Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Itali: Shkatërrohet banda e trafikut të heroinës, drejtuesit e bandës nga Shijaku

    Kapet 1 ton drogë, vëllezërit nga Shijaku 'kapo' të trafikut në Itali



    TIRANË - Një hetim i nisur që nga viti 2010 eshte finalizuar me shkatërrimin e një organizate të strukturuar kriminale të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërsa paratë e fituara nga ky trafik janë investuar në sektorin turistik dhe hotelerisë në vendin tonë. Në një operacion kombëtar të koduar “Enigma”, policia italiane dhe shqiptare vunë në pranga 16 persona ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ky rrjet trafiku drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë të cilët ende nuk janë arrestuar, Altini 30 vjeç dhe Emiljano Hajro 28 vjeç nga Shijaku. Në aksionin e djeshëm janë kapur 200 kg heroinë dhe 325 kg marijaunë, ndërsa në total këtij grupi i janë sekuestruar ndër vite nga policia 1000 kilogramë lëndë narkotike. Po ashtu janë sekuestruar pasuri me një vlerë prej rreth 10 milionë euro.

    Emri:  198532_2.jpg

Shikime: 788

Madhësia:  15.7 KB
    (Në foto dy krerët e organizatës vëllezerit Atin dhe Emiljano Hajro të shpallur në kërkim )

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet banda e trafikut të heroinës, drejtuesit e bandës nga Shijak

    Ne Tirane u arrestuan 31-vjecari Gentian Mecollari dhe Klevis Sena 26 vjeç. Edhe 14 të arrestuarit e tjerë janë shqiptarë, por janë vënë në pranga në Itali.

    Emri:  198529_1.jpg

Shikime: 898

Madhësia:  23.5 KB
    Emri:  198528_1.jpg

Shikime: 831

Madhësia:  16.7 KB
    Emri:  198530.jpg

Shikime: 751

Madhësia:  23.0 KB

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet banda e trafikut të heroinës, drejtuesit e bandës nga Shijak

    Emri:  198531_1.jpg

Shikime: 872

Madhësia:  21.8 KB

    Ata jane:

    Kastriot Rizaj
    Hajri Balla
    Algen Bushi
    Martin Sinani
    Alket Plaku
    Ermal Dorda
    Durim Vishkurti
    Sokol Cota
    Ardit Kurti
    Fisnik Kuci
    Shani Mecollari
    Armando Sherko
    Gerald Haxhiaj
    Erjon Cullhaj

    Sipas policisë, droga trafikohej nga Shqipëria drejt qyteteve të Italisë në bordin e autoveturave dhe kamionëve. Më pas droga përpunohej në baza logjistike të ngritura në Veneto dhe në Trento në veri të Italisë. Më pas sasitë e lëndës narkotike shpërndaheshin në Veneto, Trentino Alto Adige, Lombardi dhe Toskana. Skema e trafikut ishte e mirëorganizuar: Pasi përpunohej dhe shpërndahej në tregun italian, në një bazë e posaçme në Trento ishin caktuar edhe personat që do të mblidhnin paratë në dorë për t’ia dorëzuar krerëve të bandës në Shqipëri.

    Policia shqiptare doli në një konferencë për mediat në Tiranë, ku krahas koordinatorit të Policisë sonë Artur Beu ishin edhe përfaqësues të Guardia di Finanzës dhe Anti-drogës italiane për të shprehur bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve që çuan në shkatërrimin e kësaj bande.

    Por si vinin këto para në vendin tonë?
    Policia shqiptare thotë se lekët e përfituara nga ky aktivitet kriminal, i silleshin drejtuesve në Shqipëri përmes korrierëve në bordin e autoveturave të pajisura me një fund të dyfishtë ose nëpërmjet rrugëve ajrore.

    “Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve për t’u përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme”, njoftoi policia.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet banda e trafikut të heroinës, drejtuesit e bandës nga Shijak

    Mediat italiane kanë publikuar emrat e një prej bizneseve të mëdha ku investoheshin paratë. Bëhet fjalë për kompleksin Golden në zonën e Shijakut, një super investim luksoz për evente familjare, si dasma e të tjera.

    Emri:  198514_2.jpg

Shikime: 841

Madhësia:  47.2 KB
    Emri:  198509_1.jpg

Shikime: 819

Madhësia:  54.2 KB
    (Kompleksi Golden, një nga pronat ku sipas mediave italiane janë investuar paratë e përfituara nga trafikimi drogës )

    Policia shqiptare tha zyrtarisht se organizata kriminale e cila ishte në gjendje të fuste në tregun italian deri në një ton heroinë në vit.

    Droga me kode alfanumerike
    Grupi kriminal përdorte në distancë një kod alfanumerik nëpërmjet një makinerie elektromekanike e ngjashme me atë të luftës së dytë botërore, me qëllim që të mos kapej nga autoritetet italiane, në përgjimet që ajo mund të kryente. Këtu lindi edhe emri i operacionit që më pas u kodua si Enigma. Ndërkaq policia tha se veç vlerave të pasurive të patundshme janë sekuestruar edhe dy rafineri të përpunimit të lëndës narkotike në Verona dhe në Trento.

    Grupi funksiononte si celule terroriste
    Grupi kriminal funksiononte si nje celule terroriste. "Struktura ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë të arrihej tek degëzimet vepruese", tha koordinatori i Policise se Shtetit Artur Beu.

    Por ku ishin bazat e bandës së drogës?

    Organizata kriminale ndërtohej si më poshtë:

    - Një qelizë shpërndarje dhe dorëzimi të lëndës narkotike me bazë në Trento;
    - Një qelizë e dytë logjistike në Trento e ngarkuar për mbledhjen e parave në dorë dhe të transferimit të tyre në Shqipëri nëpërmjet korrierëve në bordin e autoveturave të pajisura me një fund të dyfishtë ose nëpërmjet rrugëve ajrore;
    - Një grup i ngarkuar për pritjen, përpunimin dhe shpërndarjen e ngarkesave të heroinës që ndodhej në Roverkiara (VR);
    - Një strukturë kriminale që ndodhej në Padova, e cila kishte si detyrë lidhjen ndërmjet trafikantëve të zonës dhe krerëve të organizatës, gjithashtu merrej dhe me shpërndarjen e lëndës narkotike dhe me mbledhjen e parave.

    Guardia di Finanzia dhe Anti-droga Italiane ne Tirane per bashkepunimin me policine shqiptare
    Përfaqësuesi i Guardia Di Finanzia, ishte në Tiranë për të falenderuar policinë shqiptare për bashkëpunimin. "Në këtë operacion policitë e dy vendeve kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të pasurive të patundshme në të dy vendet dhe operacioni është në vazhdim. Përtej sekuestrimit apo rezultateve të operacionit ajo që dëshiroj të thekoj është bashkëpunimi mes dy forcave të policive i cili është akoma në rritje e sipër. Falenderimet i shkojnë edhe Shërbimeve Anti-drogë në Itali", tha majori italian Antonello Lacca.

    Perfaqesuesi i Drejtorise Qendrore te Shërbimit Antidrogë në Romë, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët me autoritetet shqiptare në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, përshëndeti operacionin dhe bashkëpunimin e dy vendeve. "Operacioni Enigma ka një rëndësi të madhe sepse vë në dukje raportet e bashkëpunimit gjithnjë e në rritje mes dy vendeve fqinje", - tha Diego Morelli.

    Deklarata Zyrtare e Policise se Shtetit
    Sot më datë 28 tetor 2015, në orët e para të mëngjesit është finalizuar me sukses operacioni ndërkombëtar “Enigma”. Ky operacion është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Rënda, Prokurorinë Italiane të Venecias, Guardia di Financa dhe Zyrën Ndërlidhëse Interforcë në Tiranë si dhe me mbështetjen e Drejtorive të Policisë Vendore Tiranë dhe Durrës. Hetimet kanë mundësuar identifikimin e një grupi kriminal transnacional të përbërë nga subjekte me origjinë shqiptare të cilët vepronin në territorin Italian duke tregtuar sasi droge e duke investuar më pas përfitimet në sektorin turistik dhe hotelerisë. Hetimet kanë filluar në vitin 2010 nga Gjykata e Venecias e cila në përfundim të hetimeve ka lëshuar 21 urdhër arresti për personat përgjegjës të këtij grupi kriminal.



    Vendimi është ekzekutuar në të njëjtën kohë si në territorin shqiptar ashtu dhe në territorin italian në bashkëpunim të ngushtë midis Autoriteteve Gjyqësore dhe Policisë së të dy vendeve, me koordinimin e policisë të Drejtorisë Qendrore të Antidrogës, të Shërbimit Qëndror për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme si edhe të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza – Reparti i 2të. Janë në vazhdim kontrolle në Itali dhe në Shqipëri si dhe janë impenjuar forca të shumta policore nga të dy policitë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë. Deri tani janë arrestuar 16 persona në flagrancë dhe janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë.
    Lidhur me mënyrën e të vepruarit të grupit kriminal, Droga me origjinë të paditur, në bordin e autoveturave dhe të kamionëve arrinte në Veneto dhe në Trentino Alto Adige ku grupi kriminal dispononte bazat logjistike për përpunimin dhe konfeksionimin. Më pas sasitë e lëndës narkotike shpërndaheshin në Veneto, Trentino Alto Adige, Lombardi dhe Toskana.

    Organizata kriminale e cila ishte në gjendje të fuste në tregun italian deri në një ton heroinë në vit, kishte krerët e saj në Shqipëri dhe

    Organizata kriminale ndërtohej si më poshtë:
    -një qelizë shpërndarje dhe dorëzimi të lëndës narkotike me bazë në Trento;
    -një qelizë e dytë logjistike në Trento e ngarkuar për mbledhjen e parave në dorë dhe të transferimit të tyre në Shqipëri nëpërmjet korrierëve në bordin e autoveturave të pajisura me një fund të dyfishtë ose nëpërmjet rrugëve ajrore;
    -një grup i ngarkuar për pritjen, përpunimin dhe shpërndarjen e ngarkesave të heroinës që ndodhej në Roverkiara (VR);
    -një strukturë kriminale që ndodhej në Padova, e cila kishte si detyrë lidhjen ndërmjet trafikantëve të zonës dhe krerëve të organizatës, gjithashtu merrej dhe me shpërndarjen e lëndës narkotike dhe me mbledhjen e parave.

    Struktura ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë të arrihej tek degëzimet vepruese.

    Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve për t’u përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme.

    Hetimet teknike kanë treguar një cilësi të veçantë të grupit kriminal, i cili përdorte për komunikimin në distancë, një kod alfanumerik, periodikisht i rinovuar. Që këtu rrjedh emri “Enigma” për operacionin që i referohet kodeve që përdoreshin nga forcat e armatosura gjermane gjatë luftës së dytë botërore.

    Policia e Shtetit falenderon për bashkëpunimit e çmuar policinë italiane dhe autoritetet gjyqësore italiane dhe në veçanti Prokurorinë e Republikës së Venecias, Drejtorinë Qëndrore për Shërbimet Antidrogë, Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit të Policisë Italiane dhe Zyrën Interforca.

    Shqiptarja

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet banda e trafikut të heroinës, drejtuesit e bandës nga Shijak

    Historia , Dy vëllezërit nga Shijaku nga emigrantë në kapo të trafikut të heroinës

    Emri:  emiljan-haltin-hajri.jpg

Shikime: 961

Madhësia:  36.1 KB

    Hetimi i përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare zbuloi se organizata kriminale e cila hidhte në tregun Italian 1 ton heroinë çdo vit drejtohet nga Altin dhe Emiljan Hajri, dy vëllezër nga lagjja “Çobejve” në Shijak të Durrësit.
    Ata janë dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ndërsa 16 të tjerë tashmë janë të arrestuar.
    Falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, po punohet për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme që janë në pronësi të dy vëllezërve.
    Mes tyre një vilë 3 katëshe, dy autovetura të cilidrave të mëdhenj, një kompleks imobilar 10 mijë metra katror, ku ndodhet një hotel, një restorant, sallë pritjeje dhe parkim.
    Në videon e publikuar nga Guardia di Financia e Venecias, duken edhe mjetet e sekuestruara në laboratorin ku përpunoj droga, por edhe pasuritë që kishin vënë në Shqipëri nga paratë e trafikur të Heroinës.

    Emigrantet qe u bene kapo te droges
    Organizata kriminale shqiptare fituan terren edhe mbi ato turke apo të kombësive të tjera, për shkak të vendosmërisë dhe besimit që i karakterizon
    Altin Hajri mbërriti në Padova në fillim të 2000, pas tij në Padova kishte shkuar edhe Emiljan.
    Në Padova dy vëllezërit hyjnë në kontakt me trafikantët. Falë zotësisë së tyre nuk kishin arritur të binin asnjëherë në gjurmët e policisë italiane. Vëllezërit Hajri zhduken dhe shfaqen shumë radhë në Itali. Gjatë kësaj kohe arrijnë të krijojnë me kujdes një organizatë shumë komplekse.
    Një organizatë e mirëstudiuar dhe organizatat e tjera konkurente ku kapot qëndronin në hije dhe kishin kontakte të pakta me celulat më poshtë.
    Në krye të organizatës është Altin Hajri i datëlindjes 1984. “Drejton organizatën nga Shqipëria dhe nuk kishte nevojë të vinte në Itali. Asnjëherë nuk flet në telefon. Raportet me blerësit e drogës i ka përmes një zëdhënësi ose takimet i zhvillon në Shqipëri.
    Si kapo respektohej. Për shkak të pasurisë që kishte krijuar ishte gjeneroz me trafikantët apo ato që blenin drogën. I priste kur ata ishin në vështirësi dhe nëse ata nuk kishin lekë iu reduktonte dhe borxhin. Në këtë mënyrë kishte siguruar respek në Padova dhe në Verona.
    Në tetor 2012 policia zbulon në një vend të fshehtë 15 kg heroinë. E largojnë prej aty dhe nisin hetimet për të studiuar si funksionon organizata, dhe dinamikën.
    Droga i ishte besuar Armando Sherkos i cili kur zbulon se ishte zhdukur i lutet atyre më lart tij për ta falur. Më pas i drejtohet Altinit për të zgjidhur çështjen. Zhdukja e heroinës shkakon akuza dhe kundërakuza ndërmjet anëtarëve të organizatës.
    Në këtë moment hetuesit arrijnë të kuptojnë si vepron organizata dhe të zbulojnë identitetin e dy kapove Altin dhe Emiljanë, të cilëve Sherko iu drejtua për ndimë përmes kushërit të tyre Fortuz Hajri, “ambasadori” përfaqësuesi i organizatës në Padova.
    Edhe Emiljano i datëlindjes 88 është kapoja e organizatës.
    Trafiku I drogës prodhon miliona euro për çdo ngarkesë. Të gjithë pagesat bëheshin në dorë, për të humbur çdo gjurmë dhe paratë dërgoheshin në Shqipëri përmes korrierëve.
    Për të identifikuar dy kapot e padukshëm të organizatës në Shqipëri dhe për të arritur identifikimin e celulës në Shqipëri si dhe për të arritur të identifikohet të gjitha celulat e organizatës janë dashur 5 vjet hetim, përgjime ndjekje konfirmime dhe arrestime

    Hetimet nisen ne 2010
    Hetimet e antidrogës në Venecia nisin në tetor 2010 kur sekuestrohet ngarkesa e parë me 20 kg heroinë në Brescia. Më pas sekuestrohen 10 kg heroinë me destinacion Padovan
    Në gusht 2011 zbulohet laboratorn në Roverchiara (VR) ku trafikantët po përpunonin një ngarkesë prej 300 kg heroinë e pastër.
    Operacioni ndodh në një moment kur kishin arritur të përgatisnin 130 kg drogë. Ndërkohë u sekuestruan dhe 450 kg substancë për përpunimin e drogës gati për tu përpunuar me ngarkesën e re që do të vinte.
    Policia e Venezias kërkon ndihmën e policisë shqiptare të cilën e vlerëson shumë.
    Prej 2011 vijon bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane
    Hetimet mbyllen me sekuestrimin e 200 kg heroinë dhe 325 kg marijuanë, si dhe me arrestimin e 16 personave, firmosjen e 21 urdhëarresteve, si dhe me bllokimin e dy laboratorëve të prerjes dhe përpunimit të drogës

    Emri:  itali.jpg

Shikime: 609

Madhësia:  56.8 KB

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet banda e trafikut të heroinës, drejtuesit e bandës nga Shijak

    Operacioni shqiptaro-italian ‘Enigma’ dyshohet se u dekonspirua nga një polic i Durrësit

    TIRANE – Operacioni i përbashkët shqiptaro-italian, ‘Enigma’, dyshohet se është dekonspiruar nga një punonjës i policisë së Durrësit. Ndërkohë që burimet konfirmojnë për gazetën “Panorama’ se tashmë shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave ka nisur një hetim.

    Dyshimet janë ngritur pas dështimit të arrestimit të 5 emrave të dërguar antidrogës së Durrësit, mes tyre dhe dy vëllezërve Hajria që drejtonin grupin kriminal. Mësohet se nga 7 emrat që pala italiane i kishte dorëzuar Policisë së Shtetit, vetëm dy prej tyre u arrestuan, konkretisht Gentian Mecollari dhe Klevis Sena, të cilët u kapën nga policia e Tiranës.

    Ndërkohë që 5 të tjerë nuk u arrestuan me arsyetimin se nuk u gjetën në adresat e caktuara, teksa zyrtarisht nga kontrollet e sistemit TIMS rezulton se një prej vëllezërve Altin Hajria nuk ka dalë nga territori shqiptar, fakt i cili mbështetet edhe nga të dhënat e policisë italiane, sipas së cilës, ai së bashku me të vëllain drejtonin trafikun nga Shqipëria.

    (er.nu/BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet banda e trafikut të heroinës, drejtuesit e bandës nga Shijak

    Operacioni “Enigma” u dekonspirua. Llogaritë bankare të boshatisura, krerët u arratisën

    Prokuroria për Krimet e Rënda me vendim të gjykatës ka sekustruar pasuritë e grupit kriminal të shkatërruar ditën e mërkurë ku u arrestuan 16 shqiptarë dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë. 10 mijë metra katrore ku ishte ndërtuar një super kompleks shërbimesh në zonën e Shijakut i është vendosur sekuestro.

    Kjo pasuri ishte në pronësi të dy vëllezërve të shpallur në kërkim Altin dhe Emiljan Hajrin te cilët ende nuk janë arrestuar. Ata dyshohet se janë drejtuesit e kësaj bande e cila në një vit trafikonte drejt italisë 1 ton heroninë dhe disa ton kanabis.

    Në sitën e Prokurorisë për Krimet e Rënda ishin dhe llogaritë bankare të të arrestuarve dhe të afërmve të tyre. Por në këto llogari nuk janë gjetur shuma të mëdha parash. Pikërisht kjo gjë dhe mosarrestimi i dy vëllezërve Hajri ka ngritur dyshime të mëdha mbi punonjësit e policisë që kanë patur dijeni për aksionin.

    Sherbimi per ankesat dhe çështjet e brendshe në policinë e Durrësit ka nisur një hetim mbi veprimet e punonjësve të policisë dhe personave që kanë patur dijeni për aksionin që do të zhvillohej.

    Nga lëvizjet e dy vëllezërve në bzë të sistemit TIMS rezulton se Emiljan Hajri të ketë dalë nga shqipëria në datën 28 shtator dhe ka udhëtuar drejt italisë. Ndërsa Altin Hakri rezulton të jeta akoma në territorin shqiptarë,por nuk përjashtohet mundësia që mund të ketë klauar kufirin në mënyrë ilegale. Ditën e mërkurë në në itali u arrestuan 14 persona,ndërsa në shqipëri u ekzekutuan 2 urdhër-arreste.

    Pas një hetimi 5-vjeçar të palës italiane u faktuar se ky grup e fruizohej me heroinë në Afganistan,më pas kalonte në rrugë tokësore në Turqi – Shqipëri për të përfunduar më pas në tregun italian. Atje grupi kishte disa celula të tij që funskionin në disa qytete. Parate e fituara nga droga silleshin kesh ne Shqipëri dhe investoheshin ne sherbime dhe turizëm.

    Tv Klan

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •