashtat nė tė cilat kishin kullotur natėn bagėtitė e disa njerėzve. Ne ishim dėshmitarė tė gjykimit tė tyre." (Enbija, 78)
Kur e dėgjoi kėtė ndodhi, Dauti a.s gjykoi qė delet qė kishin dėmtuar tė mbjellat, t'i jepeshin personit qė i ishte shkaktuar dėmi. Kur dy burrat dolėn jashtė, u takuan me Sulejmanin a.s i cili i pyeti mbi gjykimin e tė atit dhe ata i treguan. Kur e dėgjoi kėtė gjykim, ai u kėrkoi ta ndiqnin dhe tė tre vajtėn tek Dauti a.s. Ai iu drejtua tė atit me fjalėt:"A nuk kishe gjykim mė tė drejtė o pejkamber i Zotit?!" Dauti a.s e pyeti:"E ēfarė qenka mė e drejtė?!" Sulejmani a.s iu pėrgjigj:"T'ia japėsh delet pronarit tė ēēifligut qė u dėmtua, kurse vetė ēifligun t'ia japėsh padronit tė deleve. Ai duhet ta mbjellė dhe nė kohėn kur tė mbjellat tė rriten aq sa ishin natėn kur u dėmtuan, secili tė marrė pronėn e tij." Thotė Zoti i lartėsuar mbi kėtė gjykim:"Ne e bėmė Sulejmanin ta kuptonte drejtė ēėshtjen dhe, qė tė dyve u dhamė menēuri e dituri. Ne i nėnshtruam malet dhe shpendėt qė, bashkė me Dautin, tė thurnin lavde (pėr Allahun). Ishim Ne qė i bėnim kėto." (Enbija, 79)
Gjykimi i Dautit a.s nuk ishte i gabuar, por i Sulejmanit a.s ishte mė i qėlluar.
Nė njė hadith tė transmetuar nga imam Buhariu, ceket njė ndodhi tjetėr e cila ka pėr objekt sėrish mprehtėsinė e Sulejmanit a.s nė gjykim. Dy gra, secila kishin nga njė foshnje. Teksa punonin, ujku e kishte shqyer foshnjėn e gruas tė madhe. Duke parė se fėmija i saj kishte vdekur, ajo kishte marrė foshnjėn e gruas mė tė re dhe pretendonte se ishte fėmija i saj. Duke qenė se askush tjetėr nuk e dinte kujt i pėrket fėmija, tė dy gratė vajtėn tek Dauti a.s. Duke qenė se fėmija ishte nė krahėt e gruas sė madhe dhe e vogla nuk kishte asnjė fakt se ishte i saj, Dauti a.s gjykoi se fėmija i pėrket tė madhes. Kur e dėgjoi kėtė gjykim Sulejmani a.s, i kėrkoi leje tė atit qė ta ndajė ai kėtė ēėshtje. Pasi Dauti a.s pranoi, ai iu drejtua dy grave:"Ma jepni foshnjėn!" dhe ato ia dhanė. Pastaj, mori njė shpatė dhe u tha:"Tani do e ndaj pėrgjysmė dhe secila do tė marrė gjysmėn e saj." Menjėherė, gruaja e re qė ishte dhe nėna e vėrtetė e foshnjės thirri:"Jo mos e ndaj. Le ta marrė ajo." Atėherė Sulejmani a.s e kuptoi se ishte gruaja e re nėna e vėrtetė dhe ia dha asaj foshnjėn.

Milingona
Siē e cekėm dhe mė lart, ushtria e Sulejmanit a.s ishte shumė e madhe dhe pėrbėhej nga krijesa tė ndryshme dhe tė fuqishme.
"Kur arritėn nė Luginėn e Milingonave, njė milingonė tha: “O ju milingona, hyni nė banesat tuaja, qė tė mos ju shkelė Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parė”!
Ushtria gjigande e Sulejmanit a.s ishte nė udhėtim e sipėr, ndėrkohė qė po kalonin pranė njė vendbanimi milingonash. Njė nga milingonat, dha sinjalin e alarmit se aty pranė tyre po kalonte ushtria e Sulejmanit a.s, e cila mund t'i shkelte milingonat. Dijetarėt myslimanė thonė lidhur me kėtė milingonė:"Ajo ishte shumė e menēur dhe gojėtare. Nė njė fjali, ajo ka bashkuar mes pjesėzės thirore "O ju", urdhėresės "hyni", ndalesės "mos t'ju shkelė", emrit tė pėrveēėm "Sulejmani", atij tė pėrgjithshėm "ushtria e tij" dhe arsyetimit "duke mos ju parė".
Diēka e tillė nuk i shpėtoi Sulejmanit a.s, i cili buzėqeshi dhe falėnderoi Zotin pėr tė mirat qė i kishte dhėnė.
"Ai vuri buzėn nė gaz, duke qeshur me fjalėt e saj dhe tha: “O Zoti im, mė frymėzo qė tė jem mirėnjohės pėr mirėsitė qė Ti mė ke dhėnė mua dhe prindėrve tė mi, dhe qė tė bėj vepra tė mira, me tė cilat Ti do tė jesh i kėnaqur. Mė prano, me mėshirėn Tėnde, nė gjirin e robėrve tė Tu tė devotshėm!”

Sulejmani a.s me Belkisėn
Kjo ndodhi, ėshtė njė ndodhi e mbushur me vlera. Ajo fillon me traditė tė pėrditshme tė Sulejmanit a.s, i cili para se tė fillonte punėt kontrollonte tė gjithė ushtarėt dhe punonjėsit e tij.
"Ai bėri kontrollin e shpendėve e tha: “Pse nuk e shoh pupėzėn kėtu, a nuk ėshtė e pranishme ajo? Nėse nuk do tė mė sjellė arsyetim bindės, do ta dėnoj me dėnim tė rėndė ose do ta ther!” (Neml, 20-21)
Me tė ardhur pupėza, qėndroi pak si larg nga Sulejmani a.s dhe menjėherė foli dhe tha:"Nuk vonoi shumė e ajo erdhi dhe tha: “Kam marrė vesh diēka qė ti nuk e ke ditur dhe tė kam sjellė lajme tė vėrteta prej (qytetit tė) Shebės. – Duket qartė se pupėza fliste pa droje dhe frikė, edhe pse fliste para mbretit mė tė fuqishėm qė ka ekzistuar dhe do tė ekzistojė ndonjėherė mbi faqen e tokės - Kam parė njė grua (Belkisėn)qė sundonte popullin (e atij qyteti qė ishte Jemeni). Aja zotėronte ēdo gjė dhe kishte njė fron madhėshtor. Kam parė se ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Djalli ua paraqiste tė bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejtė, prandaj nuk ishin tė udhėzuar. Ata nuk i pėruleshin nė sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithēka qė ėshtė e fshehur nė qiej dhe nė Tokė dhe di ēfarė fshihni ju dhe ēfarė tregoni haptazi. Allahu ėshtė Njė, s’ka zot tė vėrtetė pėrveē Tij, Zotit tė Arshit tė madh!” (Neml, 22-26)
Pupėza, nga tė gjithė cilėsitė e Zotit, pėrmendi dijen e Tij tė gjerė, e cila i mundėson tė ketė informacion mbi gjithēka tė fshehtė nė tokė dhe ne qiej. Kjo cilėsi i shkonte pėr shtat vetė pupėzės, pasi ajo zbulonte vendet ku uji gjendej mė pranė sipėrfaqes sė tokės. Sa herė qė Sulejmanit i nevojitej ujė, ishte pupėza qė e orientonte nė vendet mė tė pėrshtatshme pėr tė hapur puse.
Fjalėn e saj, pupėza e mbyll me Arshin (fronin) e Zotit dhe kėtė e bėn, pasi kishte pėrmendur nė fillim fronin e Belkisės. Kjo, me qėllim qė njeriu mos tė mashtrohet nga madhėshtia dhe bukuria e fronit tė Belkisės, pasi ai nuk vlen asnjė grosh nė krahasim me Arshin e Allahut tė lartėsuar.
"Sulejmani tha: “Do tė shohim se a thua tė vėrtetėn apo je gėnjeshtar." (Neml, 27) Ai u habit nga gjithēka qė i tregoi pupėza. Nė atė kohė ishte e papranueshme qė gruaja tė udhėheqė njė popull. Veē kėsaj, si ishte e mundur qė adhuronin diellin dhe jo Zotin e diellit dhe tė universit?! Si ishte e mundur qė kjo grua tė posedojė thesare dhe pasuri kaq tė shumta, saqė froni i saj ia kishte marrė mendjen pupėzės sė tij?!
"Shko me kėtė letėr timen e ēojua atyre. Pastaj largohu pak nga ata dhe shiko cila do tė jetė pėrgjigjja e tyre!” (Neml, 28)
Pupėza u nis menjėherė pėr udhėtim dhe me tė arritur nė Jemen, hyri nė pallatin e Belkisės, ia hodhi letrėn e Sulejmanit a.s pranė dhe qėndroi nė ballkon pėr tė dėgjuar se ēfarė do tė ndodhte. Pasi e gjeti letrėn, Belkisa e lexoi dhe menjėherė mblodhi parinė e vendit.
"Mbretėresha (e Shebės) tha: “O paria ime! Mua mė ka ardhur njė letėr fisnike. Ajo ėshtė nga Sulejmani dhe ėshtė: “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit! Mos u madhėshtoni para meje dhe ejani tė pėrulur si besimtarė!" – pėrveēse u kėrkonte t'i nėnshtroheshin, Sulejmani a.s u kėrkonte tė pėrqafojnė dhe fenė e besimin e tij nė njė Zot tė vetėm - Ajo tha: “O paria ime, mė kėshilloni se ē’duhet tė bėj nė kėtė ēėshtje! Unė nuk do tė vendos asgjė pa ju! Ata thanė: “Ne jemi shumė tė fortė dhe luftėtarė tė guximshėm, por urdhri tė takon ty, andaj mendo mirė se ē’do tė urdhėrosh!” (Neml, 29-33)
Populli dhe paria e Belkisės ishte njerėz tė fuqishėm dhe tė zgjuar. E tillė ishte dhe mbretėresha e tyre, gjė e cila duket nga fjalėt e saj. Ishte pikėrisht kjo zgjuarsi dhe menēuri qė ia kishte mundėsuar tė mbajė pushtetin.
"Ajo tha: “Njėmend, kur mbretėrit pushtojnė ndonjė vendbanim, e rrėnojnė atė dhe e poshtėrojnė parinė e tij. Kėshtu veprojnė ata. ani do t’u dėrgoj atyre njė dhuratė dhe do tė shoh me se do tė kthehen tė deleguarit.”(Neml, 34-35)
Duke i dėrguar Sulejmanit a.s njė dhuratė tė shtrenjtė, ajo e vinte atė nė provė dhe njėkohėsisht, tė dėrguarit e saj do tė mblidhnin informacion tė bollshėm lidhur me potencialin e tij ushtarak. Menjėherė, njė delegacion i rėndėsishėm dhe me plot dhurata tė shtrenjta, nisen nga Jemeni pėr nė Palestinė. Kur arritėn tek Sulejmani a.s, ata i thanė:"Ne nuk duam tė dorėzohemi para teje, megjithatė tė kemi sjellė kėto dhurata nga mbretėresha jonė." Njė sjellje e tillė e zemėroi Sulejmanin a.s i cili ua ktheu:"Kur erdhėn (tė deleguarit), Sulejmani tha: “A mos doni tė mė ndihmoni me pasuri?! Ajo qė mė ka dhėnė Allahu, ėshtė mė e mirė nga ajo qė ju ka dhėnė juve. Por ju gėzoheni me dhuratėn tuaj. Kthehuni tek ata! Ne do tė sjellim ushtri, tė cilėn nuk do tė mund ta pėrballojnė ata dhe, me siguri, do t’i dėbojmė ata prej Shebės tė poshtėruar dhe tė pėrulur”. (Neml, 36-37)
Delegacioni u kthye sėrish nė Shebė, ku u takuan me mbretėreshėn e tyre tė cilės i thanė:"Nuk ia vlen t'i rezistojmė njė mbreti tė tillė." Menjėherė, Belkisa i dėrgoi njė mesazh Sulejmanit a.s nė tė cilin i premtonte bindje.
Ndėrkohė, Sulejmani a.s u thotė ushtarėve tė tij “O parėsi, kush prej jush do tė mė sjellė fronin e saj, para se ata tė vijnė tė dorėzuar?” Njėri nga xhindet – Ifriti -, tha: “Unė do tė ta sjell ty para se tė ngrihesh prej vendit; - nga kuvendi qė zgjaste nga mėngjesi nė drekė - unė pėr kėtė jam i fuqishėm dhe i besueshėm”. Po ai qė ishte i pajisur me dijen e Librit, tha: “Unė do tė ta sjell ty sa ēel e mbyll sytė”. - dijetarėt kanė mendime tė ndryshme mbi kėtė person tė pajisur me dije tė Librit. Disa mendojnė se ai ishte njė hebre, i cili gėzonte dije tė thella nga Teurati dhe dinte cili ėshtė emri mė i madh i Zotit, i cili nėse pėrmendet nė njė lutje, ajo pranohet. Disa dijetarė tė tjerė mendojnė se ky person qė ishte pajisur me dije nga Libri, ishte vetė Xhibrili a.s. Por mendimi i parė ėshtė mė i pranueshėm -Kur (Sulejmani) e pa tė vendosur para tij, tha: “Kjo ėshtė nga dhuntitė e Zotit tim, pėr tė mė provuar a jam mirėnjohės apo mohues. Kush falėnderon, e bėn pėr tė mirėn e vet e, kush mohon, (ta dijė se) Zoti im ėshtė i Vetėmjaftueshėm dhe Dhurues." (Neml, 38-40)
Sa ngrit dhe uli shikimin Sulejmani, froni i Belkisės gjendej para syve tė tij. Sulejmani a.s e kuptoi se ky ishte njė test pėr tė parė nėse do tė ishte mirėnjohės pėr tė mirat qė i kishte dhėnė Zoti. Pas kėsaj, Sulejmani a.s i urdhėroi shėrbėtorėt qė t'i bėjnė disa ndryshime fronit tė Belkisės.
"Ndryshojeni edhe fronin e saj! Do tė shohim se a do ta vėrė re kėtė apo jo.” Kur erdhi ajo, i thanė: “I tillė ėshtė froni yt?” – Pėrgjigja e saj ishte shumė e zgjuar, pasi nuk u pėrgjigj as pozitivisht dhe as negativisht. - Ajo u pėrgjigj:“Duket sikur tė ishte ai”. Sulejmani tha:“Para saj na ėshtė dhėnė dituria dhe para saj i jemi nėnshtruar Allahut”. (Neml, 41-42)
Edhe pse iu nėnshtrua Sulejmanit a.s, Belkisa nuk e pranoi fenė e tij, por vazhdoi nė besimin e saj. Kėtė e pėrmend Zoti i lartėsuar nė Kuran:"Atė (Belkisėn) e kishte penguar (nga Islami) ajo qė adhuronte nė vend tė Allahut, sepse ajo ishte nga populli mohues." (Neml, 43)
Duke dashur qė t'i tregojė mbi fuqinė dhe pushtetin e tij, Sulejmani a.s e dėrgoi tė vizitojė njė nga sarajet e tij. Pallati qė do tė vizitonin nuk ishte ndėrtuar nga njerėzit dhe linte pa gojė kėdo qė e vizitonte. I gjithė pallati ishte i ndėrtuar prej kristali tė pastėr. Prej kristali ishte dhe shtresa ku vinin kėmbėt dhe poshtė tij rridhte ujė. Aq e hollė ishte shtresa qė ndante ujin, saqė dukej sikur pallati ėshtė vendosur mbi ujė. Kur u afrua, Belkisa mendoi se ėshtė ujė, prandaj ngriti fustanin qė tė mos i lagej. Thotė Zoti i lartėsuar nė Kuran:"Asaj i thanė tė hynte nė pallat. Kur e pa atė, ajo kujtoi se ishte ujė i thellė dhe pėrvoli fustanin te kėmbėt. Sulejmani i tha: “Ky pallat ėshtė i shtruar me xhama”. Ajo tha: “O Zoti im, me tė vėrtetė unė e paskam dėmtuar veten dhe tani, bashkė me Sulejmanin i dorėzohem Allahut - Zotit tė botėve!” (Neml, 44)
Vetėm atėherė ajo e kuptoi se Sulejmani a.s nuk ishte thjesht njė mbret si gjithė mbretėrit, por mbi tė gjitha ishte profet i Zotit. Belkisa e pranoi fenė dhe besimin e Sulejmanit a.s dhe nė disa transmetime thuhet se u martua me tė.
Njė ndėr veprat mė tė mėdha tė Sulejmanit a.s, ėshtė se rindėrtoi xhaminė Aksa. Siē e kemi cekur mė parė, ai qė ndėrtoi xhaminė Aksa ishte profeti Jakub a.s. Nė njė hadith, profeti Muhamed a.s u pyet se cila ishte xhamia e parė e ndėrtuar nė tokė. Profeti a.s u pėrgjigj:"Ėshtė Qabeja tė cilėn e ndėrtoi Ibrahimi." Pyetėsi shtoi:"Po pas Qabesė?" Profeti a.s u pėrgjigj:"Xhamia Aksa."
Pyetėsi pyeti:"Sa vite kishte mes tyre?" Profeti a.s u pėrgjigj:"Dyzet vite."
Gjatė eksodit tė ēifutėve nga Buhtensar, ky i fundit e rrėnoi xhaminė Aksa. Kur Sulejmani a.s mori nė dorė pushtetin, e rindėrtoi xhaminė Aksa. Veē xhamisė, ai ndėrtoi dhe tempullin qė njihet si tempulli i Sulejmanit. Hebrenjtė ishin shumė tė lidhur pas kėtij tempulli, gjė tė cilėn e tregojnė dhe kėrkimet dhe gėrmimet e shumta qė bėhen sot.
Mbi vlerėn e xhamisė Aksa ekzistojnė shumė hadithe tė profetit Muhamed a.s. Thotė Profeti a.s:"Nė namaz nė Qabe ėshtė i barasvlershėm me njėqind mijė namaze. Njė namaz nė xhaminė time (xhaminė e Profetit a.s nė Medine) ėshtė i barasvlershėm me njėmijė namaze. Njė namaz nė xhaminė Aksa ėshtė i barazvlershėm me pesėqind namaze."
Transmeton Abdullah ibnu Amr ibnul As se i dėrguari i Zotit a.s ka thėnė:"Pasi Sulejmani a.s ndėrtoi xhaminė Aksa, i kėrkoi Zotit tre privilegje. Por Zoti i lartėsuar i dha vetėm dy dhe ne shpresojmė qė tė tretėn Zoti ta ketė rezervuar pėr ne. Sulejmani i kėrkoi Zotit aftėsi tė gjykojė me drejtėsi ashtu siē gjykon vetė Zoti dhe Ai ia dha. Sulejmani i kėrkoi pushtet qė nuk e ka gėzuar dhe nuk do e gėzojė kush tjetėr pas tij dhe Zoti ia dha. Sulejmani i kėrkoi qė ēdo person qė niset nga shtėpia e tij vetėm pėr t'u falur nė xhaminė Aksa, i fshihen gjynahet si ditėn kur e ka lindur nėna. Unė e lus Zotin qė kėtė privilegj ta ketė rezervuar pėr ne." (Transmeton imam Ahmed, Ibnu Maxheh dhe Nesai)

Vdekja e Sulejmanit a.s
Edhe pse profeti Sulejman a.s posedonte pushtet, pasuri dhe ushtri qė nuk i kishte pasur dhe nuk do i ketė kush pas tij, ai ishte njeri dhe do i nėnshtrohej ligjit qė i nėnshtrohet ēdo njeri tjetėr, ligjit tė vdekjes.
Nė kohėn e Sulejmanit a.s, njerėzit ishin sprovuar me fuqinė dhe potencialin e xhindeve. Me mėnyrėn si vdiq Sulejmani a.s, Zoti u tregoi se xhindet nuk kishin asgjė nė dorė dhe nuk e dinin tė fshehtėn (gajbin) siē besonin shumė njerėz.
Njė ditė, Sulejmani a.s i kishte nėnshtruar dhe vėnė nė shėrbimin e tij xhindet si asnjėherė tjetėr. Ata punonin nėn kontrollin e rreptė tė Sulejmanit dhe i frikėsoheshin si askujt tjetėr. Ai kishte nė dorė t'i ndėshkojė rreptė. Nė kėtė kohė, Sulejmani a.s kishte mbushur pesėdhjetė e dy vjeē. Tė gjithė xhindet punonin tė nėnshtruar pėr llogari tė Sulejmanit a.s. Puna qė po kryenin ishte e rėndė dhe zgjati pėr disa ditė. Teksa i vėzhgonte gjatė punės, Sulejmani a.s mori bastunin e tij, vendosi sipėr tij dy pėllėmbėt dhe mbi to mbėshteti kokėn. Teksa i vėshtronte duke punuar, Zoti ia merr shpirtin Sulejmanit a.s. Sytė ai i kishte tė hapur dhe nuk lėvizte nga vendi. Xhindet vazhdonin tė punojnė pa ditur se ai kishte vdekur. Princi i kurorės qė do tė zinte vendin e Sulejmanit a.s, i shkon pėr t'i treguar diēka dhe e dallon qė kishte vdekur. Megjithatė, nuk i tregoi askujt. Herė pas here, ai i afrohej pranė, bėnte sikur i pėshpėrit diēka nė vesh dhe largohej. Kjo gjendje vazhdoi pėr njė vit tė tėrė, ndėrkohė qė xhindet vazhdonin tė punonin tė nėnshtruar. Ata ēuditeshin si ishte e mundur qė Sulejmani a.s, mbreti i tyre nuk kishte lėvizur nga vendi pėr njė vit tė tėrė. Disa prej tyre pėshpėritnin me njėri-tjetrin mbi mundėsinė e vdekjes sė Sulejmanit, por kishin frikė tė hetonin.
Pas njė viti, krimbi i drurit e kishte dobėsuar aq shumė bastunin e Sulejmanit a.s saqė njė ditė u thye dhe Sulejmani a.s u rrėzua pėrtokė. Atėherė xhindet e kuptuan se ai kishte vdekur qė njė vit mė parė. Po ashtu, njerėzit e kuptuan se xhindet nuk e dinė tė fshehtėn. Thotė Zoti nė Kuran:"Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre nuk u dha shenjė askush pėr vdekjen e tij, pos krimbit tė drurit. Dhe, kur u rrėzua (Sulejmani), u bė e qartė se, sikur ta dinin xhindet tė padukshmen, nuk do tė vijonin nė dėnimin e poshtėruar." (Sebe, 14)

Pėrshtati: Elmaz Fida