Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Gazetarja e Zërit të Amerikës na i bën pyetje të vështira Ilir Metës

    Gazetarja e VOA-s ‘nxeh’ Metën, e pyet për DIA-n dhe azilin, kryeparlamentari: Nis gazetarinë nga e para



    * Emri im nuk përmendet në çështjen e DIA-s
    * Maxhoranca do ta çojë deri në fund reformën në drejtësi


    SHBA- Kreu i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e maxhorancës për kryerjen e reformës në drejtësi. Meta tha se me këtë reformë Shqipëria do rrisë shanset për hapjen e negociatave me BE..

    Biseda me gazetaren e VOA-s, Ardita Dunellari, nisi fillimisht me vizitën e zotit Meta në SHBA dhe më pas është fokusuar tek çështjet e brendshme në Shqipëri dhe sidomos për ekonominë. Por pas pyetjeve mbi kontrastin mes jetesës luksoze së deputetëve dhe faktit që mijëra shqiptarë kanë lënë vendin dhe çështjes së CEZ, biseda është tensionuar. Kreu i Kuvendit ka folur edhe për çështjen CEZ-DIA, ku sqaroi se emri i tij nuk përmendet në dokumentin e kompanisë.

    A keni plane të takoni zyrtarë të lartë të administratës?
    Vizita ime është e përqendruar në Kongers,kemi pasur takime në nivele të larta me liderin e demokratëve znj. Nancy Pelosi. Ka qënë një axhendë e përqendruar tek Kongresi dhe tek takimet me kongresmenë të shquar.

    Tema e terrorizmit mbetet përparësi edhe e juaja, por ka një numër problemesh me të cilat ndeshet Shqipëria…
    Padyshim duhet një ndryshim rrënjësor në sistemin e drejtësisë. Tashmë do shprehet edhe Komisioni i Venecias për ti hapur rrugë kësaj reforme, për të cilën shumica është e angazhuar. Jam i bindur që me këtë reformë do bëjmë një ndryshim rrënjësor.

    Vullneti politik ka munguar në disa raste dhe kjo vihet re tek mos avancimi në reformën në drejtësi i si e gjykoni punën e qeverisë
    Të mos harrojmë që morëm statusin e vendit kandidat, miratimi i ndryshimeve kushtetuese do i japë shtytje të fuqishme hapjes së negociatave. Problemet i dimë, po i adresojmë, shpresojmë që vendi të shënojë përparësi.

    Pse nuk dolët me një variant të njehsuar për reformën në drejtësi? Kjo tregon se mes jush ka divergjenca?
    Varianti ka qenë i ekspertëve jo i partive. Propozimet e deputetëve të LSI janë mjaft konstruktive dhe ndihmojnë ecurinë e reformës.

    Si janë relatat me qeverinë, ju keni folur për impulse të reja?
    Impulset s’kanë të bëjnë me emrat, kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të shtuar energjitë, për të arritur rezultate të prekshme, nuk janë sfidat tona janë sfidat e BE, rritja e vështirësive kërkon shtimin e impulseve.

    Çfarë note do i vinit qeverisjes Rama në drejtim të ekonomisë?
    Nuk jam mësues që të vë nota, jam pjesë e kësaj maxhorance. Mos të harrojmë se kjo qeveri e mori në një situatë shumë të vështirë. Nuk mund të mendojmë se kjo qeveri është përgjegjëse për krizën greke, për krizën në eurozonë. Ka shumë faktorë të jashtëm. Por absolutisht shumë më tepër duhet të bëhet në këtë drejtim. Edhe reformat duhet të synojnë rritjen ekonomike të vendit, që të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve. Pa vendosur ndonjë notë, patjetër që duhet të bëjmë shumë më tepër.

    Kriza erdhi në 2008, po në korrik ikën 7 mijë veta dhe këto vende që thoni ju se janë në krizë, po i presin këta njerëz. Ju keni një problem ekonomik që po ngrihet si shqetësim nga gjermanët. Klasa politike në Shqipëri që shpalos një luks të jashtëzakonshëm ndjehet ndonjëherë në presionin e publikut? A ka ndonjë gjë që ju prek?
    Nuk e di për çfarë luksi e keni fjalën?

    Për mënyrën tuaj të jetesës, për makinën, për vilën tuaj të pushimeve…
    Unë kam një makinë të shtetit…

    Pyetja e vetme që marrim ne çdo ditë, shqetësimi i qytetarëve, klasa politike duhet të largohet, është e korruptuar etj. E ndjeni presionin?
    Nuk mund të merrem me gjëra të tilla personale dhe ta ul nivelin e bisedës në këtë nivel. Unë jam një politikan që jetoj në Shqipëri, më vlerësojnë shqiptarët.

    Emri juaj është lakuar në afera korruptive jo njëherë…
    Unë kam marrë 260 mijë vota dhe nuk flas dot në emër të gjithë shqiptarëve. Edhe për ata 260 mijë duhet të flas me shumë kujdes. Ndërsa ju flisni në emër të gjithë shqiptarëve. Do ju jap dokumentin e firmës, ku bën të qartë që nuk përmendet emri i zotit Meta dhe ish-kryeministri që përmendet… Me sa duket ju duhet ta filloni gazetarinë nga e para…
    Nëse flisni në emër të kompanisë që ka bërë një njoftim zyrtar…

    Ajo thotë se nuk është përmendur Zotit Meta, por nuk e mohon. Pse del emri juaj në këto afera?
    Kur zoti Meta të mos jetë në politikë, patjetër emri i tij nuk do të dalë.

    Qytetarët shqiptarë po ikin çdo ditë, po tregojnë që nuk kanë besim. Ju nuk e ndjeni këtë si politikan veteran që jeni?
    Unë ndiej përgjegjësinë si politikan. Edhe në vendet e BE-së ka lëvizje të popullsisë, qytetarë që ikin nga një vend në tjetrin.

    (ma.ar/m.k/BalkanWeb)

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gazetarja e Zërit të Amerikës na i bën pyetje të vështira Ilir Metës

    Meta sulmon gazetaren pasi e pyeti për aferën ČEZ

    Postuar në 29 Tetor, 2015 07:10

    Kryeparlamentari Ilir Meta është shfaqur disa herë i nervozuar pas pyetjeve të gazetares së Zërit të Amerikës. I ftuat te “Ditari”, Meta është gjendur përballë disa pyetjeve të vështira në studio. Moderatorja e pyeti për pasurinë e tij, duke i përmendur vilat luksoze dhe automjetet.

    “A nuk iu duket i tepër gjithë këtë luks Zoti Meta”- ishte pyetja e moderatores. Duke ndryshuar mimikën kryeparlamentari dha këtë përgjigje:

    “Nuk e di për ç’farë luksi e keni fjalën. Nuk mund të merrem me gjëra të tilla personale. Jam politikan që jeton në Shqipëri dhe vlerësohem nga ata që jetojnë në Shqipëri. Unë skam asnjë makinë personale”, u shpreh Meta.

    Por kulmi i nervozizmit të Metës arriti kur u pyet për aferën e CEZ. Kreu i LSI-së arriti deri aty sa t’i thoshte gazetares se duhej ta fillonte gazetarinë nga e para dhe madje të ironizonte duke sugjeruar që ajo të bëhej kryeprokurore në Shqipëri.

    “Kjo është e keqja juaj që unë nuk flas dot në emër të gjithë shqiptarëve. Do t’ju jap dokumentin e firmës ku nuk përmender emri i Metës. Mesa duket edhe ju do ta filloni gazetarinë nga e para. Shqipëria mund t’ju marrë ju prokurore të përgjigthshme dhe e ka zgjidhur problemin e korrupsionit. Ish-kryeministri e ka emrin në dokument, por nuk përmendet emri i z.Meta. Mua më vjen për të qeshur se jetoni në Amerikë, kur Meta mos jetë më në politike patjetër emri im s’do dalë më”- ka thënë me ironi Meta.

    Në vijim të intervistës kryeparlamentari u pyet edhe ekonominë, se cfarë note do t’i vendoste ai mënyrës se si e trajton qeveria ekonominë. Gjithë ironi, Meta i ka thënë moderatores se nuk është mësues që të vendosë nota.

    “Nuk jam mësues që të vendos nota, jam edhe pjesë e kësaj qeverisje, por nuk duhet të harrojmë që kjo qeveri e mori vendin në situatë mjaft të vështirë”- u shreh kryeparlamentari.

    Më poshtë disa nga pyetje- përgjigjet e marra me shkurtime nga intervista dhënë gazetares Ardita Simicia.


    Gazetarja: A ndjeheni ndonjëherë nën presion e publikut ju klasa politike që jeton në luks dhe ekstravagancë, për pushimet, makinën, pasurinë etj.

    Meta: Nuk jam këtu të flas për gjëra personale….

    Gazetarja: Çdo ditë të gjithë thonë se klasa politike e Shqipërisë duhet të largohet. Njerëzit ikin në Gjermani. Vetëm në korrik u regjistruan mbi 7000 veta. Çdo ditë në shkruajnë në redaksi kundër jush

    Meta: Nuk e ul bisedën në këtë nivel dhe vlerësohemi nga qytetarët që kanë votuar. Unë nuk kam makina personale.

    Gazetarja: Ju jeni akuzuar për afera korruptive jo për herë të parë dhe më e fundit është afera DIA-CEZ.

    Unë kam marrë 260 mijë vota dhe nuk flas dot në emër të të gjithë shqiptarëve. Unë kam një dokument ku thuhet se nuk përmendet z. Meta dhe se ish-kryeministri i ka dalë emri dhe dihet cili është dhe nuk jam unë. Me sa duket ju duhet ta filloni edhe njëherë gazetarinë.

    Gazetarja: Pse ka kaq shumë korrupsion Shqipëria?

    Meta: Shqipëria e ka zgjidhur probelimin e korrupsionit, ju merr ju për Prokurore të Përgjithshme.

    Gazetarja: Zoti Meta pse tërhiqni kaq shumë vëmendje negative?

    Meta: Unë jam i votuar. Kjo është e vendosur nga qytetarët shqiptarë dhe nga askush tjetër.

    Gazetarja: Qytetarët shqiptarë po ikin përditë ju nuk e ndjeni përgjegjësinë?

    Meta: Ne duhet të jemi më realistë dhe të mos flasim si populiste pasi ka edhe qytetarë evropianë që ikin në vende më të zhvilluara, pra në Gjermani.
    /LAPSI.AL/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Gazetarja e Zërit të Amerikës na i bën pyetje të vështira Ilir Metës

    Edhe ne bashkimin europian ka njerez qe levizin nga nje vend ne tjetrit thote fshatari i ndyre.. po more vemje po levizin por jo per arsyet qe levizin shqiptaret e mjere,te cilet ju po i rripni per se gjalli..

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Gazetarja e Zërit të Amerikës na i bën pyetje të vështira Ilir Metës

    Parlamenti duhet shemb, e duhet ba nga e para!!

    Ama, duhet shemb kur t'jene te gjithe brenda...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Gazetarja e Zërit të Amerikës na i bën pyetje të vështira Ilir Metës

    Jo se kam noi debules per Meten por ajo gazetarja ishe kot fare. Pyetje shume emocionale ene e pa pergatitur. Nese nuk ke dokumente ose te besh nje investigim athere snumd te besh akuza koti.

  6. #6

    Për: Gazetarja e Zërit të Amerikës na i bën pyetje të vështira Ilir Metës

    Shum ndryshe nga ai gazetari qe intervistoi Ramen. Ai po e kapi mat me fakte.

    Kurse faktet e kesaj ishte populli mendon kshu, emri jot mbase permendet per pislliqe. Ke makina luksoze dhe mbaroi kur i tha kam makine shteti. Nuk ja numeronte dot makinat dhe vilat?

    Nuk mund ti bente nje pyetje te thjeshte.. A je karrierist pa ideale qe hidhesh sa majtas sa djathtas per te mbajtur pushtet?

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gazetarja e Zërit të Amerikës na i bën pyetje të vështira Ilir Metës

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Shum ndryshe nga ai gazetari qe intervistoi Ramen. Ai po e kapi mat me fakte.

    Kurse faktet e kesaj ishte populli mendon kshu, emri jot mbase permendet per pislliqe. Ke makina luksoze dhe mbaroi kur i tha kam makine shteti. Nuk ja numeronte dot makinat dhe vilat?

    Nuk mund ti bente nje pyetje te thjeshte.. A je karrierist pa ideale qe hidhesh sa majtas sa djathtas per te mbajtur pushtet?
    Gazetarja punon per zerin e amerikes, organ i departamentit te shtetit mund ta quajme. Dhe diplomacia amerikane eshte ndryshe nga ajo europiane. Jane me te drejteperdrejte ata, dmth nqs e deshifrojme pak me banalisht pyetjen e gazetares, ajo donte te thoshte kete: Ti zoteri je nje hajdute i rendomte, ç'kerkon ketu ne Washington?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Gazetarja e Zërit të Amerikës na i bën pyetje të vështira Ilir Metës

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Jo se kam noi debules per Meten por ajo gazetarja ishe kot fare. Pyetje shume emocionale ene e pa pergatitur. Nese nuk ke dokumente ose te besh nje investigim athere snumd te besh akuza koti.
    emocional ishte ilir meta se mendonte që do e trajtonin si burr shteti dhe jo si një ordinner kryehajdut. bravo zëri i amerikës

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •