-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
MEDITIMI PARAPRAK.
62. Ky propozim dashurie gjithashtu
mund të keqkuptohet.
Jo më kot,
përballë tundimit të bashkësive të para të krishtera
për të formuar grupe të mbyllura dhe të izoluara,
Shën Pali i nxiti dishepujt e tij
që të kishin dashuri hyjnore mes tyre
“dhe ndaj të gjithëve” (1 Sel. 3,12);
dhe në bashkësinë e Gjonit u kërkua
që "vëllezërit, megjithëse të huaj" të mirëpriteshin (3 Gj 5).
Ky kontekst ndihmon për të kuptuar
vlerën e shëmbëlltyrës së Samaritanit të Mirë:
dashurisë nuk i intereson
nëse vëllai i plagosur
vjen nga këtu apo atje.
Sepse është “dashuria ajo që thyen zinxhirët
që na izolojnë dhe na ndajnë,
duke ndërtuar ura;
dashuri që na lejon të ndërtojmë
një familje të madhe
ku të gjithë mund të ndihemi
si në shtëpinë tonë […].
Dashuri që bie erë
dhembshurie dhe dinjiteti”.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
NJË NJERI I BRAKTISUR...
63. Jezusi tregon se ishte një burrë i plagosur
i shtrirë në tokë përgjatë rrugës,
ai që kishte qenë i sulmuar.
Disa persona kaluan pranë tij,
por ata u larguan, nuk u ndalën.
Ata ishin njerëz me funksione të rëndësishme në shoqëri,
të cilët nuk kishin në zemër dashurinë
për të mirën e përbashkët.
Ata nuk mund të shpenzojnë disa minuta
për të ndihmuar një njeri të plagosur
ose të paktën për të kërkuar dike
që ta ndihmojë atë.
Njëri ndaloi, i afroi, e trajtoi me duart e veta,
pagoi nga xhepi i vet dhe u kujdes për të.
Mbi të gjitha, i dha atij diçka
që ne e kursejmë në këtë botë
që është gjithmonë të nxituar:
i dha atij kohën e tij.
Me siguri ai kishte planet e veta
për ta përdorur kohën atë ditë
sipas nevojave, angazhimeve apo dëshirave të veta.
Por ai mundi të linte gjithçka mënjanë
për të ndihmuar të plagosurin të panjohur
dhe e konsideroi atë të denjë
për të marrë dhuratën e kohës së tij.
64. Me kë identifikohesh?
Kjo pyetje është e vështirë,
e drejtpërdrejtë dhe vendimtare.
Cilit prej tyre ti je i ngjashëm?
Ne duhet të njohim tundimin
që na rrethon për mosinteresim për të tjerët,
veçanërisht për më të dobëtit.
Le ta pranojmë këtë,
kemi përparuar shumë në shumë aspekte,
por jemi analfabetë
në shoqërimin,
në kujdesin
dhe mbështetjen e shoqërive tona
më të brishta dhe të dobëta.
Jemi mësuar të shikojmë përreth,
të kalojmë, të injorojmë situatat
derisa ato të ndikojnë drejtpërdrejt tek ne.
65. Sulmohet një person në rrugë,
dhe shumë ikin sikur të mos kishin parë asgjë.
Shpesh ka njerëz që godasin dikë
me makinën e tyre dhe ikin.
Thjesht preokupohen vetëm
që të mos kenë probleme,
nuk ka rëndësi nëse një njeri vdes
për shkak të mosinteresim të tyre.
Megjithatë, këto janë shenja
të një stili jetese të përgjithësuar,
i cili manifestohet në mënyra të ndryshme,
ndoshta më delikate.
Për më tepër, duke qenë se të gjithë
jemi shumë të përqendruar në nevojat tona,
nëse shojmë dikë me dhimbje,
shqetësohemi:
shqetësohemi, sepse nuk duam
të humbim kohë
për problemet e të tjerëve.
Këto janë simptoma të një shoqërie të sëmurë,
sepse ajo synon
të ndërtohet vetë
duke i kthyer shpinën dhimbjes.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 17-05-2022 më 02:59
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
NJË NJERI I BRAKTISUR...
66. Më mirë është të mos biem në këtë mjerim.
Le të sillemi sipas modelit të samaritanit të mirë.
Është një tekst që na fton të ringjallim thirrjen tonë
si qytetarë të kombit tonë dhe të gjithë botës,
që kontribuojnë të ndërtojnë lidhje të re shoqërore.
Është një thirrje gjithnjë e re,
që, nuk duhet të harrohet,
është shkruar si ligj themelor i qenies sonë:
që shoqëria të niset drejt kërkimit të së mirës së përbashkët
dhe, duke u nisur nga ky synim,
të rindërtojë gjithmonë rendin e saj politik dhe shoqëror,
strukturën e saj mbi marrëdhëniet me të vërtetë njerëzore,
projektin e saj njerëzor.
Me gjestet e tij Samaritani i Mirë tregoi
se "ekzistenca e secilit prej nesh
është e lidhur me atë të të tjerëve:
jeta nuk është kohë që kalon,
por një kohë takimi".
67. Kjo shëmbëlltyrë është një ikonë ndriçuese,
e aftë të nxjerrë në pah
opsionin bazë që duhet të marrim ,
për ta rindërtuar këtë botë të mjerueshme
që, si është, na bën të vuajmë shumë.
Përballë kaq shumë dhimbjeje,
kaq shumë plagëve,
e vetmja mënyrë për të dalë,
është të jemi si Samaritani i Mirë.
Çdo zgjedhje tjetër të çon
ose në anën e kusarëve
ose në anën e atyre që kalojnë pa pasur dhembshuri
për të plagosurin e rënë në rrugë.
Shëmbëlltyra na tregon
se me cilat nisma mund të ribëhet një komunitet,
duke filluar nga burrat dhe gratë
që e bëjnë të tyren dobësinë e të tjerëve,
të cilët nuk lejojnë të ndërtohet
një shoqëri bazuar në përjashtimin,
por bëhen vetë fqinjë
dhe rimëkëmbin dhe rehabilitojnë njeriun e rënë.
që e mira të jetë e përbashkët.
Në të njëjtën kohë shëmbëlltyra
na paralajmëron për disa qëndrime të njerëzve
që shikojnë vetëm te vetja
dhe nuk marrin përsipër kërkesat
e pashmangshme të realitetit njerëzor.
68. Shëmbëllltyra, le ta pranojmë qartë,
nuk na jep një mësim idealesh abstrakte,
as nuk kufizohet në shqyrtimin
e funksionalitetit të një morali etiko-social.
Na zbulon një karakteristikë thelbësore të qenies njerëzore,
shpesh e harruar:
ne jemi krijuar për plotësinë
që arrihet vetëm në dashuri.
Të jetosh indiferent
ndaj dhimbjes të të tjerëve
nuk është një zgjedhje e mundshme:
nuk mund të lejojmë
që dikush të jetojë i përjashtuar nga të mirat e të jetës.
Kjo duhet të na indinjojë,
deri në atë pikë sa të na bëjë të zbresim
nga qetësia jonë
për të zhytur veten të mërzitur
në vuajtjet njerëzore. Në këtë konsiston dinjiteti ynë.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 23-05-2022 më 04:04
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
Një histori që përsëritet.
69. Rrëfimi është i thjeshtë dhe linear,
por përmban të gjithë dinamikën e luftës së brendshme
që zhvillohet në shtjellimin e identitetit tonë,
në çdo ekzistencë të projektuar
në rrugën e realizimit të vëllazërisë njerëzore.
Pasi u nisëm, në mënyrë të pashmangshme
përplasemi me të plagosurin.
Sot gjithnjë e më shumë ka njerëz të plagosur.
Përfshirja apo përjashtimi i atyre
që vuajnë gjatë rrugës
përcakton të gjitha projektet
ekonomike, politike, sociale dhe fetare.
Çdo ditë përballemi me zgjedhjen
për të qenë samaritanë të mirë
apo udhëtarë indiferentë
që kalojnë në distancë.
Dhe nëse e shtrijmë vështrimin tonë
në tërësinë e historisë sonë
dhe të botës në tërësi,
të gjithë jemi ose kemi qenë si këta personazhe:
të gjithë kemi diçka nga njeriu i plagosur,
diçka nga hajdutët,
diçka nga ata që kalojnë në një distancë
dhe diçka nga samaritani i mirë.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
Një histori që përsëritet.
70. Është interesante
se si ndryshojnë tërësisht diferencat
midis personazheve të tregimit
pas takimit e tyre me njeriun e rënë ndër cuba,
të poshtëruar, të braktisur në rrugë.
Nuk ka më dallim midis një njeriu
që banon në Judenë dhe një tjetër që banon në Samarinë,
nuk ka prift apo tregtar:
ka vetëm dy lloje njerëzish:
ata që marrin përsipër dhimbjen
dhe ata që kalojnë, shohin,
dhe vazhdojnë rrugën;
ata që përkulen poshtë
duke njohur që është një njeri
ai që ra ndër cuba dhe u braktis në rrugë
dhe ata që shikojnë tjetërkund
dhe largohen me shpejtësi:
në fakt kur marrim përsipër dhimbjen e të tjerëve,
bien maskat tona të shumta,
etiketat dhe maskimet tona:
është ora e së vërtetës.
A do të përkulemi për të prekur
dhe shëruar plagët e të tjerëve?
A do të përkulemi për t'u mbështetur njëri-tjetrin?
Kjo është sfida aktuale nga e cila nuk duhet të kemi frikë.
Në momentet e krizës zgjedhja bëhet urgjente:
mund të themi se në këtë moment
kushdo nuk është hajdut
dhe kushdo nuk kalon në distancë,
ose kushdo është i plagosur
ose mban mbi supe disa të plagosur.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
Një histori që përsëritet.
71. Historia e Samaritanit të Mirë përsëritet:
është gjithnjë e më e dukshme
që pakujdesia sociale dhe politike
i bën shumë vende në botë rrugë të shkreta
ku mosmarrëveshje kombëtare dhe ndërkombëtare
dhe mundësitë e grabitjeve
lënë shumë të margjinalizuar
në tokë dhe në anë të rrugës.
Në shëmbëlltyrën e tij Jezusi
nuk paraqet mënyra alternative,
nuk thotë për sh, çfarë do të kishte bërë
ai i plagosur keq apo ai që e ndihmoi,
nëse zemërimi apo etja për hakmarrje
do të kishin gjetur vend në zemrat e tyre.
Jezusi ka besim
në pjesën më të mirë të shpirtit njerëzor
dhe me shëmbëlltyrën e tij
ai inkurajon të gjithë
që t'i përmbahen dashurisë,
që të rikuperojnë ata që vuajnë
dhe të ndërtojnë një shoqëri
të denjë për këtë emër.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
Personazhet
72. Shëmbëlltyra fillon me hajdutët.
Pika fillestare që Jezusi zgjedh
është një agresion tashmë i përfunduar.
Nuk na bën të ndalemi
për t'u ankuar për faktin,
nuk na e drejton shikimin drejt çubave.
Ne i njohim ata. Ne kemi parë
që përparojnë në botë
hijet e dendura të braktisjes,
të dhunës së përdorur për interesa të vogla të pushtetit:
flitet për akumulimin dhe ndarjes.
Pyetja mund të jetë:
a do ta lëmë të plagosurin në tokë,
për të vrapuar secili
për t'u shpëtuar veten nga dhuna
apo për të ndjekur cubat?
A do të jetë ai person i plagosur,
ai që justifikon ndarjet tona të papajtueshme,
indiferencën tonë mizore,
betejat tona të brendshme?
73. Pastaj shëmbëlltyra na bën
të fiksojmë shikimin tonë qartë
tek ata që kalojnë larg.
Kjo indiferencë është e rrezikshme
sepse bën të shkojnë më tej pa u ndalur,
që të jenë tëpafajshme ose jo,
fryt përbuzjeje ose shpërqendrimi i trishtuar,
bën që personazhet
si prifti dhe leviti të mos reflektojnë
pak të trishtuar për atë distancë
që i izolon nga realiteti.
Ka shumë mënyra, që kompletohen
me njërën-tjetrën për t'u larguar,
për të marrë distancat.
Një prej tyre është mbyllja në vetveten,
duke mos qenë i interesuar për të tjerët,
duke qenë indiferent ndaj nevojave të të tjerëve.
Një tjetër është të vëmë veten vetëm jashtë.
Në lidhje me këtë mënyrë të fundit
të kalimit në distancë, në disa vende,
apo në sektorë të caktuar të tyre,
ka një përbuzje për të varfërit
dhe për kulturën e tyre
dhe një jetesë me një vështrim të jashtëm,
sikur të tentonin të importonin
një projekt të një vendi të huaj,
të mund të zënë vendin tek ata.
Kështu, indiferenca e disave
mund të justifikohet,
sepse ata që mund të prekin
zemrat e tyre me kërkesat e tyre
thjesht nuk ekzistojnë.
Ata janë jashtë horizontit të tyre për sa u perket interesave
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
Personazhet
74. Tek ata që kalojnë në distancë
ka një detaj që nuk mund ta anashkalojmë:
ishin njerëz fetarë.
Për më tepër,
ata iu përkushtuan adhurimit ndaj Perëndisë:
një prift dhe një levit.
Kjo vlen për t'u përmendur:
tregon se të besosh dhe të adhurosh Zotin
nuk garanton se do të jetosh
ashtu siç dëshiron Zoti.
Një person me besim
mund të mos jetë besnik ndaj gjithçkaje
që kërkon vetë besimi,
e megjithatë mund të ndihet afër Perëndisë
dhe të ndihet më i denjë se të tjerët.
Nga ana tjetër,
ka mënyra për të jetuar besimin
që favorizojnë hapjen e zemrës ndaj vëllezërve
dhe që do të jenë garancia
e një hapjeje autentike ndaj Zotit.
Shën Gjon Gojarti arriti
të shprehte me shumë qartësi këtë sfidë
që u paraqitet të të krishterëve:
"A doni vërtet të nderoni trupin e Krishtit?
Mos e përbuzni kur është lakuriq.
Mos e nderoni në tempull me petka mëndafshi,
ndërsa jashtë e lini të vuajë të ftohtin dhe lakuriqësinë”.
Paradoksi është se, ndonjëherë,
ata që thonë se nuk besojnë,
mund të jetojnë vullnetin e Zotit
më mirë se besimtarët.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
Personazhet
75. “Cubat gjatë rrugës"
zakonisht kanë si aleatë të fshehtë
ata që “kalojnë rrugës duke shikuar nga ana tjetër”.
Rrethi mbyllet midis atyre
që përdorin dhe mashtrojnë shoqërinë për ta grabitur atë
duke marrë në zotërim pasuritë e saj
dhe atyre që mendojnë se po ruajnë
pastërtinë në funksionin e tyre kritik,
por në të njëjtën kohë jetojnë
nga ai sistem dhe burimet e tij.
Ekziston një hipokrizi e trishtueshme
ku mosndëshkimi i krimit,
i përdorimit të institucioneve për interesa
personale apo korporative
dhe të këqija të tjera
që nuk mund t'i eliminojmë,
kombinohen me një skualifikim të përhershëm të gjithçkaje,
me mbjelljen e vazhdueshme të dyshimit
duke përhapur mosbesim dhe hutim.
Mashtrimi i "çdo gjë shkon keq"
korrespondon me "askush nuk mund t'i rregullojë gjërat",
"çfarë mund të bëj?".
Në këtë mënyrë ushqehet
zhgënjimi dhe mungesa e shpresës
dhe kjo nuk nxit shpirtin
e solidaritetit dhe të bujarisë.
Zhytja e një populli në dekurajim
është mbyllja e një rrethi vicioz të përsosur:
kështu vepron diktatura e padukshme
e interesave të vërteta të fshehura,
të cilat marrin për veten
burimet e shoqërisë
dhe aftësitë e njerëzve
për të menduar me kokën e tyre
dhe për të programuar
dhe realizuar çfarë është më mirë për veten e tyre.
76. Së fundi, le të shohim të plagosurin.
Ndonjëherë ndihemi si ai,
të plagosur rëndë
dhe të strirë në tokë në anë të rrugës.
Edhe ne ndihemi të braktisur nga institucionet tona
që kanë shumë mungesa
dhe nuk janë në gjendje të kryejnë
shërbimin e tyre,
ose janë të përdorura në shërbim
të interesave të pak njerëzve,
brenda dhe jashtë të tyre.
Në fakt, "në shoqërinë e globalizuar,
zakonisht praktikohet një mënyrë elegante
për të shikuar nga ana tjetër:
nën mbulesën e sjelljes politikisht korrekte
ose të modës ideologjike,
shikohet personi që vuan
duke mos e prekur atë,
por duke e shfaqur në televizion drejtpërdrejt,
ku gjithashtu ngjarja komentohet
me një fjalim që jep,
kur dëgjohet,
përshtipje që është tolerant
dhe plot me fjalë të bukura".
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 08-06-2022 më 03:47
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
LE TA RITHEMELOJMË KËTË SHOQËRI NGA FILLIMI.
77. Çdo ditë na ofrohet një mundësi e re,
një fazë e re.
Nuk duhet të presim gjithçka nga ata që na qeverisin,
do të ishte një gjë absolutisht të të fëmijërisë.
Ne gëzojmë një hapësirë bashkëpërgjegjësie të aftë
për të nisur dhe gjeneruar procese dhe përparime të reja.
Ne duhet të jemi forca aktive
në rehabilitimin dhe në mbështetjen e shoqërive të plagosura.
Sot përballemi me një mundësi të madhe
për të shprehur faktin që të gjithë jemi vëllezër,
për të qenë samaritanë të tjerë të mirë
që marrin mbi vete dhimbjen e dështimeve të të tjerëve,
në vend që të nxisin urrejtje dhe pakënaqësi.
Ashtu si udhëtari i rastit të historisë tonë,
na duhet vetëm dëshira e lirë,
e pastër dhe e thjeshtë
për të qenë popull, për të qenë konstant
dhe të palodhur në angazhimin
për të përfshirë, për t'u integruar, për të ngritur të rënët;
edhe pse shumë herë e gjejmë veten të zhytur
dhe të dënuar të përsërisim logjikën e të dhunshmevet,
të atyre që ushqejnë ambicie vetëm për veten e tyre
dhe përhapin pështjellim e gënjeshtra.
Le të vazhdojnë të tjerët të mendojnë
për një politikë apo një ekonomi në shërbim
të lojërave të tyre e tyre të pushtetit.
Le të ushqejmë ne atë që është e mirë
dhe ta vëmë veten në shërbim të së mirës.
78. Mund të fillohet nga gjëra më të voglai
dhe ngadalë-ngadalë,
mund të arrihet të luftohet
për atë që është më konkrete
dhe më e dobishme për bashkësitë tona vendore,
deri në cepin më e largët të atdheut e të botës,
me të njëjtin kujdes që kishte udhëtari nga Samaria
për çdo plaga e të plagosurit..
Le të kërkojmë të tjerët
dhe të marrim në dorë realitetin që na takon,
pa frikë nga dhimbja apo pafuqia,
sepse aty janë të gjitha të mirat
që Zoti ka mbjellë në zemrën e njeriut.
Vështirësitë që duken të mëdha,
janë mundësi për t'u rritur
dhe jo justifikim i trishtimit inert
që favorizon nënshtrimin.
Por le të mos e bëjmë vetëm, individualisht.
Samaritani kërkoi një pronar
që mund të kujdesej për atë njeri,
pasi ne jemi thirrur të ftojmë
dhe të takohemi në një "ne"
që është më e fortë se shuma
e individualiteteve të vogla;
le të kujtojmë se
"e tëra është më shumë se pjesët
dhe është gjithashtu më shumë
se shuma e tyre e thjeshtë".
Ne heqim dorë nga poshtërsia
dhe inati i partikularizmave sterile,
nga kundërshtimet e pafundme.
Le të ndalojmë së fshehuri dhimbjen e humbjeve
dhe të marrim përgjegjësinë
për krimet tona, përtacinë dhe gënjeshtrat tona.
Pajtimi restaurues do të na ringjallë
dhe do të bëjë që ne dhe të tjerët
të të mos kemi më frikë.
79. Samaritani i rrugës u largua
dhe nuk priti as mirënjohje as falënderime.
Përkushtimi ndaj shërbimit
ishte kënaqësia e madhe
përpara Zotit dhe jetës së tij,
dhe prandaj një detyrë.
Ne të gjithë kemi një përgjegjësi
në lidhje me atë person të plagosur
që përfaqëson Popullin tonë
dhe të gjithë popujt e tokës.
Le të kujdesemi për dobësinë
e çdo njeriu, çdo gruaje, çdo fëmije
dhe çdo të moshuari,
me atë qëndrim mbështetës
dhe të vëmendshëm,
qëndrimin e afërsisë
së samaritanit të mirë.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 08-06-2022 më 08:39
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
ÇDO NJERI ËSHTË I AFERMI IM.
80. Jezusi e propozoi këtë shëmbëlltyrë
për t'iu përgjigjur një pyetjeje:
kush është i afërmi im?
Fjala "i afërmi" në shoqërinë e kohës së Jezusit
zakonisht tregonte se kush ishte
më i afërti, miku intim.
Kuptohej se ndihma duhej t'u shkonte
para së gjithash atyre
që u përkasin grupit të tyre, racës së tyre.
Një samaritan,
për disa hebrenj në atë kohë,
konsiderohej një person i neveritshëm,
i papastër, dhe për këtë arsye
nuk përfshihej në mesin
e të afërmeve dhe të miqëve intimë
të cilëve do t'u jepej ndihma.
Judeu Jezus e kthen plotësisht këtë qasje:
ai nuk na thërret
për të pyetur veten
se cilët janë ata që janë
të afërmin tonë,
por për të na bërë afër, miq intimë.
81. Jezusi na propozon
që të paraqitemi tek personi
që ka nevojë për ndihmë,
pa kërkuar nëse ai është
pjesë e rrethit tonë të përkatësisë.
Në këtë rast, samaritani
ishte ai që u bë i afërmi
i hebreut të plagosur.
Për ta bërë veten të ngushtë
dhe të pranishëm,
ai ka tejkaluar të gjitha barrierat
kulturore dhe historike.
Përfundimi i Jezusit është një kërkesë:
“Shko e bëj edhe ti kështu!" (Lk 10,37).
Domethënë Jezusi na sfidon
që t' i lëmë mënjanë të gjitha dallimet
dhe përballë vuajtjeve
i afrohemi kujtdo.
Ndaj, nuk do të themi më
se kemi “miq” për të ndihmuar,
por ndihemi i thirrur të bëhemi
i afermi i të gjithëve.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
ÇDO NJERI ËSHTË I AFERMI IM.
82. Problemi është se, shprehimisht,
Jezusi thekson se i plagosuri ishte një çifut
- banor i Judesë -
ndërsa ai që u ndal dhe e ndihmoi
ishte një samaritan - banor i Samarisë -.
Ky detaj ka një rëndësi të madhe
për të reflektuar mbi një dashuri
të hapur për të gjithë.
Samaritanët banonin në një rajon
që ishte kontaminuar nga ritet pagane
dhe për judenjtë kjo i bëri ata
të papastër, të neveritshëm, të rrezikshëm.
Në fakt, një tekst i lashtë hebraik
që përmend kombet e denja për përbuzje
i referohet Samarisë,
duke pohuar për më tepër
se "ajo nuk është as një popull" (Sir 50:25),
dhe shton se është
"populli i marrë që banon në Sikem" ( v. 26).
83. Kjo shpjegon pse një grua samaritane,
kur Jezusi i kërkoi ujë,
u përgjigj prerazi:
"Si? Ti që je judeas, kërkon ujë prej meje
që jam samaritane?”
[Sepse judenjtë nuk marrin e japin me samaritanë] (Gjoni 4,9).
Ata që kërkonin akuza
që mund të diskreditonin Jezusin,
gjëja më fyese që gjetën ishte t'i thoshin atij:
“Vallë, a nuk e themi të vërtetën se je samaritanas
e se në trup ke djallin?”(Gjn 8:48).
Prandaj, ky takim që deshmon
një dashuri të vërtetë
midis një samaritani dhe një çifuti
është një provokim i fuqishëm,
i cili mohon çdo manipulim ideologjik,
në mënyrë që ne të zgjerojmë rrethin tonë,
duke i dhënë kapacitetin tonë për të dashur
një dimension universal,
të aftë për të kapërcyer
të gjitha paragjykimet,
të gjitha barrierat historike
ose kulturore,
të gjitha interesat e vogla.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
Apeli i të huajit
84. Së fundi, më kujtohet
se në një pasazh tjetër të Ungjillit
Jezusi thotë: "Isha shtegtar e më përbujtët" (Mt, 25,35),
isha i huaj dhe më pritët .
Jezusi mund t'i thoshte këto fjalë
sepse kishte një zemër të hapur
që i bënte të tijat dramat e të tjerëve.
Shën Pali nxiti:
"Gëzohuni me ata që janë në gëzim,
qani me ata që qajnë" (Rm. 12,15).
Kur zemra merr këtë qëndrim,
ajo është e aftë të identifikohet me tjetrin,
pavarësisht se nga ka lindur
apo nga vjen.
Duke hyrë në këtë dinamikë,
ai përjeton përfundimisht
se të tjerët janë "mishi i tij" (Khs Is, 58, 7, 7:
A jo ta ndash bukën tënde me të uriturin,
t’i shtiesh në shtëpinë tënde skamnorët e të pastrehët?
Kur ta shohësh të zhveshurin, vishe
dhe mos e përbuz farefisin tënd".
85. Për të krishterët, fjalët e Jezusit
kanë gjithashtu një dimension tjetër, transcendent.
Ato përfshijnë njohjen e vetë Krishtit
në çdo vëlla të braktisur
ose të përjashtuar (krh. Mt 25,40.45).
Në realitet, besimi e mbush njohjen e tjetrit
me motive shumë të larta,
sepse ata që besojnë
mund të arrijnë të kuptojnë
se Zoti e do çdo qenie njerëzore
me një dashuri të pafund
dhe se "në këtë mënyrë
i jep atij një dinjitet të pafund".
Kësaj i shtojmë se ne besojmë
se Krishti derdhi gjakun e tij për secilin
dhe për këtë arsye
askush nuk mbetet
jashtë dashurisë së tij universale.
Dhe nëse shkojmë te burimi përfundimtar,
që është jeta intime e Zotit,
ne takohemi me një bashkësi
prej tre Personash,
origjina dhe modeli i përsosur
i gjithë jetës së përbashkët.
Teologjia vazhdon të pasurohet
falë reflektimit mbi këtë të vërtetë të madhe.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I DYTË: NJË I HUAJ NË RRUGË
Apeli i të huajit
86. Nganjëherë më trishton
fakti që, pavarësisht se kishte motive të tilla,
Kishës iu desh kaq shumë kohë
për të dënuar me forcë skllavërinë
dhe format e ndryshme të dhunës.
Sot, me zhvillimin e spiritualitetit dhe teologjisë,
ne nuk kemi asnjë justifikim.
Megjithatë, ka ende nga ata
që ndjehen të inkurajuar
ose të paktën të fuqizuar
nga besimi i tyre
për të mbështetur forma
të ndryshme të nacionalizmit të mbyllur
dhe të dhunshëm,
qëndrime ksenofobike,
përbuzje dhe madje edhe keqtrajtim
të atyre që janë të ndryshëm.
Besimi, me humanizmin që frymëzon,
duhet të mbajë gjallë
një sens kritik përballë këtyre tendencave
dhe të ndihmojë për të reaguar shpejt
kur ato fillojnë të zvarriten.
Prandaj është e rëndësishme
që katekizimi dhe predikimi të përfshijnë
në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe të qartë
ndjenjën shoqërore të ekzistencës,
dimensionin vëllazëror të jetës së përshpirtshme,
besimin në dinjitetin e patjetërsueshëm të çdo njeriu
dhe arsyet për të dashur dhe për të mirëpritur të gjithë.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I TRETË
PËR TË MENDUAR DHE PËR TË TË KRIJUAR NJË BOTË TË HAPUR.
87. Njeriu është krijuar në atë mënyrë
që të mos e kuptojë veten,
të mos zhvillohet
dhe të mos gjejë plotësinë e tij
përveçse nëpërmjet një dhurimi
të sinqertë të vetvetes.
Kështu, ai arrin ta njohë plotësisht
të vërtetën e tij,
VETËM në takimin me të tjerët:
"Unë nuk komunikoj në të vërtetë me veten,
përveçse në masën
që komunikoj me tjetrin".
Kjo shpjegon pse askush
nuk mund ta përjetojë vlerën e jetës,
nëse nuk don fytyra konkrete njerëzore.
Këtu qëndron sekretI
i ekzistencës autentike njerëzore,
sepse “jeta ekziston aty
ku ka lidhje, bashkësi, vëllazëri;
dhe është një jetë
më e fortë se vdekja
kur ndërtohet mbi marrëdhëniet e vërteta
dhe lidhjet e besnikërisë.
Përkundrazi, nuk ka jetë
ku njeriu pretendon
se i përket vetëm vetes
dhe jeton si një ishull:
në këto qëndrime
mbizotëron vdekja”.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I TRETË
PËR TË MENDUAR DHE PËR TË TË KRIJUAR NJË BOTË TË HAPUR.
Përtej vetvetes.
88. Nga thellësia e çdo zemre
dashuria krijon lidhje dhe zgjeron ekzistencën
kur e nxjerr njeriun nga vetja
te të tjerët.
Ne jemi krijuar për dashuri
dhe në secilin prej nesh
ka "një lloj ligji, që mund të quhet "ekstasë":
që na çon të dalim nga vetvetja
për të gjetur te të tjerët
një rritje të qenies tonë.
Prandaj, në çdo rast
edhe njeriu duhet të vendosë
një herë të dalë nga vetvetja
me gjithë aftësi të veta”.
89. Nga ana tjetër,
unë nuk mund ta reduktoj jetën time
në marrëdhëniet me një grup të vogël
apo edhe me familjen time,
sepse është e pamundur të kuptoj veten
pa një strukturë më të gjerë marrëdhëniesh:
dhe nuk është e mjaftueshmë
struktura aktuale e marrëdhënjeve të tanishëm,
por duhet të kem parasysh
edhe atë që më paraprin
dhe që ka marrë formë
gjatë rrjedhës së jetës sime.
Marrëdhënia ime me një person që e respektoj
nuk mund të injorojë
që ai person nuk jeton vetëm
për marrëdhënien e tij me mua,
as nuk jetoj vetëm duke u lidhur me të.
Marrëdhënia jonë, nëse është e shëndetshme dhe autentike,
na hap drejt të tjerëve
që na bëjnë të rritemi dhe na pasurojnë.
Ndjenja më fisnike shoqërore
sot anulohet lehtësisht
duke ndjekur marrëdhënje
karakterizuar nga një intimitet egoist
që pretendohet të jetë
një marrëdhënie më intensive.
Në vend të kësaj,
dashuria që është autentike,
e cila ndihmon të rritet,
dhe format më fisnike të miqësisë
banojnë në zemrat
që i lejojnë vetes të plotësohen.
Lidhja e një çifti dhe miqësia
është e orientuar të hapë zemrën rreth nesh,
të na bëjë të aftë të dalim nga vetja
deri në atë pikë sa të mirëpresim të gjithë.
Grupet e mbyllura dhe çiftet autoreferenciale,
të cilat e përbëjnë veten si një "ne"
në krahasim me të gjithë botën,
zakonisht janë forma të idealizuara
egoizmi dhe thjesht vetëmbrojtjeje.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I TRETË
PËR TË MENDUAR DHE PËR TË TË KRIJUAR NJË BOTË TË HAPUR.
Përtej vetvetes.
90. Nuk është rastësi
që shumë popullata të vogla
që mbijetojnë në zonat e shkretëtirës,
kanë zhvilluar një aftësi bujare
për të mirëpritur pelegrinët që kalojnë,
duke dhënë kështu një shenjë shembullore
të detyrës së shenjtë të mikpritjes.
Atë e përjetuan edhe bashkësitë monastike mesjetare,
siç shihet në Rregullin e Shën Benediktit.
Ndonëse mund të prishte rendin
dhe heshtjen e manastireve,
Benedikti kërkoi që të varfrit dhe pelegrinët
të trajtoheshin "me gjithë respektin dhe kujdesin e mundshëm".
Mikpritja është një mënyrë konkrete
për të mos e privuar veten
nga kjo sfidë dhe kjo dhuratë
që është takimi me njerëzimin
përtej grupit të vet.
Ata njerëz e kuptuan
se të gjitha vlerat
që mund të kultivonin
duhej të shoqëroheshin
nga kjo aftësi për të kapërcyer veten
duke bërë në një hap ndaj të tjerëve.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I TRETË
PËR TË MENDUAR DHE PËR TË TË KRIJUAR NJË BOTË TË HAPUR.
Vlera unike: dashuria
91. Njerëzit mund të zhvillojnë qëndrime të caktuara
që i paraqesin si vlera morale:
guxim, maturi, zell dhe virtyte të tjera.
Por, për të orientuar në mënyrë adekuate
veprimet e virtyteve të ndryshme morale,
është gjithashtu e nevojshme
të merret parasysh
se deri në çfarë mase ato sjellin
një dinamizëm hapjeje
dhe bashkimi ndaj njerëzve të tjerë.
Ky dinamizëm është dashuria
që e fut Zoti në zemrat tona.
Përndryshe, ne ndoshta
do të kemi vetëm diçka të ngjashme me një virtyt
por virtyte të tilla nuk do të jenë kurrë
në gjendje të ndërtojnë një jetë të përbashkët.
Prandaj, Shën Thoma Akuini - duke cituar Shën Agustinin -
tha se vetëpërmbajtja e një njeriu koprrac
nuk është fare e virtytshme.
Me fjalë të tjera, Shën Bonaventura shpjegoi
se virtytet e ndryshëm,
pa dashuri dhe bamirësi,
në asnjë mënyrë nuk i përmbushin urdhërimet
"siç i ka për qëllim Zoti".
92 Vlera shpirtërore e ekzistencës njerëzore
përcaktohet nga dashuria,
e cila është "kriteri për vendimin përfundimtar
mbi vlerën pozitive ose negative të jetës njerëzore".
Megjithatë, ka besimtarë që mendojnë
se vlera dhe madhështia e tyre
qëndrojnë në aftësi tëë tyre
për të imponuar ideologji të tyre ndaj të tjerëve,
ose në mbrojtjen e dhunshme të së vërtetës,
ose në shfaqjen e madhe të forcës.
Të gjithë ne besimtarët duhet ta kuptojmë këtë:
në radhë të parë është dashuria;
ajo që nuk duhet vënë kurrë në rrezik është dashuria,
rreziku më i madh është të mos kemi dashuri (krh. 1 Kor 13:1-13).
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I TRETË
PËR TË MENDUAR DHE PËR TË TË KRIJUAR NJË BOTË TË HAPUR.
Vlera unike: dashuria
93. Në përpjekje për të sqaruar
në çfarë konsiston përvoja e të dashuruarit,
të cilën Zoti e bën të mundur me hirin e tij,
Shën Tomas Akuini e shpjegoi atë
si një lëvizje që përqendron vëmendjen tek tjetri
"duke e konsideruar atë
të ngjashëm me vetveten
dhe si unik për vetveten".
Vëmendja emocionale
që i kushtohet tjetrit,
provokon një orientim
për të kërkuar të mirën e tij
falas.
E gjithë kjo nis nga një vlerësim:
një vlerësim, që është në fund të fundit
gjithçka fshihet pas fjalës "dashuri":
të qenit i dashur për mua
është diçka "që e dua shumë",
domethënë e konsideroj atë
me vlerë të madhe.
Dhe nga dashuria
për të cilën nga dikush
vlerësohet një person i caktuar,
rrjedhin kënaqësitë që na vinë nga ai.
94. Pra, dashuria nënkupton diçka
që është më shumë
se një sërë veprimesh të dobishme.
Veprimet rrjedhin nga një bashkim
që gjithnjë e më shumë anon drejt tjetrit,
duke e konsideruar atë si të çmuar,
të denjë, të vlerësuar dhe të bukur,
përtej pamjeve fizike apo morale.
Dashuria për tjetrin,
për atë që është,
na shtyn të kërkojmë
më të mirën për jetën e tij.
Vetëm duke kultivuar këtë mënyrë marrëdhëniesh,
do të bëjmë të mundur miqësinë shoqërore
që nuk përjashton askënd,
dhe vëllazërinë e hapur për të gjithë.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 17-06-2022 më 02:33
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I TRETË
PËR TË MENDUAR DHE PËR TË TË KRIJUAR NJË BOTË TË HAPUR.
Hapja progresive e dashurisë
95. Së fundi,
dashuria na bën të priremi
drejt bashkimit universal.
Askush nuk piqet
dhe nuk arrin plotësinë e tij
duke u izoluar.
Nga vetë dinamika e saj,
dashuria kërkon një hapje progresive,
një kapacitet më të madh
për të mirëpritur të tjerët,
në një aventurë
që nuk përfundon kurrë,
që bashkon të gjitha periferitë
drejt një ndjenje të plotë
të përkatësisë reciproke.
Jezusi na tha: “Ju të gjithë jeni vëllezër” (Mt 23,8).
96. Kjo nevojë për të shkuar
përtej kufijve të dikujt,
vlen edhe për rajone
dhe vende të ndryshme.
Në fakt, “numri gjithnjë në rritje
i ndërlidhjeve dhe komunikimeve
që mbështjellin planetin tonë
e bën më të prekshëm
ndërgjegjësimin për unitetin
dhe ndarjen e një fati të përbashkët
mes kombeve të tokës.
Në dinamizmat e historisë,
edhe në diversitetin e grupeve etnike,
shoqërive dhe kulturave,
ne shohim të mbjellë vokacionin
për të formuar një komunitet
të përbërë nga vëllezër
që mirëpresin njëri-tjetrin,
duke u kujdesur për njëri-tjetrin."
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 17-06-2022 më 02:48
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt