Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 180
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KAPITULLI I KATËRT

    PARIMET E DOKTRINËS SHOQËRORE TË KISHËS


    IV. PARIMI I SUBSIDIARITETIT

    a) Zanafilla dhe domethënia


    185 Subsidiariteti është ndër udhëzimet më të vazhdueshme e karakteristike të doktrinës shoqërore të Kishës, i pranishëm që prej enciklikës së parë të madhe shoqërore.395 Është e pamundur të nxisim dinjitetin e personit nëse nuk kujdesemi për familjen, për grupet, për shoqatat, për realitetet territoriale lokale, me pak fjalë, për ato shprehje të agregimit të llojit ekonomik, shoqëror, kulturor, sportiv, argëtues, profesional, politik, të cilave personat u japin jetë vetvetiu dhe që ua bëjnë atyre të mundur një rritje efektive shoqërore.396 Kjo është fusha e shoqërisë civile, e kuptuar si tërësi e marrëdhënieve mes individëve dhe mes shoqërive të ndërmjetme, që realizohen në formë të drejtpërdrejtë dhe falë «subjektivitetit krijues të qytetarëve».397 Rrjeti i këtyre marrëdhënieve end indin shoqëror dhe përbën bazën e një bashkësie të vërtetë personash, duke e bërë të mundur njohjen e formave më të larta të socialitetit.398

    186 Kërkesa për të mbrojtur e për të nxitur shprehjet e drejtpërdrejta të socialitetit është theksuar prej Kishës në enciklikën «Quadragesimo anno», në të cilën parimi i subsidiaritetit tregohet si parim shumë i rëndësishëm i «filozofisë shoqërore»: «Ashtu siç është e palejueshme t’u hiqet individëve ajo që ata mund ta kryejnë me forcat e tyre dhe me industrinë e tyre për t’ia besuar bashkësisë, po ashtu është e padrejtë t’i caktohet një shoqërie më të madhe e më të lartë ajo që mund të bëhet prej bashkësive më të vogla e më të ulta. Dhe ky është njëkohësisht një dëm i rëndë e një përmbysje e rendit të drejtë të shoqërisë; sepse objekti natyror i çfarëdo ndërhyrjeje të vetë shoqërisë është të ndihmojë në mënyrë përplotësuese anëtarët e trupit shoqëror, jo t’i shkatërrojë apo t’i thithë brenda vetes».399

    Në bazë të këtij parimi, të gjitha shoqëritë e rendit më të lartë duhet të vendosen në një qëndrim ndihme («subsidium») pra mbështetjeje, nxitjeje, zhvillimi në lidhje me ato më të voglat. Në këtë mënyrë, trupat shoqërorë të ndërmjetëm mund t’i kryejnë siç duhet funksionet që u përkasin, pa iu dashur që t’ua lënë ato padrejtësisht agregimeve të tjera shoqërore të nivelit më të lartë, prej të cilave do të përpiheshin dhe do të zëvendësoheshin dhe, në fund, do të shihnin t’u mohohej dinjiteti i tyre dhe hapësira jetësore.

    Subsidiaritetit të marrë në kuptimin pozitiv, si ndihmë ekonomike, institucionale, legjislative ndaj entiteteve shoqërore më të vogla, i përgjigjet një seri implilkimesh negative, që i kërkojnë shtetit të heqë dorë nga ajo që, faktikisht, do ta zvogëlonte hapësirën jetësore të qelizave më të vogla e thelbësore të shoqërisë. Nisma, liria e përgjegjësia e tyre nuk duhet të zëvendësohen.

    b) Udhëzime konkrete

    187 Parimi i subsidiaritetit i mbron personat prej abuzimeve të instancave shoqërore më të larta dhe i nxit këto të fundit t’i ndihmojnë individët dhe trupat e ndërmjetëm që të kryejnë detyrat e tyre. Ky parim diktohet sepse çdo person, familje apo trup i ndërmjetëm ka diçka origjinale për t’i ofruar bashkësisë. Përvoja vërteton se mohimi i subsidiaritetit, apo kufizimi i tij në emër të një demokratizimi të pretenduar apo barazie të të gjithëve në shoqëri, e kufizon dhe nganjëherë e asgjëson shpirtin e lirisë e të nismës.

    Me parimin e subsidiaritetit janë në kundërshtim format e centralizimit, të burokratizimit, të asistencializmit, të pranisë së paarsyetuar e të tepërt të shtetit dhe të aparatit publik: «Duke ndërhyrë drejtpërdrejt dhe duke ia hequr përgjegjësinë shoqërisë, shteti asistencial shkakton humbjen e energjive njerëzore dhe shtimin e tepruar të aparateve publike, të zotëruar nga logjikat burokratike më shumë se nga shqetësimi për t’u shërbyer marrësve, me një rritje të pamasë të shpenzimeve».400 Njohja e mangët apo e papërshtatshme e nismës private, edhe ekonomike, dhe e funksionit të saj publik, ashtu si edhe monopolet, ndihmojnë për ta shtypur parimin e subsidiaritetit.

    Vënies në jetë të parimit të subsidiaritetit i përgjigjen: respektimi dhe nxitja efektive e parësisë së personit dhe të familjes; vlerësimi i shoqatave dhe i organizatave të ndërmjetme, në zgjedhjet e tyre themelore dhe në të gjitha ato që nuk mund të delegohen apo të merren përsipër prej të tjerëve; inkurajimi që i bëhet nismës private, në mënyrë që çdo organizëm shoqëror të mbetet në shërbim të së mirës së përbashkët me veçantitë e veta; nyjëzimi pluralist i shoqërisë dhe përfaqësimi i forcave të saj jetësore; mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe të pakicave; decentralizimi burokratik dhe administrativ; ekuilibri mes sferës publike dhe asaj private, me njohjen si pasojë të funksioneve shoqërore të privates; një përgjegjësim i përshtatshëm i shtetasit në «të qenët e tij pjesë» aktive e realitetit politik e shoqëror të vendit.

    188 Rrethana të ndryshme mund të këshillojnë që shteti të ushtrojë një funksion zëvendësimi.401 Të mendojmë, për shembull, për situatat në të cilat është e nevojshme që vetë shteti ta nxisë ekonominë, për shkak të pamundësisë për shoqërinë civile që të marrë përsipër në mënyrë autonome këtë nismë; të mendojmë edhe për realitetet e çekuilibrit të rëndë dhe të padrejtësisë shoqërore, në të cilat vetëm ndërhyrja publike mund të krijojë kushte të një barazie, drejtësie e paqeje më të madhe. Megjithatë, në dritën e parimit të subsidiaritetit ky zëvendësim institucional nuk duhet të zgjasë dhe të shtrihet përtej kufirit të nevojshëm, meqënëse gjen arsyetim vetëm në jashtëzakonshmërinë e situatës. Në çdo rast, e mira e përbashkët e kuptuar saktë, kërkesat e së cilës në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë në kundërshtim me mbrojtjen dhe nxitjen e parësisë së personit dhe shprehjeve të tij kryesore shoqërore, duhet të mbetet kriteri i shoshitjes në lidhje me zbatimin e parimit të subsidiaritetit.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KAPITULLI I KATËRT

    PARIMET E DOKTRINËS SHOQËRORE TË KISHËS

    IV. PARIMI I SUBSIDIARITETIT

    a) Zanafilla dhe domethënia


    185 Subsidiariteti është ndër udhëzimet më të vazhdueshme e karakteristike të doktrinës shoqërore të Kishës, i pranishëm që prej enciklikës së parë të madhe shoqërore.395 Është e pamundur të nxisim dinjitetin e personit nëse nuk kujdesemi për familjen, për grupet, për shoqatat, për realitetet territoriale lokale, me pak fjalë, për ato shprehje të agregimit të llojit ekonomik, shoqëror, kulturor, sportiv, argëtues, profesional, politik, të cilave personat u japin jetë vetvetiu dhe që ua bëjnë atyre të mundur një rritje efektive shoqërore.396 Kjo është fusha e shoqërisë civile, e kuptuar si tërësi e marrëdhënieve mes individëve dhe mes shoqërive të ndërmjetme, që realizohen në formë të drejtpërdrejtë dhe falë «subjektivitetit krijues të qytetarëve».397 Rrjeti i këtyre marrëdhënieve end indin shoqëror dhe përbën bazën e një bashkësie të vërtetë personash, duke e bërë të mundur njohjen e formave më të larta të socialitetit.398

    186 Kërkesa për të mbrojtur e për të nxitur shprehjet e drejtpërdrejta të socialitetit është theksuar prej Kishës në enciklikën «Quadragesimo anno», në të cilën parimi i subsidiaritetit tregohet si parim shumë i rëndësishëm i «filozofisë shoqërore»: «Ashtu siç është e palejueshme t’u hiqet individëve ajo që ata mund ta kryejnë me forcat e tyre dhe me industrinë e tyre për t’ia besuar bashkësisë, po ashtu është e padrejtë t’i caktohet një shoqërie më të madhe e më të lartë ajo që mund të bëhet prej bashkësive më të vogla e më të ulta. Dhe ky është njëkohësisht një dëm i rëndë e një përmbysje e rendit të drejtë të shoqërisë; sepse objekti natyror i çfarëdo ndërhyrjeje të vetë shoqërisë është të ndihmojë në mënyrë përplotësuese anëtarët e trupit shoqëror, jo t’i shkatërrojë apo t’i thithë brenda vetes».399

    Në bazë të këtij parimi, të gjitha shoqëritë e rendit më të lartë duhet të vendosen në një qëndrim ndihme («subsidium») pra mbështetjeje, nxitjeje, zhvillimi në lidhje me ato më të voglat. Në këtë mënyrë, trupat shoqërorë të ndërmjetëm mund t’i kryejnë siç duhet funksionet që u përkasin, pa iu dashur që t’ua lënë ato padrejtësisht agregimeve të tjera shoqërore të nivelit më të lartë, prej të cilave do të përpiheshin dhe do të zëvendësoheshin dhe, në fund, do të shihnin t’u mohohej dinjiteti i tyre dhe hapësira jetësore.

    Subsidiaritetit të marrë në kuptimin pozitiv, si ndihmë ekonomike, institucionale, legjislative ndaj entiteteve shoqërore më të vogla, i përgjigjet një seri implilkimesh negative, që i kërkojnë shtetit të heqë dorë nga ajo që, faktikisht, do ta zvogëlonte hapësirën jetësore të qelizave më të vogla e thelbësore të shoqërisë. Nisma, liria e përgjegjësia e tyre nuk duhet të zëvendësohen.

    b) Udhëzime konkrete


    187 Parimi i subsidiaritetit i mbron personat prej abuzimeve të instancave shoqërore më të larta dhe i nxit këto të fundit t’i ndihmojnë individët dhe trupat e ndërmjetëm që të kryejnë detyrat e tyre. Ky parim diktohet sepse çdo person, familje apo trup i ndërmjetëm ka diçka origjinale për t’i ofruar bashkësisë. Përvoja vërteton se mohimi i subsidiaritetit, apo kufizimi i tij në emër të një demokratizimi të pretenduar apo barazie të të gjithëve në shoqëri, e kufizon dhe nganjëherë e asgjëson shpirtin e lirisë e të nismës.

    Me parimin e subsidiaritetit janë në kundërshtim format e centralizimit, të burokratizimit, të asistencializmit, të pranisë së paarsyetuar e të tepërt të shtetit dhe të aparatit publik: «Duke ndërhyrë drejtpërdrejt dhe duke ia hequr përgjegjësinë shoqërisë, shteti asistencial shkakton humbjen e energjive njerëzore dhe shtimin e tepruar të aparateve publike, të zotëruar nga logjikat burokratike më shumë se nga shqetësimi për t’u shërbyer marrësve, me një rritje të pamasë të shpenzimeve».400 Njohja e mangët apo e papërshtatshme e nismës private, edhe ekonomike, dhe e funksionit të saj publik, ashtu si edhe monopolet, ndihmojnë për ta shtypur parimin e subsidiaritetit.

    Vënies në jetë të parimit të subsidiaritetit i përgjigjen: respektimi dhe nxitja efektive e parësisë së personit dhe të familjes; vlerësimi i shoqatave dhe i organizatave të ndërmjetme, në zgjedhjet e tyre themelore dhe në të gjitha ato që nuk mund të delegohen apo të merren përsipër prej të tjerëve; inkurajimi që i bëhet nismës private, në mënyrë që çdo organizëm shoqëror të mbetet në shërbim të së mirës së përbashkët me veçantitë e veta; nyjëzimi pluralist i shoqërisë dhe përfaqësimi i forcave të saj jetësore; mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe të pakicave; decentralizimi burokratik dhe administrativ; ekuilibri mes sferës publike dhe asaj private, me njohjen si pasojë të funksioneve shoqërore të privates; një përgjegjësim i përshtatshëm i shtetasit në «të qenët e tij pjesë» aktive e realitetit politik e shoqëror të vendit.

    188 Rrethana të ndryshme mund të këshillojnë që shteti të ushtrojë një funksion zëvendësimi.401 Të mendojmë, për shembull, për situatat në të cilat është e nevojshme që vetë shteti ta nxisë ekonominë, për shkak të pamundësisë për shoqërinë civile që të marrë përsipër në mënyrë autonome këtë nismë; të mendojmë edhe për realitetet e çekuilibrit të rëndë dhe të padrejtësisë shoqërore, në të cilat vetëm ndërhyrja publike mund të krijojë kushte të një barazie, drejtësie e paqeje më të madhe. Megjithatë, në dritën e parimit të subsidiaritetit ky zëvendësim institucional nuk duhet të zgjasë dhe të shtrihet përtej kufirit të nevojshëm, meqënëse gjen arsyetim vetëm në jashtëzakonshmërinë e situatës. Në çdo rast, e mira e përbashkët e kuptuar saktë, kërkesat e së cilës në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë në kundërshtim me mbrojtjen dhe nxitjen e parësisë së personit dhe shprehjeve të tij kryesore shoqërore, duhet të mbetet kriteri i shoshitjes në lidhje me zbatimin e parimit të subsidiaritetit.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KAPITULLI I KATËRT


    PARIMET E DOKTRINËS SHOQËRORE TË KISHËS


    IV. PARIMI I SUBSIDIARITETIT



    a) Zanafilla dhe domethënia

    Subsidiariteti është ndër udhëzimet më të vazhdueshme e karakteristike të doktrinës shoqërore të Kishës, i pranishëm që prej enciklikës së parë të madhe shoqërore.395 Është e pamundur të nxisim dinjitetin e personit nëse nuk kujdesemi për familjen, për grupet, për shoqatat, për realitetet territoriale lokale, me pak fjalë, për ato shprehje të agregimit të llojit ekonomik, shoqëror, kulturor, sportiv, argëtues, profesional, politik, të cilave personat u japin jetë vetvetiu dhe që ua bëjnë atyre të mundur një rritje efektive shoqërore.396 Kjo është fusha e shoqërisë civile, e kuptuar si tërësi e marrëdhënieve mes individëve dhe mes shoqërive të ndërmjetme, që realizohen në formë të drejtpërdrejtë dhe falë «subjektivitetit krijues të qytetarëve».397 Rrjeti i këtyre marrëdhënieve end indin shoqëror dhe përbën bazën e një bashkësie të vërtetë personash, duke e bërë të mundur njohjen e formave më të larta të socialitetit.398

    186 Kërkesa për të mbrojtur e për të nxitur shprehjet e drejtpërdrejta të socialitetit është theksuar prej Kishës në enciklikën «Quadragesimo anno», në të cilën parimi i subsidiaritetit tregohet si parim shumë i rëndësishëm i «filozofisë shoqërore»: «Ashtu siç është e palejueshme t’u hiqet individëve ajo që ata mund ta kryejnë me forcat e tyre dhe me industrinë e tyre për t’ia besuar bashkësisë, po ashtu është e padrejtë t’i caktohet një shoqërie më të madhe e më të lartë ajo që mund të bëhet prej bashkësive më të vogla e më të ulta. Dhe ky është njëkohësisht një dëm i rëndë e një përmbysje e rendit të drejtë të shoqërisë; sepse objekti natyror i çfarëdo ndërhyrjeje të vetë shoqërisë është të ndihmojë në mënyrë përplotësuese anëtarët e trupit shoqëror, jo t’i shkatërrojë apo t’i thithë brenda vetes».399

    Në bazë të këtij parimi, të gjitha shoqëritë e rendit më të lartë duhet të vendosen në një qëndrim ndihme («subsidium») pra mbështetjeje, nxitjeje, zhvillimi në lidhje me ato më të voglat. Në këtë mënyrë, trupat shoqërorë të ndërmjetëm mund t’i kryejnë siç duhet funksionet që u përkasin, pa iu dashur që t’ua lënë ato padrejtësisht agregimeve të tjera shoqërore të nivelit më të lartë, prej të cilave do të përpiheshin dhe do të zëvendësoheshin dhe, në fund, do të shihnin t’u mohohej dinjiteti i tyre dhe hapësira jetësore.

    Subsidiaritetit të marrë në kuptimin pozitiv, si ndihmë ekonomike, institucionale, legjislative ndaj entiteteve shoqërore më të vogla, i përgjigjet një seri implilkimesh negative, që i kërkojnë shtetit të heqë dorë nga ajo që, faktikisht, do ta zvogëlonte hapësirën jetësore të qelizave më të vogla e thelbësore të shoqërisë. Nisma, liria e përgjegjësia e tyre nuk duhet të zëvendësohen.



    b) Udhëzime konkrete


    187 Parimi i subsidiaritetit i mbron personat prej abuzimeve të instancave shoqërore më të larta dhe i nxit këto të fundit t’i ndihmojnë individët dhe trupat e ndërmjetëm që të kryejnë detyrat e tyre. Ky parim diktohet sepse çdo person, familje apo trup i ndërmjetëm ka diçka origjinale për t’i ofruar bashkësisë. Përvoja vërteton se mohimi i subsidiaritetit, apo kufizimi i tij në emër të një demokratizimi të pretenduar apo barazie të të gjithëve në shoqëri, e kufizon dhe nganjëherë e asgjëson shpirtin e lirisë e të nismës.

    Me parimin e subsidiaritetit janë në kundërshtim format e centralizimit, të burokratizimit, të asistencializmit, të pranisë së paarsyetuar e të tepërt të shtetit dhe të aparatit publik: «Duke ndërhyrë drejtpërdrejt dhe duke ia hequr përgjegjësinë shoqërisë, shteti asistencial shkakton humbjen e energjive njerëzore dhe shtimin e tepruar të aparateve publike, të zotëruar nga logjikat burokratike më shumë se nga shqetësimi për t’u shërbyer marrësve, me një rritje të pamasë të shpenzimeve».400 Njohja e mangët apo e papërshtatshme e nismës private, edhe ekonomike, dhe e funksionit të saj publik, ashtu si edhe monopolet, ndihmojnë për ta shtypur parimin e subsidiaritetit.

    Vënies në jetë të parimit të subsidiaritetit i përgjigjen: respektimi dhe nxitja efektive e parësisë së personit dhe të familjes; vlerësimi i shoqatave dhe i organizatave të ndërmjetme, në zgjedhjet e tyre themelore dhe në të gjitha ato që nuk mund të delegohen apo të merren përsipër prej të tjerëve; inkurajimi që i bëhet nismës private, në mënyrë që çdo organizëm shoqëror të mbetet në shërbim të së mirës së përbashkët me veçantitë e veta; nyjëzimi pluralist i shoqërisë dhe përfaqësimi i forcave të saj jetësore; mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe të pakicave; decentralizimi burokratik dhe administrativ; ekuilibri mes sferës publike dhe asaj private, me njohjen si pasojë të funksioneve shoqërore të privates; një përgjegjësim i përshtatshëm i shtetasit në «të qenët e tij pjesë» aktive e realitetit politik e shoqëror të vendit.

    188 Rrethana të ndryshme mund të këshillojnë që shteti të ushtrojë një funksion zëvendësimi.401 Të mendojmë, për shembull, për situatat në të cilat është e nevojshme që vetë shteti ta nxisë ekonominë, për shkak të pamundësisë për shoqërinë civile që të marrë përsipër në mënyrë autonome këtë nismë; të mendojmë edhe për realitetet e çekuilibrit të rëndë dhe të padrejtësisë shoqërore, në të cilat vetëm ndërhyrja publike mund të krijojë kushte të një barazie, drejtësie e paqeje më të madhe. Megjithatë, në dritën e parimit të subsidiaritetit ky zëvendësim institucional nuk duhet të zgjasë dhe të shtrihet përtej kufirit të nevojshëm, meqënëse gjen arsyetim vetëm në jashtëzakonshmërinë e situatës. Në çdo rast, e mira e përbashkët e kuptuar saktë, kërkesat e së cilës në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë në kundërshtim me mbrojtjen dhe nxitjen e parësisë së personit dhe shprehjeve të tij kryesore shoqërore, duhet të mbetet kriteri i shoshitjes në lidhje me zbatimin e parimit të subsidiaritetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 28-12-2015 më 04:00

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KAPITULLI I KATËRT


    PARIMET E DOKTRINËS SHOQËRORE TË KISHËS


    V. PJESËMARRJA


    a) Domethënia dhe vlera

    189 Pasojë karakteristike e subsidiaritetit është pjesëmarrja,402 që shprehet, thelbësisht, në një seri veprimtarish nëpërmjet të cilave shtetasi, si individ apo në bashkim me të tjerët, drejtpërdrejt apo me anë të përfaqësuesve të vet, ndihmon në jetën kulturore, ekonomike, shoqërore e politike të bashkësisë civile së cilës i përket.403 Pjesëmarrja është një detyrë që duhet ushtruar me vetëdije nga të gjithë, në mënyrë të përgjegjshme dhe për të mirën e përbashkët.404

    Ajo nuk mund të kufizohet apo ngushtohet në ndonjë përmbajtje të veçantë të jetës shoqërore, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për rritjen, para së gjithash njerëzore, në fushat sikurse është bota e punës dhe veprimtaritë ekonomike në dinamikat e tyre të brendshme,405 informacioni e kultura dhe, në shkallën më të lartë, jeta shoqërore e politike deri në nivelet më të larta, siç janë ata prej të cilëve varet bashkëpunimi i të gjithë popujve për ndërtimin e një bashkësie ndërkombëtare solidare.406 Në këtë perspektivë, bëhet e pashmangshme nevoja për të favorizuar pjesëmarrjen sidomos të më të pafatëve dhe ndërrueshmëria e drejtuesve politikë, me qëllim që të mos lejohet krijimi i privilegjimeve të fshehta; veç kësaj, është e nevojshme një tërheqje e fortë morale, në mënyrë që mbarështimi i jetës publike të jetë fryt i bashkëpërgjegjësisë së secilit në lidhje me të mirën e përbashkët.

    b) Pjesëmarrja dhe demokracia

    190 Pjesëmarrja në jetën e bashkësisë nuk është vetëm njëra prej aspiratave më të mëdha të shtetasit, i thirrur për të ushtruar lirisht e në mënyrë të përgjegjshme rolin qytetar me dhe për të tjerët, por edhe njëra prej shtyllave të rendeve demokratike,407 përveçse edhe njëra prej garancive më të mëdha të qëndrueshmërisë së demokracisë. Në të vërtetë, qeverisja demokratike përcaktohet duke u nisur prej ndarjes, nga ana e popullit, e pushteteve dhe e funksioneve, që ushtrohen në emër të tij, për llogari të tij dhe në dobi të tij; është e qartë, pra, se çdo demokraci duhet të jetë pjesëmarrëse.408 Kjo kërkon që subjektet e ndryshme të bashkësisë civile, në çdo nivel të saj, të informohen, të dëgjohen dhe të përfshihen në ushtrimin e funksioneve që ajo kryen.

    191 Pjesëmarrja mund të arrihet në të gjitha marrëdhëniet e mundshme mes shtetasit dhe institucioneve: për këtë qëllim, një vëmendje e veçantë u duhet kushtuar konteksteve historike e shoqërore në të cilët ajo duhet të zbatohet me të vërtetë. Kapërcimi i pengesave kulturore, juridike e shoqërore, që shpesh ngrihen si mure të vërtetë kundër pjesëmarrjes solidare të shtetasve në fatet e bashkësisë së tyre, kërkon një vepër informuese dhe edukuese.409 Një konsiderim të vëmendshëm, në këtë drejtim, meritojnë të gjitha qëndrimet që e çojnë shtetasin në format pjesëmarrëse të pamjaftueshme apo të pasakta dhe në antipatinë e përhapur për gjithçka që i përket sferës së jetës shoqërore e politike: të mendojmë, për shembull, për përpjekjet e shtetasve që «të bëjnë pazar» mbi kushtet më të leverdisshme për veten e vet me institucionet, gati sikur këta janë në shërbim të nevojave egoiste, si dhe për veprimtarinë praktike që të kufizohen në shprehjen e zgjedhjes elektorale, duke arritur madje, në shumë raste, të heqin dorë edhe prej saj.410

    Në frontin e pjesëmarrjes, një shqetësim i mëtejshëm krijohet prej vendeve me regjim totalitar apo diktatorial, në të cilët e drejta themelore për të marrë pjesë në jetën publike mohohet në rrënjë, sepse konsiderohet si kërcënim për vetë shtetin;411 prej vendeve në të cilat kjo e drejtë deklarohet vetëm formalisht, por konkretisht nuk mund të ushtrohet; prej vendeve të tjera në të cilat zmadhimi i tepruar i aparatit burokratik ia mohon faktikisht shtetasit mundësinë që të paraqitet si një aktor i vërtetë i jetës shoqërore e politike.412

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KAPITULLI I KATËRT


    PARIMET E DOKTRINËS SHOQËRORE TË KISHËS


    VI. PARIMI I SOLIDARITETIT



    a) Domethënia dhe vlera

    192 Solidariteti i jep një rëndësi të veçantë socialitetit karakteristik të personit njerëzor, barazisë së të gjithëve në dinjitet e të drejta, ecjes së përbashkët të njerëzve e të popujve drejt një njësie gjithnjë e më të bindur. Kurrë më shumë se sot nuk ka pasur një vetëdije kaq të përhapur për lidhjen e ndërvartësisë mes njerëzve e popujve, që shfaqet në çfarëdo niveli.413 Shumimi shumë i shpejtë i rrugëve dhe i mjeteve të komunikimit «në kohë reale», siç janë telematikët, përparimet e jashtëzakonshme të informatikës, vëllimi i rritur i këmbimeve tregtare dhe i informacioneve, dëshmojnë se, për herë të parë qysh prej fillimit të historisë së njerëzimit, tashmë është e mundur, të paktën teknikisht, të vendosen marrëdhënie edhe mes personash shumë të largët apo të panjohur.

    Përballë dukurisë së ndërvartësisë dhe të përhapjes së saj të vazhdueshme, nga ana tjetër, vazhdojnë në të gjithë botën pabarazi shumë të forta mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në rrugën e zhvillimit, të ushqyera edhe prej formave të ndryshme të shfrytëzimit, të shtypjes dhe të korrupsionit22* që ndikojnë negativisht në jetën e brendshme dhe ndërkombëtare të shumë shteteve. Procesi i përshpejtimit të ndërvartësisë mes personave dhe popujve duhet të shoqërohet me një angazhim në planin etiko-shoqëror po aq të intensifikuar, për të shmangur pasojat fatale të një situate padrejtësie me përmasa planetare, të destinuar të pasqyrohet shumë negativisht edhe në vetë vendet aktualisht më të favorizuara.414

    b) Solidariteti si parim shoqëror dhe si virtyt moral

    193 Marrëdhëniet e reja të ndërvartësisë mes njerëzve dhe popujve, që faktikisht janë forma të solidaritetit, duhet të shndërrohen në marrëdhënie që synojnë një solidaritet të vërtetë etiko-shoqëror, që është kërkesë morale natyrore në të gjitha marrëdhëniet njerëzore. Pra, solidariteti paraqitet në dy aspekte përplotësuese: ai i parimit shoqëror415 dhe ai i virtytit moral.416

    Solidariteti duhet të kuptohet, para së gjithash, në vlerën e vet si parim shoqëror rregullues i institucioneve, në bazë të të cilit «strukturat e mëkatit»,417 që sundojnë në marrëdhëniet mes personave dhe popujve, duhet të kapërcehen e të shndërrohen në struktura të solidaritetit, nëpërmjet krijimit apo modifikimit të përshtatshëm të ligjeve, rregullave të tregut, të sistemeve.

    Solidariteti është edhe një virtyt i vërtetë moral, jo një «ndjenjë dhembshurie e vakët apo keqardhjeje sipërfaqësore për të këqijat e shumë njerëzve, të afërt apo të largët. Përkundrazi, është vendosmëria e madhe dhe këmbëngulëse për t’u angazhuar për të mirën e përbashkët: apo për të mirën e të gjithëve dhe të secilit, sepse të gjithë jemi vërtet përgjegjës për të gjithë».418 Solidariteti ngrihet në rangun e virtytit shoqëror themelor meqë vendoset në përmasën e drejtësisë, virtyt i orientuar në mënyrë të veçantë nga e mira e përbashkët dhe në «angazhimin për të mirën e të afërmit me gatishmëri, në kuptimin ungjillor që “të birremi” në dobi të tjetrit në vend që ta shfrytëzojmë dhe “t’i shërbejmë” në vend që ta shtypim për interesin tonë (krh. Mt 10, 40-42; 20, 25; Mk 1’, 42-45; Lk 22, 25-27)».419

    c) Solidariteti dhe rritja e përbashkët e njerëzve

    194 Mesazhi i doktrinës shoqërore mbi solidaritetin vë në dukje faktin se ekzistojnë lidhje të ngushta mes solidaritetit dhe të mirës së përbashkët, solidaritetit dhe adresimit universal të të mirave, solidaritetit dhe barazisë mes njerëzve e popujve, solidaritetit dhe paqes në botë.420 Termi «solidaritet», gjerësisht i përdorur prej Magjisterit,421 shpreh përmbledhtazi nevojën për të njohur në tërësinë e lidhjeve që i bashkojnë njerëzit dhe grupet shoqërore mes tyre, hapësirën që i është dhënë lirisë njerëzore për t’u kujdesur për rritjen e përbashkët, të bashkëndarë prej të gjithëve. Angazhimi në këtë drejtim kthehet në ndihmën pozitive që nuk duhet t’i mungojë çështjes së përbashkët dhe në kërkimin e pikave të mirëkuptimit të mundshëm edhe aty ku mbizotëron logjika e ndarjes dhe e copëtimit, në gatishmërinë për t’u konsumuar për të mirën e tjetrit përtej çdo individualizmi dhe sektarizmi».422

    195 Parimi i solidaritetit bashkëmbart që njerëzit e kohës sonë ta kultivojnë më shumë vetëdijen për borxhin që kanë përballë shoqërisë brenda së cilës janë të përfshirë: janë borxhlinj të atyre kushteve që e bëjnë të jetueshme ekzistencën njerëzore, sikurse edhe të asaj pasurie, të padukshme e të domosdoshme, që përbën kultura, njohja shkencore e teknologjike, të mirat materiale dhe jomateriale, gjithçka që jeta njerëzore ka prodhuar. Një borxh i tillë duhet nderuar në shfaqjet e ndryshme të të vepruarit shoqëror, kështu që ecja e njerëzve të mos ndërpritet, por të mbetet e hapur ndaj breznive të tashme dhe atyre të ardhshme, të thirrura së bashku, të dyja palët, që të bashkëndajnë, në solidaritet, të njëjtën dhuratë.

    d) Solidariteti në jetën dhe në mesazhin e Jezu Krishtit

    196 Maja e pakapërcyeshme e perspektivës së treguar është jeta e Jezusit të Nazaretit, Njeriut të ri, solidar me njerëzimin deri në «vdekjen në kryq» (Fil 2, 8): në Të është gjithmonë e mundshme të njohim Shenjën e gjallë të asaj dashurie të pamasë e transhendente të Hyjit-me-ne, që merr mbi vete dobësitë e popullit të Vet, ecën me të, e shpëton dhe e formon në njësi.423 Në Të dhe falë Tij, edhe jeta shoqërore mund të rizbulohet, megjithëse me të gjitha kundërshtitë dhe pasiguritë, si vend i jetës dhe i shpresës, pasi është shenjë e një Hiri që vazhdimisht u ofrohet të gjithëve dhe që fton në format më të larta e përfshirëse të bashkëndarjes.

    Jezusi i Nazaretit bën që të shkëlqejë para syve të të gjithë njerëzve lidhja mes solidaritetit dhe dashurisë, duke e ndriçuar tërë domethënien e tij:424 «Në dritën e fesë, solidariteti priret të kapërcejë vetveten, të marrë përmasat specifikisht të krishtera të dhurimit të plotë falas, të faljes dhe të pajtimit. Atëherë i afërmi nuk është vetëm një qenie njerëzore me të drejtat e tij dhe me barazinë e tij themelore para të gjithëve, por bëhet shëmbëlltyra e gjallë e Hyjit Atë, e shpërblyer prej gjakut të Jezu Krishtit dhe e vënë nën veprimin e vazhdueshëm të Shpirtit Shenjt. Prandaj, atë duhet ta duam, edhe nëse është armik, me të njëjtën dashuri me të cilën e do Zoti dhe për të duhet të jemi të gatshëm për flijim, edhe atë më të lartin: “Të japim jetën për vëllezërit tanë” (krh. 1 Gjn 3, 16)».425

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KAPITULLI I KATËRT


    PARIMET E DOKTRINËS SHOQËRORE TË KISHËS


    VII. VLERAT THEMELORE TË JETËS SHOQËRORE

    a) Marrëdhënia mes parimeve dhe vlerave


    197 Doktrina shoqërore e Kishës, përveç parimeve që duhet të udhëheqin në ndërtimin e një shoqërie të denjë për njeriun, tregon edhe disa vlera themelore. Marrëdhënia mes parimeve e vlerave është padyshim marrëdhënie ndërsjellshmërie, meqë vlerat shoqërore shprehin vlerësimin që u duhet dhënë atyre aspekteve të caktuara të së mirës morale që parimet synojnë të arrijnë, duke u ofruar si pika referimi për strukturimin e përshtatshëm dhe orientimin e rregullt të jetës shoqërore. Prandaj, vlerat kërkojnë qoftë praktikimin e parimeve themelore të jetës shoqërore, qoftë ushtrimin personal të virtyteve, dhe prandaj të qëndrimeve morale që u përgjigjen vetë vlerave.426

    Të gjitha vlerat shoqërore kanë të bëjnë me dinjitetin e personit njerëzor, zhvillimin e njëmendtë të të cilit e ndihmojnë dhe janë, thelbësisht: e vërteta, liria, drejtësia, dashuria.427 Praktikimi i tyre është rruga e sigurt dhe e nevojshme për të arritur përsosjen personale dhe një bashkëjetesë shoqërore më njerëzore; ato përbëjnë referimin e pashmangshëm për përgjegjësit e punëve publike, të thirrur që të zbatojnë «reformat thelbësore të strukturave ekonomike, politike, kulturore e teknologjike dhe ndryshimet e nevojshme në institucione».428 Respektimi i autonomisë së ligjshme të realiteteve tokësore e nxit Kishën të mos i rezervojë vetes kompetenca specifike të rendit teknik e tokësor,429 por nuk e pengon të ndërhyjë për të treguar se si, në zgjedhjet e ndryshme të njeriut, këto vlera afirmohen ose, përkundrazi, mohohen.430

    b) E vërteta

    198 Njerëzit e kanë për detyrë në mënyrë të veçantë të priren vazhdimisht nga e vërteta, ta respektojnë e ta dëshmojnë atë në mënyrë të përgjegjshme.431 Të jetuarit në të vërtetën ka një domethënie të veçantë në marrëdhëniet shoqërore: në të vërtetë, bashkëjetesa mes qenieve njerëzore brenda një bashkësie është e organizuar, e frytshme dhe i përgjigjet dinjitetit të tyre si persona, kur bazohet në të vërtetën.432 Sa më shumë që personat dhe grupet shoqërore përpiqen t’i zgjidhin problemet shoqërore sipas të vërtetës, aq më shumë largohen prej arbitraritetit dhe u përshtaten kërkesave objektive të moralitetit.

    Koha jonë kërkon një veprimtari të dendur edukative433 dhe një angazhim përkatës nga ana e të gjithëve, me qëllim që kërkimi i të vërtetës, që nuk kufizohet në tërësinë apo në ndonjërin prej opinioneve, të nxitet në çdo fushë, dhe të sundojë mbi çdo përpjekje për t’i relativizuar kërkesat e saj apo për ta cenuar atë.434 Është një çështje që ka të bëjë veçanërisht me botën e komunikimit publik dhe me atë të ekonomisë. Në to, përdorimi i pamend i parasë bën që të dalin në pah pikëpyetjet gjithnjë e më të mprehta, që të çojnë patjetër në një nevojë për tejdukshmëri dhe ndershmëri në të vepruarin, personal dhe shoqëror.

    c) Liria

    199 Tek njeriu liria është një shenjë shumë e lartë e shëmbëlltyrës hyjnore dhe, si pasojë, shenjë e dinjitetit sublim të çdo personi njerëzor:435 «Liria ushtrohet në marrëdhëniet mes qenieve njerëzore. Çdo person njerëzor, i krijuar në shëmbëlltyrë të Hyjit, ka të drejtën natyrore të njihet si qenie e lirë dhe e përgjegjshme. Të gjithë e kanë për detyrë që ta respektojnë këtë tek çdo person. E drejta për ushtrimin e lirisë është një kërkesë e pandashme prej dinjitetit të personit njerëzor».436 Nuk duhet të ngushtohet domethënia e lirisë, duke e konsideruar atë në një perspektivë vetëm individualiste dhe duke e kufizuar në një ushtrim arbitrar e të pakontrolluar të autonomisë personale: «Larg përmbushjes së saj në një vetëqeverisje të plotë të unit dhe në mungesën e marrëdhënieve, liria nuk ekziston vërtet veçse aty ku lidhjet e ndërsjella, të rregulluara nga e vërteta dhe nga drejtësia, i bashkojnë personat».437 Kuptimi i lirisë bëhet i thellë dhe i gjerë kur ajo mbrohet, edhe në nivel shoqëror, në tërësinë e përmasave të saj.

    200 Vlera e lirisë, si shprehje e veçantisë së çdo personi njerëzor, respektohet kur secilit anëtar të shoqërisë i lejohet ta realizojë thirrjen e vet personale; të kërkojë të vërtetën e të dëshmojë idetë e veta fetare, kulturore e politike; të shprehë opinionet e veta; të vendosë për gjendjen e vet të jetës dhe, për sa është e mundur, për punën e vet; të marrë nisma me karakter ekonomik, shoqëror e politik. Kjo duhet të ndodhë brenda një «konteksti të qëndrueshëm juridik»,438 në kufijtë e të mirës së përbashkët e të rendit publik dhe, në çdo rast, me përgjegjësi.

    Liria duhet të realizohet, nga ana tjetër, edhe si aftësi e mospranimit të asaj që është moralisht negative, në çfarëdo forme që të paraqitet,439 si aftësi e shkëputjes efektive nga gjithçka që mund ta pengojë rritjen personale, familjare e shoqërore. Plotësia e lirisë qëndron në aftësinë për të zotëruar veten për një të mirë të njëmendtë, brenda horizontit të së mirës së përbashkët universale.440

    d) Drejtësia

    201 Drejtësia është një vlerë që shoqërohet me ushtrimin e virtytit përkatës moral themelor.441 Sipas formulimit të saj klasik, «ajo qëndron në vullnetin e vazhdueshëm e të patundur për t’i dhënë Hyjit dhe të afërmit atë që i takon».442 Nga këndvështrimi subjektiv drejtësia përkthehet në qëndrimin e vendosur prej vullnetit për ta njohur tjetrin si person, ndërsa nga këndvështrimi objektiv, ajo përbën kriterin përcaktues të moralitetit në fushën ndër-subjektive dhe shoqërore.443

    Magjisteri shoqëror thërret për respektimin e formave klasike të drejtësisë: asaj të ndërsjellë, asaj përndarëse, asaj ligjore.444 Një rëndësi gjithnjë e më të madhe ka marrë për të drejtësia shoqërore,445 që përfaqëson një zhvillim të vërtetë të drejtësisë së përgjithshme, rregulluese e marrëdhënieve shoqërore në bazë të kriterit të zbatimit të ligjit. Drejtësia shoqërore, kërkesë e lidhur me çështjen shoqërore, që sot shfaqet në një përmasë botërore, u përket aspekteve shoqërore, politike dhe ekonomike e, sidomos, përmasës strukturale të problemeve e të zgjidhjeve përkatëse.446

    202 Drejtësia del se është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin aktual, në të cilin vlera e personit, e dinjitetit të tij dhe e të drejtave të tij, përtej shpalljeve të qëllimeve, është i rrezikuar seriozisht prej prirjes së përhapur për të përdorur ekskluzivisht kriteret e dobisë dhe të pasjes. Edhe drejtësia, në bazë të këtyre kritereve, konsiderohet në mënyrë kufizuese, ndërsa fiton një domethënie më të plotë e të njëmendtë në antropologjinë e krishterë. Në të vërtetë, drejtësia nuk është thjesht një marrëveshje njerëzore, sepse ajo që është «e drejtë» nuk përcaktohet qysh në zanafillë prej ligjit, por prej identitetit të thellë të qenies njerëzore.447

    203 E vërteta e plotë mbi njeriun mundëson që të kapërcehet vizioni kontraktualist i drejtësisë, që është një vizion i kufizuar dhe të hapet edhe për drejtësinë horizonti i solidaritetit dhe i dashurisë: «E vetme, drejtësia nuk mjafton. Mundet edhe të arrijë të mohojë vetveten, nëse nuk i hapet asaj force më të thellë që është dashuria».448 Në të vërtetë, vlerës së drejtësisë doktrina shoqërore i afron atë të solidaritetit, si rrugë e privilegjuar e paqes. Nëse paqja është fryt i drejtësisë, «sot mund të thuhet, me të njëjtën saktësi dhe të njëjtën forcë me frymëzim biblik (krh. Is 32, 17; Jak 3, 18): Opus solidaritatis pax, paqja si fryt i solidaritetit».449 Në të vërtetë, pikësynimi i paqes «me siguri do të arrihet me zbatimin e drejtësisë shoqërore dhe ndërkombëtare, por edhe me praktikimin e virtyteve që favorizojnë bashkëjetesën dhe na mësojnë të jetojmë të bashkuar, për të ndërtuar të bashkuar, duke dhënë e duke marrë, një shoqëri të re dhe një botë më të mirë».450

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KAPITULLI I KATËRT


    PARIMET E DOKTRINËS SHOQËRORE TË KISHËS


    VIII. RRUGA E DASHURISË


    204 Mes virtyteve në tërësinë e tyre dhe në veçanti mes virtyteve, vlerave shoqërore dhe dashurisë, ekziston një lidhje e thellë, që duhet të njihet gjithnjë e më me saktësi. Dashuria, e ngushtuar shpesh në fushën e marrëdhënieve të afërsisë, ose e kufizuar në aspektet vetëm subjektive të veprimit për tjetrin, duhet të konsiderohet përsëri në vlerën e vet të njëmendtë si kriter suprem dhe universal i tërë etikës shoqërore. Ndër të gjitha rrugët, edhe ndër ato të kërkuara e të përshkuara për të përballuar format gjithnjë të reja të çështjes shoqërore aktuale, «më e shkëlqyeshmja udhë» (krh. 1 Kor 12, 31) është udha e përvijuar nga dashuria.

    205 Vlerat e të vërtetës, të drejtësisë, të lirisë lindin e zhvillohen prej burimit të brendshëm të dashurisë: bashkëjetesa njerëzore është e renditur, e frytshme me të mirën dhe i përgjigjet dinjitetit të njeriut, kur bazohet në të vërtetën; zbatohet sipas drejtësisë, apo në respektimin efektiv të të drejtave dhe në përmbushjen e çiltër të detyrave përkatëse; është e zbatuar në lirinë që i përshtatet dinjitetit të njerëzve, të nxitur prej vetë natyrës së tyre racionale që të marrin përsipër përgjegjësinë e të vepruarit të tyre; është e gjallëruar prej dashurisë, e cila bën që njeriu t’i ndiejë si të vetat nevojat e të tjerëve dhe e bën gjithnjë e më të dendur bashkësinë e vlerave shpirtërore dhe kujdesin për nevojat materiale.451 Këto vlera përbëjnë shtyllat prej të cilave merr forcë e qëndrueshmëri ndërtesa e të jetuarit dhe e të vepruarit: janë vlera që përcaktojnë cilësinë e çdo veprimi dhe institucioni shoqëror.

    206 Dashuria e presupozon dhe e tejkalon drejtësinë: kjo e fundit «duhet ta gjejë plotësimin e vet në dashurinë».452 Nëse drejtësia është «në vetvete e përshtatshme për “të arbitruar” mes njerëzve në ndarjen e ndërsjellë të të mirave objektive sipas masës së drejtë, dashuria, dhe vetëm dashuria (edhe ajo dashuri mirëdashëse, të cilën e quajmë “mëshirë”), është e aftë t’ia kthejë njeriun vetvetes».453 Marrëdhëniet njerëzore nuk mund të rregullohen vetëm me masën e drejtësisë: «Përvoja e të kaluarës dhe e kohës sonë tregon se drejtësia e vetme nuk mjafton dhe se, madje, mund të çojë në mohimin e në asgjesimin e vetvetes… Pikërisht përvoja historike, ndër të tjera, ka qenë ajo që ka bërë të formulohet pohimi: summum ius, summa iniuria».454 Në të vërtetë, drejtësia, «në çdo sferë të marrëdhënieve ndërnjerëzore, duhet të pësojë, të themi, një “ndreqje” të ndjeshme nga ana e asaj dashurie, e cila siç shpall Shën Pali “është e durueshme” dhe “zemërgjerë” ose, me fjalë të veta, mbart në vetvete karakteret e dashurisë së mëshirshme, aq thelbësore për Ungjillin dhe për krishterimin».455

    207 Asnjë legjislacion, asnjë sistem rregullash apo marrëveshjesh nuk do të arrijë t’i bindë njerëzit dhe popujt që të jetojnë në njësi, në vëllazëri e në paqe, asnjë argumentim nuk mund ta kapërcejë thirrjen e dashurisë. Vetëm dashuria, në cilësinë e vet të «forma virtutum»,456 mund ta frymëzojë dhe ta plazmojë të vepruarit shoqëror në drejtim të paqes në kontekstin e një bote gjithnjë e më komplekse. Me qëllim që e gjithë kjo të ndodhë, duhet që dashuria të tregohet jo vetëm si frymëzuese e veprimit individual, por edhe si forcë e aftë të nxisë rrugë të reja për të përballuar problemet e botës së sotme e për të përtërirë thellësisht nga brenda strukturat, organizimet shoqërore, rendet juridike. Në këtë perspektivë dashuria bëhet dashuri shoqërore e politike: dashuria shoqërore na bën ta duam të mirën e përbashkët457 dhe na bën ta kërkojmë efektivisht të mirën e të gjithë personave, të konsideruar jo vetëm individualisht, por edhe në përmasën shoqërore që i bashkon.

    208 Dashuria shoqërore e politike nuk kufizohet në marrëdhëniet mes personave, por zgjerohet në rrjetin në të cilin këto marrëdhënie përfshihen, që është pikërisht bashkësia shoqërore e politike dhe mbi këtë ndërhyn, duke synuar të mirën e mundshme për bashkësinë në tërësinë e vet. Për shumë aspekte, i afërmi që duhet dashur paraqitet «në shoqëri», kështu që ta duash atë realisht, ta ndihmosh në nevojën e tij apo në varfërinë e tij mund të dojë të thotë diçka të ndryshme nga e mira që mund t’i duam në planin thjesht ndër-individual: ta duash në planin shoqëror do të thotë, sipas situatave, të përdorësh ndërmjetësimet shoqërore për ta përmirësuar jetën e tij apo për të larguar faktorët shoqërorë që shkaktojnë varfërinë e tij. Është padyshim një akt dashurie vepra e mëshirshme me të cilën i përgjigjemi këtu dhe tani një nevoje reale dhe të ngutshme të të afërmit, por është një akt dashurie po aq i domosdoshëm angazhimi që ka për qëllim ta organizojë e ta strukturojë shoqërinë në mënyrë që i afërmi të mos gjendet në mjerim, sidomos kur kjo bëhet situata në të cilën përpiqen një numër i pafund personash e madje popuj të tërë, situatë që sot merr përpjesëtimet e një çështjeje të mirëfilltë shoqërore botërore.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    PJESA E DYTË



    «… doktrina shoqërore ka në vetvete vlerën e një mjeti të ungjillëzimit: si e tillë, ia shpall Hyjin dhe misterin e shpëtimit në Krishtin çdo njeriu dhe, për të njëjtën arsye, ia zbulon njeriut vetveten.

    Në këtë dritë dhe vetëm në këtë dritë, merret me gjërat e tjera: me të drejtat njerëzore të secilit dhe, në veçanti, me “proletariatin”, me familjen dhe me edukimin, me detyrat e shtetit, me rendin e shoqërisë kombëtare e ndërkombëtare, me jetën ekonomike, me kulturën, me luftën e me paqen, me respektimin e jetës që prej momentit të ngjizjes e deri në vdekje».

    (Centesimus annus, 54)

    KAPITULLI I PESTË
    FAMILJA QELIZA JETËSORE E SHOQËRISË

    I. FAMILJA SHOQËRIA E PARË NATYRORE


    209 Rëndësia dhe qendërsia e familjes, në lidhje me personin dhe me shoqërinë, theksohet vazhdimisht në Shkrimin e Shenjtë: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm» (Zan 2, 18). Qysh prej teksteve që tregojnë krijimin e njeriut (krh. Zan 1, 26-28; 2, 7-24) del se si në planin e Hyjit çifti përbën «formën e parë të bashkësisë së personave».458 Eva është krijuar e ngjashme me Adamin, si ajo që, në alteritetin e vet, e përplotëson atë (krh. Zan 2, 18) për të formuar me të «një trup të vetëm» (Zan 2, 24; krh. Mt 19, 5-6).459 Në të njëjtën kohë, të dy janë të angazhuar në detyrën për të lindur fëmijë, që i bën bashkëpunëtorë të Krijuesit: «Shtohuni e shumohuni e mbusheni tokën» (Zan 1, 28). Familja përvijohet, në planin e Krijuesit, si «vendi parësor i “njerëzorizimit” të personit dhe të shoqërisë» dhe «djep i jetës dhe i dashurisë».460

    210 Në familje njeriu mëson të njohë dashurinë dhe besnikërinë e Zotit si dhe nevojën për t’iu përgjigjur atyre (krh. Dal 12, 25-27; 13, 8. 14-15; Lp 6, 20-25; 13, 7-11; 1 Sam 3, 13); bijtë marrin mësimet e para dhe më vendimtare mbi urtinë praktike me të cilën janë të lidhura virtytet (krh. Fu 1, 8-9; 4, 1-4; 6, 20-21; Sir 3, 1-16; 7, 27-28). Për gjithë këtë, Zoti bëhet garant i dashurisë dhe i besnikërisë bashkëshortore (krh. Mal 2, 14-15).

    Jezusi lindi e jetoi në një familje konkrete duke marrë të gjitha karakteristikat e saj461 dhe i dha një dinjitet shumë të lartë institucionit martesor, duke e themeluar si sakrament të besëlidhjes së re (krh. Mt 19, 3-9). Në këtë perspektivë, çifti e gjen gjithë dinjitetin e vet dhe familja qëndrueshmërinë e vet vetjake.

    211 E ndriçuar prej dritës së mesazhit biblik, Kisha e konsideron familjen si shoqërinë e parë natyrore, titullare e të drejtave vetjake e zanafillore dhe e vë atë në qendrën e jetës shoqërore: ta kufizosh familjen «në një rol vartës dhe dytësor, duke e përjashtuar atë nga pozicioni që i përket në shoqëri, do të thotë t’i sjellësh një dëm të madh rritjes së njëmendtë të krejt trupit shoqëror».462 Në të vërtetë, familja, që lind prej bashkësisë intime të jetës e dashurisë bashkëshortore të bazuar në martesën mes një burri e një gruaje,463 ka një përmasë specifike e të drejtpërdrejtë shoqërore, si vendi parësor i marrëdhënieve ndërpersonale, qeliza e parë dhe jetësore e shoqërisë:464 ajo është një institucion hyjnor, që qëndron në themelin e jetës së personave, si prototip i çdo rendi shoqëror.

    a) Rëndësia e familjes për personin

    212 Familja është e rëndësishme dhe qendrore kur i referohet personit. Në këtë djep të jetës dhe të dashurisë, njeriu lind e rritet: kur lind një fëmijë, shoqërisë i bëhet dhurata e një personi të ri, që është «i thirrur prej brendësisë së vetes në bashkësinë me të tjerët dhe në dhurimin të tjerëve».465 Prandaj, në familje dhurimi i ndërsjellë i vetes nga ana e burrit dhe gruas të bashkuar në martesë krijon mjedisin e jetës në të cilin fëmija mund «t’i zhvillojë potencialet e veta, të bëhet i vetëdijshëm për dinjitetin e vet dhe të përgatitet që të përballojë fatin e vet të vetëm e të papërsëritshëm».466

    Në klimën e dashurisë natyrore që i lidh anëtarët e një bashkësie familjare, personat pranohen dhe përgjegjësohen në tërësueshmërinë e tyre: «Struktura e parë dhe themelore në dobi të “ekologjisë njerëzore” është familja, në gjirin e së cilës njeriu merr nocionet e para dhe përcaktuese rreth të vërtetës dhe të mirës, kupton se çfarë do të thotë të duash e të jesh i dashur dhe, prandaj, se çfarë do të thotë konkretisht të jesh person».467 Në të vërtetë, detyrimet e anëtarëve të saj nuk janë të kufizuar prej termave të një kontrate, por rrjedhin prej vetë thelbit të familjes, që është e bazuar në një marrëveshje bashkëshortore të pakthyeshme dhe të strukturuar prej marrëdhënieve që burojnë prej saj pas lindjes apo adoptimit të bijve.

    b) Rëndësia e familjes për shoqërinë

    213 Familja, bashkësia natyrore në të cilën provohet socialiteti njerëzor, ndihmon në mënyrë unikale dhe të pazëvendësueshme të mirën e shoqërisë. Në të vërtetë, bashkësia familjare lind prej bashkësisë së personave: «”Bashkësia” i përket marrëdhënies personale mes “un”-it dhe “ti”-së. Ndërsa “bashkësia” e kapërcen këtë skemë në drejtimin e një “shoqërie”, të një “ne”-je. Prandaj, familja, bashkësia e personave, është “shoqëria” e parë njerëzore».468

    Një shoqëri sipas kriterit të familjes është garancia më e mirë kundër çdo devijimi të tipit individualist apo kolektivist, sepse në të personi është gjithmonë në qendër të vëmendjes si qëllim dhe kurrë si mjet. Është krejt e qartë se e mira e personave dhe funksionimi i mirë i shoqërisë janë të lidhur ngushtë «me një sistemim të lumtur të bashkësisë bashkëshortore e familjare».469 Pa familje të forta në bashkësi e të qëndrueshme në angazhim, popujt dobësohen. Në familje, që në vitet e para të jetës, nguliten vlerat morale, përçohet pasuria shpirtërore e bashkësisë fetare dhe ajo kulturore e kombit. Në të bëhet stazhi i përgjegjësive shoqërore dhe i solidaritetit.470

    214 Duhet pohuar parësia e familjes në lidhje me shoqërinë dhe me shtetin. Në të vërtetë, familja, të paktën në funksionin e saj të lindjes së fëmijëve, është vetë kushti i ekzistencës së tyre. Në funksionet e tjera në dobi të secilit prej anëtarëve të saj ajo paraprin, për nga rëndësia e vlera, funksionet që shoqëria dhe shteti duhet të kryejnë.471 Familja, subjekt titullar i të drejtave të padhunueshme, e gjen ligjësimin e vet në natyrën njerëzore dhe jo në njohjen e shtetit. Ajo, pra, nuk është për shoqërinë e për shtetin, por shoqëria dhe shteti janë për familjen.

    Çdo model shoqëror që synon t’i shërbejë të mirës së njeriut nuk mund të mos marrë parasysh qendërsinë dhe përgjegjësinë shoqërore të familjes. Shoqëria dhe shteti, në marrëdhëniet e tyre me familjen, kanë detyrën të kenë parasysh parimin e subsidiaritetit. Për këtë parim, autoritetet publike nuk duhet t’ia heqin familjes ato detyra që ajo mund t’i kryejë mirë vetëm apo e bashkuar lirisht me familje të tjera; nga ana tjetër, vetë autoritetet kanë detyrën ta mbështesin familjen duke i siguruar asaj të gjitha ndihmat për të cilat ajo ka nevojë që të marrë përsipër në mënyrë të përshtatshme të gjitha përgjegjësitë e veta.472
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 03-01-2016 më 18:32

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    PJESA E DYTË



    «… doktrina shoqërore ka në vetvete vlerën e një mjeti të ungjillëzimit:

    si e tillë, ia shpall Hyjin dhe misterin e shpëtimit në Krishtin çdo njeriu

    dhe, për të njëjtën arsye, ia zbulon njeriut vetveten.

    Në këtë dritë dhe vetëm në këtë dritë, merret me gjërat e tjera:

    me të drejtat njerëzore të secilit dhe, në veçanti, me “proletariatin”,

    me familjen dhe me edukimin, me detyrat e shtetit,

    me rendin e shoqërisë kombëtare e ndërkombëtare, me jetën ekonomike,

    me kulturën, me luftën e me paqen, me respektimin e jetës

    që prej momentit të ngjizjes e deri në vdekje».

    (Centesimus annus, 54)


    KAPITULLI I PESTË


    FAMILJA QELIZA JETËSORE E SHOQËRISË


    II. MARTESA THEMEL I FAMILJES

    a) Vlera e martesës


    215 Familja e ka themelin e vet në vullnetin e lirë të bashkëshortëve për t’u bashkuar në martesë, në respektimin e domethënieve dhe të vlerave të këtij institucioni, që nuk varet prej njeriut, por prej vetë Hyjit: «kjo lidhje e shenjtë për të mirën qoftë të bashkëshortëve e të bijve, qoftë edhe të shoqërisë, nuk varet nga vullneti njerëzor. Në të vërtetë, vetë Hyji është autori i martesës, e cila është e pajisur me vlera e qëllime të shumta».473 Institucioni i martesës - «bashkësi intime bashkëshortore e jetës dhe e dashurisë, e themeluar prej Krijuesit dhe e pajisur me ligjet e veta të veçanta»474 - nuk është pra, një krijim i bërë prej marrëveshjeve njerëzore dhe prej sistemeve legjislative, por ia detyron qëndrueshmërinë e vet rendit hyjnor.475 Është një institucion që lind, edhe për shoqërinë, «nga akti njerëzor me të cilin bashkëshortët, në mënyrë të ndërsjellë i dhurohen njëri-tjetrit dhe marrin njëri-tjetrin»476 dhe themelohet në vetë natyrën e dashurisë bashkëshortore që, si dhurim i plotë dhe ekskluziv, që një person i bën personit tjetër, bashkëmbart një angazhim përfundimtar të shprehur me pranimin e ndërsjellë, të pakthyeshëm dhe publik.477 Ky angazhim bashkëmbart që marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes të jenë të karakterizuara edhe prej ndjenjës së drejtësisë dhe, pra, prej respektimit të të drejtave e detyrave të ndërsjella.

    216 Asnjë pushtet nuk mund ta shlyejë të drejtën natyrore për martesë dhe as t’i modifikojë karakteristikat e qëllimet e saj. Në të vërtetë, martesa është e pajisur me karakteristika të vetat, zanafillore dhe të përhershme. Pavarësisht prej ndryshimeve të shumta të bëra gjatë shekujve në kulturat e ndryshme, në strukturat shoqërore dhe prirjet shpirtërore, në të gjitha kulturat ekziston njëfarë ndjenje e dinjitetit të bashkimit martesor, megjithëse nuk shfaqet kudo me të njëjtën qartësi.478 Ky dinjitet duhet respektuar në karakteristikat e tij specifike, të cilat kërkojnë që ai të mbrohet përballë çdo përpjekjeje për ta hedhur poshtë. Shoqëria nuk mund të vendosë çfarë të dojë për lidhjen martesore, me të cilën dy bashkëshortët i premtojnë njëri-tjetrit besnikërinë, ndihmesën dhe pranimin e bijve, por është e përgaitur që të disiplinojë efektet civile të saj.

    217 Martesa ka si karakteristika të vetat: tërësinë, me anë të së cilës bashkëshortët i dhurohen njëri-tjetrit në mënyrë të ndërsjellë në të gjithë përbërësit e personit, fizikë e shpirtërorë; njësinë që i bën «një trup i vetëm» (Zan 2, 24); pazgjidhshmërinë e besnikërinë që dhurimi i ndërsjellë e përfundimtar bashkëmbart; pjellorinë ndaj së cilës ajo hapet në mënyrë të natyrshme.479 Plani i urtë i Hyjit mbi martesën plan i kuptueshëm për arsyen njerëzore, pavarësisht prej vështirësive që shkaktohen nga zemërgurtësia (krh. Mt 19, 8; Mk 10, 5) nuk mund të vlerësohet ekskluzivisht në dritën e sjelljeve faktike dhe të situatave konkrete që largohen prej saj. Poligamia është një mohim rrënjësor i planit zanafillor të Hyjit, «sepse është kundër dinjitetit të barabartë personal të burrit e të gruas, që në martesë i dhurohen njëri-tjetrit me një dashuri të plotë dhe prandaj të vetme dhe ekskluzive».480

    218 Martesa, në të vërtetën e vet «objektive», është caktuar për lindjen dhe edukimin e bijve.481 Në të vërtetë, bashkimi familjar bën që të jetohet në plotësi ai dhurim i sinqertë i vetvetes, fryt i të cilit janë bijtë, që nga ana e tyre janë dhuratë për prindërit, për krejt familjen dhe për gjithë shoqërinë.482 Megjithatë, martesa nuk është themeluar vetëm për lindjen e fëmijëve:483 karakteri i saj i pazgjidhshëm dhe vlera e saj si bashkësi mbeten edhe kur bijtë, megjithëse dëshirohen me gjithë zemër, nuk arrijnë ta plotësojnë jetën bashkëshortore. Bashkëshortët, në këtë rast, «mund ta tregojnë bujarinë e tyre duke birësuar fëmijë të braktisur apo duke kryer shërbime domethënëse në dobi të të afërmit».484


    b) Sakramenti i martesës

    219 Realiteti njerëzor dhe zanafillor i martesës jetohet nga të pagëzuarit, me themelimin e Krishtit, në formën mbinatyrore të sakramentit, shenjës dhe mjetit të Hirit. Historia e shpëtimit është e përshkuar nga tema e besëlidhjes martesore, shprehje domethënëse e bashkësisë së dashurisë mes Hyjit e njerëzve dhe çelës simbolik për të kuptuar etapat e besëlidhjes së madhe mes Hyjit dhe popullit të Vet.485 Qendra e zbulimit të planit të dashurisë hyjnore është dhurata që Hyji i bën njerëzimit me Birin e Vet Jezu Krishtin, «Dhëndri që e do dhe i dhurohet si Shëlbues njerëzimit, duke e bashkuar atë me Veten si trup të vetin. Ai zbulon të vërtetën zanafillore të martesës, të vërtetën e “fillimit” (krh. Zan 2, 24; Mt 19, 5) dhe, duke e liruar njeriun nga zemërgurtësia, e bën të aftë ta realizojë atë tërësisht».486 Nga dashuria martesore e Krishtit për Kishën, që e tregon plotësinë e vet në flijimin e bërë në Kryq, buron sakramentaliteti i martesës, Hiri i së cilës e bën të ngjashme dashurinë e bashkëshortëve me Dashurinë e Krishtit për Kishën. Martesa, si sakrament, është një besëlidhje e një burri dhe e një gruaje në dashuri.487

    220 Sakramenti i martesës e lartëson realitetin njerëzor të dashurisë bashkëshortore në të gjitha implikimet dhe «i aftëson dhe i angazhon bashkëshortët e prindërit e krishterë që ta jetojnë thirrjen e tyre si laikë, e prandaj që “ta kërkojnë mbretërinë e Hyjit duke u marrë me gjërat tokësore dhe duke i organizuar ato sipas Hyjit”».488 Thellësisht e bashkuar me Kishën me anë të lidhjes sakramentale që e bën atë Kishë shtëpiake apo Kishë të vogël, familja e krishterë është e thirrur «të jetë shenjë e njësisë për botën dhe të ushtrojë në këtë mënyrë rolin e vet profetik duke dëshmuar Mbretërinë dhe paqen e Krishtit, drejt të cilave e gjithë bota është në ecje».489

    Dashuria bashkëshortore, që buron prej vetë dashurisë së Krishtit, e ofruar nëpërmjet Sakramentit, i bën bashkëshortët e krishterë dëshmitarë të një socialiteti të ri, të frymëzuar në Ungjillin dhe në Misterin e Pashkës. Përmasa natyrore e dashurisë së tyre pastrohet vazhdimisht, përforcohet dhe lartësohet prej hirit sakramental. Në këtë mënyrë, bashkëshortët e krishterë, përveçse e ndihmojnë njëri-tjetrin në ecjen e shenjtërimit, bëhen edhe shenjë e mjet i dashurisë së Krishtit në botë. Me vetë jetën e tyre ata janë të thirrur të jenë dëshmitarë dhe kumtues të domethënies fetare të martesës, që shoqëria aktuale gjithnjë e më tepër e ka të vështirë ta njohë, veçanërisht kur pranon vizione relativistike edhe të vetë themelit natyror të institucionit martesor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 04-01-2016 më 05:27

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    PJESA E DYTË



    «… doktrina shoqërore ka në vetvete vlerën e një mjeti të ungjillëzimit:

    si e tillë, ia shpall Hyjin dhe misterin e shpëtimit në Krishtin çdo njeriu

    dhe, për të njëjtën arsye, ia zbulon njeriut vetveten.

    Në këtë dritë dhe vetëm në këtë dritë, merret me gjërat e tjera:

    me të drejtat njerëzore të secilit dhe, në veçanti, me “proletariatin”,

    me familjen dhe me edukimin, me detyrat e shtetit,

    me rendin e shoqërisë kombëtare e ndërkombëtare, me jetën ekonomike,

    me kulturën, me luftën e me paqen, me respektimin e jetës

    që prej momentit të ngjizjes e deri në vdekje».

    (Centesimus annus, 54)


    KAPITULLI I PESTË


    FAMILJA QELIZA JETËSORE E SHOQËRISË



    III. SUBJEKTIVITETI SHOQËROR I FAMILJES


    a) Dashuria dhe formimi i një bashkësie personash

    221 Familja paraqitet si hapësirë e asaj bashkësie, aq të nevojshme në një shoqëri gjithnjë e më individualiste, në të cilën të bëjë që të rritet një bashkësi e njëmendtë personash490 falë dinamizmit të pareshtur të dashurisë, që është përmasa themelore e përvojës njerëzore dhe që e gjen pikërisht në familje vendin e privilegjuar për t’u shfaqur: «Dashuria bën që njeriu të realizohet nëpërmjet dhurimit të sinqertë të vetvetes: të duash do të thotë të japësh e të marrësh aq sa nuk mund as të blihet e as të shitet, por vetëm të dhurohet lirisht dhe në mënyrë të ndërsjellë».491

    Falë dashurisë, realitet thelbësor për ta përcaktuar martesën dhe familjen, çdo person, burrë e grua, është i njohur, i pranuar dhe i respektuar në dinjitetin e vet. Prej dashurisë lindin marrëdhënie të jetuara në dhurimin falas, e cila «duke respektuar e favorizuar në të gjithë dhe në secilin dinjitetin personal si titull të vetëm vlere, bëhet pranim i përzemërt, takim e dialog, gatishmëri e painteres, shërbim zemërgjerë, solidaritet i thellë».492 Ekzistenca e familjeve që jetojnë në këtë shpirt tregon mangësitë dhe kundërshtitë e një shoqërie të orientuar kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, prej kritereve të efektshmërisë dhe të funksionalitetit. Ndërsa familja, që jeton duke ndërtuar çdo ditë një rrjet marrëdhëniesh ndërpersonale, të brendshme e të jashtme, paraqitet si «shkolla e parë dhe e pazëvendësueshme e socialitetit, shembull e nxitje për marrëdhëniet më të gjera bashkësiore në respekt, drejtësi, dialog e dashuri».493

    222 Dashuria shprehet edhe nëpërmjet një vëmendjeje të kujdesshme ndaj të moshuarve që jetojnë në familje: prania e tyre mund të marrë një vlerë të madhe. Ata janë një shembull i lidhjes mes brezave, një burim për mirëqenien e familjes dhe të krejt shoqërisë: «Jo vetëm mund të dëshmojnë faktin se ka aspekte të jetës, sikurse vlerat njerëzore e kulturore, morale e shoqërore, që nuk maten me terma ekonomike apo të funksionalitetit, por edhe të japin një ndihmesë të efektshme në fushën e punës dhe në atë të përgjegjësisë. Së fundi, bëhet fjalë jo vetëm për të bërë diçka për të moshuarit, por edhe për t’i pranuar këta persona si bashkëpunëtorë të përgjegjshëm, me modalitete që e bëjnë këtë vërtet të mundur, si veprues të projekteve të bashkëndara, në fazë qoftë të programimit, qoftë të dialogut apo të zbatimit».494 Siç thotë Shkrimi i Shenjtë, personat «japin fruta edhe në pleqëri» (Ps 92, 15). Të moshuarit përbëjnë një shkollë të rëndësishme jete, të aftë të përçojnë vlera e tradita e të favorizojnë rritjen e më të rinjve, të cilët kështu mësojnë të kërkojnë jo vetëm të mirën e tyre, por edhe atë të të tjerëve. Nëse të moshuarit gjenden në një situatë vuajtjeje dhe varësie, jo vetëm kanë nevojë për kura shëndetësore e për asistencën e duhur, por, sidomos, edhe të trajtohen me dashuri.

    223 Qenia njerëzore është bërë për të dashur dhe pa dashuri nuk mund të jetojë. Kur shfaqet në dhurimin e plotë të dy personave në përplotësueshmërinë e tyre, dashuria nuk mund të kufizohet në emocione dhe në ndjenja, as, aq më pak, vetëm në shprehjen e vet seksuale. Një shoqëri që priret gjithnjë e më shumë ta relativizojë e ta banalizojë përvojën e dashurisë dhe të seksualitetit, lartëson aspektet kalimtare të jetës dhe errëson vlerat e saj themelore: bëhet shumë e ngutshme të kumtohet e dëshmohet se e vërteta e dashurisë dhe e seksualitetit bashkëshortor ekziston aty ku realizohet një dhurim i plotë dhe i tërësishëm i personave me karakteristikat e njësisë dhe të besnikërisë.495 Kjo e vërtetë, burim gëzimi, shprese e jete, mbetet e padepërtueshme dhe e paarritshme deri sa njeriu të mbetet i mbyllur në relativizëm e në skepticizëm.

    224 Përballë teorive që e konsiderojnë identitetin e gjinisë vetëm si prodhim kulturor e shoqëror që rrjedh prej ndërveprimit mes bashkësisë dhe individit, duke mos e marrë parasysh identitetin seksual personal dhe pa asnjë referim në domethënien e vërtetë të seksualitetit, Kisha nuk do të lodhet së theksuari mësimin e vet: «I takon secilit, burrë apo grua, të njohë e të pranojë identitetin e vet seksual. Ndryshimi dhe përplotësueshmëria fizike, morale e shpirtërore janë të orientuara drejt të mirës së martesës dhe zhvillimit të jetës familjare. Harmonia e çiftit dhe e shoqërisë varet pjesërisht prej mënyrës me të cilën jetohen mes gjinive përplotësueshmëria, nevoja e shoqishoqme dhe ndihma e ndërsjellë».496 Kjo është një perspektivë që na bën ta konsiderojmë të detyrueshëm përputhjen e të drejtës pozitive me ligjin natyror, sipas të cilit identiteti seksual është jo i gatshëm, sepse është kushti objektiv për të formuar një çift në martesë.

    225 Natyra e dashurisë bashkëshortore kërkon qëndrueshmëri në marrëdhënien martesore dhe pazgjidhshmëri të saj. Mungesa e këtyre kërkesave e prish marrëdhënien e dashurisë ekskluzive e të plotë karakteristike të lidhjes martesore, me vuajtje të mëdha për bijtë dhe me pasoja të dëmshme edhe në jetën shoqërore.

    Qëndrueshmëria dhe pazgjidhshmëria e bashkimit martesor nuk duhet t’i besohet ekskluzivisht qëllimit dhe angazhimit të individëve të përfshirë: përgjegjësia e mbrojtjes dhe e nxitjes së familjes si insitucioni themelor natyror, pikërisht duke konsideruar aspektet e saj jetësore e të domosdoshme, i përket gjithë shoqërisë. Nevoja për t’i dhënë një karakter institucional martesës, duke e bazuar në një akt publik, shoqërisht dhe juridikisht të njohur, buron prej kërkesave bazë me natyrë shoqërore.

    Futja e divorcit në legjislacionet civile ka ushqyer një vizion relativist të lidhjes bashkëshortore dhe është shfaqur gjerësisht si një «plagë e vërtetë shoqërore».497 Çiftet që ruajnë e zhvillojnë të mirat e qëndrueshmërisë dhe të pazgjidhshmërisë «kryejnë… në mënyrë të përvuajtur e të guximshme, detyrën besuar atyre për të qenë në botë një “shenjë” një shenjë e vogël dhe e çmueshme, nganjëherë e nënshtruar edhe tundimit, por gjithmonë e përtërirë e besnikërisë së palodhshme me të cilën Hyji dhe Jezu Krishti i duan të gjithë njerëzit dhe çdo njeri».498

    226 Kisha nuk i lë vetëm ata që, pas një divorci, janë martuar përsëri. Kisha lutet për ta, i nxit në vështirësitë e rendit shpirtëror që ata takojnë dhe i mbështet në fe e në shpresë. Nga ana e tyre, këta persona, si të pagëzuar, mund dhe madje duhet të marrin pjesë në jetën kishtare: janë të nxitur ta dëgjojnë Fjalën e Hyjit, të marrin pjesë në flinë e Meshës, të këmbëngulin në lutje, të shtojnë veprat e dashurisë dhe nismat e bashkësisë në dobi të drejtësisë e të paqes, të edukojnë bijtë e tyre në fe, të kultivojnë shpirtin dhe veprat e pendesës për të kërkuar kështu, dita-ditës, hirin e Zotit.

    Pajtimi në sakramentin e pendesës që do t’i hapte rrugën sakramentit eukaristik mund t’u jepet atyre që, të penduar, janë sinqerisht të gatshëm për një formë jete jo më në kundërshtim me pazgjidhshmërinë e martesës.499

    Duke vepruar në këtë mënyrë, Kisha dëshmon fenë e vet në Krishtin dhe në të vërtetën e Tij; në të njëjtën kohë sillet me një shpirt amnor ndaj bijve të saj, veçanërisht ndaj atyre që, pa fajin e tyre, janë braktisur nga bashkëshorti i tyre i ligjshëm. Me një besim të patundur ajo beson se edhe ata që janë larguar prej urdhërimit të Zotit, dhe jetojnë ende në këtë gjendje , do të mund të marrin prej Hyjit hirin e kthimit e të shpëtimit, nëse do të kenë këmbëngulur në lutje, në pendesë e në dashuri.500

    227 Bashkimet faktike, numri i të cilave është rritur shkallë-shkallë, bazohen në një konceptim të rremë të lirisë së zgjedhjes së individëve501 dhe në një hedhje të bazave krejt privatistike të martesës dhe të familjes. Martesa nuk është thjesht një marrëveshje bashkëjetese, por një marrëdhënie me një përmasë shoqërore të vetme në krahasim me të gjitha të tjerat, pasi familja, duke u marrë me kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, paraqitet si mjet parësor për rritjen e tërësishme të çdo personi dhe për përfshirjen e tij pozitive në jetën shoqërore.

    Barazimi i mundshëm legjislativ mes familjes dhe «bashkimeve faktike» do të kthehej në një nam të keq për modelin e familjes, që nuk mund të realizohet në një marrëdhënie të pasigurt mes personave,502 por vetëm në një bashkim të qëndrueshëm të lindur nga një martesë, apo nga marrëveshja mes një burri e një gruaje, të bazuar në një zgjedhje të ndërsjellë e të lirë që bashkëpërcakton bashkësinë e plotë bashkëshortore të orientuar drejt lindjes së fëmijëve.

    228 Një problem i veçantë i lidhur me bashkimet faktike është ai që i përket kërkesës për njohjen juridike të bashkimeve homoseksuale, gjithnjë e më shumë objekt i debatit publik. Vetëm një antropologji që i përgjigjet të vërtetës së plotë të njeriut mund t’i japë një përgjigje të përshtatshme problemit, që paraqet aspekte të ndryshme qoftë në planin shoqëror, qoftë në atë kishtar.503 Në dritën e kësaj antropologjie zbulohet «se sa kontradiktor është pretendimi për t’i atribuar një realitet “bashkëshortor” bashkimeve mes personave të së njëjtës gjini. Para së gjithash kësaj i kundërvihet pamundësia objektive për ta bërë bashkëjetesën të japë fryte nëpërmjet përçimit të jetës, sipas projektit të përvijuar prej Hyjit në vetë strukturën e qenies njerëzore. Përveç kësaj, pengesë bëhet mungesa e premisave për atë përplotësueshmëri ndërpersonale që Krijuesi ka dashur, si në planin fiziko-biologjik ashtu edhe në atë psikologjik, mes mashkullit dhe femrës. Vetëm në bashkimin mes dy personave seksualisht të ndryshëm mund të zbatohet përsosja e individit, në një përmbledhje njësie dhe plotësimi të ndërsjellë psiko-fizik».504

    Personi homoseksual duhet të respektohet plotësisht në dinjitetin e tij505 dhe të nxitet që të ndjekë planin e Hyjit me një angazhim të veçantë në ushtrimin e dëlirësisë(24*).506 Respekti i duhur nuk do të thotë ligjësim i sjelljeve që nuk janë në përputhje me ligjin moral dhe, aq më pak, njohje e një të drejte për martesë mes personave të së njëjtës gjini, me pasojë barazimin e bashkimeve të tyre me familjen:507 «Nëse nga këndvështrimi ligjor martesa mes dy personave me gjini të ndryshme do të konsiderohej vetëm si një nga martesat e mundshme, koncepti i martesës do të pësonte një ndryshim rrënjësor, me një humbje të madhe të së mirës së përbashkët. Duke e vënë bashkimin homoseksual në një plan juridik analog me atë të martesës apo të familjes, shteti vepron arbitrarisht dhe hyn në kundërshti me detyrat e veta».508

    229 Qëndrueshmëria e bërthamës familjare është një burim përcaktues për cilësinë e bashkëjetesës shoqërore, prandaj bashkësia civile nuk mund të mbetet mospërfillëse përballë prirjeve përçarëse që minojnë në themel vetë shtyllat bartëse të saj. Nëse një legjislacion nganjëherë mund t’i tolerojë disa sjellje moralisht të papranueshme,509 nuk duhet kurrë ta dobësojë njohjen e martesës monogamike të pazgjidhshme si formë e vetme dhe e njëmendtë e familjes. Prandaj është e nevojshme që autoritetet publike, «duke u rezistuar këtyre prirjeve përçarëse të vetë shoqërisë dhe të dëmshme për dinjitetin, sigurinë dhe mirëqenien e shtetasve, të punojnë që opinioni publik të mos jetë i nxitur ta nënvleftësojë rëndësinë institucionale të martesës dhe të familjes».510

    Është detyrë e bashkësisë së krishterë dhe e të gjithë atyre që e kanë përzemër të mirën e shoqërisë të ripohojnë se «familja përbën, më shumë se thjesht një bërthamë juridike, shoqërore e ekonomike, një bashkësi dashurie dhe solidariteti që është në një mënyrë të vetme e përshtatshme për të mësuar e përçuar vlerat kulturore, etike, shoqërore, shpirtërore e fetare, thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien e anëtarëve të vet dhe të shoqërisë».511

    b) Familja është shenjtërorja e jetës


    230 Dashuria bashkëshortore është prej natyre e hapur ndaj pritjes së jetës.512 Në detyrën lindëse zbulohet në mënyrë të shkëlqyer dinjiteti i qenies njerëzore, i thirrur të bëhet interpretues i mirësisë dhe i begatisë që burojnë prej Hyjit: «Atësia dhe amësia njerëzore, megjithëse janë biologjikisht të ngjashme me ato të qenieve të tjera në natyrë, kanë në vete në mënyrë thelbësore dhe ekskluzive një “ngjashmëri” me Hyjin, në të cilën bazohet familja, e kuptuar si bashkësi e jetës njerëzore, si bashkësi personash të bashkuar në dashuri (communio personarum)».513

    Lindja e fëmijëve shpreh subjektivitetin shoqëror të familjes dhe nxit një dinamizëm dashurie e solidariteti mes brezave që qëndron në bazë të shoqërisë. Duhet ta rizbulojmë vlerën shoqërore të pjesëzës së të mirës së përbashkët që gjendet në çdo qenie të re njerëzore: çdo fëmijë «i bën me veten e vet një dhuratë vëllezërve, motrave, prindërve, tërë familjes. Jeta e tij bëhet dhuratë për vetë dhuruesit e jetës, të cilët nuk do të mund të mos e ndiejnë praninë e birit të tyre, pjesëmarrjen e tij në ekzistencën e tyre, ndihmesën e tij në të mirën e përbashkët të tyre dhe të bashkësisë familjare».514

    231 Familja e themeluar në martesë është vërtet shenjtërorja e jetës, «vendi në të cilin jeta, dhuratë e Hyjit, mund të pranohet siç duhet dhe të mbrohet kundër sulmeve të shumta prej të cilëve është e rrezikuar, dhe mund të zhvillohet sipas kërkesave të një rritjeje të njëmendtë njerëzore».515 Vendimtar dhe i pazëvendësueshëm është roli i familjes për nxitjen dhe ndërtimin e kulturës së jetës516 kundër përhapjes së një “anti-qytetërimi” shkatërrimtar, siç pohohet sot nga shumë prirje e situata faktike».517

    Familjet e krishtera, me forcën e sakramentit të marrë, kanë misionin e veçantë të të qenët dëshmitare dhe kumtuese të Ungjillit të jetës. Është një angazhim që në shoqëri merr vlerën e një profecie të vërtetë e të guximshme. Për këtë arsye «shërbimi Ungjillit të jetës bashkëmbart që familjet, sidomos duke marrë pjesë në shoqatat përkatëse, të punojnë me qëllim që ligjet dhe institucionet e shtetit të mos e cenojnë në asnjë mënyrë të drejtën për jetë, qysh prej të ngjizurit deri në vdekjen natyrore, por ta mbrojnë e ta nxisin atë».518

    232 Familja ndihmon në mënyrë të shkëlqyer të mirën shoqërore nëpërmjet atësisë dhe amësisë së përgjegjshme, forma karakteristike të pjesëmarrjes së veçantë të bashkëshortëve në veprën krijuese të Hyjit.519 Rëndesa e kësaj përgjegjësie nuk mund të merret si arsyetim për mbylljet egoiste, por duhet t’i udhëheqë zgjedhjet e bashkëshortëve drejt një pranimi të jetës: «Në marrëdhënie me kushtet fizike, ekonomike, psikologjike e shoqërore, atësia e përgjegjshme ushtrohet, qoftë me vendimin e peshuar e zemërgjerë për të rritur një familje të madhe, qoftë me vendimin, të marrë për arsye të rënda dhe në respekt ndaj ligjit moral, për të shmangur përkohësisht apo edhe për një kohë të papërcaktuar një lindje të re».520 Motivimet që duhet t’i udhëheqin bashkëshortët në ushtrimin e përgjegjshëm të atësisë dhe të amësisë burojnë prej pranimit të plotë të detyrave të tyre ndaj Hyjit, ndaj vetvetes, ndaj familjes dhe ndaj shoqërisë, në një hierarki të drejtë vlerash.

    233 Rreth «mjeteve» për të zbatuar lindjen e përgjegjshme të fëmijëve, para së gjithash duhet të refuzohen si moralisht të palejueshme qoftë sterilizimi qoftë aborti.521 Ky i fundit, në veçanti, është një krim i urryeshëm dhe përbën gjithmonë një çrregullim moral veçanërisht të rëndë;522 jo vetëm që nuk është një e drejtë, por është një dukuri e trishtuar që kontribuon rëndë në përhapjen e një mendësie kundër jetës, duke kërcënuar rrezikshëm një bashkësi shoqërore të drejtë e demokratike.523

    Duhet refuzuar edhe përdorimi i mjeteve kontraceptive në format e tyre të ndryshme:524 ky refuzim bazohet në një konceptim të saktë e të tërësishëm të personit dhe të seksualitetit njerëzor525 dhe ka vlerën e një instance morale në mbrojtje të zhvillimit të vërtetë të popujve.526 Ndërsa vetë arsyet e rendit antropologjik e përligjin si të lejueshëm përdorimin e përmbajtjes periodike në periudhat e pjellorisë femërore.527 Të refuzosh kontraceptimin dhe të përdorësh metodat natyrore të rregullimit të lindshmërisë do të thotë të zgjedhësh vendosjen e marrëdhënieve ndërpersonale mes bashkëshortëve mbi respektimin e ndërsjellë dhe mbi pranimin e tërësishëm, me reflektime pozitive edhe për realizimin e një rendi shoqëror më njerëzor.

    234 Gjykimi rreth intervalit mes lindjeve dhe numrit të fëmijëve u takon vetëm bashkëshortëve. Kjo është një e drejtë e tyre e pamohueshme, që duhet ushtruar para Hyjit, duke marrë parasysh detyrat ndaj vetvetes, ndaj bijve tashmë të lindur, familjes dhe shoqërisë.528 Ndërhyrja e pushteteve publike, në fushën e kompetencave të tyre, për përhapjen e një informacioni të përshtatshëm dhe marrja e masave të duhura në fushën demografike, duhet të kryhet me respekt ndaj personave dhe ndaj lirisë së çifteve: nuk mund t’i zëvendësojë kurrë zgjedhjet e tyre;529 e aq më pak mund ta bëjnë këtë organizatat e ndryshme që veprojnë në këtë sektor.

    Janë moralisht të dënueshëm si atentate ndaj dinjitetit të personit dhe të familjes të gjitha programet e ndihmës ekonomike të destinuara që të financojnë fushata të sterilizimit dhe të kontraceptimit apo të lidhur me pranimin e këtyre fushatave. Zgjidhja e këtyre çështjeve të lidhura me rritjen demografike duhet të bëhet me respektimin e njëkohshëm qoftë të moralit seksual qoftë të atij shoqëror, duke promovuar një drejtësi më të madhe dhe një solidaritet të njëmendtë për t’i dhënë kudo dinjitet jetës duke filluar prej kushteve ekonomike, shoqërore e kulturore.

    235 Dëshira për amësi e atësi nuk përligj asnjë «të drejtë për fëmijë», ndërsa janë të dukshme të drejtat e fëmijës ende të palindur, të cilit duhet t’i garantohen kushtet më të mira të jetesës, nëpërmjet qëndrueshmërisë së familjes të bazuar në martesë dhe përplotësueshmëria e dy figurave, atërore dhe amnore.530 Zhvillimi i shpejtë i kërkimit dhe i zbatimeve të tij teknike në sferën e riprodhimit shtron çështje të reja e delikate që thërrasin në çështje shoqërinë dhe normat që rregullojnë bashkëjetesën njerëzore.

    Duhet theksuar se nuk janë moralisht të pranueshme të gjitha teknikat riprodhuese si dhurimi i spermës apo i qelizës-vezë; amësia zëvendësuese; fekondimi artificial heterolog që parashohin përdorimin e mitrës apo të gameteve të personave jashtë çiftit bashkëshortor, duke shkelur të drejtën e fëmijës për të lindur nga një babë dhe një nënë, që janë të tillë nga këndvështrimi qoftë biologjik, qoftë juridik, ose e ndajnë aktin bashkues prej atij lindës duke përdorur teknikat e laboratorit, sikurse farëzimin dhe fekondimin artificial homolog, kështu që fëmija paraqitet si rezultati i një akti teknik më shumë se si fryti natyror i aktit njerëzor të dhurimit të plotë e të tërësishëm të bashkëshortëve.531 Të shmangësh përdorimin e formave të ndryshme të të ashtuquajturit lindjes së asistuar të fëmijëve, që zëvendëson aktin bashkëshortor, do të thotë të respektosh si te prindërit ashtu edhe te fëmijët që ata kanë ndër mend të lindin dinjitetin e tërësishëm të personit njerëzor.532 Ndërsa, janë të lejueshme mjetet që paraqiten si ndihmë ndaj aktit bashkëshortor apo ndaj arritjes së efekteve të tij.533

    236 Një çështje me rëndësi të veçantë shoqërore e kulturore, për implikimet e shumta e të rënda morale që paraqet, është ajo që i referohet klonimit njerëzor, term që në vetvete, në kuptimin e përgjithshëm, do të thotë riprodhim i një entiteti biologjik gjenetikisht identike me atë të origjinës. Në mendimin dhe në praktikën eksperimentale ai ka marrë domethënie të ndryshme, që supozojnë, nga ana e tyre, procedura të ndryshme nga këndvështrimi i modaliteteve teknike të realizimit, si dhe qëllime të ndryshme. Mund të tregojë replikimi i thjeshtë në një laborator të qelizave apo të pjesëve të ADN-së. Por në mënyrë specifike kuptohet riprodhimi i individëve, në stadin embrional me modalitete të ndryshme nga fekondimi natyror dhe në mënyrë që të jenë gjenetikisht identike me individin prej të cilit e marrin origjinën. Ky lloj i klonimit mund të ketë qëllimin riprodhues të embrioneve njerëzore apo atë të ashtuquajtur terapeutike, që synon t’i përdorë këto embrione për qëllime kërkimi shkencor apo në mënyrë më të veçantë për prodhimin e qelizave staminale.

    Nga këndvështrimi etik thjesht replikimi i qelizave normale apo i pjesëve të ADN-së nuk paraqet probleme etike të veçanta. Shumë i ndryshëm është gjykimi i Magjisterit mbi klonimin në kuptimin e tij të ngushtë. Është kundër dinjitetit të lindjes njerëzore të fëmijëve, sepse realizohet në mungesën e plotë të aktit të dashurisë personale mes bashkëshortëve, duke qenë një riprodhim agamik dhe aseksual.534 Në rend të dytë, ky lloj i riprodhimit përfaqëson një formë të sundimit të plotë mbi individin e riprodhuar nga ana e atij që e riprodhon.535 Fakti që zbatohet klonimi për të riprodhuar embrione prej të cilave do të merren qeliza që mund të përdoren për terapinë nuk e zbut peshën morale, edhe sepse për të marrë këto qeliza embrioni fillimisht duhet të prodhohet e pastaj të zhduket.536

    237 Prindërit, si mbarështues të jetës, nuk duhet të harrojnë kurrë se përmasa shpirtërore e lindjes së fëmijëve meriton një konsiderim më të lartë se ajo që i rezervohet çfarëdo aspekti tjetër: «Atësia dhe amësia përfaqësojnë një detyrë me natyrë jo thjesht fizike, por shpirtërore; në të vërtetë, nëpërmjet tyre kalon gjenealogjia e personit, që e ka fillimin e vet të amshuar në Hyjin dhe që te Ai duhet të drejtohet».537 Duke e pranuar jetën njerëzore në njëzëshmërinë e përmasave të saj, fizike e shpirtërore, familjet ndihmojnë në «bashkësinë e brezave» dhe i japin në këtë mënyrë një ndihmesë thelbësore e të pazëvendësueshme zhvillimit të shoqërisë. Për këtë arsye, «familja ka të drejtën për asistencë nga ana e shoqërisë për sa u përket detyrave të saj rreth lindjes dhe edukimit të fëmijëve të vet. Çiftet e martuara, që kanë një familje të madhe, kanë të drejtën për një ndihmë të përshtatshme dhe nuk duhet t’i nënshtrohen diskriminimit».538

    c) Detyra edukative

    238 Me veprën edukuese, familja e formon njeriun në plotësinë e dinjitetit të vet sipas përmasave të tij, përfshirë edhe atë shoqërore. Në të vërtetë, familja përbën «një bashkësi dashurie e solidariteti që është në mënyrë të vetme e përshtatshme për të mësuar dhe për të përçuar vlera kulturore, etike, shoqërore, shpirtërore e fetare, thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien e anëtarëve të vet dhe të shoqërisë».539 Duke ushtruar misionin e vet edukativ, familja kontribuon në të mirën e përbashkët dhe përbën shkollën e parë të virtyteve shoqërore, për të cilat të gjitha shoqëritë kanë nevojë.540 Personat në familje ndihmohen që të rriten në liri e në përgjegjësi, premisa këto të domosdoshme për marrjen përsipër të çfarëdo detyre në shoqëri. Veç kësaj, me edukimin komunikohen, që pastaj të asimilohen e të përvetësohen prej secilit, disa vlera themelore, të nevojshme për të qenë shtetas të lirë, të ndershëm e të përgjegjshëm.541

    239 Familja ka një rol krejtësisht origjinal dhe të pazëvendësueshëm në edukimin e bijve.542 Dashuria e prindërve, duke u vënë në shërbim të bijve për t’i ndihmuar ata që të nxjerrin prej vetes («e-ducere») më të mirën e vetvetes, e gjen realizimin e vet të plotë në detyrën edukuese: «dashuria e prindërve nga burim bëhet shpirt dhe prandaj normë, që frymëzon dhe udhëheq krejt veprën edukuese konkrete, duke e pasuruar atë me vlerat e ëmbëlsisë, të qëndrueshmërisë, të mirësisë, të shërbimit, të mosinteresit, të shpirtit të sakrificës, që janë fryti më i çmuar i dashurisë».543

    E drejta-detyrë e prindërve për t’i edukuar bijtë cilësohet «si thelbësore, e lidhur siç është me përçimin e jetës njerëzore; si origjinale dhe parësore, në krahasim me detyrën edukuese të të tjerëve, prej unicitetit të marrëdhënies së dashurisë që ekziston mes prindërve e bijve; si e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme dhe,… prandaj nuk mund t’u delegohet tërësisht të tjerëve, as të përvetësohet padrejtësisht prej të tjerëve»544. Prindërit kanë të drejtën-detyrë t’u japin një edukim fetar dhe një formim moral bijve të tyre:545 e drejtë që nuk mund të hiqet prej shtetit, por të respektohet e të nxitet; detyrë parësore, të cilën familja nuk mund ta lërë pas dore apo ta delegojë.

    240 Prindërit janë edukuesit e parë, por jo të vetmit edukues të bijve të tyre. Pra, u takon atyre ta ushtrojnë me ndjenjë përgjegjësie veprën edukuese në një bashkëpunim të ngushtë e të kujdesshëm me organizmat civile e kishtare: «vetë përmasa bashkësiore, civile dhe kishtare, e njeriut kërkon dhe çon në një vepër më të gjerë e të nyjëzuar, që është fryt i bashkëpunimit të organizuar të forcave të ndryshme edukuese. Këto forca janë të gjitha të nevojshme, edhe pse secila mundet dhe duhet të ndërhyjë me një kompetencë të vetën dhe me një kontribut të vetin të veçantë».546 Prindërit kanë të drejtë të zgjedhin mjetet formuese që u përgjigjen bindjeve të tyre dhe të kërkojnë mjetet që mund t’i ndihmojnë në detyrën e tyre si edukues, edhe në fushën shpirtërore e fetare. Autoritetet publike kanë detyrë ta garantojnë këtë të drejtë dhe të sigurojnë kushtet konkrete që mundësojnë ushtrimin e saj.547 Në këtë kontekst shtrohet para së gjithash tema e bashkëpunimit mes familjes dhe institucionit shkollor.

    241 Prindërit kanë të drejtë të themelojnë dhe të mbështesin institucione edukuese. Autoritetet publike duhet të bëjnë që «udhëzuesit publikë të jenë të caktuar në mënyrë që prindërit të jenë vërtet të lirë në ushtrimin e kësaj të drejte, pa ndeshur në pesha të padrejta. Prindërit nuk duhet të detyrohen të mbështesin, drejtpërdrejt apo tërthorazi, shpenzime shtesë, që e pengojnë apo e kufizojnë padrejtësisht ushtrimin e kësaj lirie».548 Duhet të konsiderohet padrejtësi refuzimi i mbështetjes ekonomike publike ndaj shkollave jo shtetërore që kanë nevojë për të dhe i kryejnë një shërbim shoqërisë civile: «Kur shteti rivendikon monopolin shkollor, i kapërcen të drejtat e veta dhe fyen drejtësinë… Shteti nuk mundet, pa bërë një padrejtësi, të kënaqet duke toleruar shkollat e ashtuquajtura private. Këto bëjnë një shërbim publik dhe, si pasojë, kanë të drejtën të ndihmohen ekonomikisht».549

    242 Familja ka përgjegjësinë të japë një edukim të tërësishëm. Në të vërtetë, çdo edukim i vërtetë duhet të nxisë «formimin e personit njerëzor duke pasur parasysh qëllimin e tij të fundit dhe njëkohësisht të mirën e shoqërisë në të cilën njeriu është pjesëtar dhe në përgjegjësitë e së cilës, kur të rritet, do të ketë pjesë».550 Tërësishmëria sigurohet kur bijtë me dëshminë e jetës dhe me fjalë edukohen në dialog, në takim, në socialitet, në ligjshmëri, në solidaritet dhe në paqe, nëpërmjet kultivimit të virtyteve themelore të drejtësisë e të dashurisë.551

    Në edukimin e bijve, roli amnor dhe ai atëror janë njësoj të nevojshëm.552 Pra, prindërit duhet të veprojnë së bashku. Autoriteti do të ushtrohet prej tyre me respekt dhe ëmbëlsi, por edhe me vendosmëri e gjallëri: ai duhet të jetë i besueshëm, koherent, i urtë dhe gjithmonë i orientuar drejt së mirës së tërësishme të bijve.

    243 Prindërit pastaj kanë një përgjegjësi të veçantë në sferën e edukimit seksual. Ka një rëndësi themelore, për një rritje të ekuilibruar, që bijtë ta kuptojnë në mënyrë të rregullt e progresive domethënien e seksualitetit dhe të mësojnë të vlerësojnë vlerat njerëzore e morale të lidhura me të: «Për lidhjet e ngushta që ekzistojnë mes përmasës seksuale të personit dhe vlerave të tij etike, detyra edukative duhet t’i drejtojë bijtë që t’i njohin e t’i vlerësojnë normat morale si garanci të nevojshme dhe të çmuar për një rritje të përgjegjshme personale në seksualitetin njerëzor».553 Prindërit duhet t’i verifikojnë modalitetet me të cilat zbatohet edukimi seksual në institucionet edukuese, me qëllim që të kontrollojnë nëse një temë kaq e rëndësishme e delikate përballohet në mënyrë të përshtatshme.

    d) Dinjiteti dhe të drejtat e fëmijëve


    244 Doktrina shoqërore e Kishës paraqet vazhdimisht nevojën që të respektohet dinjiteti i fëmijëve: «Në familje, bashkësi personash, i duhet rezervuar një vëmendje shumë e veçantë fëmijës, duke zhvilluar një vlerësim të thellë për dinjitetin e tij personal, ashtu si edhe një respekt të madh dhe një shërbim bujar për të drejtat e tij. Kjo vlen për çdo fëmijë, por merr një ngut të veçantë kur fëmija është i vogël dhe ka nevojë për gjithçka, kur është i sëmurë, vuan apo është me aftësi të kufizuara».554

    Të drejtat e fëmijëve duhet të mbrohen prej sistemeve juridike. Para së gjithash, është e nevojshme njohja publike e vlerës shoqërore të fëmijërisë në të gjitha vendet: «Asnjë vend i botës, asnjë sistem politik nuk mund të mendojë për të ardhmen e vet përveçse nëpërmjet shëmbëlltyrës së këtyre breznive të reja që prej prindërve të tyre do të marrin pasurinë komplekse të vlerave, të të drejtave dhe të aspiratave të kombit të cilit i përkasin dhe të mbarë familjes njerëzore».555 E drejta e parë e fëmijës është «të lindë në një familje të vërtetë»,556 një e drejtë respektimi i së cilës ka qenë gjithmonë problematik dhe që sot njeh forma të reja dhunimi që shkaktohen prej zhvillimit të teknikave gjenetike.

    245 Situata e një pjese të madhe të fëmijëve në botë nuk është aspak e kënaqshme, prej mungesës së kushteve që favorizojnë zhvillimin e tyre të tërësishëm, pavarësisht prej ekzistencës së një mjeti specifik juridik ndërkombëtar në mbrojtje të të drejtave të fëmijës,557 që i angazhon gati të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për kushtet e lidhura me mungesën e shërbimeve shëndetësore, mungesën e një të ushqyeri të përshtatshëm, të mundësive për të marrë një minimum formimi shkollor dhe të një shtëpie. Veç kësaj, mbeten të pazgjidhura disa probleme shumë të rënda: trafiku i fëmijëve, puna e të miturve, dukuria e «fëmijëve të rrugës», përdorimi i fëmijëve në konfliktet e armatosura, martesa e vajzave të vogla, përdorimi i fëmijëve për tregun e materialeve pornografike, edhe me anë të mjeteve më moderne e të sofistikuara të komunikimit shoqëror. Është e domosdoshme të luftohen, në nivel kombëtar e ndërkombëtar, dhunimet e dinjitetit të vajzave e djemve të vegjël, të shkaktuara prej shfrytëzimit seksual, prej personave që merren me pedofili dhe prej dhunave të çdo lloji të pësuara nga këta persona njerëzorë të pambrojtur.558 Bëhet fjalë për akte kriminale që duhet të luftohen në mënyrë të efektshme, me masat e përshtatshme parandaluese e penale, nga një veprim i vendosur i autoriteteve të ndryshme.

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •