Close
Faqja 1 prej 9 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 169

Tema: Shi dashurie

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shi dashurie

    Dita e bekuar

    Do marre veriun kete pranevere
    gjere ne Skocine e lashte,
    Bernsin njehere te takoj
    parmenden te kapim bashke.

    Te mbjellim elb per Willin
    se do na duhet shume birre;
    ne gosti shume do thirrim,
    Lordin,Dikensin dhe Curcillin.

    Roberti per Xhenin do kendoje
    Bajroni nje kenge per shqipet do marre
    Willsoni ndjese do kerkoje
    per nje faj te tije ,shume kohe me pare.

    Shekspir, nje tragjedi ka shkruar
    per popullin me te lashte ne ballkan,
    ne pese vende copetuar,e Curcilli
    i zene ne faj,le te rri menjane.

    Shekspir,Bajron,Robert miqte e mi
    padrejtesite,perhere nuk zgjasin.
    Nuk do te jete larg dita,qe se bashku
    te jene ata, qe nje gjuhe flasin!

    Po do pime ate dite!Do behemi tape!!
    hareja, o zot, sdo te kete te mbaruar!
    Do kendojme per Skocine e lashte
    Do kendojme per Shqiperin e bashkuar!

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Shume, shume e bukur.


    Shekspir,Bajron,Robert miqte e mi
    padrejtesite,perhere nuk zgjasin.
    Nuk do te jete larg dita,qe se bashku
    te jene ata, qe nje gjuhe flasin!

    Po do pime ate dite!Do behemi tape!!
    hareja, o zot, sdo te kete te mbaruar!
    Do kendojme per Skocine e lashte
    Do kendojme per Shqiperin e bashkuar!

    Urimeeee! Me pelqeu shume.....D

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

    Lot

    Me verte qe me ke kenaq me keto poezit e tua.
    E di qe shkruan bukur ti.

    Urime edhe na posto ndonje tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 01-05-2002 mė 11:30

  4. #4
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Mosha
    39
    Postime
    165
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Bukur,edhe mua me pelqeu shume,Te lumte loti!!
    Liridona

  5. #5
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    poezi ambicioze me stil =0)

    me pelqeu dhe mua. strofa e pare dhe e fundit sidomos me kenaqin shpirtin se aty takon shpirtin e shkrimtarit te kesaj pjese.

    Ani

  6. #6
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    929
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Loti je i madh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 02-05-2002 mė 02:26
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ju pershendes Ani!

    Ne te vertete eshte pergjigja me e mire qe dikush ka dhene ketu!
    Jeni shume e sincerte veqse gaboni ne nje pike;-nuk ka asgje per ambicje ne poezine time.Ashtu e ndjeva dhe ashtu e shkrova.
    Ju siguroj se "shkrimtari eshte ne tere poezine,pa cka se eshte bere i kuptueshem per ju ne ato dy strofe.Sa per stilin asnjehere sme ha meraku.Te flm,shume dhe jeni e mireseardhur.
    me respekt...Loti

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    te pershendes Sokol!

    Eshte e vertete ajo qe me keni nisur ne adresen time.Po sado pak te peshojme edhe ne qe jemi jashte.Ju siguroj se na mungon vendelindja.Me respekt,miku juaj........Loti

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Per: Lot

    Postuar ne fillim nga nitROSHI
    Me verte qe me ke kenaq me keto poezit e tua.
    E di qe shkruan bukur ti.

    Urime edhe na posto ndonje tjeter.
    Flm nitROSHI.Me kenaqi ajo se une u paskam kenaqur me vargjet e mija.Sincerisht ndjehem mire nese ja arrije kesaj,sidomos me bashkeatedhetaret e mi qe jane jasht vendlindjes.Ky dhe eshte qellimi im i postimit te ketyre vargjeve.
    Me respekt........Loti

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e verior
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    7
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me tė vertet tė mahniteshme vargjet tuaja.....he he nuk kam gjė per tė shtuar ......... .....dhe tė tjera tė tjera........[COLOR=blue][SIZE=4]

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Loti me pelqeu shume poezia jote. Eshte shume e bukur.
    Urime! Vazhdo keshtu.

  12. #12
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    188 falenderime nė 163 postime
    Urime Loti. Shume poezi e bukur vecanrisht dy strofat e fundit

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Dhimbje te embla

    Enderr e blerte
    q`me solli mbreme tek ti
    mrekulli...
    mes trendafilesh loznim
    si femi,e ne krahet e tu pushtuar
    si Sadiu
    te puthja vec ne gji.
    ----------o--------
    Te pa hene,netet
    dhe kesaj vere
    te orientohem e veshtire,
    po syri yt qe ma dhe
    do me beje te ndjehem mire.
    ---------o--------
    Pse me pyet, nese te dua,
    pse me thua se s`me njeh?
    ngrysesh, gdhihesh gjithe me mua;
    me buzeqesh me syte e zes!
    ---------o---------
    Oqeani s`eshte i mire
    qe me ndan mua me ty.
    Po nje dite une da ta pi,
    rruge te kem te vi tek ty!
    --------o--------
    Se q`do behet per me pas;
    se vras mendjen me mendime.
    Veqse buzen ta gergas,
    te humbas ne perqafime.
    --------o-------
    Por se kure....?
    nje dite do vish:
    -preherit tim nuk i shpeton.
    krejt me buze do te qendis
    Por se kur....?
    ------o------
    se q`me dhemb
    e se q`me ther
    dhembje e embel ne kraheror,
    te te shoh njehere ne sy,
    te te prek njehere me dore.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    ...

    Hej, duket se vetem ndenjat e medha lindin perla te tilla. Dhe vetem ato te bejne te pish edhe oqeanin...
    E mrekullueshme...nuk gjej fjale te tjera!
    Shtepia e vjeter

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    70
    Postime
    2,799
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 16 postime

    Per: Lotin ...

    Postuar mė parė nga deti_bajri
    Hej, duket se vetem ndenjat e medha lindin perla te tilla. Dhe vetem ato te bejne te pish edhe oqeanin...
    E mrekullueshme...nuk gjej fjale te tjera!

    LotiShpirtit!
    E shijova tejet poezinė njomur me vargje malli! Urime miku im! Nuk e di e tė kuptojnė tė gjithė, por "qėndisja me buzėt e tua" ėshtė vargu qė e bėn tė besueshėm se ti e pi dhe oqeanin si njė gllėnjkė verė!
    Uroj: u ēmallsh sa mė parė o miku im
    Agim Doēi

  16. #16
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Mosha
    39
    Postime
    165
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Per Lotin

    Ej,jo fort keq,e?
    Liridona

  17. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    E embel mund te duket kjo dhimbje vetem nese mallin di ta shijosh, dhe ti Loti e shijon ate me shpirt.
    Eshte e mrekullueshme.


    U mundova qe Lotit t'i pergjigjesha me nje poezi, por oqeani ne te me doli i mire.


    Lotit!


    Lotit t'lotit
    desha t'i derdhja
    mjaltin e embel
    qe sot mbi lule gjeta,

    Oqeani do t'i trembej,
    syrin me s'do
    mbante pushtuar,
    s'do t'i derdhej me

    me vale kripe,
    me lote dhimbje,
    me vuajtje malli,
    me qarje zemre,
    me ze prej djali.

    I miri oqean
    do t'fshihej
    nga mjalti i luleve
    qe vajza e dashur
    do te mblidhte;

    O lot me bisht,
    kapu pas kaltersise
    s'oqeanit te mire,
    mbetet vetem dic n'brendi,

    Nje lot ne shpirtin e nje djali
    qe e dashura vajze,
    me syte, me buzet,
    do ta perpije;

    Mjalte do te
    duket bota,
    malli me s'do te kete
    ngjyre

    Oqeani i mire, i dashur,
    do t'jete shkrire
    ne kujtim.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Piskam

    Poet....
    poet u quajkam une
    qe sonte pas mesnate zgjuar jam
    dhe vargezoj?

    Kritiket
    me mua neser
    shume pune do te kene.
    po do u thosha;-lermeni te qete!

    Lokalist mos me quani
    nese Hasit tim
    i thur vargje pa pra;
    -eshte pjese e trupit tim.

    Mos me thuaj i ashper,
    nese vargezova ne vjershat e mija,
    Sharin,Shkelzenin e Bjeshket e Namuna;
    -se biri i tyre jam.

    E te bute mos me quaj
    nese lulet e fushave kendova,
    nga Saranda gjer n`Gur te shpuem;
    -jane kuqlimi i vendit tim.

    Dhe nese vajtova sorkadhet
    qe u vrane ne shtigjet e drites,
    nese vajtova petritet
    qe u prene rrugen ne vigjilje te dites;
    -ti mos me quaj vaj-tare.
    Vaji im nuk eshte vaje:
    -Eshte kushtrim!

    Endem neper vendin tim,
    diku me kembe
    diku me sy e zemer,
    vend per vend diqka le
    vend per vend diqka marr.
    Pra ,ti mos me quaj endacak,
    Po rrugetar i rrugeve te medha!

    E nese piskas
    njemije e nenteqint e trembedhjet here;
    -ti mos thuaj-u cmend.
    Nje te pa drejte nga themelet
    dua ta shkaterroj!

    Endem neper vendin tim
    diku me kembe
    diku me sy e zemer,
    ngre ura
    mbush hendeqe,
    thur kurora,
    bashkoj zemra!
    Pra ti mos me quaj endacak,
    mos me quaj ne daq as poet.
    Ma lere emrin e krenarise time
    -Shqipetar!

    F.G.Lorkes

    Ne heshtjen e nates
    erdhen ca hije me hapin e trishtimit
    me plugje varremihese ne duar
    rropaten token,
    rivrane nje njeri:
    Ra Granada!

    Heshtni!
    Ju bisha qe keni rene mbi kufoma njerezish.
    Gjak kerkuat,
    gjak poeti shijuat!

    ...e ne heshtjen e nates
    erdhen xhelatet me duar te pergjakura
    Shpupurisen dhe varret,
    poetit,ja prene gjuhen
    syte ja nxorren
    qe te mos kendoj Granaden e tije.

    Po,Lorken s`e vrane
    ende zeri i tije kendon
    shtepi ne shtepi,bucet;
    Granada ime rron!!

    Ma thuaj nje fjale

    Ma thuaj nje fjale,he burre
    ma thuaj.
    E di se vellan ta vrane,
    po la djalin!

    Ma thuaj ate fjale
    edhe me jete nese peshohet
    edhe nu peshofte me vdekje
    ma thuaj!

    Qeli ballin
    shkrepi dielli
    e aji tha:-
    Rrofte Kosava!

  19. #19
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Mosha
    42
    Postime
    1,087
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Kjo e fundit veēanerisht ishte ngjethese!

  20. #20
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Mosha
    39
    Postime
    165
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Sa per te thene se e lexova

    pra ti mos me quaj endacak,
    po rrugetar i rrugeve te medha!
    Sa mire!me pelqyen
    Liridona

Faqja 1 prej 9 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 19:05
  2. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 11:35
  3. Letėr dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 11:26
  4. A mund tė jetė njė marrėdhėnie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 14:18
  5. SMS dashurie
    Nga two-head-eagle nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 15:52

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •