Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Bushat-diplomacia: "Ne pranojmë gjithë refugjatët sirianë, BE të na japë integrimin"

    Bushati kushte BE-së: Pranojmë azilantë, na jepni integrimin

    Në një kohë që numri zyrtar i shqiptarëve që kanë shkuar në Gjermani për azil ka arritur afro 45 mijë persona, qeveria shqiptare është vetofruar për të strehuar refugjatët e zonave të luftës, si Siria, Afrika dhe Afganistani.

    Në një raport të Ministrisë së Jashtme drejtuar Kuvendit, thuhet se Shqipëria mund të presë azilantët e zonave në konfliktit dhe menaxhimi i kësaj situate do të ndihmojë në procesin e anëtarësimit në BE.

    Emri:  ditmir_bushati_afp_main.jpg

Shikime: 403

Madhësia:  24.4 KB

    “Afrimi i dimrit mund të bëjë që Shqipëria të përdoret si një vend tranziti për refugjatët për në vendet “Shengen”. Kriza me të cilën po përballet Europa përfshin dy aktorë: Bashkimin Europian, vendet anëtare dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto të fundit janë të përfshira në këtë krizë, jo vetëm si vende tranziti të emigrantëve, por edhe si vend burimi i azilkërkuesve. Menaxhimi me sukses i krizës nga vendet e rajonit, duke bashkëpunuar mes tyre, mund të jetë një sprovë për to për proceset e tyre drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në raportin e MPJ-së.

    OFERTA

    Në takimin e zhvilluar në Luksemburg për trajtimin e problemit të refugjatëve, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ofruar ndihmën e Shqipërisë për të mirëpritur refugjatët, ata sirianë, afganë dhe afrikanë.

    Në raportin e MPJ-së thuhet se Bushati ka theksuar se Shqipëria e njeh mirë fenomenin e refugjatëve dhe për këtë arsye ka prezantuar një plan masash për trajtimin e tyre, qoftë si tranzitë, ose si azilkërkues.

    “Ministri i Jashtëm shqiptar vlerësoi se kriza aktuale e refugjateve është një ndërthurje e elementëve të sigurisë, humanizmit dhe atyre financiare. Ai solli në vëmendjen e të pranishmeve se shqiptarët e njohin shumë mirë fenomenin e refugjatëve. Për ketë arsye ai ofroi kontributin e vendit tonë për të përballuar, të gjithë së bashku këtë fenomen me përmasa kaq të mëdha.

    Emri:  faksimile-bushati.jpg

Shikime: 388

Madhësia:  130.9 KB

    Ministri shqiptar informoi për masat përgatitore dhe aktualizimin e planeve të kontingjencës për emigrantët të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

    Ministri përmendi nevojën për parashikueshmërinë e fondeve dhe të mbështetjes, si dhe rëndësinë e ndarjes së informacionit dhe menaxhimit të tij në një sistem të integruar rajonal”, thekson raporti i MPJ-së.

    NGA FATION BINJAKU

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-11-2015 më 14:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •