Ja si u hetua nisja dhe udhëtimi i Eldin Hoxhës drejt Sirisë (Video)

Emri:  ja-si-u-hetua-nisja-dhe-udh-euml-timi-i-eldin-hoxh-euml-s-drejt-siris-euml-video_hd.jpg

Shikime: 534

Madhësia:  93.7 KB

Policia italiane njoftoi se arrestoi 15 nga 17 persona, sa kërkoheshin në disa shtete evropiane, të dyshuar për lidhje me rrjete xhihadistësh. 6 persona u arrestuan në Itali, 4 në Britani dhe 3 në Norvegji.
Në mesin e të arrestuarve është edhe shqiptari Eldin Hoxha. Sipas policisë italiane, Hoxha kishte rol shumë të rëndësishëm në mesin e terroristëve në Itali.

Raportohet se atij i ishte financuar një udhëtim prej 780 eurosh drejt Sirisë në janar të 2014-ës.

Nisja dhe udhëtimi i Eldin Hoxhës drejt Sirisë është monitoruar nga hetuesit e trupave speciale italiane, deri në kalimin e kufirit turk, ku shqiptari ka mbërritur në një kamp stërvitjeje luftëtarësh të ISIS-it, përcjell Kohavision.

Në shkurt të 2014-ës, Eldin Hoxha është kthyer me urgjencë në Itali përmes Zvicrës.

Përvojën e tij në kampin e luftëtarëve të ISIS-it ai e ka përcjellë te anëtarët e grupit italian të kësaj celule. Policia beson se edhe disa të dyshuar të tjerë kishin udhëtuar në Siri e Irak.



Telegrafi