Një sasi prej 20 kilogramësh kokainë me vlerë prej më shumë se 1 milionë euro është kapur në Romë, ndërsa në pranga është vënë edhe një shqiptar, që sipas policisë italiane është korrieri.
32-vjeçari shqiptar me inicialet A. N., ishte ndaluar në hyrje të autostradës në Romë dhe po udhëtonte me një mjet familjar. Makina i është nënshtruar kontrollit dhe ka qeni i antidrogës me emrin “Higgis” ka zbuluar kokainën që ishte e fshehur në fundin e dyfishtë poshtë sediljeve të pasme.
Janë dashur disa orë që policia të zbulojë të gjithë drogën. Shqiptari me dokumente të rregullta prej vitesh, është dërguar në burgun e Velletrit.
Syri
Krijoni Kontakt