Zjarr, Basha: Është djegur laboratori kriminalistik, policia mohon
Kati i dytë i godinës së laboratorit shkencor të policisë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një prej neoneve të ndriçimit në një nga shesh pushimet ka bërë masë elektrike.
Për pasojë janë djegur telat që furnizojnë ndriçimin e shesh pushimit.
Ngjarja fillimisht u denoncua nga kreu i PD-së Basha, në rrjetin social fb.
Kryeopozitari duke iu referuar burimeve të tij nga policia tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit.
Policia në njoftimin për media hodhi poshtë këtë version, duke deklaruar se
asnjë prej sallave të laboratorit nuk është prekur nga zjarri .
Por PD insiston se janë asgjesuar provat.
“Burime nga policia bëjnë me dije se provat materiale, lënda narkotike, që ishte mbushur korridori plot, janë bërë shkrum të gjitha.Zjarri ka rënë natën në katin e dytë në sheshpushimin (është në mes të korridorit). Aty janë ekzaminimet kompiuterike dhe ekzaninimet e dokumentave dhe provave”.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike
Policia ka ngritur grupin hetimor për zbulimin e shkaqeve të zjarrit.
Paraprakisht, grupi hetimor mendon se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike në një kabëll në korridorin e katit të dytë të godinës.
“U krijua grupi hetimor nën drejtimit e Prokurorit, me përbërje të ekspertëve të fushës, si: ekspertë të OSHEE-së, të shërbimit zjarrfikës, oficerë të Policisë gjyqësore të Komisariatit nr.2, si edhe specialistë të Hetimit të Krimit të SHÇBA-së.
Grupi hetimor po vijon veprimet për gjetjen dhe zbulimin e shkaqeve të zjarrit.Paraprakisht, grupi hetimor mendon se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike në një kabëll në katin e dytë të godinës, në korridor.Ndërkohë vijojnë verifikimet, në përfundim të të cilave do bëhen me dije shkaqet e zjarrit”.
Zjarri në laborator u njoftua nga Basha
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, raporton për një zjarr në laboratorin shkencor të policisë.
Përmes rrjetit social facebook, Basha duke iu referuar burimeve të policisë thotë se “zjarri është i qëllimshem dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit”.
Kryeopozitari thotë gjithashtu se po bëhen përpjekje për ta fshehur këtë akt kriminal.
Pas denoncimit, Policia konfirmoi zjarrin
Ngjarja është konfirmuar dhe nga vetë Policia e Shtetit.
Sipas bluve zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit në një nga shesh pushimet në katin e dytë të godinës së laboratorit kriminalistik, por asnjë prej sallave të laboratorit nuk është prekur nga zjarri.
“Rreth orës 02.15 minuta në Drejtorinë e Policisë Shkencore (godina e dytë Laboratorit Qendror të Kriminalistikës) e cila ndodhet brenda territorit të Gardës së Republikës, u konstatua një vatër zjarri.
Në një nga shesh pushimet në katin e dytë të godinës së laboratorit kriminalistik, njëri prej neoneve të ndriçimit ka bërë masë elektrike ku për pasojë janë djegur telat që furnizojnë ndriçimin e shesh pushimit.
Menjëherë u njoftua Salla operative e Policisë së Tiranës dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.Ndërkohë u njoftua zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe në vendngjarje mbërriti Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës”.
Asnjë nga laboratorët nuk është dëmtuar nga zjarri.Dhe përveç djegies së neonit dhe telave që furnizojnë me energji nenonin në shesh pushim nuk ka asnjë dëmtim tjetër.
Asnjë prej sallave të laboratorit nuk është prekur nga zjarri”.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt