Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Korrupsioni: Fondet e Qeverisë për shoqërinë civile shkojnë në xhepat e MAJFT-istave

    Zbardhen emrat, ja si shpërndahen fondet e shoqërisë civile nga ish-mjaftistët e Veliajt tek FRESSH-i socialist

    Emri:  erion-veliaj-kananaj.jpg

Shikime: 509

Madhësia:  28.6 KB

    Shoqëria civile përveç fondeve që merr prej donatorëve financohet edhe nga Qeveria. Është pikërisht Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile që drejtohet nga Andi Kananaj që i ndan këto fonde për shoqatat. Përpos ish-aktivistëve të MJAFT, janë edhe disa gazetarë që marrin para nën petkun e shoqatave.

    Deputetja Albina Deda e PD-së ka denoncuar shpërndarjen klienteliste të fondeve të shoqërisë civile në Parlament. Referuar raportit që disponojmë prej deputetes Deda, mesojmë se agjencia e cila drejtohet nga Andi Kananaj (ish-aktivist i organizatës MJAFT) e ka zyrën brenda ambienteve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

    Kujtojmë se Mjaf drejtohej dikur nga Erjon Veliaj dhe në 2014 Kananaj u bë drejtues agjencie pikërisht kur Veliaj ishte ministër i Mirëqenies Sociale.

    Po kush është tjetër në bordin e kësaj agjencie?

    Endri Fuga, tjetër ish-anëtar i MJAFT dhe aktualisht Drejtori i Informacionit të Kryeministrit Edi Rama. Adrian Thano, gazetar, ish-drejtor i Shekullit aktualisht drejtor i gazetës së majtë “Dita”. Aldo Merkoçi është një tjetër aktivist i MJAFT që ka zënë vend në këtë bord. Edhe prezantuesi i njohur i TCH Alban Dudushi i Top rezulton në këtë bord.

    Por si ka shpërndarë fondet kjo agjenci?

    Pesë milionë lekë ka përfituar kreu i bordit, Kananaj për projektin “Së bashku për të njohur dhe ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë”. Ky projekt zbatohet në zonën elektorale të Veliaj, në Gjirokastër.

    “Shoqata e gazetarëve profesionist” me qendër në Frakull të Fierit, e drejtuar nga xhaxhai i Ardian Thanos, Kristaqi gazetar lokal në Fier, ka marrë 5 milionë lekë përmes projektit “Nisma lobuese për një qeverisje me të mirë lokale për komunën Frakull”.

    Kozara Kati e cila është po ashtu anëtare e bordit të kësaj agjencie rezulton të ketë përfituar 12 milionë lekë. Ky fond i është dhënë permes “Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut” ku Kati është drejtuese.

    Qendra “Sfida”, e drejtuar nga një tjetër aktiviste e MJAFT Ornela Hamitaj ka marrë 8 milionë, në kuadër të projektit “Organizatorë të komunitetit”.

    Plot 7 milionë ka thënë Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për Qendrën Eurisocialiste e Rinore (organizata rinore e Partisë Socialiste).

    Për rastin e fundit, Albina Deda thotë se jo vetëm është klientelist por edhe i ndaluar me ligj pasi kjo agjenci nuk duhet të financojë organizata partiake.

    Syri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Korrupsioni: Fondet e Qeverisë për shoqërinë civile shkojnë në xhepat e MAJFT-is

    Shteti keshtu vendoset,merja lekun fukarait dhe jepja atij qe nuk punon.

    Kete e bente dhe shoku Sali,por te pakten per leket qe vidhte nuk kerkonte as fatur dritash e as kupon tatimor. Ndersa keta per te financuar disa mbeturina postkomuniste kane vene kasa neper berberet. Me kuponin e berberit financon direkt Qendren Euro-socialiste Rinore.
    (Me qe financohet me leket e berberit e jo me euro,beje te pakten;Qendra lekut-socialist rinor ).

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Korrupsioni: Fondet e Qeverisë për shoqërinë civile shkojnë në xhepat e MAJFT-is

    Ze hollet e Erit jane kudo. Kete e dinim. Ate qe s'kuptojme eshte fakti sesi marrin vota keta dylbere ne kuptimin e vertete te fjales?!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •