FOTOT/ Trafik ndërkombëtar droge nga Vlora, kapen 808 kg kanabis. Një në pranga

Policia Vlorë godet një tjetër tentativë për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Këtë të martë janë sekuestruar 808 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe janë kapur një gomone 8 metra me dy motorra dhe 1 automjet tip furgon.

Emri:  12226300_10153607167648260_1575867774_n.jpg

Shikime: 136

Madhësia:  41.1 KB

Emri:  12242344_10153607168758260_1509092378_n.jpg

Shikime: 132

Madhësia:  41.4 KB

Policia pas informacioneve që kishte marrë për këtë trafik, realizoi një operacion në zonën e Radhimës ku kapi në flagrancë në vendin e quajtur “Cekodhimë”, një automjet furgon me targë AA619AJ dhe brenda mjetit u sekuestruan 808 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Pasi janë organizuar në territorin tokësor dhe detar, në një distancë rreth 1 km larg furgonit gjetën të braktisur një mjet lundrues gomone me mbishkrimin “Tëenty-six”. Brenda mjetit lundrues janë konstatuar 5 bidona me karburant.

Emri:  12243958_10153607169493260_335250186_n.jpg

Shikime: 129

Madhësia:  57.9 KB

Nga kontrolli në afërsi të gomones pranë vendit të quajtur Bar-Restorant “Gjimaraj”, janë gjetur 7 çanta të hedhura në bregun e detit, brenda të cilave kishte lëndë narkotike kanabis. Në total, lënda narkotike ishte 808 kg, e ndarë në 40 pako të mbështjella me letër plastike të tejdukshme.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore u identifikua dhe kap në flagrancë pronari i automjetit, shtetasi Alban Koshi, 48 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim pronarin e mjetit lundrues, shtetasin R.M. 42 vjeç, banues në Vlorë. Policia po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi të lëndëve narkotike.

Panorama