Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Arritja e Qeverisë Rama: Shqiptarët #1 në botë nga dëshira pë tu larguar nga vendi!

    Lotaria amerikane, shqiptarët të parët në Europë që kërkojnë të ikin nga vendi i tyre /SHIFRAT

    Emri:  llotaria-amerikane-e1443608783660.jpg

Shikime: 267

Madhësia:  38.5 KB

    Shqiptarët mbajnë vendin e parë nga vendet Europiane, me kërkesa për tu larguar nga vendi. Ndërkaq në botë vendin e parë e mban Gana me më shumë se 1.6 milionë kërkesa. Shqipëria lë pas edhe dy vende që janë në luftë, Sirinë dhe Afganistanin.

    Brenda 2 viteve, nga 2012 deri në 2014, është rritur me më shumë se 70 mijë kërkesa numri i shqiptarët që duan të ikin jashtë vendit. Këto shifra janë vetëm ata qytetarë të cilët kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.

    Nga shifrat zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit del se në vitin 2012, numri i shqiptarëve që kanë aplikuar ka qenë 122.567.

    Ndërkaq për vitin 2014, numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane është rritur me më shumë se 70 mijë kërkesa, duke e dërguar në total numrin 198.225 aplikime.

    Vendit tonë i afrohet vetëm Algjeria, vend nga i cili kanë aplikuar vetëm 163.091 persona.

    Ndërkaq nga Siria në vitin 2014 kanë aplikuar pak më shumë se 50 persona, ndërsa nga Afganistani rreth 22 mijë persona.

    Aplikimet e shqiptarëve

    122.567 aplikime në vitin 2012

    198.225 aplikime në vitin 2014

    163.091 aplikime nga Algjeria në 2014

    33.730 aplikime nga Maqedonia në 2014

    Syri

  2. #2

    Për: Arritja e Qeverisë Rama: Shqiptarët #1 në botë nga dëshira pë tu larguar nga ven

    Me siguri kur ka ardhur Rama kane filluar te rriten kerkesat per llotari amerikane

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Arritja e Qeverisë Rama: Shqiptarët #1 në botë nga dëshira pë tu larguar nga ven

    Ministri Cani do ta quante "lehtesim i emigracionit per Ameriken".

    Nuk e di se kush ambasador e tha (me duket ai gjerman) qe:" po kerkojne te ikin dhe ata qe kane nje rroge te mire o normale...". Ne qofte se eshte e vertet ky pohim,nuk ke se çfar ti shtosh me realitetit, se si eshte katandisur ai vend.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •