Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    "ARABI SAUDITE – Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) – grupit më të madh në botë të vendeve myslimane – ka dënuar sulmet terroriste në Paris dhe ka shprehur “solidaritetin e palëkundur” të organizatës me Francën. Iyad Madani ka thënë se organizata kundërshton në mënyrë të vendosur çdo akt terrorist.

    Të dielën, edhe dijetarët sunitë të Ligës Botërore Myslimane, me seli në Mekë të Arabisë Saudite, kanë dënuar sulmet në Paris dhe ato në Liban, që kanë ndodhur të enjten dhe të premten.

    http://www.balkanweb.com/site/organi...iste-ne-paris/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    "Myslimanët në rrjetet sociale kanë rikthyer hashtagun #Notinmyname, “Jo në emrin tim”, që u përdor edhe gjatë sulmit terrorist në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo”. Myslimanët nga e gjithë bota distancohen nga sulmet në Paris, duke dënuar përdorimin e Islamit nga atentatorët, që vranë qindra persona.

    “Jam mysliman dhe jam i tërbuar nga këto sulme. I kemi dënuar dhe do të vazhdojmë ti dënojmë dhe në këmbim kemi marrë vetëm urrejtje.”- shkruhet në një mesazh të shpërndarë në “Twitter”.

    http://www.balkanweb.com/site/notinm...-ne-emrin-tim/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    PARIS- Një punëtor sigurimi i stadiumit kombëtar “Stade de France” është vlerësuar si hero, pasi që besohet se ka parandaluar tragjedinë e jashtëzakonshme brenda stadiumit.

    Punëtori mysliman që ka dashur të identifikohet vetëm si Zouheir, ka thënë se nuk e ka lejuar një person të hyjë brenda, pasi që ka vërejtur se kishte eksplozivë në trup.

    . Sipas rrëfimit, ky person kishte tentuar të hyjë në stadium 15 minuta pas fillimit të ndeshjes miqësore Francë-Gjermani.


    Rrëfimin e ka konfirmuar edhe një pjesëtar i Policisë që ka konfirmuar se qëllimi ishte që eksplozivi të vendosej brenda në stadium.

    http://www.balkanweb.com/site/puneto...ristit-brenda/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Terroristet nuk jane islamike ato jane terroriste

    TURQI – Autoritetet turke kanë thënë se kanë parandaluar një sulm të madh në Stamboll, në të njëjtën ditë kur është sulmuar Parisi. Më 13 nëntor, policia ka arrestuar pesë veta, përfshirë një bashkëpunëtor të dyshuar të militantit famëkeq të Shtetit Islamik, të njohur si xhihadisti John. Ky i fundit besohet se është vrarë nga bombardimet.

    Autoritetet turke thonë se janë duke hetuar nëse komploti i dështuar ka pasur lidhje me sulmet në Paris, që kanë vrarë 132 veta, citon rel. Xhihadisti John, militanti i maskuar, i cili është shfaqur në disa video duke u prerë kokat pengjeve perëndimore.

    http://www.balkanweb.com/site/turqia...te-stambollit/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Arta Dade: Atentatet në Paris, akte që nuk kanë lidhje me fenë


    Deputetja socialiste Arta Dade është solidarizuar pas akteve terroriste që i morën jetën qindra personave në Paris. Nga Erseka, Dade theksoi se sulmi kundër Partisit nuk ishte thjesht një sulm kundër Francës, por një sulm kundër vlerave europiane, kundër demokracisë, lirisë dhe solidaritetit.

    Dade ka theksuar se duhet të shtohen përpjekjet për një bashkëveprim me shtetet e BE-së dhe SHBA-së dhe të gjitha vendet kundër këtyre akteve që, sipas Dades, nuk kanë lidhje me fenë.

    Së bashku me nxënës dhe qytetarë të Kolonjës, deputetja ka ndezur qirinj dhe ka bërë homazhe në nderim të viktimave të 13 nëntorit.

    http://www.top-channel.tv/lajme/arti...=313187&fundit
    / Top Channel
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Profeci apo mesazh paqeje?

    Papa: Parisi, një copëz e luftës së tretë botërore

    Papa: Parisi, një copëz e luftës së tretë botërore “Kjo është një copëz e luftës së tretë botërore dhe për këto gjëra nuk ka justifikime”.

    Kështu ka deklaruar Papa Françesku, në reagimin e radhës ndaj ngjarjeve tragjike të Parisit.

    “Kjo nuk është njerëzore, prandaj i jam pranë të gjithë Francës që e dua aq shumë”, ka thënë më tej ati i shenjtë.

    Ai është shprehur “i prekur dhe i hidhëruar” për ngjarjet e së premtes mbrëma, që sipas tij janë të vështira për t’u kuptuar edhe pse bëhen nga vetë njerëzit.

    “Për këtë jam i prekur, i hidhëruar dhe lutem. Jam pranë familjarëve të viktimave dhe lutem për të gjithë ata”, ka thënë më tej Papa Françesku.

    / Top Channel

    http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313101
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2015
    Postime
    8

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    mund t m thoni si postohet ketu??

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Sapo bere nje postim
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Kuvajti ka arrestuar disa pjesëtarë të një organizate që mbështeste me fonde dhe armatime ISIS-in.

    Një libanez me emrin Osama Khayat ka pranuar se ka blerë armë dhe raketa për Shtetin Islamik. Ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë.

    Në qershor të këtij viti, 27 persona vdiqën pas një sulmi në një xhami të Kuvajtit. Ky ishte atentati më i rëndë ndaj këtij vendi në dekadat e fundit.

    Përgjegjësinë për këtë sulm e mori një grup që kishte lidhje me ISIS-in, i quajtur Provinca Najd.

    / Top Channel

    http://www.top-channel.tv/lajme/arti...=313511&ref=ml
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •