Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Peshku i kuq
    Anëtarësuar
    14-08-2013
    Vendndodhja
    Tirana & Torino
    Postime
    6

    Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    Vetëm disa kilometra pasi kalon doganën e Tushemishtit, fillojnë dhe të shfaqen tabela treguese me shigjetë “Striptizëm-Bar-Hotel”. Në pamje të parë, nga jashtë, lokali duket si një motel normal, por sapo ke vënë këmbën atje e kupton fare lehtë, se këtu ka dhe shërbime speciale. Kati i parë i lokalit ka një bar dhe sipër një podium, ku vajza të reja para një hekuri të harkuar demonstrojnë ushtrime striptizmi, duke u zhveshur gradualisht dhe duke përcjellë tek klientët e lokalit pasthirrma epshi.

    Në të dy cepat e lokalit qëndrojnë dy djem muskulorë, të qethur ballaboks, të cilët ndjekin me vëmendje lëvizjet e vajzave dhe të klientëve. Disa prej vajzave të zbuluara, pothuajse krejt, shkojnë më pas në tavolina mes klientëve, duke konsumuar uiski apo pije të tjera alkoolike, të cilat kanë çmime trefish më shtrenjtë nga lokalet e tjera.

    Pasi klienti zgjedh një nga femrat, shkon tek pronari për të bërë “tenderin” e femrës që ka pëlqyer. Në bazë të moshës dhe të kohës së qëndrimit, pronari cakton çmimin. Kalon një korridor të ngushtë dhe papritur shfaqet një korridor i gjatë, në të dy krahët, ku ka një numër të madh dhomash. Në cepin e korridorit të sheh syri një tavolinë dhe hekuri që hekuros çarçafët dhe një lavatriçe, që ka pranë një pirg me çarçafë, të cilët presin të lahen.

    Fare pranë çarçafëve të palarë, një kovë plastike me mbeturina prej ambalazhi çokollatash apo prezervativë të çarë, të mbledhura nga këto dhoma ku shfryhen epshet me ruse, moldave, shqiptare, serbe bullgare edhe maqedonase.

    Zakonisht, këtu vijnë meshkuj nga të gjithë brezat. Shqiptarët janë klientë të përhershëm. Zakonisht kërkojnë të shkojnë me femra të huaja, jo me shqiptare. Një burrë nga Korça, M.K, tha se kishte pëlqyer një brune të gjatë, i ishte dukur si moldave, por ai kishte qëndruar gjithë natën me të dhe ajo në mëngjes i kishte thënë se ishte nga Gramshi. “M’u dhimbs,- thotë tregtari nga Korça,- ishte më pak se 20-vjeç”.

    Edhe një djalë i ri nga Pogradeci thotë se kishte dashur të shkojë me një ruse bionde, por vajza kishte qenë nga Librazhdi. I rregullojnë, i trukojnë në mënyrë të tillë grimieret, saqë është e pamundur që t’i dallosh nga të huajat. Është dhe një fakt tjetër, që shqiptaret nuk tregojnë të vërtetën se nga janë, hiqen si moldave apo ruse. Shqiptaret zakonisht janë të përhershme.

    Ndërkohë që në sezonin veror që Ohri mbushet me turistë, në disa lokale dhe motele, mbi 50 femra të reja çdo natë vijnë edhe për të pushuar, edhe për të ushtruar profesionin e tyre të prostitutave. Në verë vijnë edhe serbe, bullgare, kroate apo gjermane, përveç ruseve, moldaveve, shqiptareve. Pronari i lokalit ka ndërmjetës të këtij biznesi fitimprurës. Kështu, një ditë ai njoftonte një pogradecar që kishin lidhje me pronarin e lokalit: “Sapo më kanë ardhur nja 20 balerina ruse, njofto ndonjë të dhjamur të vijë dhe ai të kënaqet dhe ne kemi fitimin tonë”.

    Telefonata e pogradecarit shkon në Tiranë dhe vetëm pas tre orësh, në doganën e Tushemishtit shikon persona Vip me makina të viteve të fundit; zakonisht këta janë zengjinë dhe vetëm bëjnë zgjedhjen, dhe nuk pyesin për çmimet. Zakonisht, këta qëndrojnë gjithë natën dhe në mëngjes dalin të mbufatur dhe të skuqur, kokë ulur dhe me syze të errëta, për të mos u dalluar nga ndonjë i njohur i rastësishëm.

    POLICIA E MAQEDONISË NË AKSION KUNDËR PROSTITUCIONIT

    Vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar në një aksion blic policia maqedonase ka arrestuar nëpër lokale nate që ushtrojnë prostitucion 46 femra të reja të moshës nga 18 -24 vjeç. Në lokalet “Enexhi“ në Tetovë, ”Orejetnt AS“ në Zherovjan, ”Europa” në Vaksinicë“ dhe “Amserdan” në Gostivar, vajzat ishin shtetase të huaja bullgare, shqiptare, serbe, malazeze dhe kosovare. Atyre iu janë kapur në çantat e tyre shuma të konsiderueshme eurosh ...

    Pas aksionit Ministria e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska ka deklaruar para mediave se të arrestuarat do të çohen tek qendra transit e grumbullimit në Shkup. Ajo ka deklaruar se nëpër lokale nate nga muaji janar deri sot janë kapur 266 femra të huaja që ushtrojnë prostitucion nëpër lokale të ndryshme maqedonase. Është shqetësues fakti që kjo shifër shkon në rritje pasi vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ishin kapur 211 vajza.

    Shqiptarja.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peshku i kuq : 18-08-2013 më 05:42 Arsyeja: !

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    Faqe te tera mbushen ne kete forum duke rrahur uje ne havan per ceshtje te parendesishme. Por ne tema te tilla, ne tema ku preken jete njerezish, vajzash te reja shqiptare, ne tema ku del qarte ne pah maskaralleqet e shoqerise shqiptare dhe atyre qe frekuentojne keto vende, te gjithe heshtin!

    Ne ka nje gje qe te gjithe shqiptaret me kokrrize rere besimi dhe me nje cipe te holle ne faqe mund te bien dakord, eshte dalja ne mbrojtje ndaj ketyre vajzave te pafajshme dhe denimi me ligj i te gjithe atyre qe i shfrytezojne keto vajza si copa mishi, dhe gjithe atyre qe frekuentojne keto vende.

    Ngrini zerin tuaj per padrejtesi te tilla shoqerore, pasi sot eshte nje vajze anonime nga Librazhdi, neser do te jete motra juaj qe poshterohet ne kete menyre! Ju i njihni njerezit qe i bejne keto akte cnjerezore, denoncojini ne polici e prokurori, denoncojini ne media e faqet e ketij forumi.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    Them qenka bere Ohri si kryeqyteti i Ukraines(KIEV)me keto prostitutat.
    Zanat i vjeter!

    E kalbur,zhel,balte,vjen ere kundermuese kjo pjese e kesaj shoqerie.

    Kane denuar veten me akte te tilla,e c'ze duhet ngrit ketu kur funksionon vetetdija?!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2013
    Postime
    55

    Për: Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Faqe te tera mbushen ne kete forum duke rrahur uje ne havan per ceshtje te parendesishme. Por ne tema te tilla, ne tema ku preken jete njerezish, vajzash te reja shqiptare, ne tema ku del qarte ne pah maskaralleqet e shoqerise shqiptare dhe atyre qe frekuentojne keto vende, te gjithe heshtin!

    Ne ka nje gje qe te gjithe shqiptaret me kokrrize rere besimi dhe me nje cipe te holle ne faqe mund te bien dakord, eshte dalja ne mbrojtje ndaj ketyre vajzave te pafajshme dhe denimi me ligj i te gjithe atyre qe i shfrytezojne keto vajza si copa mishi, dhe gjithe atyre qe frekuentojne keto vende.

    Ngrini zerin tuaj per padrejtesi te tilla shoqerore, pasi sot eshte nje vajze anonime nga Librazhdi, neser do te jete motra juaj qe poshterohet ne kete menyre! Ju i njihni njerezit qe i bejne keto akte cnjerezore, denoncojini ne polici e prokurori, denoncojini ne media e faqet e ketij forumi.

    Albo
    Mir prostitutat qe e ushtrojne ket zanat me vullnet te lire, po ka nga ato qe shiten ose rrembehen dhe futen me force ne kete biznes. Ne gjykimin tim ta perdoresh robin ne kete menyre esht me keq se ti marrish jeten. E jo vetem kaq po kta plehra na kan dale edhe jashte vendit e na jane shperndare neper Europe ku vazhdojne te merren me trafikime te tilla qe jan duke na nxjerr bojen keq. Shume keq qe politikanet shqiptare jan shume te zene duke u sha me njeri tjetrrin e duke vjedh sa munden per ta fut nji denim me vdekje ne sistem e ti japin fund krimit te organizuar.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    Mire qe e hapet, pavaresisht gjithckaje, shpreh falenderimin mqs jemi ne pjesen fetare per te gjithe ata klerike, murgesha qofshin ne Itali e Greqi qe kane ndihmuar dhe mbrojtur keto vajza per ti nxjerre nga kjo rruge. Raste te tilla tregon qe njerez te mire ka kudo dhe me se shumti gjenden tek besimtaret e thjeshte e te vertete. Ndersa ne rastin me fjale me vjen keq per autorietet shqiptare qe jane te paafta per t'u ardhur ne ndihme.

  6. #6

    Për: Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    Prostitucioni nuk duhet te jete ilegal. Nuk eshte as krim as gje e imoralshme te shesesh seksin. Me vjen keq per prostitutat qe abuzohen (pothuajse te tera). Dhe me vjhen keq kur jane te shfrytzuara. Njerzit qe abuzojne prostititat si kliente edhe pimp duhen denuar rende. Por nuk me duket gje e mire te ndalosh shitjen e seksit, nuk ka asgje te keqe kur behet me mirekuptim. Per kete arsye prostitutat duhen respektuar si te gjithe qytetaret e tjere. Te shashe prostitutat per profesionin eshte poshtersi imorale.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    Eshte zanat i vjeter nga i cili perfitojne profiteret e rinje...Sikur te mendonin qe ajo vajze qe e shesin per kenaqesi seksuale te ishte vajza e tyre, valle do te benin matrapazlleqe te tilla?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #8
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    ç`jane keta gazetare te shpifur sjellin hotelet, por harrojne te shenojne qysh ka emrin ulica, lagja dhe apartmani ç`numer ka ? ku i dihet kalon njeriu matane dhe ik te degjoje muzike live waka waka edhe fillon:
    if you get down get up, oooh oooh
    When you get down get up, eh eh
    Xamina mina xangaleva
    waka faka heeeeeeeej, heeeeeeej
    This time for pajdhaqe

    Eh, po ç`ju paska dhimbsur atij Korçarit, ajo nga Gramshi, ama pasi eshte ngopur se ngreni "zogun"
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    Per mua prostitucioni duhet te legalizohet. Shqiperia mbetet i vetmi shtet ne Evrope ku vajzat qe ushtrojne prostitucion ndiqen penalisht. Kjo eshte nje nga arsyet qe Shqiperia konsiderohet si shtet me eksport shum te madh prostitutash, sidomos ne Angli, Itali, Ollande, Gjermani Greqi por edhe ne vendet e tjera. Kjo ndoth sepse nqs nje vajze kallzon, ajo do arrestohet dhe nuk ka asnje ndihme per ate. Ate qe duhet te bej shteti shqiptar eshte te marre masa te medhaja per ti ndihmuar kto vajza qe ne shum raste abuzohen, dhe te kete ndeshkime ekstreme per pimpat dhe abuzuesit. Nuk e kuptoj pse shoqeria shqiptare heshten, kur kjo eshte nje nga problemet me te medhaja qe duhet te perballoje. Ne Evrope Shqiperia ka Shum Fame te keqe per sa I perket ksaj ceshtje por ne bejme sikur nuk e dime.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2015
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    3

    Për: Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

    U knaqun paramilitart e harkanit ne femra shqiptare,ncnncncnc krejt maqedonia tu i shfry ....... n'shqiptarka.........turp

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •