Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    Pas marrjes së progresraportit, “Naço”, nisja e një vale ndryshimesh në Qeveri? Meta:Mund ta them këtë

    Emri:  meta2-655x356.jpg

Shikime: 310

Madhësia:  28.6 KB

    Ndryshimi më i fundit në kabinetin qeveritar me dorëheqjen e Nasip Naços si Ministër Drejtësie duket se do të pasohet nga të tjera lëvizje. Të paktën këtë la të kuptohet sot kreu i Kuvendit, Ilir Meta, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve.
    Meta: Mund ta them këtë, por pa asnjë diskutim që ky ndryshim për të cilin dua të falenderoj edhe njëherë zotin. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht që do ti shërbejë impulsve të reja jo vetëm sa i takon reformës në drejtësi,jo vetëm sa i takon rritjes së transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit por dhe luftës kundër korrupsionit. Në këtë plan jam i bindur se është një lëvizje mjaft pozitive.
    Duke folur për reformën në drejtësi, Meta shprehu bindjen se me ardhjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, do përshpejtohet dhe proçesi për përmbylljen e saj.
    Meta: “Do bëjmë gjithçka për të ecur në mënyrë sa më të shpejtë, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në këtë proçes. Dhe pa asnjë diskutim pasi të kemi opinionet e Komisionit të Venecias besoj se nuk do të duhet shumë kohë për të ecur drejt vendosjes së shtyllave kryesore të kësaj reformë në parlament”.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    Ilir Meta e ka me Saimir Tahirin. Çfarë dosjesh ka dorëzuar Spartak Braho në ambasadë? /VIDEO

    Emri:  tahiri-braho-prifti-shba.jpg

Shikime: 184

Madhësia:  38.5 KB

    Është e qartë se i gjithë konflikti ndërmjet Edi Ramës dhe Ilir Metës ka lindur dhe është zhvilluar vetëm rreth një emri, atë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas disa zërave afër kryeministrit Rama, por dhe sipas dëshmisë së Ditan Priftit për “SYRI.net” ministri i Brendshëm ka dy dosje për Ilir Metën të sjella nga partnerët.

    Kreu i LSI-së i cili dyshon se Tahiri ka stisur dosje kundër tij për llogari të Edi Ramës, ka marrë cdo masë që Saimir Tahiri te mbetët jashtë qeverisë. Tek ky rezultat të qon një analizë e ftohtë për lëvizjet e papritura të ministrave të LSI-së. Edi Rama mësohet se nuk i ka kundërshtuar ndryshimet në qeveri aleatit të tij, por i ka vendosur dy kushte për këto lëvizje: E para ti japë kohe dhe e dyta që Tahiri të shkojë tek Drejtësia dhe LSI të marrë Shëndetësinë.

    Kushtin e parë duket se Ilir Meta e pranoi, i dha një muaj kohë që nga takimi në zyrën e tij me kryeministrin Rama. Për të dytin ngjarjet po tregojnë se nuk e ka pranuar. Fakti që Meta bëri një lëvizje të njëanshme duke tërhequr Naçon dhe zëvendësuar atë me Manjanin e le Saimir Tahirin pa ministri dhe mandat në rast konfigurimi të qeverisë. Gjë për të cilen Ilir Meta duket se është i vendosur ti shkojë deri në fund.

    Zëra pranë tij thonë:

    “Ose qeveri e re, ose mazhorancë e re”.

    Por si do ta justifikojë Ilir Meta këmbënguljen për largimin e Tahirit?

    Me dosje. Dhe për këtë është kujdesur “eksperti” Spartak Braho i cili ka trokitur në dyert e ambasadës më të rëndësishme ne vend për të dorëzuar një dosje kundër ministrit të Brendshëm.

    Cila është ajo? Arrestimi i disa biznesmenëve me emër për trafik droge para pak ditësh në Durrës e ka vënë në pozitë të vështirë ministrin e Brendshëm. Edhe opozita pretendon se tashmë ka fakte që partnerët ja kanë bërë të mundur kundër ministrit Tahiri. Edhe në Prokurori ndodhet dosja e trafikantëve të arrestuar sëbashku me “grackën” ku ka rënë Tahiri.

    Mësohet se organi akuzës ka tashmë të provuar komunikimin e kryepolicit të Korçës me një nga të arrestuarit ku e pyet nëse komunikojë Beso (Besnik Sulaj) me ministrin. Dhe i arrestuari Pajtim Braçe e sqaron se: Beso (Besnik Sulaj është vëllai i një prej të arrestuarve) e ka marrë ne telefon ministrin, por ai (Tahiri) i kishte kthyer një SMS ku i thoshte se: “Se ke nga unë por nga SHISH”. Është pikërisht kjo dosje dhe ky komunikim që supozohet që Spartak Braho të ketë dorëzuar në ambasadën e vendit mik.

    Me argumentin e largimit të ministrave të përfolur për korrupsion dhe lidhje me trafikant, po e ndërton Ilir Meta gjithë aksionin për “katarsis” të qeverisë “Rama I”. Jo pa qëllim e filloi me Nasip Naçon, pasi për këtë të fundit në media ditët e fundit u publikuan akuza që më shumë gjasa janë servirur nga vetë LSI-ja.

    Ilir Meta me një lëvizje realizoi tri qëllime. Filloi ndryshimet në qeveri, i zuri ministrinë ku mund të strehohej Tahiri dhe largoi një ministër që shtypi po e sulmonte.



    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    Loja në kulisa e Metës kundër Ramës

    Emri:  IMG_20151110_184734.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  31.7 KB

    Që pasi plasi afera e CEZ Ilir Meta nuk po gjen paqe. Ai ka nisur një luftë kulisash kundër Edi Ramës që është ku e ku më e fortë sesa deklaratat e tij në publik, akuzat për puç kundër tij dhe së fundi pretendimet për ndryshimin e qeverisë. Nën rrogoz Meta është angazhuar në tre fronte kundër Ramës. Së pari është flirtimi me ish kryeministrin Berisha, ndaj të cilit Meta ka pushuar të gjitha akuzat. Dhe jo vetëm kaq ata u morën vesh të dy në kërkesën e hetimit ndërkombëtar për CEZ-in dhe më pas po të dy votuan kundër tij. Po ashtu ata qenë në sinkron të plotë lidhur me interpretimin e dorëheqjes së ministrit Naço. Edhe Berisha edhe vetë i dorëhequri edhe Meta e vunë gishtin për të goditur reformën e njëanshme në drejtësi të Ramës. Së dyti Meta është angazhuar në një rekrutim mediatik të paparë për të përballuar avantazhin e kryeministrit. Nëse Rama po blen aleatë me troje ne bregdet, troje ndërtimi apo punësim në vende pëllumbash për familjarët, Meta po e bën këtë me cash të drejtpërdrejtë. Dhe nuk është rastësi që thumbat e tij provokues po zënë vendin e mjaftueshëm në shtyp. Së treti ai është futur të shfrytëzojë edhe lidhjet okulte që ka në gjygjësor për ta goditur Tamën me ndonjë çështje të madhe si ato që po zhvillohen së fundi në gjykatën kushtetuese. Pra në këto tre fronte po e zhvillon kryeparlamentari betejën e tij që me sa duket do të jetë e gjatë dhe pa kompromis.

    Lapsi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    LSI largon edhe dy ministra. Meta propozon Andis Harasani tek Transportet dhe Shpetim Idrizin tek Bujqësia

    Emri:  6575ed925ebc33568dfc3faa62504144_XL.jpg

Shikime: 159

Madhësia:  26.3 KB

    Burime të rezervuara tregojnë se Ilir Meta nuk ndalon. Pas zëvëndësimit të Nasip Naços me Ylli Manjanin kreu i LSI ka rënë dakort që të terheqë Edmond Haxhinaston nga ministër Transporti dhe ta angazhoj me LSI sepse është organizator i shkëlqyer elektoral e në vend të tij ti propozoj kryeministrit, ish-deputetin e PS-së Andis Harasani. Kurse në vend të Edmond Panaritit, i cili e dorëzon postin e ministrit të Bujqësisë, do të propozojë kryetarin e PDIU deputetin Shpetim Idrizi. Pra që Idrizi shkon ministër Bujqësie është pjesë e marrëveshjes se LSI me PDIU sepse posti i Bujqësisë është brenda "racionit" të Ilir Metës si parti.
    Këto lëvizje të shpejta e të befta e vënë kryeministrin Rama para miratimit të emrave të rinjë dhe një fakti se LSI e PDIU janë bllok brenda mazhorancës. Por kjo përshpejton edhe ndryshime të tjera ndër rradhët e PS në kabinetin e Ramës.
    Nëse Edi Rama nuk i pranon emrat e propozuar nga Ilir Meta atëhere priten zhvillime interesante në mazhorancë. Ndërsa në darkë ishte mbledhja e keshillit bashkiak të Tiranës për të miratuar një numër projektvendimesh, por LSI e braktisi keshillin bashkiak duke ia rrëzuar propozimet kryetarit Erion Veliaj dhe solli shtyrjen e mbledhjes, mbledhje e cila filloi me dy orë vonesë. Ishte fjala për tarifat për parkingjet në Tiranë të cilat sipas LSI janë shumë të larta këto që propozon PS. Por nëse shikohet përtej tarifave të parkingjeve mund të ndjehet se diçka tjetër po luhet, përveç interesit të keshilltarëve të LSI për të ulur tarifat.
    Përplasjet mes Ramës e Metës , qe po duken si paratermete derisa të bjerë termeti 8 ballësh në mazhorancë, ka mundësi të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

    Koha Jone

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    Shikoni histerikun Aldo Bumçin qe le nam ne PE ! e imagjinoni te kthehet Fazlliçi, Kunati dhe rrumpalla ça Afganistani do behej Shqipëria

    http://www.top-channel.tv/lajme/arti...id=312838&rel0

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    Zagar kopshti zoologjik, nje saktesim per ty! Fazlliçi vazhdon te jete i kontraktuar nga qeveria shqiptare, madje me nje kontrate 2 milion dollare me teper se e kaluara!

    Sa per Afganistanin, neve ja kemi kaluar tashme afganeve. Statistikat e shteteve perendimore tregojne se shqiptaret jane te dytet mbas sirianeve si azilkerkues. Me pak fjale kemi lene mbrapa irakienet dhe afganet madje ne disa vende ia kalojme edhe sirianeve. Dero konkurence, kur mendon qe Siria ka 18 milion banore dhe eshte ne nje lufte civile prej 5 vitesh, nderkohe qe ne s'kemi as ISIS dhe as Bashar Al Asad por vetem nje drogaxhi ordiner te ashtuquajtur Rampalle!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    2043 (12-11-2015)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    Problemi eshte se ne kemi mentalitet oriental,kemi manine e sulltanit. Mjafton te ndrosh nje sulltan dhe mendojme se ndryshoi dhe sistemi.Nuk mendojme si dhe per shtet,te krijojme shtetin per sulltanin e radhes por gjithmon duam te krijojme sulltanin per shtetin e radhes. Nga ku vjen qe çdo kryengritje,çdo rebelim o revolucion na len prap po aty ku ishim. Per kete arsye te rrezosh Saliun do gjesh Ramen,te rrezosh Ramen do gjesh Saliun por edhe po te rrezosh bashke Saliun me Ramen do gjejme prap ne Sali Ram tjeter.

    Por,nuk eshte as ky problemi kryesor sot,problemi i vertete eshte si paradoks qe edhe sulltanet i kemi te dobet,ti rrezosh nuk bejne as zhurme. Nuk i kemi te ngurté qe edhe mund dhe ja vlen ti rrezosh.Nuk jane si objektet o strukturat qe sa me te ngurta te jene aq me shpejte bien dhe shkaterrohen.(Nuk ka "krollo" kur struktura ka flesibilitet).

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    Citim Postuar më parë nga Lul Zagari Lexo Postimin
    Shikoni histerikun Aldo Bumçin qe le nam ne PE ! e imagjinoni te kthehet Fazlliçi, Kunati dhe rrumpalla ça Afganistani do behej Shqipëria

    http://www.top-channel.tv/lajme/arti...id=312838&rel0
    Faslliçin ta ktheu Rama sa fitoi zgjedhjet. E shau tet vjet rresht dhe diten e pare qe erdhin ne pushtet i lidhi kontraten.

    Nejse duhet te jesh socialist i ri,por eshte ne natyren e Rames,te kujtohet "te fala Sandrit" (fazlliçit shqiptar),jo vetem qe i dha token (shteterore) per ndertim por doli dhe e mbrojti haptas qe edhe ligji mos ta akuzoje.

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    Rama-Meta takim në rezidencën qeveritare, të pranishëm edhe ministrat e PS që s’i “pëlqejnë” Metës

    Emri:  meta-dhe-rama.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  31.1 KB

    Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvillua një takim rreth 90 minuta në rezidencën qeveritare ‘Vila 30’ në Tiranë. Në takim ishin edhe disa deputetë e ministra si nga Partia Socialiste edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

    Nga radhët e PS ishin ministrat Tahiri, Gjiknuri, Beqaj e deputetët Ruçi, Braçe . Kurse nga radhët e LSI në takim ishin deputetët Petrit Vasili dhe Spartak Braho. Takimi mes krerëve të koalicionit qeverisës nisi rreth orës 09:45 dhe përfundoi rreth orës 11:30, ku mendohet se u diskutua për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Kujtojmë se ministrat që ishin në takim, Tahiri, Gjiknuri e Beqaj, janë pikërisht ata që janë përfolur në media ndaj të cilëve Meta ka pakënaqësi dhe kërkon zëvendësimin e tyre. Mësohet se këtij takimi më vonë iu bashkua edhe ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani.

    Gjithashtu një tjetër temë diskutimi mund të ketë qenë edhe çështja e buxhetit të shtetit që miratohet në muajin dhjetor për vitin e ardhshëm. Kjo për faktin se në takim ishte edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Fokus i bisedës mund të ketë qenë edhe braktisja e Kuvendit prej disa javësh e deputetëve të LSI. Kjo ra në sy edhe dje, kur gjatë gjithë seancës ministra e deputetë të LSI nuk ishin në sallë, kurse në mbrëmje kur u votua për Ylli Manjanin si ministër Drejtësie, të githë deputetët e LSI shkuan në Kuvend.

    Syri

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!

    SHËNIM/ Një koalicion që u ngjiz nga Nar Koka e që ka për garanci Spartak Brahon

    Emri:  rama-koka-braho-meta.jpg

Shikime: 378

Madhësia:  36.8 KB

    Sot Ilir Meta dhe Edi Rama duket sikur janë bërë sërish të ndërgjegjshëm se të ndarë kalojnë menjëherë në opozitë. Meta e ka kuptuar se shantazhi ndaj kryeministrit Edi Rama deri këtu mund të shkonte.

    Edi Rama ja bëri të qartë aleatit se mund të tërheqësh ministrat e LSI-së e ti zëvendësosh me kë të duash nga përfaqësuesit e LSI-së, por për ministrat socialistë vendos unë dhe askush nuk më dikton se kë të mbaj e kë të heq.

    Kaq ka mjaftuar që Ilir Meta të kuptojë se deri këtu e kishte hapin. Meta ka vrapuar të “qetësojë” militantet e dy kampeve se koalicioni vazhdon nën garancinë e Baba Takut. “Spartak Braho është i LSI-së dhe i PS-së, por dhe është garancia e koalicionit” u shpreh kreu i LSI-së Ilir Meta.

    Një koalicion që u ngjiz nga Nar Koka e që ka për garanci Spartak Brahon, është në normalitetin e tij që të gjithë mirëfunksionimin ta bazoj në pazaret ndërmjet dy liderve përkatës.

    Një koalicion me Narin ideator e Baba Takun garant, mund ta detyroj kryeministrin të marr charter në Gjermani vetëm një orë pasi ka zbritur në Berlin për tu kthyer në Tiranë, pasi Ilir Meta po konsumonte një darkë të dyshimtë që mund ti rrëzonte qeverinë.

    Dhe sot nën garancinë e Spartak Brahos u shpreh dhe Ilir Meta, koalicioni mirëfunksionon.

    Të tilla insituata dhe zvarritje do të shikojmë deri në zgjedhje. Ilir Meta dhe Edi Rama janë të dënuar të vazhdojnë bashkë, se ndryshe ikin në opozitë. Nar Koka dhe Baba Taku janë të “dënuar” të mbajnë autorësinë e ideimit dhe garantimit të koalicionit edhe pse realisht nuk kanë pasur e nuk kanë asgjë në dorë.

    Syri

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •