Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Opozita: Italianët kanë përgjuar ministrin Tahiri duke folur me trafikantët e drogës

    PD: Tahiri i përgjuar nga italianët duke folur me trafikantët e drogës

    Emri:  Ben-Ristani-640x360.jpg

Shikime: 769

Madhësia:  27.5 KB

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka akuzuar sërish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri si të lidhur me bandat e narkotrafikut në vend.

    Ristani deklaron se të paktën në dy raste, Tahiri është dokumentuar nga autoritetet italiane duke komunikuar në telefon me kokat e trafikut, duke e konsideruar si të përfshirë direkt në eprimtaritë e paligjshme.

    Deklarata e plotë

    “Disa ngjarje tronditëse për vendin kanë ndodhur ditët e fundit. Dekonspirimi i aksionit antidrogë për kapjen e grupit që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në Itali dhe njëkohësisht kapja nga policia italiane e të tjerë avionëve të vegjël të ngarkuar në Shqipëri me narkotikë. Në të dy rastet, është policia italiane që ka informacionin dhe organizon aksionet.

    Në të dy rastet, Saimir Tahiri, drejtpërdrejt i përfshirë. Është dokumentuar nga partnerët, biseda e ministrit tonë të brendshëm me kokat e trafikut, duke u justifikuar para tyre, pas zbulimit të drogës në një banesë në Durrës. “Nuk e keni prej meje”, u thotë Tahiri kokave të trafikut. Po sigurisht nuk e kanë prej Saimir Tahirit, sepse ai është njëri prej tyre.

    Nuk e kanë prej Tahirit sepse ai është pjesë e këtij trafiku kriminal. Vetëm policia italiane po e lufton trafikun e drogës, dhe pengesa kryesore për ta është Saimir Tahiri. Eshtë pengesë për ta dhe lehtësi për bandat kriminale. Kapot e tonelatave me herorinë nuk u ndaluan, arritën të largohen në kohë. Lehtësim prej Saimir Tahirit. Avionët e vegjël të ngarkuar me drogë vazhdojnë të kalojnë në qiellin tonë drejt Italisë. Lehtësi prej Saimir Tahirit. Pra trafiku i drogës intensifikohet çdo ditë, sepse mafia ka Ministrin e Brendshëm në shërbim të saj. Droga ka pikën kyçe, ka Saimir Tahirin. Dhe Saimiri vazhdon t’u shërbejë trafikantëve me besnikëri çdo ditë, Çdo ditë Saimir Tahiri bën krenar dhe te lumtur Edi Ramën.

    Këtu kemi arritur. Ky është fundi. Ka vetëm një kryeministër në botë që toleron dhe rreh shpatullat e narko-ministrit të brendshëm, ky është Edi Rama”.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Italianët kanë përgjuar ministrin Tahiri duke folur me trafikantët e dr

    Ja sa te kthehet shoku Rama nga ekspozita ne Kine, pa e shikoni se cfare ka per ti punuar Tahirit.

    Po keta italianet qe na pergjokan Qeverine e Rilindjes, zyrat ne PD i kane?

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •