Xhamia e Sulltan Mehmetit nė Prishtinė, u ngrit mbi themelet e katedrales katolike tė Arbėrisė, aty ku u varros Pjetėr Bogdani, personaliteti ynė mė i madh pas Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, kurse faltorja e Milosheviqit u ngritė afėr rrėnojave tė kishės katolike shqiptare.
GANI MEHMETAJ
Nė pėrpjekjen pėr tė arsyetuar veprimin e turpshėm tė vėnies sė pllakės osmane nė Kėshtjellėn e Lezhės, njė mercenar shqipfolės shkruan: merruni me diktaturėn e Enver Hoxhės e mos u merrni me pushtuesit osman. Ai i amniston pushtuesit osman, por nuk i fal krimet e Enver Hoxhės! Shet dushk pėr gogla. Megjithatė, njėqind diktatorė tė tipit tė Enver Hoxhės, nuk kanė vrarė shqiptarė sa ka vra njė Sulltan i vetėm me hordhitė e tij mizore. Ska gjė qė mund ta arsyetoj pllakėn e turpit qė e vunė nė Kėshtjellėn e Lezhės, nė simbolin kombėtar tė shqiptarėve. Shembull i tillė i shėmtisė, dhunimit tė simbolit tė bashkimit, pėrdhosjes sė historisė, nuk ėshtė parė e dėgjuar nė asnjė shtet a komb tė Evropės sė qytetėruar. Nė shekullin XXI ndonjė gazetė e gazetar rreket tė na bind se dhunuesit kombėtar duhet ti kujtojmė me pllaka pėrkujtimore, sepse kjo ėshtė historia. Cila histori? Historia e dhunės e terrorit. E gjenocidit dhe e plojės. Kjo ėshtė historia e tyre, e mercenarėve qė identifikohen me pushtuesin, por nuk ėshtė historia e shqiptarėve.
Pėrgjėrimi i njė grupi shqiptarėsh ndaj turqve, apo kohės sė sundimit tė osmanėve me ngjason me shembullin e gruas sė pėrdhunuar qė pėrgjėrohet pėr pėrdhunuesin e vet. Ky fenomen psikologjik, ėshtė shėmti, deformimet i mendjes njerėzore. Gra tė pėrdhunuara qė pėrgjėrohen ndaj pėrdhunuesve tė tyre nuk kam pa, as nuk kam dėgjuar qė ka, por burra qė pėrgjėrohen ndaj pėrdhunuesve tė tyre osmanė, kam pa, dėgjuar e lexuar. Pėshtirosem kur i lexoj apo kur i dėgjoj, mė duken monstra, mendje tė sėmura, mercenarė tė pacipė. Janė kategoria mė e ulėt e qenieve njerėzore.
Dallojmė disa tipa tė kėtyre shėmtirave: kategoria e parė janė mercenarė, qė i kanė paguar tė flasin e tė shkruajnė pėr sundimin e mirė osmanė. Kategoria e dytė, janė tė budallėllepsurit nga feja islame e tė kapluar nga sėmundja e pashėrueshme e inferioritetit , ua kanė shpėrlarė trurit, prandaj si dėshtak e pranojnė secilin, qė u ofron ngushėllim. Kategoria e tretė tė ngjasojnė me raportet qė kanė krijuar viktima e xhelati, personazhe tipike tė regjisores Liliana Kavani. Kategoria e katėrt janė ata qė nuk e ndjejnė vetėn shqiptarė, por tallen mė shqiptarė e mė simbolet kombėtare shqiptare, megjithėse i pranuam nė mesin tonė, i ngritėm e edukuam. Janė kategoria mė mosmirėnjohėse. Me fjalė tė tjera e mbajtėm gjarprin nė gji.
Prandaj, jo me kot ėshtė thėnė se njė pjesė e shqiptarėve e kanė trurin e peshkut, harrojnė para se tu kalojė rreziku. E harruan pushtuesin e egėr turk dhe e shpallėn vėlla, apo aleat strategjik (!), e harruan pushtuesin serb, nė kapelėn e Jugosllavisė dhe kaluan vjet nė euforinė e vėllazėrim-bashkimit, i harruan krimet e Greqisė dhe flirtojnė me te me servilizėm tė skajshėm. Nė pėrpjekjet pėr tė harruar mizoritė pesėqind vjeēare (pa mėsuar asnjė gjė nga pėsimi) arsyetohen se mizor nuk ishin turqit, por osmanėt, ndėrsa turqit mburren me lavdinė e osmanėve mizor. Shqiptarėt mė trurin e peshkut, minimizojnė mizoritė jugosllave, duke ia veshur krimet njė ministri serb- Rankoviqit, megjithėse tė gjithė e dinin se masakra e Tivarit, vrasjet e pesėdhjetė mijė shqiptarėve tė Kosovės e tė territoreve etnike, u bėnė atėherė kur Rankoviqi nuk qe kurrfarė faktori, pėrkundrazi sundimtar i Jugosllavisė ishte Josip Broz Tito.
Krimineli tjetėr, Milosheviqi tė cilin tė gjithė e djallėzojnė, nuk ishte asgjė mė i keq se sa Josip Brozi, tė cilin grupe shqiptarėsh me mendje tė sėmurė e lavdėrojnė. Ku ėshtė dallimi nė mes tė Miloshevqit dhe Josip Brozit? Nė kohėn e sundimit tė Titos, nė Kosovė dhe nė territoret etnike, ushtria jugosllave (serbo-malazeze) vrau pesėdhjetė mijė shqiptarė pėr tre vjet. Nė kohėn e sundimit tė Milosheviqit, ushtria serbe vrau njėzetė mijė shqiptarė tė Kosovės. Pra, dallojnė numrat. Titos i ndėrtuan pėrmendore, pagėzuan rrugė e qytete me emrin e tij. Millosheviqit nuk i ngritėn pėrmendore, por ai e ngriti njė kishė nė Qendrėn Universitare tė Prishtinės, duke u pėrpjekur tė pėrjetėsojė sundimin e vet.
Sundimtarėt osman i ngritėn Sulltan Mehmetit II Fatihut, xhaminė nė Prishtinė pėr ta pėrjetėsuar fitoren e tij mbi arbėrorėt. Xhamia e Sulltan Mehmetit II, sikurse shumica e xhamive nė Arbėri u ngrit mbi themelet e katedrales katolike, aty ku u varros Pjetėr Bogdani, personaliteti ynė mė i madh pas Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, kurse faltorja e Milosheviqit u ngritė afėr rrėnojave tė kishės katolike shqiptare.
Nė xhaminė e Sulltan Fatihut falen njė pjesė e shqiptarėve myslimanė edhe sot e kėsaj dite! Ceremonitė zyrtare tė Bashkėsisė Myslimane tė Kosovės bėhen nė pėrkujtimoren e sulltanit, shqiptarė-vrasės. Nė kėtė mėnyrė u bėhet lavde krimeve osmane me pėrmendore myslimane.
Milosheviqi, kur e ndėrtoi kishėn pravosllave nė Prishtinė, e kopjoi Sulltan Mehmetin e Dytė, me shpresėn se njė ditė edhe shqiptarėt do tė faleshin nė kėtė kishė, ashtu sikurse u falėn nė xhaminė e pushtuesit tė mėparshėm. Fatbardhėsisht pushtimi i Jugosllavisė sė Milosheviqit nuk zgjati sa pushtimi i pasardhėsve tė Sulltan Mehmetit tė Dytė, apo tė Sulltan Sulejmanit, kėshtu qė shpėtuam nga turpi qė pasardhėsit tonė tė faleshin edhe nė kishėn e Milosheviqit, ashtu sikurse po falėn nė xhaminė e Sulltan Mehmetit. Sikur tė mos e bombardonte NATO Serbinė, do tė dilte ndonjė krye imam shqipfolės, qė do tė dėrgonte porosi pėr paqe e tolerancė nga Kisha e Milosehvqit. Ndėrkaq, mercenarėt shqipfolės nėpėr gazeta, televizione, etj. do tė pėrgjėroheshin duke dhėnė deklarata perverse nė frymėn: serbėt na shpėtuan nga Perėndimi e nga asimilimi, serbėt i kemi vėllezėr e broēkulla tė ngjashme, ashtu sikurse thonė pėr sulltanėt e Turqisė. Palaēo tė tillė kishim dhe kemi. Jo, po Sulltan Mehmeti apo Sulltan Sulejmani janė mė tė mirė, thonė palaēot e gazetarisė shqiptare tė shitur me lira turke. Fyti i tyre spushon se lavdėruari ish pushtuesin nė shkallė tė perversionit sadomazokist.
Ku ėshtė dallimi nė mes tė Miloshevqit, Mehmetit, Sulejmanit ? Nuk ka dallime, pos nė numra. Krimineli serb vrau njėzetė mijė shqiptarė tė Kosovės, por prapė vrau njėzetė herė mė pak se krimineli osman Sulltan Mehmeti, tė cilin njė pjesė e shqiptarėve me mendje tė sėmurė e pranojnė pėr mbret, sepse xhamisė nė Prishtinė i thonė Xhamia e Mbretit, madje i falėn xhamisė, tė ndėrtuar nė kujtim tė krimeve tė tij. Mbase diktatori osman e ai serb dallojnė edhe nė kohėzgjatjen e sundimit. Serbi sundoi kohė mė tė shkurtėr, nuk iu dha mundėsia tė vazhdonte mizoritė, sepse Perėndimi e bombardoi dhe e arrestoi, kėshtu qė na shpėtoi nga gjenocidi. Mizoritė osmane nuk i ndaloi askush, prandaj kemi kėtė trashėgimi tė shėmtuar. Milosheviqi nuk arriti ti pėrmbyllte mizoritė e veta, ashtu si i planifikoi, nuk arriti as tė ndėrtonte kishėn e vet, sepse trupat e NATO-s ia prishen planet. Ndėrkaq, emnaku i tij nė krime, Sulltan Mehmeti, sundoi gjatė, bėri shumė krime, arrit tė shpėrngulte shqiptarė mė shumė se askush tjetėr nė histori. Sundimi i osmanėve i shndėrroi arbėrorėt kryengritės nė shqiptarė servil, i konvertoi me dhunė nė myslimanė. Njė grup shqiptarėsh me gjen tė shprishur e morėn ideologjinė e pushtuesi dhe u bėnė islamikėt mė tė tėrbuar nė Evropė. Grupi tjetėr apo shtresat e njėjta puthadore, morėn ideologjinė komuniste dhe u shndėrruan nė pushtetarėt mė mizor. Tė dy kėto ideologji antishqiptare jetojnė pranė e pranė, duke e ushqyer njėra-tjetrėn.
Edhe faltoret kushtuar kėtyre dy kriminelėve kanė dallime: Kisha e Miloshevqit ėshtė shndėrruar nė rrėnojė qė kundėrmon, xhamia e Sulltanit ėshtė rinovuar, pėrtėrirė dhe shkėlqen mė shumė se sa nė kohėn kur u ndėrtua, ėshtė transformuar fare. Xhamin e Sulltanit e rindėrtoi organizatat turke TIKA, e lidhur me organizatat terroriste islamike. Lidhjet e tyre u publikuan nė gazetat tona, por TIKA vazhdon tė rindėrtoj e ndėrtoj qindra xhami, pa e penguar askush. Kjo organizatė ėshtė shtet nė shtet, nuk e pyet dhe nuk e pėrfill asnjė institucion tė Republikės sė Kosovės, ndėrton e shėmton si ti teket. Ėshtė bėrė makthi i traditės shqiptare.
Po shteti ynė ku ėshtė? Sepse, po tė kishte shtet, nuk do tė lejonte shėmtira tė tilla: nė Lezhė nuk do ta pėrdhosnin Kėshtjellėn shqiptare me pllakėn e shėmtuar, nė Prishtinė nuk do ti faleshim sulltanėve kriminelė, dhe as nuk do tė guxonin tė mbronin pushtuesin, nėpėr Kosovė nuk do tė ndėrtonin xhami nė mėnyrė tė egėr, duke ua zėnė vendin shkollave, teatrove e kopshteve tė fėmijėve. Pesėqind vjet pushtuesi osman nuk ndėrtoi xhami nė Arbėri sa ndėrtoi pėr dhjetė vjet tė ripushtimit. Elita politike nė Prishtinė dhe nė Tiranė janė tė korruptuar, ua ka mbyllur gojėn ish-pushtuesi, prandaj institucionet shtetėrore tė ne, herė i tolerojnė pėrdhoseshit e historisė e tė simboleve kombėtare, duke ua shkelur syrin, qė tė bėjnė veprime tė dėnueshme, herė i ndėrsejnė. Kėshtu, me elitėn e papėrgjegjshme e tė shitur, dy shtetet shqiptare rrezikohen tė dalin nga boshti evropian dhe tė pėrplasin nė kaosin islamik.
Deri kur?
Derisa ti tolerojmė?
Krijoni Kontakt