Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 96
  1. #51
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skėnder Luarasi
    Nė Gjimnazin e Shkodrės (1934-1935)
    Qe e shtunė kur arrita nė Shkodėr. Mė treguan dhomėn e gjumit dhe ngjitur zyrėn e kujdestarit, tė dyja nė ndėrtesėn e gjimnazit ballė pėr ballė zyrave tė drejtorisė. Nė anėn lindore, nga dritaret e dhomės sime, shikoja oborrin dhe pėrtej mbanė tij, sallėn e bukės dhe kuzhinėn pėrdhese. Mė tė djathtė ngrihej ndėrtesa e konviktit ‘’Malet tona’’.
    Atė ditė e kalova duke shėtitur e takuar tė njohur shkodranė…
    Ndarjen e Shkodrės nė dy gjysma esencialisht tė ndryshme e vura re qė kur hyra nė qytet prej urės sė Bahēallėkut: mė tė djathtė ngriheshin kambanaret e katedrales e tė kishave, mė tė mėngjėr minaretė e xhamive, me varrezat rreth tyre. Nė kafehanen e Sahatit, nė perėndim tė diellit sahati binte gjithmonė 12, sipas Stambollit; nė kafe Park-pėr ditė sipas Romės, modės allafrėnga.
    Me kėtė ndarje u pėrballa edhe nė gjimnazin e shtetit.
    Tė dielėn, zilja e mėngjezit pėr studentėt mė ēoi edhe mua herėt. Nga dritarja vura re me kureshtje lėvizjet e tyre, kur hynė nė sallėn e bukės e kur dolėn sandejmi. Nė oborr, Balltoja, kujdestari i konviktit, i thirri nxėnėsit tok, disa duke i vėnė nė rradhė dy-nga dy dhe tė tjerėt duke i larguar. Zbrita nė oborr.
    ‘’Po i pėrcjell nė kishė,‘’ mė tha.
    ‘’Po ata tė tjerėt? ‘’
    ‘’Ata janė muslimanė‘’.
    Si mė therrėn veshin kėto fjalė, si njė kamė e ndezur me gjakun e zemrės sė rinisė shqiptare.
    ‘’A i kini shpėnė pardje nė xhami?’’e pyeta.
    ‘’S’ka kush t’i shpjerė‘’.
    Atė mėngjez kuptova punėn e shėmtuar qė bėnin armiqtė e shkollės kombėtare nė konviktin ''Malet tona'' dhe ē’detyra i binin pėr barrė njė pedagogu patriot.
    Nė krye tė kopesė sė lumtur, Balltoja u nis pėr nė katedrale:
    Ata kapėrcyen pragun, unė mbeta buzė Stiksit, duke pritur Akeronin.
    U ktheva nga dhėntė e humbura tė grigjės shqiptare dhe i pyeta se ē’mendonin tė bėnin? A do tė dėshironin tė bėnin shėtitje gjer nė Rozafė? Me sa gėzim qė m’u pėrgjegjėn se po!… Vendosėm tė shkojmė javėn tjetėr meqė atė mėngjes pata caktuar takim me njė mik shkodran i cili mė njohu me Millosh Gjergj Nikollėn-Migjenin.(*)
    (Shiko ne forum: Skender Luarasi, Takimet e mija me Migjenin
    Artikull nė 50-vjetorin e lindjes sė Migjenit, S.Luarasi, Takimet e mija me Migjenin Drita, 24.9.1961 f. Shėn. i red.P.L..)
    Tė dielėn e shumėpritur u nisėm pėr eskursion me nxėnėsit. Dhe unė, me shapkėn nė kokė e nė shoqėrinė e tyre, vizitova kalanė e Shkodrės pėr tė parėn herė!
    Njė ditė, po rrija vetėm nė verandėn e kafesė ‘’Park’’ e po mendoja i pėrhėndur se ku mė pati sjellė rasa, kur njė burrė simpatik, mesatar nga mosha, vjen drejt meje dhe mė pėrshėndet miqėsisht: ’’Selim Shpuza’’.
    S’kish intelektual revolucionar nė vendin tonė, besoj, qė tė mos e dinte se nėn pseudonimin ‘’Harbuti’’fshihej emri i Selim Shpuzės i cili sapo kishte ardhur nga atdheu i Leninit. U gėzova qė u njoha personalisht me Selimin, por meqėnėse nuk e pata hasur ndonjė herė, e pyeta se mos mė mori pėr ndonjė tjetėr.
    ‘’Tė njoha nga shapka!” mė tha Selimi.
    Unė ia dėftova mikut tim tė ri shkodran ē’mė panė sytė mėngjezin e sė dielės sė parė nė oborrin e konviktit dhe ai mė ndihmoi, si nė shumė raste mė vonė, tė zgjidhnim kėtė mė tė parin problem qė mė doli nė kryeqytetin e Teutės.
    Tė shtunėn, porositėm nxėnėsit e jashtėm e tė internatit tė organizonin njė mbrėmje artistike nė sallėn e madhe tė gjimnastikės. Atje u drodhėn valle dhe u kėnduan kėngė nga mė tė bukurat qė kisha parė e dėgjuar gjer atėhere. Mė pėlqeu veēanėrisht ajo vallja ‘’e faikoit dhe e thėllėnxės’’. E porosita Ballton qė tė djelėn nė mėngjez t’i binte ziles mė vonė se nxėnėsit qenė tė lodhur dhe nuk mund tė ngriheshin herėt pėr nė kishė. Pastaj me nxėnėsit duke kėnduar e duke i rėnė mandolinės shkuam pėr shėtitje nė Shirokė.
    Nuk kam patur prirje dhe sy pėr punėra administrative, veēse do tė isha fare qorr po tė mos kisha vėnė re se nga tollumbi i kuzhinės dilnin krimba. Kanali i tij i ngrėnė prej ndryshkut, qe ēarė dhe lėtyra prej ullukut pėrzihej me ujin e pastėr. Drejtori nuk paskish patur buxhet pėr ta rregulluar! ’’Kam unė!’’i thashė. Ujin pėr tė gatuar e prumė nė kasa nga burimi ato ditė qė punėtorėt e ndreqėn tullumbin!
    Ajo godinė qė pati shėrbyer si xhephane pėr asqerėt turq, e tani qe shndėrruar nė internat pėr djemtė e gjimnazit, aspak nuk e meritonte emrin ‘’Malet tona’’. Nxėnėsit e rritur ishin rregulluar disi mirė nė odat e katit tė sipėrm, porse qenė mos mė keq tė vegjėlit nė kthinat pėrdhese, pa ajėr e dritė tė mjaftė nga frėngjitė e ngushta. Edhe kėtė herė duhej tė grindesha me superiorin gjersa i vendosėm tė vegjėlit nė katin e sipėrm dhe qilarėt i kthyem nė banja e magazinė.
    Filloristėt ua rekomandova studentėve tė rritur qė tė kujdeseshin pėr ta si pėr vėllezėrit e tyre mė tė vegjėl.
    Por gjendja nė klasat e gjimnazit ishte mė e pahijshme dhe mė e vėshtirė pėr ta rregulluar. Dasinė midis kristianėve dhe myslimanėve, e vura re, nė formėn e saj mė tė shėmtuar, nė klasėn e shtatė tė maturės, qė nė orėn e parė tė mėsimit shqip.
    Nxėnėsit kishin zėnė vend nė bangot sipas parimit fetar. Nė klasėn maturante, pėr shembull, mė tė djathtė tė katedrės shikoje ndėnjur Hajredinin e Vasilin - shumė mirė. Porse nė dy-tri bangot e tjera, nė tė dy rrjeshtat e kėsaj ane, rrinin bashkė vetėm djem myslimanė - shumė keq. Me pėrjashtim tė Myzaferit dhe tė Pjerinit, qė rrinin tok, nė bangat e tjera tė tė dy rrjeshtave, mė tė mėngjėr tė katedrės, rrinin vetėm katolikė, pėrzjerė me ta ndonjė orthodhoks. Dy nxėnės, Mark Ndoja mė tė djathtė dhe Alfred Ashiku mė tė mėngjėr, rrinin nė fund nė karrige, tė mbėrthyer nė fund midis dy palė rrjeshtave.
    I kqyra tė gjithė njė nga njė, i pyeta nga vinin dhe pėr mjeshtėrinė e prindėrve tė tyre. Gati tė gjithė qenė shkodranė, bėnin nėnshtypje shumė mė tė mirė nga jashtė dhe u gėzova pėr kėtė.
    Nė fillim nuk u rashė nė sy nxėnėsve pėr kėtė gjendje antipatriotike nė klasėn e tyre, por u bė ēėshtje gjatė orės kur u dhashė pėr hartim temėn ’’Bashkimi bėn fuqinė‘’. Myzaferi, kryetari i shoqėrisė studentore ‘’Besa Shqiptare’’u ngrit e tha se bashkimi qe akt i kryer nė Shqipėri, nėnė egjiden e Naltmadhnisė sė Tij dhe se njė temė e tillė qe anakronike.
    ‘’Pohimi i studentit,'' thashė unė, ''do tė mė gėzonte po tė pėrkonte me tė vėrtetėn. Qė prej urės sė Bahēallėkut e gjer te Fusha e Shtoit, zemrėn e Shkodrės e ēan pėrmes njė thikė helmi. Mė tė djathtė tė udhės kryesore qėndrojnė sogjė lagjet e tė krishterėve, mė tė mėngjėr mėhalla muslimane. Nga tė dy anėt ngrehin ushtat e tyre kishat e xhamitė. Armiqtė e Shqipėrisė mjafton tė hedhin pėr provokim njė kokė derri nė xhami, tė pėgėrėt nė kungatė dhe befas pėrbindėshi shpėrthen nė vėllavrasje.''
    Porse nuk munda pa u thėnė: ”Po mėsojmė e po edukoheni nė shkollė kombėtare.
    Kėtė farė fanatizmi tė kohės medjevale, tė cilės ne shqiptarėt duhet t'ia shkulim rrėnjėt kudo qė ta hasim, ta shfarrosim sidomos nėpėr qytete ku e rritin sheshit e fshehur armiqtė tanė. Ne duhet tė mbjellim kulturėn e shėndoshė nė truallin shqiptar dhe shkolla kombėtare ėshtė selishtja e kėsaj kulture... Ju lutem, do tė gėzohem shumė qė nė klasė marrėdhėniet tuaja intelektuale tė bashkohen mė shumė sipas interesave e simpathisė kombėtare e njerėzore!
    Dhe shkruani nė ballin e murit parrullėn e poetit patriot Pashko Vasė Shkodranit:

    Edhe mos shikoni kisha e xhamija,
    Besa e shqiptarit,ėshtė shqiptarija.’’




    Deklarata e Qemal Stafės nė hetuesi:
    "Pėrse me cilesojne komunist"
    Deklaratė.
    Elbasan 21.VII.1938. I nėshkruemi Qemal Stafa, maturant i Gjimnazit shtetnuer tė Tiranės, pėrshkuej si vijon, rrjedhimin e emnit komunist me tė cilin mė cillėsojnė informatat zyrtare.
    I lindun nė Elbasan nė 1920 jam rritun nė Shkodėr ku kam vazhdue studimet nė kolegjėn e etėnve Jezuitė pėr 8 (tetė) vjet. Nė kohėn e shtetėzimit tė arsimit botor, u regjistrova nė gjimnazin shtetėnor tė Shkodrės. I shikuem me sy tė mirė nga profesorat, dhe tue pasun gjithėhere pėrfundime tė pėlqyeshme, vazhdova rregullisht mėsimet nė atė institut qė nga mbarimi i klasės sė III (tretė) gjer nė mbarimin e klasit tė gjashtė, d.m.th. gjer nė fund tė vitit shkollor 1935-36. Gjatė kėsaj periudhe tė fundit disa incidente tė jetės shkollore shkakėtojnė qė tė cillėsohem si komunist. Incidentet janė kėto: Nė vitin shkollor 1934-35, Ministrija e Arsimit na ēon si professor tė gjuhės shqipe, prof. Skėnder Luarasin, i cili kėshillon disa nxėnės qė tė hjekin festėn e zezė, mbasi kjo ishte njė shenjė e shpirtit oriental, dhe ta zėvėndėsojnė me kapelė, shenjė qė diftonte se afroheshim nė botėn oksidentale. I nėshkruemi qe njė nga ata qė e pėrkrahėn kėt mejtim dhe qė u munduem tė vehej nė zbatim pėr tė gjithė Gjimnazin e Shkodrės. Por kjo frymė pėrparim-dashėse, nuk u pėlqente rretheve prapanike tė qytetit tė Shkodrės. Prandaj njė kundėr-lėvizje reakcionare fillon tė shėnohet nė disa rrethe studenteske, tė frymėzueme nga kleri katolik. Njė valė ēpifjesh dhe kėrcėnimesh tė ēdo lloji, u drejtohen atyre djelvet qė pėrkrahin zėvėndėsimin e festes me kapelė. Nė fillim na quajtėn afetarė. Mė vonė atheista. Nė fund filluan tė na paraqesin pėrpara opinionit publik si komunista. Njėkohėsisht Drejtorisė sė Gjimnazit shtetėnor tė Shkodrės, i shkojnė nė vesh kėto zane, nga organet informonjėse tė varuna prej saj. Prandaj zoti Anton Deda, drejtor i Gjimnazit e thėrret tė nėnshkruemin (Qemal Stafėn, shėnim i im, D.K.) nė zyrėn e tij dhe e kėshillon tė largohet nga prof. Skėnder Luarasi, i cili akuzohej pėr mejtime komuniste. I nėshkruemi i pėrgjigjet se nuk kam asnjė mardhėnie jashtėshkollore me profesorin e lartė-pėrmėndur. Nė vitin shkollor 1935-36 u regjistrova nė klasėn e VI (gjashtė) tė gjimnazit tė Shkodrės. Dukej se viti shkollor do tė mbyllej pa asnjė incident. Por kjo ishte e vėrtetė vetėm nė dukėje. Disa njerėz tė shtuem nga njė ambicje personale vazhdojshin akuzat e tyne pranė drejtorisė sė Gjimnazit dhe pranė institutesh tė tjera. Ēėshtja merr pėrpjestime tė mėdha gjer sa zgjon interesimin e Ministrisė kompetente e cila pyet nė mėnyrė rezervate Drejtorinė e Gjimnazit. Drejtori pėrgjigjet tuj akuzue tė nėnshkruemin si komunist. I nėnshkruemi porsa merr vesht kėtė veprim, paraqitet nė Drejtori pėr me e kundėrshtue kėtė gjest dhe merr sigurinė nga titullari se raporti i dėrguem nė Ministri ishte nė favor t'im. Atėhere isha 16 (gjashtėmbėdhjetė) vjetėsh. Nė korrikun e vitit 1936, bashkė me familjen time shkova me banim nė Tiranė. Nė fillim tė vitit shkollor 1936-37 u regjistrova nė Gjimnazin Shtetėnor tė Tiranės. Zoti Anton Deda tue mos harru mėninė personale kundrejt njė djaloēi gjashtėmbėdhjet vjeēar, dėrgon njė shkresė Drejtorisė sė Gjimnazit tė Tiranės tue mė cillėsuem si komunist, pa pasė asnjė dokument provues. Nė vitin 1936-37 i nėshkruemi zgjidhet drejtor i degės letrare nė shoqninė "Fryma e Re" tė studentave tė gjimnazit tė Tiranės. Drejtori i atėhershėm i gjimnazit z. Beniamin Dashi, pėr arsye qė nuk u kuptuen, anuloi zgjedhjet e kėshillės. Edhe kėtė herė i nėnshkruemi akuzohet si komunist, megjithėse nuk ekziston asnjė dokument provues. Kur nė Gjimnazin e Tiranės u dogjėn regjistrat, drejtoria e atij Instituti, paraqet tė nėshkruemin si tė dyshimtė. Mė vonė me zbulimin e fajtorit, u pa qartė se njė nxanės qė ka pėrfundime tė pėlqyeshme nė mėsimet dhe sjellja e tė cillit aprovohet nga tė gjithė profesorat, nuk ka aspak nevojė tė humbi gjurmat e pėrfundimevet tė mundimit tė tij, tė shėnuem nė regjistrat e shkollės. I vetmi vit shkollor nė tė cilin nuk mė ėshtė drejtuem akuza si komunist, asht viti 1937-38.
    I pandehuni Qemal Stafa (firma)



    Te birte e shekullit te ri

    Na te birte e shekullit te ri,
    qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij
    e cuem grushtin per me luftue
    nder lufta te reja
    dhe me fitue...
    Na te birte e shekullit te ri
    filizat e nje toke se rimun me lot,
    ku djerse e ballit u dikonte kot --
    se dheu yne qe kafshate e huej
    dhe ne marrzi duhej shume shtrejte tu paguhej...
    Na te birte e shekullit te ri,
    vllazen te lindun e te rritun ne zi,
    kur tinglloi cast' i yne i mbrame
    edhe fatlume
    ditem me thane
    S'duem me humbe
    ne loje te pergjakte te historis njerzore,
    jo! jo! s'i duem humbjet prore --
    duem ngadhnim!
    ngadhnim, ndergjegje dhe mendimi te lire!
    S'duem per hir
    te kalbsinave te vjetra, qe kerkojne "shejtnim",
    te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
    qe te vajtojme prap kangen e treishtimit,
    kangen monotone, pa shpirt te skllavnis --
    te jem' nje thumb i ngulun nder trute te njerzis.
    Na te birte e shekullit te ri,
    me hovin tone e te ndezun peshe,
    nder lufta te reja kemi m'u ndeshe
    dhe per fitore kem' me ra fli.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flmn o petrol per gjith keto thesare historike e kulturore qe sjell..

    Na thuaj dicka ne lidhje me qendrimet e Prof Skenderit ndaj figures se Haxhi qamilit dhe ndaj atyre qe e hymnizuan haxhi qamilin.. sikurse Shpuza etj.. kuptohet dhe ai Tjatri atje ne Biro i madhi fare..

  3. #53
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Po ku je o Brari, se me dogji malli!

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Flmn o petrol per gjith keto thesare historike e kulturore qe sjell.. Na thuaj dicka ne lidhje me qendrimet e Prof Skenderit ndaj figures se Haxhi qamilit dhe ndaj atyre qe e hymnizuan haxhi qamilin.. sikurse Shpuza etj.. kuptohet dhe ai Tjatri atje ne Biro i madhi fare..
    Po ku je o Brari, se me dogji malli!
    Paske qene indikator katalitik i rralle, iu referova tek nje pasazhi qe shkrove per at Pllumin, e me fute ne debate disa ditore me lloj-lloj tipash e mendesish.
    Por ja qe nuk ta prish dot...Mendoj se per Haxhi Qametin nuk ia vlen se behem bajat, por per Shpuzen besoj se kam dicka interesante. Skender Luarasi me gjithe hesapet e pambyllura qe ka pasur me te, e ka vleresuar per periudhen 1934-35, ne kohen kur bashkepunuan per hir te unitetit intelektual e shkolles kombetare. Por kur u sqaruan disa gjera me mire, ata i ndane shkarpat. (Per analogji bashkimi i forcave progresive rreth frontit antifashist dhe ndarja ne fundin e luftes e me pas)
    Shpuza jo vetm ishte i lidhur politikisht me orientime nga jashte, por filloi t’i englendisej hesapi personal, mireqenia ekonomike dhe nuk e di ne cfare rrethanash filloi te shperndante informacione per ata intelektuale qe njihte.Skender Luarasiqe nuk ishte i grupuar, ne janar 1936 erdhi nga Shkodra ne Tirane e nuk pati me lidhje me te. Mbas clirimit te vendit ata i paten marredheniet te tensionuara per ceshtje parimore politike e historike, jo vetem per shkak te qendrimit te kundert ndaj Haxhi Qamilit. Ndersa Shpuza u be elastik dhe diktatori ia kishte gjetur pengun, Luarasi pa pengje u tregua oponent “kokeforte” ndaj metodave diktatoriale e shtremberimeve ne histori Gezuar festat, Brari, me shendet e miresi!

  4. #54
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi. Nė Gjimnazin e Shkodrės (1934-35)

    Skėnder Luarasi
    Nė Gjimnazin e Shkodrės (1934-1935)

    (Vazhdim i temės: Pse na cilėsojnė “komunistė”)

    Lufta e kapellave
    Njė nga komeditė e kohės qė u luajt atė mot nė Shkodėr qe ‘’lufta e kapellave’’. Drejtori thirri pedagogėt nė konferencė dhe ndėr tė tjera, kėrkoi qė tė dėnoheshin nxėnėsit e konviktit meqė njė plakė, e cila kishte shtėpinė nga Fusha e Shtoit, qenkėsh ankuar se i kishin thyer xhamin. Qė studentėt e konviktit patėn shkuar atė tė dielė andej pėr tė luajtur futbollish qe e vėrtetė, por qė ata ia thyen xhamin tė gjorės plakė, nuk vėrtetohej.
    Inxhinier Z., qė shpesh herė pati bėrė insinuata pėr konviktorėt e gjimnazit, si mė i zellshmi shpifarak kundėr shkollės sė shtetit, i thashė se xhamin mund ta kishin thyer edhe rrugaēėt e lagjes sė tij. Ndaj propozova nė konferencė qė, ashtu si studentėt e liceut tė Korēės e tė normales sė Elbasanit, edhe studentėt e gjimnazit tė Shkodrės tė mbanin kapellė pėr tu dalluar prej rrugaēėve. Ky propozim gjeti njė pėrkrahje tė gjerė sepse kishte si qėllim kryesor tė forconte unitetin midis nxėnėsve ndonėse binte ndesh me opinionet prapanike e dasinė fetare. Shumė nga tė rinjtė muslimanė, vinin nė gjimnaz me fes tė zi, shprehje e fanatizmit oriental. Po pėr ēudi nuk ishin aq tė shumtė muslimanėt qė ndalonin fėmijėt e tyre tė vinin kapellė sa qenė fanatikėt katolikė qė nuk donin qė djemtė muslimanė tė vinin kapellė.
    Ndaj me diskutime brenda e jashtė ambjenteve shkollore, u arrit tė bindeshin nxėnėsit myslimanė qė fesin e zi ta zėvendėsoj me kapelėn (kasketėn) e studentit.
    Edhe punėn e kapellave klerikėt e quajtėn ngatėrresė tė atij ‘’mėsuesit toskė‘’ qė donte t'i bėnte bollshevikė tė rinjtė e Shkodrės.
    Nxėnėsi Qemal Stafa e sqaron kėtė farsė dhe shkakun ‘’Pse na cilėsojnė komunistė?’’ :
    ‘’Nė vitin shkollor 1934-1935, Ministrija e Arsimit na ēon si profesor tė gjuhės shqipe Prof.Skėnder Luarasin, i cili kėshillon disa nxėnės, qė tė hjekin festen e zezė mbasi kjo ishte njė shenjė e shpirtit oriental,dhe t'a zėvendėsonjnė me kapelė,shenjė qė diftonte se afroheshin me botėn okcidentale.
    I nėnshkruemi qe njė nga ata qė e pėrkrahėn kėt mejtim dhe qė u munduem tė vehej nė zbatim pėr tė gjithė Gjimnazin e Shkodrės. Por, kjo frymė pėrparim-dashėse, nuk u pėlqente rrethevet prapanike tė qytetit tė Shkodrės. Prandaj njė kundėr -lėvizje reakcionare fillon tė shėnohet nė disa rrethe studenteske, tė frymėzueme nga Kleri Katholik. Njė valė ēpifjesh dhe kėrcėnimesh tė ēdo lloji, u drejtohen atyre djelvet qė pėrkrahėshin zėvendėsimin e festes me kapelė.
    Nė fillim na quejtėn afetarė.Mė vonė atheista. Nė fund filluen tė na paraqesin pėrpara opinionit publik si komunista…(*)
    (*) Qemal Stafa, Deklaratė nė hetuesi, Elbasan, 21.VII.1938


    Kujtim per hoxhėn Elez Muzhaku, atdhetar demokrat, antifashist
    Shumė nga familjet muslimane mė ftonin nė raste festash. Njė ditė u ndodha nė krye tė odės, ballėpėrballė Myftiut Sali Efendisė. Do t'i kem bėrė pėrshtypjen e njė memeci, si m’u mēel goja e s’fola njė fjalė!
    Kordignano pati gjuhė tė pėrbashkėt me Sali Efendinė. Jezuiti e vizitoi njė ditė shėrbėtorin e Muhametit dhe biseduan mbi punėn e disa mėsuesve toskė, qė, ''si agjentė tė huaj'' pėrpiqeshin qė djemt e krishterė e muslimanė ''t’i bėnin bollshevikė''. Myftiu thirri nxėnėsit e prindėrit e tyre nė Myftihane dhe u foli kundėr ''atij mėsuesit toskė qė s’i dihej se nga vinte e ē’fe kishte''. Teufik Ēanga i pari u ngrit kundėr myftiut dhe i tha se mėsuesi qe shqiptar dhe u fliste nė klasė pėr atdhedashuri dhe bashkim kombėtar. I ati e qortoi rėndė Teufikun qė guxoi t’i kthente fjalėn Myftiut dhe se po tė mos i lypte ndjesė, do ta mohonte pėr bir e nuk do ta qaste mė nė shtėpi.
    ’’As unė s’kam me ardhė‘’, i tha i biri.
    Kur mbaroi mbledhja i ati vrapoi pas Teufikut: ’’Mor bir, po si mund tė flisja ndryshe nė sy tė Myftiut’’, dhe e mori pėr krahu nė shtėpi.
    Nė Shkodėr takova Elez Muzhakun, mikun e halleve tė burgut nė vitin 1931
    Ndjeva gėzim qė e ndihmova tė birin, Abdullahun, tė pranohej bursist nė konviktin ‘’Malet tona’’ ku qeshė pėrgjegjės internati....Abdullahun, por dhe shokun e tij tė pandarė Xheladin Hana i kujtoj ndėr ata internatistė nxėnės tė mirė e besnikė qė mė dhanė krahė nė punė. (*)
    (*) (Tė dy dhanė jetėn nė luftė pėr ēėshtjen kombėtare. Abdullah Muzhaku u vra nė pėrpjekje me gjermanėt nė Metkoviē tė Dalmacisė nė qershor 1944, nė krye tė komandės sė ēetės interballkanike tė formuar nė Itali.)
    Hoxhėn Elez Muzhaku e kujtoj si shqiptar tė kulluar, tė lidhur me hallet e vendit, qė besimi fetar nuk e shkėputi nga veprimtaria patriotike(*).
    (*) U gėzova shumė kur e poqa pėrsėri Elez Muzhakun mė 1946 dhe mora vesh se qe lidhur familjarisht me lėvizjen popullore antifashiste. )

  5. #55
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi: Provokacioni fashist dhe “Blasfemi”

    Skėnder Luarasi: Provokacioni fashist dhe “Blasfemi”

    Nga fundi i qershorit mėsimet kishin mbaruar dhe nė internat kishin mbetur vetėm nxėnėsit e maturės e mėsuesit kujdestarė. Nė limanin e Durrėsit pat ardhur flota italiane ndėrsa nga Shkodra arriu lajmi qė nė katedrale Shėn Andou pat nisur tė luante sytė. Nė Tiranė bisedė e ditės qe pėrse pat ardhur flota nė skelėn tonė dhe pėrse kleri katolik interesohej pėr malėsorėt tė zbrisnin nė Shkodėr qė tė shikonte si po lėviznin sytė e Shėn Andout.
    Po rrija me shokėt nė verandėn e kafesė ‘’Kursal’’ atė mesditėn e 29 qershorit, duke biseduar mbi hallet tona, kur njė uturimė e fortė autobuzėsh prishi qetėsinė. Marinarė tė flotės sė huaj tė paarmatosur kaluan pėrmes bulevardit duke thirrur parrulla fashiste dhe qėndruan pėrpara ambasadės italiane. Tė gjithėve na shkuan tė rrėnqethura nė trup. Edhe pse pa nxėnėsit e mi tė gjimnazit, marshuam tok me ata tė shkollės teknike, nė demostratėn e asaj pasdreke, kundėr ndėrhyrjes italiane nė vendin tonė. Pėrse ata nuk guxuan tė zbresin tė armatosur, nuk u muar vesh.
    Ndėrsa si e pse ndodhia ''mrekullia'' nė Shkodėr ma tregoi me hollėsi nxėnėsi im Teufik Gjyli.(*)
    “Mė 19 Qershor tė vitit 1934, ora 8,30 mbas dreke, po rrinim sė bashku me Milloshin nė Kafen e Madhe pėrjashta. Njė hamall na afrohet si i ēmendur me sy tė zgurdulluem dhe na thotė: ''Shna Ndou u njallė! Lot sytė andej e kėndej! E pashė tashsa me sytė e mi.
    Ne, sė pari u qeshėm dhe menduem se ishte pijshėm. Por, nuk kaluen as pesė minuta e njerėzit e Kafes Park, njerėzit e Kafes sė Madhe, u ēuen gati qė tė gjithė tė shqetėsuem dhe muarėn rrugėn e Qelės pėr nga kisha e fretėnve.
    Atė mbramje deri nė mesnatė e tė nesėrmen edhe ma shumė, s'pushuen dyert e kishės tue pritė e pėrcjellė njerėz, deri qė Shna Ndout iu lodhėn sytė e zemreku i tyne u ndal. Kjo qe mrekullia e asaj dite
    Njė mrekulli tjetėr u shfaq po n'atė javė: pėr herė tė parė, nė njė mėnyrė madhėshtore nė Xhaminė e Fushė-Ēelės u festua ''Nata e Madhe'' para agjinimit. Hoxhallarė me xhybe jeshile e mjekrra tė bardha, vasė e predikimit e kuran e hatme njerėz, qė nga Rusi i Vogėl e deri nė fund tė Tophanės, kishin rra n'atė vend me pa e me ndėgjue. Bile edhe gra me ēarēafa e fėmijė tė vegjėl mirrnin pjesė. Po vall: nga se ndodhte gjithė kjo patėrdi e ky rivalitet festash e mrekullinash?…Shtetėzimi i shkollave… (E pikėrisht nė kėtė kohė Migjeni shkroi “Blasfemi”-nė. Them kėshtu, sepse nė njė bllok tė vogėl shėnimesh, gjejmė dy vargjet e para tė strofės sė fundit me njė sigėl nėn ta: Mill. Data asht 25-VII-1934.)
    (*)Teufik Gjyli, Migjeni: Nė vitet e krijimtarisė sė tij, (Kujtime), Nėntori,10,1961 f.65-68


    Migjeni: BLASFEMI

    Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tona,
    e lutjet pa kuptim e shije pėrplasen pėr muret e tyne
    dhe nga kėto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
    por vazhdoi tė rrahi ndėr lodra dhe kumbona.

    Xhamiat dhe kishat madhshtore ndėr vende tė mjerueme...
    Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtėpia tona pėrdhecke...
    Zani i hoxhės dhe i priftit nė njė kangė tė degjenerueme...
    o pikturė ideale, e vjetėr njė mijė vjeēe!

    Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tė fetarve.
    Tingujt e kumbonės ngatrrohen me zanin e kasnecit,
    Shkėlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndėr mjekra tė hoxhallarve
    O sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit!

    Mbi kėshtjellat mijvjeēare qėndrojnė sorrat e smueme,
    krahėt i kanė varė pa shpresė-simbojt e shpresave tė humbune
    me klithma tė dėshprueme bajnė fjalė mbi jetė tė pėmdueme,
    kur kėshtjellat mijvjeēare si xhixha shkėlqejshin tė lumtuna.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    .

    Flmn Petrol per kto xhevahire kulturore e letrare qe sjell.

    Vazhdoni..


    Thx.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skender Luarasi: Leter nga Migjeni

    Skender Luarasi: Leter nga Migjeni
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skender Luarasi: Leter nga Migjeni (vijon)

    Skender Luarasi: Leter nga Migjeni (vijon)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skender Luarasi me motrat e Migjenit

    Skender Luarasi me motrat e Migjenit
    Me rastin e sjelljes se eshtrave te Migjenit ne Shqiperi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skender Luarasi me Olga Nikolla-Luarasi dhe femijet

    Skender Luarasi me bashkeshorten Olga Nikolla-Luarasi (motra e Migjenit) dhe femijet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •