Semiku, nuk e nisa me ty debatin. Por me gjuhen e papranueshme te atij anetarit me siper.
Nje njeri qe argumenton me fjale te tipit 'kërma sunite' 'kafsha Muhamed', mund te jete i gjitheditur por ne teologji s'ka as minimumin elementar te dijes!
Ti pastaj nderhyn pak me prepotence se historia e Abisinise qenka nje gjysem perralle. Me te drejte shtrohet pyetja, çfare ke lexuar ti rreth fese islame?
Gjithesesi do te ishte mire ta evitonim perqasjen teologjike ne kete rast dhe te evidentojme shkaqet dhe pasojat e ketij atentati!
Pike se pari te gjithe ketu, denojme me neveri sulmet ne Paris apo kudoqofshin ata nga Isis-i e ndonje organizate tjeter terroriste e kesaj natyre. Madje nese ka anetar qe mbrojne akte te tilla, Albo do bente mire ti perjashtonte.
Me ty semik kam dhe nje tjeter replike. Me te drejte thua se te shfajesohesh sot per sulmet ne paris, 60-70 vjet mbas genocidit francez ne Algjeri e thellon plagen! Po dhe une i ketij mendimi jam. Por nuk mund te afirmoje pastaj te njejten kundrapergjigje franceze me predhat qe mbajne mbishkrimin 'from paris with love' ne Siri. Nuk mund t'i leshosh keto predha si kuti DHL-je ne qiell te hapur mbi popullesine e pafajshme siriane. Burra e gra jane sirianet, te tille ishin edhe parizienet diten e premte!
Tani le te analizojme pak shkaqet dhe pasojat qe na kane sjellur ne kete pike.
Bota oksidentale eshte ne lufte me terrorizmin qe prej vitit 2001. Nderkohe qe retorika e politikaneve flet per masa parandaluese dhe programe integruese etj etj, Isis 16 vjet mbas sulmeve te 11 shtatorit vazhdon te rekrutoj ushtar ne zemer te europes. Kush mban pergjegjesi per kete fakt? Ku ishin sherbimet inteligjente? Si shpjegohet qe te tilla organizata financojne shuma te medha ne menyre te lire? Si shpjegohet propaganda e fuqishme e ketyre organizatave neper internet? Si shpjegohet qe ne disa shtete perendimore, perfshire ketu dhe Francen, ne vitet e fundit jo vetem qe jane 4-5 fishuar kultet fetare por madje me pak se 1/5 kontrollohen nga shteti?
Si shpjegohet fakti qe ne disa shtete perendimore, vale e pare "xhihadiste" drejt Sirise punonte ne aeroporte? Si shpjegohet gjithashtu fakti se Isisi ne disa raste ka arritur te peshkoj te rinj edhe neper bibliotekat e universiteteve? Kur keta arrijne te peshkojne ne ambjentet publike me te survejuara, imagjinoni sa vulnerabel jane ghetto-t apo banlieue-t ndaj ketij fenomeni?
Perendimi ka deshtuar haptazi dhe ka pjesen e vete te fajit. Fenomene te tipit Isis, Ku Klux Klan, Brigadat e Kuqe, rrebelet e Escobarit, ka pasur dhe do kete bota. Eshte detyra e shtetit t'i luftoj dhe parandaloj ato.
Nese nje luftetar i Isis-it sot e mendon se duhet te vdesi per te kryer misionin e 'xhihadit', nje ushtar i Pablo Escobarit dje mendonte se duhet te vdiste per burrerri e besnikeri ndaj shefit. Ngjashmeria eshte e njejte, ndryshon vetem forma dhe ideologjia, per nje qellim te caktuar: mbipasurim ne menyre ilegale. Jo me kot sot ne Siri luftohet ne zonat ku kryhet kontrabanda me e madhe e naftes dhe floririt!!!!
Edhe personat te cilet iu bashkangjiten ketyre organizatave, jane gjithmone njerez me prirje kriminale, njerez te paarritur ne jete, njerez me karaktere te dobet, njerez me formim minimal te cunguar dhe me kryesorja, njerez qe duan te jetojne ne anarki!
Pak njerez jane dijeni, se ne zonat ku ka ndodhur kjo shperngulje relativisht e madhe 'xhihadistesh' drejt Sirise, ka rene ndjeshem niveli i kriminalitetit. I njejti fenomen ka ndodhur edhe me organizatat e tjera qe permenda me siper!!!
Prandaj mendoj se s'ka vend ketu te bejme analize teologjike, sepse do binim ne naivitet. Nuk ka fe abrahamike t'i mesoj njerezit se zoti te thote te vrasesh e te presesh njerez te pafajshem! Ashtu sikunder nuk ka budalla te pergjithesoj se meqe Breiviku dhe kleriket pedofil katolik bene ato qe bene, te gjithe katoliket na qenkerkan kriminel, rracist e pedofil!
Krijoni Kontakt