“Amaneti i Eqerem Bej Vlorės, kur vdiq nė duart e mia nė Vjenė”

Intervistoi: Roland Qafoku

Hana Kėlcyra tregon momentet e fundit tė Eqerem Bej Vlorės, teksa ishte duke shkruar kujtimet e tij nė Vjenė, ndėrsa kėrkonte tė mos vdiste nė Itali. Nisma e Berishės pėr kthimin e eshtrave? “Babai i pėrket Shqipėrisė, por unė nuk mund t’i jap urdhra z. Berisha pėr tė sjellė eshtrat e tij”

Nė politikė nuk ka as miq, as armiq. Sipas politikės ndėrrojnė edhe aleancat. Kėtė thėnie tė Ali Bej Kėlcyrės, vajza e tij, Hana e kujton sot e kėsaj dite, teksa komenton figurėn e Ahmet Zogut, njė “armik” politik i tė atit. E ftuar nė emisionin “Arena” tė gazetarit Roland Qafoku, Hana Kėlcyra rrėfen lidhjet me familjet e mėdha tė Shqipėrisė, tė shumėkomentuarin pakt Dalmazzo-Kėlcyra, apo takimin me Zogun nė pallatin e tij nė Egjipt. Ajo komenton edhe nismėn e kryeministrit Berisha pėr kthimin e eshtrave tė figurave tė shquara nė atdhe, apo vdekjen nė duart e saj tė Eqerem Bej Vlorės. A e ka rikthyer Shqipėria traditėn e familjeve tė mėdha pas viteve ’90? Sipas dijenisė sime, kėto familje jo vetėm injorohen nga qeveria shqiptare, por mund tė them se ato quhen ēifutėt e Shqipėrisė. Ne kemi pasur dhjetė familje tė mėdha, por kam pėrshtypjen se ne jemi tė izoluar, sepse nuk gjej nė asnjė vend qė tė ketė pozitė nė shoqėrinė shqiptare. Asnjė deputet nė Parlamentin shqiptar nuk vjen nga kėto familje. Me sa di unė, dy deputetė i pėrkasin minoritetit grek, por asnjė deputet nuk pėrfaqėson me tė vėrtetė tė djathtėn. Si ndjeheni kur shikoni njė rezyme tė historisė sė familjes Kėlcyra, babait tuaj, apo dhe ju vetė? Unė nuk jam njė personalitet qė hyn e del nėpėr shtėpitė e shqiptarėve nėpėrmjet televizionit. Kjo ėshtė hera e dytė qė jam njė intervistė nė TV, e para ka qenė ajo me Blendi Fevziun. Megjithatė, unė jam e gatshme tė kontribuoj qė tė njihet historia e Shqipėrisė, sidomos ajo e kaluar, e cila ėshtė nė heshtje shpeshherė dhe jo e saktė. Pse duhet qė shqiptarėt tė dinė historitė e familjeve tė mėdha, ēfarė duhet tė na interesojė ne pėr to? Ju intereson apo nuk ju intereson, unė kėtė nuk e di. Por duhet ta dinė sepse kėto familje kanė bėrė Shqipėrinė. Ato kishin mundėsi pėr ta bėrė, mundėsitė kulturore, ekonomike por edhe kishin mbetur tė tilla edhe pas 500 vjetėve tė sundimit osman. Pėr sa i pėrket familjes sonė, ne kemi qenė tė krishterė, para ardhjes sė Turqisė. Kėtu bėhet fjalė pėr rreth viteve 1272, me Andrea Muzhakėn. Si e keni tė vėrtetuar kėtė? Eqerem Bej Vlora mė ka thėnė qė nė arkivat e Napolit ėshtė dekreti qė i ka dhėnė Andrea Muzhakės titullin Konte ti Clissania dhe kishin si detyrė tė mbronin e tė ruanin udhėn e vjetėr romake, qė lidhte Shqipėrinė me Bizantin apo Stambollin e sotėm. Ju folėt pėr familjet e mėdha, por ēfarė i ka dhėnė mė konkretisht nė aspektin historik dhe patriotik familja Kėlcyra, pra nė atė qė quhet ēėshtja kombėtare? Me sa di unė, me prishjen e sarajeve u dogjėn edhe dokumentet qė i pėrkisnin familjes dhe nė to kishte dokumente nė kohėn qė familja ka qenė e krishterė dhe kėtė e di me siguri. Kjo sepse kur babi i vogėl, kurioz, pyeste se ēfarė kishin brenda disa hambarė qė ishin nė shtėpi, tė tjerėt i pėrgjigjeshin “kur kemi qenė ashtu”, pra nuk donin tė thoshin “kur kemi tė qenė tė krishterė” . Ju quheni vajza e Ali Bej Kėlcyrės, edhe pse ky emėrtim nuk ju pėlqen… Mua mė vjen pėr tė qeshur sepse babai, jo vetėm ka hequr dorė nga titulli “Bej”, por kėrkoi qė tė gjithė bejlerėt tė mos e mbanin kėtė titull. Jo vetėm se ky ishte njė titull osman, por edhe sepse me kėtė titull lidheshin edhe shumė detyrime. A e dėgjuan bejlerėt e tjerė babain tuaj? Jo, pėrkundrazi, babai u kundėrshtua shumė nga bejlerėt dhe deri sot kam dėgjuar shumė njerėz qė e akuzojnė se ka tradhtuar klasėn e tij. Kjo mė bėn shumė pėr tė qeshur, por nuk mė prek. Komunistėt, rreth viteve ’41, atėherė kur filluan tė konfrontoheshin me fjalė, nuk e kanė harruar kurrė titullin ‘Bej’ pėr ta quajtur atė si armik. Por idetė teorike tė komunizmit afroheshin shumė me idetė e babait tim, por vetėm njė gjė i ka ndarė dhe ajo ishte Kosova. Pėr tė gjitha ata qė nuk ju njohin mirė, a mund tė na tregoni lidhjet e familjes suaj me familjet e tjera tė mėdha? Familja e Kėlcyrės ka pasur tė bėjė me oxhakun e Frashėrit, jo me vėllezėrit Frashėri, por me oxhakun e bejlerėve dhe me Mehdi benė, qė ishte mė i njohuri prej tyre. Stėrgjyshja ime apo gjyshja e babait, Hanko Shega vjen nga ajo familje. Familja ka pasur lidhje edhe me Libohovajt, pasi sarajet janė bėrė nga Hebejtulla Hanemi, e cila ėshtė mbesa e Ali Pashė Tepelenės, ose vajza e motrės. Ajo ka qenė martuar nė familjen Libohova. Lidhje kemi pasur edhe me familjen e Faik Konicės, edhe pse ai kundėrshtonte shumė familjen tonė. Ndėrkohė kemi qenė tė lidhur edhe me Vrionasit. Nėna ime ishte pjesė e kėsaj familjeje, duke qenė vajza e Sali Pashė Vrionit nga Berati. Motra e madhe e mamasė u martua me Muhamed bej Kėlcyrėn, qė ishte xhaxhai i babait. Diferenca mes motrės sė madhe dhe mamasė sime ishte 17 vjeē, ndaj dhe ato u martuan me xhaxhanė dhe me nipin brenda familjes Kėlcyra. Ndėrkohė, dy motrat e mesme tė mamasė janė martuar me bejlerėt e Vlorės dhe pėrkatėsisht me Eqerem Bej Vlorėn dhe me Safa Bej Vlorėn. Pra Eqerem Bej Vlora ka qenė burri i tezes sime, por ka qenė njėkohėsisht edhe kushėriri i dytė i imi. Sepse mamaja ime me nėnėn e Eqerem beut ishin kushėrira tė para, kėshtu Eqerem Bej Vlora me gruan e tij ishin shumė tė lidhur. Lidhje kemi pasur edhe me Zogollajt, pra me familjen e Ahmet Zogut. Nėna e mamasė rrjedh nga familja Biēaku e Elbasanit. Ajo kishte pėr nėnė, motrėn e Xhemal Pashė Zogollit, e cila bėri njė djalė, Dervish benė. Ai kishte dy vajza qė i martoi tė Vrionėt dhe kėshtu gjyshja ime nga ana e mamasė ishte kushėrirė e parė me Ahmet Zogun. Nė jug ka njė shprehje “A bėheni ju me tė gjithė kėta”? Po, i kam takuar aq sa kam mundur. Pėr 50 vjet ne kemi qenė tė ndarė dhe ata qė jetoni jashtė Shqipėrisė i takoja, ndėrsa kėta qė ishin kėtu nuk kisha mundėsi, madje as tė dėrgoja letra. Po tani i takoni? Po, gjithnjė e mė shumė. Shumė ėshtė folur dhe shkruar pėrpara vitit ’90, por edhe pas tij pėr babanė tuaj, Ali Kėlcyra, njė personazh shumė interesant, por edhe kontradiktor. Ai u dėnua me vdekje si nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Pėr ne qė jetojmė nė demokraci, shumė pak e njohim kėtė ngatėrresė kaq tė madhe. Pse babi juaj krijoi gjithė kėtė histori kaq tė ngatėrruar dhe sa e vuajtėt ju si familje kėtė? Unė besoj qė njėfarė influence ka luajtur edhe shkolla qė ka bėrė nė Gallatasaraj, e cila nuk ishte gjė veēse njė lice francez. Kėshtu, ai ishte i frymėzuar me idetė e shkrimtarėve dhe filozofėve francezė. Njė tjetėr ēėshtje ėshtė se babai im njihte vetėm oxhakun e Kėlcyrės, sepse ai nė moshėn 9-vjeēare shkoi nė Turqi dhe gjykonte vetėm familjen qė me tė vėrtetė nė atė kohė ishte klasė e mesme, sepse familja kishte ende trima me fustanella nė oxhak. Pra, mbase sė bashku me Markagjonėt nė veri ishte familja mė e prapambetur nga tė gjitha tė tjerat nė ato kohė. Babai ka pasur njė vokacion shumė tė madh pėr politikėn dhe Shqipėrinė qė nė moshė tė vogėl. Lidhjen me vendin e ka pasur edhe prej xhaxhait tė tij, Muhamed beut, i cili ishte beu i fundit i Kėlcyrajve dhe nuk ka qenė babai im. Im atė ėshtė i fundit i Kėlcyrajve, por jo beu i fundit, sepse ai nuk ka vepruar kurrė si i tillė. Babai i pėrket Shqipėrisė, ai ka qenė demokrat dhe kurrė nuk ka qenė marksist. Habia mė e madhe ėshtė qė edhe mbreti Zog dhe Enver Hoxha e dėnuan me vdekje babanė tuaj… Ju e dini qė si mbreti Zog ashtu edhe babai im kanė qenė deputetė nė parlamentin e parė qė ėshtė zgjedhur me vota direkte. Unė kam folur me mbretin Zog, duke i bėrė njė intervistė tė vogėl. Kjo intervistė mė duhej pėr njė shkollė, si detyrė nė seminar. Atė e kam bėrė rreth vitit ’50, nė pallatin e tij nė Egjipt. A ia bėtė ju pyetjen se pėrse kishte dėnuar babanė tuaj me vdekje? Jo, kurrė, sepse nuk ishte interesante pėr mua. Nė atė kohė isha shumė e re, dhe nėse do tė kisha pasur mė shumė mend do t’i kisha bėrė shumė intervista, sepse ai ishte i gatshėm tė fliste. Unė kam pasur njė simpati pėr mbretin Zog. Si mund tė kishit simpati pėr dikė qė u kishte dėnuar babanė me vdekje? Sepse babai mė ka thėnė se nė politikė nuk ka as miq, as armiq. Sipas politikės, ndėrrojnė edhe aleancat. Mė parė mendohej se babai do tė ishte njė ndalesė pėr lidhjen qė donin tė bėnin emigrantėt shqiptarė. Po im atė tha qė ai nuk kishte pasur rivalitet personal me Zogun. “Unė gjykoja politikėn e jashtme qė Zogu ndiqte dhe e konsideroja jo tė dobishme pėr Shqipėrinė”, – thoshte babai. Nė kohėn qė u krijua kjo besėlidhje dhe ata u takuan, mbreti Zog qė ditėn qė ishte larguar nga Shqipėria dhe deri atė ditė, ka pasur njė qėndrim nė favor tė Shqipėrisė dhe nuk i ka bėrė asnjė dėm kėtij vendi. A e dėnoni ju largimin e Ahmet Zogut pas pushtimit italian? Unė nuk jam as historiane dhe as analiste pėr tė folur pėr kėtė ēėshtje. Por mund tė them se babai mendonte se pas lindjes sė mbretėreshės, Ahmet Zogu mund ta dėrgonte atė jashtė shtetit dhe vetė tė tėrhiqej nė malet e Matit. Kėtu nuk ishte ēėshtja nėse do tė fitonte apo jo, por tė paktėn do tė bėnte njė farė rezistence. Largimi i tij mbase ka qenė njė gabim, por Shqipėria ishte aq e vogėl, sa ai pati frikė se mė pas mund ta internonin apo gjėra tė kėtij lloji. Si ju duk Ahmet Zogu nė atė intervistė qė ju i keni marrė? Sigurisht shumė i zgjuar, ndėrkohė qė kishte njė zė jo shumė tė fortė. A e keni tė regjistruar kėtė intervistė? Jo, e mora me shėnime, sepse me duhej vetėm pėr shkollė dhe as nuk e kam ruajtur. Ishte shumė interesante kur mė tregoi si kishin kaluar njė urė, nė njė anė tė sė cilės ishin italianėt dhe nė anėn tjetėr shqiptarėt. Zogu kėrkoi tė bėnte njė kontakt tė drejtpėrdrejtė me gjeneralin italian dhe u takuan nė gjysmėn e urės. Duke mbajtur afėr gjeneralin, Zogu u kishte dhėnė urdhėr shqiptarėve tė qėllonin ushtarėt italianė. Kėta tė fundit e kishin tė pamundur tė kthenin zjarrin, mund tė vrisnin komandantin e tyre, kjo tregon njė hile strategjike tė Zogut. Si keni jetuar ju dhe babai juaj me idenė qė ai ishte i dėnuar me vdekje? Unė isha mėsuar…edhe kur e kritikojnė babanė, jam shumė gjakftohtė, sepse nė politikė duhet tė jesh i gatshėm pėr kritika dhe sharje. Megjithatė, kujtoj se njėherė jam ndier shumė keq, pasi mė ra nė dorė nė maj tė 2007 njė gazetė me titullin “Ndryshe”. Nė tė shkruhej: “Ali Kėlcyra, tradhtari i madh i kombit”. Deri kėtu nuk mė bėri pėrshtypje se isha mėsuar, por kur tė shkruhej se babai im nuk ėshtė shqiptar dhe familja e tij gjithashtu, apo se gjyshi im nuk bėnte dot fėmijė. Sipas kėsaj historie, gjyshi ka shkuar nė Kurdistan, nė njė befotrof pėr tė marrė babanė dhe pėr ta sjellė atė nė Shqipėri. Gjithashtu, nė gazetė shkruhej se gjyshi kishte harxhuar shumė para pėr ta shkolluar babanė nė Itali dhe kėshtu babai ishte bėrė filo-italian. Pėr kėtė dua tė them se gjyshi im ka bėrė 13 fėmijė dhe babai im ishte i dyti nga fėmijėt. Megjithatė, nė historinė e babait tuaj ka njė moment tė errėt dhe tė pandriēuar. Kėtu e kam fjalėn pėr marrėveshjen Dalmazzo-Kėlcyra, qė ėshtė njė njollė e errėt e historisė. A mund tė na e sqaroni kėtė marrėveshje, pasi nėse do t’i kthehemi librave tė historisė, babai juaj paraqitet si tradhtar. Ky fakt mė del gjithmonė pėrpara dhe mė ēudit, pasi nėse ka njė kohė tė jetės politike e babait qė ėshtė e qartė si uji qė pi, ėshtė ajo kohė me Dalmazzon. Didie, i cili ka shkruar biografinė e Titos, nė njė faqe, pėr herė tė parė ka shkruar pėr babanė ashtu siē thatė ju, si tradhtar etj. Gjeneral Dalmazzo, gjatė kėsaj kohe rronte ende dhe kėshtu qė babai im i shkroi njė letėr duke e sqaruar pėr librin dhe iu lut qė tė thoshte se ēfarė dinte Dalmazzo pėr kėtė gjė. Kėshtu, Gjeneral Dalmazzo ka shkruar se ajo nuk ka qenė njė marrėveshje, por njė propozim. Bėhet fjalė pėr vitin 1943, kur Italia ishte drejt kapitullimit dhe nė kėtė kohė propozimi ishte qė udhėt e brendshme nė Shqipėri tė mos pėrdoreshin mė nga ushtarėt italianė. Kėtė propozim, Italisė nuk mund t’ia bėje nė 1939-ėn, sepse ajo ishte fuqiplotė, por nė ’43-in ishte e mundur. Ndėrmjetėsi i kėtij propozimi ka qenė kryeministri Maliq Bushati dhe gjenerali Dalmazzo i ka thėnė njė gjė tė tillė: unė personalisht nuk mund as ta pranoj, as ta refuzoj, sepse ėshtė njė ēėshtje shumė delikate. Ēfarė pėrfaqėsonte babai juaj nė kėtė rast? Babai pėrfaqėsonte Ballin Kombėtar dhe ky propozim ėshtė nėnshkruar nga Nuredin Bej Vlora dhe babai. Nuredini nuk ka qenė i ekspozuar dhe aq energjik as babai, dhe ēuditem kur dy persona e kanė nėnshkruar kėtė dhe vetėm njėri bėhet pėrgjegjės. Pėrgjigjja nga qeveria italiane pėr kėtė propozim nuk erdhi kurrė, sepse ajo shumė shpejt kapitulloi. Por unė them se edhe nėse qeveria italiane do ta kishte pranuar, unė e konsideroj njė tradhti, sepse ai ishte vetėm njė propozim strategjik pėr Shqipėrinė. Si e pėrjetuat humbjen e babait tuaj? Ai ishte njė shok madje, sepse si baba ishte ende i ri, shumė energjik dhe jo i sėmurė. Gjysmė ore para se tė vdiste ka bėrė gjimnastikė, ėshtė larė vetė, ashtu siē ishte veshur e kanė futur nė arkivol. Unė kam qenė gjithmonė e pėrgatitur qė ai do tė vdiste, por jo nga Zoti, por nga rreziku se atė mund tė vrisnin. Kur ishim nė Shqipėri kishim frikė se mos e vrisnin komunistėt, nė kohėn e mbretit Zog i janė bėrė dy atentate. Njėri ka qenė me Koēo Tasin nė Athinė dhe tjetri nė Paris. Pas largimit nga Shqipėria nė 1944 ekzistonte sėrish rreziku? Nė fillim, sigurisht. Por nė mė pas qeveria shqiptare e kuptoi se kėta qė ishin jashtė nuk ishin mė tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė. Pra kjo qeveri ishte aq e fuqishme sa nuk i interesonte nėse babai im ishte gjallė apo vdekur. A u bėnė tentativa apo atentate pas ’44 pėr ta vrarė? Jo, vetėm Sigurimi jashtė kishte informata mbi babain. Madje, disa shqiptarė qė ishin spiunė i thanė babait tė kishte vėmendjen kur tė fliste me dikė, sepse ai do tė raportonte nė Shqipėri, por babai iu pėrgjigj: “Shumė mirė qė ma thatė, se tani qė e mora vesh do tė flas edhe mė shumė”. Babai juaj vdiq nė Romė dhe aje ka dhe varrin e tij. Kohėt e fundit ka njė nismė nga z. Berisha pėr tė rikthyer nė atdhe eshtrat e disa personaliteteve qė i kanė dhėnė shtetit shqiptar. Ideja ėshtė qė do tė bėhet njė memorial pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė. A duhet tė ishte babai juaj nė kėtė listė? Babai i pėrket Shqipėrisė, por unė nuk mund t’i jap urdhra z. Berisha pėr tė sjellė eshtrat e tij. Im atė ėshtė njė njeri qė nga 1912 deri nė 1944 ka dhėnė njė kontribut nė ēdo fazė qė ka kaluar Shqipėria. A nuk keni frikė se pas kthimit tė kėtyre eshtrave mund tė ketė reagime nga ish-komunistė, pasardhės sė tyre? Dua tė them diēka, babai nuk pati frikė kur ishte gjallė dhe jo mė tė ketė frikė tani qė ėshtė i vdekur. Ai nuk ka thėnė asnjė fjalė se ēfarė do tė bėhej me trupin e tij pas vdekjes, kjo ishte njė gjė qė nuk i interesonte. Idenė e kthimit tė eshtrave ma ka thėnė pėr herė tė parė Mero Baze, pasi ėshtė njė diskutim i hershėm qė prej 5 vitesh. Kisha menduar se mbase qeveria shqiptare do tė kėrkonte leje pėr sjelljen e eshtrave tė tij nė Shqipėri, edhe pse nuk e di nėse do tė donte apo nuk do tė donte. Por unė si bija e tij mendoj se do tė ishte njė akt i bukur pėr Shqipėrinė. Zonja Kėlcyra, flasim pak pėr figurėn e Eqerem Bej Vlorės, qė e kemi njohur nėpėrmjet kujtimeve tė tij, tė cilat me aq sa kam njohur, jua ka lėnė juve ato kujtime? Jo, ato kujtime ai i ka shkruar pjesėrisht nė shtėpinė time nė Vjenė. Eqerem Beu ka vdekur pa i mbaruar ato, ndėrsa unė isha ajo qė ia dorėzova Institutit dhe patėm probleme se qeveria komuniste shqiptare i ndaloi. Instituti qė ia kishte kėrkuar kujtimet Eqerem Beut, dėshironte qė ai tė shkruante kujtimet deri nė 1944 pėr tė sqaruar dhe pak politikėn dhe kohėn gjermane nė Shqipėri, tė cilėn ju e pėrshkruani si shumė tė egėr. Nuk mund tė krahasohet Italia me Gjermaninė, pasi Italia erdhi me idenė pėr tė na pushtuar, ndėrsa pėr Gjermaninė, Shqipėria ishte vetėm rruga pėr tė kaluar nė Greqi. A mund tė na tregoni momentet e fundit tė Eqerem Bej Vlorės? Momentet e fundit tė tij nuk kanė qenė dhe aq tė mira sa me babain tim. Ai banonte me mua nė Vjenė dhe gjithė ditėn shkruante kujtimet e tij. Nė momentin e fundit i shkova nė dhomė dhe pashė qė ishte mbushur me djersė, ndėrsa mė tha qė nuk ndihej mirė. Unė thirra urgjencėn pėr ta ēuar nė spital dhe gjėja mė e ēuditshme ishte se ai me mua fliste shqip, ndėrsa mė doktorin gjermanisht. I habitur, doktori mė tha se nuk ka mundėsi qė njė njeri nė kėto kondita tė flasė dy gjuhė. Para se tė vdiste, Eqerem Beu mė tha sesi duhej ta bėja varrimin e tij. A kėrkoi qė eshtrat e tij tė vinin nė Shqipėri? Kėtė nuk ma tha, edhe pse me siguri do tė kishte dashur. Por ajo ēfarė nuk kėrkonte ishte tė vdiste nė Itali. Sa veta banonin nė kullėn e madhe tė Kėlcyrajve? 118 trima, qė ishte si njė ushtri e vogėl, mė pas ishin 40 shėrbėtorė, dhe mė pas gjyshi me fėmijėt e tij. A keni ndėrmend t’i merrni tė gjitha ato toka qė janė nė Kėlcyrė, si pjesė e sarajeve tė dikurshme? Unė jo vetėm qė nuk i kam marrė, por kėrkojnė nga unė njė dokument qė janė tokat tona, por tė gjitha dokumentet janė djegur sė bashku me sarajet. Ēdo fėmijė merr pronat e prindėrve, ashtu siē babi im kėrkoi pronat nė ’39-ėn pasi ia kishte zaptuar mbreti Zog. Po me familjet qė kanė ngritur shtėpi nė ato toka, si do tė bėhet znj. Hana? Ai nuk ėshtė problemi im, por tokat i pėrkasin familjes. Por duke qenė se ato toka ishin shumė, si pėr babain ashtu edhe pėr mua qė nuk kam fėmijė, unė nė fillim kisha menduar qė tė ndėrtoja njė ēerdhe dhe njė azil dhe tė bėja njė fondacion tė familjes Clissura. Cila mendoni se ėshtė figura mė e rėndėsishme nė kėto 100 vjet shtet shqiptar? Janė shumė figura, por sigurisht i pari ishte Ismail Bej Vlora. Gjithashtu do tė veēoja edhe Ahmet Zogun pėr rangun qė mori. I pari solli pavarėsinė, i dyti krijoi njė shtet shqiptar.


MAPO

.