-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
SKARCOJA BOTËRORE.
21) Ekzistojnë rregulla ekonomike
që janë të efektshme për rritjen,
por jo aq për zhvillimin tërësor njerëzor (Populorum progressio, 14).
Është rritur pasuria, por pa barazi,
dhe kështu ajo që ndodh,
është se “lindin varfëri të reja” (Caritas in veritate, 22).
Kur thuhet se bota moderne
ka zvogëluar varfërinë,
kjo gjë bëhet duke e matur atë
me kritere të epokave të tjera,
të pakrahasueshme me realitetin aktual.
Në fakt, në kohë të tjera, për shembull,
mos- pasja e energjisë elektrike
nuk konsiderohej shenjë varfërie
dhe nuk ishte shkak shqetësimi serioz.
Varfëria gjithmonë analizohet
dhe kuptohet në kontekstin e mundësive reale
të një momenti konkret historik.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
TË DREJTA E NJERIUT JO AQ UNIVERSALE.
22) Shumë herë vërehet se të drejtat e njeriut
nuk janë të njëjta për të gjithë.
Respektimi i këtyre të drejtave
“është një parakusht për vetë zhvillimin
shoqëror dhe ekonomik të një vendi.
Kur dinjiteti i njeriut respektohet
dhe të drejtat e tij njihen dhe garantohen,
krijimtaria dhe sipërmarrja lulëzojnë gjithashtu
dhe personaliteti njerëzor mund të shpalosë
nismat e veta të shumta në favor të së mirës së përbashkët”.
Por “duke vëzhguar me kujdes shoqëritë tona bashkëkohore,
ndeshen shumë kontradikta
që na shtynë të pyesim nëse dinjiteti i barabartë
i të gjitha qenieve njerëzore,
shpallur solemnisht 70 vjet më parë,
njihet, respektohet, mbrohet dhe promovohet në çdo rrethanë.
Forma të shumta padrejtësie vazhdojnë ende sot në botë,
të ushqyera nga vizione antropologjike reduktuese
dhe nga një model ekonomik bazuar në fitim,
i cili nuk heziton ta shfrytëzojë, ta shkartojë e madje edhe ta vrasë njeriun.
Ndërsa një pjesë e njerëzimit jeton në pasuri,
një pjesë tjetër sheh dinjitetin e vet të shpërfillur,
të përbuzur ose të shkelur
dhe të drejtat e veta themelore të injoruara apo të shkelura”.
Çfarë do të thotë kjo për barazinë e të drejtave
bazuar në të njëjtin dinjitet njerëzor?
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
TË DREJTA E NJERIUT JO AQ UNIVERSALE.
23) Në mënyrë të ngjashme,
organizimi i shoqërive në të gjithë botën
është ende larg pasqyrimit të qartë
se gratë kanë saktësisht të njëjtin dinjitet
dhe kanë të drejta identike si burrat.
Me fjalë pohohen disa gjëra,
por vendime dhe realiteti përçojnë një mesazh tjetër.
Është fakt që “dyfish më të varfra
janë gratë që duhet të durojnë situata përjashtimi,
keqtrajtimi dhe dhune,
meqë shpesh nuk janë në gjendje
t’i mbrojnë drejtat e tyre (EG 1108).
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
TË DREJTA E NJERIUT JO AQ UNIVERSALE.
24) Gjithashtu pranojmë
që “megjithëse bashkësia ndërkombëtare
ka miratuar marrëveshje të shumta
për t’i dhënë fund skllavërisë në të gjitha format e saj
dhe ka nisur strategji të ndryshme
për ta luftuar këtë fenomen;
edhe sot miliona njerëz – fëmijë, burra dhe gra të çdo moshe –
privohen nga liria e tyre
dhe detyrohen të jetojnë në kushte
të ngjashme me ato të skllavërisë....
Sot si dje, në rrënjë të skllavërisë,
gjendet një konceptim i personit njerëzor
që pranon mundësinë e trajtimit të tij si një objekt...
Personi njerëzor, i krijuar në shëmbëlltyrë dhe në përngjasim të Hyjit,
me force, me mashtrim ose me kufizim fizik apo psikologjik
privohet nga liria, kthehet në mall apo në pronë të dikujt;
trajtohet si një mjet dhe jo si një qellim”.
Rrjetet kriminale “përdorin me zgjuarsi teknologjitë moderne informatike
për të joshur të rinj dhe fëmijë në çdo kënd të botës.
Devijimi nuk ka kufij kur nënshtrohen gra
që pastaj detyrohen të abortojnë.
Një akt i neveritshëm që arrin deri në rrëmbimin e personave
me qëllim shitjen e organeve të tyre.
E gjithë kjo bën që trafikimi i qenieve njerëzore
dhe forma të tjera të skllavërisë
të bëhen një problem botëror,
i cili kërkon të merret seriozisht nga njerëzimi në tërësinë e tij,
sepse “ashtu si organizatat kriminale përdorin rrjete globale
për të arritur qëllimet e tyre,
edhe veprimi për ta mposhtur këtë fenomen
kërkon një përpjekje të përbashkët
dhe po aq globale nga ana e aktorëve të ndryshëm
që përbëjnë shoqërinë!”
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KONFLIKTI DHE FRIKA.
25) Luftërat, atentatet, përndjekjet
për arsye racore ose fetare
dhe shumë padrejtësi kundër dinjitetit njerëzor
gjykohen në mënyra të ndryshme
në varësi të faktit nëse ato i përshtaten
apo jo interesave të veçanta, thelbësisht ekonomike.
Ajo që është e vërtetë,
kur i përshtatet një personi të pushtetshëm,
pushon së qeni e tille
kur nuk është më në interesin e tij.
Situata të tilla dhune janë shumëfishuar dhimbshëm
në shumë vende të botës,
aq sa kanë marrë tiparet e asaj që mund të quhet si
“lufta e tretë botërore në copa”.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KONFLIKTI DHE FRIKA.
Kjo gjë nuk na habit
nëse vërejmë mungesën e horizonteve të afta
që të na bëjnë të bashkohemi,
sepse në çdo luftë, ajo që shkatërrohet,
është “vetë projekti i vëllazërisë,
që gjendet i shkruar në thirrjen e familjes njerëzore”,
kështu që “çdo situatë e kërcënuese
ushqen mosbesim dhe mbylljen në vetvete”.
Kështu bota jonë përparon
në një dikotomi të pakuptimtë,
me pretendimin e “garantimit të stabilitetit
dhe të paqes në bazë të një sigurie të rreme
të mbështetur nga një mendësi
e frikës dhe e mosbesimit”.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
KONFLIKTI DHE FRIKA.
27) Në mënyra paradoksale ekzistojnë frika atavike,
që nul janë kapërcyer nga progresi teknologjik;
madje, kanë ditur të fshehen dhe të forcohen pas teknologjive të reja.
Edhe sot, pas mureve të qytetit antik
është humnera, territori i të panjohurës, shkretëtira.
Ajo që vjen prej atje nuk është e besueshme,
sepse nuk njihet, nuk është familjare, nuk i përket fshatit.
Është territori i asaj që është “barbare”,
nga e cila njeriu duhet të mbrohet me çdo kusht.
Si pasojë, krijohet pengesa të reja vetëmbrojtjeje.
Kështu që bota nuk ekziston më,
dhe ekziston vetëm bota “ime”,
deri në atë pikë sa shumë vetë nuk konsiderohen me qenie njerëzore
me një dinjitet të patjetërsueshëm
dhe bëhen thjesht “ata”.
Rishfaqet tundimi për të krijuar një kulturë të mureve,
për të ngritur mure,
mure në zemër, mure në tokë për ta penguar këtë takim me kulturat e tjera,
me njerëzit e tjerë.
Dhe ai që ngre një mur,
ai që ndërton një mur do të përfundojë skllav
brenda mureve që ka ndërtuar, pa horizonte,
Sepse atij i mungon kjo tjetërsi i tjetrit”.
28) Vetmia, frika dhe pasiguria e shumë njerëzve,
të cilët ndihen të braktisur ng sistemi,
krijon një tokë pjellore për mafjet.
Këto në fakt, diktohen duke e paraqitur veten
si “Mbrojtës” të të harruarve,
shpesh përmes llojeve të ndryshme të ndihmës,
ndërsa ndjekin interesat e tyre kriminale.
Ekziston një pedagogji tipike mafioze
e cila, me një frymë të rreme bashësiore,
krijon lidhje varësie dhe vartësie
nga të cilat është shumë e vështirë të lirohesh.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
GLOBALIZIMI DHE PòRPARIMI PA NJË DREJTIM TË PËRBASHKËT.
29) Bashkë me Imamin e Madh ahmad Al-tazzeb-i
nuk i anashkalojmë zhvillimet pozitive
që kanë ndodhur në shkencë, teknologji, mjekësi, industri dhe mirëqenie,
veçanërisht në vendet e zhvilluara.
Sidoqoftë theksojmë se, së bashku me këto përparime historike,
të mëdha dhe të vlerësuara,
ka ndodhur edhe një përkeqësim i etikës ,
që kushtëzon veprimin ndërkombëtar,
dhe një dobësim i vlerave shpirtërore
dhe i ndjenjës së përgjegjësisë.
E gjithë kjo kontribuon në përhapjen e një ndjesie të përgjithshme
frustrimi, vetmie dhe dëshpërimi...
Lindin vatra tensioni dhe grumbullohen armë dhe municione,
në një situatë botërore të sunduar nga pasiguria, zhgënjimi dhe frika për të ardhmen
dhe të kontrolluar nga interesa dritëshkurtëra ekonomike”.
Gjithashtu tregojmë “krizat e rënda politike, padrejtësinë
dhe mungesën e një shpërndarjeje të drejtë të burimeve natyrore...
Përballë krizave të tilla që shkaktojnë vdekjen prej urisë të miliona fëmijëve,
shndërruar fillimish në skelete njerëzore
–për shkak të varfërisë dhe të urisë –
mbretëron një heshtje e papranueshme ndërkombëtare”.
Përpara kësaj panorame,
edhe pse na tërheqin shumë përparime,
nuk gjejmë një drejtim vërtet njerëzor.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
GLOBALIZIMI DHE PËRPARIMI PA NJË DREJTIM TË PËRBASHKËT.
30) Në botën e sotme, ndjenjat e përkatësisë në të njëjtin njerëzim dobësohen,
ndërsa ëndrra për të ndërtuar së bashku drejtësinë dhe paqen
duket një utopi e kohërave të tjera.
Shohim se si sundon indiferenca e rehatisë,
e ftohtë dhe e globalizuar, bijë e një zhgënjimi të thellë
që qëndron pa mashtrimit të një iluzioni:
besimi se mund të jemi të gjithëfuqishëm
dhe të harrojmë se të gjithë jemi në të njëjtën barkë.
Ky zhgënjim, i cili lë pas vlerat e mëdha vëllazërore,
çon “drejt një lloj cinizmi.
Ky është tundimi me të cilin përballemi
nëse shkojmë në këtë rrugë zhgënjimi...
Izolimi dhe mbyllja në vetvete ose në interesat vetjake
nuk janë kurrë mënyra për ta rivendosur shpresën
dhe për të sjellë ripërtëritje,
por është afërsia, është kultura e takimit.
Izolimi,jo; afërsia, po.
Kultura e ndeshjes, jo; kultura e takimit, po”.
-
-
i/e regjistruar
Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
GLOBALIZIMI DHE PËRPARIMI PA NJË DREJTIM TË PËRBASHKËT.
31) Në këtë botë që kalon pa një drejtim të përbashkët,
thithet një atmosferë në të cilën
“distanca midis fiksimit për mirëqenien vetjake
dhe lumturisë së njerëzimit të bashkëndarë
duket se po zmadhohet:
deri në pikën sa të bën të mendosh
se midis individit dhe bashkësisë njerëzore
është duke ndodhur një ndarje e vërtetë...
Sepse një gjë është të ndihesh i detyruar të jetosh së bashku
dhe krejt tjetër gjë është të vlerësosh pasurinë
dhe bukurinë e farave të jetës së përbashkët
që duhen kërkuar dhe kultivuar së bashku”.
Teknologjia po bën përparime të vazhdueshme,
por “sa bukur do të ishte sikur rritja e inovacioneve shkencore
dhe teknologjike të shoqërohej
edhe me një drejtësi dhe përfshirje sociale gjithnjë e më të madhe!
Sa bukur do të ishte nëse,
ndërsa zbulojmë planete të reja të largëta,
të rizbulonim nevojat e vëllait
dhe të motrës që sillen rreth meje!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt