Berisha-mazhorancës: Vazhdoni e rrini në kohën time. Edhe Rama më thërret: Kryeministër

Emri:  edi-rama-sali-berisha.jpg

Shikime: 392

Madhësia:  31.6 KB

Debate të shumta në sallën e Kuvendit, gjatë seancës së sotme. Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me shumë prej deputetëve socialistë. Gjatë gjithë replikave dhe debateve në Kuvend, Berisha u ka kujtuar deputetëve të mazhorancës se po jetojnë në kohën e tij.

“Unë nuk jam kundër që çdokush të flasë dhe të replikojë me mua. Sepse edhe kryetari juaj më thotë Kryemistër. Pasi më thotë 3 herë kryeministër, më drejtohet si ish-kryeministër. Për mua është vlerësim kjo. Por po rrini në kohën time. Për mua… rrini sa të doni në kohën time”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend.

Syri