Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Terrori anti-informalitet/ Ngec ekonomia, të gjithë treguesit me rënie në shtator

    Presioni i lartë ndaj bizneseve nisur që nga 1 shtatori, kur qeveria nisi aksionin ndaj informalitetit rezulton të ketë frenuar aktivitetin ekonomik këtë muaj, siç e dëshmojnë pothuajse të gjitha statistikat zyrtare.

    Ndonëse qëllimi i qeverisë në luftën ndaj informalitetit, që është mbi 50%, është absolutisht i drejtë, debatet ishin të shumta mbi mënyrën si u zhvillua ai, përqendrimin fillimisht te bizneset e vogla, ashpërsimin e gjobave që hyjnë në fuqi nga 12 nëntori (ashpërsimet në Kodin Penal janë ende në diskutim), konsiderimin si fajtor vetëm të bizneseve, çka krijoi ngarkesë negative tek bizneset e individët, që rezulton se kanë frenuar konsumin dhe investimet, në një ekonomi që ishte tashmë e brishtë dhe ku zhvillimet e vetme janë lajmet e shumta për koncesionet në shumë fusha.

    Kjo tendencë konfirmohet nga të dhënat e shtatorit, të publikuara zyrtarisht deri tani, që janë zhgënjyese dhe flasin për një frenim të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik:

    -Paraja gjithsej në qarkullim ka rënë me 4.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend dhe shpejtësisë me të cilën qarkullon ajo, çka nënkupton tkurrje të vëllimit të aktivitetit fizik të prodhimit e tregtisë.

    -Komisioni Europian paralajmëroi se konsumi do të jetë i dobët përsa kohë që individët dhe bizneset do të jenë të pasigurt derisa politikat e qeverisë të jenë të paqarta.

    -Euro ka rënë në nivelet më të ulëta në gati dy vjet, duke zbritur poshtë 139 lekë në fund të javës së kaluar, teksa tregtarët kanë stepur aktivitetin e tyre dhe kanë reduktuar blerjet jashtë vendit.

    -Importet në shtator ranë me 7.4%, duke paralajmëruar për konsum të dobët.

    -Zyrtarisht në dy tremujorët e parë të vitit, konsumi ka rënë përkatësisht me 1.1 dhe 3.2% dhe sinjalet, nisur nga shifrat e deritanshme, janë që kjo tendencë do të vazhdojë.

    -Banka e Shqipërisë rishikoi sërish së fundmi me ulje rritjen ekonomike në 2.5%, ndërsa BERZH i uli më tej pritshmëritë në 2.3%. Edhe rritja prej rreth 2.7% në 6 – mujorin e parë ka qenë e nxitur nga elementë rastësorë e të paqëndrueshëm, si energjia në tremujorin e parë dhe ndërtimi (nga punët publike në prag të zgjedhjeve) në tremujorin e dytë.

    -Eksportet kanë qenë në pikiatë për gjithë vitin dhe për 9 – mujorin tkurrja ishte gati 4%. Rënia është gjithsesi më afatgjatë dhe e lidhur dhe me faktorë të tjerë, si humbja e konkurrueshmërisë së bizneseve, apo kërkesa e dobët, gjithsesi sipërmarrësit e këtij sektori tremben se nga aksioni rrezikojnë të goditen më shumë të ndershmit.

    -Kredia e re për ekonominë ishte minimale në shtator, me huanë në euro që ishte në nivelin më të ulët të 10 viteve dhe atë në lekë, që nuk ishte parë nivele kaq të ulëta që prej 4 vitesh. Rënia e vazhdueshme e stokut të huasë në 7 nga 9 muajt e këtij viti është një tregues i qartë i frenimit të investimeve.

    -Të ardhurat buxhetore për 9 – mujorin ishin 7 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar me ulje në mes të vitit dhe në muajt në vijim pritet të ndryshojnë pak, pavarësisht vrullit të aksionit. Në kahun tjetër kjo nënkupton se financat do të jenë të detyruara të kryejnë më pak shpenzime për të ruajtur deficitin buxhetor të pandryshueshëm, duke hedhur më pak para në ekonomi. / Monitor
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Terrori anti-informalitet/ Ngec ekonomia, të gjithë treguesit me rënie në shtato

    Ka dy menyra per te mos thene te verteten mbi gjendjen ekonomike ne ate vend,njera eshte menyra e PD-se tjetra eshte e PS-se. Ngjajne, si dy menyra te kunderta por kane te njejten qellim.
    Ajo e PD-se supozon qe eshte terrori kunder bisnesit qe ndalon ekonomin,qe eshte nje budallik stratosferik...dmth qe po mos ishte ky terror anti-informaliteti ekonomia do lulzonte.
    Ndersa menyra tjeter eshte ajo PS-iste,qe ekonomia ka ndaluar se po funksionon shteti,dmth ne po vendosim shtetin prandaj po ndalon ekonomia.

    Duken si dy menyra te kunderta por qe kane te njejtin rezultat. PD thot; pa hajdut nuk ka drejtesi-ekonomi,ndersa PS thot; pa drejtesi-ekonomi nuk ka hajdut.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Terrori anti-informalitet/ Ngec ekonomia, të gjithë treguesit me rënie në shtato

    Partite politike jane te prirura te kene perqasjet e tyre me aktualitetin. Pozita anatemon opoziten duke u vetembrojtur me eufemizma, kurse opozita duke hulumtuar me shifrat. Keshtu funksionon kudo, e aq me teper ne Shqiperi!

    Por pertej retorikes partiake duhet te diskutojme mbi bazen e te dhenave qe kemi, duke arritur te identifikojme problemin per te arritur pastaj tek zgjidhja e tij. Me fjale te tjera t'i referohemi aktualitetit!
    Dhe pyetja e cila shtrohet ketu eshte sesi jane masat deri diku absurde shtrenguese e teper selektive te kesaj qeverie ndaj biznesit dhe a po ndikojne ato pozitivisht ne ecurine e ekonomise shqiptare?
    Shifrat thone jo, fajtori dihet.

    Çdo analize tjeter eshte shterp...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •