Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 96
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skender Luarasi: Leter nga Imzot Fan Noli

    Skender Luarasi: Leter nga Imzot Fan Noli mbi vepren e Migjenit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Skender Luarasi dhe Vepra e Migjenit

    Kur kujtoj Migjenin, e kam njė peng nė zemėr dhe me mallėngjim kujtoj si nuk munda t’ia botoj “Vargjet e Lira” mė 1936, para se tė nisesha pėr nė Spanjė. Kur u riatdhesova, qėllimi im mė i rėndėsishėm nė lėmin letrar qe njohja me trashėgiminė letrare tė Migjenit dhe botimi i plotė i saj. Deri nė vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita tė mbledh gjithė krijimtarinė e Migjenit nė prozė e poezi. Pjesa mė interesante e pėrmbledhjes do tė ishin novelat e panjohura qė mė pati dorėzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij, rreth 100 faqesh, tė pasuruara me plot fotografi dhe faksimile. Pėr t’a bėrė sa mė tė pasur desha tė vija edhe nė Jugosllavi: Nė Ulqin banonte njė kushėrira e parė e tij, nė Tivar motra mė e madhe, nė Beograd njė kushėrira e parė nga e ėma... Por, pasi nuk m'u mundėsua, u kėnaqa me burimet nė Shqipėri.
    Megjithėse isha njė nga themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, shkoja atje rrallė e tek mė tė shumtėn e rasteve kur kishte nevojė tė ngutshme kryesia apo interes personal sekretari i saj, Dh. Sh. Njė ditė vajta nė Komitet dhe e pyeta sekretarin nė kishin interes tė botonin jetėn dhe veprėn e Migjenit, me shtatė novela ende tė panjohura, nė rastin e shėnuar tė10-vjetorit tė vdekjes. “Por...Shtatė novela tė panjohura? Vėrtet?’’ Dhe kėshtu ia dorėzova tė daktilografuar materialin, veprėn e Migjenit, poezi e prozė dhe biografinė njėqind faqe me foto e faksimile. Lajmi pėr gjetjen e shtatė novelave (mė poshtė shpjegohet qė janė gjashtė novela tė plota e dy tė papėrfunduara qė u bashkuan nė njė. Shėn. i P. L) tė panjohura tė Migjenit bėri bujė dhe tė gjithė prisnin tė botoheshin sa mė parė por krijuan edhe nakar nė disa nga shkrimtarėt ziliqarė tė sė 30-ės! Dashamirėt u gėzuan ndėrkohė vura re se nė atė komitet kishte njerėz qė do tė donin tė mos i pėrmendej emri kurrė Migjenit Pėrmbledhja qė dorėzova u botua e copėzuar. Dh. Sh. e M. N. botuan shumė nga poezitė e novelat e Migjenit (bashkė me dy nga tė rejat, tė pabotuara mė parė) nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve ‘’Literatura jonė’’, me shėnimin sikur t’i kishin zbuluar ata.
    Ndėrsa materialin e plotė tė mbledhur prej meje, Kryesia e Lidhjes, pėr fat tė keq, gjetėn e ia dorėzuan Gj.L. duke na futur nė sherr... Asaj kohe, ndėr tė plotfuqishmit nė radhėt e intelektualėve qe edhe sekretari i shoqatės Shqipėri-Bashkimi Sovjetik, Gj. L., i cili sillej mirė me mua. Kudo qė tė haseshim, mė respektonte dhe shpesh mė ftonte tė merrja pjesė nė aktivitetet e asaj shoqate...
    Nė beharin e vitit 1953 mora vesh se punimi im mbi Migjenin ishte ēuar nė shtyp nėn redaktimin e Gj. L. Protestova duke i dėrguar letrėn e mėposhtme Drejtorisė sė Arsimit e tė Kulturės nė Komitetin Qendror, ku drejtonte F. Gj. ( shih letrėn, mė poshtė, - shėn. Red.).

    Letra
    Drejtorisė s’Arsimit e tė Kulturės, Tiranė
    Mbi botimin e veprave tė Migjenit
    Nė gusht 1948 i dorėzova Komitetit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve: 1) Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1948; 2) Koleksionin e Novelave, gati pėr t’i shtypur; 3) Refrenin e Qytetit tė Veriut, tetė novela tė pabotuara, tė cilat i pata daktilografuar prej manuskriptit dhe bėrė gati pėr botim. Mė 1948, me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, iu afrova Lidhjes pėr botimin e kėtyre veprave. Tani Lidhja i vuri vetė nė shtyp, pėr15-vjetorin e vdekjes sė Migjenit. Kjo ėshtė punė e mirė; po do tė ishte mė mirė sikur komisioni i Lidhjes, mė parė, tė merrej vesh me familjen e Migjenit dhe me atė qė ia vuri nė dispozicion materialin qė botohet. Kur radhėn e fundit e bisedova ēėshtjen me nėnkryetarin Sh. M., ky mė tregoi udhėn e gjyqit. Unė nuk dua tė shpie emrin e Migjenit nėpėr gjyqe, prandaj ju lutem juve tė ndėrhyni pranė Komitetit tė Lidhjes dhe t’a bėni t’i respektojė tė drejtat morale dhe materiale tė familjes sė Migjenit. Me nderime Tiranė, mė 11.VII.1953
    (Skėnder Luarasi)
    Adresa: Pranė Institutit tė Shkencave

    Por mė 1954 Gj. L. u lejua qė ta botojė veprėn e Migjenit, me plot gabime dhe pa shėnuar asnjė fjalė mirėnjohje pėr mundimin e tė tjerėve. Me kėtė botim tė veprės sė Migjenit nga Gj. L., nuk mė indinjoi aq shumė pėrvetėsimi i punės sime sesa mungesat e shumta nė formė dhe gabimet ortografike, me shtrembėrimet ''e ēuditshme'' ndaj origjinalit. Bije fjala, novelės sė panjohur ''Studenti nė shtėpi'' qė mbaronte me frazėn ''ofendonjėse'': ''Prandaj, shoqni , hiqi bregashet'' i qe shtrembėruar kuptimi nė “hiqe maskėn”(!) (Shėnim: identitetet janė zėvendėsuar me iniciale nga P.Luarasi)
    Ndaj protestova ashpėr.

    Kritika e Skėnder Luarasit

    Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, kėto ditė botoi librin: “Migjeni – Vepra”, mbledhė e shpjegue nga Gj. L.; Tirazhi 4000 copė, shtypur nė Stabilimentin “Mihal Duri”, Tiranė. Ka njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr mbi pėrmbajtjen dhe njė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton lėndėn qė Skėnder Luarasi ja pat dorėzuar pėr botim Komitetit Drejtonjės tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Gusht 1948 qė tė botohej me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit: 1)Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1944; 2) Novelat e shkurtra, tė mbledhura prej Skėnder Luarasit nga revistat e ndryshme dhe tė botuara nė‘’Literatura Jonė‘’ nė Gusht 1948 dhe 3) Refreni i Qytetit tė Veriut, tetė novela (nga tė cilat dy tė pa mbaruara). (Kėto dy copėza u bashkuan nė njė ndaj flitet vende-vende nga S. Luarasi here pėr shtatė novela tė zbuluara dhe herė tetė. Shėn. i P.L) tė pa botuara gjer dje, dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit. Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtra prej novelave “Refreni i Qytetit tė Veriut” por i ka pėrzier dhe u ka vėnė nėntitullin ‘’Skica dhe tregime’’. Qė nė krye del pyetja: A kemi tė drejtė t’a botojmė tė ndryshuar njė vepėr posthume? Disa janė tė mendjes se po. “Migjeni”, - thonė ata, - “si i ri qė qe, nuk qe dhe aq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur”. E pra, tė metat e vogla qė ka duhen ndrequr. Kėtė pikėpamje, si duket, Gj. L. e ka pranuar dhe ėshtė pėrpjekur ta zbatonjė nė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu ngjet qė nė novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, nėpėr 32 faqe (f. 128-160), hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilėt do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr t’i vėnė nė “Ndreqje gabimesh”. Po tė ēfarė natyre janė kėto ndryshime? Me ndihmėn e dorėshkrimit tė Migjenit, ato mė kryesoret po i kthejmė nė formėn origjinale tė tyre: “Studenti nė shtėpi”, novela e renditur e para nė dorėshkrimin e Migjenit, ėshtė xhalavitur mė keq nga tė gjitha. Nė 11 faqe pėrmbi 200 gabime. Nuk ėshtė punė pikėsimesh, ndonėse edhe pikėsimet kanė edhe ata vendin e tyre dhe lozin njė rol tė rėndėsishėm nė shprehjen e naltėsuar tė njė poeti. Porse, nė kėtė novelė, ajo qė ja heq tė gjithė forcėn kuptimit tė saj ėshtė ndryshimi qė ka pėsuar fjalia urdhėrore fare e fundit: Hiqi bregashet (Hiqe maskėn). Me sentencėn e fundit, poeti nuk dėnon shoqėrinė feudale e borgjeze vetėm pėr hipokrizinė e saj: poeti e padit pėr diēka natyrale, qė as nuk varet prej vullnetit tė mire ose tė keq tė klasės; e padit pazotėsinė e saj t’i japė njerėzimit gjėkafshė tė dobishme pėr tė ardhmen, se i kanė shterur aftėsitė pjellore; e padit pėr shterpėsinė e saj; dhe qė t’ia njohė bota kėtė impotencė, megjithėse e ofendon rėndė feudalizmin dhe borgjezinė shkodrane, i thotė: “Hiqi bregashet”.
    “Tė ēelen arkapijat”, e dyta novelė nė dorėshkrimin e Migjenit, ka vetėm tre omisione fjalėsh dhe mė pak gabime se cilado nga tė tjerat e botuara. Nė faqe 152: dhe prandvera qė aqė pritej, erdhi dhe po kalon si njė udhtare (ushtar) pa randėsi.

    “Historia e njenės nga ato”, e treta, nė origjinal ka dy omisione fjalėsh: njėra pas fjalisė: Sa tė bukur ike sytėi fliste djaloshi. f.158: Ajo heshtte sa tė bukur e ke kėtė (mungojnė) dhe tjetra, nė po kėtė faqe, pas fjalisė: Praj, more vagabond Njė kapardisje n’intimitetpo e cila fjali mund tė jetė lėnė jashtėpėr natyralizmin e fjalisė se nė literaturėn tonė s’ekemi kapėrxyer akoma kufinė e realizmit ndoshta. Nė faqen 158: si njė koprac, ajo grumbuloi (qėgrumbullon); f.159: me njė za nė mes tė vajit e tėshamjes (tė vajit dhe fshamjes) Ja disa trajta tė Migjenit qė janė ndryshuar: nuk ju a (ndryshuar nė: ua, pėr personin e dytė shumės) qethesapi; Njė (nji), shpresė (shpnesė), do (do tė, kam me), ynė (i ynė, i jonė), netė (net), ditė (dit), msheftaz (msheftas), sillte (sjelltė), nė grykė (ndrykė), dritore (dritare), mori (muer), mezi (memzi), shum (shumė -si ndajfolje), munda (mujta), shokėt e mij (shokėt e mijė), pėrgatitur (pregatitur), tė soēme (tėsotshme), do tė dojnė (do tė donė), as i bje nė sy (ass’i bje nė sy), dilshin (i delshin) gjithė kėto trajta e shumė tė tjera tė pėrdorura drejt prej Migjenit qė janė ndryshuar pa ndonjė kriter dhe janė “pėrdhunuar” nė botimin e tashėm, dėshmojnė se Migjeni mė 1935 ka patur kuptim mė tė drejtė pėr gjuhėn shqipe se shumė shkrimtarė shqiptarė mė 1954, megjithėse Migjeni i bėri mėsimet nė shkollė tė huaj, larg atdheut, ndėr tėhuaj dhe pa asnjė rast tė merrej me letėrsinė gjer mė 1933. Prej kėtyre krahasimeve, mė duket, del e qartė se nuk ėshtė e vėrtetė qė “Migjeni, si i ri qė qe, nuk qe dhe kaq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur”. Jo vetėm nė mendimin, por edhe nė formėn me tė cilėn e vesh mendimin, Migjeni ėshtė mė i pėrparuari nga tė gjithė shkrimtarėt shkodranė bashkėkohas, me tendencėn e tij centripetale nė lėmėn e gjuhės shqipe. Natyrisht, ka pasur edhe Migjeni anėn e gabuar nė gjuhė, sidomos nė pėrdorimin esolicizmave; pėr shembull: i ati kishte fituar do rudha nė ball; pa farė turpit, tri vjet, i ati tė presin ndihmėn e tė birit, Ageja e shikojte; sikur ndollet ndokush n’agoni tė vdekjes; ēaste radha. Porse kėto gabime i kuptojmė lehtė kur mendojmė se Novelat nė fjalė poeti vetėm se i kishte hedhur nė koncept. Kur shkoi nė Itali i mori me vete qė me nge t’i rishikonte e t’i ndreqte. Se autori vetė e ka kėtė tė drejtė, tė drejtėn t’i rishqyrtojė dorėshkrimet e tij, po ne nuk kemi asnjė tė drejtė t’ja botojmė tė ndryshuara. Ne duhet t’a ruajmė e t’a nderojmė trashėgimin e tij pa rezervė qė ashtu edhe tė mundimtė gjurmojmė zhvillimin e Migjenit nė gjithė fazat e ndryshme si shkrimtar e si mendimtar. Pas kėtij shqyrtimi tė shpejtė tė “Novelave” tė cilat Migjeni i pati shėnuar me datėn “nė Shkodėr 31-I-1936” dhe nė botimin e tė cilave pasqyrohet pakujdesia e redaktorit pėr t’i paraqitur publikut njė botim tė pėrshtatshėm tė poetit tonė tė adhuruar, dua tė shėnoj edhe nja dy mungesa tė pėrgjithshme nė kėtė “Vepėr”. Pėrveē njė botimi estetikisht tė lartė, tė mbėshtetur nė njė pėrpikmėri shkencore dhe nė njė ndarje metodike tė materialit, lexonjėsit shqiptarė prisnin edhe diēka tjetėr nė kėtė botim: njė tirazh mė tė madh, ndonjė fotografi tė re tė poetit djalosh, njė hyrje dhe njė skicė biografike tė tij. Sė paku t’ishin shėnuar nė rrėzė tė fotografisė datat kardinale tė poetit. Zoti Gj. L., qė mori pėrsipėr tė redaktonte materialin e mbledhur nga tjetėrkush dhe nuk pati mirėsinė tė shėnonjė asnjė fije mirėnjohjeje pėr mundimin e tė tjerėve, e ka pasur pėr detyrė tė superonte ēdo punė tė bėrė gjer mė tani mbi “Veprėn” e Migjenit. Gj. L. i ka pasur tė gjitha mundėsitė ta plotėsonte kėtė detyrė: ka pasur gjithė materialin e poetit tė ruajtur nė bibliotekėn dhe nė arkivin e Institutit tė Shkencave; gjithė ato reēensione e kritika e referate e biseda e konferenca qė janė botuar pėr kujtimin e poetit; ka pasur nė dispozicion tė tij anthologjitė, dorėshkrimet, librarinė, korespondencėn, fotografitė e dorėshkrimet e Migjenit tė ekspozuara nė rastin e datave pėrkujtimore tė poetit. Por ē’u bė, u bė. Dhe mė mirė qė tirazhi ėshtė i unjt: 4000 ekzemplarė tė “Veprės” do tė ēduken nė katėr javė e sipėr. Dhe atėherė do tė ndjehet nevoja pėr njė edicion tė ri tė poetit, tė plotė, tė drejtė, tė denjė pėr Migjenin; ky edicion i pėrgatitur me kujdesin mė tė madh duhet tė pushtonjė njė Hyrje, Biografinė e Migjenit, korespondencėn e tij, ndonjė fac-simile dhe gjithė ato copra dorėshkrimi qė shpėtuan nga humbja dhe nuk janė vėnė nė shtyp gjer tani. Vepra e Migjenit e “kėngėtarit me gjakun kryengritės” qė na la pėr trashėgim “Vargje tė Lira”, duhet tė zėrė njė vend tė merituar nė historinė e pėrpjekjeve tė popullit shqiptar pėr liri, kulturė e begati.
    Skėnder Luarasi Tiranė, mė 2 prill 1954 (Kjo kritikė ėshtė dhėnė me shkurtime tė shembujve pėr ndreqje gabimi. Shėnim i P. L)

    Ndėrkohė nė Drejtorinė e Kulturės e tė Arsimit nė Komitetin Qendror u shqyrtua pėrsėri ēėshtja e botimit tė veprės sė Migjenit, tė punuar nga unė dhe m’u njoh e drejta. Me gjithė kundėrshtimin e disa zyrtarėve tė lartė, mė 1956 u botua vepra e Migjenit qė i pata dorėzuar Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr botim qė mė 1948, me 223 faqe dhe tirazh 6000 kopje. (Por edhe nė kėtė botim u “krasitėn” nga censura rreth 12 faqe daktilografike nga jeta e Migjenit. Shėn. i P.L.)

    Parathėnie e veprės ‘’Migjeni’’ tė Skėnder Luarasit , botim i vitit 1957 dhe 1961.

    Me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit “Literatura jonė”, gusht 1948, botoi 16 copė nga novelėzat e tij, nga tė 22 novelat tė botuara nė shtyp gjer atėhere. Nė gusht 1953, me rastin e pesėmbėdhjetė vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, prapė “Literatura jonė” botoi dy nga tė tetė prozat e panjohura tė autorit, tė ruajtura prej familjes sė tij “Tė ēelen arkapijat” dhe “Studenti nė shtėpi”.
    Mė 1954, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve botoi librin “Migjeni – Vepra” - mbledhė dhe shpjegue nga Gj. L.; me njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr gjysėm faqe nė fillim mbi pėrmbajtjen, dhe ndonjė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė Skėnder Luarasi ja pati dorėzuar pėr botim komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes sė Migjenit 1)Vargjet e Lira tė plotėsuara me kėngėt e censuruara, mė 1944 2) Novelzat dhe 3) Novelat e Qytetit tė Veriut (siē i ka quajtur Migjeni vetė nė kapakun e tyre) tė pabotuara gjer atėhere dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit... ( f.42-43).
    Skėnder Luarasi Tiranė, mė 26 gusht 1956
    U gėzova se e vėrteta u shpall dhe u pranua botėrisht pėr ata qė kishin sy e veshė e mendje tė kthjellėt. (*)
    Edhe Gj. L., kur nuk zotėronte mė pushtet mė kėrkoi ndjesė pėr aktin e padrejtė por u mirėkuptuam qė nuk ishte ai shkaktari kryesor. E vlerėsoja Gj. ndaj e pėrjetova me dhimbje fatin e tij tragjik. Botimi i jetės dhe veprės sė Migjenit pati njė jehonė tė gjerė, qartėsoi e motivoi shumė mendje tė reja por nuk i kyēi gojėn “tė moēmes sė mykur”.


    Shėnim: Kujtimet e Skėnder Luarasit pėr Migjenin dhe historinė e botimit tė veprės sė tij letrare publikohen nė gazetė duke u bazuar nė dokumentet dhe materialet e fondit te familjes se Skėnder Luarasit. Inicialet kane zevendesuar identitetet e plota me qellim qe te sqarohet ngjarja pa shkaktuar shqetesime tek familjaret e personave te perfshire ne keto rrethana.
    Gjithashtu ne baze te dokumentave qe disponohen keto kohet e fundit nga familja Luarasi provohet qe nga nentori i vitit 1949/ 1954 Skender Luarasit i qenka hequr e drejta e botimit meqe ishte perjashtuar nga Lidhja e Shkrimtareve per kundervenie ndaj Kryesise se Konferences se Trete te L.SH. Me pas edhe Gj.l. e arrestuan dhe e denuan me motive politike.

  3. #63
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skėnder Luarasi

    Takimet e mia me Migjenin

    ... Shumė tė tjerė e njohėn Migjenin vetėm pėrmes veprės, kurse mua, njė rast i mbarė, ma solli ta njoh edhe personalisht, kur mė transferuan nė gjimnazin e Shkodrės, nė vjeshtėn e vitit 1934.... Me Migjenin u njoha nė kėto rrethana: Qe e diela ime e parė nė Shkodėr. Kur dola nė mėngjes nga zyra e konviktit qė tė piqesha me njė nga miqtė e mi shkodranė, vura re kujdestarin e konviktit tek po i ndante nxėnėsit dysh. E pyeta se ē’po bėnte dhe mė tha se ata nė radhė do t’i shpinte nė kishė.
    “Po tė tjerėt?”, - e pyeta.
    “Janė muhamedanė”, - m’u pėrgjegj.
    Ndėrkohė, miku im erdhi dhe dolėm tė shėtisnim. Kur iu afruam kafe ''Parkut'', ndaloi te rruga kryq, ku po afrohej njė djalosh e mė foli: “Do tė tė njoh me njė koleg tė ri, mėsues nė Vrakė, shumė i mirė…ortodoks”.
    U prezantuam. Ndonėse tė posa-njohur, vetė takimi u bė nė mėnyrė tė tillė qė na dha temėn e bisedės. Unė, i indinjuar nga njė atmosferė e kėtillė fanatike, i tregova mikut tė ri ē'ė kishte ngjarė nė oborr tė konviktit dhe i thashė se, e para punė qė duhet tė bėjnė arsimtarėt nė Shkodėr ish ta shkulnin nga rrėnjėt kuēedrėn e fanatizmit. Migjeni, buzagaz, mė tha se unė sapo kisha filluar dhe se do tė mė jepej rasti tė njihesha mė mirė me kėtė pėrbindėsh.

    Takimi im i parė me Migjenin ish i shkurtėr; po mė gėzoi, se gjeta nė kėtė djalosh njė njeri qė qėndronte pėrmbi dasitė fetare. Mė vonė u binda se Migjeni kish tė drejtė qė pėrbindėshi mund tė rrėzohej vetėm me goditje tė fuqishme si ato qė dha Migjeni vetė!
    Kėtė ditė e dėgjova pėr tė parėn herė emrin e vėrtetė tė Migjenit, por edhe pseudonimi i tij po kėtė ditė nisi tė mė bėhej mė familjar. Qoftė pėr urrejtjen qė kisha pėr “Illyrinė”, si organ pro-fashist dhe nuk e lexoja veēse pėr kuriozitet, qoftė edhe pėr mosbesimin tim se nė atė kohė mund tė dilte ndonjė pendė me vlerė, as ato pak shkrime tė Migjenit nuk i kisha lexuar me ndonjė interes tė veēantė. Ky interes m’u zgjua kur u njoha me vetė autorin e tyre dhe lexova: “Tė lindet njeriu” dhe sidomos “Kėngėt e rinisė”. Thashė: “Prej njė njeriu me moral tė madh, siē ėshtė Migjeni, edhe poezia e tij, vetė duhet tė jetė e madhe”.

    Herėn e dytė u poqa me Migjenin nė shtėpinė e dajeshės sė tij, Ujnės. Ndėrsa kolegu im, me tė cilin vajta pėr vizitė, seē kish tė rregullonte me tė birin e saj, Migjeni dhe unė ramė nė bisedė pėr shkollėn. Edhe kjo qe njė temė e rėndėsishme, se kish ardhur koha kur duheshin peshuar frutat e para tė shkollės laike. Shumėkush u gėnjye me tragji-komedinė e shtetėzimit tė shkollave nga shpresa se nė trollin e shkollės kombėtare do tė arrihej bashkimi i popullit shqiptar. Por frutat dolėn tė hidhura!
    Kėtė dėshtim e kishte ndjerė thellė Migjeni. Ai njihte mirė gjendjen e fillores, prandaj u interesua tė dijė pėrshtypjet e mia mbi brendinė e programit tė shkollės sė mesme; mbi karakterin e edukatės qė merrnin nxėnėsit. Unė s’isha aspak entuziast me punėn e shkollės, andaj s’gjeta, veēse fjalė tė kėqija pėr tė. I thashė se mendjen ua dėrgojmė nxėnėsve nė klasicizėm pėr tė mėsuar gjėra qė s’u duhen dhe lėmė pa mėsuar gjėra qė u duhen nė jetė...
    Po nga kjo bisedė me Migjenin pata njė pėrshtypje akoma mė tė madhe kur vura re se atė e interesonte shkolla, para sė gjithash, nga pikėpamja se me ē’ideale shoqėrore mbruheshin nxėnėsit shqiptarė. Tani nuk mė kujtohen pikė pėr pikė fjalėt e tij, po di se Migjeni m’u imponua me idetė e tij fisnike, me idealin e pėrparuar, me pikėpamjet e larta politike, me dashurinė e tij tė madhe pėr njeriun.

    Kėtė konstatim e kanė shprehur edhe tė tjerė. Njė vajzė qė e pati njohur mirė Migjenin qė nga shkolla e studimeve tė mesme, (Bojka Nikolla, shėnim i red. P.L) e shfaqi admirimin e saj pėr poetin, nė njė letėr ngushėllimi, qė i dėrgoi motrės sė tij, Ollgės, mė 4.9.1938,duke bėrė kėtė sintezė tė njeriut moral-madh e tė njeriut poet, nė Migjenin:
    ‘’E dashur Ollgė; e di se je fatkeqe pėr kėtė humbje tė madhe, po tė lutem, tė mendosh pėr ata qė, pas tij, i don mė shumė; dhe tė jenė ata ngushėllimi dhe qėllimi i jetės sate. Sepse “Dashuria e madhe pėr njerėzit” ka qenė qėllimi i Mirkos sonė tė dashur; ti e din kėtė dhe do ta dijė gjithė bota; dhe ai do tė jetojė gjithmonė nė kujtimet tona me veprėn e tij”.

    Nė kėtė takim tė dytė folėm edhe pėr poezinė. Prapė kėtu kuptova se ē’qėllim serioz mbante Migjeni ndaj artit; kuptova se ato qė shkruante ai nuk ishin si bejtet qė thurin njerėzit kur s’kanė ē’bėjnė dhe duan tė dėfrehen, po ishin mjaltė e mbledhur pėr tė ushqyer njė popull. Sado pak, kėtė e pohon edhe rrėfimi i Ujnės, e cila mė tregoi:
    - Milloshi mbante letėr e lapės pranė shtratit, nė dhomėn ku flinte. Shpesh herė ajo kish vėnė re se i nipi ngrihej natėn nė shtrat, dhe ashtu nė terr, shkruante mendimet qė i vinin nė mend.

    Njė herė tjetėr Migjeni mė erdhi pėr njė vizitė nė konvikt. Ai mė mbyti me pyetje: ”Ē’janė kėta konviktorė? Nga vijnė? Fshatarė janė apo qytetarė? A vijnė prindėrit t’i shohin? A kanė banjė nė konvikt? Po rroba, kėpucė, sapun, furēė dhėmbėsh? A sillen mirė me njėri-tjetrin, a gėnjejnė, a vjedhin? A thonė tė vėrtetėn? A i ndajnė edhe tani pas fesė, t’i shpien nė kishė? A lexojnė e ē’lexojnė? A i kėndojnė kėngėt e vendit tė tyre me qejf? A qeshin, a janė tė gėzuar?

    Migjenin e preokuponte shumė si pėrgatiteshin nxėnėsit nė shkollė. Sa prekej kur i flisja pėr mungesat, sa shqetėsohej pėr fatin e nxėnėsve tė varfėr, tė dalė nga gjiri i popullit! Dhe ēfarė zemėrimi e kapte kur i tregoja sa tė zbrazur ishin tekstet, sa punė tė keqe bėnin disa pedagogė prapanikė! Dhe ai i aprovonte kėto dhe vuante. Nuk ishte e rastit qė disa nga kėta konviktorė, qė kishin zėnė dorė me Migjenin, i kishin dėgjuar kėshillat e tij: Emin Duraku, Hajdar Dushi, Nazmi Rrushiti, Bardhok Biba, e sa e sa tė tjerė, bėnė edhe jetėn fli pėr njė atdhe tė lumtur shqiptar…

    Serioziteti dhe dėshira pėr punė qenė cilėsitė themelore tė poetit tonė me talent tė madh. Ai rrallė shkonte nė kafenera; dhe kur shkonte, vinte nė “Vatra”, pronari i sė cilės qe njė katolik, por klientėt, nė shumicė ishin punėtorė muhamedanė e ortodoksė. Nga qė mbyllej nė shtėpi dhe punonte, ndėr intelektualėt, e sidomos ndėr profesorėt, qe pėrhapur ideja sikur Migjeni ish i vetmuar dhe madje pesimist. Po s’ka mendim mė tė gabuar se kėtė! Njerėzit qė pėrpiqen tė gjejnė udhė tė reja drejt idealeve tė larta nuk mund tė jenė kurrė pesimistė.

    Migjeni nuk ish i vetmuar, as optimist i marrė, as pesimist i mbytur nė zi. Ai qe njeri i pėrmbajtur, zot i vehtes, i arsyes. Mendonte para se tė fliste dhe fliste pak e me vend.
    Pėr ato pak qė shkroi, Migjeni punoi shumė. Punoi qė ta shkrinte personalitetin e tij burrėror nė fjalėn e tij tė fuqishme. Nė njė kohė kur sundonte tirania e gjaktė, “Vargjet e lira” pushtuan dhe gėzuan zemrėn e tė gjithė rinisė shqiptare.
    “Vargjet e lira” ma pushtuan dhe ma gėzuan zemrėn edhe mua, qė isha dhjetė vjet mė “i vjetėr” se Migjeni. Nė Shkodėr, nė shoqėri tė Migjenit, u rrita edhe unė me idealet e tij. Prandaj, kur nė dhjetor 1935 mė lajmėruan transferimin pėr nė Tiranė, mė erdhi keq qė po linja Shkodrėn, qė e kam dashur fort, por edhe se do tė ndahesha nga Migjeni.

    Mė parė se t’i linim shėndenė njėri-tjetrit, Migjeni dhe unė bėmė njė shėtitje nė fushėn e Shtojt. Tani qė Migjeni mė ish imponuar si personalitet i fortė, si talent i fuqishėm, u bėra njė nga admiruesit mė tė zjarrtė tė poetit. Kėtu, pėr herė tė parė ia shfaqa mendimin tim tė fundit pėr vlerėn e madhe tė veprės sė tij dhe e kėshillova t’i mblidhte poezitė nga revistat e ndryshme dhe t’i botonte. Dhe Migjeni ma pranoi idenė.(1)
    Unė diēka bėra qė ta plotėsoja zotimin qė i dhashė. Ndoshta mund tė kisha bėrė mė shumė; por rrethanat nganjėherė na pengojnė edhe nė dėshirat tona mė tė zjarrta. Sidoqoftė, nė atė kohė “Vargjet e lira” shkuan nė shtyp dhe fatbardhėsisht disa ekzemplarė i shpėtuan censurės e ranė nė duar tė rinjsh, qė i daktilografuan nė qindra kopje.
    Kjo pėrpjekje nga ana ime pėr tė botuar “Vargjet e lira” mė 1936 mė jep sot njė farė ngushėllimi dhe mė qetėson, sado pak vetėdijen. Dhe gėzohem kur mendoj se kam qenė miku i poetit shqiptar qė na nderon kombin nė sy tė gjithė botės. (1 - Shihni: letra e Migjenit dėrguar Skėnder Luarasit. Shkodėr, mė 12.1.1936 )

    Vepra e Migjenit

    Kur kujtoj Migjenin, e kam njė peng nė zemėr dhe me mallėngjim kujtoj si nuk munda t’ia botoj “Vargjet e Lira” mė 1936, para se tė nisesha pėr nė Spanjė. Kur u riatdhesova, qėllimi im mė i rėndėsishėm nė lėmin letrar qe njohja me trashėgiminė letrare tė Migjenit dhe botimi i plotė i saj. Deri nė vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita tė mbledh gjithė krijimtarinė e Migjenit nė prozė e poezi. Pjesa mė interesante e pėrmbledhjes do tė ishin novelat e panjohura qė mė pati dorėzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij, rreth 100 faqesh, tė pasuruara me plot fotografi dhe faksimile. Pėr t’a bėrė sa mė tė pasur desha tė vija edhe nė Jugosllavi: Nė Ulqin banonte njė kushėrira e parė e tij, nė Tivar motra mė e madhe, nė Beograd njė kushėrira e parė nga e ėma... Por, pasi nuk m'u mundėsua, u kėnaqa me burimet nė Shqipėri.
    Megjithėse isha njė nga themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, shkoja atje rrallė e tek mė tė shumtėn e rasteve kur kishte nevojė tė ngutshme kryesia apo interes personal sekretari i saj, Dh. Sh. Njė ditė vajta nė Komitet dhe e pyeta sekretarin nė kishin interes tė botonin jetėn dhe veprėn e Migjenit, me shtatė novela ende tė panjohura, nė rastin e shėnuar tė10-vjetorit tė vdekjes. “Por...Shtatė novela tė panjohura? Vėrtet?’’ Dhe kėshtu ia dorėzova tė daktilografuar materialin, veprėn e Migjenit, poezi e prozė dhe biografinė njėqind faqe me foto e faksimile. Lajmi pėr gjetjen e shtatė novelave (mė poshtė shpjegohet qė janė gjashtė novela tė plota e dy tė papėrfunduara qė u bashkuan nė njė. Shėn. i P. L) tė panjohura tė Migjenit bėri bujė dhe tė gjithė prisnin tė botoheshin sa mė parė por krijuan edhe nakar nė disa nga shkrimtarėt ziliqarė tė sė 30-ės! Dashamirėt u gėzuan ndėrkohė vura re se nė atė komitet kishte njerėz qė do tė donin tė mos i pėrmendej emri kurrė Migjenit Pėrmbledhja qė dorėzova u botua e copėzuar. Dh. Sh. e M. N. botuan shumė nga poezitė e novelat e Migjenit (bashkė me dy nga tė rejat, tė pabotuara mė parė) nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve ‘’Literatura jonė’’, me shėnimin sikur t’i kishin zbuluar ata.
    Ndėrsa materialin e plotė tė mbledhur prej meje, Kryesia e Lidhjes, pėr fat tė keq, gjetėn e ia dorėzuan Gjovalin Lukės duke na futur nė sherr... Asaj kohe, ndėr tė plotfuqishmit nė radhėt e intelektualėve qe edhe sekretari i shoqatės Shqipėri-Bashkimi Sovjetik, Gjovalin Luka, i cili sillej mirė me mua. Kudo qė tė haseshim, mė respektonte dhe shpesh mė ftonte tė merrja pjesė nė aktivitetet e asaj shoqate...
    Nė beharin e vitit 1953 mora vesh se punimi im mbi Migjenin ishte ēuar nė shtyp nėn redaktimin e Gj. Lukės. Protestova duke i dėrguar letrėn e mėposhtme Drejtorisė sė Arsimit e tė Kulturės nė Komitetin Qendror, ku drejtonte Fatmir Gjata. ( shih letrėn, mė poshtė, - shėn. Red.).

    Letra
    Drejtorisė s’Arsimit e tė Kulturės, Tiranė
    Mbi botimin e veprave tė Migjenit
    Nė gusht 1948 i dorėzova Komitetit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve: 1) Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1948; 2) Koleksionin e Novelave, gati pėr t’i shtypur; 3) Refrenin e Qytetit tė Veriut, tetė novela tė pabotuara, tė cilat i pata daktilografuar prej manuskriptit dhe bėrė gati pėr botim. Mė 1948, me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, iu afrova Lidhjes pėr botimin e kėtyre veprave. Tani Lidhja i vuri vetė nė shtyp, pėr15-vjetorin e vdekjes sė Migjenit. Kjo ėshtė punė e mirė; po do tė ishte mė mirė sikur komisioni i Lidhjes, mė parė, tė merrej vesh me familjen e Migjenit dhe me atė qė ia vuri nė dispozicion materialin qė botohet. Kur radhėn e fundit e bisedova ēėshtjen me nėnkryetarin Sh. M., ky mė tregoi udhėn e gjyqit. Unė nuk dua tė shpie emrin e Migjenit nėpėr gjyqe, prandaj ju lutem juve tė ndėrhyni pranė Komitetit tė Lidhjes dhe t’a bėni t’i respektojė tė drejtat morale dhe materiale tė familjes sė Migjenit. Me nderime Tiranė, mė 11.VII.1953
    (Skėnder Luarasi)
    Adresa: Pranė Institutit tė Shkencave

    Por mė 1954 Gjovalin Luka u lejua qė ta botojė veprėn e Migjenit, me plot gabime dhe pa shėnuar asnjė fjalė mirėnjohje pėr mundimin e tė tjerėve. Me kėtė botim tė veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, nuk mė indinjoi aq shumė pėrvetėsimi i punės sime sesa mungesat e shumta nė formė dhe gabimet ortografike, me shtrembėrimet ''e ēuditshme'' ndaj origjinalit. Bije fjala, novelės sė panjohur ''Studenti nė shtėpi'' qė mbaronte me frazėn ''ofendonjėse'': ''Prandaj, shoqni , hiqi bregashet'' i qe shtrembėruar kuptimi nė “hiqe maskėn”(!) (Shėnim: identitetet janė zėvendėsuar me iniciale nga P.Luarasi)
    Ndaj protestova ashpėr.

    Kritika e Skėnder Luarasit

    Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, kėto ditė botoi librin: “Migjeni – Vepra”, mbledhė e shpjegue nga Gjovalin Luka; Tirazhi 4000 copė, shtypur nė Stabilimentin “Mihal Duri”, Tiranė. Ka njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr mbi pėrmbajtjen dhe njė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton lėndėn qė Skėnder Luarasi ja pat dorėzuar pėr botim Komitetit Drejtonjės tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Gusht 1948 qė tė botohej me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit: 1)Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1944; 2) Novelat e shkurtra, tė mbledhura prej Skėnder Luarasit nga revistat e ndryshme dhe tė botuara nė‘’Literatura Jonė‘’ nė Gusht 1948 dhe 3) Refreni i Qytetit tė Veriut, tetė novela (nga tė cilat dy tė pa mbaruara). (Kėto dy copėza u bashkuan nė njė ndaj flitet vende-vende nga S. Luarasi here pėr shtatė novela tė zbuluara dhe herė tetė. Shėn. i P.L) tė pa botuara gjer dje, dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit. Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtra prej novelave “Refreni i Qytetit tė Veriut” por i ka pėrzier dhe u ka vėnė nėntitullin ‘’Skica dhe tregime’’. Qė nė krye del pyetja: A kemi tė drejtė t’a botojmė tė ndryshuar njė vepėr posthume? Disa janė tė mendjes se po. “Migjeni”, - thonė ata, - “si i ri qė qe, nuk qe dhe aq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur”. E pra, tė metat e vogla qė ka duhen ndrequr. Kėtė pikėpamje, si duket, Gjovalin Luka e ka pranuar dhe ėshtė pėrpjekur ta zbatonjė nė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu ngjet qė nė novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, nėpėr 32 faqe (f. 128-160), hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilėt do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr t’i vėnė nė “Ndreqje gabimesh”. Po tė ēfarė natyre janė kėto ndryshime? Me ndihmėn e dorėshkrimit tė Migjenit, ato mė kryesoret po i kthejmė nė formėn origjinale tė tyre: “Studenti nė shtėpi”, novela e renditur e para nė dorėshkrimin e Migjenit, ėshtė xhalavitur mė keq nga tė gjitha. Nė 11 faqe pėrmbi 200 gabime. Nuk ėshtė punė pikėsimesh, ndonėse edhe pikėsimet kanė edhe ata vendin e tyre dhe lozin njė rol tė rėndėsishėm nė shprehjen e naltėsuar tė njė poeti. Porse, nė kėtė novelė, ajo qė ja heq tė gjithė forcėn kuptimit tė saj ėshtė ndryshimi qė ka pėsuar fjalia urdhėrore fare e fundit: Hiqi bregashet (Hiqe maskėn). Me sentencėn e fundit, poeti nuk dėnon shoqėrinė feudale e borgjeze vetėm pėr hipokrizinė e saj: poeti e padit pėr diēka natyrale, qė as nuk varet prej vullnetit tė mire ose tė keq tė klasės; e padit pazotėsinė e saj t’i japė njerėzimit gjėkafshė tė dobishme pėr tė ardhmen, se i kanė shterur aftėsitė pjellore; e padit pėr shterpėsinė e saj; dhe qė t’ia njohė bota kėtė impotencė, megjithėse e ofendon rėndė feudalizmin dhe borgjezinė shkodrane, i thotė: “Hiqi bregashet”.
    “Tė ēelen arkapijat”, e dyta novelė nė dorėshkrimin e Migjenit, ka vetėm tre omisione fjalėsh dhe mė pak gabime se cilado nga tė tjerat e botuara. Nė faqe 152: dhe prandvera qė aqė pritej, erdhi dhe po kalon si njė udhtare (ushtar) pa randėsi.

    “Historia e njenės nga ato”, e treta, nė origjinal ka dy omisione fjalėsh: njėra pas fjalisė: Sa tė bukur ike sytėi fliste djaloshi. f.158: Ajo heshtte sa tė bukur e ke kėtė (mungojnė) dhe tjetra, nė po kėtė faqe, pas fjalisė: Praj, more vagabond Njė kapardisje n’intimitetpo e cila fjali mund tė jetė lėnė jashtėpėr natyralizmin e fjalisė se nė literaturėn tonė s’ekemi kapėrxyer akoma kufinė e realizmit ndoshta. Nė faqen 158: si njė koprac, ajo grumbuloi (qėgrumbullon); f.159: me njė za nė mes tė vajit e tėshamjes (tė vajit dhe fshamjes) Ja disa trajta tė Migjenit qė janė ndryshuar: nuk ju a (ndryshuar nė: ua, pėr personin e dytė shumės) qethesapi; Njė (nji), shpresė (shpnesė), do (do tė, kam me), ynė (i ynė, i jonė), netė (net), ditė (dit), msheftaz (msheftas), sillte (sjelltė), nė grykė (ndrykė), dritore (dritare), mori (muer), mezi (memzi), shum (shumė -si ndajfolje), munda (mujta), shokėt e mij (shokėt e mijė), pėrgatitur (pregatitur), tė soēme (tėsotshme), do tė dojnė (do tė donė), as i bje nė sy (ass’i bje nė sy), dilshin (i delshin) gjithė kėto trajta e shumė tė tjera tė pėrdorura drejt prej Migjenit qė janė ndryshuar pa ndonjė kriter dhe janė “pėrdhunuar” nė botimin e tashėm, dėshmojnė se Migjeni mė 1935 ka patur kuptim mė tė drejtė pėr gjuhėn shqipe se shumė shkrimtarė shqiptarė mė 1954, megjithėse Migjeni i bėri mėsimet nė shkollė tė huaj, larg atdheut, ndėr tėhuaj dhe pa asnjė rast tė merrej me letėrsinė gjer mė 1933. Prej kėtyre krahasimeve, mė duket, del e qartė se nuk ėshtė e vėrtetė qė “Migjeni, si i ri qė qe, nuk qe dhe kaq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur”. Jo vetėm nė mendimin, por edhe nė formėn me tė cilėn e vesh mendimin, Migjeni ėshtė mė i pėrparuari nga tė gjithė shkrimtarėt shkodranė bashkėkohas, me tendencėn e tij centripetale nė lėmėn e gjuhės shqipe. Natyrisht, ka pasur edhe Migjeni anėn e gabuar nė gjuhė, sidomos nė pėrdorimin esolicizmave; pėr shembull: i ati kishte fituar do rudha nė ball; pa farė turpit, tri vjet, i ati tė presin ndihmėn e tė birit, Ageja e shikojte; sikur ndollet ndokush n’agoni tė vdekjes; ēaste radha. Porse kėto gabime i kuptojmė lehtė kur mendojmė se Novelat nė fjalė poeti vetėm se i kishte hedhur nė koncept. Kur shkoi nė Itali i mori me vete qė me nge t’i rishikonte e t’i ndreqte. Se autori vetė e ka kėtė tė drejtė, tė drejtėn t’i rishqyrtojė dorėshkrimet e tij, po ne nuk kemi asnjė tė drejtė t’ja botojmė tė ndryshuara. Ne duhet t’a ruajmė e t’a nderojmė trashėgimin e tij pa rezervė qė ashtu edhe tė mundimtė gjurmojmė zhvillimin e Migjenit nė gjithė fazat e ndryshme si shkrimtar e si mendimtar. Pas kėtij shqyrtimi tė shpejtė tė “Novelave” tė cilat Migjeni i pati shėnuar me datėn “nė Shkodėr 31-I-1936” dhe nė botimin e tė cilave pasqyrohet pakujdesia e redaktorit pėr t’i paraqitur publikut njė botim tė pėrshtatshėm tė poetit tonė tė adhuruar, dua tė shėnoj edhe nja dy mungesa tė pėrgjithshme nė kėtė “Vepėr”. Pėrveē njė botimi estetikisht tė lartė, tė mbėshtetur nė njė pėrpikmėri shkencore dhe nė njė ndarje metodike tė materialit, lexonjėsit shqiptarė prisnin edhe diēka tjetėr nė kėtė botim: njė tirazh mė tė madh, ndonjė fotografi tė re tė poetit djalosh, njė hyrje dhe njė skicė biografike tė tij. Sė paku t’ishin shėnuar nė rrėzė tė fotografisė datat kardinale tė poetit. Zoti Gjovalin Luka, qė mori pėrsipėr tė redaktonte materialin e mbledhur nga tjetėrkush dhe nuk pati mirėsinė tė shėnonjė asnjė fije mirėnjohjeje pėr mundimin e tė tjerėve, e ka pasur pėr detyrė tė superonte ēdo punė tė bėrė gjer mė tani mbi “Veprėn” e Migjenit. Gjovalin Luka i ka pasur tė gjitha mundėsitė ta plotėsonte kėtė detyrė: ka pasur gjithė materialin e poetit tė ruajtur nė bibliotekėn dhe nė arkivin e Institutit tė Shkencave; gjithė ato reēensione e kritika e referate e biseda e konferenca qė janė botuar pėr kujtimin e poetit; ka pasur nė dispozicion tė tij anthologjitė, dorėshkrimet, librarinė, korespondencėn, fotografitė e dorėshkrimet e Migjenit tė ekspozuara nė rastin e datave pėrkujtimore tė poetit. Por ē’u bė, u bė. Dhe mė mirė qė tirazhi ėshtė i unjt: 4000 ekzemplarė tė “Veprės” do tė ēduken nė katėr javė e sipėr. Dhe atėherė do tė ndjehet nevoja pėr njė edicion tė ri tė poetit, tė plotė, tė drejtė, tė denjė pėr Migjenin; ky edicion i pėrgatitur me kujdesin mė tė madh duhet tė pushtonjė njė Hyrje, Biografinė e Migjenit, korespondencėn e tij, ndonjė fac-simile dhe gjithė ato copra dorėshkrimi qė shpėtuan nga humbja dhe nuk janė vėnė nė shtyp gjer tani. Vepra e Migjenit e “kėngėtarit me gjakun kryengritės” qė na la pėr trashėgim “Vargje tė Lira”, duhet tė zėrė njė vend tė merituar nė historinė e pėrpjekjeve tė popullit shqiptar pėr liri, kulturė e begati.
    Skėnder Luarasi Tiranė, mė 2 prill 1954 (Kjo kritikė ėshtė dhėnė me shkurtime tė shembujve pėr ndreqje gabimi. Shėnim i P. L)

    Ndėrkohė nė Drejtorinė e Kulturės e tė Arsimit nė Komitetin Qendror u shqyrtua pėrsėri ēėshtja e botimit tė veprės sė Migjenit, tė punuar nga unė dhe m’u njoh e drejta. Me gjithė kundėrshtimin e disa zyrtarėve tė lartė, mė 1956 u botua vepra e Migjenit qė i pata dorėzuar Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr botim qė mė 1948, me 223 faqe dhe tirazh 6000 kopje. (Por edhe nė kėtė botim u “krasitėn” nga censura rreth 12 faqe daktilografike nga jeta e Migjenit. Shėn. i P.L.)

    Parathėnie e veprės ‘’Migjeni’’ tė Skėnder Luarasit , botim i vitit 1957 dhe 1961.

    Me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit “Literatura jonė”, gusht 1948, botoi 16 copė nga novelėzat e tij, nga tė 22 novelat tė botuara nė shtyp gjer atėhere. Nė gusht 1953, me rastin e pesėmbėdhjetė vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, prapė “Literatura jonė” botoi dy nga tė tetė prozat e panjohura tė autorit, tė ruajtura prej familjes sė tij “Tė ēelen arkapijat” dhe “Studenti nė shtėpi”.
    Mė 1954, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve botoi librin “Migjeni – Vepra” - mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka; me njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr gjysėm faqe nė fillim mbi pėrmbajtjen, dhe ndonjė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė Skėnder Luarasi ja pati dorėzuar pėr botim komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes sė Migjenit 1)Vargjet e Lira tė plotėsuara me kėngėt e censuruara, mė 1944 2) Novelzat dhe 3) Novelat e Qytetit tė Veriut (siē i ka quajtur Migjeni vetė nė kapakun e tyre) tė pabotuara gjer atėhere dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit... ( f.42-43).
    Skėnder Luarasi Tiranė, mė 26 gusht 1956
    U gėzova se e vėrteta u shpall dhe u pranua botėrisht pėr ata qė kishin sy e veshė e mendje tė kthjellėt. (*)
    Edhe Gjovalin Luka, kur nuk zotėronte mė pushtet mė kėrkoi ndjesė pėr aktin e padrejtė por u mirėkuptuam qė nuk ishte ai shkaktari kryesor. E vlerėsoja Gjovalinin ndaj e pėrjetova me dhimbje fatin e tij tragjik. Botimi i jetės dhe veprės sė Migjenit pati njė jehonė tė gjerė, qartėsoi e motivoi shumė mendje tė reja por nuk i kyēi gojėn “tė moēmes sė mykur”.


    Shėnim: Kujtimet e Skėnder Luarasit pėr Migjenin dhe historinė e botimit tė veprės sė tij letrare publikohen nė gazetė duke u bazuar nė dokumentet dhe materialet qė na dha djali i Skėnder Luarasit, Petro Luarasi
    Sui generis

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Njč zbulim interesant

    Skender Luarasi dhe Vepra e Migjenit

    "Nč kujtimet e tij Skčnder Luarasi ka shkruarur kujtoj Migjenin, e kam njė peng nė zemėr dhe me mallėngjim kujtoj si nuk munda t’ia botoj “Vargjet e Lira” mė 1936, para se tė nisesha pėr nė Spanjė.

    Pčr tč interesuarit po botojmč njč pasazh interesant nga njč diskutim i Kčnder Luarasit mbi kčtč temč:
    "Migjeni filloi mė 1935 luftėn e njė gjigandi kundėr gjėndjes sė trishtuar tė epokės dhe kėrkoi drejtėsi shoqėrore, politike dhe me tė vėrtetė kombėtare. Migjeni e shikoi realitetin nė sy dhe shpjegoi gjendjen ashtu si qe, i vuri gishtin plagės. Nė shkrimet e tij ndjejmė luftėn kundėr kapitullimit ekonomik e politik, moral e material, kundėr letėrsisė sė oportunizmit e tė kompromisit, kundėr indiferentėve e neutralėve…
    Me tė drejtė Llazar Siliqi kėrkoi qė tė tregohet pėrshtatshėm influenca revolucionare e Migjenit dhe vendi qė mban nė letėrsinė tonė. Porse me fjalira tė errta, me fjalira konspirative si kėto :’’Veprimtaria e Migjenit nuk qe e rastit. Migjeni kishte miqėsi me njė nga botuesit kryesorė tė revistės ‘’Bota e Re’’; dhe me konstatime tė pavėrteta si: Korekturat e ‘’Vargjeve tė Lira’’qė Migjeni dėrgoi pėr shtyp nė Tiranė mė 1934-1935 i bėri Qemal Stafa vetė. Me anė tė kėtyre shokėve poeti merrte letėrsinė komuniste qė ahere qarkullonte nė Shqipėri. Tė kėtillė konstatime tė pa vėrteta e errėsojnė dhe nuk e kthjellojnė pozitėn e Migjenit."
    Mbasi Migjeni nuk ka jetuar ndo 100 vjet mė parė, ka njerėz akoma gjallė qė i dijnė fare mirė kėto punė. Ja historia e shtypjes sė ‘’Vargjeve tė lira’’:
    ‘’Kam qėnė kundėrshtar me grupin e ‘Ilyrisė‘’, por flisja me Ismet Toton. Kėtij i thashė njė ditė:’’Pėrse nuk i shtypni nė libėr vargjet e Migjenit?…
    ‘’Mirė thua’’, mu pėrgjegj.
    Pastaj bisedova edhe me Migjenin. Po vetė u transferova nga Shkodra dhe shkova edhe nja dy muaj nė Vjenė pėr punėn e disertacionit tim. Kur u ktheva, Migjeni ma kujtoj porosinė (letra e datės 12.1. 1936 ) dhe mė dha dorėshkrimet tė cilat ia dorėzova shtypshkronjės’’Gutemberg’’ me njė kapar tė vogėl.
    Ndėrkaq erdhi kabineti i Koēo Kotės, punėt u bėnė keq e mos mė keq dhe ‘’Vargjet e Lira’’ u ndaluan tė qarkullonin. Vetė qė e kisha marrė pėrsipėr botimin e ‘’Vargjeve tė Lira’’, u largova pėr nė Spanjė … Korrekturat dėrgoheshin me postė nė Shkodėr, nė shkollėn ‘’28 Nėntori’’.
    Kčtij diskutimi po i shtojmč edhe faktin qč Skčnder Luarasi njihej mirč me Gjergj Kokoshin dhe ia besoi atij ndjekjen e procedurave tč botimit tč "Vargjeve tč lira". Ky fakt nuk čshtč pčrmendur nga Skčnder Luarasi nč kčtč diskutim pasi Gjegj Kokoshi qe i dčnuar politik nga diktatura.
    ēčshtja tjetčr : Fakti qč Skčnder Luarasi e dinte qč korrekturat ēoheshin nė shkollėn ‘’28 Nėntori’’ čshtč domethčnčs pčr bashkčpunimin e tyre tč vazhdueshčm.


    Familja Luarasi disponon njč dokument interesant
    DÉFTESÉ (*)
    Me anėn e sė cilės vėrtetoj se mora nga sh.Skėnder Luarasi 58 copė dokumenta e fotografi mbi Migjenin pėr ekspozitėn nė Bibliotekėn Kombėtare

    Dodona Dhima
    Tiranė,mė 7.II.1957 (firma)

    (*) Kėto dokumenta mč pas u dorėzuan me inagurimin e shtėpisė Shtėpinė Muze tė Migjenit nč Shkodčr

    -------------------------------------------------------------------------------------------
    (*)-f FOTOKOPJO DÉFTESÉN
    -------------------------------------------------------------------------------------------


    ‘’Bisedė mbi Migjenin’’
    Tiranė, mė 20 prill 1959 nga Drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Siri Shapllo mė vjen kėrkesa : Gjatė muajit tė letėrsisė shqiptare komisioni ju ka caktuar tė zhvilloni aktivitetin letrar: ‘’Bisedė mbi Migjenin’’ qė do tė mbahet nė pallatin e Kulturės ‘’Ali Kelmendi’’ mė datė 7.5.59
    FOTOKOPJO DÉFTESÉN








    Pėrurimi i muzeut ‘’Migjeni’’ nė Shkodėr, 13 10.1961.

    THIRRJE (*)
    Me rastin e 50-vjetorit tė ditėlindjes sė Migjenit, mė 13 tetor 1961 nė Shkodėr do t’inagurohet Shtėpia Muze ‘’ Migjeni’’
    U bėjmė thirrje tė gjithė atyre qė e kanė njohur sė afėrmi dhe e kanė studjuar Poetin, tė dėrgojnė n’adresė tė Muzeut Popullor tė Shkodrės kujtime,objekte,fotografi,dorėshkrime ose krijime e punime origjinale kushtuarMigjenit
    Nga Komisioni pėr krijimin e Shtėpisė-Muze tė Migjenit.
    (*)Familja e Migjenit dhe Skėnder Luarasi, kunati i Migjenit, i dhuruan tė tėra materialet qė dispononin. Tashmė Shtėpia Muze e Migjenit ėshtė tjetėrsuar dhe pjesa mė e madhe e relikave kanė ‘’humbur’’ (Shėn i red.P.L.)
    (**)(**)Njė ndihmesė tė madhe nė krijimin e shtėpisė Muze tė Migjenit dhanė edhe Stilian Adhami dhe drejtori i ardhshėm i muzeut Vasil Llazari)

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Shpifjet e Agron Lukčs, gazeta "Albania" kčrkon falje

    Gazeta "Albania" kčrkon falje pčr shpifjet e Afron Lukčs


    Nė gazetėn Albania, nčn titullin “Saktčsim”, shkruhet: Nė datat 15 e 16 prill 2010 janė botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialė "Anonimi misterioz qė censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhės’’ ku thuhet: "Sipas pėrkufizimeve e pikėpamjeve tė Skėnder Luarasit, mė 1957, shkruhej se: “Migjeni...i shfrytėzoi modelet e ideologjisė dhe tė stilit tė Gorkit e Majakovskit” (f 11; f 33 etj); ishte “revolucionar internacionalist i vėrtetė komunist” (f 33); “letėrsia e tij ishte me pėrmbajtje tė KONARE-s dhe tėrėsisht socialiste” (f 47); “Migjeni ishte njė “kontribuues i pajtimit tė grupeve komuniste (f 48) ”; “ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model stalinist edhe nė Spanjė”; “Migjeni ishte njė dėshmor i luftės nacional-ēlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia nė Varrezat e Dėshmorėve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisė”, Klasit I, (f 32; f 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, pėrgjithėsisht , Hyrja, Jeta, Vepra, f 5-58.) "Ndėrsa nė artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkėn dhe manipulimi me kėtė histori”(Dosja e Migjenit nė Muzeun Historik nė Shkodėr dhe roli i S.Luarasit) i botuar mė datėn 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: ’’(Edhe Dh. Fullanit, pa asnjė lloj pendese, siē edhe mjaft tė tjerėve, Skėnder Luarasido ia rregullonte qejfin me njė letėr spiunimi, qė pati si pasojė njė internim me urdhėr tė protektorit, M. Shehu... Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si “Disident i Vjetėr”, si “Nderi i Kombit”, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha... i cili pėr vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia...)’’Sipas verifikimit tė redaksisė, u konstatua se citimet e mėsipėrme , tė marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnė nė librin ‘’Migjeni’’, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, tė pėrgatitura nga Skėnder Luarasi. Pra konstatojmė se kemi tė bėjmė me njė falsifikim nga e cila redaksia e gazetės Albania distancohet. Gjithashtu, edhe citimi nė lidhje me zotin Dh.Fullani ėshtė i pavėrtetė. Ndjejmė keqardhje qė nuk kemi bėrė verifikimet pėrkatėse tek personat e prekur nė kėtė shkrim, duke i kėrkuar ndjesė familjes Luarasi.’’
    Po ju pjesemarres ne forum si e mendoni rrugėn qė duhet ndjekur ndaj shpifėsit Agron Luka, gjyq civil e penal apo mjafton thjesht njė diskreditim publik?

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Gazeta "Albania" kčrkon falje pčr shpifjet e Afron Lukčs

    Gazeta "Albania" kčrkon falje pčr shpifjet e Afron Lukčs
    Sqarim:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Protesta e Skčnder Luarasit ndaj pčrvetčsimit tč Veprčs sč "Migjenit"

    Letra
    Drejtorisė s’Arsimit e tė Kulturės, Tiranė
    Mbi botimin e veprave tė Migjenit
    (Ky dokument origjinal ndodhet nč fondin e familjes Luarasi)
    Shpallet vetčm pčr tč demaskuar shpifjet e Agron Gjovalin Lukčs dhe jo pčr tč ulur persona tč tjerč qč pčrmenden nč dokument.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skčnder Luarasit shpall pčrvetčsimin e Veprčs sč "Migjenit"

    Skčnder Luarasit shpall pčrvetčsimin e Veprčs sč "Migjenit" tč pčrgatitur nga ai
    Migjeni,Veprat, 1957, f.51-54 dhe Migjeni,Veprat, 1961, f.43
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skčnder Luarasit shpall pčrvetčsimin e Veprčs sč "Migjenit"

    Skčnder Luarasit shpall pčrvetčsimin e Veprčs sč "Migjenit" tč pčrgatitur nga ai
    Migjeni,Veprat, 1957, f.51-54 dhe Migjeni,Veprat, 1961, f.43
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skčnder Luarasi provon se ia kane marre atij materialin

    Skčnder Luarasi ka shkruar:
    "Pėrmbledhja qė dorėzova u botua e copėzuar. Dh. Sh. e M. N. (iniciale tč vendosura ne vend tč emrave nga Monikal) botuan shumė nga poezitė e novelat e Migjenit (bashkė me dy nga prozat te pabotuara mė parė) me shėnimin sikur t’i kishin zbuluar ata.
    Po botojmč foton e dy prozave ku čshtč shčnimi: qč origjinalet e tyre ndodhen pranč familjes sč Migjenit ( d.th tč Olga Nikolla-Luarasit, bashkčshorte e Skčnder Luarasit, shčnim i Monikal)

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •