Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Skandal,Ministria e Mbrojtjes: Njė kompani pastrimi fitoi tenderin e rikonstruksionit

    Kontrolli i Lartė i Shtetit ka kallėzuar penalisht 12 zyrtarė tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr abuzime me disa tendera. Vlera e abuzimit shkon nė 942 mijė lekė. Nga audit ii kryer mė 16 mars tė vitit 2015 rezulton se ka patur shkelje tė rėnda me shpenzimet buxhetore. Por skandal ėshtė fakti se sipas KLSH, tenderin pėr rikonstruksionin e Ministrisė sė Mbrojtjes e ka fituar njė firmė pastrimi, tė gjithė punonjėsit e tė cilės rezultojnė tė jenė “fshesarė”.

    “Nga auditimi i procedurave tė tenderit me objekt “Rikonstruksion i pjesshėm nė godinėn e Ministrisė sė Mbrojtjes”, me vlerė 50,172 mijė lekė, u konstatua se Njėsia e Prokurimit ka lejuar zhvillimin e procedurave tė tenderit, nė kushtet kur projekt preventivi i objektit nuk kishte kaluar pėr miratim nė organet pėrkatėse pėr t’u pajisur me leje zhvillimi/ndėrtimi dhe kishte vendosur kritere qė ndikuan mė pas nė zhvillimin e procedurės sė tenderit dhe kualifikimin e OE pjesėmarrės, veprime kėto nė kundėrshtim me nenin 15, 16 tė VKM nr. 502, datė 13.7.2009 i ndryshuar dhe nenin 33 tė Ligjit nr. 9643, datė 20.11.2006. Gjithashtu, nga auditimi rezultoi qė KVO dhe NJP kanė gabuar nė pėrzgjedhjen e OE qė janė ftuar pėr tė marrė pjesė nė tender, tė cilėt qysh nė momentin e pėrzgjedhjes sė tyre, nuk plotėsonin dukshėm kriteret, ēka rezultoi mė pas edhe nė shpalljen fitues tė njė OE i cili ishte shoqėri “pastrimi”, punonjėsit e tė cilit rezultuan tė ishin tė gjithė “Fshesarė”, thuhet nė raportin e KLSH.

    KLSH ka evidentuar shkelje edhe nė shpenzimet e Ministrisė sė Mbrojtjes. Nė raport thuhet:

    “Planifikimi i buxhetit tė mbrojtjes dhe zėrat e tij nuk reflektojnė kėrkesat e standardeve tė NATO-s lidhur me raportin pėr shpenzimet, i cili duhet tė jetė 35% pėr shpenzimet e personelit, 35% pėr operacionet dhe mirėmbajtjen dhe 30% pėr investimet, duke zėnė nė total 2% e Produktit tė Brendshėm Bruto”.

    Rezulton gjithashtu se nė procedurėn e tenderit me objekt “Blerje furnizim, instalim, vėnia nė punė e SIVHD” zhvilluar nė vitin 2014, me vlerė tė realizuar tė kontratės rreth 85 milion lekė, AK ka gabuar dhe nė pėrzgjedhjen e OE ekonomikė pjesėmarrės si dhe nuk e ka mbėshetur nė ndonjė dokument kasifikimin e kėtij tenderi nė nivelin e sigurisė “i kufizuar” apo si “tender i klasifikuar”.

    KLSH ka vėrejtur probleme edhe me inventarin e pronave tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

    “Nga auditimi mbi inventarizimin e pronės shtetėrore dhe regjistrimit nė Zyrat Vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme u konstatua se lista e inventarit tė pronave tė paluajtshme shtetėrore, nė pėrgjegjėsi administrimi tė Ministrisė sė Mbrojtjes nuk ėshtė pėrditėsuar me pronat, truallin dhe objektet, si dhe me tė dhėnat tekniko-ligjore tė tyre, megjithėse ato kanė ndryshuar pėrgjegjėsinė e administrimit, brenda dhe jashtė sistemit tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

    Ka prona tė papėrfshira nė inventarėt kontabėl tė njėsive; ka prona tė cilat nuk pasqyrohen me vlerė; disa prona, edhe pse janė tė regjistruara nė ZRPP dhe janė pėrfshirė nė evidencėn kontabile, nė kėtė tė fundit, nuk pasqyrohen me vlerėn reale sipas zonave kadastrale; konstatohet se ka mbivendosje tė pronave, por ka dhe prona qė janė nė inventarė tė dy njėsive (Forca Tokėsore dhe Forca Ajrore)”, thuhet nė raportin e auditit.

    Pjesė e dėmit ekonomik nė buxhetin e shtetit ėshtė edhe procedura e prokurimit.

    “Nga auditimi nė pėrgjithėsi i procedurave tė prokurimit tė zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes (28 tenderė me vlerė 277 milion lekė, ose rreth 93% e fondit limit tė prokuruar, me vlerė tė fituar 270 milion lekė dhe efekt tė garės (ulje tė shpenzimeve) 7 milion lekė ose mė pak se 3% e vlerės sė prokuruar), u konstatua qė:

    Pėrgjithėsisht pjesėmarrja e OE nė procedurat e tenderėve, ka qenė e ulėt.

    Nė 6 procedura tenderimi ka paraqitur ofertė vetėm njė OE. Fondi limit pėr kėto procedura ka qenė 103 milion lekė, ose sa 37 % e fondit limit tė tenderuar.

    Nė 10 procedura tenderimi, kanė paraqitur oferta 30 OE, ose mesatarisht 3 OE/tender, janė skualifikuar 13 OE. Fondi limit ka qenė 112 milion lekė, ose sa 40 % e fondit limit gjithsej tė tenderuar, efekti i garės ka qenė 3 milion lekė, ose mė pak se 3 %..

    Nė 4 procedura kanė paraqitur ofertė 11 OE, ose mesatarisht 3 OE/tender dhe janė skualifikuar dy OE. Fondi limit ka qenė 22 milion lekė, ose sa 8 % e fondit limit gjithsej tė tenderuar, efekti i garės ka qenė 2 milion lekė, ose rreth 13 %.

    Nga tenderėt e audituar kanė rezultuar me parregullsi 14 prej tyre me vlerė 129,815 lekė, qė pėrbėn rreth 44 % tė vlerės gjithsej tė tenderuar.

    Nė tėrėsi nga auditimi ka rezultuar njė performancė e ulėt dhe pėrdorim pa eficencė, efikasitet, dhe ekonomicitet i fondeve publike, shoqėruar me efekte financiare negative”.

    KLSH thotė se abuzime janė kryer edhe me kitet e helikopterėve dhe me blerjen e disa mjeteve tė blinduara. Nė raport bėhen sqarime tė detajuara.

    “Nga auditimi rezultoi se gjatė zbatimit tė kontratės sė tenderit me objekt “Furnizimi me 5 helikopterė tė mesėm shumėrolėsh” e ndryshuar, kompanisė fituese i janė likuiduar katėr kite me vlerė 3,458,142 euro, ndėrkohė qė vlera e katėr kiteve sipas dokumentacionit tė bėrė hyrje ėshtė nė 2,764,348 euro, ose 639,794 euro mė pak.

    Nga auditimi rezultoi qė, pėr periudhėn shtator 2013 deri mė 31.12.2014, janė marrė nė dorėzim tė gjithė Kitet, tė cilėt sipas kontratės kanė njė vlerė prej 3,458,142 Euro ndėrsa sipas fletė hyrjeve njė vlerė prej 2,764,348 Euro.

    Nė kontratė janė parashikuar tė furnizohen 5 Kite, me njė vlerė totale prej 6,446,800 Euro. Por, po tė zbresim nga kjo vlerėn e Kitit tė helikopterit VIP (i cili tashmė nuk do tė lėvrohet, pasi nga amendimi i kontratės, ky helikopter ėshtė zėvendėsuar mė 2 helikopterė EC 145, nė shumėn 2,988,658 Euro), vlera e 4 Kiteve rezulton tė mbetet nė shumėn 3,458,142 Euro (6,446,800 Euro–2,988,658 Euro).

    Si rrjedhojė, ndonėse vlera e kiteve tė marra nė dorėzim figuron tė jetė 2,764,348 Euro sipas fletė hyrjeve, realisht pagesa nė lidhje me kėto Kite ėshtė bėrė nė vlerėn 3,458,142 Euro sipas pėrcaktimeve kontraktore. Pra janė paguar 693,794 Euro mė tepėr (3,458,142 Euro - 2,764,348 Euro) pėr pajisje apo elementė tė Kiteve tė cilat nuk janė dorėzuar dhe nuk janė bėrė hyrje nė magazinė.

    Nga auditimi mbi zhvillimin e procedurės ushtarake me “Procedurė me negocim tė drejtpėrdrejtė” me objekt: “Blerje mjete tė blinduara pėr policinė ushtarake me kompaninė Iveco s.p.a”, me vlerė prej 1,420,000 Euro, pėr vitin 2014, nė Ministrinė e Mbrojtjes”, rezulton se nga ana e grupit tė punės janė bėrė ndryshime tė specifikimeve teknike, tė ndryshme nga kėrkesa e njėsisė ushtarake, si pasojė e tė cilave ka njė rritje tė pajustifikuar prej 220,000 Euro nga projekt ideja fillestare e propozuar nga Komanda e Policisė Ushtarake. Mė konkretisht nga auditimi i kėsaj procedure prokurimi rezultoi qė:

    Brenda 1 (njė) dite pėrgatitjen e Projekt-Propozimit teknik nga grupi i punės dhe nga ana e BM brenda 1(njė) dite shqyrtimi dhe miratimi tė kėtij Projekt-propozimi, ndonėse baza ligjore mbi tė cilat zhvillohet procedura ushtarake, nuk ka afate tė pėrcaktuara, duke dhėnė pėrshtypjen e “nxitimi tė pajustifikuar” pėr blerjen e blindave ushtarake. Gjithashtu, nga BM kemi dy vendime brenda njė jave, ku vendimi i parė miraton nė tėrėsi kėrkesėn operacionale me specifikime teknike, si edhe po vendimi i dytė ka miratuar ndryshimet me specifikime teknike. Pra kėto dy vendime, nė pamje tė parė nuk kanė tė bėjnė me vlera financiare, por ēdo lėvizje apo ndryshim i kėrkesave specifike pėrkthehet nė kosto, e cila lėviz nga 1.200.000 Euro nė 1.420.000 Euro, duke prezantuar tablo qė strukturat operacionale ushtarake nuk janė serioze nė prezantimin e kėrkesės, pasi e njėjta kėrkesė ėshtė riparaqitur nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Drejtorinė Juridike mė datė 03.11.2014 pa asnjė ndryshim, ndonėse grupi i punės kishte bėrė ndryshime nė specifikime teknike.

    Meqenėse kėto makina tė blinduara (tė cilat sipas kontratės do tė silleshin nė muajin shtator 2015) ende nuk ishin prodhuar, autoriteti kontraktor nuk justifikohet nė pėrzgjedhjen e procedurave tė emenrgjencės. Nė kėtė rast autoriteti kontraktor duhet tė kishte pėrzgjedhur procedurėn e kufizuar, e cila do ti kishte dhėnė mundėsinė e marrjes sė ofertave edhe nga operatorė tė tjerė prodhues, sigurisht partnerė brenda aleancės.

    Nga auditimi, rezulton se grupi i punės ka hartuar projektin teknik me vlerė 1,420,000 Euro, me rritje prej 220.000 Euro, nga projekti ide fillestar i propozuar nga Komanda e Policisė Ushtarake, diferencė e cila justifikohet nga grupi i punės me shtesė tė disa elementeve, duke mos dhėnė preventive tė detajuar mbi ēmimet e kėtyre elementėve, por duke dalė vetėm me njė paketė pėrfundimtare, si pasojė e dėrgimit tė dhėnat dhe specifikimet teknike kompanisė IVECO Defence Vehicle, bazuar nė kėrkesėn pėr ēmim dhe disponueshmėri.

    Gjithashtu, nga auditimi rezulton se tre pėrfaqėsues tė njėsisė ushtarake operacionale janė pėrfshirė nga AK edhe nė grupin e punės, duke vepruar kėshtu nė kundėrshtim me pėrcaktimet e bėra nė VKM nr. 1403 datė 27.10.2008 “Pėr disa ndryshime nė Vendimin nr. 521 datė 08.08.2007, tė Kėshillit tė Ministrave “Pėr procedurat e blerjes nga Ministria e Mbrojtjes tė disa mallrave tė pėrjashtuar nga rregullat e pėrgjithshme tė prokurimit publik” dhe Rregulloren “Pėr procedurat qė pėrdoren nga MM pėr prokurim e disa mallrave dhe shėrbimeve tė pėrjashtuara nga rregullat e pėrgjithshme tė prokurimit publik” Kreu V, pika 1, b ku pėrcaktohet se “Nė rastin kur hapa tė ndryshme tė kėtij procesi bėhen nga tė njėjtėt element strukture, personat qė marrin pjesė nė njė hap tė procesit nuk duhet tė pėrfshihen nė hapin tjetėr”.

    Grupi i vlerėsimit tė ofertės ka ndryshuar specifikimet teknike nė varėsi tė ndryshimeve tė ardhura nga kompania prodhuese e blindave (nė rastin konkret nga IVECO Defence Vehicle), duke ulur dhe forcėn motorike tė motorit, etj. Gjithashtu nga grupi i vlerėsimit tė ofertės, ėshtė propozuar dhe lloji i procedurės sė prokurimit ushtarak. Si pasojė e kėsaj shkelje, ėshtė rritur nė mėnyrė tė pajustifikuar vlera e automjeteve prej 220,000 Euro.

    Pėr tė gjitha shkeljet e mėsipėrme, KLSH ka dėrguar nė Prokurori 12 kallėzime penale pėr zyrtarė tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

    Tė kallėzuarit janė:

    Ė.Ē. me detyrė Drejtor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme sė Standarteve tė NATO-s dhe Modernizimit,

    A.Sh. me detyrė Shef i Sektorit tė Hartimit tė Projekteve,

    M.K. me detyrė Shef Shtabi nė Policinė

    B.D. me detyrė shef logjistike nė Policinė Ushtarake

    B.B. me detyrė Komandat i Kompanisė operacionale nė Policinė Ushtarake

    N.G. me detyrė specialist nė sektorin e hartimit tė projekteve,

    E.D. me detyrė specialist nė sektorin e hartimit tė projekteve, nė lidhje me shkeljet e konstatuara nė tenderin me objekt “Blerje mjete tė blinduara pėr policinė ushtarake me kompaninė Iveco s.p.a,”, duke rritur nė mėnyrė tė pajustifikuar, fondin limit nga 1,200,000 Euro tė parashikuar nė projektin fillestar tė propozuar nga Komanda e Policisė Ushtarake, nė 1,420,000 Euro, ose 220,000 euro mė shumė; si dhe M.M. me detyrė Z/V Komandant i KFA,

    O.N. me detyrė Pėrgjegjėse e Sektorit tė Financės sė KFA,

    S.Ē. me detyrė ish Komandant i Repartit Ushtarak nr. 3006,

    A.L. me detyrė ish Komandant i Repartit Ushtarak nr. 3006, dhe

    L.A. me detyrė ish Shefe e Financės e Repartit 3006, nė lidhje me shkeljet e konstatuara nė zbatimin e kontratės sė tenderit me objekt “Furnizimi me 5 helikopterė tė mesėm shumėrolėsh”, tė cilėt nėpėrmjet veprimeve tė kryera prej tyre, i kanė likujduar kompanisė private katėr kite me vlerė 3,458,142 euro, ose 639,794 euro mė shumė, ndėrkohė qė vlera e katėr kiteve sipas dokumentacionit tė bėrė hyrje ėshtė 2,764,348 euro. / Lapsi.al
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Skandal,Ministria e Mbrojtjes: Njė kompani pastrimi fitoi tenderin e rikonstruks

    I sugjeroj albos te hapi nje rubrike te re temash ne forum dedikuar skandalave te perditshme te rilindaxhinjve.

    I sugjeroj gjithashtu rilindaxhinjve te ndalojne nje dite me gjithe keto skandale se u bene bajat. Jepini nje dite pushim ne jave skandaleve, se ia u morret frymen : D
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •