Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fus në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Rama ndryshon qëndrim, 3 vjet burg për ata që shpifin ndaj zyrtarëve

    Edi Rama është tërhequr nga dakordësia që dha 3 vjet e gjysëm më parë, kur përkrahu nismën e Sali Berishës për të hequr nga kodi penal veprën e shpifjes kundër funkionarëve shtetëror dhe të zgjedhurve.

    Emri:  Edi-Rama-Albania-Prime-Minister-Getty-Images.jpg

Shikime: 964

Madhësia:  69.9 KB
    Edi Rama, kryeminister i Shqiperise

    Tani, që është në krye të qeverisë dhe pasi ka paditur për shpifje në Gjykatën e Lartë, dy prej drejtuesve të lartë të opozitës, Edi Palokën dhe Arben Ristanin, Edi Rama është bërë nismëtar për një ndryshim të ri në kodin penal.

    Kryeministri propozon rikthimin si vepër penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, duke kërkuar dënim nga gjobë deri në tre vjet burg të çdokujt që do të gjendet në faj nga drejtësia. Projektligji është miratuar në mes të tetorit, por gjatë konferencës së të martës, kryeministri nuk e reflektoi plotësisht këtë propozim të tijin, kur foli për lirinë e medias.

    “Media këtu ka të gjithë lirinë të thotë çfarë të dojë, ka lirinë të shpifë sa të dojë, ka të drejtën të akuzojë kë të dojë, ashtu sikundër unë besoj se media nuk mund të sillet si lulja mos më prek”, tha Rama një ditë më parë.

    Sipas shpjegimit që bën qeveria për të mbrojtur propozimin e kryeministrit, shfuqizimi tre vjet më parë i veprës penale të shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë ishte një veprim i parakohshëm, me impakt negativ dhe që ka nxitur shpifjen në emër të lirisë së shprehjes.

    TCH

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Ketu ka te drejt,3 vjet burg jan pak.

    Mediat ne nje vend normal do tu mjaftonte vetem ekspozitat e hapura neper bote dhe vila ne Dajt.

    Te hapesh dy ekspozita dhe te ndertoshe nje vile,vetem me 3 mije dollare te deklaruar,eshte vertet shpifje.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Mediat kundër Ramës/ Ylli Rakipi: S'ma lejon etika të them që Rama është kryeministri më budalla

    Postuar në 11 Nëntor, 2015 07:11

    Mediat sot janë vënë përballë Kryeministrit dhe Qeverisë për ashpërsimin e toneve të shefit të Qeverisë, i cili përkrah Ambasadores së BE-së një ditë më parë foli për media gjobëvënëse dhe për komente që siç tha i vijnë nga këneta. Kjo shkaktoi sot një valë zemërimi në rradhët e përfaqësuesve më në zë të shtypit shqiptar që guxuan ta konsiderojnë Kryeministrin të pafat që mban qëndrime skandaloze.

    Drejtues të rëndësishëm të medias në vend dhe përfaqëues të Organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve e konsiderojnë si të paralajmëruar progresin e ulët të lirisë së medias në Shqipëri.
    Çipa kritikon Kryeministrin, i kujton RTSH-në

    Aleksandër Çipa: Kjo është një nga stanjacionet më të tmerrshme të realitetit mediatik shqiptar që nuk po ndryshon asgjë. Ka një frustrim të gjithkujt, të gjithë aktorët që janë brenda kësaj skene mediatike janë të frustruar.
    Armand Shkullaku: Progresraporti ishte i pritshëm. Ne kemi vënë re një lloj sjellje me dy standarte të Qeverisë. Kanë gjuhë dhe një formë që mundohet ta paraqesë situatën rozë, sikur Qeveria nuk ndërhyn. Dhe nga ana tjetër nxitet një lloj frymë denigruese për median.
    Ylli Rakipi: Duhej një vlerësim akoma dhe më i ulët. Nëse progresi përcakton sjelljen jo të mirë të disa prej politikanëve, duhet të themi që në krye të kësaj liste është kryeministri Rama, i cili është Kryeministri më arrogant që nga viti 1912 besoj deri sot me median.
    Por përtej progresraportit, ajo çka shqetësoi median në Shqipëri përveç të tjerash ishte dhe kjo deklaratë e Kryeministrit.
    Edi Rama: Kemi ndërmarrë reforma të tella edhe pse rëndom të anatemuara nga “kënetat mediatike”. E përdorin median për të bërë shantazh, e përdorin median për të vënë gjoba.
    Këtë qëndrim të shefit të Qeverisë, drejtuesit e medias e kritikojnë ashpër, duke e konsideruar deri edhe skandaloz.
    Aleksandër Çipa: Unë do të reagoja shumë kritikshëm ndaj cilësimit dhe pohimit të Kryeministrit. Kryeministri Rama është ai politikan që erdhi në qeverisjen e vendit me misionin e zhbërjes së një media klienteliste, e reformimit të medias publike. Në këtë pikë ai është po aq i vonuar sa pararendësit e vet. Madje ka krijuar modelin më poshtërues të një media publike që mbetet në një gjendje të nderë.
    Armand Shkullaku: Deklarata e Kryeministrit është skandaloze. Do të ishte e barasvlefshme sikur ne të gjithë këtu bashkë të themi atë që Edi Ramës nuk i pëlqen, që të gjithë politikanët janë hajdutë.Po ne çfarë duhet të themi? Që punojmë çdo ditë, mundohemi ta bëjmë punën tonë me ndershmëri dhe përkushtim dhe del Kryeministri pa iu dridhur qerpiku dhe na thotë që jemi të gjithë kënetë. Mendoj që ai e bën këtë për të zhvlerësuar rolin e medias në Shqipëri.
    Ylli Rakipi: Vendin ku ne jetojmë zoti.Edi Rama po e kthen në një kënetë të madhe. Dhe po të hedhësh rrjetat në këtë kënetë, peshku i madh që kapet është Edi Rama, përfaqësuesi i kësaj kënete.Etika nuk ma lejon të them që Edi Rama është Kryeministri më budalla i shqiptarëve që nga viti 1912. Por them që është deri tani me performancën e vet, me punën e vet, është Kryeministri më i paaftë që nga viti 1912. Të merresh median në një kohë kur ti je personi që nga pika e mëngjesit deri dhe pas orës 24:00, tremb edhe foshnjet e sapolindura, që del në të gjitha mediat, në mënyrë sistematike. Del në media edhe kur shkon në banjo. Është e turpshme.
    Por a ka media që po i bëjnë presion Kryeministrit, apo është media që po vihet nën trysni nga Qeveria?
    Ylli Rakipi: Ka segmente të medias që i bëjnë presioin Qeverisë. Ditët e fundit ju keni parë në median e shkruar, ka akuza të drejtëpërdrejta edhe nga pjesë të medias që Edi Rama është në raporte me trafik influencash në pjesë të medias.U jep atyre benefite, që hapin tokën dhe u del uji poshtë. Një njeri që ka thënë gjëra krejt të tjera dy vjet më parë dhe bën gjëra të tjera sot. Duhet të vendosë gishtin, kush është media që ka shantazhuar Edi Ramën.Njerëzit e medias janë njerëz që kanë emrin e vet, kanë mediat e tyre. Edi Rama duhet t’u adresohet konkretisht. Nuk ka Kryeministër në botë që të hedhë fjalë të tilla në erë.
    Armand Shkullaku: Dhe Kryeministri ka raste ku ndaj tij është ushtruar shantazh, presion apo gjobëvënie, siç i pëlqen atij ta thotë, mendoj se i ka të gjitha mundësitë që rastin ta denoncojë në Prokurori./ Ora News/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Media kundër Ramës, Rakipi: S’ma lejon etika ta them që Edi Rama është Kryeministri më budalla nga 1912



    Mediat sot janë vënë përballë Kryeministrit dhe Qeverisë për ashpërsimin e toneve të shefit të Qeverisë, i cili përkrah Ambasadores së BE-së një ditë më parë foli për media gjobëvënëse dhe për komente që siç tha i vijnë nga këneta. Kjo shkaktoi sot një valë zemërimi në rradhët e përfaqësuesve më në zë të shtypit shqiptar që guxuan ta konsiderojnë Kryeministrin të pafat që mban qëndrime skandaloze.
    Drejtues të rëndësishëm të medias në vend dhe përfaqëues të Organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve e konsiderojnë si të paralajmëruar progresin e ulët të lirisë së medias në Shqipëri.
    Çipa kritikon Kryeministrin, i kujton RTSH-në
    Aleksandër Çipa: Kjo është një nga stanjacionet më të tmerrshme të realitetit mediatik shqiptar që nuk po ndryshon asgjë. Ka një frustrim të gjithkujt, të gjithë aktorët që janë brenda kësaj skene mediatike janë të frustruar.

    Armand Shkullaku: Progresraporti ishte i pritshëm. Ne kemi vënë re një lloj sjellje me dy standarte të Qeverisë. Kanë gjuhë dhe një formë që mundohet ta paraqesë situatën rozë, sikur Qeveria nuk ndërhyn. Dhe nga ana tjetër nxitet një lloj frymë denigruese për median.

    Ylli Rakipi: Duhej një vlerësim akoma dhe më i ulët. Nëse progresi përcakton sjelljen jo të mirë të disa prej politikanëve, duhet të themi që në krye të kësaj liste është kryeministri Rama, i cili është Kryeministri më arrogant që nga viti 1912 besoj deri sot me median.
    Por përtej progresraportit, ajo çka shqetësoi median në Shqipëri përveç të tjerash ishte dhe kjo deklaratë e Kryeministrit.

    Edi Rama: Kemi ndërmarrë reforma të tella edhe pse rëndom të anatemuara nga “kënetat mediatike”. E përdorin median për të bërë shantazh, e përdorin median për të vënë gjoba.
    Këtë qëndrim të shefit të Qeverisë, drejtuesit e medias e kritikojnë ashpër, duke e konsideruar deri edhe skandaloz.

    Aleksandër Çipa: Unë do të reagoja shumë kritikshëm ndaj cilësimit dhe pohimit të Kryeministrit. Kryeministri Rama është ai politikan që erdhi në qeverisjen e vendit me misionin e zhbërjes së një media klienteliste, e reformimit të medias publike. Në këtë pikë ai është po aq i vonuar sa pararendësit e vet. Madje ka krijuar modelin më poshtërues të një media publike që mbetet në një gjendje të nderë.

    Emri:  562.jpg

Shikime: 757

Madhësia:  37.2 KB
    Ne foto: Aleksander Çipa


    Shkullaku: Rama qëndrime skandaloze, për të zhvlerësuar median

    Armand Shkullaku: Deklarata e Kryeministrit është skandaloze. Do të ishte e barasvlefshme sikur ne të gjithë këtu bashkë të themi atë që Edi Ramës nuk i pëlqen, që të gjithë politikanët janë hajdutë.Po ne çfarë duhet të themi? Që punojmë çdo ditë, mundohemi ta bëjmë punën tonë me ndershmëri dhe përkushtim dhe del Kryeministri pa iu dridhur qerpiku dhe na thotë që jemi të gjithë kënetë. Mendoj që ai e bën këtë për të zhvlerësuar rolin e medias në Shqipëri.

    Emri:  354.jpg

Shikime: 753

Madhësia:  21.4 KB
    Ne foto: Armand Shkullaku


    Rakipi: Kryeministri ka krijuar kënetën në vend

    Ylli Rakipi: Vendin ku ne jetojmë zoti.Edi Rama po e kthen në një kënetë të madhe. Dhe po të hedhësh rrjetat në këtë kënetë, peshku i madh që kapet është Edi Rama, përfaqësuesi i kësaj kënete.Etika nuk ma lejon të them që Edi Rama është Kryeministri më budalla i shqiptarëve që nga viti 1912. Por them që është deri tani me performancën e vet, me punën e vet, është Kryeministri më i paaftë që nga viti 1912. Të merresh median në një kohë kur ti je personi që nga pika e mëngjesit deri dhe pas orës 24:00, tremb edhe foshnjet e sapolindura, që del në të gjitha mediat, në mënyrë sistematike. Del në media edhe kur shkon në banjo. Është e turpshme.
    Por a ka media që po i bëjnë presion Kryeministrit, apo është media që po vihet nën trysni nga Qeveria?

    Emri:  3451.jpg

Shikime: 747

Madhësia:  22.2 KB
    Ne foto: Ylli Rakipi

    Rakipi: Kryeminstri të thotë me emra kush po e shantazhon

    Ylli Rakipi: Ka segmente të medias që i bëjnë presioin Qeverisë. Ditët e fundit ju keni parë në median e shkruar, ka akuza të drejtëpërdrejta edhe nga pjesë të medias që Edi Rama është në raporte me trafik influencash në pjesë të medias.U jep atyre benefite, që hapin tokën dhe u del uji poshtë. Një njeri që ka thënë gjëra krejt të tjera dy vjet më parë dhe bën gjëra të tjera sot. Duhet të vendosë gishtin, kush është media që ka shantazhuar Edi Ramën.Njerëzit e medias janë njerëz që kanë emrin e vet, kanë mediat e tyre. Edi Rama duhet t’u adresohet konkretisht. Nuk ka Kryeministër në botë që të hedhë fjalë të tilla në erë.
    Armand Shkullaku: Dhe Kryeministri ka raste ku ndaj tij është ushtruar shantazh, presion apo gjobëvënie, siç i pëlqen atij ta thotë, mendoj se i ka të gjitha mundësitë që rastin ta denoncojë në Prokurori.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Cilat media po e kërcënojnë Edi Ramën?

    Nga: BLEDIAN KOKA*

    Kryeministri Edi Rama lëshoi dje një deklaratë të fortë kur tha se: “Ta harrojë çdo pronar medieje në Shqipëri se do të marrë një gjë të paligjshme se ka në dorë një top me të cilin gjuan me baltë mbi qeverinë”. Kushdo që i dëgjoi këto deklarata të Ramës, mund të mendojë me të drejtë se kryeministri i vendit po shantazhohet, po pengohet të bëjë detyrën e tij kushtetuese, më keq akoma, po sulmohet me pa të drejtë në raportin që ai ka me të vërtetën e mënyrës se si qeveris. E thënë kjo, deklarata e mësipërme mund të konsiderohet, pse jo, edhe si një “Coup de Etat” në proces kundër interesave të vendit, dhe e mira do që institucionet përkatëse ta hetojnë këtë deklaratë. Por le ta marrim për të mirëqenë këtë deklaratë të kryeministrit dhe ta pyesim.
    Cilat janë këto media, zoti Kryeministër, që po vënë në rrezik stabilitetin e Shqipërisë? Cilat janë këto mediat që të kanë bërë presion për të marrë një gjë të paligjshme? Cilët janë ata që e përdorin median për interesin e tyre? Cilët janë ata që e përdorin median edhe për të të bërë shantazh, për të të vënë gjoba apo për të çuar mesazhe, pasi bëjnë kërkesa, të cilat janë të paplotësueshme?… Me pak fjalë, kush të kërcënon aq sa ti të qahesh përpara Romana Vlahutinit ditën që ajo të dorëzon raportin ku hapje negociatash për Shqipërinë nuk ka? Të gjitha këto pyetje, në fakt e kanë përgjigjen po aty. Që në mënyrën se si kryeministri po sillet me mediat që ditën kur vuri këmbë në Kryeministri. Me të njëjtin model që përdori 9 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me të njëjtën dëshirë për t’u mbyllur gojën, ku me para e ku me leje ndërtimi, atyre që duan, e duke anatemuar ata që e refuzojnë ta gëlltisin këtë “lugë çorbë”.
    Modeli s’ka ndryshuar as dje e as sot. Qasja në raport me misionin e medias është e njëjta përbuzje që shpërfaqet në çdo rast ndaj misionit të gazetarit, si dje, si sot. Arroganca përballë pyetjeve të patransmetuara më parë nga celulari i “kodoshit” të medias tek aksh gazetar, nuk ka ndryshuar as dje, e madje sot është “institucion”!… Për të mos folur për risinë më të re, ku një kryeministër urdhëron hapjen e një portali përgënjeshtrimi kundër medias, që në vetvete mishëron një model që do ta zilepste edhe vetë Gëbelsin. Por le të kthehemi tek ajo që thotë Rama për mënyrën se si, sipas tij, media e kënetës operon në Shqipëri. Ndër të paktat raste që reklamon më së miri përshkrimin e djeshëm të kryeministrit, është vetëm “media-kënetë”, që i vuri rruspat një “Lagune…”. Dhe nëse kryeministri përmend kënetën dhe në mendje ka “Lagunën…”, atëherë ai ka të drejtë. Po, ai është i vetmi rast kur një media prej kohësh përdoret si kamxhik ndaj çdo qeverie për interesat e pronarit të “medias-kënetë” për të marrë edhe “Lagunën…” dhe jo vetëm. Ai është i vetmi rast i një medieje-kënete që dje merrte me shpoti në çdo konferencë “të falat” nga Edi në opozitë, sot bujt çdo ditë në paradhomën e Ramës, kryeministër. Dhe, nëse ky është rasti, atëherë vetë kryeministri ka pranuar të shantazhohet, dhe kjo duket se nuk e shqetëson aspak. E ka bërë këtë, madje edhe duke e mbrojtur aksionin e medias-kënetë me fuqinë e “transparencës.al”, që po vetë e sponsorizon.
    Në këtë pikë, Edi Rama nuk mund të ndihet i shantazhuar nga mediat që raportojnë të vërtetën pa i kërkuar asgjë, dhe të mbrojë mediat që e shantazhojnë gjithë ditën duke i kërkuar çdo gjë. Edi Rama nuk mund ta quajë shantazh atë që në fakt e përdor si avantazh. Kryeministri nuk mund ta konsiderojë baltën e medias-lagunë, pambuk…, dhe të vërtetën e medias-kënetë, baltë. Shfajësimi i sotëm i Edi Ramës për qeverisjen duke fajësuar median për pasqyrimin e së vërtetës, duket thjesht si derivati i modelit të djeshëm, “fajin e ka Saliu”.
    Nëse ky është modeli i kryeministrit për të qenë “korrekt” me të vërtetën e tij, atëherë ai po tregohet i pavërtetë me të vërtetën që dimë të gjithë. Dhe këtu kryeministri kishte të drejtë dje kur tha që “këtu jemi bashkëvuajtës, por jo bashkëfajtorë”. Po, ne jemi bashkëvuajtës, por për kënetën mediatike që ti e cilëson të tillë, por ne nuk jemi bashkëfajtorë!… Fajtori i vetëm për modelin ende efikas të medias së kënetës-”Lagunë…” je vetëm ti.

    (d.d/GSH/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fus në burg për 3 vjet për shpifje!"

    "Tonight Ilva Tare", Gazetarë dhe Avokati i Popullit kundër pr/ligjit për të dënuar me burg shpifjen



    Në emisionin Tonight Ilva Tare, ku po diskutohej projektligji i ri për të dënuar shpifjen me burgim, të ftuarit kanë shprehur zërin e tyre kundër kësaj ideje, duke thëne se ky amendim e turqizon legjislacionin shqiptar.

    Besar Likmeta: “E vetmja pikë ku do ndikojë janë ato pak zëra kritik që kanë mbetur në median shqiptare që nuk janë prekur nga vetë çensura. Ata pak gazetarë që vazhdojnë të bëjnë investigime dhe që kanë qenë edhe më parë dhe i është vënë gishti nga kryeministri apo nga politikanë të tjerë.
    Elsa Ballauri: Mendoj se është regresive dhe për faktin që ka qenë një proces pozitiv që u bë me luftë dhe rikthehet dhe bëhet me negativ. Kjo është shumë më e dhimshme sesa sikur të mbeste ai ligj ashtu dhe mos kishte ndryshuar dhe tani ta diskutonim.

    Ermal Hasimja: Vështirë të dalë dikush dhe ta mbrojë qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga çdo lloj mjedisi që është marrë me çështjet e demokracisë dhe lirisë së shprehjes, për faktin që skemi këtu dikë që ta mbrojë. Unë nuk besoj se do miratohet. Më duket shumë e vështirë kjo pesha e kthimit prapa, është goxha e rëndë.

    Alelsandër Çipa: Ky amendim ligjor turqizon realitetin mediatik shqiptar. Unë e krahasoj legjislacionin që kërkohet të ndryshojë në Shqipëri me legjislacionin që funksionin sot në Turqi. Ky është një nene që do refuzohet në të gjitha mënyrat.

    Në emision pati mundësinë të ndërhynte dhe Avokati i Popullit, i cili bëri publik edhe qëndrimin e tij si institucion ndaj këtij amendimi në ligj.

    Igli Totozani: Natyrisht që jemi kundër këtij projektligji, është i gabuar dhe i rrezikshëm.

    ORA NEWS

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Burg për shpifjen, Nishani: Kufizim i lirisë së shprehjes dhë cënim i demokracisë

    Emri:  Nishani-655x356.jpg

Shikime: 699

Madhësia:  19.4 KB

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka quajtur befasues nenin për dënimin me burg të shpifjes. Në një postim në rrjetin social FB, Nishani shkuran se me këtë ligj kufizohet liria e shprehjës dhe cënon standardet demokratike.

    Nishani: Befasues për mua si qytetar i këtij vendi, por edhe si President i Republikës u shfaq projektligji i qeverisë që kërkon rikthimin e burgimit për gazetarët me pretendimin e luftës ndaj shpifjes. Personalisht një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim. E gjykoj kufizim të lirisë së shprehjes dhe cënim të standarteve demokratike të arritura deri më tash me kontributin e të gjitha paleve politike në vend.
    Sigurisht, shpifja është një gjest i ulët kudo dhe kurdo e sidomos kur përdoret mirëfilli për qëllime politike ajo shfaq gjithë shëmtinë e saj. Jo pak herë si politikan, si ministër, si President i Republikës kam qënë dhe vazhdoj të jem objekt i tyre, por kam besuar dhe vazhdoj të besoj se burgosja e një gazetari është burgosje jo vetëm e fjalës, por e vetë lirisë, është goditje e sistemit demokratik, papajtueshmëri me të.
    Me fjalen mund të abuzohet dhe çdo abuzim është i kritikueshëm, por me ndrydhjen e saj mund të abuzohet shumë më tepër.
    Ndërmjet frikës për t’u shprehur dhe lirisë së shprehjes unë do të bëj çdo ditë të punës sime betejën për këtë të fundit.
    Jam i bindur se shqiptarët të cilët 25 vjet më parë, në dhjetor, me protestat e studentëve vranë frikën për të fituar lirinë e fjalës nuk do t’ja dorëzojnë askujt liritë e fituara.
    Nuk do ta burgosin fjalën në emër të frikës, por frikën për fjalën.

    ORA NEWS

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Basha: Rama kërcënon gazetarët që nuk arrin t’i shantazhojë

    Emri:  basha2-655x356.jpg

Shikime: 714

Madhësia:  21.3 KB

    dhe kreu i opzitës Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ligjin që dënon me burg shpifjen. Basha në FB ka shkruar se Rama po kërcënon gazetarët që nuk i shantazhon apo nuk i ble dot.

    Lulzim Basha: Burracaku Rama kërcenon me burg mediat dhe gazetarët që nuk arrin ti shantazhoje apo blejë e që kanë kurajon të nxjerrin në dritë skandalet, korrupsionin, vjedhjen, ortakërinë e tij me krimin.
    E di dhe vetë ky kokosh poturembushur se nuk ka asnjë shans të trembë askënd. Era e hajduterisë së tij dhe bandës së tij po qelb Shqipërinë. Nuk shpëton dot me marifete të tilla. Nuk do të arrije kurrë ti mbylle gojën as opozitës, as medias së lirë, as qytetarëve. Ai dhe banda e tij do të japin llogari.


    ORA NEWS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Reagimi, Rama: Kriminalizimi i shpifjes s’ka lidhje me median por me politikanët



    Kryeministri Edi Rama deklaron se dënimi me burg i shpifjes nuk ka lidhje me median, por me politikanët.
    Një ditë pasi u bë publik pr/ligji i cili ka mbërritur në kuvend kryeministri reagoi përmes një postimi në facebook

    “Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!” shkruan Rama.

    ORA NEWS

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama kërcënon mediat e vendit: "Do t'iu fut në burg për 3 vjet për shpifje!"

    Reagimi, Burg për shpifjen, Meta: Do ketë reflektim, pati keqkuptim



    Kryetari I Parlamentit Ilir Meta e quan keqkuptim intepretimin në media të nenit për dënimin me burg të shpifjes.

    “Jam në dijeni të këtij debati, besojs e ka një keqkuptim të kësaj iniciative dhe të mënyrës si ka funksionuar formulimi, besoj se ky keqkuptim do të zgjidhet do të ketë një reflektim.
    Besoj që LSI mbështet cdo iniciativë për dekriminalizim. Kam përshtypjen se është keqkuptuar qëllimi me formulimin. Do ketë reflektim besoj”,
    ka thënë aleati kryesor i Ramës për gazetarët pas takimit të zhvilluar me Avokatin e Popullit

    ORA NEWS

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •