Meqenese "Biligoa" kerkon nga une disa poezi te miat po dergoj parathenjen e librit tim me poezi "VRAJA VETMINE"
Parathenje e librit me poezi VRAJA VETMINE
Nė vėllimin me poezi “Vraje Vetminė”, poeti Ndue Hila na jep njė pasqyrė reale tė ndikimit tė mėrgimit nė jetėn e shqiptarėve dhe nė psikologjinė e tyre kudo qė janė brenda e jashtė vendit. Mėrgimi, siē dihet, ėshtė produkt i shumė faktorėve, qė nė tė vėrtetė edhe tek ne nuk ėshtė njė dukuri e re, por qė sot ka marrė karakter alarmant, sepse ėshtė bėrė masiv. Ky vėllim pėrbėhet prej 5 ciklesh, qė lidhen organikisht me njėri-tjetrin dhe pasqyrojnė mjaft probleme tė jetės sonė, sidomos vetminė, shkaqet e pėrftimit dhe efektet negative nė jetėn e njerėzve. Cikli i parė lėshon thirrjen “Vraje vetminė” dhe ndikimi i tij ndjehet nė tė gjithė vėllimin. Autori thekson se gjendja e rėndė ekonomiko-shoqėrore nė vend prodhon vetmi tė dyfishtė, qė prek jo vetėm vatrėn prindėrore, por edhe jetėn e vetė tė mėrguarit. Tė dy palėt bien viktimė e vetmisė dhe tė forcės sė saj gėrryese. Tek poezia “Vetmi”, ndjehet qartė njė “Ah!” i fuqishėm qė i del nga shpirti mėrgimtarit dhe mishėrohet nė kėto vargje: “Gjithė qėnien time spektakolare / po e mbyt loti mėrgimtar / vetmi”. Njeriu, pėr ēdo veprim qė kryen, kėrkon tė gjejė arsyen, aq mė tepėr nė momentin qė shndėrrohet nė njė mėrgimtar, qė shkon drejt njė bote me shumė tė panjohura. Kjo del mirė tek poezia “Vetėm pse?”: Sa herė i kthyer nga vetja mbetem pa fjalė/ goja ėshtė mbushur me “pse?”, qė shumė herė mbeten pa marrė pėrgjigje. Poezia “Pėr kė duhet tė derdh lotė”, mėrgimtari i vrarė nė shpirt, vajton mbi trupin pa jetė tė babės. “Jam ulur t’i puth duart e t’i marr hallallin/ atė ēast sikur mė thotėrdhe, o bir, por nuk mė gjete gjallė! Njė det i tėrė nuk i zė lotėt e nėnave. Po kėto vallė ku e kanė burimin? – pyet poeti dhe pėrgjigjet vetė:- Mėrgimi, kjo plagė kobndjellėse, ato i shkaktoi.
Tek poezia “Vraje vetminė”, qė ka peshė tė madhe nė kėtė vėllim, qė mban tė njėjtin titull me librin, mėrgimtari kėrkon nga njeriu i zemrės qė hidhėrimin ta kthejė nė forcė dhe lutet: “Kur unė tė mos jem, / nė tė zeza mos u vish... / vraje pa frikė vetminė / se nė dhimbjen tėnde / do tė ringjallem unė, / unė / unė...”.
Poezia “Lotė mėrgimtari”, pėrmbledh me pak fjalė tėrė hallet e tija tė thėna e tė pathėna. Nė poezinė “Sa vėshtirė”, dėnohet hipokrizia sociale, qė merr formė proverbiale “Sa vėshtirė ėshtė tė shijosh buzėqeshje njeriu qė tė bėn tė vuash”.
Cikli i parė mbyllet nė njė mėnyrė shumė tė dhimbshme me poezinė “Nga njė qiri pėr tė ndezur”, qė mban nė kushtet e tė pėrgjithshmes individualen. Janė nėnat qė i puthin djemtė dhe vajzat kur nisen nė kurbet, tė cilėt, kur kthehen, pėrkėdhelin vetėm njė rrasė mermeri, vėnė mbi tė disa lulė dhe ndezin njė qiri...
Cikli i dytė qė titullohet “Netė pa hėnė”, trajton disa probleme sociale tė mprehta. Jeta, nė ēdo rrethanė qoftė, e len hapur dhe dritaren e shpresės. Tek poezia “Midis nesh”, qė zė njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė cikėl, monologu i mirseardhjes nė jetė tė njė fėmije ėshtė njė perlė e vėrtetė. “Ti erdhe pa ditur se ē’lumturi do tė sillje,/ Nuk dije pėr lotėt qė do tė dilnin prej gėzimit,/ Nuk dije lumturinė e prindėrve,/ qė ua solle ti nė tokėn e mėrgimit”. Tek poezia “Peizash indiferent”, poeti kėrkon hapsirė veprimi pėr tė thyer pasivitetin kur “koha kalon vetėm me punė dhe me gjumė/ ēdo fjalė tjetėr ėshtė e pa kuptim”. Vetė poeti mėrgimtar pėrpiqet ta thejė kėtė izolim shpirtėror. “Kėshtu kolovitemi,-thotė ai,- deri nė orėt e vona / si mashinistė besnikė i vargut nė poezi./ Nuk shkruaj pėr nderime, tituj e poltrona,/ por thjeshtė qė shpirti tė gjejė pak qetėsi”.
“Po ato”, “Afrohem”, “Tė paktėn njė herė”, “Pasion i marrė”, janė poezi plot ndjenja nė lulėzim tė stinės rinore, qė, me ēiltėrsinė e tyre, tė tėrheqin t’i rilexosh disa herė.
Shpirti i poetit ka pastėrti poetike engjėllore. Ai e thotė kėtė me zė tė lartė. “Nė shpirtin tim nuk ka vend pėr inat/ Vetėm ndėrtoj ura miqėsie,/ Pėr tė mė sjellė lirinė e vargut/ dhe buzėqeshjen e muzės”. Poezia “Tė flasėsh” ėshtė njė apel pėr tė thėnė atė gjė qė mendon pėr jetėn. –Po, - thotė poeti,- “tė flasėsh kudo qė jeta tė dėrgon/ ... se mendja dhe zemra shumė gjėra strehojnė....”, e qė duhen thėnė nė tė mirė tė njerėzve. “Vajza zezake”, njė poezi plot dritė, dėshmon se lidhjet nė mes njerėzve, pavarėsisht nga ngjyrat, mund tė ndėrtohen e realizohen nė jetė dhe poeti kėtė e argumenton duke na dhėnė vlerat e saj. “Zezake e bukur me njė shikim turbullues/ ecja jote sikur vije nga njė botė mistike/ si sorkadhe i bie parkut gjatė e gjatė/ e vije drejt meje pa asnjė lloj frike”. “Natėn pa hėnė”, ėshtė poezia pėrfaqėsuese e kėtij cikli. Ajo e ka zanafillėn tek thithja e ajrit tė freskėt tė trotuareve tė Lissit tė lashtė dhe tė rrugėve tė Zadrimės gjatė rrjedhės sė Drinit tė gjatė. Me kėtė poeti synon drejt njė krijimtarie qė buron nga jeta pėr tė shkuar drejt rrjedhave tė saj.
-Ėshtė e vėrtetė,-thuhet tek poezia “Mbeti virgjėr dashuria e parė”. “Unė kurrė nuk u ēmalla me ty/ nga malli, halli e frika./ Nuk e dija se aq larg do ikja,/ por dija se nė zemrėn time/ kishte hyrė me kohė Amerika”. Kuptohet si simbol i mundėsisė pėr mbijetesė nė tė gjitha drejtimet. Cikli i tretė pėrmban disa poezi nėn titullin “Poema e nderimit”. “Plagosja e poetėve” ose goditja e atyre qė askujt nuk ia rrėmbyen lirinė, qė pasuria e tyre e vetme pėrbėhet nga njė fletore dhe njė laps, por qė gėzojnė nderimin mbarėpopullor. “Kėta janė poetėt, mbretėr apo mbretėresha,/ Qė me pėrbindėsha po ndeshen dhe me stuhitė ēdo ditė/ shumė herė nė shpirt janė tė plagosur, / kur vargjet e tyre u burgosen,/ nuk dalin nė dritė”. “Poema e nderimit” u kushtohet prindėrve. Atė e vret nė shpirt fakti qė rininė e tyre “e shkatėrruan dimrat”. Nė kėtė poezi tė bukur jepet qartė fati pothuajse i pėrbashkėt i brezave, qė poeti e ka pėrjetėsuar nė vargje: “Ju s’e kėnduat asnjėherė kėngėn e harrimit,/ por kėtė me germa tė arta pėr ju poetėt nė botė/ do tė shkruajnė poemėn e nderimit”. “Tė shkretėt” ėshtė njė poezi e vogėl, qė ka nė themel njė ide tė madhe: “Udhėheqja tė mos joshet nga pėrfitimet personale, por tė mbetet besnike e mandatit tė popullit”. “ I verbėri”, personazhi kryesor asgjė nuk shikon, por me sytė e shpirtit orientohet pėr mirė, ndryshe nga disa tė tjerė qė “Paēka se tė gjithė shikojnė,/ por verbimin djallėzor kanė nė tė dy sytė”.
Cikli i katėrt trajton shqetėsimet nga bota femėrore. Tek poezia “Nė vend tė njė kėshille”, porosia e poetit ėshtė me vlera tė mėdha pėr jetėn: “Ruaju nga njerėzit delenxhi,/ ruaju nga njerėzit ujqėr me pėrvojė... Po kėshtu poezitė “Sytė e tu”, “Telefoni”, “Nė ėndėrr”, janė poezi ku pėrcillet malli, dashuria e vėrtetė dhe jo false e pa jetė.
Cikli i pestė dhe i fundit, ose “Si t’i pėrgjigjem”, ka marrė titullin e njė poezie me tė njėjtin emėr, ku poeti shqetėsohet pėr hallet e vendit tė tij, qė janė shkaku kryesor i mėrgimit. Kėshtu poezitė “Mėrgimi”, “Pamje tmerri”, “Tipa tė tillė”, “Si vėlla i tyre do jesh” etj., poeti ėshtė serioz dhe shumė i ndjeshėm ndaj sublimes. “Kisha e Shėn Gjonit” ėshtė njė poezi nė tė cilėn goditet shkelja e tė drejtės sė njeriut pėr tė besuar, qė tek ne zgjati 40 vjet. “Kushtuar vėllezėrve Bytyqi” ėshtė njė poezi tjetėr ku ngrihet lart patriotizmi shqiptar, qė mori shkėlqim tė ri me vėllezėrit Bytyqi. Tek poezia “11 Shtatori”, poeti krijon njė elegji mbresėlėnėse pėr tė pafajshmit, qė u shuan nė mes tė ditės. Tek vjersha “Historia” theksohet kėrkesa e drejtė, se “historia duhet shkruar siē ėshtė dhe vetėm siē ėshtė”. Poezia mė me theks politik, “Parlamentarėt”, ėshtė njė satirė e vėrtetė, qė nxjerr nė dritėn e diellit pseudoparlamentarėt, qė “tani tė zhytur jeni nė kolluk e pare,/ kokėn e shkretė ua kanė turbulluar”. “Humor i vėrtetė” mbyll krejt vėllimin dhe ėshtė njė akuzė artistike kundėr tė metave qė prishin imazhin e mirė tė Shqipėrisė tė krijuar ndėr shekuj. Poetin e shqetėson fakti qė dhe polici qė kėrkon ryshfete, “me hy nė punė ka hyrė borxh i shkreti”.
* * *
Ky vėllim ėshtė i pasur nė ide, tė cilat mbėshtetin me argumenta tė qėndrueshme artistike, sepse ato poeti i ka marė nga jeta jonė e pėrditėshme. Prandaj tė nxisin tė mendosh, tė gjykosh dhe tė pėrcaktosh qėndrimin tėnd pėr tė mbrojtur tė renė e kohės sonė, vendosjen e demokracisė dhe forcimin e saj pėr tė ecur mė shpejt pėrpara me dinjitet qė, siē thotė poeti “qė tė na vijė era shqiptarė” dhe tė zėmė njė vend tė merituar nė familjen e madhe evropiane.
Prof. As. Dr. MARK VUJI
Krijoni Kontakt