Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,435
    Postimet në Bllog
    22

    Prokuroria: Të sekuestrohet e gjithë pasuria e Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali

    Vendimi, Sekuestro preventive pasurisë miliona Euro të biznesmenit Kajolli

    Emri:  KAJOLLI-MBULIM-10_tn_3.jpg

Shikime: 369

Madhësia:  16.9 KB

    Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur masën e sekuestros preventive për 2.1 milionë metra katrorë tokë pyll, tokë arë dhe tokë truall në zonën turistike në Fier.
    Në sekuestro janë dhe 1700 metra katrorë ndërtesë, si edhe për 3 shoqëri private, që vepronin në fushën e pastrimit, riciklimit të mbetjeve urbane, në fushën e parkimit, ndërtimit dhe të peshkimit.
    të gjitha në emër të biznesmenit Fatmir Kajolli ose familjarëve të tij.
    Ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë krijuar në bazë të aktivitetit kriminal të tij, për të cilin ai është dënuar në Itali.
    “Prokuroria për Krime të Rënda ka kryer verifikimet në bazë të ligjit “Antimafia”, nisur nga referimi i Policisë së Shtetit, dhe ka marrë lejen nga Gjykata për Krime të Rënda për të vendosur sekuestron në pasuritë e paluajtshme, si edhe shoqëritë private të regjistruara në emër të shtetasit Fatmir Kajolli, Majlinda Çuko (Kajolli) dhe Florim Kajolli” informoi sot prokuroria

    Dënimet e Fatmir Kajollit
    Në vitin 2001, Fatmir Kajolli është dënuar nga Gjykata e Milanos, me 24 vite burg për veprat penale “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike”.
    Po ashtu, ndaj tij, Gjykata e Romës, po në Itali, në vitin 2000, ka vendosur dënimin me 16 vite burg për veprat penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shkeljet të ligjit për narkotikët”.
    Kërkesa e autoriteteve italiane për ekstradimin e shtetasit Kajolli nuk u pranua nga ana e gjykatës.
    Në bazë të vendimeve gjyqësore italiane, shtetasi Kajolli ka kryer veprimtarinë, për të cilën ka marrë dy dënime të ndryshme, gjatë periudhës 2000-2001.
    “Në përfundim të veprimeve proceduriale, në kuadër të hetimit pasuror, ku u përfshinë rreth 20 persona, vetë subjekti kryesor dhe të afërm të tij, Prokuroria për Krime të Rënda ka identifikuar pasuri, për të cilat ka dyshime të arsyeshme se janë krijuar nga të ardhura të aktivitetit kriminal të shtetasit Kajolli. Këto pasuri dyshohet se janë krijuar në bazë të veprime fiktive shit-blerje ose dhurimi. Nga hetimi, kanë rezultuar dyshime të arsyeshme se personat që kanë në pronësi këto pasuri, nuk kanë pasur mundësi reale financiare për t’i krijuar ato. Pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme janë regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko (Kajolli)” saktëson prokuroria
    Në mënyrë më të detajuar, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestron preventive për pasuritë si më poshtë:
    Tokë truall me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 1700 m2, shitur nga Fatmir Kajolli shtetases Majlinda Çuko (Kajolli) në vlerën 900 mijë lekë
    Tokë pyll, me sipërfaqe 365.000 m2, blerë nga shtetasja Majlinda Çuko (Kajolli) me vlerë 60 milionë lekë (të reja)
    Tokë pyll, në 5 parcela, me sipërfaqe totale 576.770 m2, të regjistruara në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona
    Tokë pa fryt, në 8 parcela, me sipërfaqe totale 177.600 m2, të regjistruara në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera
    Tokë arë, në 4 parcela, me sipërfaqe totale 138.400 m2, të regjistruara në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera.
    Tokë Joproduktive, me sipërfaqe 840.000 m2, e regjistruar në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera.
    Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive edhe për shoqëritë tregtare, si më poshtë
    Shoqëria “CITADELLA”, Fier, regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko (Kajolli), me aktivitet “Prodhime materiale ndërtimi, ndërtime të ndryshme, import-eksport, etj. Rritje, zënie dhe tregtim peshku”.
    Shoqëria “ABA 2001”, Fier, regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko (Kajolli), me aktivitet “Veprimtari private në fushën e pastrimit, dhe riciklimit të mbetjeve urbane. Si edhe Transport udhëtarësh brenda vendit”.
    Shoqëria “International Parking 2011”, Fier, regjistruar në emër të shtetasit Florim Kajolli, me aktivitet “Veprimtari shërbimi, mbikqyrje dhe administrimi parkingu publik, si edhe bar-restorant-lavazh”.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,435
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria: Të sekuestrohet e gjithë pasuria e Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali

    Fier, Shkeli arrestin e shtëpisë dhe dhunoi një person, arrestohet Fatmir Kajolli

    Policia e Fierit vë në pranga biznesmenin, Fatmir Kajolli,për shkelje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Ndalimi i tij u bë në orët e pasdites së sotme.
    “Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se ka shkelur vendimin e gjykatës mbi arrestin e shtëpise duke u larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit, banesa e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Policia e Fierit shton gjithashtu se Kajolli përveç se ka shkelur masën e sigurisë, akuzohet edhe për goditjen e një shtetasi pas një debati për motive të dobëta mes tyre.
    “Me datën 27.9.2015, në afërsi të pikës së karburantit në pronësi të tij në fshatin Daullas, pas një debati të bërë për motive të dobëta ka goditur shtetasin A.L”.
    Prej 24 korrikut të këtij viti, Fatmir Kajolli, ishte lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Vlorës me akuzën e dhunimit të një numëruesi të Partisë Socialiste gjatë proçesit të numërimit të votave për zgjedhjet vendore.
    Incidenti u regjistrua më datë 24 qershor në ambientet e gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit.
    Njoftimi për shtyp i policisë
    Nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier,u bë ndalimi i shtetasit Fatmir Kajolli.
    Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se ka shkelur vendimin e gjykatës mbi arrestin e shtepisë duke u larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit [banesa e tij].
    Ndaj këtij shtetasi ishte vendosur nga Gjykata masa e sigurisë “arrest shtëpie” për veprat penale “Shkatërrim i pronës”,”Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga Nenet 150,236 dhe 329/3 të Kodit Penal.
    Gjithashtu më datën 27.9.2015, në afërsi të pikës së karburantit në pronësi të tij në fshatin Daullas, pas një debati të bërë për motive të dobëta ka goditur shteasin A.L.

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •