Loti me pelqeu shume poezia jote. Eshte shume e bukur.
Urime! Vazhdo keshtu.
Loti me pelqeu shume poezia jote. Eshte shume e bukur.
Urime! Vazhdo keshtu.
Urime Loti. Shume poezi e bukur vecanrisht dy strofat e fundit
Enderr e blerte
q`me solli mbreme tek ti
mrekulli...
mes trendafilesh loznim
si femi,e ne krahet e tu pushtuar
si Sadiu
te puthja vec ne gji.
----------o--------
Te pa hene,netet
dhe kesaj vere
te orientohem e veshtire,
po syri yt qe ma dhe
do me beje te ndjehem mire.
---------o--------
Pse me pyet, nese te dua,
pse me thua se s`me njeh?
ngrysesh, gdhihesh gjithe me mua;
me buzeqesh me syte e zes!
---------o---------
Oqeani s`eshte i mire
qe me ndan mua me ty.
Po nje dite une da ta pi,
rruge te kem te vi tek ty!
--------o--------
Se q`do behet per me pas;
se vras mendjen me mendime.
Veqse buzen ta gergas,
te humbas ne perqafime.
--------o-------
Por se kure....?
nje dite do vish:
-preherit tim nuk i shpeton.
krejt me buze do te qendis
Por se kur....?
------o------
se q`me dhemb
e se q`me ther
dhembje e embel ne kraheror,
te te shoh njehere ne sy,
te te prek njehere me dore.
Hej, duket se vetem ndenjat e medha lindin perla te tilla. Dhe vetem ato te bejne te pish edhe oqeanin...
E mrekullueshme...nuk gjej fjale te tjera!
Shtepia e vjeter
Postuar mė parė nga deti_bajri
Hej, duket se vetem ndenjat e medha lindin perla te tilla. Dhe vetem ato te bejne te pish edhe oqeanin...
E mrekullueshme...nuk gjej fjale te tjera!
LotiShpirtit!
E shijova tejet poezinė njomur me vargje malli! Urime miku im! Nuk e di e tė kuptojnė tė gjithė, por "qėndisja me buzėt e tua" ėshtė vargu qė e bėn tė besueshėm se ti e pi dhe oqeanin si njė gllėnjkė verė!
Uroj: u ēmallsh sa mė parė o miku im
Agim Doēi
E embel mund te duket kjo dhimbje vetem nese mallin di ta shijosh, dhe ti Loti e shijon ate me shpirt.
Eshte e mrekullueshme.
U mundova qe Lotit t'i pergjigjesha me nje poezi, por oqeani ne te me doli i mire.
Lotit!
Lotit t'lotit
desha t'i derdhja
mjaltin e embel
qe sot mbi lule gjeta,
Oqeani do t'i trembej,
syrin me s'do
mbante pushtuar,
s'do t'i derdhej me
me vale kripe,
me lote dhimbje,
me vuajtje malli,
me qarje zemre,
me ze prej djali.
I miri oqean
do t'fshihej
nga mjalti i luleve
qe vajza e dashur
do te mblidhte;
O lot me bisht,
kapu pas kaltersise
s'oqeanit te mire,
mbetet vetem dic n'brendi,
Nje lot ne shpirtin e nje djali
qe e dashura vajze,
me syte, me buzet,
do ta perpije;
Mjalte do te
duket bota,
malli me s'do te kete
ngjyre
Oqeani i mire, i dashur,
do t'jete shkrire
ne kujtim.
Poet....
poet u quajkam une
qe sonte pas mesnate zgjuar jam
dhe vargezoj?
Kritiket
me mua neser
shume pune do te kene.
po do u thosha;-lermeni te qete!
Lokalist mos me quani
nese Hasit tim
i thur vargje pa pra;
-eshte pjese e trupit tim.
Mos me thuaj i ashper,
nese vargezova ne vjershat e mija,
Sharin,Shkelzenin e Bjeshket e Namuna;
-se biri i tyre jam.
E te bute mos me quaj
nese lulet e fushave kendova,
nga Saranda gjer n`Gur te shpuem;
-jane kuqlimi i vendit tim.
Dhe nese vajtova sorkadhet
qe u vrane ne shtigjet e drites,
nese vajtova petritet
qe u prene rrugen ne vigjilje te dites;
-ti mos me quaj vaj-tare.
Vaji im nuk eshte vaje:
-Eshte kushtrim!
Endem neper vendin tim,
diku me kembe
diku me sy e zemer,
vend per vend diqka le
vend per vend diqka marr.
Pra ,ti mos me quaj endacak,
Po rrugetar i rrugeve te medha!
E nese piskas
njemije e nenteqint e trembedhjet here;
-ti mos thuaj-u cmend.
Nje te pa drejte nga themelet
dua ta shkaterroj!
Endem neper vendin tim
diku me kembe
diku me sy e zemer,
ngre ura
mbush hendeqe,
thur kurora,
bashkoj zemra!
Pra ti mos me quaj endacak,
mos me quaj ne daq as poet.
Ma lere emrin e krenarise time
-Shqipetar!
F.G.Lorkes
Ne heshtjen e nates
erdhen ca hije me hapin e trishtimit
me plugje varremihese ne duar
rropaten token,
rivrane nje njeri:
Ra Granada!
Heshtni!
Ju bisha qe keni rene mbi kufoma njerezish.
Gjak kerkuat,
gjak poeti shijuat!
...e ne heshtjen e nates
erdhen xhelatet me duar te pergjakura
Shpupurisen dhe varret,
poetit,ja prene gjuhen
syte ja nxorren
qe te mos kendoj Granaden e tije.
Po,Lorken s`e vrane
ende zeri i tije kendon
shtepi ne shtepi,bucet;
Granada ime rron!!
Ma thuaj nje fjale
Ma thuaj nje fjale,he burre
ma thuaj.
E di se vellan ta vrane,
po la djalin!
Ma thuaj ate fjale
edhe me jete nese peshohet
edhe nu peshofte me vdekje
ma thuaj!
Qeli ballin
shkrepi dielli
e aji tha:-
Rrofte Kosava!
Kjo e fundit veēanerisht ishte ngjethese!
pra ti mos me quaj endacak,
po rrugetar i rrugeve te medha!
Sa mire!me pelqyen
Liridona
Krijoni Kontakt