e kur te pshurre si i thone?
e kur te pshurre si i thone?
Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.
Reforma e Arsimit, Rama: Studentët do ia shohin hajrin
Reforma në arsimin e lartë është një reform europianizuese, të cilës do ia shohin hajrin të gjithë ata që sot nuk janë të bindur. Kështu ka deklaruar nga Durrësi, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.
Kështu Rama iu është përgjigjur në mënyrë indirekte studentëve të cilët protestuan këtë të mërkurë përpara kryeministrisë kundër Reformës së Arsimit të Lartë.
“Sigurisht që sot nuk jemi në kushtet kur mund të themi shikoni se cfarë transformimi çudibërës bëmë në arsim. Por jemi në kushtet ku mund të themi shikoni si ka filluar të marrë frymë ky organ i shoqërisë, e ekonomisë së vendit që ishte mbuluar nga metastazat e korrupsionit dhe e braktisjes së plotë nga ana e qeverisë së mëparshme. Kemi arritur që të pastrojmë një turmor të madh, tumorin e universiteteve private që ishin fabrika diplomash. Kemi arritur të pastrojmë edhe një sistem përmes një reforme, edhe ata që sot s’janë të bindur shumë shpejt do ia shohin hajrin. Është reforme europianizuese që i jep mundësi unviersitetit të kalojë në një shkallë të re,” tha Rama.
Sipas Ramës sot në shkolla është futur një sistem i ri sa i përket garantimit teksteve shkollore. “Janë mbi 8 mijë tekste që janë hequr, që i prodhonte injoranca, batërdia, pa ambicien më të vogël. Kemi futur në Shqipëri tre shtëpi botuese nga më të mirat në botë. Kemi arritur që të pastrojmë tumor të madh, atë të universiteteve private, që ishin vetëm fabrika diplomash,” tha Rama.
Po ashtu kryeministri u shpreh se tashmë është kaluar në një fazë të re edhe sa i përket garantimit të shërbimit të mësuesëve. “Mjafton t’ju kujtoj që kemi kaluar në një fazë të re për garantimin e shërbimit të ri për mësuesit. Do kalojmë vit pas vitit drejt një shkolle ku mësuesi rifiton autoritetin e vetë si një figurë kyçe. Nuk është më mish për tokë që merrje e hiqej, ngrihej e dërrmohej sipas nevojave të ditës, qofshin politike, qofshin të korrupsionit apo injorancës,” u shpreh kreu i qeverisë.
Paraditen e kësaj të mërkure studentët protestuan për të disatën herë kundër reformës dhe ligjit për arsimin e lartë. Një protestë e cila erdhi pak ditë pasi incidentit me vezë ndaj Ramës në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Rama: Pastrimi do të vazhdojë, s'ka rrugë tjetër
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “ Të pastrojmë më tej Shqipërinë” Rama u ndal gjerësisht në reformat dhe arritjet e qeverisë e cila është në mes të mandatit të saj, duke pranuar se ajo çka është bërë nuk është e mjaftueshme, por që ka dhënë rezultate të cilat duan vendosmëri për t’u çuar deri në fund.
“Ky nuk është bilanc as komunikim për të treguar sukseset, por një përpjekje për të ndarë me ju dhe me publikun, qoftë disa arritje qoftë disa sfida në një moment kyç si ky që jemi sot. Pse është moment kyç? Sepse jemi në mes të mandatit dhe jemi në një moment kur gjithë operacioni në front të gjerë për të reformuar rrënjësisht strukturën dhe funksionimin e sektorëve të jetës apo e thënë më shkoqur operacioni për të pastruar sektorët që janë sot si organet në trupin e njeriut, për trupin e ekonomisë nga metastazat e një kanceri që po i shpërbënte, është sot në momentin kur ka filluar të japë disa rezultate por kur kërkon edhe më shumë kurajo, edhe më shumë vendosmëri për ta çuar deri në fund,” tha Rama teksa ceku sektorët kryesorë, si shëndetësinë, ekonominë, arsimin.
Lideri i maxhorancës shtoi më tej se rruga e nisur është e drejtë dhe se pastrimi do të vazhdojë në çdo sektorë të zhvillimit të vendit.
“Duhet të vazhojmë të pastrojmë dhe për më tej e kemi të domosdoshme të jemi sot më shumë se dje, të vendosur për ta çuar deri në fund këtë punë. Që nuk është një punë që e kemi zgjedhur, që na jep kënaqësi të madhe, duke parë se sa shumë plagë duhen pastruar dhe duke llogaritur dhe dhimbjet. Ama nga ana tjetër kjo është e vetmja punë që mund të bëjmë në Shqipëri, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Rruga tjetër është t’i rihapim rrugët krimit, paligjshmërisë, mundësive për marrëdhënie të deformuar dhe të lejojë ripërhapjen e metastazave të një kanceri që praktikisht kishte marrë në zotërim të gjithë sektorët,” u shpreh Rama.
Pavarësisht arritjeve të deritanishme, sipas kryeministrit ende nuk është koha “për t’ia marrë valles” pasi ka ende shumë punë përpara.
Shqiptarja
Studentët: Të bashkohemi për të rrëzuar reformën e re
Aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin”, marshim nga korpusi drejt Kryeministrisë
studentet ne protesteStudentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës, njëherësh aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin protestuan sërish dje kundër ligjit të ri të arsimit të lartë. Në një protestë që nisi nga Universiteti Politeknik, përgjatë bulevardit “Nënë Tereza”, për të përfunduar përpara Kryeministrisë, studentë e pedagogë nuk protestuan vetëm kundër qeverisë aktuale, por kundër reformës së re të arsimit të lartë, kauzë të cilën janë betuar ta mbrojnë deri në fund “me hir a me pahir” derisa të pranohet kërkesa e tyre për anulimin e saj. “Për dy vjet rresht kemi provuar t’i ushtrojmë të drejtat demokratike duke kërkuar të shpëtojmë ato pak liri dhe të drejta që ekzistojnë sot në universitetet publike, të cilat rrezikohen të zhduken nga ligji klientelist qeveritar për arsimin e lartë. Po ashtu nuk është hera e parë që si universitarë dhunohemi nga politikat qeveritare, të cilat vit pas viti i bëjnë studimet universitare më të papërballueshme ekonomikisht, e zvetënojnë demokratikisht universitetin duke u mbështetur te bajraktarët në krye të tyre dhe e komercializojnë atë”, sqarojnë aktivistët e lëvizjes “Për universitetin”. Mirëpo të hënën e 2 nëntorit të rinjtë theksojnë se pësuan dhunën e drejtpërdrejtë të badigardëve dhe policëve që, sipas tyre, mbrojtën nderin e Kryeministrit duke i dhunuar studentët brenda shtëpisë së tyre, mjediseve universitare, ndonëse nga ana e saj, Policia e Shtetit mohoi që kjo të jetë e vërtetë duke akuzuar studentët si gënjeshtarë. Por, në këtë përballje, ku nuk ka akoma të “fituar”, studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës nuk ndalen. Në emër të lëvizjes “Për universitetin” aktivistët thonë për gazetën “Shqip” se për të denoncuar dhunën e shumëfishtë qeveritare, dolën dje më të shumtë se kurrë në marshimin nga Korpusi drejt Kryeministrisë, pas mureve të të cilit, sipas tyre, ndodhet pushteti okult dhe arrogant i një qeverie dhe Kryeministri që vetëm me të mirën publike nuk kanë të bëjnë. “Ne nuk u kërkojmë gjë qeveritarëve. Interesat negociohen, jo të drejtat. Të vetmëve që u kërkojmë diçka janë masa e madhe e universitarëve dhe qytetarëve. U kërkojmë të na bashkohen edhe më shumë, të ndajnë me ne shqetësimet, përkushtimin dhe ëndrrat për një universitet dhe shoqëri më të mirë. Dhe kështu, të bashkuar, do t’ia dalim t’ia imponojmë, pa negociuar me qeverinë për qëllimet tona të drejta. Ne luftojmë për një universitet publik demokratik, llogaridhënës ndaj shoqërisë dhe kontribuues në zhvillimin dhe emancipimin shoqëror. Ne luftojmë për një universitet ku studentët vlerësohen vetëm nga aftësitë dhe rezultatet e tyre studimore, pa u diskriminuar në asnjë aspekt. Prandaj duam që universiteti të jetë falas. Dashakëqijtë na i transformojnë fjalët duke kujtuar se po kërkojmë nota falas. Ne luftojmë për një universitet të mbështetur te liria e thellë akademike dhe vetëqeverisja e studentëve dhe pedagogëve. Ne luftojmë për një universitet që nxit mendimin kritik dhe i largohet komercializimit ordiner”, shprehen aktivistët e lëvizjes studentore. Ata theksojnë se rruga për t’i arritur këto qëllime është e gjatë dhe e vështirë, por bëjnë thirrje se sa më të shumtë e të vendosur të bëhen, aq më e afërt do të jetë dita kur këto nuk do jenë më qëllime, por arritje mbi të cilat do të ndërtojnë një universitet dhe shoqëri të re: të lirë e të emancipuar.
Shqip
Krijoni Kontakt