he mo albo tu ngrof bolja se u qellua krieminstri kishit marre dhe perforcime nga kosova
a te ishte shoku sali do ju tregonte vendin palacove studenta po edvin mavria thuaj sdi as te mbroj veten
he mo albo tu ngrof bolja se u qellua krieminstri kishit marre dhe perforcime nga kosova
a te ishte shoku sali do ju tregonte vendin palacove studenta po edvin mavria thuaj sdi as te mbroj veten
JO SEKS PARA MARTESE
Kafsheri dhe barbarizem!
Ku eshte Opozita qe ben gam gam nga mengjesi ne mbremje???
Do te doja te shihja perkrahjen e qytetarise tiranse ketyre studenteve.
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Po ta marresh me sportivitet asgje e keqe nuk i ka ndodhur kryeministrit.
E bardha e vezes i ben mire per stomakun!
E kuqja i ben mire per floket, pavaresisht se ky i joni eshte gjysem qose!
Kurse levozhgen le ta mbaj si dhurate, me nje kusht ama: mos ta ngaterroj me penelin dhe na i ulet siper![]()
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
S'keni faj keni gjetur Kryeminister qe ju liron mbasi e godisni, me Saliun do kishit perfunduar ne ndonje grope me dhe si deshmitaret e gerecit
Zagar stani, çfare duhet te bente policia, t'i digjte perse gjalli ato vajzat e reja per nje veze?!
Mbasi e peshtyne ne surrat, mbasi hengren shkelma e grushta, mbasi u kapen per flokesh duke i arrestuar pa asnje shkak, mbasi i hapen nje çeshtje penale (pra nuk i kane mbyllur punet me drejtesine ata 20 vjeçaret), t'i thua ti kishte fut Rama plumbin?
Perse e qelluan me veze Ramen ata studente, me kete duhet te merresh ti shoku zagar...
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Rama flet për sulmin me vezë: S’mund të jenë studentë, më fyen
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për incidentin me studentët dy ditë më parë, kur ai u qëllua me vezë teksa merrte pjesë në një event në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Duke folur në “Top Story” për Sokol Ballën, Rama tha se nuk pati dhunë ndaj studentëve dhe se pretendimet e tij janë të kota.
Ai gjithashtu shtoi se studentët e kishin fyer me fjalë vulgare dhe se ai nuk mund t’i konsideronte studentë të mirë. Kryeministri mbrojti fort Reformën në Arsim.
“Besoj që është një kakarisje normale për një vend të lirë dhe nuk ka asnjë problem. Sigurisht që nëse do të më duhet të bëjë një interpretim, do bëjë interpretimin që deri dje për shkak të një kufizimi të madh, as e imagjinonte njeri që mund të bënte një akt të tillë; sot mund ta bëjë. Është një hap i madh përpara”, tha Rama.
“Nga deklarata pashë që sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, por u ushtrua jashtë. Nuk ndodh asgjëkundi që njerëzit e sigurisë të mos bëjnë detyrën, është bërë një verifikim normal dhe rezistenca dhe për më tepër pastaj unë ka m dëgjuar aty fjalët më vulgare.
Edhe në video njerëzit dëgjuan fjalë vulgare. Nuk imagjinoj dot që të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorin fjalët më vulgare ndaj kujtdo qoftë. Por ama dhunë nuk ka patur”, vijoi ai më tej.
Kjo nuk është hera e parë që Rama përplaset me studentët e “Levizjes për Universitetin”.
Kujtojmë se kur u miratua Ligji për Arsimin e Lartë në Parlament, Rama mbajti një fjalë të gjatë kundër studentëve që protestuan, duke i ironizuar si pjesëtarë të “Organizatës Politike të ’89-ës”.
Panorama
Studentët që qëlluan me vezë: Rama na tha batuta fyese, PD-në e larguam
Një ditë pas incidentit të ndodhur pranë ambienteve të Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku disa studentë qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama, kanë reaguar edhe organizatorët e kësaj ngjarjeje, pjesë e ‘Lëvizjes për Universitetin’, duke thënë se e konsiderojnë Partinë Demokratike si pjesë të atij sistemi që ka rritur klientelizmin në sistemin universitar.
Foto ilustruese, studentet gjate protestes kunder ligjit te arsimit te larte
Në një deklaratë për mediat të publikuar në rrjetin social ‘Facabook’ – në profilin ‘Lëvizja për Universitetin’, studentët thonë se pas incidentit u kontaktuan nga PD-ja, por nuk pranuan për faktin se edhe këtë forcë politike e konsiderojnë gjithashtu përgjegjëse për cilësinë e arsimit në Shqipëri.
“Kur na kanë kontaktuar u jemi përgjigjur se nuk duhet të na afrohen pasi protesta jonë nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, e cila si pushtetmbajtëse aktuale ka përgjegjësinë kryesore në mjerimin ku po zhytet edhe më arsimi i lartë në Shqipëri, por kundër një sistemi të tërë politik të kalbëzuar nga korrupsioni, klientelizmi, privatizimi dhe përvetësimi i publikes, pjesë themelore e të cilit është edhe Partia Demokratike”,-thuhet në komunikatën e LU-së.
Tetë studentët që u ndaluan nga policia një ditë më parë, Klodi Hoxha, Anita Lushi, Bora Mema, Liri Kuçi, Vitori Çipi (nga Lëvizja Për Universitetin), Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj (nga Klubi Politik i Studentëve në Kosovë) deklarojnë se janë futur me dhunë në makinat policore dhe ndaj tyrë është ushtruar dhunë.
Ata thonë se protesta e tyre do të vazhdojë dhe se nuk pranojnë reformën e qeverisë në arsimin e lartë.
KOMUNIKATA E PLOTE E ‘LËVIZJES PËR UNIVERSITETIN’:
Vëmendja e jashtëzakonshme publike dhe solidariteti e entuziazmi i madh shoqëror që shkaktoi aksioni ynë i djeshëm na shtyn të japim publikisht dëshminë tonë për ngjarjen dhe të sqarojmë përmbledhtas qëndrimet tona.
Dinamika e ngjarjes
Dje, më 2 nëntor 2015, në orët e paradites kemi mësuar se kryeministri Rama do të vinte në Fakultetin e Shkencave Sociale për të marrë pjesë në një takim të huaj për mjediset universitare dhe në të cilin, për më tepër, nuk ishin të ftuar studentë dhe pedagogë.
Të indinjuar nga shpërfillja kryeministrore që i trajton mjediset universitare si zyra partie për propagandë dhe të fyer nga prania e tij në vendin e krimit qeveritar, vatrën e rezistencës universitare ndaj ligjit të arsimit të lartë, aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin janë organizuar aty për aty për t’i shprehur kryeministrit publikisht indinjatën dhe mllefin e tyre ndaj padrejtësive që po i bën qeveria jetës universitare publike.
Me të dalë prej takimit, studentët i janë drejtuar me akuza dhe kritika kryeministrit, i cili është përgjigjur me batuta fyese.
Në ato çaste, civilë me pamje badigardësh kanë shtyrë dhe kërcënuar studentët, madje studenten Vitori Çipi e kanë pështyrë dhe shtyrë duke e rrëzuar. Fill pas këtij konfrontimi të parë, disa prej aktivistëve kanë qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit.
Menjëherë shpura e badigardëve, policëve dhe të tjerë keqbërësve të pranishëm u është sulur dhunshëm studentëve dhe, në kundërshtim me ligjin për paprekshmërinë policore të mjediseve universitare, kanë marrë zvarrë, qëlluar me shpulla dhe grushte studentët e pranishëm.
Tetë prej tyre, Klodi Hoxha, Anita Lushi, Bora Mema, Liri Kuçi, Vitori Çipi (nga Lëvizja Për Universitetin), Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj (nga Klubi Politik i Studentëve në Kosovë) janë futur me dhunë në makinat policore. Brenda makinave studentët meshkuj janë qëlluar edhe me grushte.
Me grusht janë qëlluar në shpinë edhe studentët Bora Mema dhe Valton Marku në korridoret e komisariatit nr. 2 të Tiranës nga një civil që hamendësohet të jetë punonjës policie. Si në mjediset e komisariatit nr. 2, ashtu edhe në ato të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, studentët janë dhunuar psikologjikisht me kërcënime nga punonjësit e policisë.
Pas orës 13 aktivistë të tjerë të Lëvizjes Për Universitetin, universitarë dhe qytetarë të Tiranës janë mbledhur në shenjë proteste përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në ndihmë të studentëve kanë ardhur edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit të cilët i kanë kërkuar policisë të zbatojnë detyrimin ligjor dhe t’i lejojë të vizitojnë të ndaluarit për të inspektuar nëse ndaj tyre ishte ushtruar dhe po ushtrohej dhunë fizike dhe psikologjike. Avokatët nuk janë lejuar të kryejnë detyrën e tyre për më se një orë.
Si rezultat i presionit qytetar përpara Drejtorisë së Policisë dhe të opinionit publik të shprehur në të gjitha mediat, aktivistët studentorë janë liruar në orën 19.30 dhe ndaj tyre pritet që policia të ngrejë akuzën e kundërshtimit të forcave policore.
Sot studentët e lënduar kanë kryer ekzaminimet mjeko-ligjore dhe do ta ndjekin çështjen ndaj Policisë së Shtetit edhe penalisht për të vënë përpara ligjit të gjithë urdhërdhënësit dhe ushtruesit e dhunës.
Qëndrimi përmbajtësor
Arsyeja kryesore e konfrontimit me kryeministrin ishte dhe do të jetë kundërshtia jonë e papajtueshme me ligjin klientelist për arsimin e lartë, i sponsorizuar nga një grusht universitetesh private.
Siç e kemi shpallur në dhjetëra protesta, zaptime, aksione simbolike, shkrime e qëndrime publike, ligji i arsimit të lartë ka qenë klientelist në nxitje, antidemokratik në procedurë hartimi dhe shkatërrimtar në përmbajtje.
Përmes tij, qeveria do të kanalizojë drejt universiteteve private të kthyera formalisht në fondacione një pjesë të fondeve shtetërore, edhe kështu të pamjaftueshme për universitetet publike. Kjo reformë nga pikëpamja financiare pritet t’i rrisë edhe më papërballueshëm tarifat duke përjashtuar nga e drejta për studim pjesën më të madhe të studentëve të cilët u përkasin shtresave të varfra dhe të mesme.
Po ashtu kundërshtojmë cenimin e autonomisë universitare dhe lirisë akademike nga bordet me shumicë përfaqësimi qeveritar dhe zmbrapsjen e të drejtave studentore si në rastin e zgjedhjeve.
I fundit, por jo për nga rëndësia, është kundërshtimi ynë ndaj komercializimit të jetës universitare publike që do t’i kthejë universitetet publike në kopje edhe më të shëmtuara të atyre private.
Sidoqoftë përpjekja jonë ka shkuar edhe në drejtim të kritikës ndaj autoriteteve burokratike të atrofizuara dhe të komprometuara të universiteteve publike të cilat, të kapura e të frikësuara nga qeveria për të palarat e tyre, ose kanë dalë në krah të qeverisë në kurriz të të drejtave universitare, ose kanë heshtur dhe e kanë lënë në baltë universitetin.
Qëndrimet e mësipërme i kemi artikuluar dhe ngritur për dy vjet me radhë, të shpërfillur dhe ofenduar nga qeveritarët dhe të margjinalizuar nga mediat. Kemi gjetur solidaritetin e shumë studentëve dhe pedagogëve, ashtu sikundër kemi hasur frikën dhe ngurrimin e një pjese prej tyre për të na mbështetur edhe publikisht, jo vetëm në biseda konfidenciale.
Konfrontimi i djeshëm me kryeministrin kishte për qëllim jo vetëm ballafaqimin me personin që sintetizon keqbërjen sistemore ndaj arsimit të lartë publik në Shqipëri, por edhe inkurajimin e të shumtëve që mendojnë si ne, por nuk guxojnë të na bashkohen publikisht ose nuk kanë shpresë se në një vend ku mbyt dëshpërimi social mund të ndryshojnë gjërat.
Ne shpallim se nuk kemi frikë dhe se organizimi, vendosmëria dhe kthjelltësia intelektuale e rezistencës do t’i sjellë frytet e veta.
Reagim ndaj Partisë Demokratike
Gjatë ditës së djeshme kemi vërejtur me keqardhje se Partia Demokratike ka tentuar ta instrumentalizojë protestën tonë.
Kur na kanë kontaktuar u jemi përgjigjur se nuk duhet të na afrohen pasi protesta jonë nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, e cila si pushtetmbajtëse aktuale ka përgjegjësinë kryesore në mjerimin ku po zhytet edhe më arsimi i lartë në Shqipëri, por kundër një sistemi të tërë politik të kalbëzuar nga korrupsioni, klientelizmi, privatizimi dhe përvetësimi i publikes, pjesë themelore e të cilit është edhe Partia Demokratike.
Po ashtu i kujtojmë opinionit publik se të njëjtën reformë klienteliste ka tentuar ta çojë përpara edhe qeveria e Partisë Demokratike në vitet 2010-2013, e shprehur në tre dokumente të miratuara nga Ministria e asokohshme e Arsimit dhe Shkencës. Edhe asokohe një pjesë jona e ka kundërshtuar qeverinë në kuadrin e lëvizjes Universiteti Në Rrezik.
Si do të vazhdojmë?
Konfrontimi i djeshëm me kryeministrin ishte vetëm aksioni i radhës në procesin e gjatë që e kemi nisur prej vitesh dhe do ta vazhdojmë derisa të kemi frymë për çlirimin e jetës universitare nga kolonizimi i qeverisë dhe i interesave të privatëve të fuqishëm. Përmes organizimit në çdo fakultet, ne do të synojmë një masivizim të tillë të rezistencës i cili do të mundësojë bllokimin e jetës universitare publike duke e pamundësuar jetësimin e ligjit të arsimit të lartë. Po ashtu po mendojmë forma rezistence edhe më krijuese dhe të papritura. I japin fjalën kryeministrit se “nuk ka parë gjë akoma”.
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!
Panorama
Flet vajza që goditi Ramën me vezë: Nuk keni parë asgjë akoma…
Klodjana Hoxha, studentja e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, thotë se nuk ishte vetëm ajo që qëlloi me vezë ndaj Kryeministrit Rama.
Studentja Klodi Hoxha
Sipas vajzës që u përfol si autore e protestës, pjesëmarrës në aktin me vezë ishin të gjithë ata që mbështesin lëvizjen “Për Universitetin”.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Klodi shprehet se nuk është e sigurt nëse ndonjë nga vezët e goditi apo jo Ramën, pasi për të nuk kishte rëndësi nëse do të qëllohej në shenjë apo jo, por simbolika e këtij veprimi.
“Nuk e kemi me Ramën si individ, por me pozicionin e tij si Kryeministër i vendit”, shprehet ajo, duke theksuar se ky është vetëm fillimi. Studentja, që është edhe aktiviste e lëvizjes “Për Universitetin” e mbyll intervistën me frazën e vetë Ramës, “S’keni parë gjë akoma…”.
Emri juaj u përfol dje gjerësisht në media si studentja që goditi me vezë Kryeministrin Rama. Si është e vërteta?
Është e vërtetë që dje është lakuar me të madhe emri im në televizione dhe gazeta, se unë isha studentja që godita me vezë ndaj Kryeministrit Rama, por kjo nuk qëndron. Sepse dje kanë qëlluar të gjithë mbështetësit dhe njerëzit që bashkohen me idetë, kauzën dhe kërkesat tona të drejta si aktivistë të lëvizjes “Për Universitetin”.
Ishte një organizim rastësor, apo e kishit menduar më përpara?
Organizimi ishte një gjetje spontane në momentin kur morëm vesh se Kryeministri ndodhej në njërën prej sallave të Fakultetit të Shkencave Sociale. Dhe një fakt irritues është që Rama flet për arsimin nëpër vatra klientelizmi dhe privatizimi, ndërsa në fakultet publik broçkullis me bizneset e vogla që gjithsesi edhe ato po i dëmton.
Studentet e tjera që ndodheshin mbrëmë bashkë me ju të shoqëruara në polici, u shprehën se ishit në shkollë kur e mësuat se aty do të vinte Kryeministri. Sa kohë u desh që të përgatiteshit, ku i morët vezët?
Po ajo që kanë deklaruar shokët dhe shoqet është e vërtetë që ne ndodheshim në fakultet. Dhe siç e thashë edhe më sipër ishte një aksion i organizuar spontanisht, kështu që nuk kishim asgjë të kronometruar me minuta.
Po tre studentët nga Kosova që ndodheshin bashkë me ju, çfarë lidhjeje kanë me protestën dhe incidentin me vezë?
Tre shokët nga Kosova janë aktivistë të së njëjtës linjë me lëvizjen “Për Universitetin”, pjesë e organizimit të quajtur “Klubi Politik i Studentëve” dhe dje ndodheshin me ne pasi kishin ardhur për të kaluar disa ditë në Tiranë. Sepse ne si aktivistë shkëmbejmë ide dhe eksperienca të herëpashershme me aktivistë studentorë nga rajoni dhe më gjerë.
A është ushtruar dhunë ndaj jush nga Policia?
Dy kanë qenë format e dhunës të ushtruara ditën e hënë ndaj nesh; dhuna fizike në momentin që na kanë marrë nga ambientet e fakultetit dhe dhuna psikologjike në rajonin policor e më pas në Drejtorinë policore. Ndaj meje dominon dhuna psikologjike e shtyrë kjo nga lajmet në media dhe portale të ndryshme, ku përmendej vetëm emri im dhe kjo i bënte punonjësit e policisë të hamendësonin që unë isha personi që kam hedhur vezën.
Në të vërtetë e goditi ndonjëra nga vezët Kryeministrin Rama, apo jo?
Nuk di të them saktësisht, pasi ishin momente të rrëmujshme, por s’ka shumë rëndësi ky fakt. Me rëndësi është simbolika e fortë dhe e qartë e aksionit të kryer nga studentët dhe që mendoj thoshte shumë më tepër sesa nëse e goditi veza Ramën apo s’e preku fare.
Çfarë ju thanë në polici?
Policia kreu procedurat për rastin e të ndaluarve, s’mund të them më tepër detaje në këtë pyetje.
A do ta qëllonit përsëri Ramën me vezë nëse do t’ju jepej rasti?
Nuk e kemi me Ramën si individ, por me pozicionin e tij si Kryeministër i vendit. Çdo kryetar qeverie që abuzon me vullnetin e popullit, në rastin konkret me ata që po shiten te privati, meritojnë shprehje të tilla indinjate dhe revolte. Ky është vetëm fillimi, s’keni parë gjë akoma.
ETLEVA DELIA
Panorama
Ne kohe te Berishes do e kishin zhdukur ne ndonje grope me dhe kete trimen e leshit po s'ka faj perfito nga liria
Luli paska kriju llogari per te ber cik debat![]()
Krijoni Kontakt