Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Qeveria merr 450 mln euro borxh, Cani: Kemi bërë më të mirën

    Emri:  can_0.jpg

Shikime: 307

Madhësia:  28.1 KB

    Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka rrëfyer para gazetarëve detaje nga marrja e eurobondit të ri.

    “Eurobondi është pjesë e një strategjie që synon lehtësimin e borxhit publik. Shqipëria arriti të marrë 450 mln euro me një normë interesi prej 5.75%”, tha Cani.

    Ai ka pohuar se buxheti i vendit doli sërish me deficit në vitin 2015, por kjo sipas tij nuk duhet të na çudisë.

    “Ka 25 vite që buxheti i vendit del me deficit, nuk kemi arritur në asnjë vit të dalim me suficit. Me eurobondin i kemi bërë të mirën e duhur financave të vendit”, ka thënë Cani.

    Ai ka shtuar se, për zhvillimin e ekonomisë qeveria ka nisur 12 reforma, të cilat sipas tij kanë marrë vlerësime maksimale nga partnerët ndërkombëtarë.

    Lapsi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Edhe ky eshte "zheni" si minister. E lehtesojme borxhin me marjen e nje borxhi tjeter,pra me shtimin e borxhit. Kjo ne ekonomi quhet lehtesim ! Mir qe jane me perqindje interesi se pa perqindje kushedi sesi do ta quante.

    Mir lehtesimi,por pyetja qe lind eshte,po sikur te duam ta rendojme kete borxh si duhet te veprojme,ta shlyejm fare ?

  3. #3

    Për: Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Nje tjeter arritje e qeverise. Te marresh borxh nuk ka kuptimin qe mendohet ne Shqiperi. Amerika eshte e mbytur ne borxhe dhe eshte numri nje ne bote. Aftesia per te marre borxh dhe per me teper me interesa kaq te uleta, eshte sukses dhe besim i ne aftesine dhe ekonomine shqiptare. Nje i varfer nuk merr dot borxh se nuk ka aftesi ta paguaj, ndersa nje te pasuri i japin borxhe me interesa te uleta se ka besueshmeri.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin

    Natyrisht,qe nuk mund te kete kuptimin qe ka ne Shqiperi dhe per ministrin shqiptar.

    Amerika eshte e mbytur ne borxhe por mund ta dyfishoje borxhin e saj sepse kete mundesi ja jep shteti ekonomia...
    Ndersa per Shqiperine borxhi shikohet me perqindje 1,2,3 % sa u rit ky borxh.
    Eshte eurobond,qe do te thote qe eshte nje borxh me garanci europiane dhe interesi eshte i caktuar (nuk varet nga kush e mer)

    E fundit,ne qofte se do vertet te vertetosh budalliqet e Canit dhe te tuat mjafton qe te vendosen ne tregjet financiare "tituj te shtetit" Shqiptar,aty do ta shikosh sesa vlen varferia dhe injoranca.

  5. #5

    Për: Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Ishte sqarim per borxhet qe e kam mesuar nga Albo, por kur merrte borxhe qeveria e meparshme. Tani besoj se ka kuptim tjeter borxhi.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ishte sqarim per borxhet qe e kam mesuar nga Albo, por kur merrte borxhe qeveria e meparshme. Tani besoj se ka kuptim tjeter borxhi.
    Je munduar te kuptosh, por nuk ke kuptuar gje fare. S'ka gje, ta shpjegon Alboja ne forum me shkoqur qe ta kuptosh:

    Marrja borxh e nje shteti ne tregun e kapitalit privat eshte gje e mire kur plotesohen keto kushte:

    1. Totali i borxhit mbahet ne kufi te pranueshem perqindje me te GDP e ekonomise se vendit dhe ne raport me buxhetin e shtetit.
    2. Kur borxhi merret me qellim qe te stimuloje rritjen ekonomike te vendit.
    3. Kur perqindja e interesit te ketij borxhi, eshte e pranueshme dhe e perballueshme.

    Kur qeveria e Berishes mori borxh, borxhi nuk shkonte me lart se 50% te buxhetit te shtetit dhe GDP e ekonomise se vendit ishte ne rritje, duke rritur ndjesheme dhe te ardhurat e shtetit. I mban mend "buxhetet shtese" ne Kuvendin e Shqiperise. Dhe qeveria e atehershme u tha shqiptareve: keto para te marra borxh, do te investohen ne infrastrukturen e vendit: ndertimin e rrugeve, shkollave, e ujesjellesave.

    Kurse sot qe ne pushtet nuk eshte me Berisha por Rama, ky po na thote:

    1. Borxhi i shtetit shqiptar ka arritur perqindje te frikshme te GDP-se dhe buxhetit te shtetit, mbi 70%.
    2. Qeveria e Rilindjes e ka rritur kete borxh me ritme te frikshme keto 2 vitet e fundit qe ka qene ne pushtet: po merr borxhe pervit!
    3. Borxhi nuk po merret per te stimuluar ekonomine, as per investime publike, por po merret per ti paguar CEZ qindra miliona euro dhe gjithe seksereve te Metes e Rames qe krijuan kompani private per "mbledhjen e borxheve te CEZ".
    4. Te ardhurat e shtetit shqiptar nuk kane ardhur ne rritje, por ne renie, ndryshe nga cfare parashikonte Qeveria e Rilindjes. Dhe drejtuesi i Bankes se Shqiperise doli e tha pardje qe rritja ekonomike e vendit do te jete me e ulet se sa e parashikuam ne fillim te vitit.

    Dhe nje shqiptar i thjeshte ne kafenete e Tiranes, i degjon keto lajme per marrje borxhe qindra miliona euro nga Qeveria e thote:

    1. Borxhet ky po i merr ne emrin tim dhe ne emrin e femijeve te mi qe duhet ti paguajne keto borxhe neser.
    2. Nga parate qe merr borxh une nuk do te shoh asgje te mire: asnje investim ne rruge, energjitike, shkolla e spitale.
    3. Dhe nga nje ane merr borxhe qindra miliona euro ne tregun privat te kapitalit, e nga ana tjeter na ckermitet pernate ne televizor se do te na fusi ne burg per "fatura" dhe "kupona" qe ne duhet te paguajme!

    Pra Rama po vjedh nga te gjitha anet parate e Qeverise, dhe po i shtrengon shqiptaret qe mezi mbajne shpirtin gjalle me buke qe te paguajne borxhet qe ai merr ne emer te tyre!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-11-2015 më 13:02

  7. #7

    Për: Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Seriozisht mendon se ti lexon njeri keto?

    Megjithate mund ta sqarosh pak me gjere me 3-4 faqe?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Je munduar te kuptosh, por nuk ke kuptuar gje fare. S'ka gje, ta shpjegon Alboja ne forum me shkoqur qe ta kuptosh:

    Marrja borxh e nje shteti ne tregun e kapitalit privat eshte gje e mire kur plotesohen keto kushte:

    1. Totali i borxhit mbahet ne kufi te pranueshem perqindje me te GDP e ekonomise se vendit dhe ne raport me buxhetin e shtetit.
    2. Kur borxhi merret me qellim qe te stimuloje rritjen ekonomike te vendit.
    3. Kur perqindja e interesit te ketij borxhi, eshte e pranueshme dhe e perballueshme.

    Kur qeveria e Berishes mori borxh, borxhi nuk shkonte me lart se 50% te buxhetit te shtetit dhe GDP e ekonomise se vendit ishte ne rritje, duke rritur ndjesheme dhe te ardhurat e shtetit. I mban mend "buxhetet shtese" ne Kuvendin e Shqiperise. Dhe qeveria e atehershme u tha shqiptareve: keto para te marra borxh, do te investohen ne infrastrukturen e vendit: ndertimin e rrugeve, shkollave, e ujesjellesave.

    Kurse sot qe ne pushtet nuk eshte me Berisha por Rama, ky po na thote:

    1. Borxhi i shtetit shqiptar ka arritur perqindje te frikshme te GDP-se dhe buxhetit te shtetit, mbi 70%.
    2. Qeveria e Rilindjes e ka rritur kete borxh me ritme te frikshme keto 2 vitet e fundit qe ka qene ne pushtet: po merr borxhe pervit!
    3. Borxhi nuk po merret per te stimuluar ekonomine, as per investime publike, por po merret per ti paguar CEZ qindra miliona euro dhe gjithe seksereve te Metes e Rames qe krijuan kompani private per "mbledhjen e borxheve te CEZ".
    4. Te ardhurat e shtetit shqiptar nuk kane ardhur ne rritje, por ne renie, ndryshe nga cfare parashikonte Qeveria e Rilindjes. Dhe drejtuesi i Bankes se Shqiperise doli e tha pardje qe rritja ekonomike e vendit do te jete me e ulet se sa e parashikuam ne fillim te vitit.

    Dhe nje shqiptar i thjeshte ne kafenete e Tiranes, i degjon keto lajme per marrje borxhe qindra miliona euro nga Qeveria e thote:

    1. Borxhet ky po i merr ne emrin tim dhe ne emrin e femijeve te mi qe duhet ti paguajne keto borxhe neser.
    2. Nga parate qe merr borxh une nuk do te shoh asgje te mire: asnje investim ne rruge, energjitike, shkolla e spitale.
    3. Dhe nga nje ane merr borxhe qindra miliona euro ne tregun privat te kapitalit, e nga ana tjeter na ckermitet pernate ne televizor se do te na fusi ne burg per "fatura" dhe "kupona" qe ne duhet te paguajme!

    Pra Rama po vjedh nga te gjitha anet parate e Qeverise, dhe po i shtrengon shqiptaret qe mezi mbajne shpirtin gjalle me buke qe te paguajne borxhet qe ai merr ne emer te tyre!

    Albo
    Rama,thjesht po vjedh ato o ate qe mbeti o ka mbetur nga vjedhja e Saliut. Ndryshimi i vetem eshte se Rama-socialistet e bejne vjedhje elit-are ndersa Saliu e beri vjedhjen sistem.
    Nga ana e vjedhjes ne kete rast Saliu eshte socialisti i vertet.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Borxhe pafund dhe asnje lloj investimi publik, kete vetem Rama eshte i afte ta beje.
    Dhe kur e mendon holle holle, nuk mund ta ndertonte vilen lluksoze te Surrelit me 3 mije dollar kursime. Prandaj borxhin e ka te legjitimuar ne kete rast.

    Shpresojme mos te ndahet me Linden, se helbete i teket edhe asaj te ndertoje ndonje vile dhe hajde t'i perballojme gjithe keto borxhe...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Në gjurmët e Greqisë: Qeveria e Rilindjes merr borxh edhe 450 mln euro të tjera

    Pertej shakase, por ky skicator eshte duke e çuar Shqiperine vertete drejte falimentimit. Nuk ka asnje lloj transparence se çfare behet me keto borxhe marremendese, ZERO.
    Si ore marrin borxhe çdo trimester? Kush do i shlyej gjithe keto borxhe? Nuk po e sheh naltegjatesia sesi edhe ajo klase e mbetur punetore ka shtegtuar masivisht ne drejtim te Gjermanise?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •