-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I PESTË
POLITIKA MË E MIRË.
Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi dhe dashuri sociale dhe politike.
176. Për shumë njerëz, politika sot është një fjalë e keqe
dhe nuk mund të injorohet se ky mendim
është pasoja e një realiteti, sepse nën fjalën "politike"
shpesh fshihen gabimet, korrupsioni,
mungesa të kompetencave të disa politikanëve.
Kësaj i shtohen edhe strategjitë
që synojnë ta dobësojnë atë,
ta zëvendësojnë me ekonominë
ose ta dominojnë me ndonjë ideologji.
E megjithatë, a mund të funksionojë bota pa politikë?
A mund të gjendet një mënyrë efektshme
për të krijiuar një vëllazëri universale
dhe një paqe sociale pa një politikë të mirë?
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I PESTË
POLITIKA MË E MIRË.
Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi dhe dashuri sociale dhe politike.
1. Politika që na nevojtet.
177. Më lejoni të ritheksoj se "politika
nuk duhet t'i nënshtrohet ekonomisë
dhe ekonomia nuk duhet t'i nënshtrohet diktateve
dhe paradigmës së efikasitetit të teknokracisë".
Edhe pse duhet të refuzohen keqpërdorimi i pushtetit,
korrupsioni, mosrespektimi i ligjeve dhe mungesa e competencave,
"nuk mund të justifikohet një ekonomi pa politikë,
e cila do të ishte e paaftë për të mbështetur ]
dhe për të vënë në lojë një logjikë tjetër
të aftë për të qeverisur aspektet e ndryshme të krizës aktuale".
Përkundrazi, "ka nevojë për një politikë
që mendon me një vizion të gjerë
dhe që ndjek mundësi të re integrale,
duke përfshirë aspektet e ndryshme të krizës
në një dialog ndërdisiplinor".
Mendoj për “një politikë të shëndoshë,
të aftë për të reformuar institucionet,
për t'i bashkërenduar ato
dhe për t'i pajisur me praktika të mira,
të cilat bëjnë të mundur tejkalimin
e presioneve dhe plogështisë-inercisë vicioze”.
Kjo nuk mund t'i kërkohet ekonomisë
dhe as nuk mund të pranohet
që ajo të marrë pushtetin real të shtetit.
178. Duke njohur shumë forma të politikës së ulët,
që synon interesin e menjëhershëm,
mbaj mend se "madhështia e politikës
shfaqet kur, në momente të vështira,
ajo vepron mbi bazën e parimeve të mëdha
dhe mendon e programon me një vizion të hapur
për të arritur të mirën e përbashkët në planin afatgjatë.
Pushteti politik e ka shumë të vështirë
ta pranojë këtë detyrë në një projekt për një komb
“dhe aq më tepër në një projekt të përbashkët
për njerëzimin e sotëm dhe të ardhshëm.
Të mendosh për ata që do të vijnë
nuk u shërben qëllimeve elektorale,
por është ajo që kërkon drejtësia autentike,
sepse, siç kanë mësuar Ipeshkëvijtë e Portugalisë,
toka "e merr hua çdo brez që pastaj duhet t'ia kalojë brezit të ardhshëm"
179. Shoqëria botërore ka mangësi serioze strukturore
të cilat nuk mund të zgjidhen thjesht
dhe shpejt me arna të rastësishme.
Ka gjëra që duhet të rinovohen
dhe kanë nevojë për ndryshime,
vendime në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar,
programe dhe transformime të mëdha.
Vetëm një politikë e shëndoshë
mund të jetë udhëzuese e këtyre programëve,
duke përfshirë sektorët më të ndryshëm
dhe njohuritë më të ndryshme.
Në këtë mënyrë, një ekonomi
e integruar në një projekt politik, social, kulturor dhe popullor
që synon të mirën e përbashkët
mund të "hapë rrugën drejt mundësive të ndryshme,
të cilat nuk nënkuptojnë ndalimin e krijimtarisë njerëzore
dhe ëndrrën e tij për përparim,
por kanalizimin e kësaj energjie në një mënyrë të re".
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 13-08-2022 më 06:14
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I PESTË
POLITIKA MË E MIRË.
Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi dhe dashuri sociale dhe politike.
2. Mirësia dhe dashuria në politikën.
180. Të arrihet të njihet në çdo qenie njerëzore një vëlla apo një motër
dhe që të kërkohet në marrëdhënje me ta
një miqësi shoqërore që përfshin të gjithë,
nuk ështlë thjesht utopi.
Kërkohet në politikanët që të jenë të vendosur
dhe të aftë për të gjetur rrugë efektive
për të arritur këta qellime konkretisht
dhe me të vërtetë.
Çdo angazhim në këtë drejtim bëhet
një ushtrim i lartë mirësie dhe dashurie.
Në të vërtetë, një individ mund të ndihmojë një person në nevojë,
por, kur bashkohet me të tjerët
për t'i realizuar ata procese shoqërore
që promovojnë një shoqërie vëllazërore
në të cilën gjithashtu mbretëron drejtësia për të gjithë,
atëherë ai hyn në "një fushën më të gjerë
në të cilën mirësia dhe dashuria janë të vërteta
e mund të flitet për mirësinë-dashurinë politike".
Është një çështje e përparimit
drejt një rendi shoqëror dhe politik,
shpirti i të cilit është bamirësia shoqërore.
Edhe një herë ju ftoj të rivlerësoni politikën,
e cila "është një thirrje shumë e lartë,
një nga format më të çmuara të bamirësisë,
sepse kërkon të mirën e përbashkët".
181. Të gjitha angazhimet që rrjedhin nga doktrina shoqërore e Kishës
"janë nxjerrë nga dashuria hyjnore,
e cila, sipas mësimit të Jezusit,
është përmbledhja e të gjithë Ligjit (krh. Mt 22, 36-40).
Kjo kërkon të pranohet se "dashuria,
e mbushur me gjeste të vogla të kujdesit të ndërsjellë,
përfshin në të njëjtën kohë, çdo angazhim
të jetës civile dhe të jetës politike,
dhe manifestohet në të gjitha veprimet
që kërkojnë të ndërtojnë një botë më të mirë".
Për këtë arsye dashuria shprehet
jo vetëm në marrëdhënie intime e të ngushta,
por edhe në “makro-marrëdhënie:
marrëdhënie shoqërore, ekonomike, politike”.
182. Kjo bamirësi politike presupozon në njeriun
një përparim social që shkon përtej çdo mentaliteti individualisht
duke zhvilluar një ndjeshmërinë shoqërore.
"Bamirësia sociale bën që të duam të mirën e përbashkët
dhe të kërkojmë me të vërtetë të mirën e të gjithë njerëzve,
të konsideruar jo vetëm individualisht,
por edhe në dimensionin social që i bashkon ata.
"Secili është plotësisht person
kur i përket një populli dhe në të njëjtën kohë
nuk ka popull me të vërtetë pa respekt për fytyrën e çdo personi.
Popull dhe person janë terma korrelativë.
Megjithatë, sot ka një përpjekje për të reduktuar
termi popull në një dimension individualist,
lehtësisht të dominuar nga pushtete
që synojnë interesa të paligjshme.
Politika e mirë kërkon mënyra
për të ndërtuar komunitete
në nivele të ndryshme të jetës shoqërore,
në mënyrë që të ribalancohet
dhe riorientohet globalizimi
për të shmangur efektet e tij shpërbërëse.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
e ke gabim Populli nuk eshte kategori mitike.
Fraza dhe fjale pa kuptim keshkruar.
Popull d.t.th., : nga fjalori i Oxfordit: human beings making up a group or assembly or linked by a common interest.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I PESTË
POLITIKA MË E MIRË.
Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi
dhe dashuri sociale dhe politike.
3. Dashuri e efektshme.
183. Duke u nisur nga “dashuria shoqërore”,
është e mundur që të shkohet dreit një qytetërimi të dashurisë,
për të cilin të gjithë mund të ndihemi të thirrur.
Dashuria-bamirësi, me dinamizmin e saj universal,
mund të ndërtojë një botë të re,
sepse nuk ësjtë një ndjenjë sterile,
por mënyra më e mirë për të arritur rrugë
të efektshme zhvillimi për të gjithë.
Dashuria shoqërore është një forcë
e aftë të nxisë rrugë të reja
për të përballuar problemet e botës së sotme
e për të përtërirë thellësisht nga brenda
struktura, organizata shoqërore, rende publike.
184. Dashuria-bamirësia është në zemër
të çdo jete të shëndetshme dhe të hapur shoqërore.
Megjithatë sot deklarohet lehtë parëndësia e saj
për t’i interpretuar dhe drejtuar përgjegjësitë morale.
Është shumë më tepër sesa një sentimentalizëm subjektiv,
nesë ajo shoqërohet më një angazhim ndaj të vërtetës,
në mënyrë që të mos jetë lehtësisht
pre e emocioneve dhe të opinioneve të rastësishme të subjekteve.
Marrëdhënia e saj me të vërtetën
favorizon te dashuria-bamirësi universalizmin e saj
dhe kështu e ruan atë nga kufizimi
vetëm brenda një fushë të ngushtë dhe private marrëdhëniesh.
Përndryshe do të përjashtohet prej planeve
dhe proceseve të ndërtimit të një zhvillimi njerëzor
në përmasa universale, në dialogun
mes dijeve dhe veprueshmërive.
Pa të vërtetën emocioni zbrazet
nga përmbajtja marrëdhënore dhe shoqërore.
Prandaj, hapja ndaj të vërtetës
e mbron dashurinë-bamirësi
nga një besim i rremë, që e privon
prej frymëmarrjes njerzore dhe universale.
185. Dashuria-bamirësi ka nevojë për dritën e të vërtetës
që ne vazhdimisht kërkojmë
dhe kjo dritë është ajo e arsyes dhe e fesë,
pa relativizma.
Kjo gjithashtu nënkupton zhvillim e shkencave
dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm
me qëllim të gjetjes së rrugëve konkrete
dhe më të sigurta për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Në fakt kur bëhet fjalë për të mirën e të tjerëve,
nuk mjaftojnë qëllimet e mira,
por bëhet fjalë për të arritur
në mënyrë të efektshme atë
për të cilën ata dhe kombet e tyre anë nevojë për t’u realizuar.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I PESTË
POLITIKA MË E MIRË.
Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi
dhe dashuri sociale dhe politike.
4. Aktiviteti i dashurisë poitike.
186. Ekziston e ashtuquajtura dashuri “spontane”,
veprimet e të cilën lindin drejtpërdrejt nga virtyti i dashurisë-bamirësi
dhe u drejtohen personave dhe popujve.
Pastaj ekziston një dashuri “e diktuar”,
aktet e të cilës na shtyjnë që të krijojmë
institucione më të shendetshme,
rende më të drejta, struktura më solidare.
Nga kjo rrjeh që është “një akt dashurie
po aq i domosdoshëm edhe angazhimi
që ka për qëllim ta organizojë
e ta strukturojë shoqërinë në mënyrë
që i afërmi të mos gjendet në mjerim”.
Është deashuri-bamirësi
të qëndrosh afër një personi që vuan
dhe është gjithashtu dashuri-bamirësi
gjithka që dikush, edhe pa pasur
kontaktë drejtpërdrejtë me atë person,
për të ndrysshuar kushtet shoqërore
që atij i shkaktojnë vuajtje.
Nëse dikush ndihmon një të moshuar
për të kaluar një lumë – dhe kjo është dashuri-bamirësi e mrekullueshme –
politikani ndërton për të një urë,
edhe kjo është dashuri-bamirësi.
Nëse dikush ndihmon tjetrin
duke i dhënë për të ngrënë,
politikani krijon një punë për të
dhe ushtron një formë shumë të lartë bamirësie
që fisnikëron veprimin e tij politik.
5.Sakrificat e dashurisë.
187. Kjo dashuri-bamirësi,
zemra e shpirtit të politikës,
është gjithmonë një dashuri preferenciale për të fundmit,
e cila qëndron pas çdo veprimi
të ndërmarrë në favor të tyre.
Vetëm me një vështrim, horizonti
i të cilit të shndërrohet nga dashuria-bamirësi
që e shtyn atë të dallojë dinjitetin e tjetrit,
të varfrit njihen dhe vlerësohen
në dinjitetin e tyre të pamasë,
respektohen në stilin dhe kuturën e tyre,
dhe për këtë arsye integrohen
me të vërtetë në shoqëri.
Ky vështrim është thelbi i shpirtit autentik të politikës.
Duke nisur prej aty,
shtigjet që hapen, janë të ndryshme
nga ato të një pragmatizmi të pashpirt.
Për shëmbull, “nuk mund të trajtohet skandali i varfërisë
duke promovuar strategji kontrolli
që vetëm i sigurojnë të varfrit
në qenie të zbutura dhe të padëmshme.
Sa trishtuese është të shohësh që,
prapa veprave të supozuara altruiste,
tjetri reduktohet që të bëhet pasiv.
Ajo që nevojtet është
që të këtë kanale të ndryshme shprehjeje
dhe pjesëmarrjeje shoqërore.
Edukimi është në shërbim të kësaj ecjeje,
në mënyrë që çdo qenie njerëzore
të bëhet arkitekti i fatit të tij.
Këtu parimi i subsidiaritetit,
i pandashëm nga parimi solidaritetit,
tregon vlerën e tij.
188. Prej këtu lind nevoja urgjente
për të gjetur një zgjidhje për gjithçka
që sulmon të drejtat themelore të njeriut.
Politikanët janë të thirrur
që të kujdesen për brishtësinë,
brishtësinë e popujve dhe të personave.
Të kujdesësh për brishtësinë
do të thotë forcë dhe butësi,
do të thotë luftë dhe frytshmëri
në mes të një modeli funkcionalist
dhe privatist që të çon
në mënyrë të pashmangshme
në “kulturën e skarkos”.(...)
Do të thotë të marresh përgjegjësinë
për të tashmen në situatën e saj
më mënjanuese dhe shqetësuese
dhe të jesh në gjendje
ta veshësh atë me dinjitet.
Në këtë mënyrë, sigurisht
që zhvillohet një aktivitet intensiv,
sepse “gjithçka duhet të bëhet
për të mbrojtur gjendjen
dhe dinjitetin e personit njerëzor”.
Politikani është një realizues,
është një ndërtues me objektiva të medha,
më një vështrim të gjerë,
realistik dhe pragmatik,
edhe përtej vendit të tij.
Shqetësimet kryesore të një politikani
nuk do të duhej të ishin
ato të shkaktuara nga vënia nën hetim,
por nga fakti se nuk ka gjetur
një zgjidhje efektive
për “fenomenin e përjahstimit shoqëror
dhe ekonomik,
me pasojat e tij të trishtueshme
të trafikimit të qenieve njerëzore,
të tregtisë së organeve
dhe të indeve njerëzore,
të shfrytëzimit seksual të fëmijëve,
të punës skllavëruese,
përfshirë prostitucionin,
trafikimin e drogës dhe të armëve,
terrorizmin dhe krimin e organizuar ndërkombëtar.
I tillë është rendi i madhësisë
së këtyre situatave
dhe numri i jetëve të pafajsme të përfshira,
sa duhet të shmangim çdo tundim
për të rëne në një nominalizëm deklamues
e një efekt qetësues të ndërgjegjeve.
Duhet të kujdesemi që institucionet tona
të jenë me të vërtetë të efektshme
në luftën kundër të gjitha këtyre fatkeqësive”.
Kjo gjë bëhet duke shfrytëzuar
në mënyrë inteligjente
burimet e medha të zhvillimit teknologjik.
189. Jemi ende larg nga globalizimi
të të drejtave më thelbësore të njeriut.
Për këtë arsye, politika botërore
nuk mund të mos vendosë
midis objektiave të saj kryesore
dhe të patjetërsueshëm të eliminimit efektiv të urisë.
Në fakt “kur spekulimi finaciar
ndikon në çmimin e ushqimeve
duke i trajtuar atë si një mall çfarëdo,
miliona persona vuajnë
dhe vdesin urie.
Nga ana tjetër, tonelata me ushqime
hidhen poshtë. Kjo përbën
një skandal të vërtetë.
Uria është kriminale,
të ushqyerit është një e drejtë e patjetërsueshme.
Shumë herë, ndërsa zhytemi
në diskutime semantike apo ideoogjike,
lëjojmë ende që të këtë vëllezër dhe motra
që vdesin urie dhe etje,
pa çati mbi kokë apo pa pasur mundësi që të mjekohen.
Së bashku më këto nevoja themelore
të paplotësuara,
trafikimi i qenieve njerëzore
është një tjetër turp për njerëzimin
që politika ndërkombëtare
nuk duhet të vazhdojë ta tolerojë,
përtej fjalimeve dhe qëllimeve të mira.
Është minimumi i domosdoshëm.
6.Dashuria që integron dhe mbledh
190. Dashuria-bamirësi politike
shprehet gjithashtu në hapjen ndaj të gjithëve.
Sidomos ai që ka përgjegjësinë
për të qeverisur,
është i thirrur që të heqë dorë nga ajo që e pengon takimin
dhe kërkon puqjen të paktën në disa tema.
Ai di të dëgjojë këndvështrimin e tjetrit,
duke lejuar që secili të këtë hapësirën e vet.
Me heqjen dorë dhe me durim
një qeveritar mund të favorisojë
krijimin e atij shumëfaqëshi të bukur
ku të gjithë gjejnë një vend.
Në këtë fushë nuk funkcionojnë
bisedimet e tipit ekonomik.
Është diçka më shumë,
është një shkëmbim ofertash
në favor të së mirës së përbashkët.
Duket një utopi naive,
por nuk mund tëheqim dorë
nga ky objektiv shumë i lartë.
191. Ndërsa shohim
se çdo lloj intolerance fondamentaliste
dëmton marrëdhënjet
midis personave, grupeve, dhe popujve,
le të angazhohemi për të jetuar
dhe për t’u mësuar të tjerëve
vlerën e respektit,
dashurinë e aftë për të pranuar çdo ndryshim,
përparësinë e dignjitetit
të çdo qenie njerëzore ndaj çdo ideje,
ndjenjem praktike dhe madje edhe mëkati të tij.
Ndërsa në shoqërinë aktuale
fanatizmat, logjikat e mbyllura dhe fragentimi shoqëror e kulturor
përhapen në shoqërinë e sotme,
një politikan i mirë hedh hapin e parë
me qëllim që të gjithë të dëgjohen.
Është e vërtëtë që ndryshimet krijojnë konflikte,
por uniformiteti krijon asfiksi
dhe bën që të gëlltitemi kulturalisht.
Të bëjmë të mundur që të mos jetojmë
të mbyllur në një fragment realiteti.
192. Në këtë kontekst, dëshiroj të kujtoj
se, së bashku me të Madhin Imam Ahmad Al-Tayyeb-in
u kemi kërkuar “arkitektëve
të politikës ndërkombëtare
dhe të ekonomisë botërore
që të angazhohen seriozisht
për të përhapur kulturën e tolerancës,
të bashkëjetesës dhe të paqes;
për të ndërhyrë sa më shpejt
që të jetë e mundur,
për ndalimin e derdhjes së gjakut të pafajshëm”.
Dhe kur një politikë e caktuar
mbjell urrejtje dhe frikë ndaj kombeve të tjera
në emër të së mirës së vendit të vet,
duhet të shqetësohemi,
të reagojmë në kohë
dhe menjëherë të ndryshojmë drejtim.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 09-09-2022 më 08:42
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.
KAPITULLI I PESTË
POLITIKA MË E MIRË.
Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi
dhe dashuri sociale dhe politike.
7.Më shumë pjellori sesa rezultate.
193. Ndërsa kryen këtë veprimtari të palodhshme,
çdo politikan vazhdon të jetë një qenie njerëzore.
Është i thirrur që të jetojë dashurinë
në marrëdhënje e tij të përditëshme ndërpersonale.
Është një person që ka nevoje të kuptojë
se bota moderne, në përsosëmërinë e vet teknike,
priret ta racionalizojë gjithnjë e më shumë
plotësimin e dëshirave njerëzore,
të klasifikuara dhe të ndara
midis shërbimeve të ndryshme.
Gjithnjë e më pak
një person thirret me emrin e vet,
gjithnjë e më pak do të trajtohet si person
kjo qenie unike në botë,
që ka zemrën e vet, vuajtjet e veta,
problemet e veta, gëzimet
dhe familjen e vet.
Do t’i njihen vetem
sëmundjet e tij për t’i shëruar,
mungesa e parave për ta siguruar ato,
nevoja e tij për një shtëpi për t’i dhënë strehim,
dëshira e tij për argëtim
dhe zbavitje për t’i organizuar ato.
Sidoqoftë, “ta duash
më të parëndësishmin e qenieve njerëzore si vëlla,
sikur në botë të mos kishte asnjë tjetër përveç tij,
nuk është humbje kohe”.
194. Edhe në politikë
ka vend për të dashur me butësi.
“Çfarë ëhtë butësia? Është dashuria
që bëhet e afërt dhe konkrete.
Është një lëvizje që fillon nga zemra
dhe arrin të sytë, veshët, duart...
Butësia është rruga që kanë ndjekur burrat
dhe gratë më të guximshme dhe më të forta”.
Në mes të veprimtarisë politike,
“më të vegjlit, më të dobëtit, më të varfrit
duhet të na zbusin:
kanë “të drejtën” që të na rrëmbejnë
shpirtin dhe zemrën.
Po, ata janë vëllezërit tanë
dhe si të tillë duhet t’i duam dhe t’i trajtojmë.
195. Kjo na ndihmon që të pranojmë
se jo gjithmonë bëhet fjalë
për të arritur rezultate të medha,
që nganjëherë nuk janë të mundshme.
Në veprintarinë poitike
duhet të mbahet mend se
“pavarësisht nga pamja e jashtmë,
çdo njeri është jashtëzakonisht i shenjtë
dhe meriton dashurinë.
Si pasojë, nëse mund ta ndihmoj
së paku një personqë
të këtë një jetë më të mirë,
kjo shfajëson dhurimin e jetës sime.
Është diçka e mrekullueshmë
që të jesh popull besnik i Hyjit.
Deo ta arrimë plotësinë
kur t’i shëmbin muret
dhe zemrat të na mbushen me fytyra e emra!”.
Objektivat e medha
të ëndërruara në strategji,
arrihen pjesërisht.
Përtej kësaj, ata që duan
dhe kanë reshtur
se kuptuari politikën si një kërkim pushteti,
“mund të jemi të sigurt se asnjë
nga aktet tona të shqetësimit të sinqërtrë për të tjerët
nuk do të humbasë,
asnjë përpjekje bujare nuk ëahtë e kotë
dhe nuk shkon kot asnjë çast durimii
përjetuar me dhimbje.
E gjitha kjo qarkullon përmes botës,
si një forcë jetësore.
196.Nga ana tjetër
është një fisnikëri e madhe
të jesh në gjendje të fillosh procese,
frytet e të cilave do të korren nga të tjerët,
me shpresën e vendosur në forcën e fshehtë
të së mirës që mbillet.
Politika e mirë bashkon dashurinë me shpresën,
me besimin në rezervat e të mirës
që janë në zemrat e njerëzve, pavarësisht gjithkaje.
Prandaj, jeta autentike politike,
që themëlohet mbi të drejtën e mbi një dialog të drejtë mes subjekteve,
ripërtërihet me bindjen se çdo grua,
çdo burrë e çdo brez përmbajnë në vetveten
një premtim që mund të leshojë
energji të reja marrëdhënore, intelektuale,kulturore dhe shpirtërore..
197. E parë në këtë mënyrë,
politika është më fisnike sesa dukja,
marktingu apo format e ndryshme të maquillage-it mediatik.
E gjithë kjo nuk mbjell asgjë
përveç përçarjes, armiqësisë,
dhe një skepticizmi të zymtë
të paaftë për t’iu apeluar një projekti të përbashkët.
Duke menduar për të ardhmen,
në disa momente të caktuara pyetjet duhet të jenë:
“Për çfarë qëllimi? Ku sinoj vertët?”.
Sepse pas disa vitesh,
duke reflektuar për të kaluarën,
pyetja nuk do të jetë:
“Sa më kanë miratuar,,
sa më kanë votuar,
sa kanë pasur një imazh pozitiv për mua?”.
Pyetjet, mbase të dhimshme do të jenë:
“Me sa dashuri e kam bërë punën time?
Në çfarë i kam ndihmuar popuj
që të përparojnë?
Çfarë gjurmë kam lënë në jetën e shoqërisë?
Çfarë lidhje reale kam krijuar?
Çfarë forcash pozitive kam liruar?
Sa paqe shoqërore kam mbjellë?
Çfarë kam prodhuar
në vendin që më ishte besuar?
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga LETRA ENCIKLIKE E ATIT TË SHENJTË FRANÇESKU
MBI VËLLAZËRINË DHE MIQËSINË SHOQËRORE.
KAPITULLI I GJASHTË
DIALOGU DHE MIQËSIA SHOQËRORE.
198. T’i afrohemi njëri- tjetrit, të shprehemi te njëri- tjetri,
ta dëgjojmë njëri=tjetrin, ta shohim njëri-tjetrin,
ta njohim njëri tjetrin, të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin,
të kërkojmë pika takimi e, gjithë kjo përmblidhet në foljen “dialogoj”.
Për ta takuar dhe për ta ndihmuar njëri-tjetrin ,
duhet të dialogojmë.
Nuk ka nevojë që të themi se për çfarë na shërben dialogu.
Na mjafton të mendojmë
se çfarë do të ishte bota pa dialogun e durueshëm
të kaq shumë njerëzve bujarë,
që i kanë mbajtur të bashkuara familjet dhe bashkësinë.
Dialogu këmbëngulës dhe i guximshëm
nuk përbën lajm si përleshjet dhe konfliktet,
e megjithathe pa u ndier e ndihmon botën
për të jetuar më mirë.
Shumë më tepër sesa ne mendojmë.
DIALOGU SHOQËROR DEJT NJË KULTURE TE RE.
199. Disa përpiqen që t’i ikin realitetit
duke u strehuar në një botë private,
kurse disa të tjerë përballen me këtë realitet
me një dhunë shkatërruese,
për “midis indifeerencës egoisike dhe protestës së dhumshme
egziston një mundësi që është gjithmonë e mundur: dialogu.
Dialogu midis brezave,
dialogu në popull,
sepse të gjithë jemi popull,
asftësia për të dhënë dhe për të marrë,
duke mbetur të hapur ndaj të vërtetës.
Një popull rritet kur pasuritë e tij të ndryshme kulturore
dialogojnë në mënyrë ndërtuese:
kultura popullore dhe ajo universitare,
kultura rinore dhe ajo artistike,
kultura teknologjike dhe ajo ekonomike,
kultura familjare dhe ajo mediatike.
200. Dialogu shpesh ngatërohet me diçka shumë të ndryshme:
një shë.mbim i etur i opinioneve në rrjetet sociale,
shumë herë i orientuar nga një informacion mediatik
jo gjithmonë i besueshëm.
Janë thjesht monologje
që ecin paralelisht,
ndoshta duke iu imponuar vëmendjes së të tjerëve
për shkak të toneve të tyre të larta dhe agresive.
Por monologjet nuk angazhojnë askënd,
deri në atë pikë sa përmbajtjet e tyre
jo rrallëherë janë oportuniste dhe kontradiktore.
201. Përhapja kumbuese
e fakteve dhe e referencave
në media, në realitet
shpesh mbyll mundësitë e dialogut,
sepse lejon që të gjithë,
me justifikim e gabimeve të të tjerëve,
të mbajnë të paprekura dhe pa ngjyrime
idetë, interesat dhe zgjedhjet e veta.
Mbizotëron zakoni
i diskreditimit të shpejt të kundërshtarit,
duke i atribuar atij epitete poshtëruese,
në vend që të bëhet një dialog
i hapur dhe i respektueshëm,
në të cilin kërkohet të arrihet një sintezë
që shkon përtej.
Me e keqja është se kjo gjuhë, e zakonshme
në kontekstin mediatik të një fushate politike,
është përgjithësuar kaq shumë
sa të gjithë e përdorin atë çdo ditë.
Debati shumë herë manipulohet
nga interesa të caktuara
që kanë një fuqi më të madhe
dhe në mënyrë të pandershme
përpiqen të përkulin opinionin publik
në favor të tyre.
Nuk po i referohem vetëm qevërisë aktuale,
sepse kjo fuqi manipuluese
mund të jetë ekonomike,
politike, mediatike, fetare ose e çfarëdo lloji.
Ndonjëherë justifikohet apo shfajësohet
kur dinamika e saj përkon
me interesat vetjake ekonomike ose ideologjike,
por herët ose vonë
kthehet kundër po këtyre interesave.
202. Mungesa e dialogut bën
që askush, në sektorë të veçantë,
të mos shqetësohet
për të mirën e përbashkët,
por të shqtësohet më tepër
që të marrë avantazhet
që ofron pushteti,
ose, në rastin më të mirë,
të diktojë mënyrën e vet të menduarit.
Kështu bisedimet kthehen thjesht në negociata,
në mënyrë që secili të përvetësojë
të gjitha fuqinë dhe avantazhet
më të mëdha të mundshme,
pa një kërkim të përbashkët
që krijon të mirën e përbashkët.
Heronjtë e të ardhmes
do të jenë ata që do të jenë në gjendje
ta thyejnë këtë logjikë jo të shëndetshme
dhe do të vendosin të mbështesin me respekt
një fjalë që është mbushur me të vërtetën,
përtej interesave personale.
Dashtë Zoti që këta heronj
në mënyrë të heshtur
të jenë duke dalë në dritë
në zemrën e shoqërisë tonë.
Të ndërtojmë së bashku.
203. Dialogu shoqëror autentik
prezupozon aftësinë për të respektuar
kënveshtrimin e tjetrit, duke pranuar mundësinë
që ai mund të përmbajë bindje
ose interesa të ligjshme.
Duke filluar nga identiteti i tij,
tjetri ka diçka për për të dhënë
dhe është e dëshirueshme
që të thellojë dhe të ekspozojë pozicionin e tij
në mënyrë që debati publik të jetë edhe më i plotë.
Kur një person ose grup
është koherent me atë që mendon,
u përmbahet fort vlerave dhe bindjeve të veta,
si dhe zhvillon një mendim të vetin,
në një mënyrë apo në një tjetër
kjo gjë do t’i sjellë dobi shoqërisë.
Por kjo gjë ndodh vetëm në masën
në të cilën ky zhvillim bëhet në dialog
dhe në hapje ndaj të tjerëve.
Në fakt në një shpirt të vërtetë dialogu,
ushqehet aftësia për të kuptuar
domethënien e asaj që thotë dhe bën tjetri,
edhe pse ai nuk arrin
ta paraqesë atë si bindje të vetën.
Kështu behemi të sinqertë,
nuk fshehim atë që besojmë ,
nuk reshtim së dialoguari,
së kërkuari pika takimi
dhe mbi të gjitha nuk reshtim
së punuari dhe së angazhuari së bashku.
Diskutimi së bshku,
nëse u jep vërtet hapësirë të gjithëve
dhe as nuk manipulon
e as nuk e fsheh informacionin,
është një stimul i vazhdueshëm
që mundëson arritjen e të vërtetës
në mënyrë më të përshtatshme,
ose të paktën në shprehjen e saj
në mënyrë më të qartë.
Parandalon që sektorët e ndryshëm
të marrin një pozicion,
të rehatshëm dhe vetëmjaftueshëm,
në mënyrën e tyre të të parit
të gjërave dhe në interesat e tyre të kufizuara.
Mendojmë se ndryshimet janë krijuese,
krijojnë tension
dhe përparimi i njerëzimit qëndron
pikërisht në zgjidhjen e një tensioni.
204. Sot ekziston bindja
se, përveç zhvillimeve specializur shkencore,
është i nevojshëm komunikimi midis disiplinave,
pasi realiteti është një,
megjithse mund të trajtohet nga këndvështrime
dhe me metodologji të ndryshme.
Rreziku që përparimi shkencor
të konsiderohet sot qasje e vetme e mundshmë
për të kuptuar një aspekt të jetës,
të shoqërisë dhe të botës
nuk duhet të neglizhohet.
Në vend të kësaj një studiues
që përparon me frytshmëri në analizën e tij
dhe është gjithashtu i gatshëm
që të njohë përmasa të tjera të realitetit
që ai hulumton,
falë punës së shkencave dhe të dijëve të tjera
i hapet njohjes së realitetit
në mënyrë më tërësore dhe të plotë.
205. Në këtë botë të globalizuar
mediat mund të ndihnojnë
që të ndihemi afër njëri tjetrit,
që të na bëjnë të perceptojmë
një ndjenjë të ripërtërirë
njesje të familjes njerëzore
që na shtyn drejt solidaritetit dhe angazhimit serioz
për një jetë më dinjitoze.
Mund të na ndihmojnë në këtë vëçanërisht sot,
kur rrjetet e komunikimit njerëzor
kanë arritur zhvillime padëgjuara.
Në veçanti, interneti mund të ofrojë
mundësi më të mëdha
për takim dhe solidaritet midis të gjithëve,
dhe kjo është një gjë e mirë,
është një dhuratë e Zotit.
Sidoqoftë është e nevojshme
që format aktuale të komunikimit
të na orientojnë efektivisht
drejt takimit bujar,
kërkimit të sinqertë të së vërtetës së plotë,
shërbimit, afërsisë me më të fundmit,
angazhimit për të ndërtuar të mirën e përbashkët.
Në të njejtën kohë,
siç kanë treguar Ipeshkvijtë e Australisë,
nuk mund të pranojmë
një botë digjitale të projektuar
për të shfrytëzuar dobësinë tonë
dhe për të nxjerrë më të keqen prej njerëzve.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga LETRA ENCIKLIKE E ATIT TË SHENJTË FRANÇESKU
MBI VËLLAZËRINË DHE MIQËSINË SHOQËRORE.
KAPITULLI I GJASHTË
DIALOGU DHE MIQËSIA SHOQËRORE.
THEMELI I KONSENSUSIT.
206. Relativizmi nuk është zgjidhja.
Nën velin e një tolerance të supozuar,
ai përfundon duke favorizuar faktin
se vlerat morale interpretohen nga të fuqishmit
sipas bindjeve të momentit.
Në fund të fundit,
nëse nuk ka të vërteta objektive
dhe as parime të përcaktuara,
përveç plotësimit të aspiratave personale
dhe të nevojave të momentit,
nuk mund të mendojmë
se do të mjaftojnë programet politike apo forca e ligjit,
kur është kultura ajo që prishet
dhe nuk njihet më asnjë e vërtetë objektive
apo parim universalisht i vlefshëm,
ligjet do të kuptohen vetëm
si diktime arbitrare d
he pengesa që duhen shmangur.
207. A është e mundur
që t’i kushtojmë vëmendje të vërtetës,
të kërkojmë të vërtetën
që i përgjigjet realitetit tonë të thellë?
Çfarë është ligji pa bindjen e arritur
përmes një ecjeje të gjatë reflektimi
dhe urtie, që çdo qenie njerëzore
është e shenjtë dhe e paprekshme?
Me qëllim që një shoqëri të ketë një të ardhme,
duhet të ketë zhvilluar një respekt të përzemërt
për të vërtetën e dinjitetit njerëzor,
të cilit i nënshtrohemi.
Atëherë nuk do ta vrasim dikënd
jo thjesht për të shmangur përbuzjen shoqërore
dhe peshën e ligjit,
por për bindje.
Është një e vërtetë e domosdoshme,
që e njohim me arsye dhe e pranojmë me ndërgjegje.
Një shoqëri është fisnike dhe e respektuar,
edhe sepse kultivon kërkimin e të vërtetës
dhe lidhjen e saj me të vërtetën themelore.
208. Është e nevojshme që të praktikohet
demaskimi i modaliteteve të ndyshme të manipulimit,
të shtrembërimit dhe të fshehjes së të vërtetës
në sferat publike dhe private.
Ajo që ne e quajmë “e vërteta”
nuk është vetëm komunikimi i fakteve nga gazetaria.
Para së gjitha ëhstlë kërkimi i bazave më të forta
që qëndrojnë në themel të zgjedhjeve
dhe të ligjeve tona.
Kjo nënkupton pranimin
se intelligjenca njerëzore mund të tejkalojë interesat e momentit
dhe të kuptojë disa të vërteta që nuk ndryshojnë,
të cilat ishin të vërteta përpara nesh
dhe do të jenë gjithmonë.
Duke hulumtuar natyrën njerëzore,
arsyeja zbulon vlera që janë universale, sepse rjedhin prej saj.
209. Ndryshe a nuk mund të ndodhë ndoshta
që të drejtat themelore të njeriut,
që sot konsiderohen të pakapërceshme,
të mohohen nga pushtetarët,
pasi kanë marrë “pëlqimin” e një populsie
të përgjumur dhe të frikësuar?
As thjesht një konsensus midis popujve të ndryshëm,
po aq i manipolueshëm,
nuk do të ishte i mjaftueshëm.
Kemi prova të bollshme për gjithë të mirën
që jemi në gjendje të bëjmë,
megjithatë , në të njejtën kohë,
duhet të pranojmë aftësinë për shkatëlrrimin
që kemi brenda vetes tonë.
A nuk është individualizmi
indiferent dhe i pamëshirshëm ,
në të cilin kemi rënë,
rezultat i përtacisë në kërkimin e vlerave më të larta,
të cilat tejlalojnë nevojat momentale?
Relativizmit i shtohet reziku
që të pushtetshmit ose më të aftit
të jenë në gjendje të imponojnë
një të vërtetë të supozuar.
Megjithatë, “përballë normave morale
që ndalojnë të keqen e brendshme,
nuk ka privilegje ose përjashtime për askënd.
Të jesh Zoti i botës ose “mjerani” i fundit
në faqën e dheut nuk përbën asnjë ndryshim:
përballë kërkesave morale jemi të gjithë absolutisht të barabartë”.
210. Ajo që na ndodh sot,
duke na tërhequr drejt një logjike perverse dhe boshe,
është se ekziston një asimilim i etikës dhe i politikës nga fizika.
Nuk ekziston e mira dhe e keqja në vetvete,
por vetëm një llogaritje e avantazhve dhe e disavantazheve.
Zhvendosja e arsyes morale ka si pasojë
që ligji nuk mund t’i referohet
një konceptimi themelor e ideve sunduese.
Ka zënë fill një degjejerim:
një rrafshim që shkon gjithnjë më poshtë
përmes një konsensusi sipërfaqësor dhe kompromentues.
Si rrjedhojë, triumfon logjika e forcës.
Konsensusi dhe e vërteta.
211. Në një shoqëri pluraliste,
dialogu është mënyra më e përshtatshme
për të njohur atë që gjithmonë
duhet të afirmohet dhe respektohet,
dhe që shkon përtej konsensusit të rastit.
Po flasim për një dialog
që duhet pasuruar dhe ndriquar nga arsyeja,
nga argumente racionale,
nga një larmi perspektivash,
nga kontribute njohurish dhe këndvështrimesh të ndryshme
dhe që nuk përjashton bindjen
se është e mundur të arrihen disa të vërteta themelore,
të cilat duhet dhe do të duhej gjithmonë
që të mbështetshin.
Pranimi se duhet të ekzistojnë disa vlera të përhershme,
edhe pse jo gjithmonë është e lehtë që të njihen,
i jpë fortësi dhe qëndrueshmëri një etike shoqërore.
Edhe kur i kemi njohur dhe i kemi marrë përsipër
falë dialogut dhe konsensusit,
shohim se këto vlera themelore
tejkalojmë çdo konsensus,
i njohim si vlera që i tejkalojnë kontekstet tona
dhe kurrë nuk mund të diskutohen.
Mund të rritet kuptimi ynë
mbi domethënien dhe rëndësinë e tyre -
dhe në këtë kuptim konsensusi është një realitet dinamik –
por në vetveten ato vlerësohen si të qëndrueshme
për domethënien e tyre të brendshme.
212. Nëse një gjë e caktuar mbetet gjithmonë
e përshtatshme për funcionimin e duhur të shoqërisë,
a nuk ndodh sepse pas saj
ekziston një e vërtetë e përhershme,
të cilën inteligjenca mund ta kuptojë?
Në vetë realitetin e qenies njerëzore dhe të shoqërisë,
në natyrën e tyre të thellë,
ekzistojnë një varg strukturash bazë
që mbështesin zhvillimin dhe mbijetësën e tyre.
Prej aty rrjedhin nevoja të caktuar
që mund të zbulohen falë dialogut,
edhe pse ato nuk janë krijuar
në kuptimin e ngushtë prej konsensusit.
Fakti që disa norma janë të domosdoshme
për vetë jetën shoqërore
është një treguesi i jashtëm
se si ato janë diçka thelbësisht e mirë.
Si pasojë, nuk është e nevojshme
që të vësh interesin shoqëror dhe konsensusin
kundër realitetit të një të vërtetë objektive.
Këto të trija mund të bashkohen në mënyrë harmonike
kur, përmes dialogut,
personat kanë guximin
që t’i shkojnë deri në fund të çeshtjeje.
213. Nëse dinjiteti i të tjerve duhet të respektohet në çdo situatë,
kjo është sepse ne nuk e shpikim
apo nuk e supozojmë këtë dinjitet,
por sepse në ta ka vërtet një vlerë më të lartë
se gjërat materiale dhe rrethanat,
që kërkon ata të trajtohen në një mënyrë tjetrën.
Që çdo qenie njerëzore zotëron
një dinjitet të patjetërsueshëm
është një e vërtetë që i përgjigjet natyrës njerëzore
përtej çdo ndryshimi kulturor.
Prandaj qenia njerëzore zotëron
të njejtin dinjitet të padhunueshëm
në çdo epokë historike
dhe askush nuk mund të ndihet i autorizuar nga rrethanat
që ta mohojë këtë bindje apo të mos veprojë si rrjedhojë.
Inteligjenca mund të shqyrtojë realitetin e gjërave,
përmes reflektimit, përvojës dhe dialogut,
për të njohur në këtë realitet
që e tejkalon bazën e disa kërkesave të përgjithshme morale.
214. Për agnostikët,
ky themel mund të duket i mjaftueshëm
për t’u dhënë një vlefshmëri universale
të të patundshme dhe të qëndrueshme
parimeve etike themelore dhe të panegociueshme,
në mënyrë që të parandalojë katastrofa të reja.
Për besimtarët,
natyra njerëzore, burim parimesh etike,
është krijuar nga Hyji
i cili, në fundd të fundit,
u jep një themel të shëndoshë këtyre parimeve.
Kjo nuk krijon një obsesion etik
dhe as nuk i hap rrugën diktimit
të asnjë sistemi moral,
pasi këto parime themelore dhe universalisht të vlefshme
mund të çojnë në krijimin
e rregulloreve të ndryshme pratike.
Prandaj gjithmonë mbetet një hapësirë për dialogun.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Nga LETRA ENCIKLIKE E ATIT TË SHENJTË FRANÇESKU
MBI VËLLAZËRINË DHE MIQËSINË SHOQËRORE.
KAPITULLI I GJASHTË
DIALOGU DHE MIQËSIA SHOQËRORE.
NJË KULTURË E RE
215. Jeta ësstë arti i takimit,
edhe pse në jetë ka shumë konflikte.
Shumë herë i kam ftuar njerëzit
që të zhvillojnë një kulturë takimi,
që shkon përtej dialektikave
që e vënë njërin kundër tjetrit.
Është një jetë që priret të formojë atë poliedër
që ka shumë faqe, shumë brenjë,
por të gjitha përbëjnë një njesi të pasur me nuanca,
sepse e tëra është më e madhe se një pjesë.
Poliedri përfaqëson një shoqëri
në të cilën ndryshimet bashkëjetojnë
duke u integruar, duke u pasuruar,
dhe duke ndriçuar njëri-tjetrin,
edhe pse kjo përfshin diskutime dhe mosbesim.
Në fakt, nga të gjithë mund të mësojmë diçka,
askush nuk është i padobishëm,
ashkush nuk është i tepërt.
Kjo nënkupton përfshirjen e periferive.
Ata që jetojnë në to, kanë një këndvështrim tjetër,
shohin aspektet e realitetit
që nuk njihen nga qëndrat e pushtetit
ku merren vendimet më përcaktuese.
Takimi bërë kulturë.
216: Fjala “kulturë” tregon diçka që ka depërtuar te populli,
te bindjet e tij më të thella dhe në stilin e tij të jetës.
Nëse flasim për një “kulturë” në popull,
kjo është më shumë sesa një ide apo një abstraktim.
Përfshin dëshirat, entuziazmin
dhe në fund një stil jete që karakterizon atë grup njerëzish.
Prandaj të flasësh për “kulturën e takimit”
do të thotë se, si popull, kemi pasion, dëshirën për t’u takuar,
kërkimin e pikave të takimit,
ndërtimin e urave, planifikimin e diçkaje që i përfshin të gjithë.
Kjo është bëre një aspiratë ose një stil jete.
Subjekti i kësaj kulture është populli,
jo një sektor i shoqërisë
që synon ta mbajë pjesën tjetër të qetë
me mjete profesionale dhe mediatike.
217. Paqja shoqërore arrihet me punë,
është diçka artizanale.
Do të ishte më e lehtë
që të përmbaheshim liritë dhe ndrishimet
me pak dinakëri dhe burime.
Por kjo paqe do të ishte sipërfaqësore dhe e brishte,
jo fryt e një kulture tkimi që e mbështet atë.
Integrimi i realiteteve të ndryshme
është shumë më i vështirë dhe i ngadaltë,
por edhe garancia e një paqeje reale dhe të qëndrueshme.
Kjo nuk arrihet duke mbledhur së bashku të pastrit,
pasi “edhe njerëziit
që mund të kritikohen për gabimet e tyre,
kanë diçka për të ofruar
që nuk duhet të nënvlerësohet”.
Dhe nuk konsiston në një paqe
që lind duke ua mbyllur gojën kërkesave shoqerore
ose duke i shmangur ata që bëjnë shumë zhurmë,
sepse nuk është “një consensus në letër
apo arritje në një paqeje kalimtare
për një pakicë të kënaqur.
Ajo që ka rëndësi është të fillohen procese takimi,
procese që mund të ndërtojnë një popull
të aftë për të bashuar dallimet.
T’i armatosim fëmijët tanë me armët e dialogut!
T’u mësojmë atyre luftën e mirë të takimit.
Shija për ta rinjohur tjetrin.
218. Kjo gjë kërkon aftësinë e zakonshme
për t’ia njohur tjetrit drejtën
që të jetë vetvetja dhe i ndryshëm.
Duke nisur nga kjo njohje
që është bërë kulturë,
bëhet e mundur që të arrihet një pakt shoqëror.
Pa këtë njohje, zhvillohen mënyra të ndryshme
që çojnë në humbjen e çdo domethënjeje që ka tjetri,
në bërjen e tij i parëndësishëm
dhe në mirënjohjne e asnjë vlere që ai ka në shoqëri.
Pas refuzimit të disa formave të dukshme të dhunës,
shpesh fshihet një tjetër dhunë më e hollë:
ajo e atyre që përçmojnë atë që është ndryshe,
veçanërisht kur kërkesat e këtyre
dëmtojnë në njëfarë mënyre
interesat e tyre.
219. Kur një pjesë e shoqërisë pretendon
të shijojë gjithçka ofron bota,
sikur të varfërit të mos ekzistonin,
kjo në një moment të caktuar
ka pasoja e saj.
Injorimi i ekzistencës dhe i të drejtave të të tjerëve
herët a vonë shkakton një formë dhune ,
shpesh të papritur.
Endrat e lirisë, të barazisë dhe të vëllazërisë
mund të qëndrojnë në nivelin e formaliteteve,
sepse nuk janë efektivisht për të gjithë.
Prandaj nuk bëhet fjalë vetëm
për kërkimin e një takimi midis atyre
që mbajnë forma të ndryshme të pushtetit
ekonomik, politik ose akademik.
Një takim real shoqëror vë
në një dialog të vërtetë format e medha kulturore
që përfaqësojnë shumicën e popullsisë.
Shpesh propozimet e mira
nuk bëhen nga sektorët më të varfëruar,
sepse paraqiten me një veshje kulturore që nuk është e tyre
dhe me të cilën nuk mund të njihen të identifikuar.
Si psojë, një pakt shoqëror realistik dhe përfshirës
duhet të jetë gjithashtu një “pakt kulturor”,
i cili respekton dhe supozon
botëkuptime, kultura dhe stile të ndryshme jete
që bashkëekzistojnë në shoqëri.
220. Për shembull, popujt me një kulture të lashtë autoktone vendali
nuk janë kundër përparimit,
edhe pse kanë një ide të ndryshme për përparimin,
shumë herë më humaniste
se ajo e kulturës moderne të popujve të zhvilluar.
Nuk është një kulturë e orientuar
për avantazhin e atyre që janë në pushtet,
të atyre që kanë nevojë
të krijojnë një lloj parajsë në tokë.
Intoleranca dhe përbuzja ndaj kulturave popullore autoktone
është një formë e vërtetë dhunë,
tipike e “etiçistëve” pa mirësi
që jetojnë duke gjykuar të tjerët,
Por asnjë ndryshim autentik,
i thellë dhe i qëndrueshëm
nuk është i mundur nëse nuk bëhet
duke filluar nga kulturat e ndryshme,
kryesisht të të varfërve.
Një pakt kulturor prezupozon
që të hiqet dorë për të kuptuar identitetin e një vendi
në mënyrë monolite
dhe kërkon që ndryshueshmëria të respektohet
duke i ofruar asaj mënyra promovimi dhe integrimi shoqëror.
221. Ky pakt kërkon gjithashtu
që të pranohet mundësia
e heqjes dorë nga diçka për të mirën e përbashkët.
Askush nuk mund të mbizotërojë krejt të vëtetën,
as të kënaqë tërësinë e dëshirave të veta,
sepse, sepse ky pretendim
do të na qonte në dëshirën
për ta shkatëruar tjetrin
duke mohuar të drejtat e tij.
Kërkimi i një tolerance të rreme
duhet t’i hapë rrugë realizimit dialogues,
të atyre që besojnë
se duhet t’u qendrojnë besnjkë parimeve të tyre,
duke pranuar gjithashtu
se edhe tjetri ka të drejtë të përpiqet
të jetë besnik ndaj parimeve të veta.
Është njohja e vërtetë e tjetrit,
të cilën vetëm dashuria e bën të mundur
dhe që do të thotë ta vësh veten
në vendin e tjetrit për të zbuluar atë që është autentike,
ose të paktën e kuptueshme, midis motivimeve dhe interesave të tij.
RIFITIMI I MIRËSJELLJES.
222. Individualizmi konsumist shkakton shumë abuzime.
Të tjerët bëhen tjesht pengesa
për qetësinë e kendshme vetjake,
Kështu përfundojnë t’i trajtojnë si bezdisje
dhe agresiviteti rritet.
Kjo theksohet dhe arrin
në nivele acaruese në kohë krize,
në situata katastrofike, në momente të vështira,
kur shfaqet shpirti i “lë të shpëtojë vetveten kush të mundet”.
Sidoqoftë është edhe e mundur
që të bëhet zgjedhja për të ushtruar mirësinë.
Ka njerës që e bëjnë atë dhe bëhen yje në mes të erësirës.
223. Shën Pali përmendte një fryt të Shpirtit Shenjt
me fjalën greke chrestotes (Gal. 5,22)
e cila shpreh një gjendje shpirtërorre
jo të ashpër, të palatuar, të fortë,
por të mirë, të ëmbël,
që mbështet dhe ngushëllon.
Personi që e zotëron këtë cilësi
i ndihmon të tjerët në mënyrë
që ekzistenca e tyre të jetë më e durueshme,
vëçanëisht kur e mbajnë peshën
e problemeve, të urgjencave, dhe të anktheve të tyre.
Është një mënyrë për të trajtuar të tjerët
që shfaqet një forma të ndryshme:
si mirësi në sjellje, kujdes për të mos lenduar me fjalë ose gjeste,
përpjekje për të lethsuar peshën e të tjerëve.
Përfshin “fjalë nxitjeje
që ngushëllojnë, japin force dhe shtytje”,
në vend të fjalëve “që poshtërojnë,
trishtojnë, acarojnë dhe përbuzin”.
224. Mirësjellja është një lirim nga mizoria
që ndonjëherë depërton në marëdhëniet njerëzore,
nga ankthi që nuk na lejon të mendojmë për të tjerët,
nga urgjenca e shpërqëndruar
që shpërfill faktin se edhe të tjerët
kanë të drejtë të jenë të lumtur.
Sot rallëherë gjendet kohë dhe energji
për të ndalur me qëllim
që t’i trajtojmë mirë të tjerët,
që t’u themi “me leje”, “më fal”, faleminderit.
Megjithatë, herë pas here
shfaqet mrekullia e një personi të mirë,
i cili lë menjanë shqetësime dhe urgjencat e veta
për të kushtuar vëmendje,
për të dhënë një buzëqeshje,
për të thënë një fjalë nxitëse,
për të krijuar një hapësirë dëgjimi
në mes të kaq shumë shpërfiljeje.
Kjo përpjekje,e jetuar çdo ditë,
është e aftë që të krijojë
atë bashkëjetesë të shëndetshme
që kapërcen keqkuptimet dhe parandalon konfliktet.
Praktikat e mirësjelljes nuk është një detaj dytësor
dhe as një qëndrim sipërfaqësor ose borgjez.
Meqenëse prezupozon vlerësim dhe respekt,
kur bëhet kulturë në një shoqëri
shdërron thellësisht stilin e jetës,
marëdhëniet shoqërore,
mënyrën e diskutimit dhe të ballafaqimit të ideve.
Lehtëson kërkimin e konsensusit
dhe hap rrugë ku acarimi i shkatëron të gjitha urat.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 08-10-2022 më 04:33
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt