Ulet parashikimi, Sejko: Rishikohet rritja ekonomike nga 2.7% në 2.5%
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se pritshmëritë për nivelin e rritjes ekonomike për këtë vit ulen në 2.5% nga 2.7% që ishte rishikimi i fundit . Ky parashkim ul tonet optimiste te qeverise dhe insiticuineve nderkombetare se rritja deri ne fund te vitit do te ishte 2.7%, qe gjithesi ishte parashikur me ulje nga pritshmeria në fillim të vitit me 3%.
Sejko: Ajo që ne presim dhe parashikojmë është që ne në vitin 2015 do të kemi një rritje ekonomike në nivelin 2.5 pavarësisht se shifrat shpesh herë argument për interpetim ose manipulim, e rëndësishme është që kjo shifër është më e lartë se rritja 2% e vitit 2014.
Për të nxitur kredidhënien dhe si rrjedhim rritjen ekonomike Banka e Shqiperise uli serish me 0.25 % per qind normen baze të interesit për lekun, duke e çuar atë në minimumin e ri historik të 1.75%. Ky vendim synon të ulë koston e parasë dhe të nxisë investimet në ekonomi.
Ndërkohë në lidhje me mungesën e ish-guvernatorit Fullani në inagurimin e godinës së Bankës së Shqipërisë Sejko e shpjegoi me një gabim protokollar.
Sejko: Ky është një gabim i jonë protokollar. Guvernatori Fullani është në një proces që është i pambyllur. Donim të ftonim cdo person jo vetëm Fullanin, pasi procesi të ishte i mbyllur.
Banka e Shqiperise ul per te dymbedhjeten here normen baze te interest qe nga shtatori i 2011 kur nisi edhe politiken lehtesuese monetare. Uilja e kostos se lekut pritet te shoqerohet me nje reagim te bankave tregtare, te cilat duhet te ulin interesat e kredive dhe depozitave te reja ne lek. Por ajo qe ka ndodhur gjate viteve te fundit, eshte se bankat kane qene konservatiore dhe kane reaguar me menyre te njejanshme, duke ulur me shpejt interesat e depozitave dhe me ngadale ato te kredive.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt