Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Tërhiqet Qeveria, Jo burgut për gazetarët, kriminalizimi i shpifjes mbetet për opozitën

    Skedarët e Bashkëngjitur 169255

    Qeveria është tërhequr nga dënimi i medias për shpifje, duke riformuluar nenin në kodin penal për të penalizuar vetëm politikanët. Vendimi ka ardhur pas reagimit të ashpër të medias, të cilin Kryeministri e cilësoi si keqkuptim. Por e ekspozuar përballë projektligjt të Kryeministrit mbetet opozita, e cila thotë se kjo nismë e Kryeministrit synon ti mbyllë gojën opozitës.
    Pas reagimit të ashpër të medias qeveria është tërhequr nga kriminalizimi i shpifjes në kodin penal, duke i marrë koh vetes për një formulim që penalizon vetëm politikanët.
    Ka qenë kryeministri Edi Rama, që ka sqaruar se kriminalizimi i shpifjes nuk ka lidhje me median dhe kërkoi ndjesë që ka hapur shteg për një keqkuptim të madh siç e cilëson ai.
    Rama:“Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit! Edhe neni përkatës duhet të reflektojë këtë qëllim që e kam shprehur publikisht me kohë. Ndjesë që ka hapur shteg për një keqkuptim të madh!”
    Gabimin mes qëllimit dhe formulimit të projektligjit qeveritar, e pranon dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

    Meta: “Besoj se ka një keqkuptim të kësaj iniciative dhe të mënyrës si ka funksionuar formulimi, besoj se ky keqkuptim do të zgjidhet do të ketë një reflektim”.

    Por vetëm disa minuta më vonë, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, e cila lajmëroi tërheqejn e ligjit për riformulim, duke pranuar se media është e përfshirë ndërkohë.

    Felaj: “Ne do ta tërheqim nismën për të saktësuar nismën në mënyrë të mos ndodhë ky diskutim. Një gjë të jetë e qartë politikanët duhet të jenë korrekt dhe kanë detyrimin të shprehin të vërtetën. Do ketë riformulim të nenit. Nuk ka të bëjë me median.Qëllimi i nenit është të vendosur një marrëdhënien e re me të vërtertën si detyrim për të gjithë. Askush nuk është dakord me atë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë me atë që ndodh. Të zgjedhurit funksionarët e lartë shtetëror kanë detyrimin që të thonë të vërtetën”.

    Por duket se vetëm media e ka zgjidhur problemin me Qeverinë, pasi opozita mbetet zbuluar në nenin e Kryeministrit, për të dënuar shpifësit.

    Basha: “ E di dhe vete ky kokosh poturembushur se nuk ka asnjë shans të trembë askënd. Era e hajduterisë së tij dhe bandës së tij po qelb Shqipërinë. Nuk shpëton dot me marifete të tilla. Nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllë gojën as opozitës, as medias së lirë as qytetarëve”.

    Bylykbashi: “Çdo zë opozitarizimi do të shuhet sepse Rama do ta kthejë sot në krim”.

    Kundër nismës së Kryeministrit është rreshtuar dhe Presidenti Bujar Nishani, duke e cilësuar kufizim të lirisë së shprehjes dhe cënim të standardeve demokratike.
    3 vjet më parë kur qeveria Berisha propozoi ndryshime në kodin penal, Partia Socialiste në atë kohë në opozitë, e përkrahu nismën e demokratëve që hiqte nga kodi penal veprën e shpifjes kundër funksionarëve shtetëror dhe të zgjedhurve.

    Ku do behet riformulimi
    Në pr/ligj thuhet se subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm pra cilido, ndërkohë që subjekti pasiv janë zyrtarët e shtetit
    “Në pr/ ligj subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm, pra cilido që, i shtyrë nga motive të ndryshme, qëllimisht, i atribuon kryerjen e një vepre penale njëfunksionari të lartë shtetëror, ndërkohë që diçka e tillë është e pavërtetë, është e gënjeshtërt. Nga sa më lart, kuptohet se subjekt pasiv i veprës janë funksionarët e lartështetërorë, të zgjedhurit, të cilët, për shkak të detyrës dhe funksionit “shënjestrohen” duke iu atribuar fakte të pavërteta e që për më tepër nga ligji parashikohen si vepra penale. Pikërisht, nga këtu buron dhe arsyeja pse duhet të sanksionohen sjellje të tilla abuzive, të cilat qartësisht rrezikojnë marrëdhëniene besimit mes qytetarit dhe shtetit, ndjenjën e sigurisë që shteti duhet t’ugarantojë shtetasve të tij” thuhej në relacion.

    ORA NEWS

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    A pika qe nuk na bie ne socialistave te Vlores qe te beme ty kryeminister o lumadh! Ne te dinim djale me mend por ti nga dole koke preshi!

    Po mire o derdimen, tani qe dole dhe the qe nuk do te futesh ne burg gazetaret, por do futesh opoziten, kujton se e hodhe lumin?!

    Hajde, hajde ne Vlore se ta kemi bere gati krevatin tek spitali i te zgjuarve.

    Albo

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fus në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Kriminalizimi i shpifjes, Berisha: Politikanit kur i vjen ngordhja, shkon burgos fjalën e lirë

    Emri:  edi-rama-sali-berisha1.jpg

Shikime: 527

Madhësia:  31.6 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për projekt-ligjin e kriminalizimit të shpifjes. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se “Edi Rama solli ligjin për kriminalizimin e shpifjes, ligj të cilin bashkërisht e hodhëm poshtë”.

    “Por ky ligj i duhet kreut të “Meduzës” se duhet të mbrojë veten nga akuzat për vjedhjet monstruoze që bën. Se duhet të shtijë në dore pasurinë publike të shqiptarëve”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

    “Edi Rama është bërë si Asadi. Nuk po i largon shqiptarët me bomba, por i largon me arrestime, me hekura, me burg. Është një fjalë popullore që thotë, pak banale, por unë do e them: Qenit kur i vjen ngordhja shkon bën shurrën në derë të xhamisë. Edhe politikanit kur i vjen ngordhja, shkon burgos fjalën e lirë”.

    Syri

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Edhe Iris Luarasi kundër Ramës: Nga burgu te lexojmë “Transparenca.al”

    Emri:  iris-luarasi-edi-rama.jpg

Shikime: 1054

Madhësia:  47.2 KB

    Kriminalizimi i shpifjes, që është nisma më e fundit e Edi Ramës në krye të qeverisë, ka nxjerrë kundër tij edhe mbështetësit e tij më të zjarrtë. Një prej tyre, Iris Luarasi është shprehur kundër nismës së qeverisë.

    “Po mendoja që a e ka menduar qeveria të hape ca burgje më shumë, se e sigurt është që këto që kemi nuk na mjaftojnë nëse do i mbushim me ata që s’kanë kuponin e simiteve, shpifin në gazeta apo parlament.

    Pastaj nga burgu them të lexojmë të gjithë transparenca.al”, shkruan Iris Luarasi në profilin e saj në Facebook.

    Emri:  irisiss.jpg

Shikime: 498

Madhësia:  24.7 KB

    Syri

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Zbardhet projekt-ligji i qeverisë që do të dënojë gazetarët. Këto janë nenet /FOTO

    Emri:  media-pranga.jpg

Shikime: 562

Madhësia:  36.5 KB

    Në faksimile është dokumenti i cili fakton se Edi Rama dhe qeveria e kanë bërë tashmë fakt ndryshimin e Kodit Penal në një nga nenet e tij më të rëndësishëm atë të shpifjes ndaj zyrtarëve publike.

    Ja çfarë thotë neni që pritet të ndryshohet në Parlament:

    Emri:  kodi-penal-700x677.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  47.7 KB

    Neni 238/a

    Shpifja ndaj një funksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur

    Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”.

    Neni është propozuar për ndryshim pa kurrfarë diskutimi me grupet e interesit.

    Neni i bashkëngjitet nenit aktual 238 i cili trajton çështje te primi ordiner. Ja cfarë thotë ky nen:

    Neni 228

    Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës së personave të mbrojtur ndërkombëtarisht

    (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012) Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës, banimit, mjeteve të transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

    Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë sjellë ndërlikime në marrëdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

    Syri

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fus në burg për 3 vjet për shpifje!"

    LETËR E HAPUR/ Kërkesë për mbështetje për lirinë e medias në Shqipëri

    Emri:  media-mikrofobna.jpg

Shikime: 536

Madhësia:  32.0 KB

    Në vëmendje të organizatave ndërkombëtare.

    Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Unioni I Gazetarëve Shqiptarë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, Rrjeti Investigativ Birn. AIS / Open Data Albania

    Jemi thellësisht të shqetësuar nga propozimi I kryeministrit për të shtuar një nen në Kodin Penal që kriminalizon shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë.

    Propozimi I Kryeministrit është përgjithësues: “Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

    Jemi thellësisht të shqetësuar sepse ky nen mund të përdoret kundër mediave që në punën e tyre, denoncojnë raste të abuzimit të funksionarëve publikë me detyrën.

    Ky është një kthim pas në drejtim të lirisë së shprehjes, pasi shpifja dhe fyerja si vepër penale janë hequr nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në shkurt të 2012, me dakordësinë e mazhorancës e opozitës së asaj kohe, pas një presioni disavjecar të shoqatave të mediave dhe të organizatave ndërkombëtare.

    Dekriminalizimi I shpifjes u përshëndet nga Këshilli I Europës,Bashkimi Europian dhe organizatat e medias, si konfirmim i të drejtës së lirisë së shprehjes që garantohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 22), në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (neni 19), e në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut (Neni 10).

    Nisur nga reagimi I gjerë kundërshtues I mediave në vend, kryeministri bëri një sqarim public se neni në fjalë nuk ishte për mediat, por përsa kohë kjo gjë nuk specifikohet në propozimin e qeverisë, mediat kanë të drejtë të shqetësohen seriozisht nga kjo iniciativë personale e kryeministrit të vendit. Ky propozim I kryeministrit u bë pa transparencë, pa u publikuar në faqen zyrtare të këshillit të ministrave, pa u diskutuar me asnjë grup interesi, por I është përcjellë direct për shqyrtim Parlamentit të Shqipërisë

    Kërkojmë që të na mbështesni në këtë shqetësim tonin public, duke përdorur gjithë ndikimin tuaj që ky propozim I kryeministrit të qartësohet duke specifikuar, se nuk vlen për median. Edhe pa një nen të tillë, progres raporti I fundit I BE dhe Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit vendore kanë sjellë raste të censurës e kërcënimit të medias në Shqipëri. Një nen I tillë, në formën e paraqitur nga kryeministri është një kërcënim serioz në punën tonë të përditshme si gazetarë.

    Aleksandër Cipa, Unioni I Gazetarëve Shqiptarë

    Armand Shkullaku, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

    Ylli Rakipi, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

    Gjergj Erebara, Birn Albania

    Aranita Brahaj organizata AIS / Open Data Albania

    Tiranë, më 12 Nëntor 2015

    Syri

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Zbardhet projekt-ligji i qeverisë që do të dënojë gazetarët. Këto janë nenet /FOTO

    Emri:  media-pranga.jpg

Shikime: 562

Madhësia:  36.5 KB

    Në faksimile është dokumenti i cili fakton se Edi Rama dhe qeveria e kanë bërë tashmë fakt ndryshimin e Kodit Penal në një nga nenet e tij më të rëndësishëm atë të shpifjes ndaj zyrtarëve publike.

    Ja çfarë thotë neni që pritet të ndryshohet në Parlament:

    Emri:  kodi-penal-700x677.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  47.7 KB

    Neni 238/a

    Shpifja ndaj një funksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur

    Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”.

    Neni është propozuar për ndryshim pa kurrfarë diskutimi me grupet e interesit.

    Neni i bashkëngjitet nenit aktual 238 i cili trajton çështje te primi ordiner. Ja cfarë thotë ky nen:

    Neni 228

    Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës së personave të mbrojtur ndërkombëtarisht

    (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012) Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës, banimit, mjeteve të transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

    Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë sjellë ndërlikime në marrëdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

    Syri
    Ja si behet reforma ne drejtesi...."kater, pese" nene.

    Pashait i paskan rene dhe breket,po te ishte ne ndonje vend tjeter nuk do ta hante as javen.

    Eshte bere per te "ardhur" keq,nuk ja fershellen me njeri.Ajo puna e Sandrit i humbi dhe nje pike autoriteti qe mbase kishte.Tani,qe te duket si i forte ben keto budallalliqe. Po jep mesazhet e fundit.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fus në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Rama pas takimit me Metën: Nuk do të cënohet liria e shtypit, por s’do lë mangut pa thënë çfarë mendoj

    Emri:  Edi-Rama-Kryeministri-ok-565x376.jpg

Shikime: 542

Madhësia:  20.4 KB

    Pas takimit me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta që zgjati më shumë se 90 minuta, Kryeministri Rama sqaroi edhe njëherë projektligjin e Qeverisë që shpifja të jetë vepër penale.

    Ai tha se ky draft nuk do të prekë dhe nuk ka të bëjë fare me gazetarët, por me politikanët e zgjedhur nga populli, të cilët abuzojnë me shpifjen për të goditur kundërshtarët politikë. Kryeministri shtoi gjithashtu se nuk do të preket asnjë media apo gazetar i lirë, kurse shpifësve, që sipas tij tundin flamurin e lirisë së gazetarisë, nuk do të lëjë pa ia përmendur ato çka mendon.

    “Lidhur me shqetësimet nga debati i hapur për propozimin e qeverisë dhe për konkluzionin e gabuar që qeveria është tërhequr nga propozimi, asnjë çast asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një nismë për të cënuar qoftë dhe në formën e një nisme ligjore lirinë e plotë të shtypit të fituar në vite të tëra betejash. Nisma ka lidhje vetëm me ata që paguhen nga taksat e popullit si të zgjedhur, nuk mund të përdorin votat popullit për të shpifur. Kurrë nuk do të cënohet asgjë që ka të bëjë me fushën e lirisë së gazetarëve. Kurse sa i përket shpifësve që marrin flamurin e lirisë së shtypit, le të vazhdojnë të bëjnë atë që janë mësuar, por unë personalisht s’do tju lë mangut pa thënë atë që mendoj për ta”, deklaroi Kryeministri Rama.

    Syri

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fus në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Ketij i ka ikur truri fare,nuk di se çfare flet.Llomotit, gjithmon diçka midis mashtrimit dhe kercenimit por dhe vete nuk e di se perse e thot. Ka te drejte Berisha,gjithmone supozuar si shpifje,qe ky drogohet. Nga ato qe kakaris çdo dite duhet te jete e vertete. I droguar patetik.
    Por,mbase, drogimi eshte nga te paktat gjera qe edhe mund ti falen,te degjosh Ndocat socialist ne parlament eshte e pamundur te mos drogohesh.

    Shpifja,eshte e pamundur te mos vleje edhe per shtypin,e para se perhapet nga ai. E dyta,kur nje politikan ben nje deklarat o shpifje ne gazete si mund ta akuzosh shpifesin pa hedhur ne gjyq ne fillim gazeten per te vertetuar se kjo deklarate ishte a nuk ishte e vertete.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Kundër `Lirisë` së Shpifjes

    Në politikën shqiptare të disa viteve kanë mbizotëruar akuzat, në shumë raste mjaft të ashpra si nga njëra anë ashtu dhe nga tjetra, por pas fitores së 1 milion shuplakave me 23 qersohr 2013 në zgjedhjet parlamentare ashtu dhe në zgjedhjet locale të 21 qershorit 2015 gjithashtu të 1 milion shuplakave, partia opozitare më e madhe në vend është hedhur neë sulm për të mbuluar disfatën por edhe për të mbuluar përgjegjësistë që ka gjatë tetë viteve të kaluara.
    Këto përgjegjësi nuk mund të mbulohen duke sulmuar kundërshtarin dy herë fitues me akuza të trasnformuara në shpifje të ulta dhe plot urrejtje aq san ë dsa raste Kryetari i ri i Kësaj partie opozitare ka dalë nga kornizat normale të politikës që realizohet në demokraci dhe ka bërë thirrje për `mosbindje civile`, dhe në variantin tjetër ekstremist politik atë të `revolucionit demokratik`?!
    Ç`janë këto parrulla dhe ditirambe ugurkeqe, drejtuar popullit shqiptar i cili edhe me shumë probleme për shkak të reformave të dhimbëshme e kupton se sulme të tilla aspak demokratike bëhen vetëm për të fenuar reformat dhe për të penguar zhvillimin e proceseve të rregullta gjyqësore në të ardhmen për politikanët dhe drejtuesit e korruptuar të së kaluarës pa harruar dhe ata që mund të dalin në qeverisjen e sotme.
    Përse janë aspak demokratike këto parrulla, qoftë ato të ëish Kryeministrit i cili bën një analizë diabolike të ngjarjeve , e cila e çon në konkluzionin ultra-revolucionar të majtë të një `revolucioni demokratik`; nga ana tjetër Kryetari i ri i Opozitës flet për `mosbindje civile` dhe kunërshtim ndaj masave të reformuese të qeverisë aktuale.
    Pavarësisht problemeve të zbatimit në praktikë të reformave të cilat kanë munguar për 25 vite rresht, pavarësisht të problemeve brënda koalicionit maxhoritar, përkahja që i ka bërë BE dhe SHBA, për reformat në drejtësi, për dekriminalizimin, dihej se fshehja dhe mungesa e transparencës nga qeveria e mëparshme për gjëndjen e vëndit, borxhi prej 62% i buxhetit shtetëror, mos pasja e transparencës përsa i përket gjëndjes së rëndë të mbjelljes së kanabisit i cili mbillej në të gjithë vëndin prej disa vitesh por qeveria e kaluar tregonte vetëm Lazaratin duke mos treguar të tjerat, njohja e mirë e buxhetit informal që fitohej nga transporti dhe tregtia e drogës, mungesa e amandamenteve në drejtim të ligjit për KQZ për të parandaluar futjen e individëve të kriminalizuar në drejtim dhe si deputetë të cilët bazuar në ligjin e vjetër futeshin vetëm me një `Dëshmi penalteti` të thjeshtë, bëri që Maxhoranca egzistuese të ketë probleme të mëdha në njohjen e gjendjës dhe në vonimin e masave të marra për përmirësimin e gjëndjes.
    Këtyre problemeve të mëdha i u shtua papunësia që rritej nga problemet e njohura ekonomike negative ne Greqi dhe Itali, papunësi të cilën Opozita duke e ditur që vinte nga jashtë, e për pasojë rritja e numrit të refugjatëve shqiptarë në drejtim të BE dhe në SHBA ( të dhëna të kamufluara, sepse këto shfra janë fshehur nga statistikat në kohën e qeverisë së kaluar)- bënë që Opozita e sotme , duke e ditur se për shkak edh të drejtësisë së korruptuar, nuk mund të fajësohej ligjërisht për gjëndjen e rëndë sepse ish drejtuesit dolën ose janë duke dalë të pafajshëm nga drejtësia e korruptuar- vendosi të realizojë një strategji diabolike në luftën kundër maxhorancës së majtë.
    Strategjia ishte kjo:
    - Të gjitha mos realizimet e qeverisjes së kaluar ti faturoheshin qeverisë aktuale nëpërmjet kundër-akuzave të pavërtetuara dhe me shpifje, si p.sh., dështimet e tyre për KESH, arsimmin,
    - Nxirjen e reformës së ndjekur nga maxhoranca nëpërmjet kundër akuzave, dis-informimit, përdorimit të medias për të përdorur shpifjen kundër maxhorancën dhe kundër individëve,
    - Akuza kundër individëve deputetë të cilët në fakt kanë patur poste drejtuese edhe në kohën e ish qeverisjes.
    - Nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë në vënd të bashkëpunimit me Maxhorancën, nëpërmjet akuzave pa baza- pra shpifjes,
    - Akuza të rëna në drejtimit të mos sukseseve immediate në shëndetësi, në të cilin sector gjëndja e rëndë ishte e trashëguar por e fshehur nga ish-qeverisja,
    - Akuza të rënda për papunësinë, dhe emigrimin, akuza të cilat nuk janë të faktuara nga ana statistikore, por që nxihen e sterrosen në formën e akuzave shpifëse në fillim kundër ilir Metës dhe më vonë e gjatë gjithë kohës, tani kundër Edi Ramës,
    - Shpifje të rënda kundër Kryeministrit, dhe disa drejtuesve të maxhorancës, shpifje-akuza të cilat nuk janë të vërtetura me qëllim të krijimit të përçarjes në Maxhorancë dhe në drejtimtë krijimit të konfuzionit në popull,
    - Përpjekjet për krijim të destabilizimit politik dhe konfuzionit në popull me qëllim rrëzimin e qeverisë.
    Këto Strategji aspak konstruktive por thjesht në shërbim të disa drejtuesve politikë të Opozitës me qëllim që të largojnë përgjegjësitë nga vetja e tyre dhe tua faturojnë dështimet e tyre Maxhorancës 2 vjeçare e cila ka bekimin e BE, FMN, BB, SHBA, për realizmin e reformave, nuk do të kenë sukses sepse mendoj se populli e kupton që gjithë ky vrer radikalist i hedhur nga Kryetari i Ri i PD, në drejtim të maxhorancës dhe në drejtim të reformave do të shërbejë vetëm për të shmangur nga përgjegjësia drejtuesit e opozitës së sotme, se sa në përpjekjet për bashkëpunim.
    Përpjekjet e përditëshme me sharje, mllef, urrejtje, kundër individëve drejtues dhe Maxhorancë, veçanërisht kundër Edi Ramës, kanë dhe një element shumë negativ, përsa i përket stabilizimit të gjëndjes, krijimit të një klime të përshtaptshme për të ecur përpara dhe për të realizuar detyrimet për integrim, sepse akuza pa baza dhe shpifje të ulta vetëm largojnë opozitën nga përgjegjësitë e saj, por nga ana tjetër e pengon Opozitën të bëjë autokritikën dhe katarsisin brënda partisë së saj më të madhe.
    Në këtë mënyrë, ata nuk po e kuptojnë se ndjekja e një politike plot urrejtje, arrogancë, dhe shpifje, të një politike përplasëse në vënd të bashkëpunimit, mos pasja e një programi real për të ardhmen, -do ta mbajë larg PD nga fitoret në zgjedhjet e ardhëshme.
    Kjo gjuhë plot urrejtje dhe shpifje, duhet ta detyrjë qeverinë aktualë të bëjë një ligj të ri kundër shpifjes në drejtim të politikanëve sepse gjuha e shpifje është bërë gjuhë normale në parlament dhe në Media, është bërë një gjuhë anormale që po dëmton rëndë të ardhmen e vëndit, por nuk do të pengojë që të vejë para ligjit shkaktarët, gjë që e kanë treguar dhe gjyqet e fundit..
    Sipas Fjalorit nga më seriozët atij të Merriam Webster, me Shpifje kuptohet deklarata apo deklarime fallse që i shkaktojnë njerëzve një opinion të keq ndaj dikujt.
    Nga ana ligjore me Shpifje kuptojme se shpifjet (slander, defamation) me gojë janë : ` për individ që thotë të pavërteta ndaj një personi tjetër me qëllim që të dëmtojë reputacionin e personit ndaj të cilit është shpifur.
    Disa artikuj ose deklarime të tila si një akuzë e pavërtetë ndaj një krimi të kryer, apo për një sëmundje të neveritshme që ka personi, ose duke e akuzuar sikur personi është i pa aftë të kryejë punën e tij zyrtare, duhet të trajtohen si shpifje -per se (ne vetvete) -, mbasi dëmi dhe malinjiteti ndaj personit të akuzuar padrejtësisht është i dukshëm, prandaj duhet në përgjithësi të merren masa ndëshkuese ndaj shpifësit dhe rivendosje e respektit ndaj personit të dëmtuar.
    Fjalët e thëna në TV , radio, e media, duhen klasifikuar si shpifje e shkruar (libel) e cila në krahasim me shpifjet orale përhapen dhe kanë audiencë më të madhe (http://www.nolo.com/legal-encycloped...efamation.html).
    Le të shpresojmë se Maxhoranca qeverisëse tu mbijetoje urrejtjes, shpifjes, dhe deklaratave per `revolucion demokratik` apo `mosbindje civile`, të deklaruara nga dy kryetarët e kësaj partie Opozitare të cilët po sillen si radikalistë.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •