Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Rreth filmit "Exodus: God and Kings, Moses" (Historia e Musait)

    E kam pare pothuajse dy here filmin "Exodus: God and Kings Moses" (Historia e Musait) dhe shikoj qe skenaristi dhe regjizori i filmit bejne shume gabime gjate portretizimit te Profetit te Madh te Zotit Musait.Skenari i filmit e paraqet Musait me shume si nje gjeneral komandant sesa si nje profet shpirteror.Por jo vetem kaq por gabime katastrofike sikurse jane ajo e permbytjes se Musait ne det se bashku me Firaonin jane pothuajse te paargumentuara.Po ashtu dhe vrasje se dy njerzve ne shkretetire.Nuk e di eshte i referuar nga bibla ky film apo jo por ajo qe dallohet ne film jepet sikur Musai i bertet Zotit me ze te larte.Asnjehere profetet e Zotit nuk kane pasur kete sjellje me Zotin e tyre.Ato kane qene te perkulur me frike dhe respekt ndaj Zotit, te gjithe pa perjashtim,I vetmi i cili jo qe u be arrogant por as mendjemadh por ngaqe populli i tij nuk e pranoi shpalljen e tij si profet Jonusi(Jona) u largua nga populli i tij pa marre nje emsazh qiellor dhe per kete shkak perfundoi i sprovuar me historine e balenes.

    Pra te gjithe profetet kane qene te degjueshem, te respektueshem dhe te edukuar ndaj Zotit te tyre, qafat e krekosura te regjizoreve hollivudiane japin mesazhe te kunderta kunder realiteti profetik te tyre.Po keshtu dhe hapja e detit nuk ishte terheqje e detit por hapje e tij.Edhe emrin filmit ja kane gjetur emer pagan (gods).

    Per te pare sesi Kurani hudh drite me Musain dhe historine e tij, nje nga historite me te medha dhe me te gjata ne Kuran po jua sjell me poshte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 16-11-2015 mė 10:47
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Rreth filmit "Exodus: God and Kings Moses" (Historia e Musait)

    Historia e profetit Musa a.s

    Njė ndėr historitė mė tė shquara dhe madhėshtore qė rrėfen Kurani fisnik, ėshtė ajo e profetit Musa a.s, njė nga pesė tė dėrguarit e vendosur. Historia e kėtij profeti legjendar ceket nė shtatėdhjetė e tre vende nė Kuran.
    Gjatė koleksionimit tė ngjarjeve dhe radhitjes sė tyre kam ndeshur shumė vėshtirėsi. Kjo, pasi tė gjithė ata qė kishin shkruar dhe komentuar historinė e Musait a.s, nuk kanė ndjekur njė rend kronologjik tė saktė tė ngjarjeve. Por edhe kur ndjekin njė rend kronologjik tė saktė, hapėrdahen me rrėfenja izraelite, duke u larguar nga thelbi i historisė. Kėto rrėfenja ėshtė mirė dhe duhet tė mbahen larg historive tė profetėve tė Zotit, me qėllim qė ta kuptojmė sa mė drejt Kuranin famėlartė.
    Gjatė gjithė punės time pėr kėtė histori dhe tė tjera, jam rrekur qė ngjarjet t'i lidh me Kuranin fisnik, pasi ai pėrbėn referencėn origjinale pėr histori tė tilla. Ai ėshtė e vėrteta qė nuk cenohet aspak nga e padrejta dhe kota.
    Prej nesh kėrkohet qė ta lexojmė dhe ta pėrjetojmė Kuranin fisnik. Pėrjetimi i Kuranit ndodh kur ne e lexojmė me pėrkushtim dhe meditojmė rreth asaj qė lexojmė. Nėse lexon por nuk e kupton atė qė lexon, e ke tė pamundur edhe pėrkushtimin dhe meditimin mbi konceptet qė ceken nė Kuran. Pėr kėtė, nė historinė e Musait a.s unė i jam referuar kryesisht Kuranit, me qėllim qė tė na lehtėsohet tė kuptuarit e tij.
    "Ta Sin Mim. Kėto janė vargjet e Librit tė qartė! Ne do tė tė tregojmė ty pjesė nga historia e Musait me Faraonin, ashtu siē ka qenė me tė vėrtetė, pėr njerėzit qė besojnė." (Kasas, 1-3)
    Ajetet e Kuranit pėrmbajnė kujtesa dhe kėshilla pėr besimtarėt, kurse pėr jobesimtarėt e devijuar nga udha e Zotit, pėrmbajnė paralajmėrime.
    Profeti Musa a.s ėshtė nderuar nga Zoti, pasi i ka folur direkt dhe pa ndėrmjetės. Thotė Zoti i lartėsuar:"Trego nė Libėr edhe pėr Musain! Njėmend, Ai ishte i pėrzgjedhur ishte i dėrguar dhe profet." (Merjem, 51)


    Musai a.s ishte i pėrzgjedhur prej Zotit dhe nė shėrbim tė Tij, larg cytjeve dhe tundimeve tė shejtanit.
    Musai a.s ishte biri i Imranit, biri i Kahit, biri i Lavit, biri i Jakubit, biri i Ibrahimit a.s.
    Natėn qė u ngjit nė qiej, profeti Muhamed a.s u takua edhe me Musanė a.s, tė cilin e pėrshkruan:"Musai a.s ishte shumė zeshkan dhe i bėshėm..."
    Lidhur me fuqinė dhe forcėn e tij fizike, thuhet se ishte ekuivalente me atė tė dhjetė burrave. Gjithashtu, thuhet se Musai a.s vuante nga belbėzimi.
    Kėtė fakt e pėrmend dhe faraoni, i cili u drejtohet kėshilltarėve duke stigmatizuar Musanė a.s:"Vallė, a nuk jam unė mė i mirė se ky i mjerė, i cili mezi mund tė shprehet?" (Zuhruf, 52)
    Megjithatė, kjo e metė nuk e pengoi tė zgjidhej si i dėrguar i Zotit dhe profet, madje tė renditet tek pesė tė dėrguarit e vendosur.
    Edhe vetė Musai a.s e pranon kėtė tė metė nė tė folur, ku thotė nė njė ajet:
    "Vėllai im, Haruni, ėshtė mė gojėtar se unė nė tė folur." (Kasas, 34)
    Bijtė e Israilit (Jakubit a.s) u shpėrngulėn nga Palestina dhe u vendosėn nė Egjipt, nė kohėn e Jusufit a.s. Historianėt thonė se kur hynė nė Egjipt ishin vetėm tridhjetė e gjashtė persona. Gjatė qėndrimit tė tyre, ata u shtuan dhe u shumuan, saqė kur e lanė Egjiptin me Musanė a.s, ishin gjashtėqind mijė frymė.
    Sunduesi i Egjiptit asokohe quhej faraon, siē quhej Nexhashij sunduesi i Abisinisė, ēezar sunduesi dhe sovrani i Romės dhe kisra sunduesi i Persisė. Faraoni qė sundonte Egjiptin nė kohėn e Jusufit a.s quhej Rejjan ibn Velid. Edhe pse e dinte se Jusufi a.s nuk kishte tė njėjtėn fe, madje ishte i huaj, ai i kishte lėnė dorė tė lirė tė administrojė mbretėrinė e tij, pasi kishte besim nė aftėsitė e Jusufit a.s. Gjatė jetės sė Jusufit a.s, bijtė e Israilit jetuan si mbretėr nė Egjipt.
    Pas vdekjes sė faraonit Rejjan, nė fron erdhi Kabus ibn Musab, i cili njihet si zullumqar dhe qafir. Ai u soll shumė keq me bijtė e Israilit, tė cilėt i keqtrajtoi dhe i shtypi. Pas faraonit Kabus, nė fron erdhi Velid ibnu Musab, vėllai i tij, gruaja e tė cilit ishte Asija bintu Muzahim. Thotė profeti Muhamed a.s lidhur me Asijen:"Nga burrat janė pėrsosur shumė syresh, por nga gratė nuk janė pėrsosur veēse katėr:"Asija, gruaja e faraonit, Merjeme bintu Imran, Hadixhe bintu Huvejlid dhe Fatime bintu Muhamed."
    .
    Faraoni Velid ibn Musab ishte tiran me gjithė kuptimin e kėsaj fjale. Zullumet e tij ishin tė panumėrta, saqė filloi tė pretendojė se ishte zot.
    “O pari! Unė nuk di qė pėr ju ka tjetėr zot pėrveē meje!" (Kasas, 38)
    “Unė jam zoti juaj mė i lartė!” (Naziat, 24)

    Kėshtu, ai pretendonte se gėzonte cilėsi hyjnore, si ato tė Zotit tė lartėsuar dhe tė Gjithėpushtetshėm.
    "Ne do tė tė tregojmė ty pjesė nga historia e Musait me Faraonin, ashtu siē ka qenė me tė vėrtetė, pėr njerėzit qė besojnė. Me tė vėrtetė qė Faraoni madhėshtohej nė Tokė dhe banorėt e saj i kishte pėrēarė nė grupe; disa prej tyre i pėrndiqte, ua vriste fėmijėt meshkuj, ndėrsa femrat ua linte gjallė. Ai ka qenė vėrtet keqbėrės." (Kasas, 3-4)
    Ai i kishte ndarė egjiptianėt nė shtresa, ku shtresa mė e ulėt ishin pikėrisht bijtė e Israilit, tė cilėt i kishte shndėrruar nė skllevėr tė tij. Ata i pėrdorte nė punėt mė tė rėnda, kurse gratė i pėrdorte si skllavet e tij.
    Bijtė e Israilit ishin nė pritje tė realizimit tė profecisė sipas sė cilės do tė shfaqej dikush nga familja e faraonit qė do i shpėtonte. Disa mendojnė se kėtė profeci e kishte parė vetė faraoni nė ėndėrr. Ai kishte parė njė zjarr tė madh qė dilte nga Jerusalemi dhe mbėrrinte nė Egjipt, ku digjte gjithēka pėrveē zonės ku banonin bijtė e Israilit. Menjėherė ai kishte mbledhur fallxhorėt dhe magjistarėt pėr ta pleqėruar kėtė ėndėrr. Ata i thanė se sipas ėndrrės, tek Bijtė e Israilit do lindė njė foshnje, i cili do tė rrėnojė pushtetin e faraonit.
    Menjėherė, ai nxjerr njė dekret sipas tė cilit duhej tė vritej ēdo foshnje mashkull qė lind tek Bijtė e Israilit. Asokohe, Haruni kishte lindur dhe i shpėtoi kėtij vendimi. Kurse nėna e tij, ishte shtatzėnė me Musanė a.s.
    Sipas urdhrit tė faraonit, gratė shtatzėna duheshin lėnė tė qeta derisa tė lindnin. Nėse lindnin meshkuj, tė porsalindurit ekzekutoheshin nė ēast, nė tė kundėrt jo.
    "ua vriste fėmijėt meshkuj, ndėrsa femrat ua linte gjallė."(Kasas, 3-4)
    Faraoni dėrgonte mami nė lagjet e Bijve tė Israilit, pėr tė kontrolluar gratė shtatzėna dhe ato qė kanė lindur. Nėse ndonjėra prej tyre nuk tregonte se kishte lindur ndonjė foshnje dhe zbulohej, vritej mamia.
    Gjatė kėsaj kohe, nėna e Musait a.s e kishte mbajtur tė fshehtė shtatzėninė e saj. Ajo nuk shfaqej para njerėzve, por edhe kur shfaqej, bėnte gjithēka qė mos i dukej barra. Ajo arriti tė mos bie nė sy derisa lindi. Kur pa se i porsalinduri ishte djalė, ajo e pati tė vėshtirė ta mbajė tė fshehtė. Gjatė tentativave pėr ta mbajtur tė fshehtė, Zoti e frymėzoi qė ta hedhė nė lumin Nil.
    "Kėshtu, Ne e frymėzuam nėnėn e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur tė trembesh pėr sigurinė e tij, hidhe nė lumė, pa pasur frikė dhe as dėshpėrim. Me siguri qė Ne do tė ta kthejmė ty atė dhe do ta bėjmė tė dėrguar.” (Kasas, 7)
    Njė i ditur, El-asmeij, dėgjoi njė ditė njė skllave duke recituar vargje poezie plot elokuencė. Ai i tha:"Sa fjalė madhėshtore!" Skllavja iu pėrgjigj:"Jo. Nuk ka fjalė mė madhėshtore se ajeti:"Kėshtu, Ne e frymėzuam nėnėn e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur tė trembesh pėr sigurinė e tij, hidhe nė lumė, pa pasur frikė dhe as dėshpėrim. Me siguri qė Ne do tė ta kthejmė ty atė dhe do ta bėjmė tė dėrguar.”
    Aty pėrmenden dy lajme tė reja, dy urdhėresa dhe dy sihariqe.
    Kontrollet e ushtarėve tė faraonit u shtuan nė shtėpitė e Benu israilėve, gjė e cila e detyroi nėnėn e Musait a.s tė veproi sipas frymėzimit. Ajo e mori, e vendosi nė njė sėnduk dhe e hodhi nė lumin Nil. Vajzės i kėrkoi ta ndjekė pėrgjatė bregut derisa tė qėndrojė nė ndonjė vend.
    "Ajo i tha motrės sė Musait: “Shko pas tij!” E motra e vrojtonte atė nga larg, pa u parė nga tė tjerėt." (Kasas, 11)
    Sėnduku ku qėndronte Musai a.s qėndroi nė bregun ku ndodhej pallati madhėshtor i faraonit. Patjetėr qė diēka ndodhte me vullnetin dhe dėshirėn e Zotit tė lartėsuar.
    "Por atė e mori nga lumi familja e Faraonit, me qėllim qė njė ditė ai tė bėhej armik dhe t’u sillte mjerim atyre, sepse Faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre kanė qenė gjynahqarė." (Kasas, 8)
    Nė rrėfenjat izraelite thuhet se Asija e dalloi se foshnja rrjedh nga Benu Israilėt, por kėtė e mbajti tė fshehtė ndaj faraonit dhe tė tjerėve. Ndėrkohė qė nė fakt, tė gjithė e kuptuan se ai ishte prej Benu Israilėve. Vetė Asija ishte sterile, e paaftė pėr tė lindur dhe kur e pa foshnjėn e porsalindur u gėzua dhe u lidh pas tij.
    "Gruaja e Faraonit i tha atij: “Ky (djalė) ėshtė gėzim pėr mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund tė jetė i dobishėm ose mund ta birėsojmė”. Por ata nuk e dinin se ēfarė po bėnin." (Kasas, 9)
    Faraoni iu pėrgjigj tė shoqes:"Ky ėshtė gėzim pėr ty dhe jo pėr mua." Thotė profeti Muhamed a.s:"Sikur tė kishte thėnė ėshtė gėzim edhe pėr mua, nuk do ishte ndėshkuar." Dhe nė fakt, Musai a.s ishte gėzimi mė i madh pėr Asijen.
    Ndėrkohė, nėna e Musait a.s ishte shumė e shqetėsuar nė lidhje me atė qė e priste foshnjėn e saj tė dashur.
    "Ndėrkohė, zemra e nėnės sė Musait u bė si tė ishte e zbrazėt. Edhe pak dhe ēdo gjė do tė zbulohej, sikur tė mos ia kishim forcuar Ne zemrėn, qė tė bėhej besimtare e vėrtetė." (Kasas, 10)
    Ajo ishte indiferente ndaj gjithēka tjetėr, sikur asgjė nuk ekzistonte. Nga meraku dhe shqetėsimi ishte gati tė dalė rrugėve tė vajtojė dhe ta publikojė se e hodhi djalin e saj. Por Zoti i kishte premtuar se do ia kthejė tė porsalindurin qė tė qetėsohet. Ky ishte sihariqi i parė.
    Nė pallatin e faraonit, Musai i porsalindur refuzonte tė pijė qumėsht nga tė gjithė mėndeshat qė i ofruan. Shėrbėtorėt dolėn me tė porsalindurin nė treg, me shpresė se mos gjejnė ndonjė mėndeshė tė re tė cilėn do e pranojė. Por i porsalinduri vepronte nė atė mėnyrėn sipas urdhrit dhe vullnetit tė Zotit.
    "Ne bėmė qė ai tė mos pranonte asnjė mėndeshė. Kėshtu, e motra i tha atyre (qė kishin birėsuar Musain): “A doni t’ju gjej njė familje, e cila do tė kujdeset pėr tė, duke e edukuar me kujdes?” (Kasas, 12)
    Shėrbėtorėt e pyetėn motrėn e Musait a.s:"Po ti ku e di se do tė kujdesen dhe do e edukojnė siē duhet?!" Ajo u pėrgjigj:"Ata janė njė familje e varfėr dhe nevojtare, nėse e dinė se ky i porsalindur vjen nga pallati i faraonit dhe pėr kėtė do tė shpėrblehen, do tė bėjnė gjithēka pėr t'u pėrkujdesur pėr tė. Nė kėtė shtėpi, ndodhet njė grua e mirė, gjirin e tė cilės nuk e ka refuzuar asnjė i porsalindur."
    Shėrbėtorėt pranuan tė shkojnė nė shtėpinė e kėsaj gruaje dhe me t'ia afruar Musain, filloi tė pijė nga gjiri i nėnės sė tij. Kur dėgjoi mbi kėtė Asija, kėrkoi tė takohet me tė dhe i kėrkoi tė qėndrojė nė pallatin e faraonit qė tė mėkojė Musain. Por e ėma refuzoi me pretekstin se kishte fėmijė tė tjerė nė shtėpi pėr tė cilėt i duhej tė kujdesej. Atėherė Asija pranoi qė ta marrė Musain nė shtėpinė e saj tė thjeshtė, bashkė me shumė dhurata. Vetė nėna e Musait a.s u nderua si askush tjetėr, saqė edhe komandantėt e faraonit i bėnin dhurata tė shumta, pasi ajo shihej si kujdestarja dhe dadoja e djalit tė faraonit.
    "Kėshtu, Ne e kthyem atė te nėna e vet, qė ajo tė gėzohej e tė mos pikėllohej dhe qė ta dinte se premtimi i Allahut ėshtė i vėrtetė; por, shumica e njerėzve nuk e dinė." (Kasas, 13)
    Musai a.s u rrit mes shtėpisė sė prindėrve tė tij dhe pallatit tė faraonit. Kur mbushi moshėn tetėmbėdhjetė vjeēare, ai dallohej pėr urtėsi dhe menēuri.
    "Dhe, kur ai arriti moshėn madhore dhe pjekurinė e duhur, Ne i dhamė atij menēuri dhe dituri. Kėshtu, i shpėrblejmė Ne ata, qė bėjnė punė tė mira." (Kasas, 14)
    Disa interpretues tė Kuranit mendojnė se Musait a.s iu dha profecia nė kėtė moshė, por ky mendim nuk ėshtė i drejtė. Nė kėtė moshė, Musai a.s ishte nė fenė e Benu Israilėve, fenė e gjyshėrve tė tij Jusufit a.s, Jakubit a.s dhe Ibrahimit a.s.
    Njė ditė, Musai a.s lėvizte rrugėve tė qytetit, nė njė kohė kur njerėzit e tjerė ishin mbyllur nė shtėpi. Disa mendojnė se ishte koha e pushimit tė drekės dhe disa tė tjerė thonė se ishte nė mbrėmje. Thotė Zoti lidhur me kėtė ngjarje:
    "Njė herė Musai hyri nė qytet, pa u vėnė re nga banorėt e tij. Atje pa dy njerėz qė rriheshin. Njėri ishte nga tė vetėt, kurse tjetri ishte nga kundėrshtarėt. Ai i grupit tė vet i kėrkoi ndihmė kundėr atij tė popullit armik. Dhe Musai i ra me grusht atij, duke e vrarė." (Kasas, 15)
    Njė egjiptian dhe njė izraelit po ziheshin dhe superioriteti i egjiptianit dukej qarė. Menjėherė Musai a.s vajti dhe e goditi me grusht egjiptianin, gjė e cila i shkaktoi atij vdekjen e menjėhershme. Musai a.s asokohe gėzonte shėndet dhe fuqi tė pakrahasueshme me bashkėmoshatarėt e tjerė. Me njė grusht tė vetėm, ai e ēoi nė botėn tjetėr egjiptianin. Musai a.s nuk synoi ta vrasė, por thjesht ta largojė nga izraeliti tė cilin po e dhunonte. Kur pa ēfarė ndodhi, Musai a.s mbeti gojėhapur dhe tha:"Kjo ėshtė punė e djallit! Ai ėshtė armik i betuar i njeriut dhe ngatėrrestar i hapur!" (Kasas, 15)
    Ai ia atribuoi shejtanit faktin qė nuk e kishte marrė nė konsideratė fuqinė e tij. Nga vetė fjalėt, kuptohet qė Musai a.s e njihte shejtanin, ngatėrresat dhe armiqėsinė qė i kishte shpallur racės njerėzore.
    Musai a.s u pendua dhe u bė pishman pėr atė qė sapo kishte ndodhur.
    "O Zoti im! Njėmend, Unė i kam bėrė keq vetes, andaj mė fal!” Dhe Ai e fali. Pa dyshim, Ai ėshtė Falėsi e Mėshirėploti." (Kasas, 16)
    Meqė ishte njė gjynah qė ndodhi pa dashje dhe nė gjaknxehtėsi e sipėr, Zoti ia fali.
    "Musai tha: “O Zoti im! Falė tė mirave qė mė ke dhėnė, unė nuk do tė bėhem ndihmės i tė kėqijve!” (Kasas, 17)
    Meqėnėse Zoti ia fali kėtė gjynah, Musai a.s u betua se kurrė nuk do tė bėhet dorė e kriminelėve dhe njerėzve tė ligė.
    Edhe pse Zoti ia fali kėtė gjynah, Musai a.s u frikėsua nga ndonjė hakmarrje, pasi sapo kishte vrarė njė egjiptian. ēfarė duhej tė bėnte?
    Tė nesėrmen nė mėngjes, teksa ecte plot kujdes Musai a.s pėrballet me tė njėjtėn skenė dhe me tė njėjtin izraelit qė kishte ndihmuar njė ditė mė parė duke u ngatėrruar me njė egjiptian tjetėr. Thotė Zoti nė Kuran:
    "Teksa Musai ecte nė mėngjes i frikėsuar nė qytet, duke pritur se ē’do tė ndodhte, kur ai qė tė djeshmen e kishte thirrur nė ndihmė, e thirri sėrish nė ndihmė. Musai i tha: “Ti qenke tamam njė ngatėrrestar i hapur!” (Kasas, 18)
    Megjithatė i erdhi keq pėr izraelitin dhe u turr t'i vijė nė ndihmė. Nė atė ēast, egjiptiani i frikėsuar i tha:
    "Dhe, kur deshi tė sulmonte atė qė ishte armik i tė dyve, ai i tha: “O Musa, a do tė mė vrasėsh edhe mua, siē vrave atė tjetrin dje?! Ti dėshiron vetėm qė tė bėhesh dhunues nė tokė e nuk dėshiron tė bėhesh nga ata qė ndreqin e vendosin drejtėsi”. (Kasas, 19)
    Pra, duket qė lajmi se Musai a.s kishte vrarė njė egjiptian ishte pėrhapur tashmė nė qytet dhe tė gjithė e dinin.
    Disa interpretues tė Kuranit, mendojnė se ai qė i tha fjalėt e mėsipėrme ishte izraeliti, i cili mendoi se Musai do qėllojė atė sot, pasi e akuzoi si ngatėrrestar.
    Musai a.s, duke ndjerė rrezikun qė i kanosej, u fsheh. Njė mik dhe shok i tij nė pallatin e faraonit, e gjeti dhe i kėrkoi tė largohej menjėherė nga Egjipti pasi faraoni kishte vendosur ta ekzekutojė.
    "Aty erdhi njė njeri, duke nxituar prej skajit tė qytetit, e tha:“O Musa, paria ėshtė mbledhur e po bisedon pėr tė tė vrarė, prandaj ik, sepse po ta jap njė kėshillė tė sinqertė”. (Kasas, 20)
    Vetė faraoni nuk e donte Musain a.s dhe kjo u pa qė ditėn e parė qė e gjeti e shoqja. Po kėshtu, edhe paria e Egjiptit e urrenin, pasi e dinin se i pėrkiste Benu Israilėve. Tashmė ishin krijuar kushtet e duhura pėr ta hequr qafe Musain.
    "Musai doli prej qytetit i frikėsuar, duke pritur se ē’do tė ndodhte dhe tha: “O Zoti im, mė shpėto prej popullit keqbėrės!” (Kasas, 21)
    E ku tė shkonte Musai a.s, ndėrkohė qė tė gjithė ishin vėnė nė kėrkim tė tij pėr ta hequr qafe? Ai nuk kishte me vete as ushqim pėr udhėtim, as ujė, as kafshė dhe as nuk e njihte rajonin. Pa e ditur se ku po shkon, ai udhėtoi nė shkretėtirė derisa arriti nė Palestinė. Tė gjithė kėtė distancė ai e pėrshkoi nė kėmbė, ku iu grisėn kėpucėt qė kishte veshur dhe e plotėsoi rrugėn kėmbėzbathur. Duke qenė se nuk kishte as ushqim, ai ushqehej me gjethe pemėsh.
    Musai a.s vazhdoi udhėtimin gjersa arriti nė Medjen, fshatin ku banonte dhe jetonte profeti i Zotit, Shuajbi a.s. Kjo ishte pasi Zoti e kishte shkatėrruar dhe ndėshkuar popullin e Shuajbit, tė cilėt adhuronin njė pemė.
    "Kur arriti tek pusi i Medjenit, ndeshi rreth tij shumė njerėz qė u jepnin ujė kafshėve. Pėrveē tyre, ai vuri re dy vasha qė po mbanin kafshėt e veta. Ai tha: “Si e keni hallin ju?” Ato thanė: “Ne nuk u japim ujė, pa u larguar barinjtė. Babai ynė ėshtė shumė plak”. (Kasas, 23)
    Nė Medjen, ndodhej njė pus uji, ku njerėzit mbushnin ujė pėr vete dhe pėr kafshėt. Ujin qė mbushnin nga pusi, ata e derdhnin nga lugje, ku pinin mė pas kafshėt e secilit. Ndėrkohė qė tė gjithė njerėzit mbushnin ujė dhe u jepnin tė pinė bagėtive, dy vajza tė reja qėndronin mėnjanė me bagėtinė e tyre. Musai a.s u afrua dhe i pyeti pėrse qėndronin mėnjanė dhe nuk u jepnin ujė bagėtisė. Vajzat u justifikuan se nuk donin tė pėrziheshin me burrat e tjerė. Menjėherė Musai a.s vajti dhe mbushi ujė pėr bagėtinė e dy vajzave dhe pasi u larguan, Musai a.s u ul nėn hijen e njė peme.
    "Kėshtu, Musai u dha ujė kafshėve tė tyre e pastaj u kthye te njė hije dhe tha: “Zoti im, ēfarėdo dhuntie qė tė mė japėsh, unė jam nevojtar!” (Kasas, 24)
    Tregon Abdullah ibnu Abasi:"Kur Musai a.s mbėrriti nė Medjen, i ishte rrjepur lėkura e kėmbėve nga udhėtimi kėmbėzbathur, kurse barku i ishte ngjitur me shpinėn nga uria."
    Njėra nga dy vajzat, e dėgjuan lutjen e mėsipėrme tė Musait a.s dhe me tė mbėrritur nė shtėpi, i rrėfyen babait tė tyre gjithēka qė kishte ndodhur. Ato e panė qė ai ishte njeri i fisėm dhe shpirtmadh dhe vendosėn qė ta ftojnė nė shtėpi qė ta shpėrblejnė.
    "Mė vonė, njėra nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha:“Babai im tė fton pėr tė tė shpėrblyer, se i dhe ujė (tufės sonė)”. (Kasas, 25)
    Siē e cekėn dhe ajeti, vajza erdhi me ndrojtje tek Musai a.s dhe e ftoi nė shtėpi. Gjatė rrugės, Musai a.s ecte para kurse vajza pas dhe sa herė qė i duhej t'i tregojė drejtimin qė duhej tė ndiqte, vajza i hidhte njė guralec nė drejtimin e duhur. Njė nga tiparet dalluese tė njė vajze myslimane ėshtė edukata dhe morali i turpit. Kėtė e shohim tė pasqyruar tek vajza e njė profeti dhe bashkėshortja e njė profeti. Kjo vajzė, ishte vajza e profetit Shuajb a.s dhe mė pas do tė martohet me vetė Musain a.s.
    "Kur Musai shkoi tek ai dhe i tregoi ēfarė kishte pėrjetuar, ai tha:“Mos u frikėso, sepse ke shpėtuar prej njė populli keqbėrės!” “O babai im, - tha njėra nga ato tė dyja - merre kėtė njeri nė shėrbim! Sigurisht qė njerėzit e fortė dhe tė besueshėm janė mė tė mirėt, qė dikush mund tė marrė nė shėrbim”. (Kasas, 25-26)
    Cilėsitė mė kryesore qė duhet tė pėrmbushė njė punonjės janė aftėsia dhe besueshmėria. Pėrveē aftėsive tė tij, ai duhet tė pėrmbushė dhe kriterin e besueshmėrisė, tė jetė njeri i besueshėm dhe qė e njeh Zotin. Pėrkundrazi, do e shpėrdorojė pasurinė tėnde.
    Duke shquar cilėsi dhe tipare tė rralla tek Musai a.s, Shuajbi vendosi ta martojė me njėrėn nga dy vajzat e tij. Meqė Musai a.s nuk kishte pasuri, pasi ishte i arratisur, Shuajbi i kėrkoi qė si dhuratė martesore, tė punonte tetė vite tek ai. Pas kėsaj, do tė ishte i lirė tė shkonte ku tė dėshirojė.
    "Plaku tha: “Unė dua tė tė jap pėr grua njėrėn prej kėtyre dy bijave tė mia, me kusht qė tė mė shėrbesh mua tetė vjet; por, nėse dėshiron, mund tė qėndrosh dhjetė vjet. Unė nuk dėshiroj tė t’i rėndoj gjėrat. Ti do tė shohėsh, nė dashtė Allahu, se jam njė njeri i mirė. Musai tha: “Le tė jetė kėshtu (kjo marrėveshje) midis meje dhe teje. Cilindo prej tė dy afateve qė tė plotėsoj, nuk do tė jetė padrejtėsi pėr mua. Allahu ėshtė Dėshmues pėr atė qė folėm.” (Kasas, 27-28)
    Profeti Muhamed a.s u pyet njė ditė se sa vite qėndroi Musai a.s nė shtėpinė e Shuajbit, duke i shėrbyer. Profeti a.s u pėrgjigj:"I plotėsoi dhjetė vite."
    Pas dhjetė vitesh, Musai a.s kishte ndryshuar shumė dhe ndjente mall pėr vendlindjen e tij, pėr nėnėn, motrėn dhe vėllain. Kėshtu, bashkė me gruan ai u nis pėr nė Egjipt. Gjatė rrugės, ai humbet nė shkretėtirė. U rrek tė ndezė njė zjarr, pasi ishte natė e ftohte, por nuk mundi dot. Nga larg, ai dalloi njė dritė zjarri dhe i kėrkoi gruas tė presė aty ku ishte dhe u nis menjėherė drejt zjarrit.
    "Kur Musai e plotėsoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vuri re nga larg njė zjarr nė anėn e (malit tė) Turit. I tha familjes sė vet: “Pritni, sepse kam parė njė zjarr. Ndoshta mund t’ju sjell prej tij ndonjė lajm ose njė urė zjarri pėr t’u nxehur”. (Kasas, 29)
    Padyshim qė kjo i ndodhte sipas njė plani dhe projekti nga vetė Zoti i madhėruar. Ai duhej tė humbiste rrugėn atė natė, tė mėrdhinte bashkė me tė shoqen dhe tė kėrkonte tė ndezė njė zjarr.
    "A e ke dėgjuar historinė e Musait? Kur pa njė zjarr, ai i tha familjes sė vet: “Rrini kėtu, sepse pashė njė zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell njė urė tė ndezur ose tė gjej pranė tij ndonjė udhėrrėfyes”. (Taha, 9-10)
    Kur arriti pranė zjarrit, Musai a.s dalloi diēka tė ēuditshme. Ajo qė Musai a.s e kishte marrė pėr zjarr, ishte dritė, nur. Kjo dritė dhe nur buronte nga njė pemė e madhe. I habitur u afrua tek kjo pemė e cila ndriēonte nga brenda. Kur u afrua, dėgjoi pėr herė tė parė thirrjen hyjnore qė i drejtohej pikėrisht atij. Zoti i lartėsuar po i fliste njė krijese tė Tij nė mėnyrė direkt dhe pa ndėrmjetės, gjė e cila nuk i ka ndodhur tjetėr kujt, pėrveē profetit Muhamed a.s natėn e Miraxhit.
    "Kur arriti te zjarri, njė zė e thirri: “O Musa! Nė tė vėrtetė, Unė jam Zoti yt! Prandaj, hiqi nallanet, sepse ndodhesh nė luginėn e shenjtė tė Tuvasė. Unė tė kam zgjedhur ty, prandaj dėgjo atė qė po tė shpallet! Me tė vėrtetė, Unė jam Allahu, s’ka zot tjetėr pėrveē Meje, prandaj, vetėm Mua mė adhuro dhe kryej faljen pėr tė mė kujtuar Mua!"
    "Ora (e Kiametit) do tė vijė me siguri, por Unė e mbaj tepėr tė fshehur, qė secili tė shpėrblehet pėr atė qė ka bėrė. Prandaj, mos e lėr atė qė nuk beson nė tė (Ditėn e Kiametit) dhe qė jepet pas epsheve tė veta, tė tė nxjerrė (nga rruga e drejtė), pėrndryshe do tė humbisje." (Taha, 11-16)
    Nė njė ajet tjetėr tė sures Kasas, Zoti i lartėsuar e pėrshkruan kėtė ēast me fjalėt:
    "Kur erdhi afėr, njė zė e thirri nga ana e djathtė e luginės, nga njė pemė nė njė vend tė bekuar: “O Musa, nė tė vėrtetė, Unė jam Allahu, Zoti i botėve!" (Kasas, 30)
    Pasi Musait a.s iu bė gjithēka e qartė, Zoti e pyet nė njė moment:"Ē’ėshtė ajo qė mban nė dorėn e djathtė o Musa?” Ai u pėrgjigj: “Ky ėshtė shkopi im, me tė cilin mbahem dhe shkund gjethe pėr dhentė e mia; mė shėrben edhe pėr punė tė tjera. (Allahu) i tha: “Hidhe atė, Musa!” Ai e hodhi atė dhe, menjėherė, (shkopi) u bė gjarpėr qė zvarritej." (Taha, 17)
    Nė njė ajet tjetėr, Zoti thotė:
    "Hidhe shkopin tėnd!” Kur e pa shkopin qė po lėvizte si gjarpėr, ai iku me vrap e nuk u kthye prapa. (Zoti i thirri) “O Musa, mos u frikėso! Nė tė vėrtetė, tė dėrguarit e Mi nuk frikėsohen nė praninė Time." (Neml, 10)
    "Hidhe shkopin tėnd!” Kur e pa se shkopi po lėvizte shpejt, si tė ishte gjarpėr, u zmbraps me tė shpejtė, pa shikuar pas, ndėrsa zėri i tha: “O Musa! Afrohu dhe mos u frikėso, sepse ti je i mbrojtur." (Kasas, 31)

    Nė ēastin qė shkopi i tij u shndėrrua nė gjarpėr, Musain a.s e kaploi frika dhe paniku. Pasi Zoti e urdhėroi ta marrė nė dorė, Musai a.s e kapi pėr bishti dhe u shndėrrua sėrish nė shkop.
    "(Allahu) i tha: “Merre atė dhe mos u frikėso! Ne do ta kthejmė nė gjendjen e tij tė mėparshme." (Taha, 21)
    Veē mrekullisė sė shkopit qė shndėrrohej nė gjarpėr, Zoti i dha Musait a.s edhe njė mrekulli tė dytė, tė cilėn e gjejmė nė ajetet:
    "Fute dorėn tėnde nėn sqetull: ajo do tė dalė e bardhė, pa kurrfarė sėmundjeje. Ja, kjo ėshtė njė shenjė tjetėr." (Taha, 22)
    "Fute dorėn tėnde brenda nė gji dhe do tė dalė e bardhė pa kurrfarė sėmundje." (Neml, 12)
    Musai a.s u urdhėrua ta fusė dorėn nėn sqetull dhe kur e nxorri qė andej, ajo i shkėlqente si dielli. Nėse e fuste dorėn sėrish nėn sqetull, drita largohej. Nėse do e kaplonte frika pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, Musai a.s mblidhte krahun pas vetes dhe ajo i largohej. Thotė Zoti nė Kuran:"Shtrėngoje krahun pas vetes qė tė ēlirohesh prej frikės! Kėto janė dy mrekulli prej Zotit tėnd pėr Faraonin dhe parinė e tij; ata janė njėmend popull i mbrapshtė!” (Kasas, 32)
    Pasi e kuptoi mesazhin me tė cilin e ngarkoi Zoti, Musai a.s i tha:
    " (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtėsoma punėn time, dhe zgjidhma nyjen e gjuhės sime, qė ata tė kuptojnė fjalėn time!" (Taha, 24-28)
    Siē dihet, Musai a.s vuante nga belbėzimi, pėr kėtė iu lut Zotit qė t'ia largojė kėtė tė metė. Sa herė qė fliste gjėra tė zakonshme, Musai a.s belbėzonte, ndėrkohė qė kur i fliste faraonit mbi Zotin dhe e ftonte nė fenė e Tij, fliste lirshėm dhe pa probleme.
    Kur nėna e besimtarėve, Aisheja, u pyet se kush ishte ndėrmjetėsuesi mė i madh nė histori, u pėrgjigj:"Ai ėshtė Musai a.s, i cili ndėrmjetėsoi tek Zoti qė edhe vėllai i tij tė bėhej profet."
    "Mė jep njė ndihmės nga familja ime, Harunin, vėllanė tim! Ma rrit fuqinė nėpėrmjet atij dhe bėma ortak nė punėn time, qė tė thurim shumė lavde pėr Ty e tė tė pėrmendim Ty vazhdimisht! Vėrtet, Ti do tė jesh gjithnjė Mbikėqyrėsi ynė”. (Allahu) tha: “Kėrkesa jote u plotėsua, o Musa." (Taha, 29-36)
    Pas kėsaj, Musai a.s u kujtua se kishte vrarė njė egjiptian dhe se kjo mund tė pėrbėnte rrezik pėr jetėn e tij.
    "Musai tha: “O Zoti im, unė kam vrarė njė njeri tė tyre, prandaj kam frikė se do tė mė vrasin. Vėllai im, Haruni, ėshtė mė gojėtar se unė nė tė folur, andaj dėrgoje atė me mua, si ndihmės timin, qė tė vėrtetojė fjalėt e mia. Unė vėrtet kam frikė se ata do tė mė quajnė gėnjeshtar”. Allahu tha: “Ne do tė tė forcojmė ty me vėllanė tėnd dhe qė tė dyve do t’ju japim fuqi. Kėshtu, ata nuk do tė mund t’ju afrohen juve. Me mrekullitė Tona, ju tė dy dhe ata qė do t’ju pasojnė, do
    tė jeni ngadhėnjimtarė." (Kasas, 33)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Rreth filmit "Exodus: God and Kings Moses" (Historia e Musait)

    Musai a.s nė Egjipt

    Me tė mbėrritur nė Egjipt, Musai a.s u drejtua drejt shtėpisė sė nėnėn sė tij. Pasi u takua me tė gjithė familjarėt, ai bashkė me Harunin u nisėn tek faraoni. Kur vajtėn tek porta e pallatit, rojet nuk i lejuan tė hyjnė brenda. Musai a.s u tha se ishte i dėrguar dhe rojet menduan se ishte i dėrguari i ndonjė mbreti dhe e lejuan tė hyjė tek faraoni.
    Misioni i Musait a.s ishte qė tė nxjerrė Benu Israilėt nga Egjipti. Thotė Zoti nė Kuran:"Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Ne jemi tė dėrguarit e Zotit tė botėve, qė tė lejoni bijtė e Izraelit tė vijnė me ne!” (Shuara, 16)
    Me ta parė, faraoni e njohu menjėherė Musain a.s dhe kur dėgjoi kėrkesėn e tij, i tha:
    "Faraoni tha: “Vallė, a nuk tė kemi rritur nė gjirin tonė si fėmijė?! A nuk ke qėndruar midis nesh shumė vjet tė jetės sate?! E pastaj bėre veprėn qė ti e di, duke qenė mosmirėnjohės?! Musai tha: “E kam bėrė atė, kur nuk kam qenė i udhėzuar. Pastaj ika prej jush, kur u frikėsova prej jush dhe Zoti im mė dhuroi menēuri dhe mė bėri njė nga tė dėrguarit. A e quan mirėsi atė qė mė bėre mua, ndėrkohė qė bijtė e Izraelit (popullin tim) i bėre skllevėr? Faraoni e pyeti: “E ē’ėshtė Zoti i botėve?” (Musai) u pėrgjigj: “Ėshtė Zoti i qiejve, i Tokės dhe i gjithēkaje qė gjendet midis tyre, nėse besoni me bindje”. (Shuara, 18-24)
    Kėto fjalė, Musai a.s nuk ia adresonte vetėm faraonit, por edhe tė pranishmėve tė tjerė qė ishin tė pranishėm.
    (Faraoni) u tha atyre rreth vetes: “Vallė, a nuk po dėgjoni?!” Ai tha: “Zoti juaj dhe Zoti i tė parėve tuaj.” (Faraoni) tha: “Me tė vėrtetė, i Dėrguari qė ju ėshtė sjellė, ėshtė i ēmendur”. (Musai) tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perėndimit dhe i gjithēkaje qė gjendet midis tyre, nėse kuptoni." (Shuara, 25-28)
    Musai a.s ceku disa cilėsi tė Zotit, i cili kishte nėn sundim Lindjen dhe Perėndimin, cilėsi kėto qė nuk i gėzonte faraoni qė pretendonte se gėzonte cilėsi hyjnore. Kur i dėgjoi kėto fjalė, faraoni u frikėsua se mos tė pranishmit ndikohen nga fjalėt e Musait a.s, pėr kėtė filloi ta kėrcėnojė dhe t'i bėjė shantazh Musait a.s.
    "(Faraoni) tha: “Nėse ti merr pėr zot tjetėrkėnd, pėrveē meje, me siguri, do tė tė fus nė burg!” (Shuara, 29)
    Kjo ėshtė sjellja tipike e diktatorėve dhe despotėve, tė cilėt nuk binden me argumente racionale. Zgjidhja e vetme e tyre janė burgjet, torturat, syrgjynosja dhe keqtrajtimi i hoxhallarėve dhe ftuesve myslimanė.
    Duke parė kokėfortėsinė e faraonit, Musai a.s vendosi tė luajė me kartėn e mrekullive, me shpresė se do tė reflektonte.
    "(Musai) u pėrgjigj: “Vallė, edhe pasi tė tė kem sjellė mrekulli tė qartė? “(Faraoni) tha: “Tregoje pra, nėse thua tė vėrtetėn!” (Shuara, 30-31)
    Dialogu mes Musait a.s dhe faraonit ceket dhe nė shumė ajete tė tjera tė Kuranit.
    "Shkoni tek ai dhe i thoni: “Ne tė dy jemi tė dėrguarit e Zotit tėnd, lėshoji tė bijtė e Izraelit qė tė vijnė me ne dhe mos i mundo! Ne tė kemi sjellė ty njė shenjė nga Zoti yt. Paqe mbi atė qė ndjek rrugėn e drejtė! "Vėrtet, neve na ėshtė shpallur se dėnimi do tė godasė kėdo, qė (i) mohon (shenjat e Allahut) dhe (i) kthen shpinėn (tė dėrguarve tė Tij)”. (Faraoni) tha: “E, kush ėshtė Zoti juaj, o Musa?” (Musai) tha: “Zoti ynė ėshtė Ai qė ēdo gjėje i ka dhėnė trajtėn e vet e pastaj e ka udhėzuar”. (Faraoni) tha: “Si ėshtė gjendja e brezave tė mėparshėm”? pėrse ata nuk e kanė adhuruar kėtė Zotin qė beson ti dhe na kėrkon ta besojmė dhe ne? - (Musai) tha: “Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im, nė Libėr. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!” – me kėtė, Musai a.s sikur i tėrhiqte vėmendjen qė tė mos e shkėpusnin bisedėn tek brezat e parakaluar, por tė flisnin mbi atė kohė - Ėshtė Ai qė Tokėn e ka bėrė shtrat pėr ju, qė ju ka shtruar rrugėt nėpėr tė dhe qė lėshon ujė nga qielli, me qėllim qė, nėpėrmjet tij, tė rriten shumė lloje bimėsh tė ndryshme. Hani dhe kullotni bagėtinė tuaj! Kėto, me tė vėrtetė, janė shenja pėr ata qė janė mendarė." (Taha, 47-54)
    Kur Musai a.s i foli mbi fakte dhe prova konkrete, tė cilat dėshmonin vėrtetėsinė e asaj qė kishte thėnė gjer atėherė, faraoni pranoi.
    "(Musai) lėshoi shkopin e vet e ai u shndėrrua nė gjarpėr tė vėrtetė! Pastaj nxori dorėn e vet dhe ajo, menjėherė u duk e bardhė para shikuesve!" (Shuara, 31-32)
    Ishin dy mrekulli tė cilat i lanė gojėhapur faraonin dhe tė pranishmit. Duke ndjerė rrezikun, faraoni ndėrhyri menjėherė dhe tha:"dhe tha: “O Musa, a ke ardhur qė tė na nxjerrėsh nga toka jonė me magjinė tėnde?! Ne do tė tė sjellim ty njė magji tė ngjashme. Cakto, midis nesh dhe teje, njė takim nė njė vend tė sheshtė, ku nuk do tė mungojmė as ne, as ti!” (Taha, 58)
    Pra, faraoni e akuzoi Musain a.s pėr magji, madje e sfidoi duke e ftuar tė pėrballej me magjistarėt e tij. Kjo ishte pikėrisht ajo qė dėshironte dhe Musai a.s.
    "(Musai) tha: “Takimi me ju ėshtė nė ditėn e kremtės dhe njerėzia le tė tubohen paradite”. (Taha, 59)

    Musai a.s para magjistarėve

    Me tė dalė para magjistarėve, Musai a.s i paralajmėroi mbi pasojat qė do tė kishin po tė vazhdonin duke mashtruar njerėzit.
    "Musai u tha atyre: “Tė mjerėt ju! Mos trilloni gėnjeshtra pėr Allahun, duke bėrė qė Ai t’ju shkatėrrojė me dėnim. Do tė dėshtojnė me siguri, ata qė trillojnė gėnjeshtra!” (Taha, 61)
    Kėta magjistarė, ishin pėrzgjedhur nga faraoni qė nė vegjėli dhe i kishte dėrguar tek magjistarėt mė tė famshėm tė Egjiptit. Pasi ishin rritur, ata kishin marrė nam nė tė gjithė Egjiptin pėr magjitė e tyre. Kur i dėgjuan fjalėt e mėsipėrme tė Musait a.s, filluan tė diskutojnė mes njėri-tjetrit, pasi e kuptuan qė nuk ishin fjalė tė njė magjistari.
    "Ata diskutuan me njėri-tjetrin pėr punėn e tyre, duke pėshpėritur fshehurazi." (Taha, 62)
    Me njėri-tjetrin ata e pleqėruan ēėshtjen e Musait a.s, i cili nuk u dukej njė magjistar siē ishin vetė, por seē kishte diēka ndryshe. Nė fund, ata u nisėn drejt faraonit tė cilit i thanė:"Dhe kur erdhėn magjistarėt e Faraonit, thanė: “A do tė shpėrblehemi, nėse fitojmė?” Faraoni tha: “Po, dhe do tė jeni nga mė tė afėrmit e mi”. (Araf, 113-114)
    Jo vetėm qė do tė shpėrbleheni – nėse e thyeni me magjinė tuaj Musain – por edhe do t'u emėroj nė postet mė tė lartė pranė meje. Kjo ua shtoi lakminė mė shumė magjistarėve dhe para njerėzve deklaruan:
    "Njėri prej tyre tha: “Nė tė vėrtetė, kėta (Musai dhe Haruni), janė dy magjistarė, qė duan t’ju shporrin nga toka juaj me magjitė e tyre dhe tė shkatėrrojnė fenė tuaj tejet tė mirė. Prandaj, bashkojini magjitė tuaja dhe ejani me radhė. Do tė fitojė sot ai qė ka epėrsi!” (Taha, 63-64)
    Tė gjithė magjistarėt u vunė nė njė rresht, ndėrkohė qė Musai a.s ndodhej pėrballė tyre i vetėm dhe pas tij Haruni.
    "Ata thanė: “O Musa, ose hidh ti, ose tė hedhim ne tė parėt”. (Taha, 65)
    Zoti e frymėzoi Musain a.s qė tė presė derisa magjistarėt tė demonstrojnė magjitė e tyre tė parėt.
    "Ai tha: “Jo, hidhni ju!” Dhe ja tek i dukeshin atij litarėt dhe shkopinjtė e tyre se po rendnin vėrtet, pėr shkak tė magjisė sė tyre." (Taha, 66)
    Dyzet magjistarėt e faraonit hodhėn pėrtokė shkopinjtė dhe litarėt e tyre, tė cilėt menjėherė filluan tė lėvizin dhe tė pėrdridhen si tė ishin gjarpėrinj. Kjo skenė e magjepsi edhe vetė Musain a.s.
    "Dhe ja tek i dukeshin atij litarėt dhe shkopinjtė e tyre se po rendnin vėrtet, pėr shkak tė magjisė sė tyre." (Taha, 66)
    "Kur magjistarėt hodhėn shkopinjtė e tyre, i magjepsėn sytė e njerėzve, i frikėsuan ata dhe manifestuan njė magji tė madhe." (Araf, 116)
    Njerėzit qė e dėshmuan kėtė ngjarje dhe skenė i mbėrtheu paniku. Po kėshtu, edhe vetė Musai a.s u frikėsua. "Atėherė Musai ndjeu frikė nė vetvete." (Taha, 67)
    Por Zoti e qetėsoi Musain a.s me fjalėt:"Ne i thamė: “Mos u frikėso, se, nė tė vėrtetė, ti do tė fitosh! Hidhe atė qė mban nė dorėn e djathtė: do tė gėlltisė gjithēka qė kanė bėrė ata, sepse ajo qė kanė bėrė ata, ėshtė vetėm njė mashtrim i magjistarėve; e, magjistari nuk do tė ketė sukses kudo qė tė gjendet." (Taha, 68)
    Me ta hedhur bastunin e tij Musai a.s, u shndėrruan nė gjarpėr dhe filloi tė pėrpijė tė gjithė shkopinjtė dhe litarėt e magjistarėve. Kjo skenė i siguroi magjistarėt se ajo qė sapi kishin parė nuk mund tė ishte magji.
    Pėr tė treguar se magjistarėt e pranuan menjėherė kėtė tė vėrtetė, Kurani thotė:" Atėherė magjistarėt ranė nė sexhde dhe thanė: “Ne besojmė nė Zotin e Harunit dhe Musait”. (Taha, 70)
    Ajo qė kishin parė me sytė e tyre nuk ishte magji, por ishte njė mrekulli me burim hyjnor. Ky reagim i magjistarėve, e xhindosi faraonin.
    Ai u ngrit dhe u drejtua magjistarėve me fjalėt:“Ēfarė?! Ju e besuat atė, para se t’ju jap leje unė?!" (Taha, 71)
    Magjistarėt, kur konstatuan se ajo qė sapo bėri Musai a.s nuk ishte magji, e harruan faraonin. Nė sexhde ata sikur i detyroi dikush tė bien. Vetė folja qė ėshtė pėrdorur nė kėtė kontekst (Ulkije) do tė thotė "u hodhėn", pra sikur dikush i hodhi nė sexhde.
    Pėr tė gjetur njė justifikim dhe pėr tė mos u demaskuar para gjithė publikut, faraoni u tha magjistarėve duke i akuzuar pėr komplot:"Nė tė vėrtetė, ai (Musai a.s) ėshtė mjeshtri juaj, qė ju ka mėsuar magjitė." (Taha, 71)
    "Nė tė vėrtetė, ky ėshtė njė komplot qė keni pėrgatitur, me qėllim qė tė nxirrni nga qyteti banorėt e tij! Keni pėr ta parė!" (Araf, 123)
    Faraoni qė kishte vrarė kushedi sa foshnje nga bijtė e Izraelit, i shtypte dhe i keqtrajtonte, akuzonte magjistarėt dhe Musain a.s pėr komplot dhe qėllime tė kėqija. Ėshtė e njėjta propagandė, e cila sot adresohet kundėr ftuesve dhe hoxhallarėve, tė cilėt akuzohen si terroristė dhe ekstremistė. Vetė kriminelėt dhe spastruesit etnikė, akuzojnė viktimat. Sa e ngjashme e djeshmja me tė sotmen!
    Faraoni edhe i kėrcėnoi me fjalėt:"Unė do t’jua kėpus duart dhe kėmbėt tuaja tė kėmbyera dhe do t’ju var nė trungjet e palmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh ėshtė mė i ashpėr dhe mė ngulmues nė ndėshkim.” (Taha, 71)
    Pėrgjigja e magjistarėve ishte e prerė dhe nuk pėrmbante nota hezitimi:
    "(Magjistarėt) u pėrgjigjėn: “Ne kurrė nuk do tė tė japim ty pėrparėsi ndaj provave qė na kanė ardhur neve dhe ndaj Atij qė na ka krijuar ne. Prandaj, gjyko si tė duash; ti gjykon vetėm nė jetėn e kėsaj bote!" (Taha, 72)
    Faraoni urdhėroi qė tė vriteshin tė gjithė magjistarėt qė kishin besuar Musain a.s. Magjistarėt ishin tė parėt qė besuan nė mesazhin e Musait a.s. Pėrveē magjistarėve, Musain a.s e besuan dhe tre persona tė tjerė. Thotė Ibnu Abasi:"Nga egjiptianėt e tjerė, nuk besuan veēse tre persona: Asija, burri qė i kishte treguar Musait a.s e faraoni kėrkon ta ekzekutojė pasi kishte mbytur njė egjiptian dhe besoi njė i tretė nga kėshilltarėt e faraonit, por qė e mbajti besimin tė fshehtė."
    Faraoni u veēua me kėshilltarėt e tij pėr ta pleqėruar ēėshtjen e Musait a.s dhe tė magjistarėve. Ata e kėshilluan qė t'i keqtrajtojė mė shumė bijtė e Izraelit.
    Thotė Zoti nė Kuran lidhur me kėtė fakt:"Dhe, kur ai u solli atyre tė Vėrtetėn prej Nesh, ata thanė:“Vritini djemtė e atyre qė i kanė besuar atij dhe lėrini tė gjalla vajzat e tyre!” (Gafir, 25)
    Ai filloi edhe tė tallej dhe ironizojė Musain a.s me fjalėt:"Faraoni tha: “Mė lini ta vras Musain e ai le ta thėrrasė nė ndihmė Zotin e vet. Unė vėrtet druhem mos ai do t’jua ndryshojė fenė tuaj ose do tė shkaktojė trazira nė Tokė”. (Gafir, 26)
    Musai a.s nuk kishte ku tė mbėshtetej tjetėr pėrveēse nė ndihmėn e Zotit tė lartėsuar. "Musai tha: “Unė i lutem Zotit Tim dhe Zotit tuaj pėr tė mė mbrojtur prej ēdo mendjemadhi, qė nuk beson nė Ditėn e Llogarisė”! (Gafir, 27)
    Besimtari qė i pėrkiste familjes sė faraonit, por qė e mbante tė fshehtė besimin e tij, iu drejtua faraonit dhe tė tjerėve me fjalėt:
    "Por njė njeri besimtar, nga tė afėrmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallė, do tė vrisni njė njeri vetėm se thotė “Allahu ėshtė Zoti im”, ndėrkohė qė ai ju ka sjellė shenja tė qarta prej Zotit tuaj?! Nėse ėshtė gėnjeshtar, atij i pėrket dėnimi i gėnjeshtrės sė vet e, nėse ėshtė i drejtė, atėherė juve do t’ju godasė diēka prej asaj me tė cilėn ju kėrcėnohet ai. Vėrtet, Allahu nuk e udhėzon nė rrugė tė drejtė atė qė e tepron me tė kėqija dhe ėshtė gėnjeshtar." (Gafir, 28)
    Ishte njė qėndrim fisnik i kėtij besimtari, i cili i kujtonte faraonit madhėshtinė e Zotit dhe i kėrkonte tė mos e kundėrshtojė profetin e dėrguar prej Tij. Faraoni deshi ta keqtrajtojė dhe tė hakmerret pėr kėtė guxim, por Zoti e mbrojti.
    "Por Musait nuk i besoi askush, pėrveē njė pakice nga populli i tij, nga frika se do t’i keqtrajtonte Faraoni dhe paria e tij. Faraoni ishte vėrtet njė tiran nė tokė dhe nė tė keqe kalonte ēdo kufi." (Junus, 83)
    Faraoni filloi tė zbatojė planin dhe projektin e tij pėr t'ua dyfishuar bijve tė Israelit dhimbjet dhe vuajtjet.
    Benu Israilėt vajtėn tek Musai a.s dhe iu ankuan pėr shtypjen dhe vuajtjet. "Ata i thanė: “Ne kemi vuajtur para se tė vish ti dhe ende po vuajmė”. (Araf, 129) Fėmijėt tanė janė therrur para se tė vije ti dhe pasi erdhe.
    "Musai tha: “O populli im! Nėse besoni Allahun, mbėshtetuni tek Ai, nėse jeni myslimanė!” Ata thanė: “Ne jemi mbėshtetur tek Allahu. O Zoti ynė, mos na bėj sprovė pėr popullin keqbėrės (duke i lėnė tė na shkatėrrojnė), dhe shpėtona me mėshirėn Tėnde, nga populli mohues!” (Junus, 84)
    Zoti e frymėzoi Musain a.s dhe tė vėllanė e tij qė nė shtėpitė e bijve tė Izraelit tė vendosin shenja tė caktuara qė tė njihen.
    "Ne i shpallėm Musait dhe vėllait tė tij: “Ndėrtoni shtėpi pėr popullin tuaj nė Egjipt, shndėrrojini ato nė faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirė besimtarėve!” (Junus, 87)
    Kjo bėhej me qėllim qė kur tė urdhėrohen pėr t'u larguar nga Egjipti, ta kenė tė lehtė lokalizimin e hebrenjve.
    Mandej, Musai a.s e luti Zotin kundėr faraonit dhe parisė sė egjiptit.
    Musai tha: “O Zoti ynė! Ti i ke dhėnė Faraonit dhe parisė sė tij stoli dhe pasuri nė jetėn e kėsaj bote, por ata, o Zoti ynė, na largojnė nga rruga Jote! O Zoti ynė! Shkatėrroje pasurinė e tyre dhe ngurtėsoi zemrat e tyre, qė tė mos besojnė, derisa tė shijojnė dėnimin e dhembshėm!” (Junus, 88)
    Tregojnė historianėt:"Tė gjithė pasuritė e faraonit dhe tė elitės sė Egjiptit, u shndėrruan nė gurė." Jo vetėm pasuritė, por edhe ushqimet me tė cilat ushqeheshin ēdo ditė.
    "(Allahu) tha: “U pranua lutja e ju tė dyve! Qėndroni tė dy nė rrugėn e drejtė dhe kurrsesi mos ndiqni rrugėn e tė paditurve!” (Junus, 89)
    Ata i thanė: “Ne kemi vuajtur para se tė vish ti dhe ende po vuajmė”. Musai tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta zhdukė armikun tuaj dhe do t’ju bėjė sundimtarė nė Tokė, pėr t’ju parė se si do tė veproni”. (Araf, 129)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Rreth filmit "Exodus: God and Kings Moses" (Historia e Musait)

    Ndėshkimet e Zotit mbi egjiptianėt

    Kur shtypja, keqtrajtimet dhe torturat u shtuan mbi bijtė e Izraelit, Zoti ēon ndėshkimin e tij kundėr egjiptianėve.
    "Dhe Ne e goditėm popullin e Faraonit me thatėsi, me vite zie, qė tė zinin mend." (Araf, 130)
    Ndėshkimi i parė ishte thatėsira, shi nuk binte, burimet u shterėn dhe niveli i Nilit ra si asnjėherė mė parė. Thatėsira bėri qė Egjipti tė kaplohej nga zia e bukės. Faraoni menjėherė e kuptoi se kjo u erdhi prej Musait a.s dhe e thirri menjėherė. Me t'u takuar, faraoni i tha:"Nėse e lut Zotin qė tė bjerė shi dhe tė largohet thatėsira, bijtė e Izraelit nuk do tė vuajnė mė." Musai a.s e luti Zotin qė ta largojė thatėsirėn dhe menjėherė Nili u mbush me ujė dhe ra shi i bollshėm. Por faraoni nuk e mbajti fjalėn dhe vazhdoi me shtypjen e bijve tė Izraelit.
    Ndėshkimi i dytė: Pakėsim i frutave. Tė gjithė pemėt qė mė parė prodhonin sasi tė konsiderueshme frutash, tani nuk prodhonin veēse njė kokėr tė vetme. Palmat, nuk prodhonin veēse njė bistak tė vetėm me hurma. Vreshtat e rrushit nuk prodhonin veēse nga njė bistak me njė kokėrr rrushi. Faraoni e thirri sėrish Musain a.s dhe i kėrkoi ta lusė Zotin qė tė largohej ai ndėshkim, nė kėmbim tė mos keqtrajtimit tė bijve tė Izraelit. Musai a.s e luti Zotin dhe pemėt u mbushėm me fruta. Megjithatė, faraoni sėrish nuk e mbajti fjalėn dhe nuk i lejoi bijtė e Izraelit tė largohen.
    "Por sa herė qė u vinte ndonjė e mirė, ata thonin: “Kėtė e kemi merituar!” E kur i godiste ndonjė e keqe, atė merrnin si ogur tė zi qė vinte prej Musait dhe popullit tė tij. Por jo! Allahu ishte Ai qė ua ndillte fatin e zi, ndonėse shumica e tyre nuk e dinin!" (Araf, 131)
    Ndėshkimet filluan tė ndjekin njėri-tjetrin. Thotė Zoti i lartėsuar lidhur me kėtė:
    "Prandaj, Ne u dėrguam atyre pėrmbytje, karkaleca, rriqra, bretkosa dhe gjak, si shenja tė qarta, por ata madhėshtoheshin dhe ishin popull keqbėrės." (Araf, 133)
    Ajeti pėrmend vetėm pesė argumente dhe ndėshkime pėr faraonin dhe popullin e tij. Katėr tė tjerat i kemi cekur mė lart dhe ato janė: Shkopi qė shndėrrohej nė gjarpėr, dora qė shkėlqente si dielli kur futej nėn sqetull, thatėsira dhe mungesa e frutave.
    Ndėshkimi i radhės ishte pėrmbytja e Egjiptit. E veēantė ėshtė se i gjithė Egjipti u pėrmbyt, kurse lagjet ku banonin bijtė e Izraelit nuk pėsuan asgjė. Menjėherė faraoni kėrkoi Musain a.s dhe iu lut tė largohej ky dėnim. Musai a.s e luti Zotin dhe pėrmbytjet u ndalėn. Megjithatė faraoni vazhdoi me keqtrajtimet dhe shtypjen. Ndėshkimi tjetėr ishin karkalecat, tė cilėt u pėrhapėn me shpejtėsi dhe shkatėrruan tė mbjellat e egjiptianėve. Tė gjithė plantacionet me tė mbjella tė egjiptianėve shkatėrroheshin nga karkalecat, ndėrkohė ato tė bijve tė Izraelit nuk pėsonin asgjė. Meqė faraoni nuk zinte mend, kėtė ndėshkim e pasonte tjetri, morrat. Tė gjithė egjiptianėt u mbushėn me morra nė kokė dhe nė tė gjithė trupin. Ndėrkohė qė bijtė e Izraelit nuk u prekėn aspak nga morrat. Sa herė qė njė egjiptian shtrihej tė pushojė, mbulohej nga morrat.
    Ndėshkimi i radhės ishin bretkosat qė mbushėn vendin. Sa herė qė njė egjiptian hapte enėn tė pijė ujė, gjente bretkosa brenda. Shtrihej tė flejė, nuk e zinte gjumi nga kuakjet e bretkosave. Ulej tė hajė vaktin e radhės dhe hapte gojė pėr tė ngrėnė, bretkosa i turrej mu nė gojė.
    Ndėshkimi i fundit, i cili e drobiti dhe e shkrehu fare faraonin ishte gjaku. Sa herė qė njė egjiptian shkonte tė mbushė ujė nė Nil, uji shndėrrohej nė gjak. Kjo nuk ndodhte me bijtė e Izraelit. Egjiptianėt kur mbushnin ujė nga puset, nė kova dilte vetėm gjak, kurse kovat e bijve tė Izraelit mbusheshin me ujė. Tė gjendur nė kėtė situatė, egjiptianėt shkonin tek bijtė e Izraelit tė pinė ujė. Por sa e mbushnin gotėn pėr tė pirė, shndėrrohej nė gjak.
    "E kur i godiste dėnimi, ata thoshin: “O Musa, lutju Zotit tėnd pėr ne, meqė ka besėlidhje me ty! Nėse na liron nga kjo vuajtje, patjetėr qė do tė tė besojmė ty dhe do t’i lėmė bijtė e Izraelit tė ikin me ty”. Por, kur i liruam nga vuajtja dhe erdhi afati i caktuar, ata e shkelėn menjėherė premtimin." (Araf, 134-135)
    Nė kėtė rast, faraoni dhe egjiptianėt u lodhėn dhe u drobitėn, saqė pėr herė tė parė faraoni pranon qė t'i lėrė bijtė e Izraelit tė largohen nga Egjipti, nė kėmbim tė shmangies sė kėtij dėnimi.
    Menjėherė Musai a.s i urdhėroi bijtė e Izraelit qė nė darkė tė pėrgatiteshin se do tė niseshin natėn pėr t'u larguar nga Egjipti. Kjo, nga frika se mos faraoni pendohej sėrish dhe nuk i lejonte tė largohen.
    "(Allahu i tha): “Ec bashkė me robėrit e Mi natėn, sepse ata do t’ju ndjekin!" (Duhan, 23)
    Meqė tė gjithė i n shtėpitė e njėri-tjetrin nga shenjat e vendosura mė parė, filluan gjashtėqind mijė banorė, me plaēkat, fėmijėt dhe kafshėt, tė dalin nga shtėpitė dhe tė ndėrmarrin udhėtimin e shpėtimit drejt Palestinės.
    Tė nesėrmen nė mėngjes, faraoni u pendua pėr lejen qė i kishte dhėnė Musait a.s pėr tė marrė popullin e tij. Kush do u shėrbente atyre tani qė po iknin hebrenjtė? Ku do i merrnin skllevėrit dhe krahun e punės?
    "Por, kur i liruam nga vuajtja dhe erdhi afati i caktuar, ata shkelėn menjėherė premtimin." (Araf, 135)
    Menjėherė ai dhe ushtria u vunė pas hebrenjve dhe Musait a.s. Thotė Zoti nė Kuran:"Nė agim, ata (njerėzit e Faraonit) iu afruan atyre." (Shuara, 60)
    Nė kėtė kohė, Musai a.s bashkė me popullin e tij kishin mbėrritur nė brigjet e detit tė Kuq. Nga larg, ata dalluan ushtrinė e faraonit qė u ishte qepur pas.
    "Kur dy grupet panė njėri-tjetrin, shokėt e Musait thirrėn:“Me tė vėrtetė, na zunė!” Ai tha: “Kurrsesi! Nė tė vėrtetė, me mua ėshtė Zoti im. Ai do tė ma tregojė rrugėn”. (Shuara, 61-62)
    Teksa ushtria e faraonit afrohej, njerėzit e Musait a.s i kaploi tmerri dhe paniku nga ajo qė i priste.
    "Dhe Ne i shpallėm Musait: “Bjeri me shkopin tėnd detit!” Menjėherė deti u nda dhe ēdo pjesė e tij u bė si mal i madh." (Shuara, 63)
    Ishte njė mrekulli tjetėr qė Zoti ia dha Musait a.s dhe tė cilėn e panė me sytė e tyre hebrenjtė dhe ushtria e faraonit. Deti u nda nė dy pjesė, ku secila i ngjante njė mali tė lartė. E veēantė ėshtė se edhe rruga ku ishte hapur deti nuk ishte e lagėsht, por e thatė, qė bijtė e Izraelit tė kalojnė pa mundim.
    "..hapu atyre njė rrugė tė tharė nėpėr det dhe mos u frikėso se do tė tė kapė ndokush e as se do tė mbyteni!” (Taha, 77)
    Faraoni bashkė me ushtrinė qėndruan para detit. Ai kishte frikė dhe hezitoi t'i ndjekė nga pas bijtė e Izraelit, por kali i tij u turr me vrap nė rrugėn qė ishte hapur. Pas tij u turr e gjithė ushtria. Me tė kaluar izraeliti i fundit nga deti, para se faraoni tė dalė, dy pjesėt e detit bashkohen sėrish
    "Faraoni i ndoqi ata (bijtė e Izraelit) me ushtrinė e tij, por deti i mbuloi ata me dallgė tė mėdha. Faraoni i solli humbje popullit tė vet dhe nuk e ēoi nė rrugė tė drejtė." (Taha, 78-79)
    Ne i mbartėm izraelitėt pėrtej detit dhe Faraoni me ushtrinė e tij i ndoqi ata nga ligėsia dhe armiqėsia. Por, kur po mbytej, (Faraoni) tha: “Besoj se s’ka zot tjetėr pėrveē Atij qė i besojnė bijtė e Izraelit; dhe unė jam ndėr myslimanėt.” – Por faraonit nuk iu pranua pendimi, pasi ishte nė ēastet kur konstatoi vdekjen – Zoti i lartėsuar iu pėrgjigj: “Vallė, tani (po beson), ndėrkohė qė mė parė ishe i padėgjueshėm dhe ngatėrrestar?! Sot do tė shpėtojmė vetėm trupin tėnd, qė tė bėhesh mėsim pėr ata qė vijnė pas teje.” Por, nė tė vėrtetė, shumica e njerėzve nuk ua vėnė veshin shenjave Tona." (Junus, 90-92)
    Ėshtė mrekulli tjetėr qė Zoti e la trupin e tij si argument pėr njerėzit. Ai ndodhet sot e kėsaj dite si mumje nė muzeun e Egjiptit. Ėshtė pikėrisht mumia e Ramsisit, faraoni i Musait a.s qė u mbyt nė det.
    Nė njė hadith, Xhibrili a.s i thotė profetit Muhamed a.s:"Nuk kam urryer askėnd siē kam urryer faraonin. Veē tė mė shihje o i dėrguar i Allahut, duke marrė ujė dhe duke ia mbushur gojėn, me qėllim qė tė mos dėshmojė se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut. Kisha frikė se mos e mėshironte Zoti."
    Kėshtu bijtė e Izraelit shpėtuan dhe e kaluan detin.

    Izraelitet kerkojne njė idhull ta adhurojnė

    Sapo kishin kaluar detin, izraelitėt shohin njė popull qė adhuronin idhullin e tyre. Akoma ndodheshin nė shkretėtirėn e Sinait dhe nuk kishin mbėrritur nė Palestinė. Megjithatė, kėrkonin tė kenė njė idhull qė ta adhuronin.
    "Ne i kaluam bijtė e Izraelit pėrtej detit, ku ndeshėn njė popull qė adhuronin idhujt e vet. Ata i thanė Musait:“Na bėna edhe neve njė zot, ashtu si kanė ata zota”. Musai tha:“Ju qenkeni vėrtet njė popull i paditur! Fenė qė ndjekin kėta idhujtarė, e pret shkatėrrimi dhe ajo qė bėjnė, ėshtė krejt pa vlerė. A mos vallė doni tė kėrkoj pėr ju zot tjetėr pėrveē Allahut, qė ju ka ngritur mbi tė tjerėt?!” (Araf, 138-140)

    Benu Israilėt nė shkretėtirėn e Sinait

    Zoti i shpėtoi Benu Israilėt nga shtypja dhe shantazhet e faraonit, me njė mrekulli qė Zoti ia mundėsoi Musait a.s. Thotė Zoti i lartėsuar nė Kuran:
    "Kujtoni se si ju shpėtuam nga populli i Faraonit, i cili ju shtypte mizorisht: jua therte djemtė e jua linte tė gjalla femrat. Kjo ka qenė njė sprovė e madhe pėr ju - nga Zoti juaj. Kujtoni se si e ēamė detin e ju shpėtuam, ndėrsa nė praninė tuaj i fundosėm njerėzit e Faraonit." (Bekare, 49-50)
    Tė gjithė ngjarjet mes Musait a.s dhe popullit tė tij, qė nga ky moment do tė zhvillohen mes malit Sina dhe Palestinės.
    Pasi shpėtuan nga dhuna dhe shtypja e faraonit, Musai a.s bashkė me popullin e tij u nisėn drejt malit Tur, ku Zoti i lartėsuar do i shpallte Teuratin. Nė malin Tur dhe pėr tridhjetė netė, Musait a.s do i shpallej kushtetuta (Teurati) e cila do tė rregullonte marrėdhėniet mes Benu Israilėve. Duke u nisur nga fakti qė Benu Israilėt ishin gjashtėqind mijė dhe mezi lėviznin, dhe nga fakti qė nevoja pėr njė legjislacion ishte shumė e madhe, Musai a.s u nis para tyre pėr nė Tur.
    "Pėrse nxitove para popullit tėnd, o Musa?” (Musai) tha: “Ja, ata, shkojnė pas gjurmėve tė mia e unė nxitova te Ti, o Zoti im, pėr tė fituar kėnaqėsinė Tėnde”. (Taha, 83-84)
    Me tė mbėrritur nė malin Tur, pėr herė tė dytė Musai a.s do tė komunikojė direkt me Zotin e lartėsuar, por pa e parė me sy. Vetė Zoti i lartėsuar e ka emėrtuar si tė shenjtė malin Tur. Thotė Zoti nė Kuran:"Zoti i tij e thirri nė luginėn e shenjtė tė Tuvas." (Naziat, 16)
    Para se tė niset i vetėm, Musai a.s e vuri popullin e tij nė dijeni se do tė kthehej pas tridhjetė ditėsh. Gjatė tridhjetė ditėve, Musai a.s agjėronte pėr tė kėnaqur Zotin e lartėsuar. Por vėrejti qė goja i mbante erė tė keqe pėr shkak tė agjėrimit, kėshtu vendosi tė hajė pėr tė larguar erėn e keqe. Zoti e kritikoi pėr kėtė dhe e pyeti:"Pėrse e prishe agjėrimin?" Musai a.s iu pėrgjigj:"Sepse goja mbante erė tepėr tė keqe." Zoti i tha:"A nuk e dije se era e gojės sė agjėruesit, ėshtė mė e dashur pėr mua se era e miskut?! Prandaj, agjėro dhe dhjetė ditė tė tjera!"
    Kėshtu, Musait a.s iu desh tė qėndrojė pėr dyzet ditė nė malin Tur. Thotė Zoti nė Kuran:
    "Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetė netėsh, tė cilat ia shtuam edhe me dhjetė tė tjera, kėshtu qė takimi me Zotin e tij u bė pas dyzet netėsh. Musai i tha vėllait tė vet, Harunit:“Mė zėvendėso te populli im, mbaj rregull dhe mos ndiq rrugėn e ngatėrrestarėve!” (Araf, 142)
    Gjatė kėtyre ditėve, Zoti i lartėsuar komunikonte direkt me Musain a.s, pa ndėrmjetės. Po kėshtu komunikonte Musai a.s me Zotin, pa ndėrmjetės. Pėr kėtė, Musai a.s njihet si "kelimullah", bashkėbisedues me Zotin pa ndėrmjetės.
    "Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtpėrdrejt." (Nisa, 164)
    Musai a.s e shijonte nė maksimum kėtė nder dhe privilegj, saqė njė herė ai lakmoi mė shumė. Njė herė, ai i kėrkoi Zotit qė t'ia mundėsojė edhe ta shohė. Kėtė e pėrmend vetė Zoti i lartėsuar nė Kuran ku thotė:"Kur Musai erdhi nė kohėn e caktuar dhe Zoti foli me tė, ai tha: “O Zoti im, shfaqu qė tė tė shoh” Zoti tha: “Ti nuk mund tė mė shohėsh! – Ėshtė e pamundur qė krijesat ta shohin Zotin nė kėtė botė. Thotė Zoti nė njė ajet tjetėr:" Shikimet njerėzore nuk mund ta arrijnė Atė, ndėrkohė qė Ai i arrin shikimet e tė gjithėve." (En'am, 103) Pasi profeti Muhamed a.s ishte kthyer nga udhėtimi i Miraxhit, Aisheja e pyet:"Po a tu dha rasti ta shohėsh Zotin direkt?!" Profeti a.s i pėrgjigjet:"Ishte gjithēka nur, e cila nuk ma mundėsonte ta shoh." Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:"Perdja qė na pengon ta shohim ėshtė prej nuri dhe nė ēastin qė e zbulon, djeg gjithēka qė gjendet para."
    Mandej, Zoti i tha Musait a.s:"Por shiko nė atė mal: nėse ai mbetet nė vendin e vet, atėherė ti do tė mė shohėsh Mua”. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thėrrmoi atė dhe e bėri pluhur, ndėrsa Musait i ra tė fikėt. Kur erdhi nė vete, ai tha: “I lavdėruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ty i penduar. Unė jam i pari i besimtarėve!” (Araf, 143)
    Zoti iu shfaq malit dhe mali u zhduk."
    Megjithatė, i gjithė mali u shkri para syve tė Musait a.s dhe u zhduk nė ēast. Njė skenė e tillė e bėri Musain a.s tė humbasė vetėdijen. Kur erdhi mė vete, ai demonstroi pendim dhe pėrulje para madhėshtisė sė Zotit.
    Pas gjithė kėsaj, Zoti i tha Musait a.s:"O Musa! Unė tė kam zgjedhur ty mbi tė tjerėt - me kumtet e Mia dhe tė Folurin Tim (pa ndėrmjetės, por tė drejtpėrdrejtė). Merre atė qė ta kam dhėnė dhe bėhu mirėnjohės!” (Araf, 144)
    Kėshtu, Zoti i shpalli Musait a.s Teuratin, i cili ishte i shkruar nė pllaka guri.
    "Ne i shkruam nė Pllaka udhėzime dhe shpjegime pėr gjithēka: “Merri kėto me bindje dhe urdhėroje popullin tėnd qė t’i pėrvetėsojė nė mėnyrėn mė tė mirė. Unė do t’ju tregoj shtėpinė e tė pabindurve." (Araf, 145)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Rreth filmit "Exodus: God and Kings Moses" (Historia e Musait)

    Israeilėt adhurojnė viēin

    Gjatė dyzet ditėve qė Musai a.s qėndroi nė malin Tur, mes popullit tė tij, Benu Israilėve, zhvilloheshin ngjarje tė rrezikshme dhe me pasoja. Thotė Zoti i lartėsuar nė Kuran lidhur me kėtė ngjarje:
    "Pėrse nxitove para popullit tėnd, o Musa?” (Musai) tha: “Ja, ata, shkojnė pas gjurmėve tė mia e unė nxitova te Ti, o Zoti im, pėr tė fituar kėnaqėsinė Tėnde”. (Allahu) tha: “Ne e vumė nė provė popullin tėnd gjatė mungesės tėnde, e Samiriu i nxori ata nga rruga e drejtė”. (Taha, 83-85)
    Gjatė ditėve tė fundit tė qėndrimit tė Musait a.s nė Tur, Zoti i rrėfeu se njė person nga populli i tij, i quajtur Samiri, ishte bėrė shkaktar qė Benu Israilėt tė devijonin nga udha e drejtė.
    Musai a.s, me tė marrė pllakat e gurit tė cilat pėrmbanin mesazhin hyjnor tė Zotit dhe plot urtėsi, mori rrugėn e kthimit pėr tek populli i tij.
    Zoti i lartėsuar e pėrmend nė Kuran pikėllimin dhe emocionet e Musait a.s pėr atė qė kishte ndodhur. "Musai u kthye te populli i vet i zemėruar dhe i pikėlluar." (Taha, 86)
    Para se tė nisej pėr nė Tur, Musai a.s u kishte premtuar se do tė qėndronte atje vetėm tridhjetė ditė. Benu Israilėt, kur panė se Musai a.s nuk po kthehej filluan tė hamendėsojnė. Haruni a.s, vėlla i Musait a.s u tha:"Kam frikė se kemi bėrė ndonjė gjynah!"
    Nė fakt, Benu Israilėt kur u larguan nga Egjipti kishin marrė me vete shumė flori dhe stoli tė argjendta, tė cilat nuk u pėrkisnin atyre. Duke qenė se gratė izraelite ishin tė varfėra, u kėrkonin stolitė e argjendta hua grave egjiptiane me tė cilat kishin shoqėri dhe ato ua jepnin. Kur Musai a.s i urdhėroi Benu Israilėt ta linin Egjiptin, gratė ēifute e kishin tė pamundur t'ua kthenin shoqeve tė tyre egjiptiane stolitė, kėshtuqė i morėn me vete.
    Duke e ditur njė fakt tė tillė, Haruni a.s u tha:"Kam frikė se jemi ndėshkuar pėr shkak tė kėtij floriri qė nuk na pėrket neve. Kėto stoli as nuk na lejohet t'i pėrdorim – pasi nuk janė tonat – dhe as nuk mund t'i kthejmė sėrish nė Egjipt. Prandaj, propozoj ta groposim."
    Menjėherė tė gjitha gratė e sollėn floririn e huazuar nga egjiptianet dhe e groposėn nė tokė. Njė burrė nga populli i Musait a.s, qė quhej Samirij, e zhgroposi floririn, e shkriu dhe me tė bėri njė skulpturė viēi.
    Kėtij njeriu, Zoti i kishte dhėnė disa aftėsi qė nuk i gėzonte tjetėr kush. Ai e kishte tė mundur tė dallojė Xhibrilin a.s teksa kalonte. Kėshtu, njė ditė ai e kishte parė Xhibrilin a.s teksa udhėtonte me kalė. Kudo qė kali hidhte kėmbėt, vendi gjelbėrohej menjėherė. Samirij, shkon tek vendi ku kali i Xhibrilit a.s kishte prekur tokė dhe merr njė grusht dhe, tė cilin ia hedh viēit tė argjendtė. Menjėherė, viēi filloi tė pėllasė. Ai vajti tek Benu Israilėt dhe pasi u tregoi pėr viēin, u tha:"Ky ėshtė Zoti tė cilin kėrkon Musai. Me t'u kthyer, Musai do e adhurojė bashkė me ne kėtė viē." Mandej, ai u kėrkoi ta adhurojnė viēin e argjendtė. Tė gjithė kėto zhvillime, ngjanė gjatė dhjetė ditėve tė fundit tė qėndrimit tė Musait a.s nė Tur. Shumica e Benu Israilėve iu bindėn Samiriut dhe e adhuruan viēin, ndėrkohė qė vetėm njė pakicė e refuzuan dhe pritėn tė vijė Musai a.s.
    Kur Musai a.s u kthye nga takimi me Zotin nė malin Tur, u zemėrua nga ajo qė gjeti. Thotė Zoti i lartėsuar duke e pėrshkruar kėtė moment:"Musai u kthye te populli i vet i zemėruar dhe i pikėlluar. Tha:“O populli im, vallė, a nuk ju dha Zoti juaj njė premtim tė mirė? A mos ju duk e gjatė koha (e pėrmbushjes sė premtimit) apo dėshironi qė t’ju godasė zemėrimi i Zotit tuaj?! Prandaj nuk i jeni pėrmbajtur premtimit qė mė dhatė?!” (Taha, 86)
    Siē e cekėm dhe mė lart, vetėm njė pakicė nga Benu Israilėt, bashkė me ta dhe Haruni a.s, nuk e adhuruan viēin, por pritėn Musain a.s.
    Kur Musai a.s i pyeti mbi arsyen qė i shtyri tė adhurojnė viēin, ata u pėrgjigjėn:
    “Ne nuk e kemi thyer premtimin qė tė patėm dhėnė me vullnetin tonė, por qemė tė ngarkuar rėndė me stolitė e popullit (tė Faraonit), andaj i hodhėm ato (nė zjarr pėr t’u lehtėsuar). Po kėshtu i hodhi edhe Samiriu, dhe nga kėto ai bėri njė trup viēi qė pėlliste. Atėherė tha: “Ky ėshtė zoti juaj dhe zoti Musait. Ai (Musai) ka harruar (t’ju tregojė pėr tė)!” (Taha, 87-88)
    Si ėshtė e mundur qė Bijtė e Izraelit ta besonin njė gjė tė tillė? "Vallė, a nuk e shihnin ata, se (viēi) nuk u drejtonte atyre asnjė fjalė dhe nuk ishte nė gjendje t’u sillte kurrfarė dėmi apo dobie? Ndėrkohė, Haruni u kishte thėnė atyre qysh mė parė: “O populli im! Kjo ėshtė vetėm njė provė pėr ju! Zoti juaj ėshtė i Gjithėmėshirshmi, andaj ndiqmėni mua dhe dėgjoni urdhrin tim! Ata u pėrgjigjėn: “Ne do t’i lutemi atij, derisa tė na kthehet Musai” (Taha, 89-90)
    Kur e pa se nė ē'gjendje ishin katandisur populli i tij, Musai a.s u zemėrua shumė, saqė i hodhi tutje edhe pllakat ku i ishte shpallur Teurati. Ai iu drejtua Harunit fillimisht me kritika tė shumta, madje e kapi dhe pėr flokėsh dhe mjekre duke e tėrhequr zvarrė, pėr atė qė kishte ndodhur. Natyra e Musait a.s ishte natyrė e ashpėr, ndėrkohė qė natyra e Harunit ishte e butė. Pėr kėtė, hebrenjtė e donin Harunin a.s mė shumė se ē'donin Musain a.s.
    "(Musai) tha: “O Harun, ē’tė pengoi ty, kur i pe ata se kishin humbur, qė tė vije tek unė?! A mos e kundėrshtove urdhrin tim?” (Haruni) tha: “O biri i nėnės sime, mos mė kap pėr mjekre e as pėr koke! Unė kisha frikė se do tė thoje: Ke mbjellė pėrēarje midis bijve tė Izraelit e nuk i ke mbajtur porositė e mia”. (Taha, 92-94)
    Pra, Haruni a.s u justifikua para Musait a.s se nuk donte t'i pėrēajė Benu Israilėt. Pasi pėrfundoi me tė vėllanė, Musai a.s iu drejtua Samiriut.
    Nė njė ajet tjetėr, jepen detaje tė tjera lidhur me arsyen qė e bėri Harunin a.s tė mbajė atė qėndrim.
    "Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemėruar dhe i pikėlluar, thirri: “Shumė e keqe ėshtė ajo qė keni bėrė pas ikjes sime! A mos vallė donit tė shpejtonit ndėshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vėllanė pėr koke, e tėrhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nėnės sime! Nė tė vėrtetė, kėta njerėz mė quajtėn pėr tė dobėt dhe gati mė mbytėn. – Benu Israilėt qė adhuruan viēin e kishin kėrcėnuar me vrasje nėse do ua shante viēin tė cilin adhuronin - Mos mė turpėro para armiqve dhe mos mė llogarit ndėr keqbėrėsit!” (Araf, 150)
    (Musai) tha: “Si ėshtė puna jote, o Samiri?” (Samiriu) u pėrgjigj: “Unė pashė atė, qė ata nuk e panė. - Ai kishte parė Xhibrilin a.s mbi kalė - Mora njė grusht nga gjurmėt e tė Dėrguarit dhe atė e hodha mbi viēin dhe kėshtu mė nxiti vetja (e keqja) ime.” (Taha, 95-96)
    Ishin ata hebrenj qė pasi kishin parė me sytė e tyre kushedi sa mrekulli nga duart e Musait a.s, adhuronin njė viē tė argjendtė, thjesht sepse pėlliste. Ata kishin parė me sytė e tyre dhe i kishin pėrjetuar nėntė ndėshkimet me tė cilat Zoti dėnoi egjiptianėt, kishin parė mrekullinė e hapjes sė detit etj... dhe tani harroni gjithēka.
    "atyre u ishte rrėnjosur nė zemra dashuria (dhe adhurimi) pėr viēin." (Bekare, 93) Edhe pse ata shfaqeshin dhe manifestonin besimin, brenda nė zemėr dhe nė natyrė u ishte rrėnjosur idhujtaria. Kjo ėshtė fytyra dhe natyra e vėrtetė e hebrenjve, pėrgjatė gjithė historisė. Nė fund, Musai a.s iu drejtua Samiriut me fjalėt:
    "(Musai) tha: “Atėherė ik! Tėrė jetėn do tė tė duhet tė thuash:"Mos mė prekni"Por tė ėshtė caktuar njė premtim, i cili doemos do tė zbatohet. Shikoje zotin tėnd qė ti e ke adhuruar vazhdimisht: Ne do ta djegim e pastaj do ta hedhim nė det hirin e tij." (Taha, 97)
    Disa dijetarė kanė mendimin se Musai a.s ua ndaloi Benu Israilėve tė sillen keq me tė. Kurse disa tė tjerė, mendojnė se atė e kaploi njė sėmundje ngjitėse, gjė e cila bėri qė tė gjithė ta braktisin dhe tė distancohen prej tij. Premtimi i cili do tė zbatohet, ėshtė ai i Ditės sė Gjykimit.
    Mandej, Musai a.s urdhėroi qė viēi i argjendtė tė shkrihej dhe tė vėrvitej nė det dhe ashtu ndodhi. Pas kėsaj, Musai a.s iu drejtua popullit tė tij me fjalėt:"Nė tė vėrtetė, Zoti juaj ėshtė vetėm Allahu; s’ka zot tjetėr pėrveē Tij; dituria e Tij pėrfshin ēdo gjė”. (Taha, 98)
    Pas gjithė kėsaj, Musai a.s e luti Zotin pėr vėllanė e tij Harunin.
    "Musai u lut: “O Zot! Mė fal mua dhe vėllanė tim dhe na prano nė mėshirėn Tėnde! Ti je mė i Mėshirshmi i mėshiruesve”. (Araf, 151)
    Mandej, Zoti i lartėsuar i jep udhėzime Musait a.s lidhur me tė gjithė ata qė adhuruan viēin.
    "Ata qė zgjodhėn viēin pėr zot tė tyre, do t’i zėrė zemėrimi i Zotit tė tyre dhe poshtėrimi nė kėtė jetė. Kėshtu i ndėshkojmė Ne ata qė shpifin." (Araf, 152)
    Qė atėherė, Benu Israilėt merituan zemėrimin e Zotit dhe jetėn plot poshtėrim. Pėr kėtė, sa herė qė falemi, nė suren e parė – Fatihanė – ne lutemi:"Udhėzona nė rrugėn e drejtė! Nė rrugėn e atyre qė u ke dhuruar mirėsi e jo nė tė atyre qė kanė shkaktuar zemėrimin Tėnd, as nė tė atyre qė janė tė humbur!" (Fatiha, 6-7)
    Tė udhėzuarit, janė profetėt dhe njerėzit e ndershėm qė nuk devijuan nga rruga e drejtė. Ata qė kanė shkaktuar zemėrimin e Zotit, - sipas dijetarėve – janė ata qė e njihnin tė vėrtetėn, por qė e braktisėn me dashje, ata qė i shihnin mrekullitė e qarta nga Zoti, megjithatė adhuronin viēin. Kurse tė humburit, janė ata qė e humbėn tė vėrtetėn.
    Kur viē i argjendtė u shkri, u copėtua dhe u vėrvit nė det, adhuruesit e tij e kuptuan se kishin gabuar rėndė. Pėr kėtė, vajtėn tek Musai a.s dhe i thanė:"Kemi bėrė gjynah tė rėndė dhe padrejtėsi tė madhe. Tashmė duam tė pendohemi."
    Menjėherė Musait a.s iu shpall nga Zoti, se tė gjithė ata qė janė penduar, pėr ta vėrtetuar sinqeritetin e pendimit, duhej tė vetėvriteshin. Kushdo qė pretendonte se ishte penduar sinqerisht, duhej tė vriste veten. Thotė Zoti i lartėsuar lidhur me kėtė fakt:
    "..kur ai i tha popullit tė vet: “O populli im, ju vetėm vetes i bėtė keq, kur e adhuruat viēin si zot! Prandaj kthehuni tė penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njėri-tjetrin! Kjo ėshtė mė mirė pėr ju nė sy tė Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumė pendimet dhe ėshtė Mėshirėploti”. (Bekare, 54)
    Disa prej tyre e pranuan kėtė dhe u vetėvranė, ndėrkohė qė shumica refuzuan.
    "Dhe, vėrtet, do t’i gjesh ata mė lakmues pėr tė jetuar sesa njerėzit e tjerė, madje, edhe se paganėt." (Bekare, 96)
    Pėr ta, nuk ka rėndėsi si jetojnė, tė nėnshtruar, jobesimtarė etj... e rėndėsishme ėshtė tė jetojnė. Kjo ėshtė natyra e ēifutėve, pėr kėtė i frikėsohen shumė vdekjes.
    "Ata nuk do tė luftojnė kundėr jush sė bashku, veēse nė vende tė fortifikuara ose pas mureve." (Hashr, 14)
    Bazuar mbi kėtė tipar, u erdhi dhe kushti pėr pranimin e pendimit, vetėvrasja. "Ndėrsa ata qė kryejnė vepra tė kėqija e pastaj pendohen dhe bėhen besimtarė, ta dinė se pas kėsaj, Zoti yt ėshtė vėrtet Falės e Mėshirėplotė." (Araf, 153)
    Ndėrkkohė qė ata qė refuzuan i kaploi mallkimi, zemėrimi dhe poshtėrimi gjatė gjithė jetės.
    "Dhe, kur Musait i kaloi zemėrimi, i mori Pllakat, nė tė cilat ishin shėnuar udhėzimet pėr rrugėn e drejtė dhe mėshira pėr ata qė i frikėsohen Zotit tė tyre." (Araf, 154)
    Pasi i mori pllakat ku ishte shkruar Teurati, Musai a.s mblodhi popullin e tij dhe u tha:"Nė kėto pllaka ndodhen udhėzime dhe dispozita nga ana e Zotit tė lartėsuar. Ato pėrmbajnė Teuratin, prandaj i dėgjoni dhe u bindeni!"
    ēifutėt i thanė:"Na i lexo njėherė, nėse na pėlqejnė do tė veprojmė sipas tyre, nė tė kundėrt jo." “Ne dėgjuam, por kundėrshtojmė!” (Bekare, 93)
    Musai a.s ua pėrsėriti thirrjen pėr t'i respektuar dispozitat qė ndodheshin nė Teurat, megjithatė ata refuzuan sėrish. Musai a.s u kėrkonte besėn dhe fjalėn se do vepronin konform ligjeve tė cilat gjendeshin nė Teurat, por ata e kundėrshtonin.
    Duke parė kokėfortėsinė dhe refuzimin e ligjeve tė Zotit, Musait a.s i jepet njė mrekulli tjetėr, tė cilėn hebrenjtė e shohin me sytė e tyre. Ajo qė ndodhi ishte se mali mė i afėrt, shkėputet nga vendi, fluturon drejt tyre dhe qėndron sipėr kokave. Musai a.s u thotė:"Pranojini ligjet dhe dispozitat qė gjenden nė kėto pllaka, nė tė kundėrt mali do u bjerė mbi koka."
    Tė frikėsuar, tė gjithė ata ranė nė sexhde. Pastaj i ngritėn kokat duke parė malin sipėr dhe thanė:"Bindemi, bindemi!"
    Nuk u bindėn veēse pasi u kėrcėnuan dhe konstatuan rrezikun. Thotė Zoti i lartėsuar nė Kuran:
    "Kur morėm besėlidhjen tuaj dhe ngritėm mbi ju malin e Turit, thamė: “Merreni seriozisht atė qė ju kemi dhėnė dhe dėgjoni!” Ju thatė: “Ne dėgjuam, por kundėrshtojmė!” Pėr shkak tė mohimit, atyre u ishte rrėnjosur nė zemra dashuria (dhe adhurimi) pėr viēin. Thuaju: “Nėse jeni vėrtet besimtarė, sa gjė tė keqe po ju urdhėruaka besimi juaj!” (Bekare, 93)
    "Ne ngritėm sipėr tyre malin, qė dukej si hije e ata besonin se do tė binte mbi ta, dhe u thamė: “Mbajeni fort atė qė ju dhamė dhe kujtoni ēfarė pėrmban ajo, qė tė ruheni nga gjynahet.” (Araf, 171)
    Nuk u bindėn dhe nuk e dhanė fjalėn se do i respektonin ligjet e Teuratit, veēse pasi panė se nuk kishin rrugė tjetėr. Veē kėsaj, ata u detyruan tė japin fjalėn se ēdo urdhėr qė do u vijė nga Musai a.s do e pranonin pa u lėkundur.
    Mandej, Musai a.s vendosi t'i kėrkojė falje Zotit, pėr natyrėn kokėforte dhe refuzimin e popullit tė tij, pėr tė respektuar ligjet e Zotit. Pėr kėtė, ai pėrzgjodhi shtatėdhjetė burra nga ata qė nuk e kishin adhuruar viēin dhe bashkė me ta u nis drejt malit Tur, ku do tė takohej pėr herė tė tretė me Zotin. Thotė Zoti i lartėsuar:" Mė pas Musai zgjodhi nga populli i tij shtatėdhjetė burra, pėr takimin Tonė." (Araf, 155)
    Pasi mbėrritėn dhe u ngjitėn nė malin Tur, mali filloi tė lėkundej, saqė u siguruan se do tė vdisnin nė vend. Ky ishte njė sinjal i qartė se Zoti ishte zemėruar shumė me Benu Israilėt.
    "Kur i goditi tėrmeti, ai tha: “O Zoti im! Sikur tė doje Ti, do t’i zhdukje ata dhe mua qė mė pėrpara. Por, a do tė na shkatėrroje pėr atė qė bėnė disa mendjelehtė mes nesh?! Ajo ishte veē njė sprovė e urdhėruar prej Teje, pėr tė shpėnė nė humbje atė qė Ti do dhe pėr tė udhėzuar atė qė Ti dėshiron. Ti je Mbrojtėsi ynė, andaj falna dhe mėshirona! Ti je mė i miri i mėshiruesve! Na cakto tė mira nė kėtė botė dhe nė tjetrėn, sepse veē tek Ti ne kthehemi
    .” Allahu tha: “Unė godas me dėnimin Tim kė tė dua, ndėrsa mėshira Ime pėrfshin ēdo gjė. Atė do t’ua jap atyre qė ruhen nga gjynahet e japin zeqatin, atyre qė u besojnė shpalljeve Tona." (Araf, 155-156)
    Pas kėtyre lutjeve tė Musait a.s, lėkundjet u ndalėn dhe mali u qetėsua. Pas kėsaj, mali mbi tė cilin ndodheshin u mbulua nga mjegulla. Aq e dendur ishte mjegulla, saqė nuk shihnin gjė, por vetėm dėgjonin. Nė ato ēaste Musai a.s filloi t'i kėrkojė falje Zotit lidhur me adhurimin e viēit nga populli i tij. Tė shtatėdhjetė burrat dėgjonin zėra por nuk shihnin gjė. Pasi Musai a.s e pėrfundoi takimin me Zotin, u kthye tek tė shtatėdhjetė burrat, tė cilėt i thanė menjėherė:"Ti na premtove se do tė takoheshim me Zotin! Ne nuk tė besojmė derisa ta shohim Zotin me sytė tanė."
    Thotė Zoti nė Kuran:"Kujtoni kur i thatė Musait: “O Musa! Ne nuk do tė tė besojmė ty, derisa tė shohim Allahun haptazi!” (Bekare, 55)

    Edhe pse Musai a.s zgjodhi shtatėdhjetė burrat mė tė mirė nga mesi i popullit, edhe kėta e zhgėnjyen me kėrkesa tė tilla. Ata deklaruan se donin ta shohin Zotin, se nuk mjaftonte tė dėgjojnė zėra. Ky ishte njė manifestim i hapur i mosbesimit dhe kokėfortėsisė sė tyre. Menjėherė, Musai a.s filloi t'i paralajmėrojė pėr pasojat e njė kėrkese tė tillė. Ai u foli dhe mbi eksperiencėn e tij kur deshi ta shohė Zotin dhe ēfarė i ndodhi malit kur Zoti iu shfaq sadopak. Megjithatė ata kėmbėngulėn ta shohin Zotin. "Ne nuk do tė tė besojmė ty, derisa tė shohim Allahun haptazi!”
    Gjoja, kėtė kėrkesė e bėnin me qėllim qė kur tė ktheheshin tek ēifutėt e tjerė, t'u thoshin se e kishin parė haptazi Zotin pėr tė cilin u fliste Musai a.s. Ata i thanė se nuk do tė ktheheshin tek Benu Israilėt derisa ta shohin Zotin me sytė e tyre.
    Njė kėrkesė e tillė e zemėroi Zotin dhe menjėherė i goditi njė rrufe, duke ua marrė jetėn tė gjithėve njėherazi.
    "Atėherė njė rrufe ju goditi, ndėrsa ishit duke parė." (Bekare, 55)
    Siē e thamė, kėta ishin njerėzit mė tė mirė nga e gjithė popullsia e Benu Israilėve. Vallė si do u dilte para njerėzve tė tij Musai a.s? ēfarė do u thoshte pėr shtatėdhjetė burrat qė i kishte zgjedhur vetė?
    I gjendur nė njė siklet kaq tė madh, Musai a.s filloi ta lusė Zotin qė t'i ringjallė sėrish, pasi e kishte tejet tė vėshtirė tė kthehej tek populli pa kėta tė shtatėdhjetė. Pas lutjeve tė njėpasnjėshme dhe plot pėrgjėrim, Zoti i tregoi njė mrekulli tjetėr, ku tė shtatėdhjetė u ringjallėn sėrish.
    "Pas vdekjes suaj, Ne ju ringjallėm, qė tė bėheni falėnderues." (Bekare, 56)
    Ishin mrekulli pas mrekullie, megjithatė Benu Israilėt nuk zinin mend. E liga kishte pushtuar zemrat dhe mendjet e tyre. Kush ėshtė ai qė i sheh me sy kėto mrekulli dhe vazhdon tė mos besojė?! Zoti i cek kėto fakte nė Kuran, me qėllim qė tė sensibilizohemi mbi natyrėn e kėtij populli. Nėse janė sjellė nė kėtė formė me profetėt dhe tė dėrguarit e Zotit, a mund tė presim ne qė tė respektojnė marrėveshjet dhe besėn?! Nėse e kanė thyer besėn dhe premtimin me profetėt e Zotit, mos do e respektojnė me ne?! Si mund t'u zėmė besė ne sot?! A do i zije besė njė nėnpunėsi tė tillė?!
    Nė mė shumė se shtatėdhjetė pasazhe nė Kuran, Zoti rrėfen historinė dhe na tregon natyrėn e Benu Israilėve. Kjo me qėllim qė tė nxjerrim mėsime nga historia dhe tė zėmė mend. Thotė Zoti nė Kuran:"Me siguri do tė vėresh se armiqtė mė tė ashpėr tė besimtarėve janė hebrenjtė dhe idhujtarėt." (Maide, 82)
    Me t'u kthyer Musai a.s bashkė me shtatėdhjetė burrat e tjerė tek populli, tė gjithė u nisėn pėr rrugėtim, derisa arritėn pranė Jerusalemit (Kudsit), i cili asokohe njihej me emrin Elija. Jerusalemi asokohe ishte kryeqyteti i tė gjithė rajonit dhe sundohej nga njė popull i madh nė numėr dhe shumė i fuqishėm. Musai a.s vajti nė Jerusalem me qėllim qė ta marrė kėtė qytet, pasi kushdo qė e shtinte nė dorė Jerusalemin, e shtrinte pushtetin mbi tė gjithė rajonin.
    Kur mbėrritėn pranė mureve tė Jerusalemit, banorėt e tij u pėrgatitėn pėr luftė. Populli i Musait a.s ishte gjashtėqind mijė banorė, gjė qė i frikėsoi. Musai a.s i urdhėroi Benu Israilėt tė sulmojnė qytetin, por ata refuzuan. Ata u justifikuan me faktin se kanė qenė skllevėr, janė marrė me bujqėsi dhe blegtori gjithė jetėn dhe nuk kanė haber nga lufta. Kishin kaluar katėrqind e tridhjetė vite nėn shtypjen dhe thundrėn e egjiptianėve, pa u marrė me luftė. Musai a.s u kujtoi besėn qė i kishin dhėnė pėr bindje nė ēdo situatė, por ata kėmbėngulėn nė tė tyren. Ai i siguroi se nėse do sulmonin, betejėn e kishin tė fituar dhe Jeruzalemi bashkė me rajonin do tė binin nė duart e tyre. Megjithatė, ata nuk iu bindėn.
    "O populli im! Hyni nė Tokėn e shenjtė qė Allahu e ka caktuar pėr ju dhe mos u ktheni prapa, se atėherė do tė ktheheni tė humbur!” Ata thanė: “O Musa! Nė atė tokė gjendet njė popull i fortė dhe ne nuk do tė hyjmė pa dalė ata e, nėse ata dalin, ne atėherė, me siguri do tė hyjmė nė tė”. (Maide, 21-22)
    Pėrderisa Zoti e paska caktuar pėr ne, le tė dalė populli qė e sundon dhe tė hyjmė ne pa luftė.
    Dy burra nga ata qė i frikėsoheshin Allahut dhe qė Ai i kishte pajisur me mirėsi, thanė: “Hyni nė portėn e qytetit! Kur tė kaloni nėpėr tė, me siguri do tė jeni fitues. Nė qoftė se jeni besimtarė, atėherė mbėshtetuni tek Allahu!” (Maide, 23)
    Lidhur me kėto dy burra, interpretuesit e Kuranit kanė mendime tė ndryshme, ku shumė prej tyre tė gabuara. Nė fakt, kėta dy burra nuk ishin tjetėr kush, pėrveēse Musai a.s dhe Haruni a.s.
    Ajo qė u kėrkohej Benu israilėve ishte vetėm tė hynin tek porta e qytetit. Me tė hyrė nė portė, ata do tė fitonin. Megjithatė, nga gjashtėqind mijė frymė, Musait dhe Harunit a.s nuk iu bind asnjėri. Edhe tė shtatėdhjetė burrat qė vdiqėn dhe u ringjallėn sėrish, nuk pranuan t'i afrohen portės sė Jerusalemit. Pėrgjigja e tyre ishte larg ēdo etike me profetėt e Zotit dhe me vetė Zotin e lartėsuar.
    "Ata thanė: “O Musa! Kurrsesi nuk do tė hyjmė atje, derisa aty tė gjenden ata. Kėshtu qė shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do tė rrimė kėtu”. (Maide, 24)
    Edhe sot kemi njerėz tė cilėt kur flasin mbi profetėt flasin si tė ishin ca mbretėr dhe monarkė tė lig. Kur tė flasėsh mbi profetėt e Zotit, duhet tė zgjedhėsh fja
    lėt mė tė pėrshtatshme pėr statusin dhe pozitėn e tyre.
    "Kėshtu qė shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do tė rrimė kėtu”.
    Krahasojeni kėtė qėndrim dhe pėrgjigje, me atė tė myslimanėve ditėn e Bedrit, kur profeti Muhamed a.s u kėrkoi mendim nėse duhej tė luftonin apo jo. Pėrgjigja e Mikdad-it ishte pėrgjigje e prerė. Tregon vetė Ibnu Mesudi:"Qėndrimin dhe pėrgjigjen e Mikdadit nuk do e kėmbeja mė tė gjithė dynjanė dhe tė mirat e saj."
    Ai iu pėrgjigj Profetit a.s:"Pėr Zotin, ne nuk do tė pėrgjigjemi siē iu pėrgjigjėn ēifutėt Musait a.s ku i thanė:"shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do tė rrimė kėtu”. por tė themi:"Shko ti me Zotin tėnd dhe luftoni, sepse edhe ne do tė luftojmė bashkė me ju."
    Kur pa pėrgjigjen e popullit tė tij, Musai a.s tha:
    “O Zoti im! Unė nuk kam fuqi pėr askėnd tjetėr veē vetes dhe vėllait..."
    Kėshtu duket qartė qė dy burrat qė Zoti u kishte dhėnė mirėsi dhe i kėshilluan popullin, ishin pikėrisht Musai a.s dhe Haruni. Pas kėtij qėndrimi zhgėnjyes, Musai a.s i mallkon pėr herė tė parė dhe lutet kundėr popullit tė tij.
    prandaj na veēo neve prej kėtij populli tė pabindur!” (Maide, 25)
    Pėrgjigja e Zotit ishte:
    "Allahu tha: “Ajo (toka e shenjtė) u ėshtė ndaluar atyre pėr dyzet vjet. Ata do tė bredhin tė ēoroditur nėpėr tokė, por ty mos tė tė vijė keq pėr atė popull tė pabindur”. (Maide, 26)
    Nuk ka popull tjetėr qė janė ndėshkuar pėr njė periudhė kohe kaq tė gjatė. Atyre do u ndalohej hyrja nė Jeruzalem pėr dyzet vite me radhė, edhe pse u ishte premtuar. Kėto dyzet vite, hebrenjtė do i kalonin tė humbur nė shkretėtirė.
    Kur pa qė hebrenjtė nuk do tė hynin nė Jerusalem, Musai a.s i urdhėroi tė largoheshin qė andej dhe ashtu vepruan. Objektivi i tyre ishte njė fshat diku aty pranė, por gjatė rrugės pėr atje humbėn nė shkretėtirė. Edhe pse kishin kallauzė qė e njihnin mirė zonėn dhe rrugėn, ata sorollateshin nė tė njėjtin vend. Pasi udhėtonin pėr ditė tė tėra, ktheheshin sėrish aty ku kishin nisur. Kjo vazhdoi pėr dyzet vite me radhė. Sa herė qė njė kallauz pretendonte se e dinte rrugėn dhe do i ēonte atje ku donin, humbnin dhe ktheheshin sėrish aty ku kishin qenė.
    Me tė drejtė mund tė shtrohet pyetja: Vallė me ēfarė ushqehej gjithė ai numėr i madh njerėzish, gjatė dyzet viteve?
    Zoti i lartėsuar i ndėshkoi me humbje, por nuk deshi t'i shfarosė si popull. Edhe pse tė humbur nė shkretėtirė, Zoti i furnizonte me ujė dhe ushqim.
    "Kur populli i tij i kėrkoi ujė, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tėnd shkėmbit!” dhe prej tij shpėrthyen dymbėdhjetė burime. Ēdo fis e dinte burimin e vet." (Araf, 160)
    Me njė tė goditur me shkop mbi njė shkėmb, qė aty shpėrthenin dymbėdhjetė burime uji, nga njė burim pėr ēdo fis. Kudo qė udhėtonin, hebrenjtė e mbanin me vete shkėmbin, i cili gjatė udhėtimit nuk buronte ujė. Pėr dyzet vite me radhė ata u furnizuan me ujė nė kėtė mėnyrė.
    Edhe pse uji nuk u mungonte, hebrenjtė iu ankuan Musait a.s pėr diellin pėrvėlues tė shkretėtirė. Musai a.s e luti Zotin qė t'i ndihmojė dhe Ai u dėrgoi njė re qė i shoqėronte kudo qė udhėtonin. Kurse pėr tė ngrėnė, tre vakte nė ditė Zoti i furnizonte me thėllėza tė cilėt u vinin ēdo vakt. Secili nga hebrenjtė kapte nga njė thėllėzė, e therte, e gatuante dhe ushqehej me tė. Veē thėllėzave, atyre u jepej dhe njė lėng tjetėr tė cilin e gjenin nė pemė, me shije mjalti. Kurse disa tė tjerė mendojnė se ishte me ngjyrė tė bardhė dhe me tė zinin brumė pėr bukė. Thotė Zoti nė Kuran lidhur me kėtė:"Dhe Ne u bėmė hije me retė dhe u zbritėm manėn dhe thėllėza, duke iu thėnė: “Hani ushqimet e mira qė jua kemi dhėnė!” Ata nuk na dėmtuan Neve, por i bėnė dėm vetvetes." (Araf, 160)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Rreth filmit "Exodus: God and Kings Moses" (Historia e Musait)

    Historia me lopėn
    Gjatė dyzet viteve qė hebrenjtė kaluan tė humbur nė shkretėtirė, ndodhin njė sėrė ngjarjesh. Njėra prej tyre ėshtė dhe ajo e lopės e cila ceket nė Kuranin fisnik.
    Njė ditė, Benu Israilėt gjejnė njė burrė nga elita e tyre tė vrarė pa ditur kush e kishte vrarė. Pasi u lodhėn duke hetuar vrasėsin, vajtėn tek Musai a.s dhe i treguan si qėndronte puna. Musai a.s u pėrgjigj se nuk e dinte kush ishte vrasėsi, veēse po ti shpallej nga Zoti. Musai a.s iu lut Zotit dhe atij iu shpall qė pėr tė mėsuar vrasėsin u duhej tė thernin njė lopė."Kujto kur Musai i tha kombit tė vet: “Allahu ju urdhėron tė therni njė lopė!” (Bekare, 67)
    Kur dėgjuan kėtė, njerėzit u ēuditėn dhe i thanė Musait a.s me tė tallur:"Ne kemi ardhur tė qajmė hallin, kurse ti na urdhėron tė therrim njė lopė! ē'qenka kjo?!"
    "Ata thanė: “A do tė tallesh me ne?” - “Zoti mė ruajt!” - tha Musai - “tė bėhem unė nga tė paditurit!”. (Bekare, 67)
    Kur panė se Musai a.s e kishte seriozisht kėtė, i kėrkuan sqarime tė mėtejshme lidhur me lopėn qė u duhej tė thernin:"Ata thanė: “Lutju Zotit tėnd, qė tė na shpjegojė si duhet tė jetė ajo!” Musai tha:“Ajo tė jetė njė lopė as plakė, as e re, por e mesme; pra, bėni atė qė ju ėshtė urdhėruar!” (Bekare, 68)
    Edhe pse urdhri qė nė fillim ishte tė thernin njė lopė tė ēfarėdollojtė, ata nuk u mjaftuan me kaq. Kėrkonin cilėsi dhe tipare tė caktuara tė lopės qė duhej tė therin. Edhe pse Zoti i lartėsuar ua cilėsoi, nuk u mjaftuan, por tani kėrkonin ngjyrėn e lopės.
    "Ata thanė: “Lutju Zotit tėnd qė tė na shpjegojė ēfarė ngjyre tė ketė ajo!” Musai tha: “Ai thotė se ajo duhet tė jetė lopė me ngjyrė tė verdhė tė ndezur, tė cilėn e pėlqejnė shikuesit”. (Bekare, 69)
    Pasi kėrkuan mes lopėve, panė se shumė lopė ishin me atė ngjyrė dhe sėrish iu drejtuan Musait a.s:"Ata thanė: “Lutju Zotit tėnd, qė tė na shpjegojė ēfarė lloji tė jetė, sepse lopėt tė gjitha na duken njėsoj e ne, nė dashtė Zoti, do tė udhėzohemi nė rrugėn e drejtė”. (Bekare, 70)
    Duke parė kokėfortėsinė e tyre, Zoti ua vėshtirėsoi edhe mė shumė gjėrat.
    "Musai tha: “Ai thotė se lopa s’duhet tė jetė e lodhur nga lėrimi apo nga ujitja e tokės, por tė jetė e shėndetshme dhe pa asnjė tė metė”. Ata thanė: “Tani na the tė vėrtetėn”. Kėshtu, ata e therėn lopėn, por desh e lanė pa flijuar." (Bekare, 71)
    Menjėherė hebrenjtė filluan tė kėrkojnė rreth kėsaj lope. Pas mundimeve tė shumta, cilėsitė e saj i gjetėn vetėm tek lopa e njė jetimi. Tė afėrmit e tij, dėgjuan si qėndronte puna dhe e kėshilluan jetimin qė tė mos ua shesė veēse me njė ēmim tejet tė lartė. Pėrveē cilėsive dhe tipareve tė rralla qė kjo lopė i kishte, ajo kėrkohej pėr tė zbuluar vrasėsin e njė burri nga paria e hebrenjve dhe njėkohėsisht shumė i pasur. Hebrenjtė shkojnė tek jetimi dhe e pyesin nėse e shet lopėn. Jetimi u pėrgjigjet se e shet, por u kėrkoi flori aq sa peshonte lopa. Ata mbetėn me gojė tė hapur nga ky ēmim dhe menjėherė vajtėn tek Musai a.s t'i qajnė hallin. Por Musai a.s u tha:"Vetė e keni fajin! ēėshtja ishte mė e lehtė nė fillim kur u kėrkua tė thernit njė lopė. Tiparet dhe hollėsitė e tjera ju i kėrkuat vetė dhe tani duhet tė paguani!"
    Duke qenė se familjarėt e tė vrarit donin ta dinė kush ishte vrasėsi, pranuan ta blejnė lopėn me ēmimin e caktuar nga jetimi. Me kėtė, Zoti pasuronte dhe pėrmirėsonte jetesėn e jetimit dhe njėkohėsisht ndėshkonte kokėfortėsinė e hebrenjve.
    Ata e blenė lopėn dhe e therėn. Pastaj vajtėn tek Musai a.s dhe i thanė:"Ja, e therėm lopėn dhe sėrish nuk dimė kush e ka vrarė." Musai a.s u tha:"Pritni njė copė mishin prej saj dhe me tė goditni kufomėn e tė vrarit!"
    "Dhe, pasi vratė njė njeri e u grindėt me njėri-tjetrin nė lidhje me tė, Allahu e nxori nė shesh atė qė fshihnit ju. Ne ju thamė: “Prekeni tė vrarin me njė copė tė lopės sė flijuar!” Dhe kėshtu, Allahu do t’i ngjallė tė vdekurit dhe do t’ju tregojė mrekullitė e veta, qė ju tė kuptoni." (Bekare, 72-73)
    Kur e respektuan kėtė urdhėr dhe e goditėn tė vdekurin me mishin e lopės, ai u ngrit nė kėmbė i gjallė. I vdekuri qė u ringjall u tregoi kush e kishte vrarė dhe vdiq sėrish. I pa tė meta ėshtė Ai qė ngjall tė vdekurit! Kjo ishte njė mrekulli tjetėr qė i shtohej zinxhirit tė mrekullive qė panė me sytė e tyre Benu Israilėt. Megjithatė, zemrat e tyre vazhdonin tė ngurta siē kishin qenė.
    "Por, pas kėsaj, zemrat tuaja u forcuan e u bėnė si guri, madje edhe mė tė forta. Nė tė vėrtetė, ka gurė nga tė cilėt burojnė lumenj, ka tė atillė qė ēahen e nga tė cilėt rrjedh uji, madje ka edhe syresh qė rrėzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk ėshtė i pavėmendshėm ndaj veprimeve tuaja." (Bekare, 74)

    Musai a.s dhe Hidri

    Njė ditė, Musai a.s mbajti u foli me fjalė prekėse popullit tė tij. Nė njė moment, ngrihet njė burrė dhe e pyet:"O Musa! Kush ėshtė njeriu mė i ditur mbi faqen e tokės?" Duke qenė se ishte profet dhe i dėrguar i Allahut, Musai a.s u pėrgjigj:"Unė." Zoti e kritikoi pėr kėtė dhe i tregoi se ishte dikush tjetėr mė i ditur se Musai a.s. I habitur, Musai a.s e pyeti Zotin se kush ishte ky burrė dhe ku mund tė takohej me tė, qė tė pėrfitonte nga dijet e tij. Zoti i tha se mund ta gjejė tek vendtakimi i dy detrave. Musai a.s i kėrkoi Zotit njė shenjė se si ta dallojė Hidrin nga njerėzit e tjerė. Zoti i lartėsuar i tha se do tė humbasė peshkun para se tė takojė Hidrin.
    "(Kujto) kur Musai i tha djaloshit qė e shoqėronte: “Nuk do tė pushoj sė ecuri, derisa tė arrij nė vendin ku takohen dy detet, edhe nėse do tė mė duhet tė udhėtoj pėr shumė kohė.” (Kehf, 60)
    Djaloshi qė shoqėronte Musain a.s, ishte Joshua, pėr tė cilin shumica e dijetarėve myslimanė mendojnė se ka qenė profet. Ėshtė pikėrisht Joshua ai qė udhėhoqi Benu Israilėt pas vdekjes sė Musait a.s dhe Harunit a.s.
    Musai a.s e zgjodhi Joshuan si shoqėrues tė tij nė udhėtimin pėr tu takuar me Hidrin.
    Vendi ku bashkohen dy detet qė ceket nė ajetin e mėsipėrm, ėshtė vendi ku bashkohen dy degėt e detit tė kuq.
    "Dhe, kur arritėn nė vendin, ku bashkoheshin dy detet, ata e harruan peshkun e tyre dhe ai rrėshqiti nė det, duke e hapur atė si tunel." (Kehf, 61)
    Musai a.s dhe Joshua kishin pėrgaitur pėr drekė njė peshk tė skuqur, tė cilin e kishin vendosur nė njė enė. Ndėrkohė qė Musai a.s flinte dhe Joshua qėndronte i ulur pranė tij, peshku i skuqur kėrcen nga ena dhe duke u pėrpėlitur hidhet nė det. Mandej, Musai a.s u zgjua por Joshua harroi t'i rrėfejė se ēfarė kishte ndodhur.
    "Kur kaluan mė tej, Musai i tha shoqėruesit tė vet: “Na jep drekėn tonė, sepse jemi lodhur nga ky udhėtimi ynė”. (Kehf, 62)
    Nė kėtė ēast, Joshuas i kujtohet ndodhia e peshkut qė kėrceu nga ena nė det dhe i tregon.
    "Ai u pėrgjigj: “Shiko! Kur ndaluam tek ai shkėmbi, unė e harrova peshkun. Vetėm djalli mė bėri ta harroj e nuk ta thashė se peshku mori rrugėn nga deti nė mėnyrė tė habitshme!” (Kehf, 63)
    Musai a.s e kuptoi se ai ishte vendi ku do tė takohej me Hidrin kėshtu u kthyen sėrish duke ndjekur gjurmėt nga kishin ecur.
    "(Musai) tha: “Kjo ėshtė ajo qė po kėrkojmė”. Andaj u kthyen nėpėr gjurmėt e veta, dhe gjetėn njė prej robėrve Tanė, tė cilit i patėm dhuruar mėshirė prej Nesh dhe i kishim mėsuar nga ana Jonė dije. Musai i tha atij: “A mund tė tė pasoj ty, qė tė mė mėsosh edhe mua diēka prej diturisė sė drejtė qė tė ėshtė dhėnė ty?” (Kehf, 64-66)
    Burri qė gjetėn ishte pikėrisht Hidri, pėr tė cilin shumica e dijetarėve mendojnė se ka qenė profet.
    "Ai u pėrgjigj: “Ti nuk mund tė durosh dot me mua! E si mund tė durosh (pa pyetur) para diēkaje pėr tė cilėn nuk di asgjė”? (Musai) tha: “Do tė mė gjesh tė durueshėm, nė dashtė Allahu e nuk do tė tė kundėrshtoj pėr asgjė.” (Kehf, 67-69)
    Edhe pse Musai a.s hyn tek profetėt dhe tė dėrguarit mė tė mirė, demonstronte njė modesti tė lakmueshme para njerėzve mė tė ditur. Kjo, edhe pse tė gjithė dijetarėt mendojnė se Musai a.s gėzon vlera mė shumė se Hidri. Njeriu sado i mirė, i ditur dhe i ndershėm tė jetė, para mė tė diturit manifeston modesti.
    "(Hidri) i tha: “Nėse vjen pas meje, mos mė pyet pėr asgjė, derisa tė ta shpjegoj unė!” (Kehf, 70)
    Hidri a.s e pranoi Musanė a.s si shoqėrues dhe nxėnės, por me njė kusht: Tė mos ndėrhyjė nė veprimet e tij, sado tė ēuditshme dhe tė papranueshme t'i dukeshin. Musai a.s e pranoi kėtė kusht dhe e urdhėroi Joshuan tė kthehej tek Benu Israilėt. Tė dy, Musai a.s dhe Hidri u nisėn pėr rrugė. Udhėtimi do tė bėhej me anije, gjė tė cilėn e pėrmend Zoti nė Kuran:"Dhe kėshtu, u nisėn. Kur hipėn nė njė anije, ai (Hidri) hapi njė vrimė poshtė." !” (Kehf, 71)
    Pronarėt e anijes e morėn Hidrin dhe Musanė a.s nė anije pa pagesė. Gjatė rrugės, Hidri e merr Musanė dhe tė dy zbresin nė pjesėn mė tė poshtme tė anijes, ku me anė tė njė hekuri Hidri fillon menjėherė tė shpojė njė vrimė. Marinarėt dhe punonjėsit e ndjenė defektin qė ishte shkaktuar dhe menjėherė filluan tė marrin masat pėr tė shpėtuar anijen nga mbytja. Musai a.s vėshtronte i befasuar nga veprimi i Hidrit a.s dhe nuk duroi pa i thėnė:"(Musai) tha: “Mos vallė, e hape vrimėn pėr t’i mbytur udhėtarėt e saj? Me tė vėrtetė, ke bėrė punė tė shumė tė keqe”.
    (Hidri) i tha: “A nuk tė thashė se ti nuk mund tė durosh me mua?”
    Ai u pėrgjigj: “Mos mė qorto pėr atė qė harrova dhe mos mė ngarko me vėshtirėsi nė punėt e mia!” (Kehf, 71-73
    Musai a.s i kėrkoi falje Hidrit nga kjo ndėrhyrje dhe Hidri e fali. Me tė kaluar nė bregun tjetėr, Hidri a.s iu afrua njė djaloshi tė njomė, e shtriu pėrtokė, nxori njė thikė dhe e therri. Ishte njė krim monstruoz qė Musai a.s e pa me sytė e tij. Kjo e bėri tė ndėrhyjė dhe t'i thotė gjithė nervozizėm:
    Dhe qė tė dy vazhduan tė ecin, derisa takuan njė djalosh, tė cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Pėrse vrave njė njeri tė pafajshėm qė nuk ka vrarė askėnd?! Vėrtet qė ke bėrė njė punė tė tmerrshme”! Ai u pėrgjigj: “A nuk tė thashė se ti nuk mund tė durosh me mua?” (Kehf, 74-75)
    Musai a.s e kuptoi se kishte gabuar sėrish dhe i kėrkoi falje duke thėnė:
    "(Musai) tha: “Nėse pas kėsaj do tė tė pyes sėrish pėr ēfarėdo gjėje, atėherė mos mė mbaj mė nė shoqėrinė tėnde! Tashmė ke arsye (tė mjaftueshme) nga ana ime (pėr t’u ndarė prej meje)!” (Kehf, 76)
    Hidri a.s e fali sėrish dhe e prano kushtin dhe tė dy u nisėn sėrish pėr rrugė derisa arritėn nė njė fshat. Tė dy ishin tė uritur dhe nė bazė tė zakonit tė mikpritjes, u drejtuan nė shtėpitė e fshatit qė dikush t'i ushqente. Asokohe ishte e drejtė e udhėtarit qė banorėt e njė fshati apo qyteti ta mirėpresin dhe ushqejnė pėr tri ditė. Kėtė tė drejtė e gėzon udhėtari edhe nė islam, ku nėse njė udhėtari i harxhohen ushqimet dhe furnizimet pėr rrugė, gėzon tė drejtėn tė qėndrojė pėr tre ditė tek ēfarėdo familjeje. Nėse refuzojnė ta ushqejnė, konsiderohen gjynahqarė.
    Edhe pse Hidri dhe Musai a.s vajtėn si mysafirė dhe ishte e drejta e tyre, banorėt e fshatit refuzuan t'i pranojnė. "Dhe qė tė dy vazhduan tė ecin, derisa arritėn nė njė fshat dhe u kėrkuan banorėve tė tij, qė t’u jepnin pėr tė ngrėnė, por ata nuk i pranuan mysafirė." Duke parė kėtė, Musai a.s dhe Hidri u nisėn tė largohen nga ky fshat. Nė tė dalė, vunė re njė shtėpi tė rrėnuar, tė cilės i kishte mbetur vetėm njė mur pa u shembur, por edhe ai ishte anuar dhe gati pėr tė rėnė. Menjėherė, Hidri a.s pėrveshi llėrėt dhe i hyri punės pėr ta drejtuar dhe rregulluar kėtė mur. "Aty ndeshėn njė mur qė ishte duke u rrėzuar dhe ai (Hidri) e drejtoi." Sakaq, Musai a.s e shihte gjithė habi. E ēfarė i duhet Hidrit tė rregullojė njė mur qė gati po shembet?! Kujt i hyn nė punė ai mur?! Aq mė tepėr qė ndodhej nė njė fshat aspak mikpritės. Prandaj, vendosi t'i tėrheqė vėmendjen pėr kėtė:"(Musai) tha: “Sikur tė kishe dashur ti, mund tė kėrkoje shpėrblim pėr kėtė.” (Kehf, 77)
    Nėse ke vendosur ta rregullosh dhe drejtosh kėtė mur, tė paktėn bėje kundrejt njė shpėrblimi. Pėrse u dashka tu rregullosh murin njė populli qė nuk e meritojnė dhe pa asnjė shpėrblim pėr punėn?!
    "Ai tha: “Kjo ėshtė ndarja ndėrmjet meje dhe teje. Unė do t’i shpjegoj ty ato gjėra pėr tė cilat nuk munde tė durosh." (Kehf, 78)
    Tashmė ėshtė koha tė tė tregoj lidhur me ato gjėra pėr tė cilat ndėrhyre dhe nuk e pėrmbajte dot veten.
    "Sa i pėrket anijes, ajo ishte pronė e disa tė varfėrve, qė punonin nė det. Unė desha ta dėmtoj, sepse prapa tyre gjendej njė mbret i cili merrte me dhunė ēdo anije tė mirė." (Kehf, 79)
    Nė atė rajon, ndodhej njė mbret zullumqar i cili pėrvetėsonte dhe konfiskonte anijet qė gjente nė det. Dhe me tė vėrtetė, me tė kaluar Hidri dhe Musai a.s, vjen mbreti me ushtarėt ta konfiskojnė anijen ku kishin qenė. Me tė konstatuar tė ēarėn, ata e lanė dhe u nisėn pėr tek anijet e tjera.
    "Sa pėr djaloshin, prindėrit e tij ishin besimtarė. Ne e dinim se (dashuria pėr tė) do t’i ēonte ata nė tė keqe dhe mohim dhe dėshiruam qė Zoti i tyre, nė vend tė atij t’u jepte njė mė tė mirė, mė tė pastėr dhe mė tė mėshirshėm." (Kehf, 80)
    Nė dijet e pafund tė Zotit, ky djalosh do tė rritej dhe do tė shndėrrohej nė njė bishė tė dhunshme ndaj shoqėrisė dhe prindėrve tė tij. Ishte dhembshuri e Zotit ndaj dy prindėrve, qė ky djalosh tė vdiste para se tė rritej dhe tė ushtronte dhunė ndaj njerėzve dhe prindėrve. Menjėherė pas vdekjes sė kėtij fėmije, prindėrve u lindi njė djalė tjetėr i cili ishte i dashur dhe respektues ndaj prindėrve.
    "E, sa i pėrket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimė nė qytet dhe, nėn tė gjendej njė thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenė njeri i mirė, prandaj Zoti yt dėshiroi qė ata tė arrinin moshėn e pjekurisė e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mėshirė nga Zoti yt." (Kehf, 82)
    Pra, muri qė rimėkėmbi Hidri a.s ishte pjesė e njė shtėpie e cila u pėrkiste dy jetimėve. Babai i tyre kishte qenė njeri i ndershėm dhe i mirė. Ai kishte fshehur njė thesar nėn murin e fundit qė mezi mbahej nė kėmbė, pėr ditė tė vėshtira. Nėse do tė rrėzohej dhe ai mur, thesari do tė zbulohej dhe do tė grabitej padrejtėsisht nga njerėzit, duke i lėnė jetimėt me gisht nė gojė.
    "Babai i tyre kishte qenė njeri i mirė" pra, e gjithė kjo ndėrhyrje hyjnore bėhej pėr shkak se babai i dy jetimėve ishte njeri i mirė dhe i ndershėm. Shohim qė veprat e mira nuk ndjekin vetėm personin qė i vepron ato, por edhe familjarėt dhe pasardhėsit e tij. Prandaj, kushdo qė i do tė mirėn fėmijėve dhe familjarėve tė tij, le tė jetė i devotshėm me Zotin. Devotshmėria ka efekte pozitive pėr personin gjatė jetės sė tij, por edhe pas vdekjes, tė cilat shtrihen mbi fėmijėt.
    Muri qė fshihte thesarin e dy jetimėve u rrėzua vetėm pasi ata ishin rritur dhe pjekur, ku ata gjetėn thesarin dhe e shfrytėzuan pėr nevojat e tyre.
    "prandaj Zoti yt dėshiroi qė ata tė arrinin moshėn e pjekurisė e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mėshirė nga Zoti yt." (Kehf, 82)
    Mandje, Hidrin pohon tė vėrtetėn nė bazė tė sė cilės kishte ndėrmarrė gjithė ato veprime tė papranueshme pėr Musain a.s:
    Unė kėtė nuk e kam bėrė sipas gjykimit tim. Ky ėshtė shpjegimi i asaj, pėr tė cilėn ti s’munde tė duroje!" (Kehf, 82)
    Asgjė nuk kishte ndodhur sipas vullnetit tė Hidrit a.s, por sipas udhėzimeve tė Zotit. Kėshtu, dijet qė posedonte Hidri a.s ishin dije qė kishin tė bėjnė me botėn e padukshme, gjė tė cilėn ia kishte mėsuar Zoti i lartėsuar. Diēka e tillė mund t'u ndodhė vetėm profetėve dhe tė dėrguarve tė Zotit. Asnjė nga njerėzit e thjeshtė, sado tė ditur tė jenė nuk mund ta gėzojnė kėtė privilegj. Pas kėsaj ndodhie, Musai a.s u kthye nė mesin e popullit tė tij.
    Pėr dyzet vite me radhė, Benu Israilėt vazhduan tė humbur nė shkretėtirė. Gjatė kėsaj periudhe vdes Haruni a.s dhe varroset nė shkretėtirė. Dy vite mė pas, vdes dhe Musai a.s.
    Nė njė hadith tė transmetuar nga imam Buhariu, thuhet se Ebu Hurejre ka thėnė:"U dėrgua meleku i vdekjes tek Musai a.s pėr t'i kėrkuar leje qė t'i marrė shpirtin. Me ta dėgjuar, Musai a.s e goditi fort dhe meleku i vdekjes u kthye sėrish tek Zoti dhe i thotė:"Mė ke dėrguar tek njė rob qė nuk e dėshiron vdekjen. Zoti i thotė:"Shko tek Musai dhe i thua tė vendosė dorėn mbi shpinėn e njė kau. Pėr ēdo qime nėn dorėn e tij, do i japim njė vit jetė." Menjėherė meleku i vdekjes u kthye tek Musai a.s dhe i tregoi mbi afatin zgjedhjen qė i kishte dhėnė Zoti. Musai a.s pyeti:"Po pas kėtyre viteve, ēfarė do tė ndodhė?" Zoti iu pėrgjigj:"Vdekja." Musai a.s tha:" Atėherė le tė ndodhė tani mė mirė."
    Para se t'i merret shpirti, Musai a.s e luti Zotin qė ta afrojė me Jerusalemin sa distanca e hedhjes sė njė guri. Ebu Hurejre thotė se i dėrguari i Zotit a.s na tha:"Nėse do tė ndodhesha atje (nė Jerusalem) do ua tregoja varrin e Musait a.s. Ai ndodhet anės rrugės qė tė ēon pėr nė Jerusalem, tek duna e kuqe."
    Kėshtu ishte fundi i dy profetėve tė nderuar, Harunit dhe Musait a.s.

    Pėrshtati: Elmaz Fida
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Rreth filmit "Exodus: God and Kings Moses" (Historia e Musait)

    Historia e profetit Joshua bin Nun a.s

    Pas vdekjes sė Harunit dhe Musait a.s, ishte Joshua bin Nuan ai qė udhėhoqi Benu Israilėt. Siē e kemi cekur dhe mė lart, dijetarėt kanė mendim pothuajse unanim qė edhe ai ishte profet. Joshua rridhte nga familja e Jusufit a.s. Ai i qėndronte pranė Musait a.s, prej tė cilit merrte dije dhe studionte Teuratin.
    Me tė pėrfunduar periudha e humbjes nė shkretėtirė, Joshua a.s u drejtua bashkė me popullin e tij drejt Jeruzalemit, tė cilin ua kishte premtuar Zoti. Dyzet vite tė humbur nė shkretėtirė, kishin shėrbyer si mėsim pėr tė mos kundėrshtuar urdhrat dhe dispozitat e Zotit. Tashmė, brezi qė kishin adhuruar viēin kishin vdekur tė gjithė dhe kishte lindur njė brez i ri. Thotė profeti Muhamed a.s:"Nga ata qė adhuruan viēin, nuk kishte mbetur asnjė syresh."
    Joshua me popullin e tij e rrethojnė Jeruzalemin pėr gjashtė muaj. Beteja e fundit qė zhvillohet mes dy ushtrive ndodhi ditėn e premte. Siē dihet, Benu Israilėt e kishin tė ndaluar punėn dhe luftėn ditėn e shtunė. Ata filluan ta ndjejnė superioritetin e tyre pasditen e ditės sė premte. Nėse do tė perėndonte dielli, atyre u duhej ta linin luftėn, pasi me perėndimin e tij fillonte e shtuna. Duke konstatuar se dielli ishte nė perėndim e sipėr dhe fitorja akoma nuk ishte arritur, Joshua bin Nuni vėshtroi drejt tij dhe i tha:"Ti o diell je i urdhėruar, ashtu siē jam unė i urdhėruar. O Allah, ndaloje perėndimin e tij!"
    Thotė profeti Muhamed a.s nė njė hadith tė transmetuar nga imam Buhariu:"Dielli nuk ėshtė ndalur pėr asnjė njeri pėrveē Joshua bin Nun."
    Dielli e ndaloi lėvizjen e tij drejt perėndimit derisa Joshua bin Nun bashkė me ushtrinė hynė nė Jeruzalem dhe shtrinė sundimin e tyre mbi qytet. Kjo ishte njė mrekulli qė u bashkohet mrekullive tė tjera qė kishin parė Benu Israilėt.
    Kur nisėn tė hyjnė nė portat e qytetit, Joshua i urdhėroi tė hynin tė pėrulur para Zotit, duke thėnė:"O Zot na i fal gjynahet tona!"
    "Kujtoni kur thamė: “Hyni nė kėtė qytet dhe hani ē’tė doni dhe sa tė dėshironi, por, duke hyrė nė qytet, pėruluni nė sexhde dhe thoni: “Falna!” qė Ne t’jua falim gabimet. Atyre qė bėjnė vepra tė mira, Ne ua shtojmė shpėrblimin.” (Bekare, 58)
    Brezi i ri qė luftoi me Joshuan a.s filluan tė tallen me tė dhe nė vend qė tė luteshin pėr falje gjynahesh, filluan tė pėrsėrisin fjalėn "elb", e cila nė hebraisht ėshtė e pėrafėrt me fjalėn "falje". Kėshtu, nė vend qė tė thonin "hitta" (falje) thonin "hinta" (elb).
    "Por keqbėrėsit e ndryshuan fjalėn qė iu tha me njė fjalė tjetėr, prandaj Ne u sollėm atyre qė bėnė (kėtė) padrejtėsi njė dėnim nga qielli pėr mosbindjen e tyre." (Bekare, 59)
    Pėrveē kėsaj, ata nuk hynė tė pėrulur me kokė para, por hynė tė pėrulur me tė ndenjurat para, si shenjė talljeje. Kėtė e shoqėronin me fjalėt "elb" nė vend tė "falje".
    Qė nga ky moment, Benu Israilėt fillojnė tė shtojnė dhe heqin nga libri i tyre i shenjtė Teurati.
    Si ndėshkim pėr atė qė vepruan, Zoti u dėrgoi njė murtajė tė rėndė e cila shfarosi brenda njė dite mė shumė se njėzet mijė prej Benu Israilėve. Tė frikėsuar pėr atė qė u ndodhi, harruan gjithēka dhe filluan t'i pėrgjėrohen Zotit me lutje.
    Me kalimin e viteve e dekadave dhe pas vdekjes sė Joshuas, pushteti fetar qė drejtohej kryesisht nga profetėt, filloi tė ndahej nga pushteti politik. Pushtetit politik ishte nė duart e pasardhėsve tė Jehodhas, djalit tė Jakubit a.s. Ndėrkohė qė pushteti fetar (profetėt) ishte nė duart e pasardhėsve tė Iladhit, djalit i Jakubit a.s.
    Joshua vdiq njėzet e shtatė vite pas vdekjes sė Musait a.s. Mosha e Joshuas kur vdiq ishte njėqind e njėzet e shtatė vjeē.


    Historia e profetit Iljas a.s

    Me kalimin e viteve, fillon tė pėrhapet sėrish idhujtaria hebrenjve, sidomos nė zonat e Libanit tė sotėm. Nė krahinėn e njohur Balabak, banorėt qė ishin hebrenj filluan tė adhurojnė njė idhull qė e quanin Bal. Prej tij qyteti dhe krahina kanė marrė dhe emrin Balbek. Pėr t'i kthyer sėrish nė besimin nė njė Zot tė vetėm dhe pėr tė ringjallė dispozitat e Teuratit, Zoti dėrgoi tek ky popull njė profet me emrin Iljas. Ai ishte biri i Jasinit, bir i Azarit, bir i Ojzarit, bir i Harunit a.s. Thotė Allahu nė Kuran lidhur me kėtė profet:
    "Edhe Iljasi ka qenė vėrtet njė prej tė dėrguarve. Ai i tha popullit tė vet: “A nuk po i frikėsoheni Allahut?!” Vallė, a i luteni ju Ba‘lit, ndėrsa braktisni Krijuesin mė tė mirė, Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e tė parėve tuaj tė lashtė?!” Ata e quajtėn atė gėnjeshtar dhe, pėr kėtė shkak, do tė ēohen (nė dėnimin e Zjarrit), pėrveē robėrve tė sinqertė tė Allahut. Dhe Ne i lamė atij kujtim tė mirė te brezat e mėvonshėm:“Paqja qoftė mbi Iljasin!” Ja, kėshtu, Ne i shpėrblejmė punėmirėt! Ai ka qenė vėrtet njė nga robėrit Tanė besimtarė." (Saffat, 123-132)
    Dijetarėt myslimanė nuk pėrmendin diēka mė shumė rreth profetit Iljas, pėrveēse ai u dėrgua nė Balabek dhe se populli i tij e pėrgėnjeshtruan. Sipas disa dijetarėve, ai i braktisi dhe u zhduk pa lėnė gjurmė. Kurse disa tė tjerė mendojnė se vdiq duke i ftuar nė besimin monoteist.
    Siē gjendet dhe nė disa libra tė tefsirit, disa njerėz mendojnė se Iljasi a.s vazhdon akoma tė jetė i gjallė. Tė njėjtėn bindje kanė dhe pėr Hidrin a.s. Pėr tė vėrtetuar mendimin e tyre, ata pėrmendin rrėfenja nga mė tė ndryshmet, sipas tė cilave si Iljasi dhe Hidri a.s janė akoma gjallė. Ka dijetarė qė pohojnė se katėr profetė vazhdojnė tė jenė gjallė, dy prej tyre jetojnė nė qiell ndėrkohė qė dy tė tjerė nė tokė. Ata qė jetojnė nė qiell janė Idrisi a.s dhe Isai a.s, kurse ata nė tokė janė Iljasi a.s dhe Hidri a.s. Padyshim qė kjo ėshtė njė gafė e rėndė dhe e pavėrtetė. Nė njė hadith tė transmetuar nga Buhariu dhe Muslimai, Profeti a.s pasi fal namazin e jacisė kthehet nga tė pranishmit dhe u thotė:"A e shihni kėtė natė?!" Tė pranishmit u pėrgjigjėn:"po o i dėrguar i Allahut." Profeti a.s u thotė:"Njėqind vite pas kėsaj nate, askush nga ju nuk do tė jetė i gjallė."
    Njėqind vite mė vonė, tė gjithė ata qė kishin qenė gjallė nė kohėn e Profetit a.s, kanė vdekur.




    Historia e profetit Eljesa a.s.

    Thotė Zoti i lartėsuar nė Kuran lidhur me kėtė profet:
    "Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Tė gjithė ata kanė qenė nga besimtarėt e zgjedhur e tė mirė." (Sad, 48)
    "Po ashtu, udhėzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritėm mbi tė gjithė njerėzit." (En'am, 86)
    Eljesa ishte biri i Adij dhe disa mendojnė se rrjedh nga familja e Harunit. Ashtu siē thuhet se ishte djali i xhaxhait tė Iljasit a.s.
    Pėrveē faktit se ishte i dėrguar i Zotit, dijetarėt nuk pėrmendin ndonjė detaj tjetėr nga jeta dhe vepra e tij. Rrėfenjat izraelite lidhur me kėtė profet janė tė shumta, por ne u jemi pėrmbajtur ajeteve tė Kuranit dhe haditheve tė sakta nė kėtė trajtesė tonėn.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •