Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    Kreu i shërbimit sekret shqiptar: Po rritet numri i të rinjve që po i bashkohen ISIS

    Emri:  2DF6538600000578-3297749-image-m-45_1446257143801.jpg

Shikime: 725

Madhësia:  29.0 KB

    140 luftëtarë shqiptarë janë rreshtuar në radhët e ISIS, ku pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga shtresat e margjinalizuara.
    Kështu ka thënë kreu i Shërbimit Informativ shtetëror në Shqipëri, Visho Ajazi i cili konsideron se vëmendja duhet të fokusohet në institucionet arsimore, pasi sipas tij, këto janë institucionet që gjurmohen shpesh nga ekstremistët.

    “Numri i atyre të cilën kyçen në këto rrjete është në rritje. Mbase njerëzit duan më shumë vëmendje nga shteti, shkolla, shoqëria, komuniteti fetar, pasi janë me probleme financiare, edukimi dhe duhen adresuar”, thotë Ajazi.

    Kryeqytetet shqiptare si Tirana, Shkupi, Prishtina si dhe një sërë vendesh të tjera sipas studimit të Institutit Kanadez të Teknologjisë mbeten vendet më të ndjeshme ndaj rekrutimeve të ISIS.

    “Frekuentimi më i madh e shohim në Tiranë e Shkodër për Shqipërinë; Tetova, Gostivari, Shkupi në Maqedoni, në Kosovë shohim Gjilanin, Ferizajn, Prishtinën” , thotë Fabian Zhilla.

    Për Kryetarin e komunitetit muslim an në Shiqipëri Skënder Bruçaj, qeveria shqiptare duhet ta adresojë luftën ndaj ekstremizmit kundër medias online. Sipas tij rekrutimi online është një metodë që është vënë re edhe në vendin tonë.

    Rrjetet sociale janë një nga burimet kryesore që kjo organizatë terroriste përdor për rekrutimet e reja”, thotë ai.

    Gjatë konferencës ” strategjitë e marrëdhënieve online me publikun të ISIS në Shqipëri” ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile apeluan njëzëri se përballja online me propagandën e IS në Shqipëri ka dështuar

    Syri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    Pse,propaganda online qenka problemi ? Aty qenka deshtimi; shtresat e margjinalizuara qe perdorin internetin !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    Kjo eshte aresyeja i dashur Albo shqiptari qe une dua te largohen temat fetare nga forumi.. Asnje te mire nuk ka forumi prej tyre.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Për: Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    2043 por kur i sjell i zoti forumit tema fetare cfare mundet te presesh nga antaret e thjesht ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    Citim Postuar më parë nga Stik Lexo Postimin
    2043 por kur i sjell i zoti forumit tema fetare cfare mundet te presesh nga antaret e thjesht ?
    Topi eshte imi.
    Penalltine do e gjuaj vet!
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar 2043 për postimin:


  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Kjo eshte aresyeja i dashur Albo shqiptari qe une dua te largohen temat fetare nga forumi.. Asnje te mire nuk ka forumi prej tyre.
    Domethene, sipas teje, te gjithe ata qe hapin tema fetare apo lexojne tema fetare per fene islame ne forum, jane arsyeja perse numri i shqiptareve te rekrutuar nga ISIS eshte ne rritje? Uroj qe ta kesh shkruar kete me lart sa per shaka e te mos e besosh me te vertete, pasi do te me vinte vertete shume keq per ty.

    1. Forumi shqiptar nuk eshte dritarja e vetme e informacionit "fetar" ne Internet, por ka plot te tilla ne Internet sa te duash. Ajo qe na vecon ne nga te gjitha faqet e tjera propagandistike ne Internet eshte se nuk jemi nje komunitet vetem musliman, por nder-fetar. Vete ekzistenca e nje forumi te tille ku shqiptaret e te gjitha besimeve marrin pjese eshte nje hale ne sy per ata qe nuk kerkojne bashkejetesen por luften ne emer te Allahut.

    2. Jo te gjithe muslimanet jane terroriste, pasi i bie qe ti te jetosh ne pallatin tend ne Tirane, apo te shkembehesh ne rruget e Tiranes, me plot "terrorista" me mjekra, qe shkojne ne xhami, luten e lexojne Kuranin. Me mentalitetin tend, duke i futur te gjithe ne nje thes, je duke i "margjinalizuar" (vecuar) keta individe. Edhe ata qe nuk jane terroriste, edhe ata qe jane besimtare te thjeshte e qytetare qe respektojne ligjet e anetaret e asaj shoqerie, kthehen ne terroriste fale perbuzjes dhe percmimit te individeve si ty qe shpreheni ne ate menyre.

    3. Forumi shqiptar me larmia e anetareve dhe botekuptimeve qe keta anetare sjellin ne forum me mendimet qe shprehin eshte "antidoti" i fenomenit. Nje njeri i prirur per te rene pre e kesaj propagande nuk do te "sherrohet" vetvetiu duke gjeluar ne ate propagande e i rrethuar nga ata njerez me ate mentalitet. Ai do te ndergjegjesohet dhe kuptoje gabimin e rruges se zgjedhur vetem kur degjon, lexon e bie ne kontakt me shqiptare te tjere qe nuk mendojne si ai, qofshin keta muslimane apo te besimeve te tjera.

    4. Duke u mohuar shqiptareve te drejten e praktikimit te besimit te tyre nga "frika e terrorizmit", ti nuk je duke i dhene zgjidhje problemit, por je duke bere ate qe ben edhe struci, fut koken ne rere dhe pretendon se realiteti nuk eshte ai qe eshte, por nje realitet i bukur e plot drite qe ekziston vetem ne mendjen tende. Problemet zgjidhen vetem kur ato a) evidentohen si probleme b) shoqeria e qytetaret e asaj shoqerie shprehin shqetesimin e tyre dhe i diskutojne keto ceshtje hapur c) kur nga diskutimi, shoqeria del me hapa konkrete si zgjidhje te ketyre fenomeneve negative. Ideja se po nuk folem per keto probleme, ato do ikin vetvetiu eshte jo vetem idioteske por edhe shume qesharake.

    5. Ne forumin shqiptar nuk do te lexosh e mesosh vetem lajme si ky me siper, por edhe plot lajme te tjera qe nxjerrin ne drite koston e ketyre vendimeve qe shqiptaret e thjeshte marrin: humbja e jetes, perdhunimet, rrefimet e njerezve te mashtruar qe mbijetuan qe te tregojne per peripecite e tyre, etj.

    Albo

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Duke_Of_Arberia (14-11-2015)

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kreu i shërbimit sekret shqiptar: Po rritet numri i të rinjve që po i bashkohen ISIS

    140 luftëtarë shqiptarë janë rreshtuar në radhët e ISIS, ku pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga shtresat e margjinalizuara.
    Kështu ka thënë kreu i Shërbimit Informativ shtetëror në Shqipëri, Visho Ajazi i cili konsideron se vëmendja duhet të fokusohet në institucionet arsimore, pasi sipas tij, këto janë institucionet që gjurmohen shpesh nga ekstremistët.

    “Numri i atyre të cilën kyçen në këto rrjete është në rritje. Mbase njerëzit duan më shumë vëmendje nga shteti, shkolla, shoqëria, komuniteti fetar, pasi janë me probleme financiare, edukimi dhe duhen adresuar”, thotë Ajazi.

    Syri

    O zoti Kryetar, ti je i SHIKut apo minister arsimi?
    Da na flasesh per aktivitetin e Shikut apo per abetaret e shkolles.
    Ato qe thua ti duan dhjetra vjet te aplikohen.
    Neve duam pergjigje dhe aksione sot.
    Na trego dicka per aktivitetin e Shikut se si ai po lufton personat qe merren me rekrutim ne Shqiperi.
    Sa persona keni zbuluar dhe asgjesuar?
    Sa te huaj keni debuar nga Shqiperia?
    Sa te rinj te dogmatizuar keni denoncuar dhe marre ne vezhgim?
    Sa e si po bashkepunoni me agjenci nderkombetare per kete problem?
    I keni emrat e githe shqiptareve qe luftojne ne Siri Irak?
    etj etj ...

    Keto jane pergjigjet qe presim nga nje drejtues i Shikut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shaboni : 14-11-2015 më 09:08

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Shaboni për postimin:

    Kermilli (15-11-2015)

  11. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    O zoti Kryetar, ti je i SHIKut apo minister arsimi?
    Da na flasesh per aktivitetin e Shikut apo per abetaret e shkolles.
    Ato qe thua ti duan dhjetra vjet te aplikohen.
    Neve duam pergjigje dhe aksione sot.
    Na trego dicka per aktivitetin e Shikut se si ai po lufton personat qe merren me rekrutim ne Shqiperi.
    Sa persona keni zbuluar dhe asgjesuar?
    Sa te huaj keni debuar nga Shqiperia?
    Sa te rinj te dogmatizuar keni denoncuar dhe marre ne vezhgim?
    Sa e si po bashkepunoni me agjenci nderkombetare per kete problem?
    I keni emrat e githe shqiptareve qe luftojne ne Siri Irak?
    etj etj ...

    Keto jane pergjigjet qe presim nga nje drejtues i Shikut.
    Shabe, shume nga pyetjet e tua me vend, nuk do te marrin ndonjehere pergjigje sepse klasifikohen si formacion konfidencial.
    Ne rastin konkret nevojitet nje bashkeveprim, ku perveç SHIK-ut, duhet te japin kontributin e tyre per aq sa i takon, edhe forcat e ministrise se mbrendshme sebashku me komunitetet e kulteve fetare!
    Duhet hartuar nje plane sigurie nga qeveria ne bashkepunim me sherbimet inteligjente dhe anetaret e kulteve fetare ne Shqiperi!

    Mirepo ne e dime sesi funksionojne gjerat ne albanistan, ku kryeministri ka si prioritet kryesor ne axhenden e tij, ruajtjen e balancave me Lsi-ne, per te mos rene nga gomari. Dhe me kete lloj mentalitet secili 'gozhda patkojin', mbetemi vulnerabel e te zbuluar perpara çfare do lloj sulmi terrorrist.

    Zoti na ruajte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 14-11-2015 më 09:22
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Shabe, shume nga pyetjet e tua me vend, nuk do te marrin ndonjehere pergjigje sepse klasifikohen si formacion konfidencial.

    Zoti na ruajte!
    Informacioni konfidencial eshte tjeter gje nga publikimi i risultateve te arritura ose te disa treguesve qe masin shkallen e thellesisie te nje problemi te caktuat.
    Njera nga strategjite per te fshehur hicin , eshte konfidencialiteti i panevojshem, nje tjeter eshte ngaterrimi me politiken, nje tjeter eshte perzierja e problemeve te tua me problemet e istitucioneve te tjera per te krijuar nje lemsh te pazgjidhshem. etj etj.

    Nejse, jam dakort me ty, Zoti na ruajte!

    Pershendetje.

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kreu i SHISH: "Po rritet numri i të rinjve shqiptarë që rekrutohen nga ISIS"

    Nje liber qe mbase mund te ndihmonte ne kuptimin e situates te sotme,dhe qe natyrisht do aritej ne nje situate te tille, eshte : "Bin Laden ; the Man Who Declared War on America. Botim i vitit 1999 i Yossef Bodansky (drejtor agjencie amerikan i luftes kunder terrorizmit). Dhe nuk eshte per tu lexuar se shpegon lindjen e Al "Kaedes" se sa te habit fakti qe sa here permendet Shqiperia.

    Tani eshte vone,nuk mund ta luftosh dot kete fenomen,nga ana legale o me ane te ligjit. Dhe ne fakt ekspertet e bazojne luften kunder ketij fenomeni me ane te propagandes ne internet,sepse eshte mundesia e vetme qe kane (as neper shkolla por vetem online).
    Menyra tjeter do ishte ajo "represive" qe edhe nga ana ligjore ne Shqiperi eshte e pamundur te praktikohet,nuk mund te mbyllet asnje xhami o shkolle fetare sepse natyrisht do preki dhe dy besimet e tjera. Si te thuash;shpresa e vetme eshte "lufta online" qe eshte kot,shpresojm qe edhe ketu mos ta bejne akoma edhe me kot duke kerkuar reformen ne drejtesi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •