Petro Luarasi
Ne internet, tek periodiku Shqipėria Etnike dhe ne sajtin Shkodra Ws, z.Agron Luka i biri i Gjovalinit, publikoi shkrimin me titull Vargjet e Lira mė 1936 nuk u ndaluan e nuk u censuruan te periodikut Shqipėria Etnike me plot te paverteta mbi Migjenin, studjuesin Skender Luarasi dhe familjen e tij. Por mbi te gjitha ai me vetedije falsifikon te verteten e mirenjohur qe babai i tij pervetesoi dhe deformoi krahas te tjerave edhe shtate novelat e pabotuara me pare te Migjenit, te cilat i kishte dorezuar Skender Luarasi, kunati i Migjenit per botim, ne vitin 1948. Ne keto rrethana detyrohem te sqaroj te verteten me te njejten gjuhe e etike
Vepra e Migjenit dhe vetdemaskimi i Agron Lukės
Fenomeni Agron Luka
Nga rrethanat u njoha disi vonė me shkrimin e radhės tė Agron Lukės tek periodiku Shqipėria Etnike me titull Vargjet e Lira mė 1936 nuk u ndaluan e nuk u censuruan (publikuar nga Shkodra.Ws). Ai e bėnte pėrshesh emisionin nė Top Show tė Alban Dudushit, me rastin e 70-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, zbulimin e Elsa Demos sė Shekullit dhe pėrpiqej tė maskonte shkakun e vėrtetė tė tėrbimit te tij e vijimin e ligjėratave 6-vjeēare tė sajesave dhe harresave qė i kemi sqaruar me kohė. (Nė artikujt: Cektina intelektuale dhe shpifjet nga halli, RD, 30.4.2003; Migjeni nė shtratin e Prokrustit, Shekulli, 29.5.2003, Dritėhijet e Shuteriqit dhe qitapi i babės, Albania, 29-30-31.5.2003, Shakaja e Agron Lukės dhe vepra e Migjenit, Korieri, 23.11.2005)
Tek Korieri, e demaskova me fakte bllofin e Agronit me tė ashtuquajturin diskutim-kritika origjinale e Skėnder Luarasit (Vepra e Migjenit. Kritikė e bibliografi, pa emėr, Nėntori, nr.5, 1954, f.125-130) qė rezultoi njė kritikė e zakonshėm e redaksisė sė organit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, si pėr ēdo botim, Pra kjo ishte nje sajese e turpshme e radhes nga ana e Agron Lukes por aspak diskutim i Skender Luarasit dhe atij nga faktet iu kyē goja nja tre vjet.
Por Agroni tani shkruan: Petroja i sigurtė nė fitore, mė propozoi njė shtyrje tė re pėr afro tre vjet, sepse angazhohej pėr botimet dhe pėr hatrin e migjenologjisė unė pranova (Ha-ha-ha, i qeshi xhirafa miushit tė qypit tė Faik Konicės, nė fabulėnXhirafa dhe Miu tek artikulli im i Korierit Shakaja e radhės mė 23.11.2005). Nė kete artikull i shkruaja: Sėmundja do doktor, historiani do fakte, lexuesi do material tė kėndshėm por shoh me keqardhje qė tani pas tre vjetėve, i ka rėnė mjaft takati, nuk po i pėrtyp mė faktet, nuk sheh, nuk dėgjon por veē rend pas fantazisė sė vet. Kam hallin e lexuesit shkodran se prej Agronit po bėhet bajat edhe Migjeni.
E ēti thuash seriozes Shqipėri Etnike pėr gaztorin dhe ato qyfyret e tejzgjatura tė Baron Minhauzen-it (u fut me mushkėn nė batak dhe beson se shpėton duke e tėrhequr veten nga flokėt!)
Se ēfenomen pėr qytetin e traditave tregtare e kulturore: rėnkon se nė diktaturė tregtarėt e mendimtarėt u vranė e sakatosėn, nė burgje, internime e ēmendina dhe pėrzgjedh leshkon si ikonė tė gjallė tė persekutimit dhe shenjtėrimit tė fjalės sė lire! Tė reklamosh banalitetet e Agron Lukės si kryevepra tė pjekurisė ėshtė mėkat i madh ndaj paraardhėsve dhe pasardhėsve tė inteligjencės shkodrane!!!
Tė thėna e tė provuara.
Qė nė krye e kam kėshilluar Agron Lukėn, tė matet kur pėrmend Migjenin, madje mė mirė tė mos ndihet, meqė babai i tij e ka njė peng huazimi dhe sakatimi tė veprės sė Migjenit mė 1954. Kėtė dėshmon edhe i preferuari i tij si shahit, Dhimitėr Shuteriqi: Migjeni ka njė botim tė keq tė veprave tė tij mė 1954 (nga Gj.Luka); ka edhe njė tė mirė, nga Skėnder Luarasi, mė 1961. (Dh.Shuteriqi, Marin Beēikemi dhe shkrime, f.305, v.1986).
Ndė e ka ves, le tė bėhet anonim e tė pėrfitojė eksperiencėn e atyre kapuēonėve tė zinj tė hundės sė thyer dhe pllakės sė varrit, sepse edhe sikur ta dojė vėrtet Migjenin e sado mirė tė flasė pėr tė, mileti do tė thonė: E, mo, na llafos ai djali i Gjovalinit, i cili mė 1954 ia bėri Kush tė do tė mirėn nuk do qė tė kujtohen veprat e kėqia, por tė mirat, nė rast se ke. Kjo logjikė ndiqet edhe pėr kapacitetet letrare si E.Koliqi e A.Pipa e jo mė pėr Gj.Lukėn. Bėhet mirėsi kur nuk iu pėrmendet emri pėr pasaktėsitė ndaj Migjenit (si teza Migjeni serb nuk dinte shqipen shkroi pėr shkak tė sėmundjes nuk njihte realitetin qė ende helmatisin historinė e letėrsisė shqipe apo gjuhėn e ndonjė truthari shqiptar apo tė huaj. Ndėrsa E. Koliqi e ndonjė tjerėr nuk mundi (apo nuk deshi) ti rishihte tezat e tij, A.Pipės i pėrmenden me nderim studimet e moshės sė pjekur pėr Migjenin. (Kam botuar njė letėr tė Arshi Pipės qė ma dėrgonte mua mė 7.1.1992 ku ai pėrmendte me respekt mėsuesin e tij tė letėrsisė S.Luarasi e ku shkruante:Studimi im shkruar frengjisht mbi Migjenin Mythi i prendimit nė poezinė e Migjenit, 1971, ėshtė bazuar nė vėllimin Migjeni-Veprat (1961) tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi (Drita, 16.1.2000, f.12). Por ja qė Lukajt, vėllai nė Australi e ajo mėsuesja e letėrsisė nė Shkodėr tregojnė se dinė mė shumė e mė saktė migjenologji duke barazvlerėsuar faktet me supozimet.
Kėshtu veprojnė disa edhe kur diskutohet pėrvetėsimi nga Gjovalin Luka e disa tė tjerė tė shkrimeve tė Migjenit qė Skėnder Luarasi i kishte ēuar pėr botim (pėrmbledhja Migjeni, 1948).
Duke lėnė mėnjanė historitė e gjata, tė cilat i kam trajtuar mė parė, po fiksoj thelbin e ēėshtjes nė provėn mė bindėse: Ku i gjetėn ata novelat e gjata tė Migjenit tė pabotuara mė parė qė i kishte nė original familja, Olga Nikolla- Luarasi dhe i shoqi.
Skėnder Luarasi akuzon se ia pėrvetėsuan dhe kėshtu e ka shkruar edhe nė botimet e Migjenit (1957,1961) ku pėrmend Gjovalin Lukėn.
Ndėrsa tani Agron Luka akuzon Skėnder Luarasin pėr mashtrim dhe pretendon se i ati, Gjovalin Luka, e kishte vetė njė kopje, pa sqaruar se nga e kishte gjetur. Ai i referohet edhe njė replike tė Dh. Sh. (ndaj shkrimeve tė D. Kaloēit tė bazuara nė kujtimet e Skėnder Luarasit) ku shkroi se dy prozat qė i botoi pėr hesap tė vet Shuteriqi i kishte marrė tek arkivi i Institutit tė Shkencave. Nė rrethanat e konfliktit tė interesit dhe nė moshė tė thyer ai deklaroi:
Mė 1945, menjėherė pas ēlirimit, Instituti I Shkencave, i bleu tė shtatė prozat e quajtura tė gjata tė Migjenit. Migjeni qė nė atė kohė, u vu nė qarkullim tė plotė, me ēka dihej tė kishte lėnė si vepra (Dh. S.Shuteriqi Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit17.5.2003, f.12-13 Gazeta Shqiptare)
(Kjo bie ndesh me te verteten e cituar me poshte tek Vepra e Migjenit. Kritikė e bibliografi, pa emėr, Nėntori, nr.5, 1954, f.125-130) kritika e e redaksisė sė organit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve)
Meqė bėhej fjalė pėr nderin e Skėnder Luarasit dhe ai nuk ishte gjallė, botova disa fragmente nga kujtimet e tij Ckam parė e ēkam dėgjuar tek gazeta Albania (29-30-31.5.2003) dhe Korieri (23.11.2005) me sqarime e dokumentat pėrkatėse.
Po Agroni shprehet: Ti dhe as motra jote nuk e patėt kurajon ti pėrgjigjeshit flakė pėr flake prof. Shuteriqit dhe as sa qe gjallė, por e kapėrditė kėtė me turp! Pse nuk e hape gojėn more trim atėhere, po kėtu te Korrieri e ke hapur ēorap Nuk dimė as ndonjė trim migjenolog , qė ta ketė kundėrshtuar Shuteriqin!
E ēti bėj qė i ka tė errur sytė e mendjen. Tre numra tek gazeta Albania (Dritė-hijet e Shuteriqit ), tek Shekulli (Migjeni nė shtratin e Prokrustit) pėr tė nuk ekzistojnė!
Ndėrsa pėr mua u bė njė brengė e madhe se pėr tė sqaruar mė mirė disa pasaktėsi e ēoroditje, pėr hesapet e Lukes i prisha qetėsinė disa tė moshuarve tė tjerėve. Nė ato materiale marrin pėrgjigje shumė nga thashethemet qė i pėlqejnė Agronit i cili bėn sikur skupton as materialet qė i ka botuar vetė. Apo mos ia tregon, shkruan e boton dikush tjetėr? Le ta thotė se i falen gjynahet.
Tė tallesh me veten.
Nė shkrimin e tij Zbulohen diskutim-kritika origjinale e Skėnder Luarasit mė 1954 dhe pėrgjigja e Gjovalin Lukės,(Shqiperia etnike, nėntor 2005 dhe internet) ai pėr herė tė parė publikoi dy dokumente, tepėr tė rėndėsishme, me tė cilat padashur zbardhi tė vėrtetėn dhe sterrosi veten. Atje shkruhen qartė qė nė Arkivin e Institutit tė Shkencave ndodheshin 6 poezi, origjinale tė Migjenit, tė shitura nga familja, ndėrsa 7 novelat e gjata gjendeshin ende tek familja e Skėnder Luarasit. Kėtė fakt e pranon dhe vetė Gjovalin Luka tė cilit i kishte mbetur kopja e daktilografuar e prozave nė dorė( material i Skėnder Luarasit i vitit 1948) e spo dinte si ta justifikonte burimin nga I kisjin mbire ne dore.
Ndaj dridhej e pėrdridhet Agron Luka tek pėrpiqej qė njė kritikė tė redaksisė sė revistės Nėntorit ta serverte si Kritika origjinale e Skėnder Luarasit dhe nė artikullin vijues, kur ia kapa kokėn hilesė e pranoi qė edhe ai e mendonte se mund tė mos ishte kritika e Skėnder Luarasit, por megjithatė (?!)
Nė pėrgjigjen time (Shakaja e radhės me Migjenin, Korieri, 23.11.2005) sqarova:
Pėr dijeni tė lexuesit, i ashtuquajturi zbulim arkivor i Agron Lukės, mund tė lexohet gėrmė pėr gėrmė nga kushdo, edhe nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve (Nėntori, nr.5, 1954, f.125-130, pa autor, Vepra e Migjenit''. Kritikė e bibliografi).
Citojmė: Gj.Luka nė botimin e Veprave tė Migjenit ėshtė pėrpjekur tė na japė tekstin original, duke korigjuar vetėm ndonjė gabim shtypi torigjinalit duke pėrdorur pėr saktėsimin e tekstit, edhe njė dorėshkrim - pėr fat tė keq, redaktonjėsi nuk na thotė se ēqe ky dorėshkrim- qėatij i ka rėnė nė dorė Veēse redaktonjėsi mundi tė ketė vetėm njė kopje tė daktilografuar tė kėtyre dorėshkrimeve e nuk mundi tė bėjė korrektimin e kėsaj kopje nė bazė torigjinalit.(1)
Po kėshtu, ai nuk pati parasysh edhe dorėshkrimin e 6kėngėve tė fundit qė u botuan mė 1944, si shtojcė e Vargjeve tė Lira e qė i bleu kėto kohėt efundit, nga familja e poetit Arkivi Historik i Institutit tė ShkencaveRedaktori nuk pat mundėsinė tė pėrdorė origjinalin qė bleu tani vonė A.Historik.
(Pra provohet se familja e Migjenit kishte shitur dorėshkrimet e 6 kėngėve tė fundit dhe jo 7 prozat e gjata siē pretendonte Shuteriqi Shėn. i P.Luarasit)
Gjėja mė e re e mė me rėndės qė sjell ky redaktim i veprave tė Migjenit, ėshtė botimi i 5 nga 7 ( familja thotė se janė 8 prozat epanjohura tauktorit). Dy prej kėtyre i botoi nė gusht1953, revista Letėrsia jonė'': Tė ēelen arkapiatdhe Studenti nė shtėpi
( Pra theksohet qė kėto dy proza nuk janė nga ato qė iu shitėn A.Historik siē pretendon Dhimitėr Shuteriqi . Shėn. i P.L.).
Po me sa duket, edhe kėto tregime u botuan me gabime tė shumta. Ne nuk mund tė flasim pėr kėto gabime, sepse nuk e njohimorigjinalin. Po kėto gabime mund tishin evituar,sikur familja tė vinte nė dispozicion tė redaktonjėsitorigjinalin.(2)
Pėr tekstet e pabotuara duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qėfamilja e ka pėr detyrė morale ti verė nė dispoziciontė studjonjėsve (3)
Nga teksti i mėsipėrm korsiv shihet qė:
1. Gjovalin Luka zotėronte vetėm njė material tė pakorrektuar tė novelave tė panjohura e mė gjerė qė nuk ishte nė gjendje tia tregonte burimin dhekuptohet qė pa burimin origjinal nuk mund tė bėnte korrektimin e duhur.
2. Shkrimi kritik nuk mund tė jetė i SkėnderLuarasit pasi ai ishte pjesėtar i familjes Migjeni (ikunati) dhe qė i dispononte origjinalet mbi bazėn e tėcilave bėri krahasimet e korigjimet e botimit tė Gj.Lukės.
Ato janė pasqyruar edhe nė kritikėn e Skėnder Luarasit, njė kopje tė saj ia kam dorėzuar qė mė 2003 Agron Lukės.
Atje provohen jo vetėm qindra gabimet ortografike por edhe ēapėlimi i tekstit original nga Gjovalini.
Ndėrsa pėr kritkėn e Gjovalinit shkrova:
E quaj tė tepėrt tė zgjatem nė komentimin e kritikės sė Gjovalin Lukės qė e marr tė mirėqėnė, ku pohon katėrcipėrisht: Se devijimet nga vepra e Migjenit me disa nga komentete papėrshtatshme ''ishin puna e tij origjinale''; seGjovalini nuk e kishte parė ndonjėherė me sy origjinalin ( e te 8 novelave tė pabotuara etj. Pa sqaruar se kopjen ku e gjeti?); supozonte, me tė drejtė e largpamėsi se ai origjinali ''mund tėgjendej'' nė sėndukun ''misterioz'' tė SkėnderLuarasit ( pika 12). Dhe vėrtet atje u gjend e upėrdor nga Skėnder Luarasi pėr korrekturėn e botimin esaktė tė veprės sė Migjenit mė 1957 dhe mė pas shkrimet origjinale tė Migjenit ia dhuroishtėpisė-muze nė Shkodėr qė tė shiheshin e pėrdoreshinnga tė gjithė studjuesit, fjala vjen nga Moikom Zeqo e Rinush Idrizi, qė nė punimet e tyre ua kanė bėrė edhendonjė koment a foto.
I ēuditshėm ėshtė fakti qė Agron Luka nuk e ka lexuar me ''vėmendje'' ( apo s'ka dashur dashur t'ia kapė mendja) kritikėn e tė atit. Ajo u referohet qartė (siē duket nga termat e materialit) tezave zyrtare tė kritikės sė redaksisė sė botimeve ( qė s'kanė tė bėjnė fare me ato tė S.Luarasit, as nė formė, as nė pėrmbajtje). Sidomos kuptimplotė ėshtė fjalia e Gjovalinit: ''Si mund tė mė kėrkohet mua qė duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qė familja ( e Migjenit) e kapėr detyrė morale t'I verė nė dispozicion. Mua mė duket se as sot e kėsaj dite ne nuk dimė sa dorėshkrime ka i mistershmi Skėnder Luarasi. As unėdhe asnjė shok s'ka mundė t'i sigurojė kėto dorėshkrime deri mė sot PLOTESISHT''.
Siē duket Gjovalini ''e shet'', por i biri se jep, provėn e sė vėrtetės.
Nė fund Agron Luka shkruan:
Z. Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Z. Petro Luarasi e keni fjalėn ju!
Nuk e di se ēthotė motra ime pėr kėtė, por unė pėr hesapin tim po i them: O Agron Gjovalin Luka, pse e turpėron babanė. A tė funksionojnė tejqyrat dhe kaplloqja o burrė? (Pėr hiset e tua doli fjale edhe Shuteriqi)
Rrenat e radhės
Agroni pėrdor ēdo mjet pėr tė pėrmbysur logjikėn e fakteve dhe trillimet i sheqeros me shprehje nderi, bese e burrėrie e atdhetarie.
Qė nė replikėn e parė i kam bėrė thirrje tė ketė mė tepėr respekt pėr personalitetet e mirėfillta kombėtare dhe kur sdėgjoi ia bėrė njė bejte me Miun e Xhirafėn dhe prap iu pėrdrodh gjuha. Ndaj shpifjet po ia kthej me fakte safi nga shtypi i ditės. (qė tė mos dėrdėllisė mė se i ka thėnė Neritani)
Si kandidati pėr deputet i Partisė Demokristiane Agron Luka predikonte Zotin e ua lypte votat besimtarėve katolikė duke u krenuar me njė farefis tė shek.18-tė, arqipeshkėv i Tivarit, pa menduar se ēu ka punuar i ati kėsaj grigje. (Irhan Jubica nė artikullin Njė varr pėr tė vėrtetėn e eshtrave tė Fishtės Milosao, 20.8.2007 citon librin e At Konrrad Gjolaj, ēimarėt,1996, Gjovalin Luka me tė tjerė ishin njerėzit mė aktivė tė kohės nė krye tė luftės kundėr fesė dhe njerėzve tė fesė.)
. Meqė pėrmend Fishtėn, atė shpifjen se Skėnder Luarasi ka qenė kundėrshtar i Patėr Fishtės nga ēbatak e ka peshkuar? Kur Skėnder Luarasi takonte e pėrkrahte Fishtėn nė kohėn e monarkisė Lukejt i turreshin qypit!
Po ato marifetet e stanit tė sigurimsave dhe urrejtjen e verbėr ndaj Kadaresė mos ia ka injektuar ajo zoēka A e kullėzės sė Lasgush Poradecit me ato aventurat mbresėlėnėse tė pėrshkruara nga penat Kadare-Lalaj. Ajo ia ka rregulluar politikėn me kardinalėt dhe biografinė me Vatikanin? Ndėr produktet e trurit tė menderosur (e kush i mban mend tė gjitha) ka shpifje tė sojit Skėnder Luarasi konsiderohej si i grupit Malėshova-Dėshnica-Xoxe etj dhe ishte kushėri I KoēI Xoxes ( citoj: e ēfarė mund tė kishte pėrrallisur Luarasi aso kohe dhe qė i autoēensuroi dhe i zhduku vetė, sapo ra nga fiku Xoxia i Madh, kushėri i Luarasėve ) (Vargjet e lira, 6.10.2008) ndėrsa nė tė njėjtėn kohė thotė se S.Luarasi ia dedikonte jetėn qytetarit tė Nderit tė Mallakastrės, (M.Shehut) (qė dihet se ishte kundėrshtari mė i madh i K.Xoxes?!)
Kushdo qė tė jetė K.Xoxe, o mendjeshkurtėr-gjuhėgjatė, nė farefisin e tij (qė nuk lidhet kurkund me fisin tonė Kostallari-Luarasi) bėjnė pjesė edhe vėllezėrit Harallambi-Negovani, Spiro Ballkameni, Sotir A.Xoxe etj., martirė e financues tė kishės, shkollės shqipe e ēėshtjes kombėtare Ata kanė kontribuar shumė mė tepėr me gjak e pasuri pėr Shqipėrinė Etnike se ata tregėtarėt nga Lukiēi, dhe pasardhėsit e Xoxeve duhet tė jenė krenarė pėr kėtė.
- Po atė termin agjent i Kominternitpse e lė jetim e nuk ia bashkangjit Gjovalin Lukės? Apo e harrove qė ke shkruar Aty nga vitet 1936,1937,1938 e mė pas, nga Gjovalin Luka nga Parisi, nga Torino e nga Livorno, u sigurua njė literaturė e madhe komuniste. Veēanėrisht, literatura e 1936-1937 pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė materialeve tė Kongresit VII tė Kominternit pėr "Frontin Popullor Antinazifashist", libra tė klasikėve etj. (Tullėn e bazamentit Evropės ia vuri kristianizmi -- nga Agron Luka, Historian nga Shkodra )
-
Po vetė e ke shpallur rolin e tyt eti si korier sekret i ambasadės sovjetike nė Tiranė ( ta them se mbahej edhe si mik besnik i titullarit tė saj, Ch..) dhe hafie e Enverit pėr damkosjen ekstreme tė Koēit prandaj ai atė ditė tė bukur feste e rrahu publikisht nė Pallatin e Brigadave. Ndėrhyri Enveri qė e shpėtoi. Ke shkruar se Gjovalini materialet qė i adresoheshin Koēit ia jepte Enverit (sqaroj se bėhet fjalė, mbi tė gjitha, pėr dokumentat historike tepėr tė rėndėsishme te InformByrosė dhe letrėn e PKBS pėr prishjen e marrėdhėnieve sovjeto-jugosllave dhe tradhėtinė e Titos, por edhe udhėzimet e ambasadorit pėr tė preferuarin e tij K.Xoxe.) Ndėrsa Koēit iu vonuan kėto informacione, Enveri fshehtas lypi e mori garancitė nga Stalini, pėrgatiti strategjinė, terrenin e taboret e tij, organizoi fushatėn e kurbaneve dhe i lau duart me agjentėt titistė Xoxe e Co. Desh e pėsoi keq edhe ambasadori sovjetik nga Stalini kur ai u pėrpoq tia shpjegonte se proletari Xoxe ishte komunist i vendosur dhe besnik i Bashkimit Sovjetik. (Nga Dokumente sekrete tė Kominternit, botim nė shqip). Por po tė kishte qenė njė tjetėr korier sekret ndoshta ngjarjet do tė rridhnin ndryshe edhe pėr familjet Xoxe dhe Luka. Ato pėrrallat Xoxe-antisovjetik dhe agjent vlleh antishqiptar shko tregoja ndonjė tjetri, o Agron Luka, dhe jo fisit Xoxe pėr tė justifikuar pelivanllėkun e Gjovalinit. Kur Agroni (apo Gjovalini) ankohen se diktatori nuk ua shpėrbleu me mirėnjohje (edhe pse Gjovalini shkeli detyrėn dhe besėn e mikut ambasador) do tu citoja fjalėt e Stalinit:Nuk e njoh kėtė zakon qensh (Kujtimet e sekretarin tė Stalinit). Gjovalini pati goxha ofiqe e gėzoi jetė deri mė 18.7 1955, ( Deputet i Shkodrės, anėtar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė R. P. Sh., pėrfaqėsues i Komitetit Shqiptar pėr Mbrojtjen e Paqes etj.)
(ndonjė mund tė thotė se nuk qe budalla Enver Hoxha qė ta mbante pranė mė gjatė, sepse njė ditė tė bukur mund tia punonte edhe atij si Xoxes, fjala vjen tek Mehmet Shehu dhe Hrushovi)
Sa pėr atė pėrrallėn tjetėr me dr.Gjatėn, ai nuk sillej si duhej ( sa nje here e shtyu edhe nga shkallet) me heroinėn e Luftės sė Spanjės, Justina Shkupin, e cila ato kohė kurohej nė spital. Ajo e tha njė llaf tek Mane Nishova qė ia tregoi vendin doktorit nė rrugė administrative (ka shumė mundėsi edhe me dijeni tė Mehmet Shehut). Pse ēpadrejtėsi ka kėtu?
Ndersa nė lidhje me tolerancėn e atdhetarinė e Agron Lukės mjaftohem tė citojme Deklaratėn e Myftinisė sė Shkodrės: masha tė tilla si Agron Luka dhe shokėt e tij tė futur nga tė tjerė, gjithashtu nuk po reshtin sė vepruari qė tė provokojnė dhe nxisin urrejtje dhe konflikte ndėrfetare(Deklarate e Myftinise Shkoder , e shtunė, 19 gusht 2006 ).
Pėrmbyllje: Bisedė intime
OAgrontornitor-komedian-historian-gjuhėtar-tregėtar- matematicieni u tallavite si shumė o burrė, e kudo mbete toē.
Na e bėre lėmsh edhe matematikėn duke ngatėrruar postulatet me teoremat, ekuacionet me mosbarazimet dhe termat realė me irealė. Tash po ngatėrrohesh edhe me nocionet elementare tė shahut, cung-zvang-un, patin dhe matin! E na hiqesh si grosmjeshtėr. Tė kam bėrė gjithnjė mat, ti kam pranuar gjithė revanshet, tė kam mėsuar lojra e kombinacione tė vjetra e tė reja e pas tre vjetėsh prap ke mbetur bylmez E ētaksirat kam unė tė humb kohė me ty kur kam aq shumė punė tė tjera pėr tė bėrė. Tė paktėn nė matēin e radhės hajde I pėrgatitur, mėso mė mirė me kė ke tė bėsh, ēdiplomim ka, ku punon, kush ndihmon me informata e botime se boll I re nė qafė pa tė drejtė Angjelinės e Neritanit. Hap internetin, shko edhe tek kompjuteti i bibliotekės Kombėtare tė shohėsh se kur dhe ku botoj dhe mjaft me marrėzitė: tė tha Angjelina, tė informoj Neritani, te Gazeta Shqiptare Kaloshit i tha Neritani, tek RD- Patozit i ndėrhyri po Neritani, tek Albania, Shekulli, Korieri, Republika, Shqip, 55, Panorama, Ndryshe, etj. po Neritani. Pse merr kot poza dedektivi privat. Spaska punė tjetėr Neritani vetėm tė merret me shkrimet e mia e avazin e Gon Lukės . Unė kam edhe motėr e vėlla tjetėr, miq e farefis. Pėrmendua ngandonjėherė emrat se u ngelet hatri! Kėshtu bėhesh edhe mė I besueshėm e mė I rėndėsishėm pėr lexuesin se gjithė luarasllinjtė po merren me ty. Po ti, mor burrė, si e nxorre zbuluar Pjetrin e ndjerė tek RD dhe shqetėsove dynjanė gjer nė Australi? Unė nuk botoj si ty, me ndėrhyrje, po ku mė do e kur mė do qefi, veēse pa bezdi. Ngandonjėherė qeras me ndonjė kafe. Po e pata materialin e gjatė, e shfaq nė internet ku mund ta shuaj edhe etjen pėr publikim dokumentash edhe dialogun-chat-.
E vazhdojme debatin si e ku ta doje qejfi veē te na garantohet vijueshmeria pa nderprerje e redaktim .
O Agroni i Lukejve nga Lukiēi i Shestanit!, po me Elsėn e Shekullit, ēpate xhanėm? Ajo si gazetare e pėrkushtuar zbatoi porosinė (pse ēdo ti qė tė ngelet pa punė?!) pėrhapi vetėm lajmin e zbulimit nė Bibliotekės Kombėtare dhe as nuk e ciku thelbin e ēėshtjes se kush e pse i ndaloi Vargjet e Lira mė 1936. (Mirė qė nuk tė shkau gjuha tė pėrmendje edhe Mjeshtrin e Madh, o derėzi, se ai qė ktheu shenjtoren nė kurbatkė, kryetrimin nė rrjepacak e pllumthin nė shqiponjė, me njė pėshpėritje tė bėn pluhur e hi, me rob e katandi e nuk kanė se ku tė shprehin gjindja njė ndje zot.)
- Atė thashethemin financiar, qė e di se nuk e ke shpikur vetė, adresoja prurėsit mė tė parė e laji duart e qetėso shpirtin.
Jo Elsa, por edhe ti, historiani i mirėfilltė, ndė e ditsh tė vėrtetė nuk e thua se tė ngrin gjuha e biografia.. Pėr informacion mė profesional ēap nė Tiranė, tako dr. Malosmanin e nėnėn e tij tė nderuar, pyeti se kush i parapagoi Vargjet e Lira, kush interesohej pėr botimin dhe kush ia kėrcėnoi e mallkoi babėn kur rrodhėn libra tė bllokuar nga magazina. Por mos harro kryesoren: me kėtė rast ai tė ekzaminon mirė simptomat e sėmundjes (tėrbim, errje sysh, pėtēartje, harresa ) dhe tė gjen ilaē nėse tė shkaktohen nga diabeti apo gurėt nė veshka. Ma dėgjo llafin: Kush ka shėndetin, ska zili as mbretin!
(Kėsaj radhe nuk po tė englendis me humor e poezi se nuk tė lejon shėndeti qė tia ndjesh lezetin).
Npritje pr(h)abere tmira, tfalmeshnet,
Petro i Skėnderit tė Petros tė Ninit tė Petros tė Kostės nga lagja Kostallarė e Luarasit, bash tė tumave ilire tė Kolonjės.
Petro Luarasi
Krijoni Kontakt