-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KAPITULLI I NJËMBËDHJETË
NXITJA E PAQES
I. ASPEKTE BIBLIKE
488 Para se të jetë një dhuratë e Hyjit për njeriun dhe një projekt njerëzor në përputhje me planin hyjnor, paqja është para së gjithash një atribut thelbësor i Hyjit: “Zoti-Paqe” (Gjq 6, 24). Krijimi, që është një pasqyrim i lavdisë hyjnore, na frymëzon për paqe. Hyji krijon çdo gjë dhe krejt krijimi formon një tërësi harmonike, të mirë në çdo pjesë të tij (krh. Zan 1, 4.10.12.18.21.25.31).
Paqja themelohet në marrëdhënien parësore mes çdo qenieje njerëzore dhe vetë Hyjit, një marrëdhënie që është e bazuar dhe që zhvillohet në ndershmëri49* (krh. Zan 17, 1). Në vijim të aktit të vullnetshëm me të cilin njeriu prish rendin hyjnor, bota njeh derdhje gjaku dhe ndarje: dhuna shfaqet në marrëdhëniet ndërpersonale (krh. Zan 4, 1-16) dhe në ato shoqërore (krh. Zan 11, 1-9). Paqja dhe dhuna nuk mund të banojnë nën të njëjtën çati, aty ku ka dhunë nuk mund të jetë Hyji (krh. 1 Kor 22, 8-9).
489 Në Zbulimin biblik, paqja është shumë më tepër se thjesht mungesa e luftës: ajo paraqet plotësinë e jetës (krh. Mal 2, 5); larg nga të qenët një prodhim njerëzor, paqja është një dhuratë shumë e madhe hyjnore që u është bërë të gjithë njerëzve dhe kjo bashkëmbart dëgjesën ndaj planit të Hyjit. Paqja është efekti i bekimit që Hyji i bën popullit e vet: “E sjelltë Zoti fytyrën e Vet drejt teje e ta dhëntë paqen” (Nr 6, 26). Kjo paqe përfton begati (krh. Is 48, 19), mirëqenie (krh. Is 48, 18), begati (krh. Is 54, 13), mungesë frike (krh. Lev 26, 6) dhe gëzim të thellë (krh. Fu 12, 20).
490 Paqja është pikarritja e bashkëjetesës shoqërore, siç duket në mënyrë të jashtëzakonshme në vizionin mesianik të paqes: kur të gjithë popujt do të shkojnë në shtëpinë e Zotit dhe Ati do t’u tregojnë atyre udhët e Tij, ata do të mund të ecin përgjatë shtigjeve të paqes (krh. Is 2, 2-5). Një botë e re paqeje, që përqafon krejt natyrën, është premtuar për erën mesianike (krh. Is 11, 6-9) dhe vetë Mesia është përcaktuar “Princ i paqes” (Is 9, 5). Aty ku mbretëron paqja e Tij, aty ku ajo hershohet edhe pjesërisht, askush më nuk mund t’ia fusë frikën popullit të Hyjit (krh. Sof 3, 13). Paqja do të jetë e qëndrueshme, pasi kur mbreti qeveris në përputhje me drejtësinë e Hyjit, drejtësia mbin dhe paqja është me bollëk “derisa të jetë hëna” (Ps 72, 7). Hyji dëshiron me zjarr që t’ia japë paqen popullit të Vet “Ai premton paqe për popullin e Vet, për të dashurit e Vet, për ata që me gjithë zemër kthehen” (Ps 85, 9). Psalmisti duke dëgjuar atë që Hyji ka për t’i thënë popullit të Vet mbi paqen, dëgjon këto fjalë: “Mëshira dhe e vërteta do të përpiqen, drejtësia e paqja do të merren ngrykë” (Ps 85, 11).
491 Premtimi i paqes, që përshkon krejt Besëlidhjen e Vjetër, e gjen plotësimin e vet në Personin e Jezusit. Paqja, në fakt, është e mira mesianike në shkallën e vet më të lartë, në të cilën kuptohen të gjithë të mirat e tjera shpëtimtare. Fjala hebreje “shalom”, në domethënien e vet etimologjike të “plotësisë”, shpreh konceptin e “paqes” në plotësinë e domethënies së saj (krh. Is 9, 5 e vijim; Mik 5, 1-4). Mbretëria e Mesisë është pikërisht mbretëria e paqes (krh. Job 25, 2; Ps 29, 11; 37, 11; 72, 3.7; 85, 9.11; 119, 165; 125, 5; 128, 6; 147, 14; Kk 8, 10; Is 26, 3.12; 32, 17 vijim; 52, 7; 54, 10; 57, 19; 60, 17; 66, 12; Agj 2, 9; Zak 9, 10). Jezusi “është Paqja jonë” (Ef 2, 14), Ai që ka rrëzuar murin ndarës të armiqësisë mes njerëzve, duke i pajtuar ata me Hyjin (krh. Ef 2, 14-16): kështu Shën Pali, me një thjeshtësi shumë të efektshme, tregon arsyen rrënjësore që i shtyn të krishterët për një jetë dhe një mision paqeje.
Në prag të vdekjes së Tij, Jezusi flet për marrëdhënien e Vet të dashurisë me Atin dhe për forcën njësuese që rrezaton kjo dashuri mbi nxënësit; është një bisedë lamtumire që tregon domethënien e thellë të jetës së Tij dhe që mund të konsiderohet si përmbledhja e krejt mësimit të Tij. Besëlidhjen e Tij shpirtërore e vulos dhurata e paqes: “Po ju lë paqen, po ju jap paqen time! Nuk po jua jap siç e jep bota” (Gjn 14, 27). Fjalët e të Ngjallurit nuk do të ritingëllojnë ndryshe; sa herë Ai do t’i takojë të Vetët, ata do të marrin prej Tij përshëndetjen dhe dhuratën e paqes: “Paqja me ju!” (Lk 24, 36; Gjn 20, 19.21.26).
492 Paqja e Krishtit është para së gjithash pajtimi me Atin, që vihet në jetë nëpërmjet misionit apostolik që Jezusi u ka besuar apostujve; ky mision fillon me një kumtim paqeje: «Në cilëndo shtëpi të hyni, më parë thoni: “Paqja me këtë shtëpi!”» (Lk 10, 5; krh. Rom 1, 7). Paqja pastaj, është pajtim me vëllezërit, sepse Jezusi, në lutjen që na ka mësuar, “Ati ynë”, e lidh faljen që i kërkohet Hyjit me atë që u jepet vëllezërve: “na i fal fajet tona, sikurse ua falëm ne fajtorëve tanë!” (Mt 6, 12). Me këtë pajtim të dyfishtë i krishteri mund të bëhet krijues paqeje dhe pra, pjesëmarrës i Mbretërisë së Hyjit, sipas asaj që Jezusi vetë shpall: “Lum pajtuesit, sepse do të quhen bijtë e Hyjit” (Mt 5, 9).
493 Veprimi për paqen nuk është shkëputur kurrë nga kumtimi i Ungjillit, që është pikërisht “lajmi i mirë i paqes” (krh. Vap 10, 36; krh. Ef 6, 15), drejtuar të gjithë njerëzve. Në qendër të “Ungjillit të paqes” (Ef 6, 15) qëndron misteri i Kryqit, sepse paqja është e lidhur ngushtë dhe është e rrënjosur thellësisht në flijimin e Krishtit (krh. Is 53, 5: “Ndëshkimi, peng paqeje për ne, peshoi mbi Të: me vërragën e tij ne u shëruam”): Jezusi i kryqëzuar ka shfuqizuar ndarjen, duke vendosur paqen dhe pajtimin pikërisht “me anë të kryqit duke e asgjësuar në vetvete armiqësinë” (Ef 2, 16) dhe duke u dhuruar njerëzve shpëtimin e Ngjalljes.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KAPITULLI I NJËMBËDHJETË
NXITJA E PAQES
II. PAQJA: FRYT I DREJTËSISË DHE I DASHURISË
494 Paqja është një vlerë1015 dhe një detyrë universale1016 dhe e gjen themelin e vet në rendin racional dhe moral të shoqërisë që i ka rrënjët e veta në vetë Hyjin, “burimi parësor i qenies, e vërteta thelbësore dhe e mira më e lartë”.1017 Paqja nuk është thjesht mungesa e luftës dhe as një ekuilibër i qëndrueshëm mes forcave kundërshtare,1018 por bazohet mbi një konceptim të saktë të personit njerëzor1019 dhe kërkon ndërtimin e një rendi në përputhje me drejtësinë dhe paqen.
Paqja është fryt i drejtësisë (krh. Is 32, 17),1020 të kuptuar në domethënien e vet të gjerë si respektimi i ekuilibrit të të gjitha përmasave të personit njerëzor. Paqja është në rrezik kur njeriut nuk i njihet ajo që i përket si njeri, kur nuk respektohet dinjiteti i tij dhe kur bashkëjetesa nuk është e orientuar drejt të mirës së përbashkët. Për ndërtimin e një shoqërie të paqtë dhe për zhvillimin tërësor të individëve, popujve dhe Kombeve, rezulton thelbësore mbrojtja dhe nxitja e të drejtave njerëzore.1021
Paqja është fryt edhe i dashurisë: “paqja e vërtetë është diçka që vjen më shumë prej dashurisë sesa prej drejtësisë, pasi drejtësia ka për detyrë të heqë vetëm pengesat e paqes: fyerjen dhe dëmin; por vetë paqja është akti vetjak dhe specifik i dashurisë”.1022
495 Paqja ndërtohet ditë për ditë në kërkimin e rendit të dashur prej Hyjit1023 dhe mund të lulëzojë vetëm kur të gjithë do t’i njohin përgjegjësitë e veta në nxitjen e saj.1024 Për të parandaluar konfliktet dhe dhunën, është absolutisht e nevojshme që paqja të fillohet të jetohet si një vlerë e thellë në brendësinë e çdo personi: kështu mund të zgjerohet në familjet dhe në format e ndryshme të agregimit shoqëror, deri në përfshirjen e krejt bashkësisë politike.1025 Në një klimë të përhapur harmonie dhe respektimi të drejtësisë, mund të piqet një kulturë autentike paqeje,1026 e aftë për t’u përhapur edhe në Bashkësinë ndërkombëtare. Paqja është, për këtë, “fryti i rendit të vendosur në shoqërinë njerëzore nga Themeluesi i saj dhe që duhet të vihet në jetë nga njerëzit e etur për një drejtësi gjithnjë e më të përsosur”.1027 Ky ideal paqeje: nuk mund të arrihet nëse nuk është siguruar e mira e personave dhe nëse njerëzit me besim nuk shkëmbejnë në mënyrë të vetvetishme pasuritë e shpirtit dhe të zgjuarsisë së tyre”.1028
496 Dhuna nuk përbën kurrë një përgjigje të drejtë. Kisha shpall, me bindjen e fesë së vet në Krishtin dhe me vetëdijen e misionit të vet, “se dhuna është e keqe, se dhuna si zgjidhje e problemeve është e papranueshme, se dhuna s’është e denjë për njeriun”. Dhuna është një gënjeshtër, pasi është kundër të vërtetës së fesë sonë, kundër të vërtetës së njerëzores sonë. Dhuna shkatërron atë që mendon se po mbron: dinjitetin, jetën, lirinë e qenieve njerëzore”.1029
Edhe bota e sotme ka nevojë për dëshminë e profetëve të paarmatosur, për fat të keq objekt talljeje në çdo epokë:1030 “Ata që, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, heqin dorë nga veprimi i dhunshëm dhe i përgjakshëm dhe përdorin mjete mbrojtëse, të cilat mund të përdoren edhe nga më të dobëtit, dëshmojnë dashurinë ungjillore, me kusht që kjo të bëhet pa cenuar të drejtat dhe detyrat e njerëzve të tjerë dhe të shoqërive. Ata në mënyrë të ligjshme vërtetojnë rrezikun e rreziqeve fizike dhe morale të përdorimit të dhunës, që shkakton gërmadha dhe të vdekur”.1031
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KAPITULLI I NJËMBËDHJETË
NXITJA E PAQES
III. DËSHTIMI I PAQES: LUFTA
497 Magjisteri dënon “çnjerëzimin e luftës”1032 dhe kërkon që të konsiderohet me një përçapje krejtësisht të re:1033 në fakt, “është gati e pamundur të mendohet se në erën atomike lufta të mund të përdoret si mjet drejtësie”.1034 Lufta është një “kamxhik”1035 dhe nuk paraqitet kurrë si një mjet i përshtatshëm për zgjidhjen e problemeve që lindin mes Kombeve: “Nuk ka qenë kurrë dhe kurrë nuk do të jetë”,1036 sepse lind konflikte të reja dhe më të ndërlikuara.1037 Kur shpërthen, lufta bëhet një “kërdi e kotë”,1038 një “aventurë pa kthim”,1039 që kompromenton të pranishmen dhe vë në rrezik të ardhmen e njerëzimit: “Asgjë s’është e humbur me paqen. Gjithçka mund të humbet me luftën”.1040 Dëmet e shkaktuara nga një konflikt i armatosur nuk janë vetëm materiale, por edhe morale.1041 “Lufta është, si përfundim, “dështimi i çdo humanizmi të përnjëmendtë”,1042 “është gjithmonë një disfatë e njerëzimit”:1043 “jo më njëri kundër tjetrit, jo më, kurrë!… jo më luftë, jo më luftë!”.1044
498 Kërkimi i zgjidhjeve alternative, përveç luftës, për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare ka marrë sot një karakter urgjence dramatike, meqë “fuqia tmerruese e mjeteve të shkatërrimit, të mundshme për t’u përdorur deri me fuqi të mesme dhe të vogël, dhe lidhja gjithnjë e më e ngushtë që ekziston mes popujve të mbarë tokës, e bëjnë shumë të vështirë apo praktikisht të pamundur kufizimin e rrjedhojave të një konflikti”.1045 Pra, është thelbësor kërkimi i shkaqeve që lindin një konflikt të armatosur, para së gjithash ato të lidhura me situata strukturore padrejtësie, mjerimi, shfrytëzimi, mbi të cilat duhet të ndërhyhet me qëllim që të nxiten: “Për këtë, emri tjetër i paqes është zhvillimi. Ashtu siç ekzistojnë përgjegjësi kolektive për të shmangur luftën, ashtu ekziston edhe përgjegjësia kolektive e nxitjes së zhvillimit”.1046
499 Shtetet jo gjithmonë zotërojnë mjetet e përshtatshme për të siguruar efektshmërisht mbrojtjen e tyre: prej këtu lind nevoja dhe rëndësia e Organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, të cilat duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për t’u bërë ballë konflikteve dhe për të favorizuar paqen, duke krijuar marrëdhënie besimi të ndërsjellë, të afta për ta bërë të pamendueshme nevojën për luftë:1047 “Është e ligjshme… të shpresosh që njerëzit, duke u takuar dhe duke bërë marrëveshje, të zbulojnë më mirë detyrimet që i lidhin ato, të cilat vijnë prej njerëzores së përbashkët të tyre, domethënë prej faktit se të gjithë janë njerëz, si edhe të zbulojnë se njëra prej kërkesave më të thella të faktit se janë njerëz është se mes tyre dhe popujve përkatës të mbretërojë jo frika, por dashuria: e cila priret të shprehet në bashkëpunimin e ndershëm, shumëformësh, prurës të shumë të mirave”.1048
a) Mbrojtja e ligjshme
500 Një luftë agresioni është thellësisht imorale. Në rastin tragjik kur ajo shpërthen, përgjegjësit e Shtetit të sulmuar kanë të drejtën dhe detyrën që të organizojnë mbrojtjen edhe duke përdorur forcën e armëve.1049 Përdorimi i forcës, për të qenë i lejueshëm, duhet t’i përgjigjet disa kushteve të rrepta: “ - dëmi që agresori i shkakton kombit apo bashkësisë së kombeve duhet të jetë i qëndrueshëm, i rëndë dhe i sigurt; - të gjitha mjetet e tjera për t’i dhënë fund janë paraqitur të papraktikueshme apo të paefektshme; - kur janë krijuar kushte suksesi; - përdorimi i armëve të mos provokojë të këqija dhe çrregullime më të rënda se e keqja për t’u zhdukur. Në vlerësimin e këtyre kushteve ka një peshë shumë të madhe fuqia e mjeteve moderne të shkatërrimit. Këto janë elementet tradicionale të listuara në doktrinën e ashtuquajtur “luftë e drejtë”. Vlerësimi i këtyre kushteve morali i ligjshëm i përket gjykimit të matur të atyre që kanë përgjegjësinë e të mirës së përbashkët”.1050
Nëse kjo përgjegjësi justifikon zotërimin e mjeteve të mjaftueshme për ushtrimin e të drejtës për mbrojtje, mbetet detyrimi që Shtetet të bëjnë gjithçka është e mundur “për të garantuar kushtet e paqes jo vetëm në territorin e tyre, por në mbarë botën”.1051 Nuk duhet të harrojmë se “tjetër është përdorimi i armëve me qëllim që popujt të mbrohen në mënyrë të ligjshme, tjetër është të duash të nënshtrosh kombe të tjera. As fuqia e luftës nuk e bën të ligjshëm çdo angazhim të saj ushtarak apo politik. As nuk bëhet gjithçka e ligjshme mes palëve ndërluftuese, kur lufta tashmë për fat të keq ka shpërthyer”.1052
501 Karta e Kombeve të Bashkuara, që buron nga tragjedia e Luftës së Dytë Botërore dhe e drejtuar për t’i ruajtur brezat e rinj nga kamzhiku i luftës, bazohet në ndalimin e përgjithësuar të përdorimit të forcës për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Kombeve, përjashto dy raste: mbrojtjen e ligjshme dhe masat e marra nga Këshilli i Sigurimit në rrethin e përgjegjësive të veta për të ruajtur paqen. Në çdo rast, ushtrimi i të drejtës për t’u mbrojtur duhet të respektojë “kufijtë tradicionalë të nevojës dhe të përpjestueshmërisë”.1053
Pastaj, për sa i përket një veprimi luftarak parandalues, të hedhur pa prova të qarta që një agresion është duke nisur, ai nuk mund të mos ngrejë pyetje të rënda nën profilin moral dhe juridik. Për këtë, vetëm një vendim i organizmave kompetentë, mbi bazën e vërtetimeve të përpikta dhe motivimeve të bazuara, mund t’u japë ligjësim ndërkombëtar përdorimit të forcës së armatosur, duke identifikuar situata të përcaktuara si një kërcënim për paqen dhe duke autorizuar një ndërhyrje në sferën e zotërimit që i rezervohet një Shteti.
b) Mbrojtja e paqes
502 Kërkesat e mbrojtjes së ligjshme justifikojnë ekzistencën, në Shtete, të forcave të armatosura, veprimi i të cilave duhet të vihet në shërbim të paqes: ata të cilët e ruajnë me këtë shpirt sigurinë dhe lirinë e një Vendi japin një ndihmesë të përnjëmendtë për paqen.1054 Çdo person që shërben në forcat e armatosura është konkretisht i thirrur që të mbrojë të mirën, të vërtetën dhe drejtësinë në botë; jo të paktë janë ata që në këtë kontekst kanë flijuar jetën e tyre për këto vlera dhe për të mbrojtur jetë të pafajshme. Numri në rritje i ushtarakëve që veprojnë në gjirin e forcave shumëkombëshe, në rrethin e “misioneve humanitare dhe të paqes”, të nxitura nga Kombet e Bashkuara, është një fakt domethënës.1055
503 Çdo anëtar i forcave të armatosura është moralisht i detyruar që t’u kundërvihet urdhrave që nxisin kryerjen e krimeve kundër të drejtës së popujve dhe të parimeve të tyre universale.1056 Ushtarakët mbesin plotësisht përgjegjës të akteve që kryejnë në dhunim të të drejtave të personave dhe të popujve apo të normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Akte të tilla nuk mund të justifikohen me motivin e dëgjesës ndaj urdhrave të eprorëve.
Kundërshtuesit për arsye të ndërgjegjes, të cilët nuk pranojnë në parim kryerjen e shërbimit ushtarak kur ai është i detyruar, pasi ndërgjegjja e tyre i çon të mos pranojnë çdo përdorim të forcës apo të pjesëmarrjes në një konflikt të caktuar, duhet të jenë të gatshëm që të bëjnë shërbime të tjera: “Duket… e drejtë që ligjet të mendojnë me mirëkuptim rastin e atij që për arsye të ndërgjegjes kundërshton të përdorë armë, ndërsa pranon një formë tjetër shërbimi ndaj bashkësisë njerëzore”.1057
c) Detyra për të mbrojtur të pafajshmit
504 E drejta e përdorimit të forcës për qëllime mbrojtjeje të ligjshme lidhet me detyrën për të mbrojtur dhe për të ndihmuar viktimat e pafajshme që nuk mund ta mbrojnë veten nga agresori. Në konfliktet e erës moderne, shpesh brenda të njëjtit Shtet, dispozitat e të drejtave ndërkombëtare humanitare duhet të përmbushen plotësisht. Në shumë e shumë rrethana popullata civile goditet, ndonjëherë edhe si objektiv luftarak. Në disa raste ajo masakrohet brutalisht apo dëbohet nga shtëpitë dhe nga toka e vet me shpërngulje të detyruar, nën pretekstin e një “pastrimi etnik”1058 të papranueshëm. Në këto rrethana tragjike, është e nevojshme që ndihmat humanitare të arrijnë tek popullatat civile dhe të mos përdoren kurrë për të kushtëzuar përfituesit e këtyre të mirave: e mira e personit njerëzor duhet të ketë përparësinë mbi interesat e palëve në konflikt.
505 Parimi i humanizmit, domethënë i të qenët i njerëzishëm, i shkruar në ndërgjegjen e çdo personi dhe populli, bashkëmbart detyrimin e mbrojtjes së popullatës civile nga efektet e luftës: “Ai minimum i mbrojtjes së dinjitetit të çdo qenieje njerëzore, të garantuar nga e drejta ndërkombëtare humanitare, tepër shpesh dhunohet në emër të kërkesave ushtarake apo politike, që kurrë nuk do të duhej të kishin epërsinë mbi vlerat e personit njerëzor. Sot ndihet nevoja për të gjetur një miratim të ri rreth parimeve humanitare dhe përforcimit të themeleve për të penguar përsëritjen e mizorive dhe të abuzimeve”.1059
Një kategori e veçantë e viktimave të luftës është ajo e refugjatëve, të shtrënguar nga luftimet për të ikur nga vendet ku jetojnë zakonisht, deri në gjetjen e një strehimi në vende të ndryshme prej atyre ku ata kanë lindur. Kisha është afër tyre, jo vetëm me praninë baritore dhe me ndihmën materiale, por edhe me angazhimin për të mbrojtur dinjitetin e tyre njerëzor: Përkujdesi për refugjatët duhet të shtyhet që të përforcojë dhe të theksojë të drejtat njerëzore, të njohura universalisht dhe të kërkojë që edhe për ta të realizohen efektivisht”.1060
506 Tentativat për të zhdukur grupe të tëra kombëtare, etnike, fetare apo gjuhësore janë krime kundër Hyjit e kundër vetë njerëzimit dhe përgjegjësit e këtyre krimeve duhet të thirren që të përgjigjen përpara drejtësisë.1061 Shekulli XX është shënuar tragjikisht nga disa genocide: prej atyre armene tek ato ukrainase, nga ato kamboxhiane tek ato të zhvilluara në Afrikë dhe Ballkan. Mes atyre dallohet holokausti i popullit hebre, Shoah-u: “ditët e Shoah-ut kanë shënuar një natë të vërtetë në histori, duke regjistruar krime të padëgjuara kundër Hyjit dhe kundër njeriut”.1062
Bashkësia ndërkombëtare në tërësinë e vet ka detyrimin moral që të ndërhyjë në dobi të atyre grupeve mbijetesa e të cilëve kërcënohet apo të cilëve u dhunohen në përmasa të mëdha të drejtat themelore. Shtetet, si pjesë e një Bashkësie ndërkombëtare, nuk mund të qëndrojnë shpërfillës: përkundrazi, nëse të gjitha mjetet e tjera në dispozicion do të shfaqeshin të paefektshme, është “e ligjshme dhe madje me vend të angazhohemi me nisma konkrete për të çarmatosur agresorin”.1063 Parimi i sovranitetit kombëtar nuk mund të parashtrohet si motiv për të penguar ndërhyrjen në mbrojtje të viktimave.1064 Masat që përdoren duhet të zbatohen në respetimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimit themelor të barazisë mes Shteteve.
Bashkësia ndërkombëtare është pajisur edhe me një Gjykatë Penale Ndërkombëtare për ndëshkimin e përgjegjësve të akteve veçanërisht të rënda: krime genocidi, krime kundër njerëzimit, krime kundër luftës, krime agresioni. Magjisteri nuk ka munguar të mbështesë vazhdimisht nisma të tilla.1065
d) Masa kundër atij që kërcënon paqen
507 Sanksionet, në format e parashikuara nga rendi ndërkombëtar bashkëkohor, kanë për qëllim të korrigjojnë sjelljen e qeverisë së një Vendi që dhunon rregullat e bashkëjetesës ndërkombëtare paqësore dhe të rregulluar e të orientuar kah një qëllim apo që vë në praktikë forma të rënda shtypjeje ndaj popullatave.
Qëllimi i sanksioneve duhet të saktësohet në mënyrë të qartë dhe masat që merren duhet të verifikohen periodikisht nga organizma kompetentë të Bashkësisë ndërkombëtare, për një vlerësim objektiv të efektshmërisë dhe të ndikimit të tyre real mbi popullatat civile. Qëllimi i vërtetë i këtyre masave është ai i hapjes së rrugës së bisedimeve dhe të dialogut. Sanksionet nuk duhet të zëvendësojnë kurrë një mjet ndëshkimi të drejtpërdrejtë kundër një popullate të tërë: nuk është e ligjshme që për këto sanksione të vuajnë popullata të tëra dhe sidomos anëtarët e tyre më të prekshëm. Sanksionet ekonomike, në veçanti, janë një mjet që duhet të përdoren me shumë maturi dhe që duhet t’u nënshtrohen kritereve të rrepta juridike dhe etike.1066 Embargoja50* ekonomike duhet të kufizohet në kohë dhe nuk mund të justifikohet kur efektet që prodhojnë bien mbi të gjithë pa përjashtim.
e) Çarmatimi
508 Doktrina shoqërore propozon pikësynimin e një “çarmatimi të përgjithshëm, të ekuilibruar dhe të kontrolluar”.1067 Shtimi i stërmadh i armëve paraqet një kërcënim të rëndë për qëndrueshmërinë dhe paqen. Parimi i mjaftueshmërisë, në fuqi të të cilit një Shtet mund të zotërojë vetëm mjetet e nevojshme për mbrojtjen e vet të ligjshme, duhet të zbatohet si nga Shtetet që blejnë armë, ashtu edhe nga ata që i prodhojnë dhe furnizojnë me armë.1068 Çdo grumbullim i tepërt i armëve, apo çdo tregtim i përgjithësuar i tyre, nuk mund të justifikohen moralisht; këto dukuri duhet të vlerësohen edhe në dritën e normativës ndërkombëtare në lëndën e mos-shtimit, të prodhimit, të tregtimit dhe të përdorimit të llojeve të ndryshme të armatimeve. Armët kurrë nuk duhet të konsiderohen njëlloj me të mirat e tjera të shkëmbyeshme në nivel botëror apo tregjet e brendshme.1069
Magjisteri, përveç kësaj, ka shprehur një vlerësim moral për dukurinë e frikësimit51*: “Grumbullimi i armëve shumë vetëve u duket një mënyrë paradoksale për të prapësuar nga lufta kundërshtarë të mundshëm. Këta shohin në këtë grumbullim mjetin më të efektshëm që ka për qëllim të sigurojë paqen mes kombeve. Gara e armatimeve nuk e siguron paqen. Larg nga zhdukja e shkaqeve të luftës, ajo rrezikon t’i rëndojë ato”.1070 Politikat e frikësimit bërthamor, tipike për periudhën e ashtuquajtur Lufta e Ftohtë, duhet të zëvendësohen me masa konkrete çarmatimi, të bazuara në dialogun dhe bisedimet shumëpalëshe.
509 Armët e shkatërrimit në masë biologjike, kimike dhe bërthamore paraqesin një kërcënim veçanërisht të rëndë; ata që i zotërojnë kanë një përgjegjësi të stërmadhe përpara Hyjit dhe krejt njerëzimit.1071 Parimi i mos-përhapjes së armëve bërthamore, së bashku me masat për çarmatimin bërthamor, ashtu si edhe ndalimi i testeve bërthamore, janë objektiva të lidhura shumë mes tyre, që duhet të arrihen sa më shpejt nëpërmjet kontrollesh të efektshme në nivel ndërkombëtar.1072 Ndalimi i zhvillimit, i prodhimit, i grumbullimit dhe i përdorimit të armëve kimike dhe biologjike, si edhe masat paraprake që diktojnë shkatërrimin e tyre, plotësojnë kuadrin normativ ndërkombëtar për të ndaluar këto armë të kobshme,1073 përdorimi i të cilave është riprovuar në mënyrë eksplicite nga Magjisteri: “Çdo veprim luftarak që, në mënyrë të padallimtë, synon shkatërrimin e qyteteve të tëra apo të rajoneve të gjera bashkë me banorët e tyre është një krim kundër Hyjit dhe kundër njeriut, që duhet të dënohet me vendosmëri dhe pa ngurrim”.1074
510 Çarmatimi duhet të shtrihet në ndalimin e armëve që shkaktojnë efekte traumatike të tepërta apo që godasin të gjithë pa përjashtim, si edhe minat antinjeri, një lloj armësh të vogla, në mënyrë çnjerëzore tinëzare, pasi vazhdojnë të godasin edhe shumë kohë pas përfundimit të veprimeve luftarake: Shtetet që i prodhojnë, që i tregtojnë apo që ende i përdorin, marrin përsipër përgjegjësinë e vonimit të rëndë të zhdukjes së plotë të këtyre mjeteve vdekjeprurëse.1075 Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë që të angazhohet në veprimtarinë e çminimit, duke nxitur një bashkëveprim të efektshëm, përfshirë formimin teknik, me Vendet që nuk i kanë këto mjete të përshtatshme për të bërë bonifikimin shumë urgjent të territoreve të tyre dhe që nuk janë në gjendje t’u japin një asistencë të përshtatshme viktimave të luftës.
511 Masa të përshtatshme janë të nevojshme që të ndërmerren me kontrollin e prodhimit, të shitjes, të importimit dhe të eksportimit të armëve të lehta dhe individuale, që lehtësojnë shumë shfaqje të dhunës. Shitja dhe trafikimi i këtyre armëve përbën një kërcënim serioz për paqen: ato vrasin më shumë dhe përdoren më së shumti në konfliktet jo-ndërkombëtare; mundësia e tyre e përdorimit e shton rrezikun e konflikteve të reja dhe intensitetin e atyre në zhvillim e sipër. Qëndrimi i Shteteve që zbatojnë kontrolle të rrepta në transferimin ndërkombëtar të armëve të rënda, ndërsa nuk parashikojnë kurrë, ose vetëm në raste të rralla, kufizime për tregun e armëve të lehta dhe individuale, është një kontradiktë e papranueshme. Është e domosdoshme dhe urgjente që Qeveritë të përdorin rregulla të përshtatshme për të kontrolluar prodhimin, grumbullimin, shitjen dhe trafikimin e këtyre armëve,1076 që të kundërshtojë kështu përhapjen në rritje, në pjesën më të madhe mes grupe luftëtarësh që nuk i përkasin forcave ushtarake të një Shteti.
512 Përdorimi i fëmijëve dhe i adoleshentëve si ushtarë në konfliktet e armatosura me gjithë faktin se mosha e tyre shumë e njomë nuk do të duhej ta lejonte rekrutimin e tyre duhet të denoncohet. Ata janë të detyruar me forcë që të luftojnë, ose e zgjedhin me nismë të tyre pa qenë plotësisht të vetëdijshëm për rrjedhojat. Bëhet fjalë për fëmijë të privuar jo vetëm nga arsimimi, që do të duhej të kishin marrë, dhe nga një fëmijëri normale, por edhe të stërvitur për të vrarë: e gjithë kjo përbën një krim të patolerueshëm. Angazhimi i tyre në forcat luftarake të çfarëdo lloji duhet të ndalohet; njëkohësisht, duhet t’u jepet gjithë ndihma e duhur për përkujdesjen, edukimin dhe riaftësimin e atyre që përfshihen në luftime.1077
f) Dënimi i terrorizmit
513 Terrorizmi është njëra prej formave më brutale të dhunës që sot përfshin Bashkësinë ndërkombëtare: ai mbjell urrejtje, vdekje, dëshirë për hakmarrje dhe raprezalje.1078 Nga strategji armiqësore tipike vetëm për disa organizata ekstremiste, që kanë për qëllim shkatërrimin e objekteve dhe vrasjen e personave, terrorizmi është shndërruar në një rrjet të errët bashkëfajësie politike, përdor edhe mjete të sofistikuara teknike, përdor shpesh shfrytëzon burime financiare dhe përpunon strategji në shkallë të gjerë, duke goditur persona krejt të pafajshëm, viktima të rastësishme të veprimeve terroristike.1079 Shenjë e goditjeve terroristike janë, në përgjithësi, vendet e jetës së përditshme dhe jo objektivat ushtarake në kontekstin e një lufte të shpallur. Terrorizmi vepron dhe godet në errësirë, jashtë rregullave me të cilat njerëzit kanë kërkuar të disiplinojnë, për shembull nëpërmjet të drejtës ndërkombëtare humanitare, konfliktet e tyre: “Në shumë raste përdorimi i metodave të terrorizmit është konsideruar si një sistem i ri lufte”.1080 Nuk duhet të lihen në harresë shkaqet që mund ta motivojnë këtë formë të papranueshme rivendikimi. Lufta kundër terrorizmit supozon detyrën morale që të ndihmojë krijimin e kushteve me qëllim që ai të mos lindë apo të mos zhvillohet.
514 Terrorizmi duhet të dënohet në mënyrën më absolute. Ai shfaq një përçmim total ndaj jetës njerëzore dhe asnjë motivim s’mund ta justifikojë atë, meqë njeriu është gjithmonë qëllim dhe kurrë mjet. Aktet e terrorizmit godasin thellësisht dinjitetin njerëzor dhe përbëjnë një fyerje ndaj krejt njerëzimit: “Për këtë ekziston e drejta që të mbrohemi nga terrorizmi”.1081 Kjo e drejtë megjithatë nuk mund të ushtrohet në boshllëkun e rregullave morale dhe juridike, pasi lufta kundër terroristëve bëhet duke respektuar të drejtat e njeriut dhe parimet e një Shteti të së drejtës.1082 Identifikimi i fajtorit duhet të provohet siç i takon, pasi përgjegjësia penale është gjithmonë personale dhe pra, nuk mund t’u shtrihet feve, Kombeve dhe etnive, të cilave u përkasin terroristët. Bashkëpunimi ndërkombëtar kundër veprimtarisë terroristike “nuk mund të kufizohet vetëm në veprimet shtypëse dhe ndëshkuese. Është thelbësore që, edhe atëherë kur përdorimi i forcës është i nevojshëm, ky duhet të shoqërohet me një analizë të guximshme dhe të kthjellët të motiveve që qëndrojnë nën sulmet terroristike”.1083 Është i nevojshëm edhe një angazhim i posaçëm në planin “politik dhe pedagogjik”1084 për të zgjidhur, me guxim dhe vendosmëri, problemet që, në disa situata dramatike, mund ta ushqejnë terrorizmin: “Rekrutimi i terroristëve, në fakt, është më i lehtë në kontekstet shoqërore në të cilat mbillet urrejtje, të drejtat shkelen dhe situatat e padrejtësisë janë toleruar tepër gjatë”.1085
515 Është përdhosje dhe blasfemi vetëshpallja terroristë në emër të Hyjit:1086 sepse në këtë mënyrë një njeri i tillë instrumentalizon edhe Hyjin dhe jo vetëm njeriun, sepse një njeri si ai hiqet sikur e zotëron krejtësisht të vërtetën e Tij, në vend që të kërkojë të jetë i zotëruar prej vetë të vërtetës. Të përkufizosh “martirë” ata që vdesin duke kryer akte terroriste do të thotë ta përmbysësh konceptin e martirizimit, që është dëshmia e atij që vritet për të mos hequr dorë prej Hyjit dhe prej dashurisë së Tij dhe jo ai që vret në emër të Hyjit.
Asnjë fe nuk mund ta tolerojë terrorizmin dhe, aq më pak, ta predikojë atë.1087 Fetë janë të angazhuara të bashkëpunojnë për të hequr shkaqet e terrorizmit dhe për të nxitur miqësinë mes popujve.1088
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KAPITULLI I NJËMBËDHJETË
NXITJA E PAQES
IV. NDIHMESA E KISHËS PËR PAQEN
516 Nxitja e paqes në botë është pjesë integruese e misionit me të cilin Kisha vazhdon veprën shëlbuese të Krishtit në tokë. Kisha, në fakt, është, në Krishtin, «”sakrament” domethënë shenjë dhe një vegël paqeje në botë dhe për botën».1089 Nxitja e paqes së vërtetë është një shprehje e fesë së krishterë në dashurinë që Hyji ushqen për çdo qenie njerëzore. Nga feja liruese në dashurinë e Hyjit rrjedh një vizion i ri për botën dhe një mënyrë e re për t’iu afruar tjetrit, si në qoftë ai një person i vetëm apo një popull i tërë: është një fe që ndryshon dhe ripërtërin jetën, e frymëzuar nga paqja që Krishti u ka lënë apostujve të Vet (krh. Gjn 14, 27). E shtyrë vetëm nga kjo fe, Kisha dëshiron ta nxisë njësinë e të krishterëve dhe një bashkëpunim të frytshëm me besimtarët e feve të tjera. Diferencat fetare nuk mund dhe nuk duhet të përbëjnë një shkak për konflikt: kërkimi i përbashkët i paqes nga ana e të gjithë besimtarëve është një faktor i fortë njësie mes popujve.1090 Kisha fton persona, popuj, Shtete dhe Kombe që të bëhen pjesëmarrës të shqetësimit të saj për rivendosjen dhe konsolidimin e paqes duke theksuar, në veçanti, funksionin e rëndësishëm të së drejtës ndërkombëtare.1091
517 Kisha mëson se një paqe e vërtetë është e mundshme vetëm nga falja dhe pajtimi.1092 Nuk është e lehtë të falësh përpara rrjedhojave të luftës dhe të konflikteve, sepse dhuna, sidomos kur të çon “deri në humnerat e çnjerëzimit dhe të pikëllimit”,1093 lë gjithmonë në trashëgimi një barrë të rëndë dhimbjesh, që mund të lehtësohet vetëm nga një reflektim i thelluar, i ndershëm dhe i guximshëm, që bëhet nga palët kundërshtare dhe që duhet të jetë i aftë për t’i trajtuar vështirësitë e sotme me një qëndrim të pastruar nga pendimi. Pesha e të kaluarës, që nuk mund të harrohet, mund të pranohet vetëm në prani të një falje të ndërsjellë të dhënë e të marrë: bëhet fjalë për një itinerar të gjatë dhe të vështirë, por jo të pamundur.1094
518 Falja e ndërsjellë nuk duhet t’i shfuqizojë kërkesat e drejtësisë as, aq më pak, të pengojë ecjen që të çon tek e vërteta: drejtësia dhe e vërteta përfaqësojnë, përkundrazi, kushtet paraprake konkrete të pajtimit. Rezultojnë të përshtatshme nismat që kanë për qëllim krijimin e Organizmave gjyqësore ndërkombëtare. Organizma të tilla, duke përfituar nga parimi i juridiksionit universal dhe i mbajtur nga procedura të përshtatshme, që respektojnë të drejtat e të pandehurve dhe të viktimave, mund të vërtetojnë të vërtetën mbi krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura.1095 Është e nevojshme, megjithatë, të shkohet përtej përcaktimit të sjelljeve kriminale, qoftë të atyre që bashkëmbartin një veprim aktiv, qoftë të atyre që bashkëmbartin moskryerjen e një veprimi që duhej bërë dhe përtej vendimeve në lidhje me procedurat e dëmshpërblimit, për të arritur vendosjen e marrëdhënieve të mirëpritjes së ndërsjellë mes popujve të ndarë, me vulën e pajtimit.1096 Është e nevojshme, gjithashtu, të nxitet respektimi i të drejtës së paqes: kjo e drejtë “favorizon krijimin e një shoqërie brenda së cilës vendi i marrëdhënieve të forcës zëvendësohet nga marrëdhëniet e bashkëpunimit, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët”.1097
519 Kisha lufton për paqen me lutje. Lutja hap zemrën jo vetëm për një marrëdhënie të thellë me Hyjin, por edhe në takimin me të afërmin nën shenjën e respektit, të besimit, të mirëkuptimit, të vlerësimit dhe të dashurisë.1098 Lutja përhap guxim dhe mbështet të gjithë “miqtë e vërtetë të paqes”,1099 të cilët kërkojnë ta nxisin atë në rrethana të ndryshme në të cilat jetojnë. Lutja liturgjike është “kulmi drejt të cilës priret veprimi i Kishës dhe njëherazi edhe burimi prej së cilës rrjedh krejt forca e saj”;1100 në veçanti kremtimi eukaristik, “burim dhe kulm i krejt jetës së krishterë”,1101 është burimi i pashtershëm i çdo angazhimi autentik të krishterë për paqen.1102
520 Ditët Botërore të Paqes janë kremtime me intensitet të veçantë për lutjen e kërkimit të paqes dhe për angazhimin e ndërtimit të një bote paqeje.
Papa Pali VI i themeloi këto ditë me qëllim që “t’ua kushtonte mendimeve dhe qëllimeve të paqes një kremtim të veçantë ditën e parë të vitit shoqëror”.1103 Mesazhet papnore për këtë rast të përvitshëm përbëjnë një burim të pasur përditësimi dhe zhvillimi të doktrinës shoqërore dhe tregojnë veprimin e vazhdueshëm baritor të Kishës në dobi të paqes: “Paqja rrënjoset vetëm nëpërmjet paqes, asaj paqeje që s’është e shkëputur nga detyrat e drejtësisë, por që ushqehet nga flijimi vetjak, zemërbutësia, mëshira, dashuria”.1104
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
PËRMBLEDHJE E DOKTRINËS SHOQËRORE E KISHËS
PJESA E TRETË
"Për Kishën mesazhi shoqëror i Ungjillit
nuk duhet të konsiderohet si një teori,
por para së gjithash si një themel
dhe një motivim për veprim".
(Centesimus annus, 57)
KAPITULLI I DYMBËDHJETË
DOKTRINA SHOQËRORE DHE VEPRIMI KISHTAR
I. VEPRIMI BARITOR NË RRETHIN SHOQËROR
a) Doktrina shoqërore dhe inkulturimi52* i fesë
521 E vetëdijshme për forcën ripërtëritëse të krishterimit edhe përballë kulturave e realiteteve shoqërore,1105 Kisha jep ndihmesën e mësimit të vet për ndërtimin e bashkësisë së njerëzve, duke treguar domethënien shoqërore të Ungjillit.1106 Në fund të Tetëqindës, Magjisteri i Kishës i trajtoi në mënyrë organike çështjet e rënda shoqërore të kësaj epoke, duke vendosur “një paradigmë të përhershme për Kishën. Kjo e fundit, në fakt, ka për të thënë fjalën e vet përpara disa situatave të caktuara njerëzore, individuale dhe bashkësiore, kombëtare dhe ndërkombëtare, për të cilat formulon një doktrinë të vërtetë, një corpus, që i mundëson të analizojë realitetet shoqërore, të shprehet për to dhe të tregojë orientime për zgjidhjen e drejtë të problemeve që rrjedhin prej këtyre situatave”.1107 Ndërhyrja e Papa Leonit XIII mbi realitetin shoqëroro-politik të kohës së vet me enciklikën “Rerum novarum” «i dha Kishës gati një “statut qytetarie” për realitetet e ndryshueshme të jetës publike dhe kjo do të rrënjosej edhe më shumë në vijim».1108
522 Kisha, me doktrinën e vet shoqërore, ofron sidomos një vizion tërësor dhe një kuptim të plotë të njeriut, në përmasën e vet vetjake dhe shoqërore. Antropologjia e krishterë, duke zbuluar dinjitetin e padhunueshëm të çdo personi, i fut realitetet e punës, të ekonomisë, të politikës në një perspektivë origjinale, që ndriçon vlerat autentike njerëzore dhe që frymëzon e mban angazhimin e dëshmisë së krishterë në rrethet e jetës personale, kulturore dhe shoqërore. Falë “fryteve të para të Shpirtit Shenjt” (Rom 8, 23), i krishteri «bëhet i aftë për të përmbushur ligjin e ri të dashurisë (krh. Rom 8, 1-11). Nga ky Shpirt Shenjt, që është “pengu i trashëgimit tonë” (Ef 1, 14), krejt njeriu ripërtërihet së brendshmi, deri në “shpërblimin e trupit tonë” (Rom 8, 23)».1109 Në këtë kuptim, doktrina shoqërore vë në dukje se si themeli i moralitetit të çdo të vepruari shoqëror qëndron në zhvillimin njerëzor të personit dhe përcakton normën e veprimit shoqëror në përkim me të mirën e vërtetë të njerëzimit dhe në angazhimin e orientuar për të krijuar kushte që i mundësojnë çdo njeriu të vërë në jetë thirrjen e vet tërësore.
523 Antropologjia e krishterë gjallëron dhe mbështet veprën baritore të inkulturimit të fesë, të orientuar që t’i ripërtërijë nga brenda, me forcën e Ungjillit, kriteret e gjykimit, vlerat e përcaktuara, vijat e mendimit dhe modelet e jetës së njeriut bashkëkohor: “me inkulturim Kisha bëhet shenjë më e kuptueshme e asaj që është dhe vegël më e përshtatshme e misionit”.1110 Bota bashkëkohore është e shënuar nga një frakturë mes Ungjillit dhe kulturës; një vizion i shekullarizuar i shpëtimit priret ta ulë edhe krishterimin në një nivel “dijesh thjesht njerëzore, gati në një shkencë të të jetuarit mirë”.1111 Kisha është e vetëdijshme se duhet të bëjë “një hap të madh përpara në ungjillëzimin e saj, duhet të hyjë në një etapë të re historike të dinamizmit të saj misionar”.1112 Në këtë perspektivë baritore vendoset mësimi shoqëror: «”Ungjillëzimi i ri”, për të cilin bota moderne ka nevojë të ngutshme… duhet të numërojë mes përbërësve të vet thelbësorë kumtimin e doktrinës shoqërore të Kishës».1113) Doktrina shoqërore dhe inkulturimi52* i fesë
521 E vetëdijshme për forcën ripërtëritëse të krishterimit edhe përballë kulturave e realiteteve shoqërore,1105 Kisha jep ndihmesën e mësimit të vet për ndërtimin e bashkësisë së njerëzve, duke treguar domethënien shoqërore të Ungjillit.1106 Në fund të Tetëqindës, Magjisteri i Kishës i trajtoi në mënyrë organike çështjet e rënda shoqërore të kësaj epoke, duke vendosur “një paradigmë të përhershme për Kishën. Kjo e fundit, në fakt, ka për të thënë fjalën e vet përpara disa situatave të caktuara njerëzore, individuale dhe bashkësiore, kombëtare dhe ndërkombëtare, për të cilat formulon një doktrinë të vërtetë, një corpus, që i mundëson të analizojë realitetet shoqërore, të shprehet për to dhe të tregojë orientime për zgjidhjen e drejtë të problemeve që rrjedhin prej këtyre situatave”.1107 Ndërhyrja e Papa Leonit XIII mbi realitetin shoqëroro-politik të kohës së vet me enciklikën “Rerum novarum” «i dha Kishës gati një “statut qytetarie” për realitetet e ndryshueshme të jetës publike dhe kjo do të rrënjosej edhe më shumë në vijim».1108
522 Kisha, me doktrinën e vet shoqërore, ofron sidomos një vizion tërësor dhe një kuptim të plotë të njeriut, në përmasën e vet vetjake dhe shoqërore. Antropologjia e krishterë, duke zbuluar dinjitetin e padhunueshëm të çdo personi, i fut realitetet e punës, të ekonomisë, të politikës në një perspektivë origjinale, që ndriçon vlerat autentike njerëzore dhe që frymëzon e mban angazhimin e dëshmisë së krishterë në rrethet e jetës personale, kulturore dhe shoqërore. Falë “fryteve të para të Shpirtit Shenjt” (Rom 8, 23), i krishteri «bëhet i aftë për të përmbushur ligjin e ri të dashurisë (krh. Rom 8, 1-11). Nga ky Shpirt Shenjt, që është “pengu i trashëgimit tonë” (Ef 1, 14), krejt njeriu ripërtërihet së brendshmi, deri në “shpërblimin e trupit tonë” (Rom 8, 23)».1109 Në këtë kuptim, doktrina shoqërore vë në dukje se si themeli i moralitetit të çdo të vepruari shoqëror qëndron në zhvillimin njerëzor të personit dhe përcakton normën e veprimit shoqëror në përkim me të mirën e vërtetë të njerëzimit dhe në angazhimin e orientuar për të krijuar kushte që i mundësojnë çdo njeriu të vërë në jetë thirrjen e vet tërësore.
523 Antropologjia e krishterë gjallëron dhe mbështet veprën baritore të inkulturimit të fesë, të orientuar që t’i ripërtërijë nga brenda, me forcën e Ungjillit, kriteret e gjykimit, vlerat e përcaktuara, vijat e mendimit dhe modelet e jetës së njeriut bashkëkohor: “me inkulturim Kisha bëhet shenjë më e kuptueshme e asaj që është dhe vegël më e përshtatshme e misionit”.1110 Bota bashkëkohore është e shënuar nga një frakturë mes Ungjillit dhe kulturës; një vizion i shekullarizuar i shpëtimit priret ta ulë edhe krishterimin në një nivel “dijesh thjesht njerëzore, gati në një shkencë të të jetuarit mirë”.1111 Kisha është e vetëdijshme se duhet të bëjë “një hap të madh përpara në ungjillëzimin e saj, duhet të hyjë në një etapë të re historike të dinamizmit të saj misionar”.1112 Në këtë perspektivë baritore vendoset mësimi shoqëror: «”Ungjillëzimi i ri”, për të cilin bota moderne ka nevojë të ngutshme… duhet të numërojë mes përbërësve të vet thelbësorë kumtimin e doktrinës shoqërore të Kishës».1113
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 31-01-2021 më 13:06
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KAPITULLI I DYMBËDHJETË
DOKTRINA SHOQËRORE DHE VEPRIMI KISHTAR
b) Doktrina shoqërore dhe baritorja shoqërore
524 Referimi thelbësor që i bëhet doktrinës shoqërore vendos për natyrën, hedhjen e bazave, nyjëzimin dhe zhvillimet e baritores shoqërore. Ajo është shprehje e mbarështimit të ungjillëzimit shoqëror, të orientuar për të ndriçuar, për të stimuluar dhe për të asistuar nxitjen tërësore të njeriut nëpërmjet veprimtarisë praktike të lirimit të krishterë, në perspektivën e vet tokësore dhe transhendente. Kisha jeton dhe vepron në histori, duke ndërvepruar me shoqërinë dhe kulturën e kohës së vet, për ta përmbushur misionin e vet që t’u komunikojë të gjithë njerëzve risinë e kumtimit të krishterë, në konkretësinë e vështirësive të tyre, të luftërave dhe të sfidave, kështu që feja i ndriçon për t’i kuptuar ato në të vërtetën se “hapja ndaj dashurisë së Krishtit është lirimi i vërtetë”.1114 Baritorja shoqërore është shprehja e gjallë dhe konkrete e një Kishe plotësisht të vetëdijshme për misionin e saj ungjillëzues të realiteteve shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike të botës.
525 Mesazhi shoqëror i Ungjillit duhet ta orientojë Kishën që të zhvillojë një detyrë të dyfishtë: t’i ndihmojë njerëzit që të zbulojnë të vërtetën dhe të zgjedhin udhën për ta ndjekur atë; të nxisë angazhimin e të krishterëve që ta dëshmojnë, me zell shërbimi, Ungjillin në fushën shoqërore: “Sot më shumë se kurrë fjala e Hyjit nuk mund të kumtohet dhe të dëgjohet nëse ajo nuk shoqërohet me dëshminë e fuqisë së Shpirtit Shenjt që vepron në të vepruarin e të krishterëve të vënë në shërbim të vëllezërve, tamam mbi ato pika ku është në lojë ekzistenca dhe e ardhmja e tyre”.1115 Nevoja e një ungjillëzimi të ri bën që Kisha të kuptojë “se mesazhi i saj shoqëror do të gjejë besueshmëri në dëshminë e veprave, më parë se në koherencën dhe logjikën e saj të brendshme”.1116
526 Doktrina shoqërore dikton kriteret themelore të veprimit baritor në fushën shoqërore: kumtimi i Ungjillit; ballafaqimi i mesazhit ungjillor me realitetet shoqërore; projektimi i veprimeve që kanë për qëllim ripërtëritjen e këtyre realiteteve, duke i bërë në përputhje me kërkesat e moralit të krishterë. Një ungjillëzim i ri i shoqërores kërkon para së gjithash kumtimin e Ungjillit: Hyji në Jezu Krishtin shpëton çdo njeri dhe krejt njeriun. Ky kumtim ia zbulon njeriun vetvetes dhe duhet të bëhet parim për interpretimin e realiteteve shoqërore. Në kumtimin e Ungjillit, përmasa shoqërore është thelbësore dhe e pashmangshme, megjithëse nuk është e vetmja. Ajo duhet të tregojë begatinë e pashtershme të shpëtimit të krishterë, edhe nëse një realizim i përsosur dhe përfundimtar i realiteteve shoqërore sipas Ungjillit nuk mund të sendërtohet në histori: asnjë rezultat, edhe ai më i arriri, nuk mund t’u ikë caqeve të lirisë njerëzore dhe tensioneve eskatologjike të çdo realiteti të krijuar.1117
527 Veprimi baritor i Kishës në rrethin shoqëror duhet të dëshmojë para së gjithash të vërtetën mbi njeriun. Antropologjia e krishterë mundëson një shoshitje të problemeve shoqërore, për të cilat nuk mund të gjendet një zgjidhje e mirë nëse nuk mbrohet karakteri trashendent i personit njerëzor, plotësisht të zbuluar në fe.1118 Veprimi shoqëror i të krishterëve duhet të frymëzohet nga parimi themelor i qendërsisë së njeriut.1119 Nga kërkesa për të nxitur identitetin tërësor të njeriut buron propozimi i atyre vlerave të mëdha që të rregullojnë drejt dhe mirë një bashkëjetesë të renditur dhe të begatë: e vërteta, drejtësia, dashuria, liria.1120 Baritorja shoqërore përpiqet me qëllim që ripërtëritja e jetës publike të jetë e lidhur me një respektim të njëmendtë të këtyre vlerave. Në këtë mënyrë, Kisha, nëpërmjet dëshmisë së vet shumëformëshe ungjillore, synon të nxisë vetëdijen e të mirës së të gjithëve dhe të secilit si burim i pashtershëm për zhvillimin e krejt jetës shoqërore.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KAPITULLI I DYMBËDHJETË
DOKTRINA SHOQËRORE DHE VEPRIMI KISHTAR
c) Doktrina shoqërore dhe formimi.
528 Doktrina shoqërore është një pikë referimi e domosdoshme për një formim të plotë të krishterë. Këmbëngulja e Magjisterit në propozimin e kësaj doktrine si burim frymëzues për apostullimin dhe veprimin shoqëror lind nga bindja se ajo përbën një burim të jashtëzakonshëm formativ: “sidomos për besimtarët laikë të angazhuar në mënyra të ndryshme në fushën shoqërore dhe politike, është krejtësisht e domosdoshme një njohje më e saktë e doktrinës shoqërore të Kishës”.1121 Kjo pasuri doktrinore nuk mësohet dhe nuk njihet në mënyrë të përshtatshme: edhe për këtë arsye ajo nuk kthehet ashtu siç duhet në sjellje konkrete.
529 Vlera formative e doktrinës shoqërore njihet dhe pranohet më mirë në veprimtarinë katekistike.1122 Katekeza është mësimi organik dhe sistematik i doktrinës së krishterë, që bëhet me qëllim që t’i fusë të krishterët në plotësinë e jetës ungjillore.1123 Qëllimi i fundit i katekezës “është që të vërë dikë jo vetëm në kontrakt, por në bashkësi, në intimitet me Jezu Krishtin”,1124 në këtë mënyrë mund ta njohë dhe ta pranojë veprimin e Shpirtit Shenjt, nga i cili vjen dhurata e jetës së re në Krishtin.1125 Në këtë perspektivë bazë, në shërbimin e saj të edukimit në fe, katekeza nuk duhet të lërë jashtë, por “të sqarojë, ashtu siç duhet … disa realitete, siç është veprimi i njeriut për lirimin e tij tërësor, kërkimin e një shoqërie më solidare dhe vëllazërore, luftërat për drejtësi dhe ndërtimin e paqes”.1126 Për këtë qëllim është e nevojshme që të parapërgatitet një paraqitje tërësore e Magjisterit shoqëror, në historinë e tij, në përmbajtjet e tij dhe në metodologjinë e tij. Një lexim i drejtpërdrejtë i enciklikave shoqërore, i bërë në kontekstin kishtar, pasuron marrjen dhe vënien e tyre në jetë, falë ndihmesës së kompetencave dhe profesionalizmave të ndryshme të pranishme në bashkësi.
530 Sidomos në kontekstin e katekezës, është e rëndësishme që mësimi i doktrinës shoqërore të orientohet për të motivuar veprime për ungjillëzimin dhe njerëzorizimin e realiteteve tokësore. Me këtë doktrinë, në fakt, Kisha shpreh një dije teoriko-praktike që mbështet angazhimin e shndërrimit të jetës shoqërore, për ta bërë gjithnjë e më në përputhje me planin hyjnor. Katekeza shoqërore synon formimin e njerëzve që, duke respektuar rendin moral, ta duan lirinë e vërtetë, njerëz që “me kriter personal t’i gjykojnë gjërat në dritën e të vërtetës, t’i kryejnë veprimtaritë e tyre me ndjenjë përgjegjësie dhe të përpiqen të ndjekin gjithçka është e vërtetë dhe e drejtë, duke bashkëpunuar me gjithë qejf me të tjerët”.1127 Fiton një vlerë të jashtëzakonshme formative dëshmia e ofruar nga krishterimi i jetuar: “është jeta e shenjtërisë, që rishkëlqen në shumë gjymtyrë të Popullit të Hyjit, të përvuajtura dhe shpesh të fshehura për sytë e njerëzve, që përbën udhën më të thjeshtë dhe tërheqëse në të cilën mund të përceptohet menjëherë bukuria e të vërtetës, forca liruese e dashurisë së Hyjit, vlera e besnikërisë së pakushtëzuar ndaj të gjitha kërkesave të ligjit të Zotit, edhe në rrethanat më të vështira”.1128
531 Doktrina shoqërore duhet të vihet në bazë të një vepre të dendur dhe të vazhdueshme formimi, sidomos të asaj që u drejtohet të krishterëve laikë. Ky formim duhet të mbajë parasysh angazhimin e tyre në jetën civile: “u takon atyre, nëpërmjet nismës së tyre të lirë dhe pa pritur në mënyrë pasive urdhra apo direktiva, që ta depërtojnë me shpirt të krishterë mendësinë dhe zakonet, ligjet dhe strukturat e bashkësive të tyre të jetës”.1129 Niveli i parë i veprës formative drejtuar të krishterëve laikë duhet t’i bëjë të aftë që t’u bëjnë ballë në mënyrë të efektshme detyrave të përditshme në rrethin kulturor, shoqëror, ekonomik dhe politik, duke zhvilluar në ta ndjenjën e detyrës së praktikuar në shërbim të së mirës së përbashkët.1130 Një nivel i dytë ka të bëjë me formimin e ndërgjegjes politike për t’i përgatitur të krishterët laikë në ushtrimin e pushtetit politik: “Ata që janë apo që mund të bëhen të përshtatshëm për karrierën politike, të vështirë por njëkohësisht shumë të fisshme, duhet të përgatiten dhe të kërkojnë ta ndjekin atë pa u kujdesur për interesat vetjake dhe dobitë materiale”.1131
532 Institucionet edukative katolike mund dhe duhet të zhvillojnë një shërbim të çmueshëm formativ, duke u angazhuar me zell të veçantë për inkulturimin e mesazhit të krishterë, apo për takimin e frytshëm mes Ungjillit dhe dijeve të ndryshme. Doktrina shoqërore është mjet i nevojshëm për një edukim të efektshëm të krishterë për dashuri, drejtësi, paqe, si edhe për të pjekur vetëdijen e detyrave morale në rrethin e kompetencave të ndryshme kulturore dhe profesionale.
Një shembull i rëndësishëm institucioni formativ paraqitet nga “Javët Shoqërore” të katolikëve që Magjisteri gjithmonë ka nxitur. Ato përbëjnë një vend cilësor për shprehjen dhe rritjen e besimtarëve laikë, të aftë për të nxitur, në një nivel tjetër, ndihmesën e tyre specifike për ripërtëritjen e rendit tokësor. Nisma, e eksperimentuar prej shumë vitesh në Vende të ndryshme, është një punishte e vërtetë kulturore në të cilën komunikohen dhe ballafaqohen reflektime dhe përvoja, studiohen problemet që dalin dhe dallohen orientimet e reja vepruese.
533 Jo më pak i rëndësishëm duhet të jetë angazhimi për ta përdorur doktrinën shoqërore për formimin e presbitërve dhe të kandidatëve për meshtari, të cilët, në horizontin e përgatitjes mbarështimore, duhet të pjekin një njohje cilësore të mësimit dhe të veprimit baritor të Kishës në rrethin shoqëror dhe me një interes të ndier ndaj çështjeve shoqërore të kohës së tyre. Dokumenti i Kongregatës për Edukimin Katolik, “Orientime për studimin dhe mësimin e doktrinës shoqërore të Kishës në formimin meshtarak”,1132 ofron udhëzime të qarta dhe dispozita për një hedhje korrekte dhe të përshtatshme të bazave të studimeve.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KAPITULLI I DYMBËDHJETË
DOKTRINA SHOQËRORE DHE VEPRIMI KISHTAR
d) Nxitja e dialogut
534 Doktrina shoqërore është një mjet i efektshëm dialogu mes bashkësive të krishtera dhe bashkësisë civile e politike, një mjet i përshtatshëm për të nxitur dhe për të frymëzuar qëndrime korrekte dhe të frytshme bashkëpunimi, sipas modaliteteve që u përshtaten rrethanave. Angazhimi i autoriteteve civile dhe politike, të thirrura për t’i shërbyer thirrjes personale dhe shoqërore të njeriut, sipas kompetencës së saj dhe me mjetet e veta, mund të gjejë në doktrinën shoqërore të Kishës një mbështetje të rëndësishme dhe një burim të pasur frymëzimi.
535 Doktrina shoqërore është një terren i begatë për kultivimin e dialogut dhe të bashkëpunimit në fushën ekumenike, që realizohet në rrethe të ndryshme, tashmë në shkallë të gjerë: në mbrojtjen e dinjitetit të personave njerëzorë; në nxitjen e paqes; në luftën konkrete dhe të efektshme kundër mjerimeve të kohës sonë, si uria dhe varfëria, analfabetizmi, mosshpërndarja e drejtë e të mirave dhe mungesa e banesave. Ky bashkëveprim shumëformësh shton vetëdijen e vëllazërisë në Krishtin dhe lehtëson ecjen ekumenike.
536 Në traditën e përbashkët të Besëlidhjes së Vjetër, Kisha Katolike e di se mund të dialogojë me vëllezërit hebrenj edhe nëpërmjet doktrinës së saj shoqërore, për të ndërtuar së bashku një të ardhme drejtësie dhe paqeje për të gjithë njerëzit, bij të të vetmit Hyj. Pasuria e përbashkët shpirtërore favorizon njohjen e shoqishoqme dhe vlerësimin e ndërsjellë,1133 bazën mbi të cilën mund të rritet marrëveshja për kapërcimin e çdo diskriminimi dhe për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.
537 Doktrina shoqërore karakterizohet edhe për një apel të vazhdueshëm për dialog mes të gjithë besimtarëve të feve të botës, me qëllim që të dinë të bashkëndajnë kërkimin e formave më të përshtatshme të bashkëpunimit: fetë kanë një rol të rëndësishëm për arritjen e paqes, e cila varet nga angazhimi i përbashkët për zhvillimin tërësor të njeriut.1134 Në shpirtin e Takimeve të lutjes që janë mbajtur në Asizi,1135 Kisha vazhdon t’i ftojë besimtarët e feve të tjera për dialog dhe për të favorizuar, në çdo vend, një dëshmi të efektshme të vlerave të përbashkëta për mbarë familjen njerëzore.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 02-02-2021 më 12:14
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KAPITULLI I DYMBËDHJETË
DOKTRINA SHOQËRORE DHE VEPRIMI KISHTAR
e) Subjektet e baritores shoqërore
538 Kisha, në përmbushjen e misionit të vet, e angazhon mbarë popullin e Hyjit. Në nyjëzimet e ndryshme dhe në secilën prej gjymtyrëve të saj, sipas dhuratave dhe formave të ushtrimit, tipike për çdo thirrje, populli i Hyjit duhet t’i përgjigjet detyrës për të kumtuar dhe për të dëshmuar Ungjillin (krh. 1 Kor 9, 16), me vetëdijen se “misioni i përket të gjithë të krishterëve”.1136
Edhe vepra baritore në rrethin shoqëror është për të gjithë të krishterët, të thirrur për t’u bërë subjekte aktive në dëshmimin e doktrinës shoqërore dhe për t’u futur plotësisht në traditën e konsoliduar të “zellshmërisë së begatë të mijëra e mijëra njerëzve, që, të stimuluar nga Magjisteri shoqëror, janë përpjekur të frymëzohen prej tyre për angazhimin e tyre në botë”.1137 Të krishterët e sotëm, duke vepruar në mënyrë individuale, duhet të dinë të paraqiten si “një lëvizje e madhe për mbrojtjen e personit njerëzor dhe për ruajtjen e dinjitetit të tij”.1138
539 Në Kishën e veçantë, përgjegjësi i parë i angazhimit baritor të ungjillëzimit të shoqërores është Ipeshkvi, i ndihmuar nga meshtarët, nga rregulltarët dhe rregulltaret, nga besimtarët laikë. Me një referim të veçantë ndaj realiteteve lokale, Ipeshkvi ka përgjegjësinë që ta nxisë mësimin dhe përhapjen e doktrinës shoqërore, për të cilën ai kujdeset nëpërmjet institucioneve të përshtatshme.
Veprimi baritor i Ipeshkvit duhet të gjejë zbatim në mbarështimin e presbitërve që marrin pjesë në misionin e tij të mësimit, të shenjtërimit dhe të drejtimit të bashkësisë së krishterë. Me programimin e itinerareve të përshtatshme formative, presbiteri duhet ta bëjë të njohur doktrinën shoqërore dhe të nxitë tek gjymtyrët e bashkësisë së vet vetëdijen e të drejtës dhe të detyrës së të qenët subjekte vepruese të kësaj doktrine. Nëpërmjet kremtimeve sakramentale, në veçanti të Eukaristisë dhe të Pajtimit, meshtari ndihmon që angazhimi shoqëror të jetohet si fryt i Misterit shpëtimtar. Ai duhet të gjallërojë veprimin baritor në rrethin shoqëror, duke u kujdesur me një përkujdesje të veçantë për formimin dhe shoqërimin shpirtëror të besimtarëve të angazhuar në jetën shoqërore dhe politike. Presbiteri që kryen shërbimin baritor në agregime të ndryshme kishtare, sidomos në ato të apostullimit shoqëror, ka për detyrë që ta favorizojë rritjen me mësimin e nevojshëm të doktrinës shoqërore.
540 Veprimi baritor në rrethin shoqëror ndihmohet edhe nga vepra e personave të kushtuar, në përputhje me karizmën e tyre; dëshmitë e tyre ndriçuese, veçanërisht në kushtet e një varfërie të madhe, përbëjnë për të gjithë një thirrje për vlerat e shenjtërisë dhe të shërbimit bujar të të afërmit.
Dhurimi total i vetvetes që bëjnë rregulltarët i ofrohet reflektimit të përbashkët edhe si një shenjë emblematike dhe profetike e doktrinës shoqërore: duke u vënë totalisht në shërbim të misterit të dashurisë së Krishtit ndaj njeriut dhe ndaj botës, rregulltarët hershojnë dhe tregojnë me jetën e tyre disa tipare të njerëzimit të ri që doktrina shoqërore dëshiron të favorizojë. Personat e kushtuar në dëlirësi, varfëri dhe dëgjesë vihen në shërbim të dashurisë baritore sidomos me lutje, gjatë së cilës sodisin projektin e Hyjit për botën, i luten Zotit me qëllim që zemra e çdo njeriu të mirëpresë në vetvete dhuratën e njerëzimit të ri, çmim i flijimit të Krishtit.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
II. DOKTRINA SHOQËRORE DHE ANGAZHIMI I BESIMTARËVE LAIKË
a) Besimtari laik
541 Bashkëpërcaktimi thelbësor i besimtarëve laikë që veprojnë në vreshtin e Zotit (krh. Mt 20, 1-16), është natyra shekullare e ndjekjes së tyre të Krishtit, që realizohet pikërisht në botë: “është tamam e laikëve që ta kërkojnë mbretërinë e Hyjit duke i trajtuar dhe duke i orientuar në mënyrë të renditur drejt një qëllimi gjërat tokësore në përputhje me Hyjin”.1139 Me Pagëzim laikët janë futur në Krishtin, janë bërë pjesëmarrës të jetës së Tij dhe të misionit të Tij në përputhje me identitetin e tyre të veçantë: “Me emrin laikë kuptohen… të gjithë besimtarët me përjashtim të gjymtyrëve të Urdhrit të Shenjtë dhe të gjendjes rregulltare të njohur dhe të pranuar nga Kisha, domethënë besimtarët që, meqë janë të trupëzuar në Krishtin nëpërmjet sakramentit të Pagëzimit, janë bërë Popull i Hyjit dhe sipas mënyrës së tyre janë bërë pjesëmarrës të dinjitetit meshtarak, profetik dhe mbretëror të Krishtit, për sa u përket atyre përmbushin misionin e mbarë popullit të krishterë në Kishë dhe në botë”.1140
542 Identiteti i besimtarit laik lind dhe ushqehet nga sakramentet: Pagëzimi, Krezmimi dhe Eukaristia. Pagëzimi na bën në përputhje me Krishtin, Birin e Atit, të parëlindurin e çdo krijese, të dërguar si Mësues dhe Shëlbues të të gjithë njerëzve. Krezmimi apo Përforcimi na bën në shëmbëlltyrë të Krishtit, të dërguar për të gjallëruar krijimin dhe çdo qenie me derdhjen e Shpirtit të Vet. Eukaristia e bën besimtarin pjesëmarrës së të vetmit dhe të të përsosurit flijim që Krishti i ka ofruar Atit, në mishin e Vet, për shpëtimin e Botës.
Besimtari laik është nxënës i Krishtit duke u nisur nga sakramentet dhe me fuqi të tyre, domethënë për hir të të gjithë asaj që Hyji ka vepruar në të duke i ngulitur vetë shëmbëlltyrën e Birit të Vet, Jezu Krishtit. Nga kjo dhuratë hyjnore hiri, dhe jo nga lidhje njerëzore, lind treshja “munus” (dhuratë dhe detyrë), që e cilëson laikun si profet, meshtar dhe mbret, sipas natyrës të tij shekullare.
543 Është detyrë pikërisht e besimtarit laik që ta kumtojë Ungjillin me një dëshmi shembullore jete, të rrënjëzuar në Krishtin dhe të jetuar në realitetet tokësore: familja, angazhimi profesional në rrethin e punës, të kulturës, të shkencës dhe të kërkimit; ushtrimi i përgjegjësive shoqërore, ekonomike, politike. Të gjitha realitetet shekullare, vetjake dhe shoqërore, mjedise dhe gjendje historike, strukturore dhe institucione, janë tamam vendi i duhur i të jetuarit dhe i të vepruarit të të krishterëve laikë. Këto realitete janë marrëse të dashurisë së Hyjit, angazhimi i besimtarëve laikë duhet t’i përgjigjet këtij vizioni dhe të cilësohet si shprehje e dashurisë ungjillore: “të qenët dhe të vepruarit në botë është për besimtarët laikë një realitet jo vetëm antropologjik dhe sociologjik, por edhe dhe specifikisht një realitet teologjik e kishtar”.1141
544 Dëshmia e besimtarit laik lind nga një dhuratë hiri, të njohur dhe të pranuar, të kultivuar dhe të pjekur.1142 Ky është motivimi që e bën domethënës angazhimin e tij në botë dhe e vë në antipodet e mistikës së veprimit, tipike e humanizmit ateist, të privuar nga themeli i fundit dhe të kufizuar në perspektiva thjesht tokësore. Horizonti eskatologjik është çelësi që mundëson kuptimin në mënyrë korrekte të realiteteve njerëzore: në perspektivën e të mirave përfundimtare, besimtari laik është në gjendje që me autenticitet të hedhë bazat e veprimtarisë së vet tokësore. Niveli i jetesës dhe prodhimtaria më e madhe ekonomike nuk janë treguesit e vetëm të vlefshëm për të matur realizimin e plotë të njeriut në këtë jetë dhe vlejnë edhe më pak nëse i referohen asaj të ardhmes: “Njeriu nuk është i kufizuar vetëm në rendin tokësor por, duke jetuar në historinë njerëzore, të ruajë në mënyrë tërësore thirrjen e vet të amshuar”.1143
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt