Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    I dashur Doktor!

    E lexova me vemendje reagimin ndaj emërimit të djalit tim tek Lojërat e Fatit. Janë ca vese që vdesin me shpirtin dhe ti nuk mund ta lije të të ikte ky rast, ndaj të falenderoj shumë.

    Unë u përpoqa nën mësimet e tua ta edukoj djalin dhe ta mësoj si të çajë në jetë, por ai nuk më ka dëgjuar kurrë. Kur nuk zinte dot të dashur kur ishte i ri, i kam pas thënë, “provoje një herë me ndonjë kushërirë sa të mësohesh”, se s’u bë qameti, po ai nuk pranonte, se ishte djalë me namuz.

    Pastaj kur mbaroi studimet jashtë shtetit dhe u kthye në Shqipëri i thashë të rregullon babi në punë si sekser, se e njoh kryeministrin, por s’më dëgjoi. I thashë mos t’i përkushtohej punës dhe zanatit që kishte mësuar, se siç e dimë unë e ti, s’ka parë njeri hair nga zanti, as unë dhe as ti i mjekësisë. Të dy politika na ka mbajt gjallë, por s’më dëgjonte. I thashë puno si sekser, kap ndonjë biznesmen që do tendera, toka në bregdet, tek Gjiri i Lazit, në Vlorë, shiko vëri ndonjë gjobë këtyre që kanë marrë konçesione hidrocentralesh dhe rafinerish nafte, p.sh në Cërrik, por ai donte punën e vet.

    Pastaj erdhi puna që do martohej me një vajzë që donte, dhe e kundërshtova. I thashë shiko ndonjë që ka studio ligjore se e lidh unë me kryeministrin dhe u marrim përqindje për çdo firmë që hedh kryeministri, por nuk më dëgjoi, shkoi u martua me atë që i ishte fiksuar.

    Emri:  filip-cakuli-sali-berisha.jpg

Shikime: 845

Madhësia:  23.7 KB

    Kaloi kështu mbi 10 vite punë të përditshme profesionale, dhe ishte aq i njohur në fushën e tij të IT, sa ti e emërove drejtor të IT për 6 vite, edhe pse mua më kishe ngrirë si bashkëpuntor.

    Tani duan t’i ngarkojnë një punë të bezdisshme të formalizojë lojërat e fatit, duke i futur në rrjet për shkak të zanatit që ka. I thashë mos e prano këtë punë. Ka lezet siç kanë qenë kur i kishte në dorë djali jot, ku gjysma ishin pa licencë dhe bëje para sa të doje. Nuk më dëgjoi dhe vazhdoi përsëri.

    Tani të besoj se kur rriten fëmija prishet shtëpia. Mua s’më ka dëgjuar asnjëherë sa herë kam dashur t’i them të lërë punën dhe zanatin e tij dhe të bëhet sekser, ashtu si ty s’të ka dëgjuar kurrë, sa herë i thoshje mos u merr me demontim se do vrasësh njerëz, mos u merr me shitje tokash se do na telendisësh, mos u merr me gjoba për koncesione rafinerish se do detyrohesh t’u kthesh lekët, e sa, e sa raste të tjera. Por fëmijët s’të dëgjojnë, s’ke çu bën.

    Ç’të të them tjetër i dashur Doktor. Atë që të bën fëmija s’ta bën Perëndia. Nuk di a të kujtohet kur para tre vjetësh hape me gërma të mëdha RD, se djali im kishte shtypur tre dele me makinë, nga të cilat, dy shpëtuan dhe një humbi jetën. Të kujtohet me siguri. Djali e kujton dhe sot dridhet nga makthi. Unë i them, “të keqen babi mos u mërzit”, është aksident teknolgjik, gjëra që ndodhin, djali i Doktorit vrau 26 vet dhe plagosi 200 të tjerë e si thotë njeri gjë, vetëm i qajnë hallin”. Po ai akoma dridhet nga frika dhe i del ajo delja në gjumë. Djali jot e bën gjumin top, dhe s’ka faj, se s’ka shtyp asnjë dele.

    Që ta mbyllim këtë muhabetin e djemve, duhet thënë se kemi dhe ne pak faj. Mua në kohë të lirë gjithë jetën djali më ka parë duke luajtur shah, duke lexuar ndonjë libër, ose duke ikur në ndonjë hotel me kazino, dhe ja ku përfundoi, inxhinier IT për lojra fati. Yt bir të ka parë gjithmonë duke folur, kë të vrasësh, kë të zhdukësh, kë të qërosh dhe përfundoi zbërthyes fishekësh e bombash. Kemi dhe ne fajet tona.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    Lipe "Çakalli" eshte plehra me e madhe e sistemit te gjobvenieve mediatike qe ekziston prej vitesh ne shqiperi!

    Berisha te pakten nuk mburret me bemat e femijeve te tij, nuk ka sesi ta beje kete! Por Lipe by*tha i Top Turpit eshte krenar qe i biri do ndjekin rrugen e babait, ate te gjobevenieve dhe shantazhimeve...

    Turp qe e sillni si artikull kete lloj funderrine mediatike shqiptare
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    Ja nje shkrim anonim nga fb por i goditur:

    LETËR FILIP ÇAKULLIT

    I dashur Filip!

    Lexova me vëmendje letrën tënde drejtuar doktorit. Unë që po të shkruaj këtë letër jam një vajzë e panjohur dhe kështu dua të mbetem, sepse jam frikacake. Por jo më shume se ti Filip. Ti je marrë me policë të korruptuar, sepse nuk ke guxim të merresh me ministrin e brendshëm. Ti merresh me doktorë që marrin 500 lekësha, sepse nuk ke guxim të merresh me ministrin e shëndetësisë që vjedh miliona. Ti merresh me ndonjë mësues të humbur fshati, por nuk merresh me problemet e vërteta që ka arsimi. Ti je kudo i fshehur Filip dhe unë kam frikë të kruaj hundën në semafor, se mos më kap ndonjë kameramanët e tu dhe do më telendisni te Fiksi, sepse një emision investigativ mund të bëjë çdo gjë përveçse të merret me problemet e vërteta.

    Unë lexova për emërimin e djalit tënd në Lojërat e Fatit dhe ke shumë të drejtë të jesh krenar. Të gjithë prindërit janë krenarë për fëmijët e tyre, por ti duhet të jesh dyfish krenar sepse djali yt nuk përgjon njeri me kamera, nuk shantazhon njeri, nuk ju vë gjoba biznesmenëve. Ti Filip ke të drejtë të jesh krenar sepse yt bir nuk është matrapaz, shantazhist dhe nuk përdor dobësinë, paaftësinë e ndonje zyrtari të lartë për tu pasuruar.

    Edhe i thash babit: Bli ndonjë kamer-çimkë se ku i dihet, të hyn në punë por nuk më dëgjoi. I thash babit ftoje Edi Ramën dhe Ilir Metën për ditëlindje dhe uli të dy afër, se po ta kenë mirë ata dhe ne mirë do jemi, por prap nuk më degjoi. I thash që të paktën ftoje në dasmën time Edi Ramën, po pastaj u bëra pishman se deri atëherë mbase nuk do jetë kryeministër.

    Unë jam mërzitur me babin tim Filip se nuk më dëgjon. Sepse për pak mbaroj shkollën dhe nuk e di a do mundem të gjej dot një punë duke parë që ka shumë vajza të talentuara, me master, doktoraturë që janë pa punë. Unë jam e mërzitur Filip sepse nuk e kemi fatin të gjithë të hyjmë në punë pa konkuruar, të bëhemi direkt drejtora.. por mirë që djali yt ishte i vetmi IT në Shqipëri dhe e meritonte plotësisht atë vend pune.

    Prindërit e mi jane të mërzitshëm Filip, sepse nuk më kanë lejuar as të vras një mizë.. jo më të krenohen për një dele të vrarë, se një dele e vrarë është më mirë se tre dele të vrara, më mirë dhe se disa njerëz të vrarë. Vrasja është e shëmtuar Filip, qofshin dele apo njerëz, por mbase e kanë fajin prindërit e mi që krahasime të tilla të më duken të shëmtuara.

    Unë nuk e njoh djalin tënd Filip as djalin e Saliut. Por mbase Saliu i pranon në heshtje gabimet e djalit të tij, ndërsa ti trumbeton suksesin e djalit tënd, atë sukses që që ja ke arritur ti në stilin e kërmillit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    Ja nje shkrim anonim nga fb por i goditur:

    LETËR FILIP ÇAKULLIT

    I dashur Filip!

    Lexova me vëmendje letrën tënde drejtuar doktorit. Unë që po të shkruaj këtë letër jam një vajzë e panjohur dhe kështu dua të mbetem, sepse jam frikacake. Por jo më shume se ti Filip.
    kjo vajza anonime duhet te jete Sali Berisha dora vet

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Station për postimin:

    iliria e para (14-11-2015)

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    Filipi e ka treguar me gjysmen e jetes se tij se eshte nje maskara, nje tregetar droge, nje gjobvenes, nje kelysh i parase se piset.
    S'ka goje Filipi te flasi per asnje kriminel apo njeri te ndershem, sepse Filipi i ben te gjithe pis me cimka, Nje pis burre qe ka marre ne qafe shume njerez dhe qe ne Tirane nuk e respekton as e shoqja.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar 2043 për postimin:

    Duke_Of_Arberia (14-11-2015)

  8. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    Ke te drejte per Filipin, po Berisha cfare ishte dhe eshte, sipas teje?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ke te drejte per Filipin, po Berisha cfare ishte dhe eshte, sipas teje?
    Berisha eshte larg te te qenit engjell. Dhe e dyta e mori verdiktin me vote popullore. Nuk besoj se ka vleresim me te sakte sesa ai i popullit.

    Po mua me vjen per te vjelle me kete gjobaxhiun e fiksit, qe m... e tij e mbulon me ate te te tjereve, duke u shitur si e virgjer.
    Karakurve e niveleve me te larta eshte...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    Filipi nuk tregon(krijon) me zemer sepse po te ishte ndryshe do e peshonte veten e tij dhe nuk do behej pengese dhe loder e me te medhenjve edhe njehere ashtu sic ishte pengese e humorit shqiptar, qofte edhe me teme te kuqe, ne kohen e komunizmit.

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Berisha eshte larg te te qenit engjell. Dhe e dyta e mori verdiktin me vote popullore. Nuk besoj se ka vleresim me te sakte sesa ai i popullit.

    Po mua me vjen per te vjelle me kete gjobaxhiun e fiksit, qe m... e tij e mbulon me ate te te tjereve, duke u shitur si e virgjer.
    Karakurve e niveleve me te larta eshte...




    Te dy na benin dhe na bejne per te qeshur me menyra te ndryshme nga njeri-tjetri.Fjalimet gjith zjarr dhe pasion te Sales vetem ca rrota ...i merrnin per seriozisht.Kurse sa per votat e popullit vetem nje here ka fituar ne 92-shin.Hret e tjera ka fallsifikuar pa piike turpi dhe morali. Kulmin e arriti ne 96-et qe ia q... nenen fare.

  12. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Te dy na benin dhe na bejne per te qeshur me menyra te ndryshme nga njeri-tjetri.Fjalimet gjith zjarr dhe pasion te Sales vetem ca rrota ...i merrnin per seriozisht.Kurse sa per votat e popullit vetem nje here ka fituar ne 92-shin.Hret e tjera ka fallsifikuar pa piike turpi dhe morali. Kulmin e arriti ne 96-et qe ia q... nenen fare.
    Ka fituar ne 2005-en dhe 2009-en! Por nese rrijme e analizojme ish-kryeministrat e ndeshkuar me vote, thjeshte legjitimojme aferat korruptive te aktualeve...

    Gjithesesi sot kemi nje mjekercjap si ky Lipja i fiksit qe iu ve gjoba disa te dobteve ne emer te "transparences" se mediave! Nqs shqiptaret i kane ndeshkuar me vote te shkuarit, Lipe Çakalli vazhdon te kafshoje porsi nje kone, ne mbreterine e saj ku ndihet e paprekur.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •