Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Dy turistë çekë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë bashkë me mjetin e tyre në zonën e Dukagjinit. Fillimisht u fol për një aksident të tyre, por burime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës tregojnë se, persona ende të paidentifikuar i kanë vrarë ata.

    Turistët ndodheshin në një kamping në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata janë vrarë sapo ishin nisur nga Prekali në drejtim të Shkodrës me një automjet tip fuoristradë.

    Pak metra pasi kanë lënë fshatin janë qëlluar me breshëri automatiku, ku për pasojë të dy turistët kanë gjetur vdekjen në vend. Autorët e ngjarjes i janë afruar automjetit për të marrë sendet e viktimave, ku kanë lënë dhe gjurmë gishtërinjsh në xhamin e pasagjerit.

    Më pas makina është hedhur në greminë për të humbur gjurmët dhe për ta maskuar si aksident.

    Dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, por tereni i vështirë dhe mungesa edhe e valëve të telefonit ka bërë që të ketë pak informacion për këtë ngjarje të rëndë.

    Policia është duke hetuar, por kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë që ndodh me turistët çekë në vendin tonë.

    Tre të rinj u zhdukën në vitin 2001 po në këtë zonë dhe sot e kësaj dite nuk është mësuar ende asgjë për fatin e tyre. Tre turistë po çekë u grabitën në vitin 2012 në Kukës, ndërsa në maj të këtij viti, po një turist çek humbi jetën duke bërë rafting në lumin e Kirit në Shkodër.

    Top Channel
    Sui generis

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    martini1984 (04-07-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Dy turistë çekë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë bashkë me mjetin e tyre në zonën e Dukagjinit. Fillimisht u fol për një aksident të tyre, por burime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës tregojnë se, persona ende të paidentifikuar i kanë vrarë ata.

    Turistët ndodheshin në një kamping në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata janë vrarë sapo ishin nisur nga Prekali në drejtim të Shkodrës me një automjet tip fuoristradë.

    Pak metra pasi kanë lënë fshatin janë qëlluar me breshëri automatiku, ku për pasojë të dy turistët kanë gjetur vdekjen në vend. Autorët e ngjarjes i janë afruar automjetit për të marrë sendet e viktimave, ku kanë lënë dhe gjurmë gishtërinjsh në xhamin e pasagjerit.

    Më pas makina është hedhur në greminë për të humbur gjurmët dhe për ta maskuar si aksident.

    Dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, por tereni i vështirë dhe mungesa edhe e valëve të telefonit ka bërë që të ketë pak informacion për këtë ngjarje të rëndë.

    Policia është duke hetuar, por kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë që ndodh me turistët çekë në vendin tonë.

    Tre të rinj u zhdukën në vitin 2001 po në këtë zonë dhe sot e kësaj dite nuk është mësuar ende asgjë për fatin e tyre. Tre turistë po çekë u grabitën në vitin 2012 në Kukës, ndërsa në maj të këtij viti, po një turist çek humbi jetën duke bërë rafting në lumin e Kirit në Shkodër.

    Top Channel
    Keta BISHAT e EGRA duhen kapur,dhe duhet qe masa ndeshkuese te jete ajo sic veprojne disa shtete te tjera!Si shembull do merrja ate nga Irani qe i varin ne maje te vinxhit!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (04-07-2015)

  5. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Nuk e kuptoj pse shteti nuk shton patrullimin e policise ne keto zona. Pervecse zona turistike keto zona njihen dhe te rrezikshme me kriminele te pameshirshem.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Brenda 7 vitesh 10 turiste Çek kane humbur jeten ne zonat e Thethit. Shkak per humbjen e jetes kan qen kryesisht grabitja. Qeveria duhet ose te patrulloje ate zone 24 ore ose duhet ta heqin Thethin nga harta turistike dhe te nxjerre shpallje per ndalimin e frekuentimit te atyre zonave duke i paralajmeruar per rreziqe te medha dhe per mos mbajtje pergjegjesi per ate qe ndodh pas lajmerimit.

    Keshtu le te shohim se me çfare ushqehen pastaj cubat e malsise

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    duke pa fotot e tyne ne rrjete sociale eshte vertet e dhimbshme dhe ska koment per ate qe ju ndodhi nje cifti te ri kaq simpatik.
    ne rrejte sociale fillo ajo e gjithmonshmja qe kiur politikanet e lexojne tallen me ne
    pjesa tjeter e shqiperise akuzon ja keto jane maloket
    dukagjini eshte Zone ku besa tradita e burrnia eshte si rralle ku por Politika e ktheu ne perbindshe ate Zone
    dikur i mbronte ai sot i mbro ky tjetri
    ska si te hyje policia e te patrulloje se jane te vdekur sapo te futen Brenda
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Momentet e fundit të çiftit çek në Shqipëri

    4 Korrik 2015 - 09:44
    Fotografitë e fundit nga vizita e dy turistëve çekë në Dukagjin të Shqipërisë.

    Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, besohet se fillimisht u plaçkiten e më pas u vranë mbrëmë në pjesën veriore të vendit.

    Aje kishin shkuar me pushime, dhe siç shihet nga fotografitë po kalonin kohë të mirë me bukuritë natyrore të Shqipërisë.

    Fotot janë postuar në Facebook dy ditë para se të vriteshin.

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Fotografitë e fundit nga vizita e dy turistëve çekë në Dukagjin të Shqipërisë.

  10. #8

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Na falni!

    Autori: Bleid Lumani GazetaExpress E shtune, 04 Korrik 2015 11:23

    ​Nëse ka gjë që i karakterizon shqiptarët, ajo është mikëpritja.

    Kjo është gjëja e parë që të huajt evidentojnë kur vijnë në Shqipëri.

    “Është e mahnitshme se sa miqësor janë njerëzit këtu, në Amerikë nuk te flet me gojë as fqinji”, më thoshte një miku im amerikan, që ndodhet në Shqipëri prej tre muajsh.

    Ai ka lënë biznesin e tij në Amerikë për të ardhur në Shqipëri dhe është i joshur nga ideja për të jetuar këtu.

    Kjo gjë më ka ndodhur edhe me të huaj të tjerë që vijnë kalimthi në Shqipëri.

    Ata i entuziasmon fakti se të gjallë dhe miqësor jemi si komb, edhe pse të varfër.

    Por, mikëpritja shqiptare ka marrë një goditje të rëndë në Dukagjinin e largët.

    Dy të rinj çekë, të dashuruar me aventurat dhe Shqipërinë, janë vrarë pabesisht.

    Ngjarja e rëndë ka shkaktuar tronditje kolektive.

    “Ne s’do bëhemi kurrë njerëz”.

    “Jemi kafshë”.

    “Nuk kemi lidhje me qytetërimin, këto vetëm në Afganistan mund të ndodhin”.

    Kështu shprehen disa nga qindra komentues të revoltuar.

    Por, s’duhet të kalojmë në fatalitete.

    Ngjarje të tilla ndodhin kudo, duke nisur nga SHBA e çdo vend tjetër perëndimor.

    Pak vite më parë, kur ndodhesha në Stamboll, mbaj mend që një turist gjerman e grabitën dhe e vranë në mes të ditës, në parkun më të madh të Stambollit.

    Ndaj, ne sot thjesht duhet t’iu kërkojmë falje atyre dy të rinjve, që u vranë barbarisht për pesë aspra.

    Duhet të lutemi për shpirtrat e tyre.

    Vetëm kaq!

    Ne nuk jemi ata kafshët që kryen krimin e kobshëm në Dukagjin.

    Ne jemi ata njerëzit e qeshur, që edhe pse në varfërinë tonë, dime të mirëpresim çdokënd.

    Kështu kemi qenë dhe kështu do jemi gjithmonë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 04-07-2015 më 05:56

  12. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj pse shteti nuk shton patrullimin e policise ne keto zona. Pervecse zona turistike keto zona njihen dhe te rrezikshme me kriminele te pameshirshem.
    Qe ta dish ti or mik, per cdo shqiptar duhen 3 police...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •