Një tjetër renditje negative për Shqipërinë pak ditë pasi raporti “Doing Business” i bankës Botërore e listoi vendin tonë të fundit në rajon përsa u përket lehtësive për të bërë biznes. Edhe në Raportin e përvitshëm për Prosperitetin, që kryhet nga shoqata britanike “Legatum Institute”, vendi ynë renditet në fundin e listës për rajon, duke lënë pas vetëm Bosnje – Hercegovinën. Raporti i vitit 2015 e pozicionon në vendin e 83 nga 142 shtete në botë. Indeksi e tregon në zonën portokalli, shumë pranë të kuqes, që është edhe zona e alarmit. Përsa i përket enonomisë Shqipëria renditet në vendin e 109 dhe për qeverisjen në vendin e 91 –të. Për mundësitë e të bërit biznes renditet e 73 -ta në botë (sërish më ulët se sa rajoni, Mali i Zi e 62-ta; Maqedonia e 65-sa); për edukimin në vendin e 71; shëndetin në 65 dhe për sigurinë në vendin e 4 -t në botë. Përsa i përket rajonit, Mali i Zi rezulton me performancën me të mire dhe mban vendin e 60-ta në botë; Maqedonia në vendin e 65 dhe Serbia në vendin e 73. / Lapsi.al
Krijoni Kontakt