Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 96
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte kenaqsi e fat i madh te lexosh cdo shkrim per skender luarasin.
    e sidomos kur keto i sjell i biri.
    thx o petro..

  2. #42
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Qė tė vazhdoj temėn po jap njė fragment interesant nga polemika e Skėnder Luarasit me Dhimitėr Shuteriqin nė lidhje me veprėn e Migjenit. Ne temen mbi ''Trajtat e Mbinjeriut''
    S.Luarasi shkruan:
    Migjeni filloi mė 1935 luftėn e njė gjigandi kundėr gjėndjes sė trishtuar tė epokės dhe kėrkoi drejtėsi shoqėrore, politike dhe me tė vėrtetė kombėtare. Migjeni e shikoi realitetin nė sy dhe shpjegoi gjendjen ashtu si qe, i vuri gishtin plagės. Nė shkrimet e tij ndjejmė luftėn kundėr kapitullimit ekonomik e politik, moral e material, kundėr letėrsisė sė oportunizmit e tė kompromisit, kundėr indiferentėve e neutralėve…
    Pėr botimin e veprės sė Migjenit iu afrova Lidhjes sė Shkrimtarėve qė mė 1948; por ata vendosėn qė Skėnder Luarasit tė mos i lėshohet vėnd nė ‘’Literatura Jonė‘’.
    Por nuk mund tė pushoja pa thėnė dy fjalė pėr njė nga poemat mė tė bukura tė Migjenit: ''Tė lindė njė njeri’’.
    Dhimitėr Shuteriqi thotė:’’Migjeni s’ėshtė i qartė kur shkruan tė lindė njė njeri qė tė shpėtojė popullin, tė ngjallė epopenė e popullit tonė’’.
    Unė nuk jam i zoti t’i bėj apollogjinė kėsaj poeme madhėshtore…ja qė ia bėnė qindra e mijra bij dėshmorė tė nėnės Shqipėri, shokėt e tij heronj: Qemali dhe Vojua...
    E ē’gjė tė mbinjerėzishme kėrkoi Migjeni kur shkroi?
    Tė lindė njė njeri!
    Pa hyll nė ball’-por qė me fjalė tė pushton
    ……………………………………
    ‘’Tė lindet njė njeri
    I madh si madhni
    Dhe ndėrgjegjet tona t’i ndezė nė dashni
    Pėr njė ide tė re, ideal bujar,
    Pėr njė agim tė lum e tė drejtė kombėtar.’’

    Shuteriqi me kėtė kritikė qė i bėn kėsaj poeme, i mohon zemrės sė Migjenit njė dėshirė tė flaktė qė ishte e tė gjithė shqiptarėve patriotė…
    Pastaj, a nuk e ka kėnduar edhe vetė Shuteriqi kėtė motiv, bile i influencuar prej Migjenit?
    (Poema ‘’Enverit)
    ‘’…Tė ngresh njė popull nga balta
    Tė ēelėsh rrugėn e shpėtimit
    T’i thuash natės:’’Ndal!’’
    ‘’Ēohu!’’ agimit
    ……………………….
    Po je njeriu ngadhnues mbi tė gjitha
    Andaj dhe je gjithēka
    …………………………….

    Po toka e lirė
    Qė punon njeriu sot
    Nuk mund tė mbyllė gojė
    E tė mos thotė
    Hymnin e jot
    Dhe as agimi mund tė ēohet
    Pėrmbi grunaja e misra
    Pa buzagazin e jot,
    As ujėt e dlirė qė rrjedh nė arat e reja
    As deti i lirė qė rref anėt e reja
    Pa buzagazin e jot etj.etj

    (Shėnim: Poema ‘’Enverit’’ eshte redaktuar disa here nga varianti i parė nė rev.Bota e Re,1945 ,libėr poem ‘’Enverit'',viti,1949 deri tek pėrfundimtari,Vepra 1 f.185.v.1982, por pa e humbur asnjėherė shkėlqimin si kurorėzim i kultit tė individit nė letėrsinė e re shqiptare .)

    Dua tė bėj njė vėrejtje e cila mund tė ndihmojė t’a kuptojmė me mė pak antipati atė vjershė tė cilėn e dėnojmė pėr trajtat e mbinjeriut qė pėrmban.Poezia e ka titullin:’’Tė lindė njeriu’’apo atė ‘’Tė lindė njė njeri’’?
    Shuqteriqi ka qėlluar mė qartė kur thotė pėr trajtat e mbinjeriut:’’Fakti ėshtė qė Migjeni ka besuar te e ardhmja’’.Qė ka besuar, ėshtė e sigurtė, dhe mė me siguri nga ē’e ka bėrė tė shprehet nė tre strofat e fundit:
    ‘’Por…diē due me thanė
    Ndoshta ka me ardhė…
    Ndoshta ka me zbardhė…
    Njė agim i pritun, dit e parathanun.

    Tek e mbramja, poezia e Migjenit ėshtė shkruar aqė qartė nė zėmrat e rinisė shqiptare sa edhe kritika mė e keqe nuk mund t'i fshijė e t’i errėsojė asnjė jotė tė saj.

  3. #43
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    O Brari,
    Para disa vitesh mė 12.5.2003, nė kėtė forum tė nderuar keni publikuar njė artikull-polemikė nga ‘’Gazeta Shqiptare’’ e cila siē mė tha Dashnor K. qė ju ma pėrmendėt diku, ‘’me urdhėr nga lart’’, nuk pranonte pėrgjigje. Kėtė pėrgjigje e botova tek gazeta ‘’Albania’’ (‘’Dritėhijet e Shuteriqit dhe qitapi i babės’’, Albania, 29-30-31.5.2003)

    POLEMIKA
    Ish-Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė dhe studjuesi e publicisti i njohur Dhimitėr Shuteriqi, i pėrgjigjet akuzave tė profesor Luarasit, tė botuara para pak ditėsh nė faqet e "Gazetės"

    Shuteriqi: "Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit"
    Para pak ditėsh nė faqet speciale tė gazetės sonė, nė shtatė numra rradhazi botuam njė cikėl shkrimesh tė marra nga libri i pabotuar i profesor Skėnder Luarasit i titulluar "Ē'kam parė e dėgjuar", ku nė mes tė tjerash, atakohej edhe professor Dhimitėr Shuteriqi. Nisur nga fakti se "Gazeta" ka qenė dhe do tė mbetet e hapur pėr kėdo, nė shkrimin e sotėm ne po botojmė replikėn e plotė tė zotit Shuteriqi, pa marrė pėrsipėr tė bėhemi palė me asnjė, gjė tė cilėn ia lėmė nė dorė lexuesit.
    Mbi ēoroditjen e Luarasit
    Shumė njerėz kureshtarė mė kanė pyetur se kur do tė mund ta lexonin pėrgjigjen pasi nuk e gjenin gazetėn dhe ndaj mendoj se ia vlen ta publikoj. Me kėtė rast do tė dallohet mė mirė e vėrteta dhe mund te behet rishikim opinionesh e komentesh.

    Dritė-hijet e Shuteriqit dhe qitapi i babės
    Sqarim i detyruar pėr disa fakte ''tė cunguara ’’ nga polemika e Shuteriqita e vėrteta e akuzave tė Luarasit

    Gazeta Shqiptare , dt.15.4-20.4.2003, botoi disa fragmente nga libri
    i prof.Skėnder Luarasit ‘’Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’ – kujtime, ku, ndėr tė tjera, mbi bazėn e dokumentave , tregoheshin shkurtimisht peripecitė e botimit tė librit tė tij pėr jetėn e veprėn e Migjenit Atje pėrmendej edhe prof. Dh.Shuteriqi i cili ka bėrė njė polemikė nė ''Gazeta Shqiptare'',17 .5.2003

    Kryetari i L.Shkrimtarėve nė vitet 1952-1973 , akademiku Dh.Shuteriqi dhe lexuesi i nderuar, tė m’i falin ‘’hovet djaloshare’’pėr t’u sqaruar, pėr hir tė sė vėrtetės dhe fjalės sė lire. Kodet morale e ligjore, krahas privilegjeve, mė ngarkojnė edhe barrėn atėrore, mė detyrojnė tė hap publikisht ‘’qitapet’’ e babait Skėnder Luarasi ''Nder i Kombit''(nr.i dekr.1497,dt.22.5.1996) pėr mirė a keq…Shpresoj qė tashmė e kemi fituar tė drejtėn demokratike tė lirisė sė fjalės e tė shtypit.
    1.U thellova nė polemikėn e akademiku tė shquar Shuteriqi, mbi ‘’ēoroditjen ’’ e Luarasit, i krahasova argumentat e tij me ‘’qitapin’’ e babait dhe zbulova disa cungime nė gjarje e fakte thelbėsore.., qė si bėrtiste dikur S.Luarasi kur s’e dėgjonin,‘’duhen sqaruar dhe ndrequr mire.’’
    Nė polemikė Shuteriqi renditi qė nė gjenezė kontributin e tij letraro-historik edhe pėr Migjenin...faqe pėr faqe. E fillon me disa faqe mė 1938 nė revistėn ‘’Pėrpjekja shqiptare’’,(artikulli ‘’Arti i Migjenit’’f.398 , ku qė nė krye shkruan: ‘’Ndoshta ėshtė turp tė thom se nuk di tė flas pėr jetėn e Migjenit.Nuk e kam takuar kurrė…’’);Shuteriqi pėrmendi edhe shkrimin me 14 faqe te revista ‘’Literatura Jonė’’, tetor 1948qė ėshtė cituar e analizuar nga S.Luarasi , pėr vlerėn e pasojat e sė cilės le tė gjykojė publiku. (Atje midis tė tjerash shkruhet se ‘’gjuha e shtėpisė sė Migjenit ishte sėrbishtja, Migjeni shkruante pėr vuajtjet e veta,Migjeni nuk e njihte gjuhėn shqipe,etj)(Shih S.Luarasi’’Migjeni nė shtratine Prokrustit).
    Sigurisht , si njė krijim tė pa rėndėsishėm e tė hershėm tė tij, Dh.Shuteriqi nuk pėrmend vjershėn ‘’Migjenit’’ ( shkruar nė Grenoblė,Francė ,mė 9 shtator 1938, e publikuar mė 1961 nė vėllimin ‘’Kėngė‘’, vepra.1 bot.1982). ‘’shoku-vėllait Migjen/qė e ka dashur njerinė-tė zinė/,siē e kemi dashur tė dy/; njėlloj edhe si vjersha’’Gjak’’- Teni Konomit ,etj,e shkruar po nė Grenobėl, mė 1937).
    Lexuesi pyet se si mund tė thurren nė tė njėjtė kohė vargje me dedikime ndaj “filo fashistėve” E.Koliqi , M.Kruja,etj. dhe kushtime ndaj ‘’atdhetarėve antifashistė ‘’(Migjeni,T.Konomi,P.Xhuvani,etj) dhe sa interesante do tė qe tė botoheshin bashkarisht mė 1938, mė1940 ose nė pėrmbledhjen ‘’Kangė‘’, nė vitin 1961e mė vonė.?!
    Edhe Shuteriqi , po ashtu , ‘’dyshon’’qė S.Luarasi t’ia ketė dorėzuar Komitetit Drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve materialet e tij pėr Migjenin nė vitin 1948 por pohon se vetėm ’’mė 1957,kur kisha 7 vjet qė drejtoja Lidhjen, S.Luarasi mė solli veprat e plota tė Migjenit, qė kishte vendosur t’i botonte(mė nė fund!… Shtesė e S.P.)…Vėllimi u botua , si dihet edhe me pėrkujdesjen e Lidhjes…’’
    Nė botimin e S.Luarasit tė vitit 1957 dhe ribotimin e 1961 nė f.43, nė historikun e botimit tė veprės sė Migjenit, shkruhet:
    Mė 1954,N.Sh.Botimeve botoi librin Migjeni-Vepra-mbledhė e shpjegue nga Gjovalin Luka….Nė fakt ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė S.Luarasi ja pat dorėzuar pėr botim Komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e 10 vjetorit tė vdekjes sė Migjenit…(nė tė pėrfshiheshin edhe novelat e pa botuara tė Qytetit tė Veriut qė ruheshin nga familja e Migjenit nė dorėshkrim ).
    Si u lejua tė botohej mė 1957 e 1961( nga L.Sh e N.Botimeve) kjo ‘’sajesė’’e pėrsėritur e ‘’tė ēoroditurit’’S.Luarasi, i cili meritonte tė burgosej bashkė me pėrgjegjėsit e tjerė tė kėtij skandali : Dh.Shuteriqi e kryesia e Lidhjes qė e ndihmuan kėtė botim e qė nuk e kanė pėrgėnjeshtruar ndonjėherė , privatisht apo zyrtarisht?! Le t’ia pastronin kėshtu pėrbaltjen qė nė tė gjallė Gj.Lukės., atė baltė qė ia hodhėn me tė tepėrt , jo S.Luarasi , por ‘’shokėt e halleve ’’tė Gj.Lukės.
    Apo tani pas 5 dekadash u kujtuan tė sqarohen?
    Nė lidhje me kontributin e tė ndjerin Gj.Luka., nė botimin e veprės sė Migjenit mė1954, citojmė se edhe Dh.Shuteriqi shkruan ( ‘’Marin Biēikemi dhe shkrime’’f.305 , artikull i bot mė 1986 ):’’Migjeni ka njė botim tė keq tė veprave tė tij mė 1954(nga Gj.Luka-shėn.P.L.), ka edhe njė tė mirė (nga S.Luarasi)mė 1961’’

    Pėr dije tė publikut do tė ishte mirė tė sqarohej : Pse nuk u botua jeta e vepra e Migjenit pėrgatitur nga Skėnder Luarasit qė mė 1948,qoftė edhe me kujdesin e Lidhjes e tė Dh.Shuteriqit? Po pėr ato dhjetra vepra tė tjera madhore tė censuruara ndaj S.Luarasi kush vendoste ai apo disa tė tjerė ''tė plotfuqishėm?!
    Sa pėr ‘’piedestalet ‘’ e tij (e Migjenit apo familjes Qiriazi, I.Qemalit, F.Nolit, I.Boletinit, P.N.Luarasit, e dhjetra ‘’favoritėve’’ tė tjerė tė tij ) S.Luarasi nuk e ēante kokėn (si i ka shkruar edhe vetė E.Hoxhės!),
    mjafton qė tė respektoheshin si e meritonin.
    Nė Konferencėn e 3-tė L.Sh e nė shumė raste tė tjera, ai nuk i mbronte Rilindasit pėr ’’piedestalet’’, por pėr fallsifikimet e poshtėrimet. Emblemat e ‘’miqve’’ tė Shuteriqit : Janko Minxha, Haxhi Qamili e Co i ngrinin tė tjerė nė piedestale si baballarė: tė Kombit,tė Rilindjes,tė gjuhės shqipe, tė shkollės shqipe,etj,etj. dhe gjithnjė mbi kockat e zhuritura tė atdhetarėve martirė !
    Kėto histori tragjike i dėshmon ''qitap babai'' –voluminoz, por i lė me kaq pėr hir tė lexuesit…

    2.’’Hapni dosjet!’’Bashkohem dhe unė i pėrmalluar tok me dhjetra e dhjetra drithėronjės tė tjerė pėr hapjen e dosjeve dhe frymėn ‘’liberale’’ tė ish-Kryetarit tė L.Sh pėr 20 vjet!Edhe im atė do tė ringjallej nga gėzimi me hapjen e dosjeve! Urojmė qė t’i gjejmė tė paprekura arkivat e fondit tė Partisė e mė gjerė.Do tė gjeja gjithė letrat e diskutimet aq tė kėrkuara tė tim eti , denoncimet e spiunimet ndaj tij dhe ēėshtjeve qė mbronte. Njė prej tyre ėshtė bie fjala:’’Marreveshja paraprake e pėrfaqėsisė sė L.Sh. (ku merrte pjesė edhe Dh.Shuteriqi) me Enverin nė prag tė Konferencės sė Tretė dhe Raporti i Kryesise se Re tė Lidhjes ne Konferencen e Tretė drejtuar K.Q. pėr dėnimin e S.Malėshovės,Y.Dishnicės,S.Luarasit, I.Dalliut,etj’’, lidhjen familjare tė Shuteriqit me Enverin dhe si i perdornin ato; me kėtė rast sqarohet edhe ‘’ēėshtja e koklavitur’’ e kunatit S.P. (kunati i pa deklaruar i Dh.Shuteriqit , shef katedre i gjithėpushtetshėm nė fakultetin filologjik-paēka se me biografi tė keqe (vėlla Thomain nė burg pėr spekullime, mallra e flori tė fshehur apo jo?)
    Qė ta ruajmė lexuesin e vėmendshėm nga hamėndjet spekulative pėr akuzėn e tmerrshme tė Shuteriqit ‘’se S.Luarasi denoncoi tek Enveri kolegun e punės S.P.(ne fakt kunati i Shuteriqit),po sqarojmė me hollėsi:
    Nė fund-pranvere 1946, rreth orės 12, nė derėn e shtėpisė sė deputetit tė Kolonjės , S.Luarasi,troket profesori kolonjar nga Arrėza S. P.i cili i begenisur pėr drekė nė shtėpi tė deputetit, iu ankua se ia kishin arrestuar kot vėllanė e gjorė ,Thomain…Deputeti tė nesėrnem, ankohet tek Koēi Xoxe ‘’se ata tė Ersekės nuk silleshin mirė me popullin’’, si tė gjorin Thoma P,nga fshati Arrėz…… ,
    S.Luarasi shkruan nė kujtimet:’’Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar’’
    Koēi Xoxe mė kqyri drejt e nė sy , po vėshtrimi i tij nuk mė pėlqeu.Mė nė fund mė thaėshilla e vetme qė mund tė tė jap unė ėshtė tė mos merresh me punėt e ushtrisė dhe tė gjyqevet, se merr veten nė qafė‘’.Dhe mė pėrcolli.Dhe vėrtet duke ecur sikur ndjeva njė tė shtrėnguar nė qafė.
    Pas nja dhjetė ditėsh vajta nė Kolonjė dhe nuk harrova t’u flas atyre tė pushtetit pėr ēėshtjen e tė gjorit Thoma.
    ‘’Po ti a je i sigurtė shoku Skėnder’’mė pyeti Eqrem Novosela qė ‘’Thomai ėshtė i pafajshėm?
    -Mė siguroi i vėllai, profesor i biri i botės, me pozitė nė arsim, njeri nderi dhe kulture, i vėllai ėshtė arrestuar kot.
    Dhe Eqeremi qeshi bashkė me shokun e tij tė zyrės dhe mė tregoi historinė….i kishin gjetur Thomait’’tė gjorė’’: njė dhomė me dengje stofrash,njė pus tė mbushur me rrota gome,nė oborrin e shtėpisė ''tri metro paralel me murin dhe tri metro pingul, n’anėn nga lind dielli’’,atje kishte fshehur poēet me 3000(tre mijė)napolona flori.
    Kur i thanė tė shoqes se ku i kishte tė tjerat, u dorėzoi njė mushama ku kishte 12.000(dymbėdhjetė mijė)dollarė se Thomai disa vjet mė parė ishte kthyer nga Sh.B.A ku gojėt e liga thonin se aq para nuk fitoheshin me punė tė ndershme disa vjeēare por… (I pėrmenda me kaq hollėsi inventarin e gjetjeve ,per te ndihmuar trashegimtaret e sotem qe te kerkojne nga shteti se ku shkuan keto sende , tani qe erdhi demokracia e munguar . (Unė vetė nuk e deklaroj identitetin e plotė tė ''pėrkthyesit tė nderuar tė Barletit'' sepse mund tė dalin nė mejdan edhe djemtė e tij ..e pastaj veē tė mė shkojė jeta me ‘’sqarime ’’ nėpėr gazeta.Vetėm ‘’nė gjyqin e faktit ‘’pėr pasurinė e kėrkuar do e deklaroj identitetin e plotė tė S.P duke paraqitur edhe provėn e qitapit)
    Deputeti i Kolonjės priti qė tė vinte S.P. pėr sqarim, por ai nuk u duk mė.
    Thomai vdiq nė guroren e Malin tė Dajtit ,i biri vdiq nė senatoriumin e Tiranės…
    Shumė vjet mė vonė, nga mesi i viteve 60-tė S. P. ‘’mbiu me porosi nga lart’’ shef nė katedrėn e re tė latinishtes’’ (U shkrinė dy katedrat anglisht e greqishte e re e S.Luarasin e heqin si shef katedre tė anglishtes dhe e lėnė pedagog) S. P. punėve ‘’konspirative’’ ndaj S.Luarasit e tė shoqes nė katedėr, me urdhėr nga lart u shtoi provokimet e hapura.
    Njė ditė(viti 1966) njė student, e pyeti pedagogun erudit S.Luarasi pėr disa fjalė tė panjohura nė ‘’greqishten e re ’’dhe i tregoi disa fletė leksionesh… Si qenkėsh e mundur ?… S.Prifti u mėsonte studentėve jo ‘’greqishten e re moderne’’ por greqishten e vjetėr dhe S. P.i kishte kopjuar kėto leksione nga ‘’Gramatika Praktike e greqishtes bizantine’’tė jezuitit Pusimēi dhe ua kishte shpėrndarė haptazi studentėve?!. Kėto literatura fashiste e fetare nisnin me : ‘’O zot , na beko!’’e mbaronin me ‘’O Duēe, shpresojmė tė qėndrosh edhe kėshtu tutje nė krye tė ushtrisė ngadhnjimtare’’.(Ēdo tė ndodhte me ndonjė pedagog po tė tregohej indiferent dhe tė nesėrmen ''ndonjė'' t'a pyeste rastėsisht se a ishte nė dijeni se filani ''gabimisht''jepte leksione fashiste tek nxėnėsit e pėrbashkėt ?) Pėr kėtė krim,organizata bazė e Partisė dhe Dekanati i Gjuhėve tė Huaja heshti dhe e mbrojti me mish e me shpirt S. .P. Ēudi atij s'i hynte gjėmb nė kėmbė edhe pse ishte me ‘’biografi''( vėlla tė dėnuar ) ndėrkohė qė S.Luarasi dhe gruaja e tij provokoheshin e persekutoheshin?!
    Dukej qartė qė mbrojtja vinte nga sfera mė e lartė, e pikėrisht nga E.Hoxha, (krushk i Shuteriqit).
    Jo mė kot Skėnder Luarasi ja dėrgonte kėtė ‘’njoftim’’zyrtarisht e pikerisht E.Hoxhės mė 1971 (pra pesė vjet pas ngjarjes dhe kur S. P. kishte vdekur!) ( pėr akuzat qė ai i bėnte nė veprėn 6, f.361, viti I i botimit 1971, ku e cilėsonte Skėnder Luarasin edhe ‘’intelektual i sėmurė e arrivist pa princip’’) . Antifashisti S.Luarasi e sfidoi hapur diktatorin nė letrėn e cituar duke i treguar se ''kush ishte intelektuali i sėmurė e arrivisti pa princip’’
    Pra nuk ėshtė e vėrteta siē proklamon kunati i padeklaruar i S.P. , Dh.Shuteriqi ‘’me dublicitet te nenkuptuar’’. Pastaj ka gjallė ende plot dėshmitarė tė ngjarjeve.
    Shuteriqi ēuditet (apo tmerrohet) me botimin ‘’vet kompromentues’’e transparent tė letrave tė plota tė S.Luarasit? Tė gjithė e dine se Luarasi gjithnjė ishte i tillė, i hapur,edhe kur i rrezikohej koka nga monarkistėt, fashistėt , diktatori e ‘’ shulet ’’e tij . S.Luarasi nuk ishte nga ata qė ndryshonin deri edhe mbaresat e mbiemrit e identitetin, pėr tė pėrfituar! Por edhe si ēdo qytetar i ndershėm e antifashist nuk mund tė lejonte qė ‘’Duēja’’ tė himnizohej nė universitet e njė vendi antifashist !
    Po ‘’komunisti i vjetėr’’Shuteriqi si veproi me kunatin e tij?
    A kishte dijeni se pse nuk dėnohej kunati pėr kėtė propagandė fashiste , por pėrkundrazi persekutohej Luarasi duke e zbuar edhe nga katedra e anglishtes , pavarėsisht se ai e kishin themeluar me tė shoqen qė mė 1960?

    3.Kontributi i Dh.Shuteriqit nė lėvizjen revolucionare, internacionaliste dhe ēlirimin e vendit,si teori e praktikė, qėnka pėr t’u marrė si shembull nga tė tėrė, sidomos nga Skėnder Luarasi ! I pari ‘’pėrkėdhelej ‘’ me eksponentėt e regjimit fashist si M.Kruja, E.Koliqi,etj, studjonte, pėrkthente e propagandonte filozofėt Durkheim e Dewei;(nė ’’Drejtimet Letrare’’,1936 dhe ‘’Pėrpjekja shqiptare’’viti 1938,f.275,361, etj..Dh.Shuteriqi i rekomandon rinisė shqiptare qė tė studjojė filozofėt Durkheim dhe pedagogun Devenj, -ideologe tė fashizmit- siē i ka pėrcaktuar vetė mė 1948 nė Literatura Jonė ) shkruante vjersha e studjonte jashtė pėr’’ hir tė revolucionit’’, ndėrsa ‘’frikacaku’’ Skėnder Luarasi, mobilizonte rininė antifashiste nė Austri (1924-1930) dhe e edukonte auditoreve tė gjimnazeve nė Tiranė, Vlorė, Shkodėr(1930-1936) duke iu prerė bursa e burgosur nja tre herė nga regjimi monarkik e pas luftes se Spanjės kalbej nė kampet e pėrqėndrimit fashist nė Gursk,Vėrnet,Bordo,etj. Por edhe nė luftėn e Spanjės ‘’me siguri brodhi'' me mision nga agjentura imperialiste si ai nxėnėsi i tij ''poliagjent'' Mehmeti ‘’qė e ēuan dhe pėrgatitėn nė Spanjė, qė kur tė fitonte revolucioni nė Shqipėri, tė kthehej nė 1945 e tė infiltronte si kollona e pestė nė shtetin socialist?!). Po nxėnėsit e kujt kanė qenė Q.Stafa, E.Duraku,A.Zeneli, A.Demi,V.Kushi, e dhjetra heronj tė tjerė? Po kush qe luftėtari i parė internacionalist nga Shqipėria qė u nis nė Luftėn e Spanjės (12 dhjetor1936),po transmetimet e para rediofonike shqip nga Radio Madridi(viti 1937) qė jepnin programin e Frontit Popullor nė Shqipėri,po gazeta ‘’Vullnetari i Lirise’’,etj…? Sa pėr vonesėn e S.Luarasit pėr t’u riatdhesuar nė Shqipėri , dihet botėrisht se si antifashist ‘’shumė i rrezikshėm’’,’’pėrgjegjės i shqiptarėve nė Shtabin e Brigadave Internacionale’’ ai nuk u muar nė dorėzim nga komisioni ushtarak italian qė vizitoi kampin e Vėrnetit e riatdhesoi ''qytetarėt italianė tė Shqipėrisė‘’,Tė tjerėt si M.Shehu,P.Marko, H.Spahiu,etj‘’ nuk cilesoheshin atėhere aq tė rrezikshem (apo pastaj i hyri frika dhe nuk i mori leje gjermanėve ta lironin nga kampet e pėrqėndrimit?)
    Qė S.Luarasi e Dh.Shuteriqi nuk qenė shokė lufte, kjo del qartė nga deklarata e pėrsėritur e shokut Shefqet M:’’Po tė kishe qenė kėtu gjatė luftės o “profesor” S.Luarasi), do tė tė kishim dhėnė njė plumb prapa kurrizit!’’ Faktet e Skender Luarasit se kush i kishte ndihmuar fashistet qe me 6 prill1939 e mė pas u deklaruan boterisht e askush nuk guxoi t’i pergenjeshtronte Pse? Nė qitapin e S.Luarasit thuhet se kur
    ēėshtja shkoi ''atje lart''’’shoku Shefqet deklaroi se nė 6 prill ndihmoi familjet italiane pėr ''humanizėm'', ndėrsa lebėrit i ftonte qė bashkė me fashistėt tė sulmonin Greqinė pėr''patriotizėm'' .’’ Por palloit i ranė pėndėt tek ēėshtja e ''asprave tė Judės'’ qė mesa duket u sqarua, sepse S.Luarasit nuk i kėrkoi llogari njeri pėr ''shpifje ndaj veteranit antifashist''. Humanizmin e patriotizmin e kėtyre lloj ‘’antifashistėve ’’ Skėnder Luarasi e mėsoi mirė edhe nga miku i tij Koēo Tashko,’’pėrfaqėsues i hershėm i Kominternit nė Shqipėri, nga Y.Dishnica,M.Treska,Dh.Pasko,etj. Ata ia njihnin dhėmbė e dhėmballė tė shkuarėn e ndritur disave.Gojėt e qitapet tregojnė se nė dosjet e arkivit tė shtetit janė ca dokumenta e foto ‘’surretėrish intelektualė xhovani fashistė‘’.Pse nuk hapen kėto arkiva,kanė kaluar 50 vjet ?!Mirė se pėr hir tė sė vėrtetės,akademiku Dh.Shuteriqi, unė e shumė tė tjerė duam hapjen e dosjeve tė plota, po a tė lejojnė lugetėrit me uniformė fashiste?!
    4.Vėrtet e ēuditshme se si pjesėtari i hershėm i Grupit Komunist tė Korēės qė mė 1935 (apo anetar 3 mujor i grupit trockist ..siē akuzoi Y.Dishnica ne K.3 L.Shkrimtarėve?) po mė 1935 nė librin ‘’Kangėt e rinės’ sė parė, i bėn dedikim fashistit tė deklaruar E.Koliqi, mė 1938 pėrkthen e propagandon ideologėt fashistė Durkheim e Dewei.mė 28 nėntor 1938, hymnin e flamurit e reciton nė banketin e Konsullatės mbretėrore shqiptare nė Gjenevė dhe nė tė njėjtėn kohė fle ‘’nėn njė plaf politik’’ (sipas akuzės sė S.Luarasit ) me antizogistin profashist Mustafa Kruja tė cilit i dhuron njė libėr tė tijin me autograf e luan bizhoz tėrė natėn e natės(‘’Por pa bėrė politikė ama. Pėr kėtė kam dėshmitarė…ja pyesni edhe filanine filanin, tha Shuteriqi.Nė Konf.3-tė Dh.Shuteriqi deklaroi botėrisht se nuk bisedoi me Mustafa Krujėn pėr politikė por vetėm lojtėn bixhoz!). Nė kėtė veprimtarinė e hershme revolucionare Dh.Shuteriqi sigurisht qė orientohej nga teoria dhe praktika e ‘’udhėheqėsit E.Hoxha’’ i cili qė tė humbiste gjurmėt nga armiku ‘’strehoej e punonte krah pėr krah me tė‘’? Dhe pastaj Shuteriqi i jep mend S.Luarasit se si duhen shkruar romanet ‘’me veprimtari tė hershme revolucionare’’. Po mirė, a nuk ka dokumenta tė atyre kohėrave heroike, apo mjaftojnė dėshmi fakti me dy-tre firma tė porositura kafenerash? Sa pėr ‘’frikacakun’’S.Luarasin , nė kėtė kohė ishte nė luftėn antifashiste tė Spanjės dhe qė nė nėntor 1937 shkruante nė revistėn ‘’Vullnetari i Lirisė’’e propagandonte nga Radio Madridi :
    (Artikulli 25 vjet indipendencė, Fjala shqipe).
    a.Mbi kurrizin e popullit shqiptar po pėrgatit Musolini shkallėn e parė tė penetracionit romak nė Ballkan.Ta luftojmė kuēedrėn fashiste qė kėtu nė Spanjė…pėr t’a shpėtuar Shqipėrinė
    b.Tė organizojmė Frontin popullor antifashist nė Shqipėri (pa dallim feje,krahine, ideje …etj,etj.)
    5.Meqė nuk kujtohen arsyet se pse ‘’injorohej ‘’ e indinjohej Skėnder Luarasi (edhe pse shkaqet janė tė dokumentuara nė artikujt e gazetės’’Shqiptare’’ po kujtoj njė : ‘’Ē’patėt me tė ndjerin Petro Nini Luarasin,qė donit t’a zėvendėsonit me Janko Minxhėn nė shkollėn e parė shqipe tė Korēės (artikulli i Dh.Shuteriqit ’’Vite dhe shekuj’’Zėri i Popullit’’8.1.1978)ku shkruhet.: “Duhet vajtur nė Krinė.Qė andej ishte Janko Minxha,qė i zuri vendin Pandeli Sotirit nė shkollėn e parė shqipe tė Korēės…”
    Nuk mund ta shkruajė njė ‘’pasaktėsi ‘’tė tillė njė historian , aq mė shumė
    ‘’i kėnduar’’. Dhe ēudia ėshtė se kjo ‘’shpikje’’ zurri rrėnjė shpejt nė shumė studjues tė tjerė si p.sh F.Spiri e I.Kosta’’(artikulli ‘’Luftėtar pėr shkollėn shqipe,Mėsuesi’’12.3.1982).Tė gjorin Petro, pasi ia harruan mėsimdhėnien shqip nė Bezhan, mė 1882, krijimin e shtatė shkollave shqipe nė Luaras (qe me 1885),Vakėfe e Kolonjė , Manastir e Negovan,veprimtarinė si’’I pari pionier i levizjes kombetare ne Amerike’’-sipas Fan Nolit, veprimtarinė si komit,etj,etj, e hoqen edhe nga tekstet mesimore ne historikun e shkollave shqipe…Sa pėr piedestalin ‘’Kristoforidhi, babai i gjuhės shqipe’’, tashmė e mėsova se Shuteriqi e paska skalitur pėr stėrgjyshin e vet ..
    6.Se sa i bindur ishte M.Kuteli (apo Petro Marko) qė Dh.Shuteriqi ishte antifashist i hershėm dhe mik i mirė dėshmohet edhe nė botimin : Kuteli: “Prozė dhe vargje tė zgjedhura’’,(vol.1,viti 2001f.278-281). Por shpresojmė tė zbardhet mė mire pėr lexuesin e paditur’’ kur tė ēelen dosjet me ndihmėn e Shuteriqit.
    Akademiku Shuteriqi ankohet pėr ''bllofe'' tė rastėsishme tė artikujve tė sipėrpėrmendur dhe faksimileve nė ‘’Gazeta shqiptare’’Por ato bashkė me ca shkurtime vende-vende,kanė shtembėruar edhe vizionin e qartė mbi Migjenin, Skėnder Luarasin e ndonjė tjerėt dhe janė pėrdorur si ‘’kundra bllofe’’ nga ‘’tė pa kėnaqurit’’ . Psh:Skėnder Luarasi u kėrkonte ‘’udhėheqėsve’’qė t’a mbronin nga ‘’plumbat PRAPA KURRIZIT’’(nga shpifjet e intrigat prapa shpine qė synonin t’i merrnin krahas jetės edhe nderin) dhe jo thjesht nga’’ plumbat’’; spikat pasaktėsia nė zbardhjen e letrės dėrguar E.Hoxhės pėr Konferencėn e tretė, ku shkruhet gabim leksione ''fetare''e jo ''fashiste e fetar”; tė S. P. Shprehja ‘’o Duēe, shpresojmė tė qėndrosh edhe kėshtu tutje …'' ėshtė shkruar gabim, dhe nuk kuptohet, janė theksuar ‘’pėr hir e reklamės sė gazetės ’’ disa fjalė jo origjinale tė S.Luarasit, nga pasaktėsitė e tekstit dhe e pa pasqyruar nga dokumenti, ngaterrimi i emrit tė Shuteriqit me Dhimitėr Beratin) etj,etj
    Nė qitapet e S.Luarasit tregohet njė nga ato historitė ‘’fluturake’’: Nė konferencėn e 3-tė tė L.Sh. kur Skėnder Luarasi u provoi shkrimtarėve pjesėmarės se kush ishin ‘’oportunistėt’’e vėrtetė dhe thirri se ‘’kush voton pėr ata shkel gjakun e dėshmorėve’’, sharjen mė tė madhe ia bėri Dh.Shuteriqi kur nė diskutimin e tij tha se S.Luarasi qe ‘’shkrimtar pa parime dhe se nė fushėn e letrave nuk kish bėrė as sa mund tė ngrinte njė milingonė’’. ‘’Jo qė nuk u zemėrova nga kjo sharje, por edhe qesha me pėrbuzje ‘’.’’Por ‘’, shton Skėnder Luarasi ‘’mė mbeti qejfi kur personaliteti i njohur A.B., miku im i vjetėr, deklaroi botėrisht se po tė vihej nė ballancė krijimtaria e Dh.Shuteriqit me atė tė S.Luarasit ,’’hej si kėrcen pėrpjetė ajo e Skėnder Luarasit!’’ Kur e pyeta veēas A.B. , i zemėruar , se ē’donte tė tregonte me kėtė peshore-simbolike mė tha si i ēuditur qė nuk e kisha kuptuar :’’Po Skėnder, vepra jote frymėzohet nga ideale tė kulluara e ngrihet lart e mė lart nė amėshim, ndėrsa ajo e tija bie ‘’plluq’’ e humbet si guraleci nė moēal !
    ''Pėrsėri qesha me pėrbuzje’’ pėrfundon Skender Luarasi
    Siguroj lexuesin e nderuar se jam gati tė ballafaqoj faktet e provat mbi sa mė sipėr, nė ēdo diskutim a institucion ( qoftė edhe ligjor) dhe se nuk kam tė them asgjė personale ndaj akademikut tė shquar Dhimitėr Shuteriqi.Ēdo paragraf i referohet ‘’qitapit tė babės’’..

  4. #44
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Shpifja e rradhės e Agron Lukės
    Pėrsėri Agron Luka, i biri i Xhovalinit, nė disa shkarravina ‘’sensacionale’’ tė botuara nė gazetėn ‘’Albania’’ pėrgojon Migjenin e Bojkėn dhe shpif ndaj Skėnder Luarasit, kunatit e botuesit tė veprės sė Migjenit.
    Ky tip i papėrgjegjshėm ndėr tė tjera shkruan tek titulli ‘’Anonimi misterioz qė censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhės’’:
    ‘’Sipas pėrkufizimeve e pikėpamjeve tė Skėnder Luarasit, mė 1957, shkruhej se: “Migjeni i shfrytėzoi modelet e ideologjisė dhe tė stilit tė Gorkit e Majakovskit” (f 11; f 33 etj); ishte “revolucionar internacionalist i vėrtetė komunist” (f 33); “letėrsia e tij ishte me pėrmbajtje tė KONARE-s dhe tėrėsisht socialiste” (f 47); “Migjeni ishte njė “kontribuues i pajtimit tė grupeve komuniste (f 48) ”; “ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model stalinist edhe nė Spanjė”; “Migjeni ishte njė dėshmor i luftės nacional-ēlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia nė Varrezat e Dėshmorėve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisė”, Klasit I, (f 32; f 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, pėrgjithėsisht , Hyrja, Jeta, Vepra, f 5-58.)
    Krahasimi i interpretimeve tė Gjovalin Luarasit, tė vitit 1954, me interpretimet e botimit tė vitit 1957 tė Skėnder Luarasit, e tregon krejtėsisht tė qartė ndryshimin dhe diferencėn midis kėtyre autorėve.’’
    Nga krahasimi i kėtyre citimeve, me thonjėza, me tekstin origjinal tė veprės sė Migjenit tė shkruar nga S.Luarasi mė 1957 e 1961, mė rezulton se kemi tė bėjmė me shpifje e njė falsifikim pasi atje nuk gjenden kėto citime dhe as pėrafrime tė tyre kuptimore, por janė tė sajuara me paramendim poshtėrimi ndaj Skėnder Luarasit. Jemi tė gatshėm tė ofrojmė origjinalin pėr krahasim.
    Po ashtu Agron Luka shkruan tek “Incesti i Migjenit me Bojkėn dhe manipulimi me kėtė histori”
    Dosja e Migjenit nė Muzeun Historik nė Shkodėr dhe roli i S. Luarasit
    ’’(Edhe Dh. Fullanit, pa asnjė lloj pendese, siē edhe mjaft tė tjerėve, Skėnder Luarasi
    do ia rregullonte qejfin me njė letėr spiunimi, qė pati si pasojė njė internim me urdhėr tė protektorit, M. Shehu... Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si “Disident i Vjetėr”, si “Nderi i Kombit”, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha... i cili pėr vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia...)’’
    Edhe kjo shpifje e tejskajshme provohet lehtė qė ėshtė njė mashtrim.
    Do te doja mendimin e forumisteve si duhet tė veprohet per kete shkelje civile e penale tė Agron Lukės.

  5. #45
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Nė konsideratė tė komunikimit tonė e ndjeva tė nevojshme t’ju ve nė dijeni se redaksia e gazetės ’Albania’’, datė 22.04.2010,.f.22, e ballafaquar me faktet nga ana e saj ka kėrkuar ndjesė pėr shpifjet e Agron Lukės ndaj Skėnder Luarasit.
    Nė gazetėn Albania shkruhet: Nė datat 15 e 16 prill 2010 janė botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialė ‚’Anonimi misterioz qė censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhės’’ ku thuhet: "Sipas pėrkufizimeve e pikėpamjeve tė Skėnder Luarasit, mė 1957, shkruhej se: “Migjeni...i shfrytėzoi modelet e ideologjisė dhe tė stilit tė Gorkit e Majakovskit” (f 11; f 33 etj); ishte “revolucionar internacionalist i vėrtetė komunist” (f 33); “letėrsia e tij ishte me pėrmbajtje tė KONARE-s dhe tėrėsisht socialiste” (f 47); “Migjeni ishte njė “kontribuues i pajtimit tė grupeve komuniste (f 48) ”; “ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model stalinist edhe nė Spanjė”; “Migjeni ishte njė dėshmor i luftės nacional-ēlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia nė Varrezat e Dėshmorėve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisė”, Klasit I, (f 32; f 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, pėrgjithėsisht , Hyrja, Jeta, Vepra, f 5-58.) "Ndėrsa nė artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkėn dhe manipulimi me kėtė histori”(Dosja e Migjenit nė Muzeun Historik nė Shkodėr dhe roli i S.Luarasit) i botuar mė datėn 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: ’’(Edhe Dh. Fullanit, pa asnjė lloj pendese, siē edhe mjaft tė tjerėve, Skėnder Luarasido ia rregullonte qejfin me njė letėr spiunimi, qė pati si pasojė njė internim me urdhėr tė protektorit, M. Shehu... Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si “Disident i Vjetėr”, si “Nderi i Kombit”, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha... i cili pėr vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia...)’’Sipas verifikimit tė redaksisė, u konstatua se citimet e mėsipėrme , tė marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnė nė librin ‘’Migjeni’’, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, tė pėrgatitura nga Skėnder Luarasi. Pra konstatojmė se kemi tė bėjmė me njė falsifikim nga e cila redaksia e gazetės Albania distancohet. Gjithashtu, edhe citimi nė lidhje me zotin Dh.Fullani ėshtė i pavėrtetė. Ndjejmė keqardhje qė nuk kemi bėrė verifikimet pėrkatėse tek personat e prekur nė kėtė shkrim, duke i kėrkuar ndjesė familjes Luarasi.’’
    Po ju pjesemarres ne forum si e mendoni rrugėn qė duhet ndjekur ndaj shpifėsit Agron Luka, gjyq civil e penal apo mjafton thjesht njė diskreditim publik?

  6. #46
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Rastėsisht duke lexuar nė forumin shqiptar zbulova mashtrimin e trashė tė Agron Lukės ''mbi internimin e Dh.Fullanit.
    Vite mė parė gazetari investigativ Dashnor Kaloēi ka shkruar disa artikuj me kujtime nga Skėnder Luarasi, (tė publikuara edhe nė internet, edhe nė forumin shqiptar) konkretisht kujtimet e pabotuara tė Skėnder Luarasit lidhur me burgosjet e shkrimtarėve tė shquar, Kuteli, Varfi, Draēini e Petro Marko nga drejtuesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, dossieri IV e V.
    Ndėr tė tjera nė Dossierin IV shkruhet:
    Letėr Mehmetit, pėr Petro Markon
    Sipas kujtimeve tė Skėnder Luarasit tė pėrmbledhura nė librin e tij tė pabotuar me titull "Ē'kam parė e dėgjuar", si dhe tė dokumenteve e letrave tė panumurta qė pėrbėjnė koresopdencėn e tij me kolegėt shkrimtarė e personalitetet e larta tė udhėheqjes sė Byrosė Politike, tė cilat disponohen nga familja e Luarasi, shihet qartė se Skėnderi jo vetėm nuk ka pasur cmirė pėr kolegėt e tij shkrimtarė, por pėrkundrazi ai shpesh herė ka ndėrhyrė pėr t'i mbrojtur ata dhe pėr t'i shpėtuar nga burgu. Njė nga ata shkrimtarė tė njohur qė ėshtė interesuar Luarasi, ka qenė edhe i famshėmi Petro Marko, me tė cilin ai njihej dhe kishte miqėsi tė thellė qė nga koha kur tė dy kishin shkuar vullnetarė pėr tė luftuar nė Brigadat Internacionaliste nė Luftėn e Spanjės. Pėr mikun e tij tė ngushtė Petro Marko, mė 13 gusht 1975, Skėnder Luarasi i pati dėrguar njė letėr kryeministrit Mehmet Shehu, ku i shkruante: "I dashur shoku Mehmet. 18 korrik e kalova nė Pogradec. Me mallėngjim m'u kujtuan fytyrat e shokėve tanė tė Spanjės, qė nuk do t'i shohim mė kurrė. Mė fal qė po guxoj tė pyes ndė duhet tė bėjmė ndonjė gjė pėr kujtimin e dėshmorėve tanė me rastin e 40-vjetorit tė Luftės sė Spanjės. Me respekt e dashuri Skėnder Luarasi. P.Sh. Familja e Petro Markos ėshtė nė dėshpėrim tė plotė. Ju lutem tė tregoni zėmėrgjerėsinė tuaj edhe kėsaj here dhe shpėtoeni!

    Dossieri V
    ’’Nė shkrimin e djeshėm, u njohėm edhe me letrėn e Skėnder Luarasit, dėrguar Mehmet Shehut nė gushtin e vitit 1975, ku ai i kėrkon ish-shokut tė tij tė Luftės sė Spanjės, qė tė ndėrhyjė dhe ta ndihmojė Petro Markon, bashkėluftėtarin e tyre tė Brigadave Internacionaliste. Nė atė kohė Petro Marko rrezikohej tė dėnohej pėrsėri me burg, pasi kishte dalė libri i tij me vjersha nga cikli "Pozia shqipe", tė cilin e kishte botuar Shtėpia Botuese "Naim Frashėri", ku drejtuesit e saj pa pyetur fare Petron, kishin mbledhur vjershat e tij tė botuara nė vitin 1934. Pas daljes sė atij libri, mė 7 prill tė atij viti, autori i tij u thėrrit nė njė mbledhje qė kryesohej nga Mantho Bala dhe Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve, sė bashku me Drejtorin e Shtėpisė Botuese. Nė atė mbledhje Petro u godit rėndė dhe u pėrjashtua nga Lidhja, pėr poezitė qė kishte botuar nė kohėn e Zogut. Nė fjalėn e tij tė fundit, Petro Marko u tha" "Habitem se pėrse zgjodhėt datėn 7 prill tė mė komunikonit masėn e pėrjashtimit nga Lidhja, duke mė dėnuar pėr vjersha pėr tė cilat kam ngrėnė dru nga Musa Juka, Ministri i Brendshėm i Zogut.
    Por Petro i shpėtoi burgut, sepse e mori nė mbrojtje Mehmet Shehu, pas letrės sė Luarasit, por u dėnua shefi i poezisė, Dhimitėr Fullani.
    Ja ku e paska gjetur provėn ‘’historiani i mirėfilltė‘’ Agron Luka per te akuzuar S.Luarasin paēka se nuk e di askush qė Dhimitėr Fullani tė jetė internuar, e aq mė pak nga S.Luarasi. Ai thjesht u shkarkua nga detyra shefi i poezisė meqė nuk u tregua vigjilent nė mos censurimin e poezise ‘’disidente’’ te Petro Markos
    Mirė qė e zbuluam mashtrimin e Agron Lukės e burimin e tij se mund ta gjenim te cituar ne lloj-lloj hamendesime ‘’historianėsh’’ tė tjerė.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PetroL..

    mendime nga forumistet mos prit sepse ketu megjithse livadhisin dhjetra mijra shkrus e lexues.. jan me kokrra ata qe kuptojne keto ceshtje e qe mund te cfaqin mendime per kto ceshtje..

    diktatura enveriste ka len pasoja e nje pjes e tyre nuk riparohen..

    pra ajo diktature si kryedetyre kishte krijimin e sojit lumpen injorant e xhahil..
    dhe ja arriti kesaj..
    pra dhe kalamaqerit e atij lumpeni.. mbeten lumpen dhe sikurse ne cdo ambjent ata perbejne shumicen..dhe ketu ata perbejne shumicen.. dhe jan te lumtur me kte status..
    ska ci duhet evolimi..

    dhe ne ashtu do i leme.. se sna hyjne ne pune..

    pra dhe kto ceshtjet qe ti trajton do jene interesante vetem per tek tuk ndonje brar.. dhe tip brar ketu jan a sjan nja 4-5 vete..
    tjret kallam kusuri.. nuku kan dhembe per kto tema..
    jan bot tjater..
    pra lumpen..
    ti lem ata ne eren e chanell 5 ses se aty jan eksperta..

    un vertet kam sjelle dicka nga ky debati.. mes teje dhe lukes..

    por skam mundur ti sjelle te plota..

    kur ka lindur kjo mos marveshja mes jush se nuk jam ne dijeni..
    ky luka a mos eshte.. zyrtar i larte ne shkoder?

    a kini bere ndonji tentim per bashkbisedime e sqarime me karakter pajtuso paqesor?

    dhe nje pyetje por private..

    a ju thirri familja Petro Markos ne percjelljen qe ja bene Petros per ne Himare?
    degjova se kan thene se skan thirrur njerez meqe Petrua ka dashur varrim te heshtur pa tam tame..
    Berisha ne mos gaboj beri nje vizite ne shpin muze te Petros ne Breg e dicka tha po sjam ne korrent..


    Gjith te mirat


    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-04-2010 mė 17:06

  8. #48
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar Brari,
    Me kėto materiale qė po publikoj dėshiroj tė plotėsoj ato boshllėqe qė krijoi diktatura me mungesėn e plotė tė lirisės sė fjalės. Nė kėtė mėnyrė njerėzit tė kuptojnė mė mirė tė shkuarėn e tė tashmen, pėr tė parashikuar tė ardhmen.
    Nė lidhje me debatin Luarasi- Luka unė i kam sqaruar mirė periudhat dhe shkaqet nė forumin shqiptar ( ‘’Vetdemaskimi i Agron Lukes’’ dhe ‘’Kryqezimi i Agron Lukės’’).
    Nė qershor kam komunikuar me vėllain e Agronit nė Australi dhe u morėm vesh miqėsisht pėr ta mbyllur kėtė debat, por papritur kėto ditė Agron Luka botoi disa artikuj nė gazetėn Albania me pėrgojime ndaj Migjenit, tė njohurės sė tij tė dikurshme Bojka dhe sidomos me shpifje skandaloze ndaj S.Luarasit. Ndaj unė u detyrova tė shkoj tek gazeta Albania, krahasuam citimet e Agronit me origjinalin dhe dokumenta tė tjera dhe pamė qė qenė sajesa e shpifje.
    Ky Agroni ėshtė njė ish i internuar i diktaturės, ish-tornitor, tashmė nė pension, qė e kalon kohėn me shkrime nėpėr gazeta ku gjen liri tė broēkullisė ēfarė i thotė mendja.
    Nė lidhje me familjen e Petro Markos( znj. Safo, tė birin e vajzėn) unė kam marrėdhėnie shumė tė mira dhe i takoj herė pas here. Kur ėshtė bėrė varrimi unė nuk kam qenė nė Shqipėri dhe nuk di ē’tė them. Pėr mua Petro Marko ka qenė njė nga njerėzit mė tė ndershėm ( i kam marrė edhe njė intervistė vitin e fundit kur ishte shumė sėmurė) dhe njė shkrimtar i mrekullueshėm pėr tė cilin duhet tė shkruhet mė shumė nga kritika. Nė nderim tė tij e vullnetareve te Spanjės kam mbajtur edhe njė kumtesė tė cilėn e kam botuar pjesėrisht nė forum.
    Megjithatė pėr hir tė sė vėrtetės nė kujtimet e tij tė botuar pas ndarjes nga jeta se kush ka futur duart dhe disa gjėra mė rezultojnė ndryshe nga sa i ka shkruar apo mė ka thėnė vetė kur ishte gjallė (?!) Ai nuk i hynte njeriu nė hak. Jam i bindur qė ai vete kurre nuk mund te shkruante se bie fjala Asim Vokshi ishte i pari qe u nis nė Spanjė pas mbledhjes sė grupit komunist tė ushtarakėve nė Tiranė dhe pas tij u nis Skėnder Luarasi?! Kjo bie ndesh me historinė dhe ēfarė ka shkruar vetė nė ‘’Hasta la Vista’’ apo pėr thesin me gjymtyrė fėmijėsh tė masakruar qė Emrush Myftari ia ēoi Enver Hoxhės(?!) etj.

  9. #49
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skėnder Luarasi, Kujtime
    Projekti pėr njė revistė tė re: ‘’Vepra’’
    Nė pranverė tė vitit 1935 njė grup intelektualėsh pėrparimtarė: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli,Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza e Ahmet Ēaku menduan tė botonin nė Shkodėr njė revistė kulturore ku tė shpalosej fjala e lirė shqipe dhe pikėpamjet pėrparimtare.
    ‘’ Skėnder Luarasi ishte organizator shoqėror i veprimtarisė sė kėtyre mėsuesve, me tė cilėt u lidh njė shoqėri e miqėsi e vėrtetė, duke i vėnė edhe kėto ndjenja tė fuqishme nė funksion tė ēėshtjes kombėtare’’. (*)
    (*) Iliaz Gogaj:Skėnder Luarasi – shėmbėlltyrė e pėrkryer e mėsuesit atdhetar e demokrat’’Mėsuesi’’, 2 maj 1992, f….)
    Realizimi i kėtij qėllimi paraqiste vėshtirėsi tė mėdha pėr shkak tė ligjit tė rreptė pėr shtypin dhe censurės qeveritare (*)
    Nė ligjin pėr shtypin (tė botuar nė ‘’Gazetėn zyrtare’’ mė 31 .1.1931) theksohej se dy kopje tė botimit duhej t'i dėrgoheshin Ministrisė sė Brendėshme dhe Prokurorisė, shitėsi i gazetėstė tė ishte i regjistruar, pėrgjegjėsinė pėr pėrmbajtjen e gazetės do ta mbanin drejtori pėrgjegjės i botimit, shtypshkronjėsi dhe shitėsi.)
    Takimi i intelektualėve u bė nė sallėn e shoqėrisė ''Vllaznia'’. Nė mbledhje morėn pjesė anėtarė tė shoqėrisė ''Besa Shqiptare’’, anėtarė tė kolektivit mėsimor tė gjimnazit dhe drejtori i konviktit (Skėnder Luarasi) .
    Nė procesverbalin e mbajtur mė 19.5.1935 nga Masar Bushati shėnohen emrat e pjesėmarrėsve me kėtė renditje: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli, Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza, Ahmet Ēaku.
    Ēėshtjet kryesore qė u diskutuan: ''mundėsia e nxjerrjes sė njė reviste nė Shkodėr'', ku secili nga pjesėmarrėsit ‘’tė paguante proporcional shpenzimet e shtypit…e tė zgjeronte qarkun e veprimit tue sjellė edhe tė tjerė shokė tė interesuem’’ pajtimtarėve tė rinj ndėr kolegė, bashkėpunėtorė e studentė. Gjithashtu synohej qė tė kishte mė shumė krijuesish ''shpirtra tė rinj …dhe drejtime tė rinj''..
    Sipas procesverbalit: ‘’Mė 20.5.1935, ditėn e hėnė ora 6,30 mb.dite ''nė mbledhje do tė diskutohej pėr emrin e revistės dhe pėrcaktimin e programit, tė pėrcaktohej drejtori pėrgjegjės dhe nxjerrja e lejes sė botimit.’’
    Skėnder Luarasi propozonte qė revista tė quhej ‘’Koha Jonė‘’, Gani Dizdari ’’Drita’’, Millosh Nikolla (Migjeni) ’’Sot’’, Teufik Gjyli ’’Drita e Djelmėnisė‘’, Rragip Gjylbegu ’’Zgjimi’’ Malo Beci ‘’Kultura’’, Refik Shpuza ’’Erdhi Koha’’.
    Nė mbledhjen e datės 29.5.1935 u vendos qė revista tė titullohej ''Vepra'' dhe tė kishte njė karakter kulturor e laik. Komisioni qė do tė hartonte programin e revistės ''Vepra'' u vendos tė pėrbėhej prej pesė vetėsh, tė kryesuar nga Skėnder Luarasi e Selim Shpuza. Nė procesverbal u shkrua se ''Komisioni mori pėrsipėr gatimin e programit tė revistės, nė vija tė shkoqituna, tue kėrkue njė afat prej njė javė ditėsh'' pėr nė mbledhjen e ardhshme mė 17.6.1935.
    Por autoritetet e regjimit nuk e miratuan botimin e revistės ''Vepra''

  10. #50
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Migjeni, Skėnder Luarasi dhe ''Vilhelm Teli'' i Shilerit
    (Vilhelm Teli: Friedrich von Schiller, pėrkthyer prej Skėnder Luarasit,
    botim i parė mė 1934, botim i dytė mė1936, ishte pranuar si tekst shkollor prej Ministris s'Arsimit.)
    Skėnder Luarasi shkruan nė artikullin "Shileri nė Shqipėri"
    Dhjetė vitet e fundit, pėrpara ēlirimit tė Shqipėrisė kur tė gjithė fuqitė progresive tė popullit u bashkuan pėr tė shpėtuar atdheun, Shileri u bė pėr rininė shqiptare, pranė Shekspirit, mė i njohuri dhe mė i dashuri poet i letėrsisė botėrore. ''Vilhelm Teli'' i Shilerit, krah pėr krah me ''Vargjet e lira'' tė Migjenit tonė tė pavdekshėm, e entusjazmoi rininė t'u kundėrshtonjė armiqve tė atdheut dhe u ndihmoi partizanėvet nė rrugėn e fitores sė tyre. Prej dramave tė Shilerit, i pari pėrkthim identik i plotė nė gjuhėn shqipe ėshtė ''Vilhelm Teli''Shtypshkronja ''Gutemberg'' nė Tiranė e botoi mė 1934; dhe nėnshtypja qė u bėri lexonjėsve , sidomos studentėvet,ish e jashtėzakonshme.
    Njė mot e gjysmė mė vonė, njė grup studentėsh u interesua pėr botimin e dytė tė ''Vilhelm Telit'' (Stamles, Durrės1936) dhe tė pesėmijė ekzemplarėt u ēdukėn nė kohėn mė tė shkurtėr prej librarivet. Redaksia e ''Flagės'', revista e tė rinjve nė Korēė, e shprehu mendimin e saj nė artikullin kryesor nė Qershor 1935 kėshtu: ''Letėrsia jonė e varfėr u pasurua tani me shqipėrimin e denjė tė njė vepre klasike nga mė tė mirat e literaturės gjermane,''Vilhelm Telit''
    ''Kjo dramė e famshme ėshtė pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt e botės me kulturė. Dhe nuk e ka humbur aspak rėndėsinė e saj tė, parė; se kjo ėshtė njė kryevepėr ku mbrohet liria dhe tė drejtat e njeriut, tė cilat janė tė vjetra sa edhe ekzistenca e njeriut vetė. ''Vilhelm Teli ka dalė kaq mirė nė shqip, sa duhet tė ndjejmė njė farrė mburrje qė gjuha jonė qėnka e zonja t'I japė bukur nė kuptimin e tyre tė plotėe tė gjallė ndjenjat mė tė larta e mė tė thella tė zėmrės njerėzore.Kjo vepėr klasike nga njė prej poetėve mė tė mėdhenj tė Gjermanisė ka dalė kaqė shqip, sa na duket njė vepėr shqiptare. Ne ua rekomandojmė gjithė miqvet tė letėrsisė shqiptare,veēanėrisht studentėve tanė.Atė duhet ta kėndojnė dhe jemi tė sigurt se do tė na jenė mirėnjojtės''.(*)
    Me pėrjashtimin e shtypit klerikal nė Shkodėr, gjithė fletoret e tjera shqiptare e pėrshėndetėn botimin e ''Vilhelm Teli'' nė shqip me gėzim tė madh. Ndodhi pikėrisht nė atė qytet tė Shqipėrisė sė veriut, ku Mesjeta dhe Barbaria punuan bashkė krah pėr krah pėr tė shtypur qė nė ckallua ēdo mendim humanitar e tė lirė qė ''Vilhelm Teli'' i Shilerit e mbushi rininė e tė tri feve tė ndryshme dhe i ngjalli ndjenjėn pėr detyrat e saj kundrejt atdheut tė pėrbashkėt. Nė hartimin shkollor ''E vjetra shėmbet, kohėt po ndryshojnė;njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash'', tė cilin mėsonjėsi i gjuhės ua dha nxėnėsve tė tij nė klasėn e pestė nė Gjimnazin shtetėror tė Shkodrės mė 19 qershor 1935, gjimnazisti Qemal Stafa, shkroi, ndėr tė tjera: ''Shileri e kishte kuptue tė vjetrėn.Edhe ne e kemi kuptue…Kemi besim nė vetėvete, prandaj guxojmė''
    ''Vilhelm Teli'' u bė libėr kėndimi pėr shkollėn shqipe dhe pėr inteligjencėn e re shqiptare Pjesė tė tėra tė dramės u inskenuan dhe u shfaqėn nė teatret e konvikteve.(**)
    (*)(*)Interesant ėshtė artikulli i mėsonjėsit tė shkollės sė mesme Izet Bebeziqi nė ''Kombi'', Vlorė, mars 1938, ku analizon brendinė e dramės ''Vilhelm Teli, pėrdor citate nga pėrkthimi i Skėnder Luarasit, thotė se ''Vilhelm Teli ėshtė botuar nė shumė gjuhė tė kulturės, po nuk guxon tė pėrmendė pėrkthimin shqip dhe emrin e shqipėronjėsit, i cili, nė Brigadat Internacionale, tani pėrfillej si armik i shtetit shqiptar. Bebeziqi e mbyll artikullin e tij pėr Shilerin me fjalėt: ''Shigjetėn e Telit e presin tani plot fise e popuj, qė mjerisht vuajnė nėn thundrėn e tiranėve''.(*)
    (**)(**)
    Fragmente tė shkėputura nga artikulli i Skėnder Luarasit: Shileri nė Shqipėri.
    "Fjala shqipe'', Skėnder Luarasi, f.121-128.
    --------------------------------------------------------------------------------------------
    ''Vilhelm Teli'' i Shilerit tėrhoqi edhe vėmendjen e Migjenit.
    Studjuesi Vehbi Bala shkruan:
    Pėr kuptimin e formimit tė pikėpamjeve tė tij ( Migjenit) mbi botėn dhe shoqėrinė njerėzore do tė na shėrbejnė edhe nėnvizimet shumė interesante qė do tė bėjė nė veprėn Vilhelm Teli tė F.Shilerit, tė shqipėruar nga Skėnder Luarasi …
    Te vepra e F.Shilerit ’’Vilhelm Teli’’ai ka nėnvizuar shprehje tė tilla, qė vlejnė pėr tė njohur botėkuptimin e tij:
    Mė kullon shpirti gjak pėr tėndin popull
    po vuaj un’ me tė, kaq fort e dua
    pėr urtėsin‘ dhe trimėrin’ e tij…
    Kudo ka mjerime..
    Dhe vetė malet zunė e tunden? S’paska
    Asgjė tė palėkundshme mbi dhe…
    …lufta ‘sht, kush do jetė i zot
    I kėtij vendi, bujku apo kaizeri?)
    (*)Vehbi Bala Migjeni:Portret-monografi, viti 1974. f.21, 47.

    Ndėrsa studjuesi Moikom Zeqo shton:
    '' Nė bibliotekėn e Migjenit libri mė i nėnvizuar me laps ėshtė ‘’Vilhelm Teli’’ i Shilerit, shqipėruar nga Skėnder Luarasi…Ēfarė i ka tėrhequr vėmendjen Migjenit?…
    Nė faqen 39, vargjet: Do flakėroj e ndezur shenj e zjarrit/Dhe bėhen hi kolonat e Tiranve…f..92: E vjetra shėmbet ,kohėt po ndryshojnė/Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash…Pasazhet qė ka nėnvizuar Migjeni janė tepėr kuptimplotė
    (*) Moikom Zeqo, Mozaik migjenian , Nėntori, Nr.10, viti 1981, f. 134)

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •