Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Opozita: Drejtorët e policisë në Korçë dhe Gjirokastër të përfshirë në trafik droge



    ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, forcoi sot akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të policisë për përfshirje në trafikun e drogës duke veçuar dy prej tyre, Drejtorin e Policisë së Gjirokastrës dhe atë të Korçës. Këto akuza shefi i selisë blu i mbështeti në dokumentat e partnerëve ndërkombëtarë dhe shtoi se dy Drejtorët punojnë për llogari të Minsitrit Brendshëm, Sajmir Tahiri.
    Prej muajsh opozita ka denoncuar Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, të lidhur me banda kriminale, kryesisht me trafikantë të lëndëve narkotike.
    Por kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, e ka rritur dozën e akuzave kur tha se Drejtori i policisë së Korçës dhe ai i Gjirokastrës, janë të implikuar në trafikun e drogës dhe se punojnë për llogari të shefit të tyre në qeveri.
    Basha: “Publikojmë sot fakte të dokumentuara po kështu nga partnerët, për faktin se dy Drejtorë të tij të policisë në Korçë dhe Gjirokastër janë të implikuar drejtëpërdrejt në trafikun e drogës, Ajet Zyberi dhe Arianit Arapi janë dokumentuar përsëri nga partnerët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit,miq për kokë të Edi Ramës”.
    Kryetari i opozitës Lulzim Basha, akuzat i bazon në dokumenta të partnerëve ndërkombëtarë.
    Sipas tij po në ato dokumenata gjendet dhe biseda e Ministrit Sajmir Tahiri, që shfajësohet para trafikantëve që u arrestuan.
    Basha: “Pas arrestimit të bandës në Durrës Ministri i tij është dokumentar duke u justifikuar, duke dhënë llogari para banditëve duke u justifikuar para kapjes së hambarit të drogës, duke u thënë se nuk e keni prej meje.Por Edi Rama është krenar të thotë se kjo është era shtet, a do jetë krenar Edi Rama për Ministrin e pas fakteve të sotme?”
    Në këto rrethana kryetari i PD e shpall shtetin shqiptar të kalbur dhe në duar të mafias.
    Basha: “Era shtet është kjo?Kjo është era e kalbëzimit të shtetit, era e rënies së shtetit në duart e mafias, era e përzierjes së Kryeministrit dhe qeverisë së tij me krimin”.
    Deklarata e plotë e Bashës:Vendi qelbet nga përfshirja e shtetit të Ramës në trafiqe
    Ka filluar të vijë era shtet, thotë Edi Rama. Në fakt vendi kutërbon dhe qelbet nga era e drogës, e krimit, e trafiqeve, e përfshirjes të palo shtetit të Edi Ramës në trafiqe.
    Pas arrestimit të bandës në Durrës, ministri i tij është dokumentuar duke justifikuar, duke dhënë llogari para banditëve, krerëve të bandës dhe personave të lidhur me ta, duke ju thënë “nuk e keni prej meje, nuk isha unë ”. Kjo wshtw e dokumentuar.
    Është pikërisht dokumentimi i kësaj që tregon se sa qelbet shteti i Edi Ramës.
    Por Edi Rama është krenar dhe thotë se kjo është era shtet.
    A do jetë krenar Edi Rama sot për ministrin e tij, pas fakteve të reja që publikojmë, të dokumentuara po kështu nga parnerët se dy drejtorët e tij të Policisë në Korçë dhe në Gjirokastër, janë të implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës.
    Arianit Arapi dhe Ajet Zyberi janë dokumentuar përsëri nga parnerët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit, miq për kokë të Edi Ramës. Era shtet është kjo?!
    Kjo është era e kalbëzimit të shtetit. Kjo është era e rënies së shtetit në duart e mafies. Kjo është era e përzjerjes së kryeministrit dhe qeverisë së tij me krimin. Cili është treguesi, matësi kryesor i shtetit?! Është forca, dhuna ndaj të pamundurve?! A është vallë shtet të mbushësh qelitë me të varfër, me të pamundur që nuk kanë 10 mijë lekë të vjetra të paguajnë energjinë se nuk kanë se me çfarë, se nuk kanë ku ti marrin?!
    Apo të mbushësh burgjet me berberë e ambulantë që nuk kanë kupon.Por nga ana tjetër, të kesh narkoministrin e dy drejtorët e Policisë në shërbim të bandave të drogës.Era shtet është të kesh hektarë të mbjellë me drogë në gjithë vendin që ruhen me njerëz të armatosur, që kanë imunitet nga banditët e veshur me uniformë që ruhen nga ministri i Brendshëm që justifikohet se nuk e kanë prej atij kur e kapin shërbimet partnere?!
    Në fund, jo vetëm era shtet që nuk është por është era krim.Çdo qytetar e sheh vetë dhe e di se kjo është forma, përmbajtja, përmasa e një regjimi kriminal, e një miksimi qeveri-krim, që i ka zënë frymën vendit.Nuk është era shtet të vendosësh drejtorin e kufirit të Dhërmiut në prehrin e kushërinjve habilaj, zonë ku magazinohet e bëhet gati për të kaluar në Itali hashashi i vendit?
    Nuk është era shtet të dalësh e të thuash që refuzon të zbatosh një vendim gjykate si ministër i Brendshëm, e më pas po ky birbo të dalë e të arrestojë përmbaruesin që u ngarkua me zbatimin e këtij vendimi gjykate, një arrestim që prokuroria e shpalli të paligjshëm.
    Ky nuk është shtet. Është një regjim kriminal oligarkik. Eshtë kutërbimi i ndotjes që ka shkaktuar shkrirja e qeverisë së Edi Ramës me bandat, ndotja e një oligarkie të përlyer me krim.Ky regjim me këto përmësa ka qelbur Shqipërinë, bashkë me qytetarët kemi detyrën dhe të drejtën ta largojmë një orë e më parë.

    Emri:  Ajet-Zyberi.jpg

Shikime: 1021

Madhësia:  16.8 KB
    Ajet Zyberi, Drejtor i policisë së Korçës

    Emri:  Arjanit_Arapi.jpg

Shikime: 935

Madhësia:  122.0 KB
    Arianit Arapi, Drejtor i policisë Gjirokastër

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Opozita: Drejtorët e policisë në Korçë dhe Gjirokastër të përfshirë në trafik dr

    kryehajduti Basha, te dali e te mbaje prgjegjesi per vjedhje e vrasje e paftesi e çdo mashtrim qe leshon s'ka goje ai viktime te akuzoje askend

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Opozita: Drejtorët e policisë në Korçë dhe Gjirokastër të përfshirë në trafik dr

    Citim Postuar më parë nga Lul Zagari Lexo Postimin
    kryehajduti Basha, te dali e te mbaje prgjegjesi per vjedhje e vrasje e paftesi e çdo mashtrim qe leshon s'ka goje ai viktime te akuzoje askend

    Nuk eshte ashtu. Pergjegjesi per Bashen mbajne socialistet mban qeveria,eshte qeveria qe duhet ta akuzoje perpara drejtesis. Apo pretendon te dorezohet vete,po u dorezua vete nuk duhet as qeveria.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Opozita: Drejtorët e policisë në Korçë dhe Gjirokastër të përfshirë në trafik dr

    Si ka mundesi qe nuk degjojme asnje kritike per kete opozite qe s'ka mbajtur asnjehere pergjegjesi, as per rrenimin e vendit as per humbje zgjedhjesh njera pas tjetres as per faktin qe drejtohet nga nje dordolec pa pike dinjiteti

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk eshte ashtu. Pergjegjesi per Bashen mbajne socialistet mban qeveria,eshte qeveria qe duhet ta akuzoje perpara drejtesis. Apo pretendon te dorezohet vete,po u dorezua vete nuk duhet as qeveria.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Opozita: Drejtorët e policisë në Korçë dhe Gjirokastër të përfshirë në trafik dr

    Ku ka besueshmeri Basha! ne çdo gje qe thote e ka genjeshter I hoqi dhe nje nga lulishtet e pakta Tiranes per nje kuçeder betoni te ish PD-ja

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Opozita: Drejtorët e policisë në Korçë dhe Gjirokastër të përfshirë në trafik dr

    Çohet Basha e thote se kta te PS-se kane vjedhe 500 milion EURO.
    Poplli trim/****/heroik ben YYYYYYY!!!!

    Çohet Rama e thote se PD-ja ka vjedhe 600 milion EURO.
    Prap poplli trim/****/heroik ben YYYYYY!!!!

    N'vend qe ti marre zvarre qe te dy ben YYYY....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •