Basha: Shqiptarët ikin nga Shqipëria e Ramës si sirianët nga Asadi

Emri:  12208703_1023566054361242_742975964540449914_n.jpg

Shikime: 404

Madhësia:  57.7 KB

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar sërish qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si fajtorin kryesore të largimit të shqiptarëve nga vendi.

Në një postim në fb, Basha shkruan se pas sirianëve që janë duke vuajtur terrorin e dhunës nga diktatori Asad, shqiptarët rënditen të dytët për nga numri i azil kërkuesve në vendet e BE-së.

Sipas tij kjo ndodh për shkak të korrupsionit dhe krimit që ka kapur qeverinë dhe pushtetarët shqiptarë.
Ndërkohë ai ju ka bërë apel qytetarëve që së bashku të ndalin këtëtë keqe që ka kapur vendin dhe spo I lë të marrin frymë.

“Dy shtete po i detyrojne qytetaret te lene masivisht vendet e tyre. Shteti genocidal i Asadit, ben qe sirianet te ikin. Dhe shteti i krimit dhe korrupsionit te Edi Rames ben qe fill pas sirianeve, shqiptaret te jene te dytet qe braktisin vendin. Kjo eshte proteste ndaj ketij shteti kriminal dhe te korruptuar qe ka sjelle mjerim, padrejtesi dhe depresion.

Por une ju bej thirrje ta marrim vete ne doren fatin e vendit. Mund ta ndertojme jeten e te ardhmen ne Shqiperi, por duhet te bashkohemi per te larguar regjimin me te korruptuar ne Ballkan. Te bashkohemi per ti dhene Shqiperise nje ekonomi te forte dhe nje te ardhme te sigurte, me drejtesi dhe mundesi per te gjithe”, shkruan Basha në FB.

Syri