Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Meta pranon dekriminalizimin e politikës: "Asnjë kriminel nuk kandidon për LSI"

    Meta: LSI distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale


    Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot pasdite Kryesinë e kësaj force politike. Kreu i saj Ilir Meta, u shpreh se LSI do të mbajë larg radhëve të saj personat me rekorde kriminale.

    Ai nxiti edhe njëherë tjetër klasën politike që të përmbyllë sa më parë procesin e dekriminalizimit dhe të dalin me një ligj konkret.

    “LSI përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale që mund të jetë në radhët e saj, apo që synon të anëtarësohet në LSI. Për ne, platforma e dekriminalizimit duhej të ishte miratuar dje dhe jo nesër në Kuvend. Jemi të angazhuar për të përshpjetuar këtë proces që t’i heqim vendit tonë një njollë të pamerituar për shkak të politikës”, tha Meta.

    Mbledhja e Kryesisë së LSI-së ishte thërritur nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Luan Rama, për të diskutuar platformën e re për financat e partisë.


    Meta i ka kërkuar të gjithë përfaqësuesve të LSI që të zbatojnë ligjin dhe të shërbejnë me korrektesë tek qytetarët. Kush nuk zbaton ligjin tha Meta do të dënohet.

    “Në këtë kontekst LSI kërkon nga të gjithë përfaqësuesit e saj në të gjitha nivelet të zbatojë ligjet e shtetit. Asnjë sugjerim apo ndërhyrje nga cilido, në kundërshtim me ligjin jo vetëm që nuk zbatohet, por është i dënueshëm dhe nëse ndodh do merren masa ndëshkuese. Të distanocohen nga cdo parktikë korrupsioni dhe abuzimi me detyrën. Shoqëria ka nevojë të nxitet dhe të thellohet transparenca ndaj publikut dhe cdo shfaqje arrogance dënohet nga LSI. Transaprenca është e vetmja rrugë që realiz0ohet dhe forcohet besimi i qytetarit dhe i shoqërisë ndaj institucioneve”,- tha ai.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,751

    Për: Meta pranon dekriminalizimin e politikës: "Asnjë kriminel nuk kandidon për LSI"

    Ky distancimi nga vetvetja duhet studjuar si mistiçizem hermetik.

    Te distancosh shprirtin nga trupi fizik eshte diçka qe ne politike nuk e kishim degjuar. Ose mbase egzistojne dy persona ne nje Ilir Meta.Por prap qe ty duhet te vjedhin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 16-11-2015 më 13:03

  3. #3

    Për: Meta pranon dekriminalizimin e politikës: "Asnjë kriminel nuk kandidon për LSI"

    Bravo... ja nje zotri burr per tu marre shembull

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •