Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...

    Eshte qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama, teksa po dilte nga Universiteti i Shkencave Sociale në Tiranë, pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të biznesit të vogël. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vezët kanë rënë mbi makinën e Kryeministrit.

    Tetë studentë janë shoqëruar në Komisariatin Nr.2 lidhur me këtë incident, ndërsa zona është rrethuar me shirita nga policia. Pesë prej studentëve të shoqëruar i përkasin grupimit “Lëvizja për Universitetin”, ndërsa tre të tjerë janë nga “Lëvizja Studentore në Prishtinë”.

    Mësohet se studentët e shoqëruar janë: Anita Lushi Bora Mema ,Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.

    “Lëvizja për Universitetin” bën të ditur se sulmi ndaj kryeministrit u krye në shenjë revolte për ligjin e arsimit të lartë. Studentët pretendojnë se janë dhunuar nga policia, e cila i ka shoqëruar me forcë në komisariat.

    “Lëvizja Për Universitetin” denoncon dhunën që është ushtruar mbi aktivistët nga policia e qeverisë së privatëve. Qeveria përdori policinë e shtetit për të kaluar forcërisht një reformë që pasuron privatët. Tashmë qeveria po përdor dhunën policore për të ruajtur privilegjet e privatëve. Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve, pedagogeve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve që ta dënojnë këtë arrogance qeveritare dhe t’i bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve: Anita Lushi Bora Mema Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku.”- thuhet në reagimin e “Lëvizjes për Universitetin”.

    (er.nu/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...

    Arsimi, ja studentja që qëlloi me vezë kryeministrin Rama

    TIRANE - Disa studentë kanë qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama. Ata ka pritur momentin kur kreu i qeverisë po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël, për të qëlluar me vezë në drejtim të makinës së shefit të mazhorancës.

    Ky eshte momenti kur nje studente me floket bjonde, me shall te kuq ngre doren dhe qellon ne drjetim te Rames, i cili ecen ne kembe ne oborrin e fakultetit duke ju drejtuar makines se tij.

    Emri:  199167.jpg

Shikime: 648

Madhësia:  134.1 KB

    Emri:  199173.jpg

Shikime: 677

Madhësia:  106.7 KB

    Tete studentë janë shoqëruar nga policia per kete incident. Ata janë anëtarë të “Lëvizjes për Studentët” dhe tre të tjerët nga “Lëvizja Studentore në Prishtinë”.

    Në një video të publikuar në Facebook nga Lëvizja për Universitetin shfaqet edhe përplasja e të rinjve me policinë. Truprojat e kryeministrit dhe forcat e policisë, - shkruan kjo lëvizje – ushtruan dhunë ndaj studentëve të cilët qëlluan me vezë në drejtim të makinës së Ramës.



    Shqiptarja

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...

    Ne videon e meposhtme Shqiptarja.com sjell momentet e shoqerimit te studenteve ne ambientet e komisariatit numer 2 ne kryeqytet.



    Nga ambientet e jashtme te Drejtorise se Policise se Tiranes, nje grup studentesh dhane nje deklarate per media ku sqaruan se veprimi i sotem nuk ishte i organizuar me pare, por se eshte nxitur nga ardhja e kryeministrit Rama ne Fakultetin e Shkencave Sociale. Ata thane se nuk mund te toleronin qe kreu i qeverise te vije ne universitet "fshehurazi" te flase per biznesin, nderkohe qe deri me tani sipas tyre, nuk ka pranuar t'i degjoje kerkesat e tyre kunder ligjit te arsimit te larte. 8 prej tyre jane shkeputur nga protesta me pankarta e thirrje kunder ligjit, dhe i jane drejtuar makines se Rames per ta qelluar me veze.

    “Sot janë arrestuar në mënyrë të dhunshme dhe të padrejtës disa studentë. Një kundërshti që vazhdon prej dy vitesh por që ka ndeshur në shurdhërinë e qeverisë. Ishte një protestë spontane e lajmëruar 30 minuta para ardhjes së kryeministrit Rama në fakultetin tonë. Kjo ishte për t’i thënë kryeministrit se heshtja e tyre nuk mjafton për ta ndaluar aksionin e Lëvizjes për Universitetin. Ky akt ishte shprehje e shpalljes non grata të kryeministrit dhe të ministres në ambientet e Fakultetit. Ne nuk mendojmë se ky është akt antiligjor, akt anti-kushtetues është veprimi që kanë marrë sot policia, dhe vetë ligji për arsimin e lartë”, u shpreh për mediat një nga studentët.

    “Në momentin që Rama doli pas mbarimit të konferencës ju drejtuan me thirrje indinjate në lidhje me reformën për arsimin e lartë. Më pas është qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit. Në ato moment janë sulur badigard policia ka ardhur me shpejtësi rruge. Ka qenë një skenë brutale, terror, janë kapur për flokësh. Siç organizuan atë konferencën me biznesin të vijën të organizojnë një konferencë me studentët”, u shpreh një tjetër studente.

    “Për mendimin tim duhet t kishin gurë jo vezë, i janë përgjigjur mjaft butë arrogancës së kryeministrit. Do jemi këtu derisa studentët të lirohen”, - u shpreh aktivisti Besjan Pesha i cili u gjend para drejtorisë së Policisë në mbështetje të studentëve të shoqëruar.

    Levizja per Universitetin ka marre autoresine e sulmit me veze ndaj makines se kryeministrit, kjo ne shenje mosdakordesie ndaj ligjit te arsimit te larte te bere nga qeveria. Ne nje shkrim ne faqen zyrtare te kesaj levizje ne Facebook, thuhet se policia gjate shoqerimit te studenteve ka perdorur dhune. Duke listuar emrat e studenteve te arrestuar, Levizja per Universitetin kerkon nga policia lirimin e tyre.

    Emrat e studentëve të shoqëruar
    Anita Lushi
    Bora Mema
    Klosi Hoxha
    Viki Cipi
    Liri Kuci
    Durim Jasharaj
    Dardan Konjufca
    Valton Marku

    Një nga studentet e shoqëruar në komisariat, ka treguar përmes një statusi në profilin e saj në Facebook se policia i ka dhunuar gjatë protestës së tyre. Viki Cipi bën apel përmes këtij statusi që të bashkohen edhe të rinj të tjerë kauzës së tyre.

    “Nga komisariati numër 2 tani! Të gjithëve që na njohin dhe e dinë kauzën e përbashkët për të cilën po luftojmë, ju bëj thirrje të bashkohen tani! Na trajtuan kafshërisht, na dhunuan paturpësisht dhe ende vazhdoj e thërras Arsim Publik Falas. Dua dhe unë të arsimohem. Arsimi është e drejtë dhe jo privilegj për të pasurit”, shkruan Cipi.

    Emri:  199161.jpg

Shikime: 728

Madhësia:  167.5 KB

    Forca te shumta policie mberriten ne vendngjarje, ku nga fotot e publikuara ne Shqiptarja.com shihen efektivet me skafandra dhe studentet te cilet jane shperndare.

    Emri:  199156.jpg

Shikime: 593

Madhësia:  55.5 KB

    Emri:  199162.jpg

Shikime: 707

Madhësia:  194.5 KB
    Studentja Klodi Hoxha, anetare e Levizjes per Universitetin ne nje nga protestat kunder ligjit te arsimit te larte.

    Shqiptarja

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...

    Gazetarët pyesin: Do lirohen studentët? Edi Rama: Çfarë?!




    TIRANË - Menjëherë pas incidentit me vezë nga studentët, kryeministri Edi Rama i është drejtuar selisë së Partisë Socialiste për të zhvilluar mbledhjen me grupin parlamentar. Veç zhvillimeve politike në këtë takim, interesi i gazetarëve ishte të mësonin edhe për 9 studentët e shoqëruar në komisariat menjëherë pasi qëlluan Ramën.

    I pyetur prej gazetarëve nëse studentët do të lirohen nga ambientet e komisariatit numër dy të policisë, shefi i qeverisë ju përgjigj i habitur për pyetjen që ju bë: Çfarë?!

    Më tej kryeministri ka vijuar rrugën i qetë ku takoi disa qytetarë të cilët pritën që Rama të mbaronte mbledhjen me deputetët për t’i shprehur atij shqetësimet e tyre.

    Nga takimi me ta, kryeministri duket se i merr edhe numrin e telefonit.

    Shqiptarja

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...

    Incidenti me vezën ndaj Ramës, njoftimi i Policisë

    Policia e Tiranës ka shoqëruar 8 persona pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme, ku disa të rinj kanë qëlluar me objekte të ndryshme në drejtim të mjetit të Kryeministrit të Republikës.

    Në zbatim të ligjit, Policia ka ndërhyrë menjëherë, së bashku me forcat e Sigurisë së Gardës së Republikës duke shoqëruar studentët në rajonin më të afërt.
    Pas kësaj, 8 të shoqëruarit, janë dërguar në ambjentet e Drejtorisë Vendore ku po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

    Sqarojmë publikun se nga Policia e Shtetit nuk është keqtrajtuar askush, si dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim të cilësdo Partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

    Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve.

    Theksojmë se gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike.

    Policia e Shtetit ka bërë detyrën, edhe në kushtet kur ndaj punonjësve të policisë që po bënin ndalimin e studentëve, disa të rinj u përpoqën fizikisht t’i ndalonin të zbatonin ligjin.
    Ndërkohë po vijon marrja e tyre në pyetje deri në sqarimin e plotë të gjithë rrethanave të incidentit.

    Policia e Shtetit thekson angazhimin për të garantuar të drejtat dhe liritë e çdo qytetari, përfishirë edhe qytetarëve që duan të protestojnë, por kjo mund të bëhet vetëm duke respektuar ligjin.

    Shkelja e pretenduar e të drejtave, nuk bëhet kurrë duke shkelur ligjin.

    Shqiptarja

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...

    “Veza”, Basha: Rama si Ramiz Alia i akuzon se u frymëzuan nga Kosova



    TIRANË - Edhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu mbështetjen ndaj studentëve të shoqëruar në polici pasi qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama.

    Në një deklaratë për mediat në selinë blu, Basha tha se studentët janë keqtrajtuar pas demonstrimit që bënë, dhe shprehu njëherësh mbështetjen e PD-së ndaj kauzës së tyre.

    “Dua të them që PD dhe unë kemi qenë dhe do jemi deri në fund në krah të studentëve dhe pedagogëve kundër ligjit korruptiv dhe primitiv të arsimit të lartë. Objektivat e studentëve dhe PD bashkohen në ligjin e Arsimit të Lartë”, - tha Basha.

    Lideri i opozitës u kujdes të qartësojë se studentët që ndërmorën këtë veprim kundër kryeministrit Rama nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratik.

    “Ashtu si para 25 vitesh si Ramiz Alia, Rama po i akuzon se kjo është lëvizje e frymëzuar nga lëvizjet në Kosovë”, - tha Basha.

    Në përfundim, lideri i opozitës i kërkoi autoriteteve të rendit që të respektojnë të drejtat e njeriut.

    “Thirrje autoriteteve të rendit dhe policisë të hapin sytë për çdo abuzim me integritetin e tyre fizik dhe psikologjik, respektoni të drejtat e njeriut. PD qëndron në mbështetje të studentëve, kundër ligjit klientelist të Arsimit të Lartë”, tha kryedemokrati Basha.

    Mes studenteve te shoqeruar tre prej tyre jane nga "Levizja Studentore e Prishtines"

    Z Basha, cili është komenti juaj për arrestimin e studentëve sot?

    Informacioni që unë kam është që studentët Anita Lushi, Bora Mema, Klodi Hoxha, Viki Çipi, Liri Kuçi, Durim Jashari, Dardan Konjuca dhe Valton Marku, aktivistë të Lëvizjes Studentore për Universitetet janë arrestuar dhe keqtrajtuar pas një demonstrimi që kanë bërë në dalje të Edi Ramës nga seminari me biznesin e vogël. Së pari dua të them se Partia Demokratike dhe unë, kemi qenë jemi dhe do të jemi deri në fund në krah të studentëve, pedagogëve dhe prindërve kundër ligjit klientelist, korruptiv dhe primitiv për arsimin e lartë në Shqipëri. Së dyti dua të them që këta studentë nuk kanë asnjë lidhje politike me Partianë Demokratike. Ndërkohë që në këto momente që po flasim, pashë ashtu si para 25 vitesh, Ramiz Alia i akuzoi studentët si vegla të kosovarëve, edhe tani, Edi Rama dhe mediat e tij servile po i akuzojnë se, kjo është një lëvizje e frymëzuar nga parti politike në Kosovë. E vërteta sipas informacioneve që ka opozita është krejt tjetër. Kjo është një lëvizje kundër ligjit të klientelist e korruptiv për arsimin e lartë. Në mbështetje të universiteteve dhe këtu objektivat e studentëve dhe objektivat politike të Partisë Demokratike me të vërtetë bashkohen. Por ky është momenti por ti bërë një thirrje autoriteteve të rendit dhe të policisë që kanë qenë në kontakt me studentët, të hapin sytë për çdo abuzim me integritetin e tyre fizik apo psikologjik, me shkeljen e të drejtave të njeriut, do të përgjigjen një për një, nga punonjësi më i thjeshtë i policisë tek oficerët komandues. Hiqni duart nga studentët, bëni takimin sipas ligjit, respektojini të drejtat e tyre ligjore, kushtetuese, të drejtat e njeriut. Partia Demokratike qëndron pa ekuivok në mbështetje të studentëve, në kauzën e tyre të drejtë kundër ligjit klientelist dhe korruptiv për arsimin e lartë.

    Shqiptarja

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...

    Nuk qenkemi dhe popull aq i mbaruar paska dhe ndonje te ri tamam. Ju lumte.

    Kjo duhet te jete rinia. Gjynaf vetem qe i gjuajten me veze kur duhet terhequr zvarre...me gjithe policet qorra qe perdorin dhunen mbi studentet.

  9. 2 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Lulke (02-11-2015),skender76 (02-11-2015)

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...



    Ndodh edhe kjo, Vetëvendosje gjuan me vezë Kryeministrin Edi Rama në Tiranë


    GazetaExpress E hënë, 02 Nentor 2015 13:18



    ​Siç duket për protestat duhet të kërkojmë ndihmën e shqiptarëve të Kosovës.

    Eksperienca e tyre me vezë dhe gaz lotsjellës ka mbërritur edhe në Tiranë.

    Disa nga studentët që qëlluan me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Edi Rama, vinin nga Kosova dhe protestonin kundër ligjit për arsimin e lartë.

    Të ndaluarit nga policia janë: Anita Lushi, Bora Mema, Klodi Hoxha, Viki Çipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku.

    “Policia e qeverise se privateve ka arrestuar pak me pare kater aktiviste te Levizjes Per Universitetin se bashku me tre aktiviste te Klubit Politik nga Kosova. Aktivistet ishin mbledhur para Fakultetit te Shkencave Sociale per te protestuar kunder nje konference te mbyllur mbi biznesin ku do merrte pjese edhe kryeministri Rama. Pas mbarimit te konferences aktivistet kane goditur kryeministrin Rama me veze dhe ne ate moment policia ka nderhyre duke shoqeruar tete prej tyre ne Komisariatin nr 2. Aktivistet thone se gjate rruges policia ka ushtruar dhune fizike.

    Levizja Per Universitetin denoncon dhunen qe eshte ushtruar mbi aktivistet nga policia e qeverise se privateve. Qeveria perdori policine e shtetit per te kaluar forcerisht nje reforme qe pasuron privatet. Tashme qeveria po perdor dhunen policore per te ruajtur privelegjet e privateve. Ju bejme thirrje te gjithe studenteve, pedagogeve, aktivisteve te shoqerise civile dhe qytetareve qe ta denojne kete arrogance qeveritare dhe ti bejme thirrje per lirimin e menjehershem te aktivisteve Anita Lushi Bora Mema Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku,” thuhet në deklaratën e Lëvizjes për Universitetin.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...

    Sikur, Vetvendosja ta ket bere kete gje duhet filluar te trajtohet seriozisht figura e Albinit ne eliten kombetare.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •