Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Dritan Prifti: "Ja provat! Me paratë që vodhi nga CEZ, Meta bleu votat në 2011!"

    Dritan Prifti: Kam prova se deputetë të LSI-së kanë marrë para nga DIA

    Emri:  Dritan-Prifti.jpg

Shikime: 789

Madhësia:  29.0 KB

    TIRANE– Ish-­ministri i Ekonomisë dhe i Energjisë deri në vitin 2010, Dritan Prifti, pretendon se ka fakte se si deputetë të LSI­së kanë marrë para nga kompania DIA e Kastriot Ismailajt, e cila ishte caktuar nga CEZ-­i për të mbledhur borxhet e OSSHE-­së.

    Prifti, në një intervistë për “Vizion Plus” thotë se këto para janë përdorur nga deputetët e LSI-­së për fushatën elektorale të vitit 2011.

    Ai pretendon se i ka të dokumentuara të gjitha transfertat bankare të DIA­-s drejt personave që sot janë deputetë të LSI-­së.

    “Nga llogaria e DIA-­s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI­-së. Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela.

    Nga DIA kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI­-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motora që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-­të”, thotë Prifti.

    “Kam dokumentet bankare të transfertave, siç do t’i ketë më vonë besoj dhe Prokuroria”, shton ai më tej.

    Ndërsa letrën e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, drejtuar krerëve të shtetit shqiptar ku akuzohet ai dhe deputeti Tom Doshi se po thurin një komplot për të destabilizuar vendin, e komenton me këto fjalë:
    “Unë atë femër nuk e njoh as po t’ia shoh fytyrën, jo më ta kem takuar ndonjëherë dhe jo t’i kem bërë ndonjë lloj kërcënimi për çfarëdo qoftë.

    Kjo çështje u rrëzua, por mbetet shantazhi i tmerrshëm që Spartak Braho i bën Shqipërisë me letrën e tij. Se ai realisht ishte shantazh që thoshte se në qoftë se drejtësia prek Ilir Metën, ne do t’i vemi zjarrin Shqipërisë. Do të destabilizojmë vendin”.

    Dritan Prifti sqaron se nuk e ka takuar asnjëherë gruan e Kastriot Ismailajt, të akuzuarin kryesor për çështjen e CEZ, dhe jo më ta ketë kërcënuar atë.

    Sipas tij, akuzat e Brahos janë të pavërtetueshme dhe jo të vërteta.

    Në një shtet tjetër europian, thotë Prifti, nuk do të guxonte askush që ka një post si z.Braho të shpifë në këtë mënyrë, pa patur fakte.

    “Është një lajthitje në të gjitha kuptimet, një lajthitje njerëzore. pra, truri i “Baba Takut” nuk funksionon më normalisht.

    Të gënjesh presidentin e republikës, prokurorin e përgjithshëm, kreun e SHISH, të gjithë faktorin ndërkombëtar me një letër të tillë është një skandal i vërtetë.

    Të kishte ndodh në çdo vend tjetër të botës, ky person nuk do të kishte më gradat që ka sot, sepse e ka kthyer një çështje personale, të shefit të partisë së tij në një çështje kombëtare përmes një gënjeshtre.”

    Ai nënvizon se nëse nis një hetim ndërkombëtar, apo qoftë edhe nga Prokuroria shqiptare, do t’i verë në dispozicion të drejtësisë të gjitha provat dhe faktet që implikojnë Ilir Metën në këtë çështje.
    “Jam i gatshëm që të gjitha materialet që unë disponoj t’ia jap si prokurorëve të huaj, edhe shqiptarëve nëse ata do të hetojnë këtë çështje.

    Do t’i kem të faktuara me dokumente kërkesën që më ka bërë mua Ilir Meta në kohën që isha Ministër i Ekonomisë, që të ndikoja te çekët që të merrnin si firmë për mbledhjen e borxheve “DIA”.

    Unë këtë nuk e bëra, se ndryshe nga të tjerët e njoh mirë Ilir Metën, ai hedh gurin dhe fsheh dorën. Për këtë arsye dhashë dorëheqjen, se nuk mund të merrja përgjegjësi penale mbi veten”, thotë Prifti.

    Sa i përket marrëveshjes së qeverisë shqiptare me çekët e CEZ, Prifti thotë se kabineti Rama nuk kishte rrugë tjetër.

    “Qeveria ka qenë e detyruar për shkak të vetos që Çekia vuri në Bashkimin Europian për Shqipërinë, dhe çfarëdolloj kostoje që të kishte vendosur qeveria të paguante unë them se është e justifikuar”, vijon ai.

    Lidhur me emrat që ka publikuar kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe për 9 kompanitë, të cilat janë kontraktuar nga Berisha për të mbledhur borxhet e CEZ, Prifti thotë se nuk ka dijeni për asnjë prej tyre.

    Ai shprehet se çështja DIA e detyroi atë të jepte dorëheqjen nga Ministria e Ekonomisë, pasi nuk mund ta ngarkonte veten me përgjegjësi penale, ku t’i kërkonte çekëve të kontraktonin kompaninë e Kastriot Ismaliaj në një kohë që ajo nuk kishte eksperiencë fare në këtë fushë.

    Dritan Prifti thotë se kur të nisë hetimi, do t’i verë në dispozicion të drejtësisë faktet që Meta i ka kërkuar atij të ndikojë për çështjen e DIA-­s.

    (el.sp/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dritan Prifti: "Ja provat! Me paratë që vodhi nga CEZ, Meta bleu votat në 2011!"

    Intervista e plote e Priftit ne Vizion+


  3. #3

    Për: Dritan Prifti: "Ja provat! Me paratë që vodhi nga CEZ, Meta bleu votat në 2011!"

    Bllof do dali prap besoj. Meta do ja kthej pergjigjen ne gjyq dhe ka per te treguar perseri se eshte i paster.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dritan Prifti: "Ja provat! Me paratë që vodhi nga CEZ, Meta bleu votat në 2011!"

    Shpërthen lufta e ftohtë/ Mediat pranë LSI publikojnë fotot e Dritan Priftit duke bërë seks

    Emri:  dritan_prifti_seks1.jpg

Shikime: 388

Madhësia:  22.8 KB

    LSI ka nisur luftën frontale kundër Dritan Priftit, personit që prej 4 vjetësh po e dëmton Ilir Metën më shumë se çdo kundërshtar tjetër politik në vend. Dy foto janë publikuar sot në disa media pranë LSI -së, në të cilat tregohet ish –Ministri i Ekonomisë nën shoqërinë intime të një vajze.

    Emri:  dritan_prifti_seks2.jpg

Shikime: 414

Madhësia:  21.9 KB

    Lapsi.al ka mësuar se fotot janë marrë nga një video e Dritan Prifit me vajzën, e cila është identifikuar nga lapsi.al, por që redaksia jonë ka vendosur të mos e bëjë publik identitetin e saj.

    Publikimi i këtyre fotove tregon se tashmë LSI nuk ka asgjë për të humbur në betejën kundër ish –ministrit të saj që fillimit e goditi Ilir Metën duke e detyruar të jepte dorëheqjen si zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm.

    Në LSI besojnë se Dritan Prifti qëndron edhe pas historisë së porosisë së dy vrasjeve nga Ilir Meta dhe pas sulmit që po i bëhet për aferën CEZ. Lapsi.al mëson se mediat pranë LSI –së do të publikojnë disa foto e video të tjera kompromentuese për Dritan Prifitin, i cili këto ditë është shfaqur shumë i ashpër ndaj Ilir Metës dhe disa njerëzve pranë tij.

    Ai së bashku me Tom Doshin dyshohet se kanë komunikuar edhe me Kastriot Ismailajn e kompanisë DIA për ta bindur të dëshmojë kundër Metës, siç thuhet në një letër që Spartak Braho u ka dërguar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, për të shprehur shqetësiminin se Prifti e Doshi kanë një plan për të destabilizuar vendin.

    Lapsi

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dritan Prifti: "Ja provat! Me paratë që vodhi nga CEZ, Meta bleu votat në 2011!"

    FOTOT E SEKSIT/ Reagon Dritan Prifti: Bashkëshortja ime ka 5 vjet që e di

    Ish-ministri i Ekonomisë dhe i Energjetikës, Dritan Prifti ka reaguar për herë të parë për fotot e shkëputura nga një video, ku ai shihet duke kryer marrdhënie seksuale në një hotel me një ish-vartësen e ministrisë.

    Emri:  dritan_prifti.jpg

Shikime: 494

Madhësia:  19.2 KB

    Prifti, në reagimin e tij, akuzon kreun e Kuvendit, Ilir Meta, se ka përgjuar jetën e tij private. Ai thotë se ka qenë në dijeni të videos dhe se nëpunës të Metës i kanë bërë shantazh me të për pesë vjet.

    “E kam ditur dhe denoncuar gjithmonë që Ilir Meta ndjek dhe përgjon jetën time private në çdo kohë. E kam ditur dhe faktin e ekzistencës së një videoje intime, fotot të së cilës kanë dalë sot në disa media. Më kanë bërë rreth 5 vjet shantazh për publikimin e saj. Por siç e keni parë, unë nuk jam tërhequr”, thotë ai.

    Prifti shton më tej se publikimi i fotove është bërë për të tërhequr vëmendjen edhe nga afera korruptive e CEZ-it. Ai siguron se nuk do të tërhiqet nga akuzat.

    Ai deklaroi se edhe bashkëshortja e tij edhe familja e vazjës kanë dijeni për videon e filmuar para pesë vjetësh. Prifti deklaron në fund se ka prova të tjera për aferën e CEZ-it dhe se do t’i publikojë së shpejti.

    Sot në mesditë, një person ende i panjohur publikoi fotot e shkëputura nga një video intime mes Priftit dhe një ish-vartëseje të tij në Ministrinë e atëhershme të Energjisë dhe Ekonomisë.

    Fotot u publikuan në “Facebook” dhe ngjallën reagime të shumta. Ato vijnë pas shumë ditësh akuza të Dritan Priftit ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta për aferën e CEZ-it.

    Videoja është bërë nga vetë Prifti në një hotel kur ai ishte ministër, por ka rënë në duart edhe të personave të tjerë.

    REAGIMI I PLOTE

    “E kam ditur dhe denoncuar gjithmone qe Ilir Meta ndjek dhe pergjon jeten time private ne cdo kohe. E kam ditur dhe faktin e ekzistences se nje videoje intime, foto te se ciles kane dale sot ne disa media. Me kane bere rreth 5 vjet shantazh per publikimin e saj.

    Por sic e keni pare, une nuk jam terhequr nga denoncimet e mia publike per korrupsionin e Ilir Metes apo cdo qeveritari tjeter.

    Pas 5 vjetesh, sot vendosen ti bejne publike keto foto, ne diten e tyre me te keqe perpara shqiptareve e nderkombetareve. Sot kur opinioni publik eshte i bindur ne shumice dermuese se Ilir Meta eshte i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ne qelizen e tij te fundit.

    Cdokush e kupton se jeta ime private sulmohet per te larguar vemendjen e Shqiperise dhe Botes nga aferat me miliona euro. Metoda te uleta te sigurimit te shtetit enverian tentojne t’me bejne mua te terhiqem nga akuzat. Nuk do terhiqem nga asnje akuze.

    Sapo te hapen hetimet do deshmoj te gjitha ato qe une di ne lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro te pervetesuara ne menyre te jashteligjshme nga njerezit e Metes. Do dorezoj cdo gje qe posedoj per te zbardhur kete te vertete. Prej 5 vjetesh familja ime eshte e njohur me kete ceshtje. Gruas time nenpunesit e Metes ja kane sjell ne shtepi keto per ti pare, qe para 5 vjetesh. Sot jemi te bashkuar dhe me te forte se kurre.

    Sigurisht me vjen keq, qe per shkak te figures time publike dhe denoncimeve te mia te guximshme kunder korrupsionit, duhet te lendohet familja e cila eshte gjeja ime me e shtrenjte. Do kishte pasur me shume interes per pergjuesit e mi, qe te ndiqnin dhe pergjonin grate e tyre, sepse ashtu do ti kishte vlejtur me shume koha dhe parate e harxhuara per pergjimin tim.

    Keto pislliqe jane maksimumi qe ata mund te servirin kunder meje. Kijeni parasysh qe une jam gjithmone nje hap perpara, dhe asgje ne te shkuaren dhe sot nuk e bej pa mend.

    Rradhen e kam perseri une. Neser eshte dite e re dhe prova te reja, duke filluar me parate e marra nga DIA nga soji Gon Celes, deputetit te LSI, meqe sot ai i quajti shpifje keto akuza”.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dritan Prifti: "Ja provat! Me paratë që vodhi nga CEZ, Meta bleu votat në 2011!"

    Deputeti i LSI sulmon Kastriot Ismailaj: Ai dhe Prifti zhvasin vendin

    Një ditë pas akuzave të bëra nga ish-ministri i LSI-së, Dritan Prifti, Agron Çela deputeti i kësaj partie në Shkodër ka reaguar me kundërsulm. Ai tha se ka ngritur njb padi për shpifje kundër ish-ministrit të LSI.

    Emri:  agron_cela_lsi.jpg

Shikime: 432

Madhësia:  23.6 KB
    Agron Cela gjate deklarates

    Sipas tij, LSI mbështet një hetim ndërkombëtar për hetimin e këtij skandali, ndërkohë që ka akuzuar Priftin se ai në bashkëpunim me Kastriot Ismailaj janë ata që po zhvasin shqiptarët.

    “Për sa shpif Dritan Prifti, sqaroj se nuk ekziston asnjë transfertë parash nga DIA në kompaninë që unë kam drejtuar në vitin 2011.

    Gjatë vitit 2011 unë kam qenë një qytetar i paangazhuar në asnjë forcë politike dhe tek Lëvizja Socialiste për Integrim u bashkova në vitin 2013 në prag të zgjedhjeve të atij viti.

    Për këto shpifje të ndyra të ordinerit Dritan Prifti, do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe çdo rrugë ligjore në gjykatë dhe në prokurori. Ndërkaq dua t’ju bëj me dije se Dritan Prifti e njeh mirë Kastriot Ismailajn, kanë qenë shok, kanë punuar bashkë në vitin 1990. Ata janë miq, ata janë shokë, ata punojnë me njëri tjetrin, ata zhvashin popullin.“,- tha Çela.


    Deklarata e Celës vjen pas intervistës akuzuese të Priftit, por edhe pas intervistës së dhënë nga gruaja e Ismailajt, e cila deklaroi se kërcënimi i Brahos është presion i shtetit që ta dëtyrojë burrin e saj të mbyllë gojën.

    Një ditë më parë Prifti deklaroi: “Nga llogaria e DIA-s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI-së. Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela. Nga DIA kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motora që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-të”.

    Kastriot Ismailaj ishte një prej emrave të përfolur në dosjen e OSHEE në Arbitrazhin Ndërkombëtar si mik i kryeparlamentarit Ilir Meta.

    Ish drejtori i ekzekutiv i CEZ në dëshminë e tij ka thënë se Meta i ka kërkuar CEZ-it në Çeki që kjo kompani të marrë DIA-n e Ismailajt si nënkontraktor për mbledhjen e borxheve.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dritan Prifti: "Ja provat! Me paratë që vodhi nga CEZ, Meta bleu votat në 2011!"

    Rrëfimi ekskluziv i Dritan Priftit për SYRI.net: Ja kë përgjova dhe kush më përgjoi /VIDEO INTERVISTA

    Emri:  dritan-prifti-fakt-1.jpg

Shikime: 427

Madhësia:  60.6 KB

    Në një rrëfim ndryshe, ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Dritan Prifti vjen sot në SYRI.net.

    Gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Çim Peka, Prifti flet për dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, raportet e Metës dhe Ramën, dosjet e pretenduara që ka kryeministri për Ilir Metën, a ka video të tjera Prifti, apo dhe çështje të tjera të politikës së ditës.



    INTERVISTA E PLOTË E DRITAN PRIFTIT PËR SYRI.net

    Çim Peka: Zoti Prifti përshëndetje. Dje ministri i Drejtësisë, ose më saktë tashmë ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka paraqitur dorëheqjen zotit Rama, një dorëheqje e papritur, megjithëse ne e kishim njoftuar kohë më parë, kur zoti Rama e vizitoi zyrën e Ilir Metës, pas kthimit të tij nga Amerika. Ju keni qenë Ministër i Lëvizjes Socialiste për Integrim, keni qenë një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, të paktën unë jam dëshmitar për këtë. Ju jeni detyruar apo keni dhënë dorëheqjen pas videos së famshme Meta-Prifti. Duke qenë se jeni një njohës i mirë i kësaj partie keni dalë prej kësaj partie, zoti Prifti në gjykimin tënd çfarë ka ndodhur me Nasip Naçon, është një dorëheqje vullnetare, është një krisje ndërmjet tij dhe Ilir Metës, apo është një lojë apo shantazh politik i Ilir Metës ndaj Edi Ramës?

    Dritan Prifti: Mund të jenë shumë arsye bashkë, që solli ngjarjet e ditës së djeshme, pra dorëheqjen e Ministrit të drejtësisë zotit Naço. Por nëse do të veçoja arsyet kryesore, ajo nuk ka të bëjë shumë me zotin Naço. Ka të bëjë me një poshtërim që Ilir Meta i bën kryeministrit të vendit zotit Rama. Pasi i ka kërkuar për muaj të tërë ndryshime në qeveri nëpërmjet impulsive të reja që i kërkonte, mbasi i ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pasi ajo ka qenë kryesisht molla e sherrit, që zoti Meta ka pas me zotin Rama. Dhe mbase zoti Rama në mënyrë të prerë i ka thënë që nuk do të ketë ndryshime në qeveri, atëherë zoti Meta ndërmend një taktike që ai e ka pësuar në vitin 2001, një taktikë që e përdori Fatos Nano dhe Sali Berisha atëherë në parlament për ndryshimet në qeveri nëse e mban e mbani mend në vitin 20101, ku njerëzit e zotit Nano u larguan nga parlamenti, dhe zoti Meta nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të emëruar ministrat e rinj.

    Çim Peka: Ju po thoni që zoti meta i bërë Edi Ramës dje, atë që i bëri zoti Nano zotit Meta në vitin 2001, duke mos i votuar ministrat e Metës pas tërheqjes së njerëzve të Nanos. Pra ju po thoni se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me zotin Naço, por është një shërbim që zoti Naço po i bën zotit Meta në mënyrë që ky i fundit të shantazhonte kryeministrin Edi Rama?

    Dritan Prifti: Jo ky nuk është një shërbim, zoti Naço nuk është pjesë e kësaj loje. Nuk është një shërbim që ai po i bën zotit Meta. Zoti Meta ka mëse një muaj që kishte vendosur për ta larguar atë nga qeveria, ja ka thënë dhe zotit Rama, se do ta largojë Naçon nga qeveria. Dhe zoti Naço është shprehur në rrethin e ngushtë se ai do të largohet nga qeverisa, sepse Meta ka vendosur ta largojë atë nga qeveria. Pra zoti Naço nuk është pjesë e kësaj loje, thjeshtë Meta e kishte vendosur që ai të largohej, për të sjellë aty një njeri i cili e nervozon Edi Ramën vetëm duke e parë në fytyrë, pra për të sjellë Ylli Manjanin. Dhe për të sjellë një person i cili është realisht kamikaz i zotit Meta. Zoti Naço ka pas dinjitetin e vet, ka pas personalitetin e vet, ka pas bashkëpunimin e vet me Edi Ramën, gjë e cila i shkaktonte Ilir Metës një lloj xhelozie një lloj pakënaqësie të brendshme që një ministër i LSI-së bashkëpunonte me kryeministrin dhe me të tjerët, jo gjithmonë nëpërmjet Ilir Metës. Pra ai ka pas arsyet e tij egoiste të brendshme që një ministër po sillej në mënyrë profesionale me kryeministrin duke mos kaluar gjithmonë nga zyra e tij. Zoti Naço nuk ka pasur konflikte të drejtpërdrejta me zotin Meta. Çfarë i ka kërkuar Meta Naços, Naço gjithmonë e ka bërë. Unë mund tu them që për rikonstruksionin e burgut 313, nëpërmjet një firme e bën daja i Ilir Metës, daja i drejtpërdrejtë daja i nënë së tij. Pra zoti Naço sa herë ka qenë e nevojshme që ti hapi rrugë Metës për të fituar lekët e veta, ja ka hapur rrugën e tij. Pra ajo ka qenë thjeshtë një xhelozi, një pakënaqësi e Metës, të cilit i krijohen krejt papritur këto nga gjendja e tij emocionale gjithmonë jo stabël dhe zoti Naço ishte kurbani i radhës, por nuk është pjesë e kësaj skeme zoti Naço, nuk besoj.

    Çim Peka: Nuk ishte pjesë e skemës, por a kishte mundësi reale Nasip Naço në këto kushte ku ndodhet Ilir Meta ta refuzonte një dorëheqje të tillë?

    Dritan Prifti: Jo nuk ka asnjë mundësi, sepse Ilir Meta mblidhte sot kryesinë, vendoste shkarkimin e tij, i kërkonte kryeministrit si pjesë e koalicionit largimin e ministrit, dhe Naço nuk kishte fare asnjë lloj mundësie që të thoshte nuk e pranoj. Mund të të mos e pranonte zoti Rama, por zoti Naço nuk kishte asnjë mundësi.

    Çim Peka: Po i kthehem pak dorëheqjes tuaj apo largimit tuaj dhe dorëheqjes së zotit Naço. A ka ngjashmëri largimi i Dritan priftit si ministër i Ekonomisë, si ministër i LSI-së me largimin e Nasip Naços si Ministër i Drejtësisë sërish si Ministër i LSI-së?

    Dritan Prifti: Në qoftë se do bëhet një analizë e thellë mund të gjesh dhe pika ngjashmërie. Pra në motivet që e hoqën Dritan Priftin dhe në motivet që e hoqën Nasip Naçon ose në gjendjen emocionale të Ilir Metës. Në të dyja rastet mund të gjesh ngjashmëri, por reaklisht nuk janë. largimi im nuk u bë kryesisht për të poshtëruar Berishën siç u bë sot largimi i Nasip Naços dhe emërimi i Ministrit të ri, sepse në vendin tim atëherë erdhi vetë Meta. Largimi im kishte të bënte me interesa ekonomike.

    Çim Peka: Pra kjo është e kundërta, largimi juaj nuk e poshtëroi kryeministrin pasi erdhi vetë zoti Meta.

    Dritan Prifti: Erdhi vetë zoti Meta, por kam përshtypjen se mori dhe një konsensus nga zoti Berisha paraprakisht para se ta bënte këtë gjë. Kurse me Ramën kam idenë se nuk ka pas asnjë bisedë paraprake, vetëm ja bëri fakt të kryer, një metodë e stilit kërcënues që Ilir Meta ndjek shpeshherë në politikë.

    Çim Peka: Zoti Prifti le të rrimë pak tek ngjashmëritë, u shprehët se kishte një xhelozi të papritur ndaj zotit Meta në drejtim të zotit Naço, i cili po bashkëpunonte mirë me kryeministrin Rama. Por keni bindjen se Nasip Naço si Ministër Drejtësie i ka firmosur çfarë ka dashur Ilir Meta dhe nuk i ka prishur në asnjë lloj rasti interesi. Ai i keni firmosur ju çfarë ka dashur Ilir Meta dhe a i keni prishur interes?

    Dritan Prifti: Unë i kam prishur jashtë mase shumë interesa Ilir Metës. Sigurisht që disa gjëra edhe ja kam firmos, sigurisht ato gjëra që unë mendoja se nuk binin ndesh me ligjin me konkurrencën me pjesëmarrjen në tendera. Pra një qoftë se diçka nuk prishte punë me legjislacionin unë edhe e kam bërë, sipas ndonjë porosie të tij, kryesisht ndonjë emërim, më shumë se sa tendera apo koncesione. Por sigurisht që unë jam larguar, sepse unë nuk kam firmosur gjëra shumë të rëndësishme. Një nga skandalet që ka plasur sot, është skandali ÇEZ-DIA, mua më është kërkuar që ti bëja unë letër ÇEZ-it që ti propozoja DIA-n, por unë nuk pranova dhe një nga arsyet e largimit tim është edhe kjo. Unë e kam denoncuar që në vitin 2011, kam qenë i pari që e kam denoncuar këtë lloj afere, por mesa duket tani që u vu Rama mbas publikimit të kësaj afere, kjo u bë më e madhe, sepse kjo mori përmasë tjetër në media.

    Çim Peka: Zoti Prifti për rrethana të ndryshme nuk ju kam intervistuar që nga momenti i videos së famshme Meta-Prifti, kur keni vendosur që ta publikoni videon? Ose më saktë a kishit arritur një konsensus apo një pazar politik me Edi Ramën, ish-shefin e opozitës përpara se ta publikonit këtë video?

    Dritan Prifti: Nuk kisha bërë pazar por kisha një konsensus me atë, ishte më shumë se konsensus sepse ai ishte nxitësi kryesor dhe mbështetësi kryesor i publikimit të asaj videoje, se unë pa mbështetjen e tij nuk do të gjeja forca që ta bëja atë lloj denoncimi.

    Çim Peka: Çfarë garancish ju ka dhënë Edi Rama në atë kohë në këmbim të publikimit të asaj videoje?

    Dritan Prifti: Më kishte dhënë garancinë e mbështetjes së opozitës për aktin tim të guximshëm. Sigurisht që më ka dhënë premtime se do të jem deputet i Partisë Socialiste, dhe gjëra të tjera si këto. Por për momentin ai ishte thjeshtë një kryetar opozite dhe më ka dhënë garancinë që opozita do të jetë në krahun tim për këtë akt që unë ndërmora.

    Çim Peka: Çfarë mendoni se e detyroi Edi Ramën që mos ju fuste në listën e PS?

    Dritan Prifti: E kam thënë dhe herë tjetër pazari me Ilir Metën, largimi im nga parlamenti ishte kushti numër një i bashkimit të tyre. Sigurisht që ata u bashkuan bashkë dhe unë dola pjesa më e parëndësishme.

    Çim Peka: Meqenëse kaluam tek raportet tuaja me ish-kryetarin e opozitës, kur e keni kontaktuar për herë të fundit zotin Rama?

    Dritan Prifti: Nuk e mbaj mend të them të drejtën

    Çim Peka: Bëhet fjalë për muaj apo për vite?

    Dritan Prifti: Behët fjalë për shumë muaj jo vite, mbase pak më shumë se një vit, pasi mbas bërjes së tij kryeministër kam pas disa kontakte të thjeshta.

    Çim Peka: Po me Ilir Metën?

    Dritan Prifti: Me Ilir Metën kanë qenë para zgjedhjeve të 2013, me korrierë dhe me ndërmjetës kemi pas kontakte mbase dhe pak javë më përpara por jo të drejtpërdrejta.

    Çim Peka: Keni pasur kontakte me korrierë pak javë më përpara, çfarë mund të bisedonit ju me Ilir Metën?

    Dritan Prifti: Këto janë gjëra që ndodhin. Ne kemi goxha miq të përbashkët, për shkak të një historie 10 vjeçare bashkëpunimi. Ka raste që miqtë e përbashkët dërgojnë dhe mesazhe të përbashkëta nga njëra anë tek tjetra.

    Çim Peka: Mesazhet janë mesazhe pajtimi apo ndonjë gjë tjetër?

    Dritan Prifti: Jo absolutisht, mesazhet nuk janë miqësore. Janë mesazhe që tip po bën këtë unë do të bëj këtë. Mesazhet më shumë janë të një natyre gallate se sat ë ndonjë natyre serioze.

    Çim Peka: Nuk janë miqësore, sepse në rast se ato janë kërcënime sigurisht që janë serioze?

    Dritan Prifti: Jo nuk bëhet fjalë për kërcënime.

    Çim Peka: Zoti Prifti ajo çfarë përflitej shumë të paktën nëpër qarqet mediatike se Ilir Meta mund të publikonte një video e cila mund të cenonte moralin tuaj, po flasim në aspektin moral jo korruptiv. Tashmë është faktik i kryer, mediat janë njohur me disa foto nga një video, të cilat i kanë konsideruar edhe si aferë seksuale. Gjithsesi pas publikimit të këtyre fotove, a ka gjë tjetër që Ilir Meta mund ta shantazhojë?

    prifti ne faktDritan Prifti: Kjo ka qenë me thënë të drejtën mjeti i fundit të cilin ai mund të përdorte ndaj Dritan priftit. I ka përdorur të gjitha llojet e mjeteve, duke më vënë prokurorinë mbi shpinë, duke më vënë zyrën e tatimeve në shpinë, duke më vënë Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Drejtorinë e Pastrimit të parave, të gjithë institucionet e shtetit të cilat kanë pas mundësi që të më bënin keq mua ai i ka vënë në shërbim për të më bërë keq. Por akti i fundit i publikimit të këtyre fotove ishte realisht gjëja e fundit që ai dispononte ndaj Dritan Priftit dhe goditja e fundit që ai mund ti bënte Dritan Priftit. Këtë radhë në familje. Por siç edhe e kisha sqaruar edhe më parë, kjo ishte një histori e cila ju takonte 5 vjetëve më parë dhe Ilir Meta ishte kujdesur vetë, duke dërguar njeri në shtëpinë time duke ia dhënë këto foto dhe bashkëshortes time, pra para 5 vjetësh dhe unë periudhën e vështirë në familje e kam kaluara atëherë. Në këto 5 vjet është gjetur gjuha është përmirësuar marrëdhënia ai problem që ndodhi para 5 vjetësh në familje. Në fakt situata ime familjare është shumë e fortë dhe mbas publikimit të fotove të fundit ishte bashkëshortja ime që më tha se këto gjëra nuk më shqetësojnë se ata duan të dëmtojnë familjen. Ata nuk e dëmtuan dot familjen atëherë dhe nuk kanë për ta dëmtuar dot asnjëherë familjen me këto gjëra. Pra shyqyr që e bënë sepse unë brenda vetes kisha një merak, pra nëqoftëse se do të vazhdoja të merresha me politikë qëndronte një gjë që shqiptarët nuk e dinin për mua dhe kisha merakun që çfarë efekti do të kishte ajo në publik. Mbas publikimit të tyre dhe kjo le të themi armë e fundit u ezaurua, unë e pashë dhe reagimin e publikut, më shumë dënuan ata që hynë kaq thellë në jetën private të një personi se sa gabimet që unë realisht kisha bërë dhe nga një anë shyqyr që ndodhi sepse u ezaurua dhe kjo pjesë.

    Çim Peka: Pra kjo ishte ajo që mund tu mbante peng, ose elementi i fundit që ju mund të heshtnit?

    Dritan Prifti: Nuk më kanë mbajtur asnjëherë peng sa për dijeni. Ma kanë kujtuar këtë sa herë që unë kam pas ndonjë përplasje me ata dhe unë e kisha vendosur që nuk do të isha kurrë peng i kësaj gjëje. Mund të më kishin mbajt peng nëse kjo situatë nuk do të ishte marrë vesh, mbase për hir të fëmijëve mbase mund të më kishin mbajtur peng, por i gjithë publiku e ka parë që njuk më kanë mbajtur dot peng.

    Çim Peka: Edhe një pyetje lidhur me këtë pasi ju e sqaruar të gjithë, por ka një aludim të madh se nga kush është bërë ai filmim ai përgjim. Është bërë nga njerëz të Ilir Metës apo është bërë nga ju?

    Dritan Prifti: Ai është bërë nga njerëz të Ilir Metës dhe unë i di me emra dhe me mbiemra të gjithë ata njerëz që kanë marrë pjesë në këtë skenar. Personi kryesor që ka marrë pjesë në këtë skenar, sot është një nga drejtorët më të mëdhenjtë që ka në ndonjë nga drejtoritë më të mëdha kombëtare të LSI-së. Pra i di me emra dhe mbiemra të gjithë ata dhe nuk më ka shpëtuar asnjë pjesë e këtij skenari, por e përsëris edh njëherë kjo është një histori e të shkuarës që unë nuk do ti rikthehem më.

    Çim Peka: Zoti Prifti ju e njihnin më mirë se shumëkush kreun e LSI-së zotin Ilir Meta. Le të themi më mirë ju e njihni në raport se si funksion zoti Meta politikisht. Në gjykimin tuaj, zoti Meta për të arritur qëllimet e tij politike, e ka më të lehtë duke pasur Edi Ramën kryeministër si bashkëpunëtor apo duke pasur kryeministër Sali Berishën si bashkëpunëtor?

    Dritan Prifti: Ilir Meta kur ka qenë në qeveri me Sali Berishën ka pasur të qartë një gjë, që Sali Berisha nuk i prish marrëveshjet. Pra vetëm nëse ai do të prishte marrëveshjen sepse zoti Berisha nuk e prishte marrëveshjen. Në këtë kuptim ka qenë i qetë, sepse ka pasur të qartë një gjë që Sali Berisha nuk merrej me përgjime ndaj tij, me survejime me mbledhje dokumentesh mbrapa krahëve dhe në këtë kuptim përsëri ai me Berishën ka qenë i qetë. Kurse me Ramën ndodh gjë tjetër. Rama ka nevojë të dijë dhe të ndjekë çdo gjë që bën ortaku i tij dhe për shkak të klimës mos besime pothuajse 15-16 apo 17 vjeçare mes atyre dy personave. Gjithashtu Berisha nuk bënte asnjëherë pazar me Metën që këtë tender e merr ti këtë e marr unë, ndërkohë që me Ramën ajo ndodh përditë. Ata e kanë ndarë pushtetin ata i kanë ndarë tenderat, i kanë ndarë interes ekonomike ndërmjet njëri-tjetrit. Ministrat e Ramës kanë bërë dosje pa fund për metën, për ministrat e LSI-së për anëtarët e LSI-së, ndërkohë që me Berishën ka qenë një bashkëqeverisje e qetë por jo me shumë interes për të vjedhur, sepse Berisha nuk të hapte rrugë për kështu gjërash dhe nuk besoj se Meta guxonte ndonjëherë që të fliste ballëpërballë me Berishën për interesa ekonomike apo për tendera. Atëherë ka qenë i qetë por nuk bënte shumë shumë para, tani nuk është i qetë por bën shumë para.

    Çim Peka: Pra ju po thoni se në zyrën e Sali Berishës si kryeministër, aleati Meta gjithmonë ka qenë i detyruar të flasë parimisht. Ndërsa në zyrën e Edi Ramës është i lirë të bëjë edhe pazare?

    Dritan Prifti: Po. Në zyrën e Edi Ramës është i lirë të bëjë dhe pazare dhe kërcënime. Kjo është gjuha bëhen pazare po nuk u gjet zgjidhje bëhet kërcënimi i radhës. Pra ata të dy janë të destinuar të ndahen shumë shpejt. Ka shkuar situata deri aty sa ata përditë punojnë kundër njëri-tjetrit. Përditë po çojnë material nëpër ambasada kundër njëri-tjetrit.

    Çim Peka: Më shuaj një kureshtje përpara se të publikonit videon me Ilir Metën në zyrën tuaj, sepse ka shumë hipoteza. A e keni njoftuar Sali Berishën, a ja keni dërguar videon në zyrë kryeministrit të kohës Sali Berisha?

    Dritan Prifti: Berisha e ka pranuar vetë faktin që unë ja kam çuar dhe ai nuk pranoi ta merrte.

    Çim Peka: Çfarë ju tha zoti Berisha?

    Dritan Prifti: Çoje atje ku duhet, por jo tek unë.

    Çim Peka: Çoje atje ku duhet çfarë kishte parasysh t’ia çonit Ilir Metës, apo ta çonit në prokurori?

    Dritan Prifti: Kjo është pyetje që duhet sqaruar nga zoti Berisha. Por publikisht Berisha jo vetëm në një rast ka thënë që ministri Prifti ma ka sjellë videon dhe unë nuk kam pranuar ta marr.

    Çim Peka: As ta shikojë?

    Dritan Prifti: As ta shikojë.

    Çim Peka: Domethënë ju mendoni se Sali Berisha ose më saktë kryeministri i kohës, këtë video e ka parë për herë të parë kur është transmetuar?

    Dritan Prifti: Them që po, vetëm nëse Top Channel i cili kishte videon mund ta ketë çuar më përpara se ta transmetojë. Atë video zoti Rama e ka parë para se të transmetohej, por nuk e ka parë njeri-tjetër.

    Çim Peka: Pra këtë video e ka parë vetëm zoti Rama para se ajo të transmetohej?

    Dritan Prifti: Po.

    Çim Peka: Zoti Meta në studion time është shprehur se ajo video është montuar në Korfuz në mos gaboj, nga Filip Çakulli dhe njerëz të kryeministrit Rama, sigurisht duke u përfshirë dhe materialet që ju keni dhënë? Por sipas zotit Meta kjo video është montuar në Korfuz.

    Dritan Prifti: Zoti Meta në një intervistë të muajve të fundit ka thënë se Dritan Prifti e ka çuar videon tek Top Channel të paprekur pra origjinale dhe Filip Çakulli ka futur duart në atë dhe e ka manipuluar.

    Çim Peka: Këtë gjë e ka thënë edhe tek studioja ime, sipas tij montazhi është bërë në Korfuz?

    Dritan Prifti: Pra nuk e paskam bërë unë manipulimin, por këtë gjë e ka bërë televizioni. Unë dua të konfirmoj këtë gjë se ajo që kam dorëzuar unë është pasqyruar e paprerë nga televizioni Top-Channel. Aty nuk ka pas asnjëherë asnjë manipulim. Ju e dini që ka pas ekspertë amerikanë që e kanë konfirmuar që s’ka pas asnjë manipulim. Kurse ekspertët e Metës nxorën që dëgjohet kaq e dëgjohet aq dhe nëse ju doni skupe gazetareske ndiqni rrugën se ku janë sot në punë ata ekspertët e Metës. Ata ekspertët e pavarur në Gjykatë ku punojnë sot.

    Çim Peka: Janë të gjithë të punësuar?

    Dritan Prifti: Ndiqeni rrugën dhe do merrni vesh se janë të punësuar aty ku s’do ti kishte çuar dot askush.

    Çim Peka: Zoti Prifti të ulesh në tavolinë me gazetarë, po flas me ata që sot pretendojnë se bëjnë opinion bërjen në këtë vend, në moment që përdoret emri juaj që të gjithë e besojnë se ka një video tjetër ndaj një personazhi tjetër politik të rëndësishëm në këtë vend. Unë kam dy pyetje mjaft konkrete. Në momentin që keni pranuar të bashkëpunoni me Edi ramën, pasi në atë kohë luheshin shumë gjëra, sigurisht që sipas tyre që keni thënë edhe jeta juaj. A keni video për Edi Ramën, dhe a keni më video për Ilir Metën?

    Dritan Prifti: Nuk kam as për Edi Ramën dhe as për Ilir Metën dh as për ndonjë personazh tjetër.

    Çim Peka: Po për djalin e ish-kryeministrit?

    Dritan Prifti: Për asnjë personazh tjetër, asnjëherë nuk kam përgjuar person tjetër. Unë kam pas gjithsej 3 video dhe të tre-ja ato tashmë janë bërë publike. Asnjë nga to nuk ka mbetur pa u publikuar. Nuk ekziston asnjë gjë tjetër.

    Çim Peka: Pra kasaforta e Dritan Priftit nuk ka më asnjë video?

    Dritan Prifti: Po ju them tek emisioni juaj për herë të parë dhe të fundit që nuk ekziston më asnjë video. Thashë kanë qenë vetëm 3, pavarësisht që në atë periudhë shumë vetave ju interesonte që të dukeshin shumë, ishin për këtë ishin për atë, por kanë qenë vetëm ato të tre-ja sepse mua më interesonte në atë kohë vetëm Ilir Meta askush tjetër.

    Çim Peka: Gjithsesi zoti Meta kur i kërkohej dorëheqja në rastin e akuzës së Tom Doshit, kur ju kërkua dorëheqja nga Sali Berisha në parlament u shpreh se e kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën nuk e jap më duke thënë se Dritan Prifti ka përgjuar edhe djalin e ish- kryeministrit, në një aferë më ndoshta me njerëz të Ilir Metës? Realisht a ka pasur ndonjë përgjim ose tentativë, meqë po thoni se nuk ka më video?

    Dritan Prifti: Sapo u përgjigja nuk ka asnjë lloj përgjimi me asnjë person tjetër përveç atyre që deri më sot janë botuar. Unë mund të kem reputacion për shumë gjëra por kam dhe reputacionin që nuk gënjej, s’ka nuk ekziston asnjë gjë tjetër veç atyre që janë bërë publike.

    Çim Peka: Zoti Prifti, tani le ti kthehemi pak çështjes politike të ditës: A mendoni se pas dorëheqjes së zotit Naço mund të ketë edhe dorëheqje të tjera nga ministrat e LSI-së? Dje është folur shumë për një dorëheqje të mundshme të Klajda Gjoshës. Në fakt ne kemi një vendim të kryesisë së LSI-së, ose më saktë një konfirmim gojortë kryesisë në shtator, se në vend të zonjës Gjosha do të shkonte zoti Haxhinasto, zoti Naço do të ikte dhe në vend të Haxhinastos do të shkonte në mos gaboj një i afërt i zotit Meta, i cili nuk e di se çfarë funksioni ka sot. A mendoni se do të ketë të tjera dorëheqje nga ministrat e LSI-së?

    Dritan Prifti: Çdo gjë është e mundur, goditja që mori Nasipi mund të shoqërohet edhe nga ndonjë goditje ndaj Haxhinastos, sepse siç ju e dini vajza e Haxhinastos është fejuar me djalin e Nasip Naços dhe ata pothuajse rrinë çdo ditë bashkë tashmë, dhe zoti Meta nuk besoj se e kapërdin dot faktin se mund të jetë më afër Nasipi, Haxhinastos. Ekzistojnë fakte të tmerrshme për disa ministra të LSI-së, fakte korruptive përfshirë dhe Haxhinaston edhe ministra të tjerë të LSI-së dhe në momentin që ato do bëhen publike, besoj se Meta do ti dorëzojë menjëherë. Pavarësisht se ata i kanë bërë këto gjëra për Ilir metën, por ai është ai njeri që do të sakrifikonte gjithçka në qoftë se e sheh se është duke ardhur vala edhe në drejtim të tij. Çdo gjë është e mundur, unë besoj se për sa i përket Gjoshës është e vërtetë që është marrë një aprovim paraprak në kryesi për këto lëvizjet, flitet për një kushëri të Ilir Metës që mesa di unë është Dael Dervishi, drejtor i AKBN-së, për tu pozicionuar në pozicion ministri dhe flitet për këto largimet që ju i përmendët që janë biseda të bëra në kryesinë e LSI-së, për të cilat dhe unë kam informacionet e mia, çdo gjë mund të ndodhë. Ai mund ta provokojë këtë, në rast se do ti aprovohet një ministër dhe në rast se mbas dy javësh do të ketë sërish një mosmarrëveshje për një tender apo një koncension me Edi Ramën, mund të provokohet një dorëheqje e një ministri tjetër për ti thënë Ramës që je nën kontrollin tim hap rrugën ose do të të rrëzoj. Pra kjo është një marrëdhënie poshtëruese mes atyre të dyve, kjo është një marrëdhënie shantazhi..

    Çim Peka: A ka realisht mundësi Ilir Meta ta rrëzojë Edi Ramën?

    Dritan Prifti: Mund ta rrëzojë menjëherë.

    Çim Peka: I ka mundësitë?

    Dritan Prifti: Unë mendoj që në këto kushte Ilir Meta, Edi Ramën mund ta rrëzojë në seancën më të afërt plenare, pas asnjë lloj problem. Ose duke u rakorduar me Berishën, mundësi e cila unë besoj se sot ekziston. Mund ta lidhim dhe me vizitën e Metës në Amerikë, e cila është sponsorizuar nga miqtë e Berishës, pra me lekët e miqve të Berishës. Pra mes Berishës dhe Metës ka tashmë një afrim ka le të them i një aleancë fluide siç jemi mësuar ne të themi. Pra në këto kushte Meta, Ramën mund ta rrëzojë menjëherë, pra në seancën më të afërt të parlamentit. E vetmja mënyrë që nuk e rrëzon dot është që Rama ta godasë Metën ligjërisht me provat që ka. Unë po ju them që të paktën në Ministrinë e Brendshme janë dy dosje të ardhura nga partner të huaj, nga qeveri të huaja për Ilir Metën, të cilat nëse publikohen nuk ka asnjë shans që ai të jetë më i lirë. Pra i vetmi shans i Ramës është që ta godasë ta fusë në burg dhe të gjithë ata që ka deputetë LSI-ja s’do të shkojnë Brenda ditës tek PS-ja. Është e vetmja mënyrë që qeveria e Ramës nuk bie, ndryshe ajo deri në fund do të jetë e shantazhuar.

    Çim Peka: Zoti Prifti për të qëndruar bashkë të gjitha këto fakte dhe pretendime, në rast se zoti Rama i ka të gjitha këto mundësi përse nuk e bën sipas jush?

    Dritan Prifti: Ose mendoj se është edhe ai vetë peng për disa arsye ose përpiqet që të shmangi zgjedhjet e parakohshme dhe të shtojë ditët e tij në qeveri sat ë jetë e mundur. Unë për vete nuk do të merrja guximin që aleatë apo qeveri të huaja të dorëzonin dosje të qepura nga ana kriminale për aleatin në qeveri dhe unë të prisja një ditë pa vepruar. Zoti Rama me pritjen që bën thjeshtë rëndon pozitën e vetes së vet.

    Çim Peka: Megjithatë vizita e zotit Meta në SHBA duket se e pastroi disi figurën e tij për sa i përket asaj që perceptohej dhe ajo që zoti Rama mundohej ta nxiste në opinion idenë që Ilir Meta ka një izolim ndërkombëtar. Zoti Meta ishte në Uashington, zoti Rama akoma nuk ka udhëtuar për në Uashington dhe akoma nuk ka takuar asnjë zyrtarisht në Uashington?

    Dritan Prifti: Uashingtoni nuk ka ftuar zyrtarisht as Ramën dhe as Metën. Pra dhe vizita e Ramës në SHBA pasi ishte i ftuar në mbledhjen e OKB-së dhe bëri disa vizita në Amerikë ishte zyrtare vetëm sa i përket aspektit të Kombeve të Bashkuara dhe vizita e Metës nuk kishte asnjë gjë zyrtare brenda saj. Pra ishte një vizitë private e cila u sigurua me lekë. Ju gazetarët investigativë nxirrni vetëm faktin se kush e shoqëroi Metën për në Amerikë ta kuptoni se kush e pagoi vizitën për në Amerikë. Janë lobet e naftës në Shqipëri, që sot janë duke e shkatërruar këtë vend dhe bëjnë evazionin më të madh fiskal të të gjitha kohërave në këtë vend që sponsorizuan vizitën në Amerikë. Po e them dhe njëherë ajo ishte një vizitë private, nuk ka asgjë shtetërore aty. Ilir Meta në Amerikë nuk ka pasur asnjë vizitë shtetëror, shikojeni të gjitha kronikat.

    Çim Peka: Një vizitë private thoni ju, por ai u prit nga kryetari i Dhomës së Kongresit?

    Dritan Prifti: Absolutisht ai në takim nuk është pritur zyrtarisht, pasi në asnjë takim nuk ishin flamurët e të dy vendeve siç është protokolli i dy vendeve atje. Ai në kongres dhe në senat ka qëndruar në korridor dhe shikonte kush kongresmen afrohej për ta takuar dhe për të bërë një foto. Pra ishte një vizitë qesharake për hir të së vërtetës. Po e them dhe një herë nuk kishte asgjë zyrtare atje.

    Çim Peka: Parashikohen zgjedhje të parakohshme apo një bashkëqeverisje Rama-Meta deri në fund të 2017-s?

    Dritan Prifti: Bashkëqeverisja për mendimin tim është pothuajse e pamundur në kushte që jemi. Bashkëqeverisja është në dëm të këtij vendi, sepse më keq se sot nuk ka qenë asnjëherë ekonomia e këtij vendi. Po të shohësh fshatin ose ekonominë e këtij vendi, situate është se njerëzit po vuajnë për bukën e gojës. Unë them që në pranverë do të kemi zgjedhje të parakohshme, nëse nuk do ti kemi më përpara. Unë them se nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme është favori i Edi Ramës sepse ai përsëri ka shanse ti fitojë zgjedhjet, e para Meta është jashtë mase i konsumuar, e dyta është shumë e afërt memoria e qeverisë së PD-së, njerëzit nuk janë shkëputur ende nga episode e keqqeverisjes së PD-së, dy vjet e pak kanë kaluar. Me kartën e largimit të Metës, Rama mund ti fitojë sërish zgjedhjet. Me çdo skenar unë besoj se zgjedhjet e parakohshme nuk do të jenë më larg se marsi apo prilli i vitit që vjen.

    Çim Peka: Zoti Prifti ju faleminderit!

    Syri

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •