Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Rrëfimi i vajzës minorene nga Kosova që shkoi në Siri ti bashkohej ISIS

    Rrëfimi për vajzën që provoi të shkojë në ISIS bashkë me shoqen që iu vra në Tërpezë

    Emri:  rr-euml-fimi-p-euml-r-vajz-euml-n-q-euml-provoi-t-euml-shkoj-euml-n-euml-isis-bashk-euml-me-shoq.jpg

Shikime: 399

Madhësia:  143.8 KB

    Vajza A.S. bashkë me Qëndresa Zejnullahun, ende pa i mbushur 15 vjeç, në fund të marsit të këtij viti, dyshohet se kishin provuar të largoheshin nga Kosova në drejtim të Sirisë. Dy të miturat, ishin kapur nga Policia e Kosovës, duke kaluar nëpër rrugë ilegale kufirin me Maqedoninë.
    Qëndresa, nëntë muaj më pas, u qëllua për vdekje nga vëllai i saj, Leutrimi, në rrethana ende të pa qarta. Derisa, A.S. me vendim të familjes, kontaktin me dikur shoqen e saj të ngushtë e kishte shkëputur me t’u kthyer në shtëpi pas tentimit për t’iu bashkuar ISIS’it. Tani ajo i është kthyer normalitetit dhe vijon shkollimin në Viti.

    Flamuri amerikan valon përkrah atij Shqiptar dhe të BE-së në dyert e shtëpisë së Muhaber Salihut nga Tërpeza e Vitisë.

    Ai është babai i A.S., 15 vjeçare, e cila bashkë me dikur shoqen e saj të pandarë Qëndresa Zejnullahun, me 28 mars 2015, u ndaluan nga Policia e Kosovës duke tentuar t’a kalonin ilegalisht dhe pa asnjë dokument identifikimi kufirin e Kosovës me Maqedoninë. Ky rrugëtim, që ishte bërë pa dijeninë e familjeve të tyre dyshohej se mund të përfundonte në Siri, që atëkohë A.S. dhe Qëndresa 14 vjeçare, të rreshtoheshin përkrah ISIS-it.

    Me t’u kthyer në shtëpi, shoqëria e A.S me Qëndresën u desh të prishej. Kjo pasi familja e saj e kishin detyruar atë, pasi shoqja e saj që nuk ishin ndarë asnjëherë që nga femijëria e hershme, Qëndresa, e kishte mashtruar A.S. për rrugëtimin të cilin kishin provuar ta ndërmerrnin.

    Këtë për Gazetën Express, të enjten, e ka rrëfyer vet nëna e A.S., H. Salihu. Ajo tregon se kontakti i vajzës së saj me tashmë të vrarën, Qëndresa Zejnullahu, kishte përfunduar me të kuptuar për veprimin e tyre për tu larguar nga Kosova.

    “Ashtë kanë shoqe prej klasës së parë deri në të tetën, ama masnej s’ka pas punë me ta hiq. Prej klasës së tetë ma si këna lanë në kontakt ma hiq”, tregon H. Salihu, të cilën e takuam tek dera e shtëpisë së saj në fshatin Tërpezë të Vitisë.

    “Patën dashtë me ec për Siri. E ka mashtruar atë. E për qatë e këna hekë prej aty e se këna lanë me to. Atëherë ka kriju tjetër shoqni, ma nuk i intereson”, rrëfen tutje ajo për Gazetën Express, duke treguar se familja e saj janë myslimanë tradicionalë e nuk kanë të bëjnë me grupet e radikalizuara.

    “Qëndresa o kon e mbulume krejt. Edhe na jena myslimanë ama me than qasaj rruge qysh janë shku ato, jo”, vazhdon rrëfimin e saj H. Salihu. Por tregimi i saj ndërpritet me të ardhur bashkëshorti i saj, Muhaber Salihu.

    “A pi sheh qeto dyer. Kurrë mo mos hajde. Mos t’ju shoh ma këtu”, janë fjalët e vetme të babit të A.S., i cili kërkon që të largohemi nga shtëpia e tij.

    15 vjeçarën, A.S., nuk arritëm ta takojmë. Ajo tash vijon mësimet e klasës së 10’të për Trafik Rrugor, në Shkollën e Mesme Profesionale “Januz Zejnullahu” në Viti. Në qytet ajo kishte vazhduar edhe shkollimin fillor, që kur familja e detyrojë ta ndërpresë miqësinë me Qëndresën.

    Por, njëjtë si familja Salihu, Gazeta Express mëson se në Tërpezë edhe disa familje tjera i kishin detyruar fëmijët e tyre t’i ndërpresin kontaktet me Qëndresa Zejnullahun, pas marsit të këtij viti, kur u zu duke provuar ta kalojë ilegalisht kufirin. Madje kjo e fundit merret vesh se edhe një herë pas marsit kishte provuar ta kryente të njëjtin veprim. Ikjen nga Kosova për në Siri e kishte tentuar edhe vëllai i saj, Mentor Zejnullahu, rrugëtim i cili përfundoi në Rinas me arrestimin e tij nga autoritetet shqiptare.

    Qëndresa Zejnullahu u vra 12 ditë më parë në shtëpinë e babit të saj, derisa ishte në vizitë, pasi 15 vjeçarja kishte disa muaj që ishte martuar me 19 vjeçarin Selman Halimin nga Gjilani. Vrasjen dyshohet se e ka kryer aksidentalisht vëllai i saj, Leutrimi. Edhe pse rrethanat vazhdojnë të jenë shumë të dyshimta, dhe vrasja e Qëndresës fillimisht ishte raportuar vetëvrasje, Gjykata e Apelit i ndërpreu atij masën e paraburgimit me arsyetimin se gjendja e tij emocionale është e renduar dhe nuk ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët pasi ata tashmë janë intervistuar.

    Telegrafi

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Rrëfimi i vajzës minorene nga Kosova që shkoi në Siri ti bashkohej ISIS

    Mjere shqiptaret e Kosoves qe nuk kane shtet e qe per ta fatkeqesisht vendosin arabet e Serbia. Deri kur more shqiptare do ta lejoni kete? Deri kur do te udhehiqeni me ideologji te djallit (ateizem e islam) e do ta shtypni besimin e vertete Krishterimin?

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •